ATDHEU" Gazete e Partise Levizja e Legalitetit
 versioni 'on line' i gazetes "Atdheu"

Kryeredaktor : Astrit Kola
Webmaster : Ibrahim Koka &Neritan Kolgjini
levizja_legalitetit@yahoo.com

___________________________

19 December 2004
___________________________

Durrsakėt presin me entuziazėm NMT Leka I - Mbret i Shqiptarėve

Mbreti: Shqipėria ka nevojė pėr ndryshim rrėnjėsor

Nė takimin e zhvilluar me ftesė tė veteranėve legalistė, tė pasardhėsve tė funksionarėve dhe nėpunėsve tė Mbretėrisė dhe tė intelektualėve durrsakė, Mbreti Leka I-rė deklaroi: Nuk kam hequr dorė nga Mbretėria, por para formės sė regjimit, mbretėri parlamentare apo republikė - ėshtė Kombi dhe interesat mbarėkombėtare tė shqiptarėve

Njoftim

Tė premten pėrkujtohet Triumfi i Legalitetit

Ditėn e premte, mė datė 24 dhjetor, ora 11.00, nė sallėn e Akademisė sė Arteve tė Bukura, PLL organizon njė simpozium shkencor me rastin e 80-vjetorit tė Triumfit tė Legalitetit. Nė kėtė takim do tė marrė pjesė edhe Mbreti Leka I-rė bashkė dhe Princin Leka. Referuesit kryesorė nė kėtė tubim do tė jetėn zotėrinjtė Abdi Baleta, Bajram Xhafa, Murat Basha e tė tjerė.

 

Editorial

Pengmarrjet shqiptaro-greke

Nga Astrit KOLA

Skandali i sajuar i "pengmarrjes" nga dy mjeranė tetėvjeēaristė shqiptarė, tė pasagjerėve tė njė autobuzi nė Athinė, hapi edhe njėherė temėn aq shumė tė debatuar tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke, tė mbetura peng qė nė kohė qė s'mbahen mend.

Edhe kėsaj here, "Shtrati i Prokustit" tonė ishte gozhduar me perona tė ndryshkura greke, ndonėse fqinjėt sherrxhinj rigjetėn njė "cassus" tė ri pėr tė vazhduar sherrnajėn pa fund me shqiptarėt, nė zbatim tė strategjisė sė tensionimit tė marrėdhėnieve shqiptaro-greke, gjithmonė me synimin e vėnies sė kushteve tė reja poshtėruese ndaj Shqipėrisė.

Por nėse kronikat e vajtueshme flasin pėr disa raste tė rralla "pengmarrėsish" shqiptarė nė territorin administrativ grek, pengmarrėsit grekė tė shqiptarėve janė me mijėra, madje jo vetėm civilė, por edhe tė veshur me uniforma ushtarake dhe kostume zyrtarėsh tė lartė.

Shqiptarėt merren peng dhe plasen nė hapsanat greke, ku dėnohen si nė kohėn e Hamurabit, pa avokatė, ose me avokatė dhe pėrkthyes qė flasin spanjisht nė vend tė shqipes.

Mė e keqja ėshtė se shqiptarėt janė marrė peng prej grekėve nė tokėn e tyre, nga monopolet dhe kėlyshėt e tyre nė pushtet, dhe rrezikohen qė sėrish tė merren peng nga "kali" grek Gramoz Pashko, qė ka filluar tė gjallojė nė radhėt e opozitės, pas ndihmės sė Nikolas Gejxh-it.

Por pengu mė rrėnqethės i grekėve nė Shqipėri ėshtė historia e shqiptarėve, tė cilėn pengmarrėsja greke Marjeta Janaku po e bėn me ndihmėn e skipėtarit Leonidas Memusis, i cili ka thirrur historianėt tanė pėr t'i marrė peng dhe pėr t'i ēliruar vetėm kur tė shkruajnė historinė e marrėdhėnieve shqiptaro-greke nė librat shkollorė tė historisė, sipas orekseve tė Athinės zyrtare.

Ndėrsa "pengmarrėsit" shqiptarė asgjėsohen me plumba ose kalben pėrjetėsisht nė burgjet greke, pengmarrėsit grekė grabisin pasuritė e Shqipėrisė, helenizojnė shqiptarėt, tjetėrsojnė historinė tonė, shpėrblehen me prona e pushtete dhe zhbėjnė ēdo ditė Atdheun e mbetur.

 

KRYESORE

Durrsakėt presin me entuziazėm NMT Leka I - Mbret i Shqiptarėve

Mbreti: Shqipėria ka nevojė pėr ndryshim rrėnjėsor

Nė njė nga sallat e Pallatit tė Kulturės "Aleksandėr Moisiu" tė qytetit tė Durrėsit, me organizimin dhe ftesėn e posaēme tė veteranėve tė Legalitetit, tė pasardhėsve tė funksionarėve dhe nėpunėsve tė Mbretėrisė dhe intelektualėve durrsakė, NMT Leka I - Mbret i Shqiptarėve mori pjesė nė njė tubim madhėshtor.

Hyrja e Mbretit nė sallė u prit me brohoritje entuziaste dhe ovacione: Mbreti..., Mbreti...

Qė nė fillim tė takimit u ekzekutua himni kombėtar dhe mė pas sėrish shpėrthyen thirrje dhe ovacione nė adresė tė Mbretit Leka.

Fjalės e hapjes sė tubimit e mbajti legalisti veteran z.Genc Ballanca, i cili nė fillim falenderoi Mbretin pėr nderin e madh qė u bėnte durrsakėve me pjesėmarrjen e Tij, nė pėrgjigje tė ftesės sė legalistėve dhe simpatizantėve tė njohur tė Mbretėrisė nė qytetin e Durrėsit.

Mė pas z.Ballanca ia dha fjalėn z.Ylli Manēe, i cili bėri njė pėrshkrim tė shkurtėr historik tė shqiptarėve nė shekuj, duke theksuar se "historia ėshtė kujtesa kombėtare" dhe se "ajo duhet shkruajtur saktė". Me pas z.Manēe theksoi se pas krijimit tė shtetit tė parė shqiptar, individi shqiptar u ndje i lirė, qytetarėt ishin tė lirė tė shkonin kudo, brenda dhe jashtė vendit, filloi zhvillimi i vėrtetė ekonomik dhe u vendos hierarkia e vlerave.

Durrsakėt, pas thirrjes sė Mbretit Zog organizuan rezistencėn ndaj pushtuesit dhe ishin oficerėt e Mbretėrisė ata qė e bėnė kėtė. Fatkeqėsisht, nė 1944 pushtetin e morėn komunistėt, qė bėnė masakra dhe genocid ndaj kundėrshtarėve politikė dhe familjarėve tė tyre, deri tek fėmijėt dhe pleqtė. "Megjithėse nė dhjetor 1990 u shpall pluralizmi politik, pas njė tranzicioni tė gjatė dhe tė vėshtirė, Shqipėria prap ndodhet nė udhėkryq", - theksoi z.Manēe, duke vijuar se nė kėto kushte, Mbreti Leka inicioi LZHK qė ka ngjallur shpresa tek populli dhe ėshtė e besueshme pėr kėto arsye: "Leka I-rė Zogu nuk ka asnjė kompleks nga e kaluara dhe mbi tė nuk rėndon asnjė ngarkesė. Vetė propaganda qė po zhvillon LZHK pas shpalosjes sė programit, ėshtė e pastėr dhe bart kulturė evropiane".

Ai e mbylli fjalėn e tij duke i kėrkuar qytetarėve durrsakė qė tė reflektojnė duke votuar pėr LZHK.

Pas tij e mori fjalėn z.Agron Hadri, kryetar i Degės sė Shoqatės sė Ish tė Pėrndjekurve politikė dhe kryetari i Degės sė Shoqatės atdhetare Ēamėria, z.Avdul Sulejmani, tė cilėt

nė fjalėn e tyre i uruan mirėserdhjen NMT Leka I - Mbret i Shqiptarėve dhe e konsideruan takimin si mjaft tė rėndėsishėm dhe me vlera historike.

Ata u shprehėn tė sigurt se, si ish tė Burgosurit Politikė, qė i kanė paguar me persekutim bindjet e tyre gjatė regjimit, ashtu edhe antarėt e Shoqatės Ēamėria, dijnė tė dallojnė se kush ėshtė pėr interesat kombėtare, dhe do tė dijnė tė dallojnė se cilat forca politike janė pėr mbrojtjen e interesave tė tyre dhe do tė pėrkrahin masivisht LZHK.

Pas tyre foli z.Tomorr Malasi, i cili tha se "nė emėr tė LZHK tė kryesuar nga Leka I Zogu, ju pėrshėndes". Ai vazhdoi duke thėnė se "LZHK ka lindur si njė nevojė historike". "LZHK shpreh interesat e popullit dhe ėshtė si alternativė politike aktuale. Ajo ėshtė bashkim i partive politike, shoqėrisė civile, shoqatave e individėve, dhe merr njė kuptim tė ri duke qenė e tillė. Ne kemi filozofinė: Tradita mė e mirė shqiptare plus modernen, domethėnė Liberaldemokracia plus konservatorizmin progresiv.

Prioritetet e LZHK do tė jenė:

1.Kompensimi dhe rehabilitimi i ish tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė.

2. Rregullimi i ēeshtjes sė pronave.

3.Mbrojtja e tė drejtave kombėtare dhe kulturore tė shqiptarėve, kudo qė ndodhen.

4.Ne synojmė siguri, drejtėsi dhe partneritet nė Ballkan.

Natyrisht, programi i LZHK ėshtė shumė mė i detajuar dhe shpalosja e tij del jashtė kornizave tė kėsaj mbledhjeje", e mbylli fjalėn z.Malasi.

Pas fjalės sė z.Malasi takimi u shndėrrua nė njė bashkėbisedim midis Mbretit Leka I-rė dhe pjesėmarrėsve nė kėtė tubim.

Mbreti Leka falenderoi pjesėmarrėsit dhe e konsideroi kėtė si takim me njerėz tė mrekullueshėm, pėr tė shpjeguar shumė gjera nė lidhje me LZHK.

Pyetjes se cili ėshtė thelbi i LZHK dhe pėrse e inicioi Mbreti njė lėvizje tė tillė, NMT Mbreti Leka iu pėrgjigj: "Kur u riktheva pėrfundimisht nė Shqipėri, pata deklaruar se do tė merrem vetėm me politikė kombėtare dhe jo me politikė tė brendshme. Por kjo gjė ėshtė e pamundur, sepse mė detyruan fatet e atdheut nė rrezik, korrupsioni, krimi, monopolet etj., dhe pėr kėtė arsye mendoj se vendi ka nevojė pėr njė ndryshim rrėnjėsor.

Tė gjithė shqiptarėt po vuajnė, si brenda ashtu edhe jashtė kufijve, sepse qeveria aktuale nuk i pėrkrah. Kudo ka varfėri tė madhe dhe uri. Kėto i kam parė me sytė e mi dhe kam ndjerė dhimbje. Kjo lėvizje dhe udhėheqja e saj prej meje, nuk do tė thotė se kam hequr dorė nga Mbretėria.

Shqipėria ėshtė nė rrezik dhe para ekzistencės kombėtare nuk ka rėndėsi forma e regjimit, republikė apo monarki parlamentare. Tė shpėtojmė Shqipėrinė tė gjithė sėbashku.

Kjo lėvizje nuk ėshtė vetėm pėr zhvillimin e Shqipėrisė, por pėr tė gjithė Kombin. Shqipėria ka shumė probleme dhe ne do t'u japim atyre pėrgjigje dhe zgjidhje".

Pyetjes se "po flitet shumė pėr korrupsion, si do ta luftoni ju atė?", Mbreti iu pėrgjigj: "Kjo ėshtė themelore. Nėse pas zgjedhjeve tė ardhshme LZHK do tė ketė pozita tė rėndėsishme, ne do tė vendosim ligjin, rendin dhe sigurinė. Do tė mbėshtesim pa rezerva strukturat e specializuara tė shtetit dhe do t'i bėjmė ato tė pakorruptueshme. Do tė konfiskojmė pronat e tė korruptuarve dhe kėto prona do tė vihen si pasuri shtetėrore nė shėrbim tė popullit".

Pyetjes se "ēfarė mendoni ju pėr zhvillimin e fshatit dhe tė agrobiznesit?", Mbreti u pėrgjigj se fshati ėshtė njė nga pikat mė tė rėndėsishme dhe ėshtė nė qendėr tė vėmendjes sonė. Njė vend nuk mund tė quhet i pavarur kur nuk plotėson nevojat ushqimore.

Ne do tė ngrejmė njė bankė agrare shtetėrore, e cila do tė shpėrndajė kredi me interes tė ulėt pėr fermerėt. Ne do tė kujdesemi pėr infrastrukturėn dhe inputet bujqėsore, nė mėnyrė qė kostoja e tyre tė jetė sa mė e ulėt. Ne do tė bėjmė njė marketing tė zhvilluar pėr produktet tona bujqėsore".

Pyetjes se "cilat do tė jenė marrėdhėniet e LZHK me forcat e tjera politike?", Mbreti iu pėrgjigj: "Ne synojmė maxhorancėn absolute, por nė ēdo rast ne mendojmė se do tė kemi fuqi ndikuese dhe vepruese. Ne nuk do tė bėjmė asnjė aleancė jashtė interesave tė popullit shqiptar, me askėnd, dhe do tė kemi qėndrime dinjitoze e nuk do tė bėjmė pazare politike. Pėr ēeshtje tė rėndėsishme tė kombit, mund tė bashkėpunojmė me njėrėn ose e tjetrėn palė".

Pyetjes se "si e vlerėsoni kontributin e gruas dhe tė rinisė nė LZHK?", Mbreti iu pėrgjigj duke folur gjatė pėr rininė dhe pėr moshėn e re mesatare tė Shqipėrisė, duke theksuar se "kemi rini me shumicė dhe kjo ėshtė garanci e sigurt pėr tė ardhmen e Kombit, i cili nuk ėshtė i plakur por vital dhe i shėndetshėm.

Zonjat janė nėna dhe kanė dashuri pėr fėmijėt. Ato e dėshirojmė tė mirėn e fėmijėve tė tyre dhe, si tė tilla nga shpriti, e gjejnė veten nė LZHK. Rėndėsia e grave ėshtė edhe numerike, sepse duke qenė se njė pjesė e meshkujve janė nė emigracion, gratė janė me shumicė. Nėse gratė nuk na pėrkrahin, ne nuk do tė shkojmė shumė larg".

Pyetjes se "ēfarė mendonte Mbreti pėr Durrėsin dhe si e shikonte tė ardhemn e tij?", Mbreti iu pėrgjigj se "pėr kėtė qytet tė mrekullueshėm i kishin folur me konsideratat mė tė larta Mbreti Zog, Mbretėresha Geraldinė dhe kolonel Hysen Selmani". "Perspektivat e Durrėsit do tė jenė tė shkėlqyera, si me ndėrtimin e Korridorit 8, ashtu edhe me fuqizimin e tregtisė me Kosovėn. Nė tė ardhmen e afėrt unė e shikoj portin e Durrėsit si mė tė rėndėsishmin e Mesdheut", e mbylli fjalėn e Tij Mbreti Leka duke u pėrcjellė me dashuri nga durrsakėt e pranishėm.

Korresp. i "Atdheu"

 

Kryesia e PLL takohet me Mbretin Leka dhe Princin

Tė premten pasdite, anėtarėt e Kryesisė sė PLL u takuan me NMT Mbretin Leka I - Mbret i Shqiptarėve dhe Princ Lekėn nė rezidencėn mbretėrore nė Vishnje tė komunės Petrelė.

Nė kėtė takim nga drejtuesit mė tė lartė tė PLL merrnin pjesė: kryetari i saj z.Ekrem Spahiu, nėnkryetari z.Murat Basha, sekretari i Pėrgjithshėm z.Artan Tujani, sekretari pėr Burimet Njerėzore dhe njėkohėsisht kryetar i Degės sė PLL Tiranė z.Blerim Kamberi, sekretari i Senatit tė Veteranėve legalistė z.Seit Preni, drejtori i Departamentit tė Organizimit pranė PLL z.Novruz Ndregjoni dhe zėdhėnėsi i PLL e njėkohėsisht kryeredaktor i gazetės "Atdheu" z.Astrit Kola.

Nė kėtė takim ishin tė pranishėm edhe Princ Leka, i sapokthyer nga Anglia pėr pushimet dimėrore, ku vazhdon studimet nė Akademinė Mbretėrore tė Sand'hėrstit, si dhe kryetari i Zyrės pranė Oborrit Mbretėror, z.Fluturak Gėrmenji.

Takimi i cili zgjati afro 4 orė, u zhvillua nė njė atmosferė tė ngrohtė dhe miqėsore.

Korresp. i "Atdheu"

 

Nė qytetin verior ėshtė ngritur bėrthama drejtuese e LZHK

Shkodra, me Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar

Zgjidhet kryesia e LZHK nė Shkodėr. Mbėshtetje e fuqishme nga intelektualėt shkodranė

Shkodėr - Ditėn e premte nė ambjentet e Hotel "Rozafa" Shkodėr u zhvillua njė takim me intelektualė tė njohur shkodranė pėr krijimin e LZHK dega Shkodėr. Merrte pjesė nė kėtė takim si pėrfaqėsues i Oborrit Mbretnor z Ali Ohri.

Takimin e hapi z Adnan Ramadami i cili mbasi uroi mirėseardhjen z.Ali Ohri, falenderoi njėkohėsisht edhe tė pranishmit pėr pjesėmarrjen nė kėtė takim. Z.Ramadani tha se janė zhvilluar takime dhe konsultime me intelektualė tė shumtė nė Shkodėr, tė cilėt jo vetėm e kanė mirėpritur, por dhe po e mbėshtesin LZHK-nė, tė inicuar nga NMT Leka I - Mbret i Shqiptarėve. Ju jeni tė gjithė ata qė i jeni pėrgjigjur thirrjes sė Mbretit Leka dhe besoj se nėpėrmjet jush, ne do ftojmė tė gjithė intelektualėt dhe elektoratin shqiptar pėr tė mbėshtetur LZHK dhe NMT Leka I - Mbret i Shqiptarėve.

Nė fjalėn e tij z.Ali Ohri shprehu kėnaqėsinė pėr praninė e tij nė krijimin e LZHK dega Shkodėr. Kėnaqėsia ime ėshtė e dyfishtė, - tha z.Ohri, - pasi unė kam kaluar njė pjesė tė jetės nė Shkodėr dhe kam mbresa tė jashtėzakonshme. Shkodra ėshtė njė nga qytetet prioritare nė planet tona, dhe mendojmė se LZHK dhe NMT Mbreti Leka do tė ketė mbėshtetje tė madhe. Zgjedhjet e fundit lokale kanė treguar se ka njė pjesė tė madhe tė popullit (elektoratit shqiptar) qė abstenon duke mos marrė pjesė nė votime. Kjo pasi janė tė pakėnaqur me qeverisjen e PS, por edhe nuk shohin shpresė tė madhe tek forcat e tjera. Prandaj edhe ne mendojmė se kjo pjesė elektorati do tė mbėshtesė LZHK-nė, pasi ajo ėshtė njė alternativė ndryshe nga tė tjerėt, duke iu afruar shqiptarėve tė ardhmen qė ata kanė shpresuar. Jemi duke u pėrgatitur seriozisht me programe e plane konkrete dhe tė detajuara qė do tė paraqiten nė zgjedhje, - tha z.Ohri.

Z. Fatbardh Boriēi theksoi se LZHK ka ngjallur njė simpati tė madhe tek elektorati shkodran dhe intelektualėt dhe ajo shihet si e vetmja shpresė pėr daljen nga kjo gjendje.

Z.Tahir Myftia theksoi se duhet njė punė jashtėzakonisht e madhe pėrgatitore deri nė zgjedhjet e vitit 2005, nė mėnyrė qė tė ishin sa mė tė pėrgatitur, pasi pretendimet ishin mjaft serioze.

Ndėrsa avokati A.Pjetrani, theksoi rėndėsinė historike qė paraqet pėr Shqipėrinė dalja nė skenėn politike shqiptare tė LZHK.

Z.I.Kuka kryetari i PLL Shkodėr siguroi angazhimin e PLL si pjesė e LZHK dhe domosdoshmėrinė e afrimit tė intelektualėve tė fushave tė ndryshme dhe tė paangazhuar nė politikėn e deritanishme.

Nga ana e pjesėmarrėsve pati edhe pyetje tė ndryshme nė lidhje me aleancat paselektorale, mbėshtetjen ndėrkombėtare, si e sheh LZHK-ja zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare etj..

Nė fund tė mbledhjes u konkludua me zgjedhjen e njė grupi prej 15 intelektualėsh tė njohur shkodranė, tė cilėt do tė jenė zyrtarisht kėshilli drejtues i LZHK nė qytetin e Shkodrės.

U zgjodhėn si kryesi z.Ahmet Hoti, z.Fatbardh Boriēi, Alfred Pjetrani, Tahir Myftia, Balto Lacini, Mira Shestani (Gjylbegu), Erman Rripaj, Nikolin Destanisha, Burhan Agri, Enis Dizdari, Bajram Xhafa, Bahri Kurti, Virtyt Sokoli, Ilir Kuka.

Kordinator i LZHK dega Shkodėr me qendrėn e LZHK Tiranė u caktua z Adnan Ramadani.

Bie nė sy pjesėmarrja nė kėtė kryesi, e individėve pėrfaqėsues nga parti tė ndryshme politike, shoqata si dhe shoqėria civile.

Ky takim u pasqyrua edhe nė mediat lokale si TV1 Shkodra dhe TV1 etj..

Korresp. "Atdheu"

 

POLITIKA

Legalistėt denoncojnė tentativat pėr tė manipuluar zgjedhjet me anė tė ligjit elektoral

Spahiu: Partitė parlamentare po pėrjashtohen nga kontrolli i votės

Paraditen e sė premtes sė datės 17 dhjetor 2004, kryetari i PLL z.Spahiu dha njė konferencė shtypi lidhur me zhvillimet mė tė fundit nė Komisionin e Posaēėm parlamentar pėr Reformėn zgjedhore.

Nė prani tė mediave tė shumta vizive e tė shkruara, kryelegalisti siluroi ashpėr zvarritjet e pafundme tė afateve tė punės nga bashkėkryetarėt e kėtij komisioni, ndėrkohė qė puna e tij ndėrpritet pėr periudha tė gjata dhe fillon vetėm kur dy partitė kryesore, PS dhe PD, qė kanė maxhorancėn nė kėtė komision, bien nė ujdi pėr tė miratuar ndonjė rreng "ligjor" pėr tė kontrolluar totalisht procesin e votimit nėpėrmjet pėrjashtimit arbitrar tė partive tė tjera parlamentare nga kjo e drejtė.

Manevrat e fundit tė pėrfaqėsuesve tė PS dhe PD nė komision, z.Spahiu i lidhi me votimet e fundit pėr kėshillin e komunės Dushk, prej nga rezultoi njė humbje e qartė e mbėshtetjes elektorale nga dy partitė e mėdha, tė cilat, sipas kryelegalistit "... sėbashku morėn 57.7 % tė votave, ndėrkohė qė pjesėmarrja nė votime ishte 47.8 %, ēka do tė thotė se kėto parti, sė bashku, nuk kanė mbėshtetje mė tė madhe se 27.5 % tė elektoratit".

Mė pas z.Spahiu dėshmoi nė mėnyrė tė detajuar zhvillimet absurde dhe vendim-marrjen me dhunėn e kartonave nga PS dhe PD nė mesnatėn e 14 dhjetorit, pa praninė e mediave, pėr tė miratuar komisionet e stėrfryra tė numėrimit tė votave, tė kontrolluara edhe kėto totalisht nga PS dhe PD, kontroll qė arrin deri nė shifrėn e 42 komisionerėve tė propozuar nga kėto parti pėr ēdo KZZ.

Kryetari i PLL sqaroi gazetarėt se kjo aventurė nė komisionin parlamentar pėr Reformėn zgjedhore, ishte ndėrmarrė pasi kohėt e fundit "ishte arritur njė mirėkuptim mes ndėrkombėtarėve dhe subjekteve politike, qė numėrimi i votave tė kryhej nė KZZ nga njė trupė zgjedhore jopolitike, por teknike, sipas rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it".

Pėr kryelegalistin ishte e papranueshme qė 12 parti parlamentare tė mos kenė kurrfarė kontrolli ndaj votės sė zgjedhėsve tė tyre, dhe se kjo donte tė thoshte pėrpjekje e hapur pėr manipulim tė rezultateve tė votimeve tė ardhshme, pavarėsisht nga dėshira e ndėrkombėtarėve dhe shumicės sė spektrit politik shqiptar pėr tė zhvilluar zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe tė pranuara nga tė gjitha palėt konkurruese nė Shqipėri.

Nė vijim tė prononcimit tė tij z.Spahiu shfaqi dyshimin pėr kalimin me procedura tė pėrshpejtuara tė kėtyre marifeteve "ligjore" nė Kuvend pas disa ditėsh, pėr t'i vėnė tė gjithė para faktit tė kryer dhe, me kėtė rast, nė emėr tė PLL z.Spahiu i bėri thirrje tė hapur publike kryetarit tė shtetit z.Moisiu, shefit tė OSBE z.Pavel Vaēek, kryeparlamentarit Pėllumbi dhe gjithė trupit diplomatik tė akredituar nė Tiranė, qė tė ushtrojnė gjithė ndikimin e tyre pėr pengimin e kėsaj aventure, qė do tė shkatėrrojė zgjedhjet e ardhshme parlamentare me anė tė Kodit zgjedhor qė synohet tė miratohet.

Nė fund tė prononcimit tė tij z.Spahiu i njohu gazetarėt, qė ishin tejet tė interesuar, me bashkėbisedimin dhe problemet e ngritura nga drejtuesit e lartė tė PLL nė takimin qė ata zhvilluan me shefin e ODIHR-it, z.Nikolai Vulchanov.

Mė pas gazetarėt bėnė pyetje tė shumta pėr tė cilat z.Spahiu u pėrgjigj me hollėsi dhe transparencė, duke krijuar njė ide tė qartė tė zhvillimeve shqetėsuese nė fjalė dhe qėndrimeve tė PLL lidhur me to.

 

Deklaratė pėr mediat e PLL

PS-PD nė Dushk morėn vetėm 27.5 % tė elektoratit

Megjithėse afati i punės sė Komisionit tė Posaēėm parlamentar pėr Reformėn zgjedhore, mė 22 nėntor 2004 u shty pėr tė tretėn herė, ky komision, pėr mė shumė se tre javė, nuk u mblodh asnjė ditė.

Moszhvillimi i punės sė komisionit nuk ishte neglizhencė e zakonshme, por i qėllimshėm, sepse PS dhe PD prisnin qė, mė parė tė mėsonin rezultatin nga testimi i mbėshtetjes elektorale nė zgjedhjet e pjesshme pėr Kėshillin e komunės Dushk.

Sikurse jeni nė dijeni, PS dhe PD sė bashku morėn 57.7 % tė votave, ndėrkohė qė pjesėmarrja nė votime ishte 47.8 %, ēka do tė thotė se kėto parti, sė bashku, nuk kanė mbėshtetje mė tė madhe se 27.5 % tė elektoratit.

Pas kėtij rezultati aspak tė kėnaqshėm pėr to dhe rritjes sė mbėshtetjes elektorale pėr LZHK dhe subjekte tė tjera konkurruese, bashkėkryetarėt e Komisionit parlamentar tė Reformės zgjedhore organizuan mbledhjen e shpejtė tė komisionit mė datė 14.12.2004 dhe nė orėt e mesnatės, pa praninė e mediave, PS dhe PD me anė tė vetos miratuan procedurat e numėrimit tė pėrqėndruar tė votave nė KZZ.

Pas bllokimit disa herė radhazi tė Reformės zgjedhore, ishte arritur njė mirėkuptim mes ndėrkombėtarėve dhe subjekteve politike, qė numėrimi i votave tė kryhej nė KZZ nga njė trupė zgjedhore jopolitike, por teknike, sipas rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it.

Rezultati i zgjedhjeve nė komunėn e Dushkut, bėri qė PS dhe PD tė pėrmbysin mirėkuptimin e arritur nga tė gjithė faktorėt politikė dhe, me anė tė vetos tė fusin nė ligj qė pėrveē shtatė anėtarėve tė KZZ, PS dhe PD tė emėrojnė dhe tė kontrollojnė edhe shtatė anėtarėt e pesė grupeve tė numėrimit tė votave nė KZZ. Ēka do tė thotė qė PS dhe PD tė kenė nėn kontroll 42 anėtarė tė KZZ dhe grupeve tė numėrimit.

Nga pėrvojat zgjedhore kombėtare dhe ndėrkombėtare, nuk ėshtė parė dhe dėgjuar qė njė parti politike tė kontrollojė procesin e numėrimit me mbi 12 anėtarė, ndėrsa njė parti tjetėr po parlamentare, aq mė tepėr njė koalicion partish paralamentare - tė mos ketė asnjė anėtar.

Kjo shpikje e re e PS dhe PD, pėr tė kontrolluar gjithēka dhe pėr tė pėrjashtuar tė tjerėt, ėshtė paralajmėrim i qartė pėr shqiptarėt dhe ndėrkombėtarėt se zgjedhjet e ardhshme parlamentare do tė jenė tė manipuluara dhe tė papranuara nga palėt konkurruese.

Nė kėto rrethana tė reja, aspak demokratike, kur projekt-ligjin pėr Kodin zgjedhor PS dhe PD duan ta kalojnė me procedura tė pėrshpejtuara brenda datės 23 dhjetor 2004 - i kėrkojmė kreut tė shtetit z.Alfred Moisiu, kryetarit tė Kuvendit z.Servet Pėllumbi, kryetarit tė OSBE z.Pavel Vaēek dhe gjithė trupit diplomatik - qė tė ushtrojnė ndikimin e tyre pėr tė shmangur hartimin dhe miratimin e njė Kodi zgjedhor qė nuk prodhon zgjedhje tė lira.

Sikurse jeni nė dijeni, dje kemi patur njė takim me pėrfaqėsuesin e lartė tė ODIHR-it z.Vulchanov, ku bashkėbiseduam pėr kėto zhvillime tė reja nė Komisionin parlamentar pėr Reformėn zgjedhore, dhe ndėr tė tjera z.Vulchanov shprehu shqetėsim dhe habi pėr kėto zhvillime.

Tiranė mė 17.12.2004

 

Kryetari i PLL z.Spahiu dhe ambasadori gjerman z.Annen, zhvillojnė njė takim rreth reformės zgjedhore

Spahiu, takim me Annen pėr zgjedhjet

Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit, njėkohėsisht edhe anėtar i Komisionit tė Posaēėm parlamentar pėr Reformėn zgjedhore, zhvilloi njė takim shumė tė rėndėsishėm me ambasadorin e Republikės Federale tė Gjermanisė z.Hans Peter Annen.

Temė e bashkėbisedimit ishte situara aktuale politike nė vend, por nė veēanti Reforma Zgjedhore, rėndėsia e sė cilės ėshtė jetike pėr tė ardhmen e proceseve demokratike, Shqipėrisė dhe shqiptarėve.

Z.Spahiu e njohu ambasadorin Annen me ecurinė e Reformės zgjedhore, e cila nė optikėn e kryelegalistit, fatkeqėsisht, anashkalon dhe injoron rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Nė veēanti, z.Spahiu u ndal tek qėndrimi skandaloz i pėrfaqėsuesve tė PS dhe PD nė mbledhjen e Komisionit tė Posaēėm, zhvilluar me urgjencė, pėr tė marrė vendime absurde nė mesnatėn e datės 14 dhjetor, nė dėm tė procesit zgjedhor.

Ambasadori Annen vlerėsoi takimin me z.Spahiu dhe luajalitetin e tij pėr tė gjitha temat e bashkėbisedimit, por nė veēanti pėr Reformėn zgjedhore, dhe, me kėtė rast, premtoi se do tė ndikonte tek ambasadori Vaēek dhe nė tė gjitha institucionet e tjera, qė nė Shqipėri tė hartohet njė Kod elektoral pėr zgjedhje tė lira, tė ndershme dhe tė pranuara nga tė gjitha palėt konkurruese.

"Atdheu"

 

Krerėt drejtues tė PLL takohen me shefin e ODIHR Nikolai Vulēanov

PLL denoncon pranė ODIHR dyshen PS-PD

Ditėn e enjte, mė datė 16 dhjetor 2004, nė orėn 15.00, drejtuesit mė tė lartė tė PLL; kryetari i saj z.Ekrem Spahiu, nėnkryetari z.Murat Basha dhe sekretari i Pėrgjithshėm z.Artan Tujani, pėr afro 1 orė zhvilluan njė takim tė rėndėsishėm pune me shefin e ODIHR-it z.Nikolai Vulēanov, pėr tė shkėmbyer pikėpamje dhe vlerėsime rreth zhvillimeve tė fundit shqetėsuese politike nė vend, qė kulmojnė me pėrpjekjet e PS dhe PD pėr tė hartuar njė Kod zgjedhor qė mundėson manipulimin e votave dhe prishjen e procesit zgjedhor tė ardhshėm.

Nė fillim tė takimit e mori fjalėn kryetari i PLL z.Ekrem Spahiu, i cili fillimisht i uroi rikthimin nė Shqipėri z.Vulēanov, si njė mundėsi pėr njohjen nga afėr tė problemeve dhe ushtrimin e ndikimit pėr tė parandaluar krijimin e hapėsirave ligjore pėr manipulime dhe prishje tė procesit zgjedhor tė vitit 2005.

Nė ekspozenė e tij, pasi e informoi shefin e ODIHR-it pėr zhvillimet politike nė vend, z.Spahiu e vuri theksin nė daljen nė skenėn politike shqiptare tė dy faktorėve tė rėndėsishėm dhe me peshė, LZHK dhe LSI.

Nė trajtimin e zhvillimeve politike, Spahiu u ndal mė nė hollėsi pėr punėn e Komisionit tė Posaēėm parlamentar pėr Reformėn zgjedhore dhe nė zgjedhjet e pjesshme lokale nė komunėn Dushk tė rrethit tė Lushnjes.

Nė lidhje me pikėn e parė, Spahiu theksoi se "ka disa pėrparime pėrsa i pėrket Reformės zgjedhore, por kėto nuk janė meritė e punės sė kėtij komisioni". "Kėtu do tė pėrmendja hartimin e listave tė votuesve, qė kanė lidhje me pushtetin vendor dhe vendim-marrjen 5:2, qė ka lidhje me KQZ-nė".

"Komisioni i Posaēėm parlamentar pėr Reformėn zgjedhore ėshtė ngritur nė pėrputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR, por nuk ka pėrmbushur asnjė prej tyre. Ky komision e ka shtyrė disa herė afatin e punimeve pėr gjoja "mungesė kohe", por megjithatė ai ka tre javė qė nuk ėshtė mbledhur.

Tejet shqetėsues ėshtė miratimi dhe funksionimi i mekanizmit tė vetos nga ana e dy partive tė mėdha, ēka ka ēuar nė marrjen e vendimeve tė dhunshme dhe ligjėrimin pėr herė tė parė tė praktikave absurde, sipas tė cilave deputetėt e Kuvendit nuk kanė votė tė barabartė".

Nė vijim Spahiu theksoi se "Para pak kohėsh pothuajse ishte arritur njė konsensus i plotė pėr Reformėn zgjedhore, ēka pėrkoi nė kohė edhe me propozimet e PLL qė ndodhen tė depozituara edhe nė zyrat e OSBE/ODIHR, sipas tė cilave tė gjitha partitė parlamentare do tė kishin anėtarė nė qendrat e votimit (QV); pėr numrimin e pėrqėndruar tė votave nga njė trupė teknike dhe pėr rregullimin e raporteve numerike midis pėrfaqėsuesve tė pozitės dhe opozitės nė KQZ". "Kjo situatė kėnaqte kėrkesat e tė gjithė subjekteve konkurruese dhe krijonte kushtet pėr sigurimin e njė konsensusi mė tė gjerė nė miratimin e Kodit zgjedhor. Njėkohėsisht kjo ishte edhe mėnyra mė e mirė dhe mekanizmi mė i rėndėsishėm pėr tė shmangur kontestimet e procesit zgjedhor. Por, fatkeqėsisht, kjo skemė u pėrmbys nga zgjedhjet e Dushkut. Dhe zgjedhjet nė komunėn e Dushkut nuk ishin lėnė rastėsisht.

Zgjedhjet e Dushkut provuan se partitė e mėdha kanė humbur maxhorancėn, ēka dėshmohet nga analiza e rezultateve dhe pjesėmarrja. Pikėrisht pėr kėtė janė trembur PS dhe PD. Prandaj edhe po kėrkojnė rrugė pėr tė siguruar pushtete nė mėnyrė tė pandershme.

Nuk habitemi aq shumė me Partinė Socialiste, e cila vazhdon kursin e vjetėr antidemokratik, por habitemi me Partinė Demokratike e cila u krijua si parti vlerash dhe sot nuk po i pėrmbahet misionit pėr tė cilin ėshtė themeluar", - theksoi kryelegalisti.

Mė pas z.Spahiu kaloi tek njė problem tejet i rėndėsishėm; tek numrimi i pėrqėndruar i votave nga grupet e numėrimit nėpėr KZZ. Sipas z.Spahiu "ėshtė e pamundur qė trupa teknike e numėrimit tė jetė jashtė ndikimeve partiake, pėrderisa ajo do tė propozohet nga partitė politike". "Sipas kėsaj skeme i bie qė, nė komision dhe nė numėrim, disa parti tė jenė tė pranishme me 15-16 komisionerė, ndėrsa disa parti tė tjera me asnjė komisioner, dhe ky ėshtė dhunim i hapur i demokracisė".

Pjesė tjetėr e rėndėsishme e ekspozesė sė kryelegalistit ishte formulimi i nenit tė pėrbėrjes sė QV-ve dhe KZZ-ve. "Nė mėnyrė arbitrare dhe tė qėllimshme janė pėrdorur kritere selektive pėr rezultatet e partive politike, dhe vetėm pėr faktin qė PLL ėshtė pjesė e LZHK, po pėrdoren tė gjitha mjetet pėr mėnjanimin e saj nga komisionet zgjedhore.

Para se ky tė jetė njė shqetėsim vetėm pėr partinė tonė, ky ėshtė njė shqetėsim mė i madh pėr faktin se njė kod i paragjykuar dhe i hartuar nė mėnyrė tė tillė, nuk ėshtė garanci pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme. Zgjedhjet nė Shqipėri deri mė tash i kanė prishur dhe dėmtuar partitė e mėdha".

Spahiu shtoi gjithashtu se "PLL ishte dhe ėshtė e interesuar pėr zgjedhje tė lira dhe stabilitetin e vendit, por mėnyra sesi po hartohej Kodi zgjedhor, nuk jep asnjė garanci pėr kėtė. Madje edhe insistimi pėr ta kaluar kodin me proēedura tė pėrshpejtuara mė datė 23 dhjetor, ėshtė njė shenjė e keqe".

Z.Spahiu i tha z.Vulēanov se komuniteti ndėrkombėtar dhe veēanėrisht OSBE/ODIHR kishin kontribute tė veēanta nė asistencėn ndaj Shqipėrisė dhe se nė kėtė kuadėr ato kishin edhe pėrgjegjėsinė e rastit. Dhe pėr kėtė z.Spahiu i kėrkoi z.Vulēanov qė tė pėrdorte gjithė autoritetin dhe influencėn e institucionit qė pėrfaqėson, me qėllim qė Kodi zgjedhor tė hartohej sipas parimeve demokratike.

Mė pas e mori fjalėn nėnkryetari i PLL z.Murat Basha, i cili ndėr tė tjera theksoi: "Eshtė provuar qė manipulimi i zgjedhjeve nė pjesėn mė tė madhe ėshtė kryer gjatė procesit tė votimit dhe numurimi i pėrqėndruar i votave nuk sjell asnjė garanci qė kjo hallkė e manipulimit tė mėnjanohet. Prandaj ėshtė shumė i rėndėsishėm roli i komisionerėve, dhe se partitė pjesėmarrėse nė zgjedhje nuk duhet tė privohen nga e drejta pėr tė pasur komisionerė. Si kur bėjnė dashuri, ashtu edhe kur zihen elefantėt, ėshtė pylli qė prishet. Dhe kur prishen pyjet, pasojat nuk janė vetėm lokale", - e mbylli fjalėn e tij z.Basha.

Nė fund tė takimit e mori fjalėn z.Vulēanov, i cili fillimisht falenderoi drejtuesit e lartė tė PLL pėr takimin, dhe hera-herės kėrkoi sqarime pėr tė cilat krerėt legalistė u treguan tė gatshėm pėr t'ia dhėnė pėrfaqėsuesit tė lartė tė ODIHR-it.

Ai ishte i mendimit se trupa numėruese do tė ishte jo partiake dhe se do tė vepronte me paanėsi.

Pasi mori shėnim problemet e ngritura nga drejtuesit legalistė, z.Vulēanov dha garanci se vėrejtjet dhe sugjerimet e PLL do t'i shikonte me kujdes dhe do t'i diskutonte me instancat eprore.

A.K.

 

AKTIVITETE

Zhvillohet mbledhja e komitetit drejtues dhe e kėshilltarėve legalistė tė Degės sė PLL Peqin

Peqin, pėrgatitet ngritja e strukturave tė LZHK

Dje mė datė 18 dhjetor, nė qytetin e Peqinit u zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues tė Degės, me pjesėmarrjen edhe tė dy anėtarėve tė Kryesisė sė PLL, pėrkatėsisht z.Blerim Kamberi sekretar pėr Burimet Njerėzore dhe z.Novruz Ndregjoni, drejtor i Departamentit tė Organizimit pranė kėsaj partie.

Mbledhja u zhvillua me njė pjesėmarrje tė gjerė, megjithėse nė njė kohė tė vėshtirė dhe me shi. Takimi nisi me fjalėn e hapjes dhe njė raport tė shkurtėr nga ana e kryetarit tė kėsaj Dege z.Bardhyl Bica, i cili ndėr tė tjera tha: "Jemi tė angazhuar nė realizimin me sukses tė udhėzimeve tė marra nga forumet drejtuese tė PLL dhe kemi punuar pėr tė konsoliduar strukturat tona nė tė gjitha nėndegėt, konform shtrirjes gjeografike tė rrethit. Po pėrpiqemi tė krijojmė njė hapėsirė pėr pėrfshirjen dhe motivimin e intelektualėve nė radhėt e PLL, ēka shpresojmė se do tė rrisė ndjeshėm nivelin e pėrfaqėsimit nė kėtė Degė.

Kemi angazhuar tė rinj, qė po i japin jetė forumit rinor tė kėsaj partie, si dhe po pėrpiqemi pėr tė strukturuar forumin e grave tė PLL.

Tashmė, edhe me fillimin e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, ne shikojmė njė angazhim mė tė gjerė, si tė qytetarėve peqinas, ashtu edhe tė familjeve legaliste, tė cilat po e rrisin ndjeshėm aktivizimin e tyre. Jemi pėrpjekur tė ruajmė raporte tė mira me partitė e spektrit tė djathtė, megjithėse nė disa raste kemi pasur keqkuptime, ndoshta edhe pėr shkak tė njė lufte individuale tė njerėzve qė aderojnė nėpėr kėto parti dhe qė mendojnė se pushteti i ardhshėm do tė konvertohet nė favor tė interesave tė disa individėve", - e mbylli fjalėn kryelegalisti peqinas.

Pas z.Bica fjalėn e mori drejtori i Departamentit tė Organizimit pranė PLL z.Novruz Ndregjoni, i cili theksoi se ėshtė mjaft e rėndėsishme qė strukturat e PLL tė jenė tė afta pėr tė administruar zhvillimet e mėtejshme politike, edhe nė kuadrin e fillimit tė LZHK.

"Ne - tha z.Ndregjoni - duhet tė pėrpiqemi ashtu si nė komunėn Gjocaj, ku kėshilltari i PLL ka krijuar grupin e kėshilltarėve tė LZHK. Pra t'i krijojmė grupet e kėshilltarėve tė LZHK nė tė gjitha komunat ku kemi pėrfaqėsim, dhe tė punohet pėr krijimin e grupeve tė tjera brenda kėtyre institucioneve. Gjithashtu duhet tė punojmė shumė pėr organizimin e pjesėmarrjes mė datė 24 dhjetor nė Tiranė, nė sallėn e Akademisė sė Arteve, ku do tė pėrkujothet 80-vjetori i krijimit tė Legalitetit, nė festėn e tė cilit na nderojnė me pjesėmarrjen e Tyre edhe NMT Mbreti Leka I dhe Prin Leka".

Takimi vazhdoi me shqetėsimet dhe sugjerimet e tė pranishmėve mbi disa dukuri tė cilat po ndodhin nė qytertin e Peqinit, dhe qė kanė tė bėjnė me angazhimin e disa personave jashtė PLL, dhe nė funksion tė disa partive politike, qė po pėrpiqen tė marrin nė kontroll drejtimin e LZHK nė kėtė qytet. Gjithashtu shqetėsim pėr aktivistėt e kėsaj Dege ishte edhe problemi i mungesės sė anėtarit tė komisionit nė qendrat e votimit, ku pėr shkak tė pėrvojės sė mėparshme partitė e mėdha politike kanė manipuluar rezultatin duke patur njė kontroll tė gjerė mbi to.

Mė pas fjalėn e mori sekretari pėr Burimet Njerėzore z.Blerim Kamberi, i cili falenderoi pėr ftesėn kryetarin e kėsaj Dege dhe pėrgėzoi tė pranishmit pėr pjesėmarrjen, edhe pse ishte njė ditė me shi. Gjithashtu z.Kamberi vlerėsoi si tepėr serioz angazhimin e gjithsecilit nga anėtarėt e Komitetit Drejtues tė kėsaj Dege edhe nė evenimentet e mėparshme. Z.Kamberi tha se bilanci i arritjeve qė ato paraqitėn nė kėtė mbledhje, ėshtė pėr t'u pėrgėzuar duke njohur edhe kushtet nė tė cilat ushtrojnė aktivitetin politik strukturat e Legalitett nė kėtė qytet. Tashmė Dega e PLL Peqin ka njė shtrirje me struktura nė tė gjitha njėsitė territoriale, ku duhet tė punohet mė tepėr pėr konsolidimin e tyre. Tė punohet nė drejtim tė njė regjistrimi mė tė plotė, pėr tė shmangur fiktivitetin, pėr tė njohur gjendjen reale tė anėtarėsisė dhe pėr t'i vėnė nė efiēiencė ato.

Tashmė PLL - tha z.Kamberi - nė kuadėr tė LZHK po harton objektivat e saj elektoralė, ashtu siē e ka shprehur edhe NMT Mbreti Leka I - "Legaliteti ėshtė pjesė mjaft e rėndėsishme e LZHK".

Neve na del si detyrė qė tė impenjohemi shumė mė tepėr, pėr tė patur mundėsinė e njė pėrfaqėsimi mė dinjitoz, si dhe pėr tė administruar mė me efikasitet procesin e ardhshėm zgjedhor dhe pėr tė arritur kėtė duhet shumė angazhim, duhet shumė punė, duhet shumė djersė.

Shqetėsimit tė legalistėve peqinas nėse ka njė program tė qartė LZHK pėr zgjedhjet e ardhshme, z.Kamberi iu pėrgjigj se "po punohet shumė dhe nė mėnyrė tė kualifikuar do tė institucionalizohet shumė shpejt njė program i detajuar, i besueshėm, me alternativa tė qarta e konkrete, i cili do tė pėrqėndrohet dhe do tė shėrbejė si udhėrrėfyesi ynė nė kėto zgjedhje. Paralelisht me kėtė po punohet qė tė pėrzgjidhen njerėz tė aftė e tė besueshėm, intelektualė e qytetarė, tė cilėt do tė mundėsojnė realizimin e kėtij programi, si dhe implementimin e tij nė proceset e mėvonshme qeverisėse.

Nė vijim, z.Kamberi tha: "Duke qėnė se prej disa dekadash PLL ėshtė njė parti nė opozitė, hapėsirat mediatike pėr tė pėrcjellė tek qytetarėt dhe aktivistėt tanė mesazhet tona politike, janė tepėr tė kufizuara, prandaj e vetmja urė komunikimi qė ēon nė mėnyrė tė drejtė dhe tė padeformuar mesazhin tonė tek qytetarėt, ėshtė gazzeta "Atdheu".

Do tė dėshiroja, edhe nė mbėshtetje tė vullnetit tuaj, pėr ta shpėrndarė sa mė gjerėsisht atė dhe duhet tė punoni pėr abonimin nė kėtė gazetė tė anėtarėve tė Komitetit Drejtues, si dhe pėr tė gjetur mekanizmat e shpėrndarjes sė saj nė tė gjitha komunat e rrethit. Gjithashtu - tha z.Kamberi - unė ju pėrshėndes, nė veēanti kryetarin e Degės, edhe si sekretar i bashkisė sė qytetit, i cili me kontributin e tij ka arritur tė realizojė emėrtimin e dy prej rrugėve kryesore tė qytetit me emrat e nacionalistėve tė njohur: Abdulla Bonati dhe Fadil Pilavi", e mbylli fjalėn e tij z.Kamberi.

Mė pas fjalėn pėrsėri e mori kryetari i Degės z.Bica, i cili dha edhe udhėzimet pėrkatėse tė miratuara pėr periudhėn nė vazhdim, tė cilat konsistojnė nė: - forcimin e strukturave organizative, rievidentimin e tyre, mbledhjen e kuotave nė mėnyrė tė diferencuar, shpėrndarjen e gazetės "Atdheu", si dhe fillimin e punės pėr projektimin e kandidaturave, pėr tė pėrballuar me dinjitet procesin e ardhshėm zgjedhor.

Takimi vazhdoi me njė drekė pune, ku tė pranishėm ishin dhe disa qytetarė tė tjerė, tė cilėt vlerėsuan rolin e Legalitetit nė jetėn politike tė qytetit.

Korresp. i "Atdheu"

 

MONARKIA

Njė vėshtrim mbi historinė dhe institucionet e monarkisė sė Belgjikės

Si lindi dhe u ndėrtua monarkia belge

Monarkia e Belgjikės daton nė vitin 1831, kur Kongresi Kombėtar i dha Belgjikės njė Kushtetutė, e cila organizoi shtetin e ri si njė monarki kushtetuese parlamentare. Problemi tjetėr i Kongresit ishte tė gjente njė person, i cili tė pėrmbushte rolin e monarkut. Ata zgjodhėn Princin Leopold Saxe-Coburg dhe Gotha.

Ky ishte fillimi i dinastisė belge, e para nė kėto vende qė u zgjodh direkt prej pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė kombit. Brenda kėtij kuadri kushtetues dhe duke punuar nė lidhje tė ngushtė me organet e tjera tė pushtetit, trashgimtarėt e tij nė fron, gradualisht kanė ndėrtuar njė bazė praktikash monarkiste, karakteristikat kryesore tė tė cilave do t'i japim mė poshtė.

***

Media u referohet bukur shpesh aktiviteteve tė jashtme tė Mbretit dhe audiencave qė ai u jep shumė belgėve si dhe personaliteteve tė huaja.

Mbreti mban gjithashtu fjalime ceremoniale. Por Mbreti nuk jep intervista, ai nuk diskuton pėr politikėn nė publik dhe nuk hyn nė debate me figura tė tjera publike. Nė fushėn publike nė ēfarėdo shkalle, veprimet e tij janė gjithmonė tė pėrkora dhe paraqesin vėshtirėsi tė diferencohen (tė dallohen se nga cili krah mban mbreti - sqarim i redaksisė). Kjo mund tė duket shumė e habitshme nė njė kohė kur sot ēdo gjė konsiderohet si njė ēėshtje pėr debat publik. Kjo mund ta keqorientojė publikun qoftė pėr qėndrimin e vėrtetė tė veprimeve tė Sovranit, po ashtu edhe pėr natyrėn e vėrtetė tė funksioneve monarkike. Problemi lidhet me dy shkaqe tė dukshme. E para ėshtė vetė natyra e monarkisė kushtetuese e parlamentare. E dyta duhet gjetur nė mėnyrat se si ka ndryshuar jeta publike nė Belgjikė qė prej 1830-ės.

***

Siē e kanė shpjeguar edhe dy anėtarė tė tij, Kongresi, i cili formuloi kushtetutėn e vitit 1831, donte njė monarki republikaniste, ose njė sovran kushtetues me institucione republikane.

Pėr kėtė qėllim ata adoptuan parimin e pėrgjegjėsisė ministrore. Sipas kėtij rregulli, asnjė prej veprimeve tė Mbretit nuk ėshtė me efekt, nėse ato janė tė mbuluara nga njė ministėr. Kėshtu nga ushtrimi i njėkohshėm i pushtetit legjislativ (propozimi dhe vėnia nė fuqi e legjislacionit) dhe i pushtetit ekzekutiv, nė njė aksion tė kombinuar nga mbreti dhe ministrat e tij, natyrshėm kėrkohet qė kjo tė japė efekt.

Arsyeja e dytė se pse ėshtė e vėshtirė pėr publikun qė tė ketė njė perceptim tė saktė tė rolit politik tė Mbretit, lidhet me mėnyrėn nė tė cilėn pushteti nė pėrgjithėsi, dhe qendrat vendimmarrėse publike nė veēanti, kanė evoluar qė prej 1830-ės.

Futja graduale e votimeve tė pėrgjithshme dhe ndryshimet politike, ekonomike dhe shoqėrore, qė kanė ndodhur, kanė shkaktuar njė ribalancim tė pushtetit brenda institucioneve dhe kanė rritur rėndėsinė e pushteteve 'de facto'.

***

Po ku konsiston ky ribalancim i pushteteve? Sė pari, ka ndodhur njė zhvendosje e pushtetit nga parlamenti drejt ekzekutivit. Kėshtu, brenda ekzekutivit, kanė ndodhur disa zvogėlime tė rolit tė Mbretit, krahasuar me ato tė Kryeministrit dhe qeverisė, si dhe disa forcime tė veprimeve individuale tė ministrave brenda njė sistemi kolegjial.

Si pėr ēdo pushtet 'de facto', kėto pėrfaqėsojnė mėnyrėn nė tė cilėn partitė politike kanė mundur tė dominojnė sistemin politik si njė tė tėrė dhe influencat me tė cilat grupet e mėdha tė presionit mund tė kėrkojnė arritjen e gjėrave. Brenda kėtij kuadri kompleks nė rritje, roli i secilės forcė kushtetuese duket se bėhet pėrherė e mė pak i dukshėm.

Kjo duket veēanėrisht nė rolin e monarkut.

Ēfarė mund tė thuhet pėr rolin e njė Mbreti nė lidhje me funksionimin e njė pushteti ekzekutiv? Nė respekt tė kėsaj mund tė heqim njė vijė dalluese midis funksioneve politike tė Sovranit dhe funksioneve tė tija simbolike ose pėrfaqėsuese.

Nė fakt Mbreti ėshtė simbol i unitetit dhe dhe pėrjetėsisė sė kombit, dhe si moderator i jetės politike.

 

Roli politik i Mbretit

Nė fushėn politike, funksioni i Mbretit nuk ka nevojė qė tė ushtrojė njė autoritet personal. Por Mbreti ndikon mbi protagonistėt politikė pėrmes sugjerimeve, kėshillimeve, paralajmėrimeve dhe inkurajimeve, qė tė arrijė opsionet e tij. Qėllimet e tija janė pėr vazhdimėsinė dhe jetėgjatėsinė, pėr objektivat afatgjata, dhe pėr "projekte tė mėdha" tė vendit dhe tė shtetit.

Mbreti e kryen rolin e tij pėrmes dialogut me tė gjithė ata tė cilėt marrin pjesė nė vendimmarrjet politike. Nė njė vend si Belgjika, kjo involvon jo vetėm parlamentin dhe qeverinė, por gjithashtu ente tė tjera tė shumta, tė cilat luajnė njė rol tė pėrhershėm nė kuvendimin (jo gjithmonė harmonik) i cili na ēon drejt vendimeve. Pėr kėtė arsye Mbreti i sheh pėrfaqėsuesit jo vetėm nga bota e politikės, por prej tė gjithė atyre qė kanė lidhje dhe ushtrojnė ndikim nė vend. Nė tė njėjtėn kohė, kėto takime, brendia e tė cilave mbetet konfidenciale, nė veēanti sa u takon takimeve me ministrat e tij, pėrfaqėsojnė njė burim tė vlefshėm informimi pėr Mbretin dhe i jep mundėsi atij tė ushtrojė influencėn e tij tė efektshme.

***

Rėndėsia dhe impakti i veprimeve politike tė Mbretit ndryshon nė varėsi tė rrethaneve dhe nė varėsi tė ecurisė sė jetės publike. Ajo ėshtė dhe duhet tė jetė konstante. Por ka raste kur roli i Mbretit, megjithėse ėshtė i mbuluar nė parim nga pėrgjegjėsia ministeriale, mund tė shihet mė qartė si dhe kur opinionet e tij mund tė ndikojnė fort nė zhvillimet politike. Njė moment i tillė ėshtė ai kur parlamenti ėshtė i shpėrndarė si dhe kur formohet njė qeveri. Nga ana tjetėr Mbretit nuk duhet t'i kėrkohet tė bėjė gjėra, tė cilat ai nuk ka tė drejtė qė t'i bėjė nė sistemin kushtetues tė Belgjikės. Mbreti mund dhe duhet tė pėrdorė tė gjitha mjetet qė ai ka nė dispozicion pėr tė kryer detyrėn e vet, vetėm ashtu siē e pėrshkruam mė sipėr. Gjithsesi ai s'mund tė shkojė mė tej duke ushtruar autoritetin personal.

***

Neni 91 i Kushtetutės thotė se Mbreti mund tė hipė nė fron vetėm pasi tė ketė bėrė solemnisht kėtė betim pėrpara dy Dhomave tė Parlamentit: "Unė betohem se do tė respektoj Kushtetutėn dhe ligjet e popullit tė Belgjikės, pėr tė mbrojtur pavarėsinė kombėtare dhe tėrėsinė territoriale tė saj."

Cili ėshtė kuptimi ekzakt dhe sinjifikimi i kėtij betimi? Para sė gjithash, siē shkruhet edhe nė Kushtetutė, ai pėrfaqėson njė premtim solemn personal. Pėrmendja specifike e pavarėsisė kombėtare dhe e tėrėsisė territoriale, brenda tė gjitha gjasave ėshtė inspiruar prej rrethanave qė ekzistonin nė kohėn kur ėshtė formuluar kushtetuta, njė kohė kur Belgjika sapo kishte marrė formė si shtet i pavarur, kufijtė e tė cilit kanė qenė tė kontestuar. Mbretėrit belgė i kanė konsideruar kėto dy pika, si njėrin prej detyrimeve tė tyre kryesorė.

Vijon nė numrin e ardhshėm

Pėrktheu nga anglishtja: Neritan Kolgjini

Marrė nga:

http://www.angelfire.com/pa/ImperialRussian/royalty/belgium/belgium02.html

 

POLEMIKA

Polemikė me z.Kastriot Myftaraj rreth shkrimit "Zogistėve u hyn paniku nga zbulimi i tė vėrtetave"(6)

1920: Zogu pėrballė politikės sė rebelimeve

Zogu ideoi dhe inicioi besėlidhjen e malėsorėve

Mė 6 mars 1920, bazuar nė pėrvojėn e suksesshme personale nė besėlidhjet e malėsive tė Matit, Dibrės e Lurės, dhe nė aftėsinė pėr tė depėrtuar nė shpirtin e malėsorėve liridashės, Zogu inicioi njė Asamble tė Pėrgjithshme me bajraktarėt dhe kryetarėt e malėsive tė Prefekturės sė Shkodrės, nė tė cilėn u aprovuan kėto vendime:

"1.U aprovue me unanimitet veprimi i delegatve tė Shkodrės dhe i rrethevet, qė njef vendimet e Asamblesė Kombėtare tė Lushnjes dhe Qeverin' e re tė Shqipnisė, n'urdhnat e tė cilėvet lypset me u shtruem.

2.U pėlqye forcimi i "Besės" si mbas kėtyne kushteve: Cilido, qė nga data e soēme, qoftė Shkodran o Malsor, bahet vegėl e tė huejit, ose shkakton ndo nji akt, i cili asht kundra interesave tė vendit dhe nė dobi t'anmiqvet tė Shqipnisė, ka pėr t'u dėnue nga Komisioni Shkodran i formuem bashkė me krenėt e malsivet e tė qarkut me kėto dėnime: Nxjerrja e tij jasht tokės shqiptare bashkė me familjen, tue iu sekuestrue veē kėsaj dhe gjith pasunija e tundshme dhe patunshme. Po nji dėnim i tillė ka pėr t'u zbatue edhe pėr gjithė ata qi i bajnė strehė kėtyneve.

Nji i tillė vendim ka me dalė nga Komisioni i Shkodrės, i pėrbamė nga nji pėrfaqsues pėr ēdo malsi, dhe n'eksekutimin e tij ka me u pėrdorun Kanuni i Malevet.

3.U lith "Besa" pėr mprojtjen e Atdheut kundra anmikut nė konformitet me vendimin e marrun n'Asamblen Kombtare tė Lushnjes, ku sa herė qi mund tė sulmohet toka shqiptare, tė gjithė do t'i dalin zot me armė nė dorė, si mbas besės sė dhanun.

Nji vendim i tillė i marrun me unanimitet, ka me i u bamun i dijtun popullit ndėr kisha e xhamija tė qytetit dhe tė katundevet, si edhe ndėr male e rrethe tė Shkodrės.

Akti u firmue prej 72 krenvet tė Shkodrės e tė rrethit, nga tė cilėt janė pėr t'u pėrmendun emnat e Bajraktarvet dhe tė Vojvodavet tė posht-shėnuem:

Uk Turku - Vojvoda i Kėlmendit; Vatė Marashi - Bajraktar i Shkrelit; Selman Lami - Bajraktar i Reēit; Shaban Istrefi - Bajraktar i Koplikut; Islam Tahiri - Bajraktar i Buzė-ujt; Dud Selmani - Bajraktar i Grizhės; Abdullah Mehmeti - Bajraktar i Rrjollit; Zejnel Alija - Bajraktar i Baksit; Cok Zeneli - Bajraktar i Sumas; Adem Tafa - Bajraktar i Drishtit; Lush Prela - Bajraktar i Shalės; Lulash Gjeloshi - Bajraktar i Shoshit; Avni Kola - Bajraktar i Gimajt; Mirash Ndou - Vovoda i Kirit; Hil Ndou - Bajraktar i Toplanas; Zef Pali - Bajraktar i Shllakut; Marash Peci - Bajraktar i Temalit; Geg Geika - Vojvoda i Shllakut.

Si pėrfaqsues tė qytetit, tė Malsivet e tė rrethit tė Shkodrės, n'Asamblen Kombtare u zgjodhėn: Xhemal Efendiu, Kadiu i Shkodrės, Xhemal Beu, Patėr Vinēenc Prendushi dhe Hil Mosi

(Pėrkthyer nga A. Giannini "Op. Cit.", faqe 37)

Konsolidimi i shtetit shqiptar gjatė vitit 1920

Mė 13-14 dhjetor 1920, Llojd Xhorxhi, Klemansoi dhe Niti, arritėn njė marrėveshje pėr coptimin e Shqipėrisė midis tre vendeve fqinje; Serbisė, Malit tė Zi dhe Greqisė, dhe kjo u quajt "kompromisi anglo-franko Italian".

(Dokumente tė Politikės sė Jashtme britanike, 1919-1939, Londėr, 1962, volume IV, dok. 18).

Mė 6 mars 1920, SHBA-tė u dėrguan Fuqive tė Mėdha tė Europės njė letėr tė presidentit amerikan, nė tė cilėn tekstualisht shkruhej: "Presidenti i SHBA-ve ripohon se nuk pranon asnjė plan qė i jep Jugosllavisė shpėrblime tokėsore nga krahinat e Shqipėrisė sė Veriut, pėr tė kompensuar trojet qė ajo ka humbur gjetiu..." (nėnkuptohet kalimi i Fiumes, pra Rijekės, nga Mbretėria SKS nėn administrimin e Italisė).

(S. N. Stavrinos "The Balkans", faqe 361).

Mė 13 gusht 1920, dibranėt, tė ndihmuar edhe nga vullnetarėt matjanė tė rekrutuar nga Zogu, i sulmuan serbėt dhe i detyruan tė tėrhiqen pėrtej kufijve shtetėrorė tė vitit 1913. Por Qeveria jugosllave dėrgoi pėrforcime ushtarake, duke refuzuar tė njihte kufijtė e pėrcaktuar nga Fuqitė e Mėdha nė Londėr. Serbėt, tė ndarė nė tre kolona, u drejtuan nga bregdeti dhe pushtuan Lezhėn. Mė pas ata iu afruan Tiranės. Pas hartimit tė njė proteste dėrguar Fuqive tė Mėdha, Zogu organizoi ushtrinė kombėtare dhe xhandarmėrinė, duke thirrur njėkohėsisht nė ndihmė edhe vullnetarėt nga radhėt e popullit dhe, pasi i shkatėrroi armiqtė, i detyroi tė tėrhiqen pėrtej kufijve.

Me rastin e kėtyre ngjarjeve, Qeveria italiane, konform Protokollit dypalėsh tė 2 gushtit 1920, shprehu qėndrimin e saj nė mbrojtje tė Sovranitetit tė Shtetit Shqiptar, me anė tė njė note proteste mė datė 16 shtator 1920, drejtuar Lidhjes sė Kombeve, ku pėrcaktonte se "... nuk mund tė toleronte kurrfarė cėnimi tė tėrėsisė territoriale tė shtetit shqiptar...".

Njė notė tė tillė proteste bėri edhe qeveria britanike.

Ndėrkaq, siē rezulton nga aktet e Lidhjes sė Kombeve, serbėt nė territorin shqiptar kishin shkatėrruar 6603 shtėpi, mbi 100 dyqane, dhe kishin vrarė mbi 2000 persona, ndėrmjet tė cilėve rreth 300 ishin djegur tė gjallė.

Mė 20 nėntor 1920, Zogu shpėrndau qarkoren nr.8592, tė shkruar e redaktuar personalisht, nė tė cilėn theksonte: "Qeveria e ndėrtuar nė bazė vendimeve tė Kongresit tė Lushnjes, ka filluar punėn e saj nė njė zonė qė pėrfshihej ndėrmjet Vjosės dhe brigjeve tė Matit. Gjatė qeverisjes sė saj ajo pati fatin qė tė realizonte idealin kombėtar e ta ēonte kufirin shtetėror nė linjat e vitit 1913".

(Terenc Toēi, gazeta "Atdheu", po aty.

Mė 17 dhjetor 1920, Lidhja e Kombeve vendosi ta njohė Shqipėrinė si shtet Sovran dhe ta pranojė atė me tė drejta tė plota si anėtare e saj, megjithė kundėrshtimet e Francės qė mbronte tezėn serbe, sipas sė cilės "Shqipėria s'ish njė entitet politik i pėrcaktuar mirė".

Kjo fitore e madhe nė aspektin ndėrkombėtar e gjeti vendin nė mungesė stabiliteti politik, pėr shkak se, mė 14 dhjetor 1920, kryeministri Sulejman Delvina dhe kabineti i tij dhanė dorėheqjen, kėshtuqė edhe Ahmet Zogu, nė momentin mė delikat tė problemeve tė brendshme, u detyrua tė japė dorėheqjen duke deklaruar: "Sot, duke konsideruar se i shėrbejmė atdheut, japim dorėheqjen dhe ia kalojmė pushtetin qeverisė sė re. Jemi krenarė pėr patriotizmin e nėpunėsve dhe i falenderojmė me gjithė zemėr. Detyra e tė gjithė patriotėve ėshtė t'i shėrbejnė gjithmonė me besnikėri Qeverisė sė re, pėr tė mirėn e popullit".

"Mbas rreth 10 muajsh tė njė aktiviteti tė pandėrprerė e tė palodhur, mbasi ia kishte ofruar 100 herė jetėn Atdheut nė kėtė periudhė kaq tė shkurtėr, Zogu la qeverinė me njė disiplinė prej njė ushtari tė mirė..., pa keqardhje, e pa asnjė dėshirė tjetėr pėrveēse tė mund tė vazhdonte tė punonte nė ndonjė mėnyrė tjetėr pėr tė mirėn e atdheut. Lėshoi pushtetin me njė gjest historik e fisnik: "Bindem!"

(Terenc Toēi, po aty).

Dhe si pėr t'i vėnė vulėn meritave tė Zogut dhe ndjenjės sė Tij tė detyrės ndaj Atdheut, vjen vlerėsimi i Konicės: "Pėr njė burrė shpirtmadh si Ahmet Zogu, pėrpara ēdo gjėje tjetėr qėndron me letra tė zjarrta fjala Detyrė..."

[Faik Konica 'Shqipėria si mu duk' (Pjesa e Dytė), botuar nė gazetėn 'Illyria' nė Nju Jork, 13-15 mars 1935].

Klika nuk e pėrdori por e vlerėsoi Zogun

Ju z.Myftaraj pėrdorni si instrument tė analizės fantazinė kur, duke e interpretuar gabimisht Vllamasin, shkruani se "Klika (ajo pėrbėhej kryesisht nga jugorė) kishte shėnuar katėr persona mes krerėve nga viset sipėr Lumit Shkumbin...".

Eshtė e vėrtetė qė Klika pėrbėhej kryesisht nga elementė jugorė, por ata ishin nacionalistė dhe pėr ta nuk kishte kuptim koncepti i pėrkatėsisė krahinore nė pėrzgjedhjen e burrave qė do tė qeverisnin vendin. Ky koncept mund tė ketė ekzistuar nė kokėn e Vllamasit, por nė veprėn e tij ai nuk na bėn tė dyshojmė se kishte tė tilla paragjykime krahinore.

Koncepti pėr pėrkatėsitė qė ēojnė nė dasi krahinore ėshtė juaji, dhe kėtė koncept e keni shfaqur vazhdimisht nė shkrimet tuaja.

Klika preferoi Abdi bej Toptanin, Bajram bej Currin, Aqif Pashė Biēakēiun dhe Ahmet bej Zogun, jo "... si njerėzit midis tė cilėve duhet tė zgjidhte...", por si njerėzit tė cilėt i pėrzgjodhi qėllimisht, pa rezerva e paragjykime, duke u dhėnė besim e poste tė merituara, pėr arsye tė ndikimit tė tyre madh nė popull dhe aftėsive tė spikatura qė ata posedonin.

Klika nuk lanēoi fuqishėm kurrfarė "karriere politike" tė Ahmet Zogut, sikundėr pohoni ju z.Myftaraj - pėrveēse i njohu Atij meritat atdhetare dhe ia shfrytėzoi aftėsitė sipas konceptit tė saj nacionalist, nė kohėt mė tė vėshtira pėr vendin.

Vllamasi ka tė drejtė kur pohon se "... nė Shqipėrinė e nėn Shkumbinit fuqia personale nuk loste njė rol me rėndėsi...". Dhe kjo sepse, nėn Shkumbin, askush nuk kish fuqi personale, pra ushtarake, pėr tė bėrė fatet e Shqipėrisė, qė asokohe bėheshin me forcėn e armėve.

Jugu i vendit prej kohėsh i kishte ndjerė mungesat e krismave tė pushkėve tė 3 ēetave me nga 12 vetė, sikundėr ishin ato tė Ēerēiz e Bajo Topullit dhe Mihal Gramenos, apo Sali Vranishtit e Sali Butkės.

Nė kushtet kur shteti shqiptar kishte financa tė pakta pėr tė organizuar forcat e armatosura, mijėra pasuesit e Zogut dhe Currit ishin njė thesar i vėrtetė pėr tė realizuar aksionet ushtarake tė domosdoshme pėr largimin e ushtrive tė huaja nga toka shqiptare. Pikėrisht pėr kėtė arsye u pėrzgjodh Zogu nė postin e ministrit tė Brendshėm, e mė vonė, nė fund tė nėntorit 1921, nė postin e komandantit ushtarak tė operacioneve nė Veri tė vendit bashkė me Bajram Currin.

Vllamasi ka shumė tė drejtė kur pohon se "Zogu ka qenė i krijuar pėr atė situatė...", pra pėr situatė lufte. Dhe kjo pėr shkak tė mbėshtetjes popullore, aftėsive tė rralla organizative, luftarake dhe trimėrisė sė pashoqe, ēka pėrcaktoi edhe suksesin e operacioneve ushtarake tė drejtuara e udhėhequra personalisht prej Tij kundėr serbėve, italianėve e grekėve nė tė gjithė territorin e vendit.

Nėse Zogu pranoi tė "pėrdorej", Ai e dinte mirė destinin e tij Hyjnor si Shpėtimtar i Atdheut.

Zogu e dinte mirė se detyra e luftėtarit atdhetar ishte lufta, drejt sė cilės ai shkonte si ushtar i bindur, gjė qė u shndėrrua mė vonė nė njė investim madhor politik, mbi tė cilin kulmoi mė pas edhe karriera e Tij politike prej shtetari qė Atdheun e bėri me pushkė dhe mendje tė ndritur.

Ai i justifikoi plotėsisht besimin e popullit dhe atdhetarėve shqiptarė, duke pėrgatitur gradualisht pistat e triumfit tė ardhshėm politik.

Por ju pėrsėri gaboheni z.Myftaraj, kur shkruani se "...kriteri i Klikės qe aftėsia pėr intriga tė paskrupullta dhe krime politike".

Ju tashmė duhet tė jeni bindur se, ishte pikėrisht Klika ajo qė kontribuoi dhe vendosi pėr fatet e vendit, sidomos nė Kongresin shpėtimtar tė Lushnjes. Nėse kėtė kryevepėr atdhetare (pra Kongresin e Lushnjes), ju e barazoni me "intriga tė paskrupullta dhe krime politike", atėherė ne duhet tė besojmė se veprat madhore politike e kombėtare qėnkan intriga dhe krime politike, apo produkt i tyre!!!

Nėse nė politikė intrigat janė tė natyrshme, ēka nuk ka pėrse tė mos kenė ekzistuar edhe nė kohėn qė po analizojmė, kėto nuk janė gjė tjetėr pėrveēse njė nga vektorėt mė tė parėndėsishėm tė komponentes politike qė, nė rastin e Klikės nė vitin 1920, ishte kryevepra atdhetare e Kongresit qė shpėtoi Shqipėrinė. Vetėm ju z.Myftaraj merrni guximin tė pohoni se shpėtimi i Atdheut konsiderohet krim politik dhe produkt intrigash!!! Ju shkruani se "zogistėt nuk kanė pse krenohen qė pėr kėtė rol u zgjodh Zogu"!!!.

Zogistėt kanė tė drejtė tė krenohen qė, pėr tė bėrė rolin e Shpėtimtarit tė Atdheut, u pėrzgjodh njėzėri Zogu, i cili kėtė detyrė e kreu me nder. Dhe kjo do tė thotė se ata kanė tė drejtė tė krenohen pėr kontributet madhore kombėtare tė Tij, qė sot janė shndėrruar nė kartė tė fuqishme morale pėr ithtarėt e Zogizmit - pėr tė marrė sėrish nė dorė fatet e vendit.

Tashmė zogistėt kanė nė duar njė thesar qė quhet "trashėgimia etatiste" e Atij qė i mori dhe i mbrojti pushtetet pėr tė bėrė Shqipėrinė dhe jo pėr ta lėnė vendin nė dorė tė antishqiptarizmės qė bėri rebelimet gjakatare deri nė fund tė shekullit tė kaluar, e qė sot bėn zullume mbi pushtete kriminale e tė kriminalizuara.

Ju shkruani se "Zogu..., i duhej Klikės", e cila mendonte ta pėrdorte si "hanxhar" pėr tė "nėnshtruar Shqipėrinė, dhe pastaj ta flakte tutje".

Vendosja e rendit, autoritetit tė shtetit dhe tėrėsisė territoriale tė pėrcaktuara si objektiva politike nė Kongresin e Lushnjes, nuk ishin pėrdorim "hanxharėsh" dhe "kasapėsh" pėr tė nėnshtruar Shqipėrinė!!!

Ky ėshtė pohim absurd dhe vetpranim nga ju i koncepteve tė gabuara pėr rolin dhe misionin e shtetit.

Zogun nuk e flaku askush pas kryerjes sė detyrės sė ministrit tė Brendshėm, pėrkundrazi, Atij iu besua njė detyrė tjetėr tejet e rėndėsishme, ajo e komandantit tė operacioneve nė Veri tė vendit, kundėr serbėve, si edhe Bajram Currit.

Zogu nuk ishte "kasapi" i Klikės por shpėtimtari i Atdheut

Ju z.Myftaraj gaboni kur i atribuoni Zogut epitetin "kasap" pėr t'i dhėnė atij ngjyrat e njė gjakatari. Zogu i emėruar nga Kongresi i Lushnjes, pra qoftė edhe nga Klika, nuk bėri tjetėr veēse luftoi me okupatorėt e huaj dhe, nėse i ka vrarė ata, nuk mund tė etiketohet "kasap", sepse atėherė nuk e di sesi do t'ua vini ju emrin atyre qė derdhin gjakun e tyre e tė okupatorėve pėr hir tė ēlirimit tė Atdheut!!!

Nė dhjetor 1920, disa javė pas krijimit tė kabinetit tė Iljaz Vrionit, nė tė cilin Zogu mbajti sėrish postin e ministrit tė Brendshėm (kabinet i krijuar mė 16 nėntor 1920, pas dorėheqjes, mė 15 nėntor, tė qeverisė sė kryesuar nga Sulejman Delvina), Zogu i paraqiti dorėheqjen kryeministrit Vrioni, sepse nuk ishte nė njė mendje me disa politika tė kėsaj qeverie.

Pra askush nuk e "flaku" Zogun, por Ai dha dorėheqjen z.Myftaraj - aq mė tepėr qė nuk kishte ndonjė detyrim konkret, pasi nė kėtė kohė Ai nuk ishte anėtarėsuar nė organizatėn Krahu Kombėtar!

Diplomacia dhe kufijtė e rrezikuar tė shtetit shqiptar

Meqenėse zgjidhja pėrfundimtare e problemit tė kufinjve shtetėrorė po vonohej nga Fuqitė e Mėdha, nė shtator 1920, qeveria e Sulejman Delvinės hodhi njė hap inteligjent dhe tė domosdoshėm, tek kėrkoi anėtarėsimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve.

Mė 12 tetor, nė cilėsinė e kryetarit tė delegacionit shqiptar pranė Konferencės sė Paqes, Pandeli Evangjeli e pėrsėriti kėrkesėn pėr anėtarėsimin e Shqipėrisė.

Nė pėrgjigjen e datės 20 tetor, Sekretari i Pėrgjithshėm i Lidhjes i kėrkoi Evangjelit paraqitjen e dokumentave tė nevojshėm rreth Statutit tė Kongresit tė Lushnjes, qė e pėrcaktonte Shqipėrinė si njė shtet Sovran. Nė notėn e saj tė 8 nėntorit, qeveria shqiptare pėrgjigjej se "Pavarėsia e konsakruar nė Lushnje bazohej nė vendimin e Konferencės sė Ambasadorėve tė vitit 1913 dhe dokumentat e Pavarėsisė, ishin tė njejta me ato tė konfirmuara nga ky vendim dhe aktet pėrkatėse tė njohjes sė Sovranitetit tė shtetit shqiptar, si dhe nė ato tė Protokollit tė Firences sė vitit 1914, tė nėnshkruara dhe tė publikura nga 6 Fuqitė e Mėdha". Njėkohėsisht nė notė argumentohej se nuk bėhej fjalė pėr njė shtet tė porsaformuar, por pėr njė shtet qė kishte ekzistuar qė para LPB, dhe qė gjatė konfliktit mbarėbotėror kishte qėndruar neutral, ndonėse kish vuajtur pasojat e tmerrshme tė pėrplasjes sė blloqeve ndėrluftuese.

Ja si u pranua Shqipėria nė Lidhjen e Kombeve

Nė mbledhjen e 11 dhjetorit tė Lidhjes sė Kombeve, delegati francez, Viviani, kėrkoi shtyrjen e shqyrtimit tė kėrkesės sė Shqipėrisė, me pretekstin e shfuqizimit tė vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve dhe tė Protokollit tė Firences (!!!), pėr t'i dhėnė kėshtu mundėsi Jugosllavisė e Grerqisė qė ta coptonin Shqipėrinė dhe pėr ta vėnė Lidhjen para faktit tė kryer, duke nulifikuar kėshtu kėrkesėn e Shqipėrisė pėr anėtarėsim, sepse nėse shteti shqiptar do tė copėtohej e gllabėrohej, Lidhja nuk do tė kish ēfarė tė pranonte nė gjirin e saj.

Propozimi i Vivianit u pranua pas votimit qė rezultoi 13 : 8.

Por pėrfaqėsuesi i Afrikės Jugut, Lordi Sesil, dashamirės i shqiptarėve, propozoi dhe insistoi qė kėrkesa e Shqipėrisė tė shqyrtohej dhe votohej nė mbledhjen e Asamblesė sė Pėrgjithshme, pasi nė votimin e parė kishin marrė pjesė vetėm 21 vende.

Nė mbledhjen e Asamblesė ndodhi mrekullia: Shqipėria u pranua nė Lidhjen e Kombeve, pasi fitoi 35 vota pro pėrkundrejt 7 abstenimeve, ndonėse de jure njohja u shty deri nė afatin e pėrcaktimit pėrfundimtar tė kufinjve, pas shqyrtimit tė pretendimeve tė fqinjėve.

Por menjėherė pas pranimit, Shqipėria kėrkoi njohjen formale tė kufinjve shtetėrorė dhe rregullimin e njėkohshėm tė mosmarrėveshjeve me Jugosllavinė dhe Greqinė pėr ēeshtjet kufitare tė mbetura pezull, deri nė ratifikimin pėrfundimtar tė kufinjve shtetėrorė konform vendimeve tė Fuqive tė Mėdha nė vitet 1913 dhe 1914, kėrkesė qė u pėrsėrit nga kryeministri Vrioni edhe nė maj tė vitit 1921.

Kėshilli i Lidhjes e vuri kėrkesėn shqiptare nė rendin e ditės sė punimeve mė 25 qershor, duke ftuar edhe pėrfaqėsuesit jugosllav e grek pėr tė paraqitur pretendimet. Nė kėtė seancė, pėrfaqėsuesi shqiptar kėrkoi emėrimin e njė komisioni nga Lidhja, pėr studimin nė vend tė kufinjve, pėr respektimin e vendimeve qė i pėrcaktonin ato.

Pėrfaqėsuesit jugosllav dhe grek, nė sintoni kėrkuan hedhjen poshtė tė kėrkesės shqiptare, me pretekstin se Konferenca e Ambasadorėve, ose Kėshilli Suprem i Lidhjes, kishin kompetencė pėr caktimin pėrfundimtar tė kufinjve ndėrshtetėrorė me Shqipėrinė.

Por ndėrkohė kish shpėrthyer kryengritja e Mirditės, e cila ishte organizuar enkas pėr tė krijuar pretekstin e ndėrhyrjes jugosllave pėr pushtimin e trojeve shqiptare.

Miratimi i Komisionit Ndėrkombėtar pėr "Mirditėn"

Mė 16 gusht 1921, delegati shqiptar nė Lidhjen e Kombeve, Fan Noli, i kėrkoi Lidhjes tė ndėrhynte pėr rivendosjen e paqes midis Jugosllavisė dhe Shqipėrisė.

Mė 2 shtator 1921, Noli dhe delegati jugosllav Jovanoviē, dolėn para Kėshillit tė Lidhjes. Noli dėshmoi me prova kėrcėnimin e paqes midis dy vendeve, pėr shkak tė intervencionit tė bandave jugosllave brenda territorit shqiptar, pėr tė ndihmuar nė krjimin e Republikės Separatiste tė Mirditės dhe kėrkoi largimin e trupave jugosllave nga territori ynė, por Jovanoviē lexoi shkresat drejtuar qeverisė jugosllave nga Presidenti i "Republikės sė Mirditės", ku pretendohej se qeveria e Tiranės nuk njihej si pėrfaqėsuese e popullit dhe nuk kishte autorizmim apo mandat pėr ta pėrfaqėsuar atė, dhe se si pėrfaqėsuese legjitime e shqiptarėve duhej tė njihej "Qeveria e Mirditės" nė egzil, nė Jugosllavi, ndaj dhe pėr kėtė arsye delegati jugosllav kėrkoi dėrgimin nė vend pėr verifikim tė njė komisioni tė Lidhjes.

Nė replikėn e tij Noli iu pėrgjigj Jovanoviēit se "qeveria e Mirditės e kishte selinė nė Prizren, pra nė njė territor qė ndodhej brenda kufinjve administrativė tė Mbretėrisė SKS dhe, si e tillė, ishte njė qeveri e krijuar nga serbėt, dhe duke qenė larg shqiptarėve tė krahinave qė pretendonte se qeveriste, kjo qeveri natyrshėm qė nuk mund tė pėrfaqėsojė asgjė". Por Jovanoviē, i vėnė me shpatulla pas murit, kaloi nė sulme brutale tek e akuzoi Shqipėrisė si njė "shtet inekzistent, nė fazė embrionale dhe anarki tė plotė" dhe se pėr kėtė arsye, "meqenėse ndodhej pa kufinj tė pėrcaktuar, shteti shqiptar nuk kish territore tė pėrkufizuara dhe nuk mund tė pretendonte pėr cėnim kufinjsh dhe territoresh, sepse nuk mund tė kish dhunim tė kufinjve qė nuk ekzistonin".

Kjo marrėzi e detyroi Kėshillin qė t'i tėrhiqte vėmendjen Jovanoviēit, qė tė mos i ngrinte mė problemet e mosekzistencės sė kufinjve tė njė shteti Sovran dhe anėtari tė Lidhjes.

Mė 15 shtator, Lordi Sesil i kėrkoi Kėshillit kalimin pėr shqyrtim dhe votim tė vendimit nė Konferencėn e Ambasadorėve.

Pas njė seance ku Noli shkėlqeu me polemika tė mprehta dhe argumenta tė shkėlqyera, mė 2 tetor Konferenca e Ambasadorėve vendosi qė tė dėrgojė nė Shqipėri njė komision kontrolli pėr verifikimin e problemit nė vend.

Mė 6 tetor, Konferenca pėrzgjodhi Komisionin me pėrbėrje prej tre anėtarėsh: me nė krye finlandezin Thefleff, kolonelin Schaeffer nga Luksemburgu dhe majorin norvegjez Meinich. Konferenca i kėrkoi Komisionit qė tė shkonte nė Shqipėri brenda datės 1 nėntor, ēka u realizua me sukses, duke shėnuar arritjen mė tė madhe diplomatike pėr shtetin e ri shqiptar.

Delegati britanik Fisher, nė mbledhjen e posaēme tė Kėshillit tė Lidhjes sė Kombeve, qė u mbajt nė Paris mė 16 nėntor 1921, e akuzoi Jugosllavinė se "kishte nxitur dhe ndihmuar kryengritjen e Mirditės".

 

Zogu sėrish ushtar i Atdheut nė vitin 1921

Mė 17 shtator 1921, me urdhėr tė Pashiqit trupat serbe pushtuan "Vijėn e Demarkacionit", sikundėr quhej vija ushtarake Lurė-Muhur-Arras-Sinė-Katėr Grykėt.

Nė kėtė kohė Ahmet Zogu ishte deputet i thjeshtė, por qeveria, duke e ditur se vetėm Ahmet Zogu mund tė rivendoste gjendjen dhe tė largonte serbėt, e ngarkoi Zogun nė detyrėn e Komandantit tė Pėrgjithshėm tė Krahut Lindor.

Tė tmerruar nga ky emėrim, serbėt i pėrforcuan trupat e tyre me Regjimentin 21 tė Kėmbėsorisė sė Shkupit dhe Regjimentin e Kėmbėsorisė tė dislokuar nė Vranjė, ndėrsa gjatė muajit nėntor i pėrforcuan edhe me 6 regjimente te tjera tė Kėmbėsorisė. Por megjithatė, Zogu i pėrzuri trupat serbe dhe arriti tė neutralizojė njėkohėsisht edhe rebelimin e Mirditės.

Por pikėrisht nė kėto momente dramatike pėr shtetin shqiptar, Hasan Prishtina dhe pėrkrahėsit e tij rrėzuan qeverinė e Pandeli Evangjelit, me kobure nė kokėn e kryeministrit.

Difuzioni dhe shkartisja e klasės politike

Megjithė suksesin politik qė u kurorėzua me rrėzimin e qeverisė sė Iljaz Vrionit, "Bashkimi i Shenjtė" nuk arriti t'i kėnaqė ambicjet pėr poste ministrore tė pjesėmarrėsve tė tij, ndaj dhe fundi i vitit 1921, qoftė edhe pėr shkak tė ngjarjeve tragjike, shėnoi shumė shpejt edhe fillimin e krizės sė kėtij grupimi amorf karrieristėsh.

Deputetėt e Korēės u shkėputėn nga ky formacion politik dhe iu bashkuan grupit tė ri tė formuar nga Iljaz Vrioni, (tė cilin mė parė kėta arrivistė e "flijuan" me njė interpelancė absurde tek e akuzuan pėr pėrvetėsim tė kompetencave tė vartėsve), qė tashmė filloi tė quhej grupi "Indipendent". Por edhe ikanakėt nga Partia Popullore, formuan njė parti tė re tė quajtur "Partia Kushtetuese", me deputetė tė Elbasanit, Beratit, Tiranės e disa tė tjerė.

Mė 2 dhjetor 1922, pasi u bė sėrish ministėr i Brendshėm, Zogu e mori nėn kontroll Krahun Kombėtar (Klikėn) dhe gjithė Partinė Popullore, Kėshilli Kombėtar i sė cilės pėrbėhej nga 20 pėrkrahės tė Shefqet Vėrlacit, nga 18 pėrkrahės tė Ahmet Zogut si dhe 3 tė tjerė tė grupit Indipendent tė Iljaz Vrionit, qė pėrkrahnin Ahmet Zogun. Partia Popullore pėrfaqėsonte si mendimin konservator, ashtu edhe atė liberal. Fraksionet e saj qėndronin pezull mbi aleanca tė brishta, thuajse formale, por qė gjithsesi formonin njė grupim qė i dominonte rivalėt politikė.

Nė shtator 1923, me largimin e mjaft figurave, dikur kryesore, Partia Popullore kaloi tėrėsisht nėn drejtimin e hekurt tė Ahmet Zogut, dhe pėr shkak tė prirjeve tė theksuara reformatore nė qeverisjen e vendit, ajo krijoi lidhje tė fuqishme dhe raporte tė drejtpėrdrejta me popullin, duke e justifikuar plotėsisht emrin e saj.

Pas largimit nga Partia Popullore, shumė nga kundėrshtarėt e Zogut aderuan nė Partinė Pėrparimtare, qė u krijua nė shtator 1923. Kjo parti e re pėrfshinte nė gjirin e saj latifondistė tė mėdhenj dhe atdhetarė tė shquar si Shefqet bej Vėrlaci, Iliaz bej Vrioni, Mehdi bej Frashėri, etj., si dhe elementėt antizogistė qė vinin nga Komiteti "Mbrojtja e Kosovės", si Hoxha Kadriu (qė ishte edhe kryetar i partisė), Hasan Prishtina, Bajram Curri, etj.

Partia Pėrparimtare ishte forca qė u shpėrbė shumė shpejt, pėr shkak tė kontradiktave qė ekzistonin midis drejtuesve tė saj, arrivistė tė tėrbuar. Iljaz Vrioni, pas krijimit tė grupit Indipendent, flirtoi haptas me Partinė Popullore tė drejtuar nga Ahmet Zogu, ndėrsa Shefqet Vėrlaci e pasoi duke kapėrcyer "gardhin" dhe duke u bėrė ndėr figurat mė kryesore tė Partisė Popullore.

Terenc Toēi e pėrshkruan mjaft mirė shkartisjen e klasės politike nė kėtė segment kohor, tek shkruan: "... U krijuan grupe politike nė njė vend, ku populli nė maxhorancė dėrrmuese nuk ishte pjesėtar i ndonjė partie.

... u krijua edhe njėfarė unioni, i mbiquajtur "Bashkimi i Shenjtė", qė synonte tė pajtonte partitė me njė..., ndarje 'racionale' tė karrigeve ministrore.

Nuk mohoj se tė gjithė, ose pothuaj tė gjithė, kishin ide patriotike, por nė masė dėrrmuese atyre u mungonte vizioni i saktė pėr problemet jetėsore qė duhej tė pėrballonin, si dhe aftėsia pėr tė kuptuar kapacitetin e vet politik dhe administrative".

Klika dhe kryengritja separatiste e Mirditės

Ju z.Myftaraj shkruani: "Sa pėr praktikat e dhunshme pėr arritjen e qėllimeve politike, njerėzit e Klikės dhe Partisė Popullore nuk filluan t'i pėrdorin nė vitin 1924, por..., pėr tė vazhduar me... shtypjen e dhunshme tė Mirditės nė vitet 1920-1921, qė i detyroi krerėt e Mirditės tė pranojnė ndihmėn serbe pėr tė shpėtuar nga dhuna e Klikės nė pushtet...".

Ju gaboni qėllimisht z.Myftaraj, sepse kur shpėrtheu rebelimi i Mirditės, nuk ka patur kurrfarė represioni nė kėtė krahinė. Dhe kjo sepse qeveria nuk kishte mundėsi tė bėnte represion, ngaqė ishte angazhuar totalisht, qoftė ushtarakisht, qoftė diplomatikisht, nė zgjidhjen e krizės sė rrezikshme tė kufinjve veriorė me Jugosllavinė.

Sė dyti, edhe po ta kishte kėtė pikėsynim, qeveria nuk ishte nė gjendje tė luftonte nė dy fronte, aq mė tepėr qė, pėr shkak tė pozicionit gjeografik tė Mirditės, do t'i duhej tė angazhonte trupat e saj midis dy zjarresh, nė hapėsira tejet tė ngushta, ēka do tė ishte vetvrasje dhe asgjėsim i sigurtė i tyre dhe njėkohėsisht motivim i planeve politike e diplomatike dhe i gjithė aksionit anti-shqiptar, ndėrkombėtar tė Beogradit e Cetinės, pikėrisht nė kohėn kur Pashqi kishte dislokuar afro 50 mijė trupa tė armatosur gjer nė dhėmbė, gjatė gjithė kufirit ndėrshtetėror, nė Lindje dhe Veri.

Pikėrisht nė fund tė qershorit 1921, tamam nė kohėn qė Qeveria shqiptare ishte pėrkushtuar totalisht pėr tė zgjidhur krizėn e kufinjve, Pashiqi frymėzoi dhe stimuloi shpėrthimin e rebelimit tė separatistėve tė Mirditės.

Mė 17 korrik, nga Prizreni, Kapidani i Mirditės Gjon Marka Gjoni, shpalli krijimin e Republikės Separatiste tė Mirditės dhe u kėrkoi fqinjėve e Fuqive tė Mėdha njohjen e saj. Por Fuqitė e Mėdha e kuptuan lojėn e Beogradit dhe reaguan ndaj lojės trashanike tė marrjes nėn sqetuj tė njė krijese katolike nga shteti mė ortodoks i Ballkanit, shtetarėt e tė cilit, qė nė kohėn e Stefan Dushanit, janė shuguruar e mbajtur nė pushtet nga Kisha Ortodokse Serbe.

Zogu dhe rebelimi i Mirditės

Nė kohėn kur shpėrtheu kryengritja e Mirditės, Zogu ishte thjesht deputet, ngaqė kish dhėnė dorėheqjen si ministėr i Brendshėm mė 14 nėntor 1920, kur ra kabineti i Sulejman Delvinės.

Qeveria e Iljaz bej Vrionit, e trembur nga rebelimi, dėrgoi menjėherė forca ushtarake, nėn komandėn e Ali Riza Kosovės, pėr ta marrė nėn kontroll situatėn nė Mirditė, por trupat qeveritare ranė nėn zjarrin e rebelėve tė gėnjyer e tė armatosur mė sė miri, me ndihmėn e serbėve. Ali Rizai u pėrgjigj flakė pėr flakė dhe nė luftime pati tė vrarė nga tė dy krahėt. Por operacionet qeveritare dėshtuan dhe flaka e rebelimit kėrcėnonte tė pėrhapej.

Dhe si gjithmonė u shenjua sėrish Ai, i vetmi qė mund tė rivendoste rendin dhe tė paqėtonte situatėn, Ahmet Zogu, i cili, kėtė herė, mori si krah tė djathtė nė drejtimin e operacionit ushtarakun Hysni Dema.

Zogu e pranoi detyrėn si ushtar i bindur dhe e paqėsoi Mirditėn pa gjak, vetėm e vetėm me ndėrhyrjen miqėsore tė bajraktarit tė Oroshit, atdhetarit tė shquar Prengė Marka Prenga.

Nė kėmbim tė besės sė mirditorėve Zogu premtoi faljen e kryengritėsve tė armatosur dhe heqjen e taksave e xhelepeve pėr Mirditėn, premtim tė cilin e mbajti gjatė gjithė kohės qė qėndroi nė pushtet, pra deri mė 7 Prill 1939.

Jo vetėm kaq, por pas paqėtimit tė Mirditės, djemtė e armatosur mirditorė, e qė tė mashtruar kishin luftuar kundėr ushtrisė qeveritare, me urdhėr tė bajraktarit tė Oroshit Prengė Marka Prenga, iu atashuan trupave tė Zogut dhe, vullnetarisht, e mbėshtetėn atė nė rivendosjen e rendit pas Grushtit tė Shtetit tė Dhjetorit 1921, si dhe pėr shtypjen e rebelimit tė tė njejtėve autorė, nė Mars tė vitit 1922.

Mit'hat Frashėri, nė nė veprėn ("Fati i Shqipėrisė", faqe 179), shkruan: "Nė kėtė kohė, njė kryengritje shpėrtheu nė Mirditė... Fuqitė e qeverisė dėrguar kundėr rebelėve, qenė tė paafta ta shtypnin rebelimin..., dhe rendin e qetėsinė nuk mundėn t'i vendosnin. Mė sė fundi, qeveria iu drejtua Zogut qė tė merrte pėrsipėr komandėn e Fuqive ushtarake pėr tė shtypur rebelimin dhe vendosur rendin. Brenda njė kohe tė shkurtėr, Zogu mundi ta paqėsojė vendin dhe rendi mbretėroi sėrish nė krahinėn e Mirditės".

Vijon nė numrin e ardhshėm

 

IN MEMORIAM

Ngushėllim

Kryesia e PLL, Senati i Veteranėve, dega e PLL Tiranė dhe Redaksia e gazetės "Atdheu" dhe mbarė legalistėt shqiptarė, marrin pjesė me dhimbje dhe ngushėllojnė thellėsisht familjen Kaceli, miqtė dhe tė afėrmit, pėr vdekjen e parakohshme tė z.Besnik Kaceli, njė ndėr legalistėt e nderuar dhe ish nėnkryetar i degės sė PLL Tiranė.

 

___________________________

12 December 2004
___________________________

Sot shqiptarėt kanė rastin tė japin votat e para pėr LZHK

Legalistė, votoni kandidatėt e LZHK!

Prej disa javėsh krerėt lokalė tė PLL dhe ata nė qendėr janė angazhuar nė gjirin e LZHK pėr tė arritur njė rezultat sa mė optimist nė zgjedhjet e sotme pėr kėshilltarė tė komunės Dushk.

 

Editorial

Shqiptarėt, kampionė tė tolerancės ndėretnike dhe ndėrfetare

Nga Astrit KOLA

Samiti dyditor me temė: Zhvillimi i dialogut ndėrfetar dhe ndėretnik - faktor i rėndėsishėm pėr stabilitetin dhe zhvillimin e vendeve tė Europės Juglindore, zgjoi kėrshėrinė e mediave dhe publikut, duke nxitur njėkohėsisht refleksione tė justifikueshme.

Pjesėmarrja e nivelit tė lartė administrativ e shkencor, jo vetėm nuk arriti tė shmangė stereotipinė e retorikave demokratike nė referimet e diskutantėve, por anashkaloi dhe preku pėrciptaz shkaqet reale tė prishjes sė ekulibreve ndėrfetare dhe ndėretnike nė rajonin tonė tė trazuar.

Iniciativa inteligjente dhe fisnike e kryetarit tė Shtetit, z.Moisiu, nuk arriti dot tė nxisė debate transparente, qė do tė shpėrfaqnin motivet organike dhe strategjitė e destabilizimit ballkanik, qė gjallojnė fshehur dhe haptas, me kahje antishqiptare dhe frymėzime "antislamike". Madje kėto tė fundit u pėrdorėn si objektiva pėr tė siluruar zgjidhjet magjistrale nė themel tė tė cilave qėndron shkelja dhe dhunimi i tė drejtave tė shqiptarėve.

Referimi i shpeshtė tek "terrorizmi islamik - si rrezik kryesor", nuk ėshtė nė gjendje tė shpjegojė agravimin deri nė kulmim tė konflikteve ndėretnike e ndėrfetare nė ish Jugosllavi, gjatė dekadės sė fundit e nė kėtė fillim mijėvjeēari nė Maqedoni - para se tė shfaqej fantazma e "Bin Laden"-it.

Si pėr ironi tė kėtij Samiti, Beogradi dhe suportuesit e tij filluan sulmin pėr penalizimin e kryeministrit tė Kosovės Ramush Haradinaj, pėr "krime lufte" dhe nxjerrjen e tij para Tribunalit tė Hagės. Dhe kėtė e bėjnė pikėrisht ata qė i lanė duart si ponc-pilatė pėr genocidin e pashembullt, me nxjerrjen e Sllobos para gjyqeve tė Hagės, ku mė shumė se denazifikimi i Serbisė nacional-socialiste, po glorifikohet heroika e figurės mė eminente tė ultranacionalizmit serb dhe po stigmatizohen kampionėt perėndimorė tė lirisė sė shqiptarėve e boshnjakėve, Bill Klinton dhe Toni Bler.

Tė gjithė oratorėt e Samitit tė Tiranės iu shmangėn pėrmendjes sė genocidit tė pėrgjakshėm ku humbėn jetėn 250 mijė boshnjakė dhe 20 mijė shqiptarė tė Kosovės, dhe anashkaluan Haraēinėn rrėnqethėse dhe Manastirin e djegur nga shovenėt maqedonas.

Dhe ironia ulėret kur askush prej tyre nuk e pėrmendi faktin se, pėr tė ētensionuar konfliktet ndėretnike dhe ndėrfetare nė rajon, para sė gjithash "demokratėt e rinj" tė Beogradit duhet tė dorėzojnė nė Hagė Ratko Mlladiēin e Radovan Karaxhiēin, bashkė me komandantin e Armatės III-tė jugosllave nė Kosovė, gjakatarin Nebojsha Pavkoviē, i cili madje guxon tė kandidojė edhe pėr postin e presidentit tė Serbisė.

Pėr tė rivendosur paqen ndėrfetare e ndėretnike, Ballkani nuk ka nevojė tė mallkojė e kėrkojė gjetjen nėpėr skutat e Tora Borės sė Bin Ladenit, as tė ngazėllehet pėr nxjerrjen nga vrimat tė Sadam teveqelit, krimet e tė cilėve janė dhjetėra herė mė tė vogla se ato tė gjakatarėve serbė dhe maqedonas.

Askush nga oratorėt nuk arriti tė shpjegojė lidhjen e harmonisė ndėrfetare e ndėretnike me zhvillimin e rajonit, ndėrkohė qė Shqipėria, si shtet kampion i shpalosjes sė kėsaj harmonie - pėrpėlitet nė kthetrat e moszhvillimit ekonomik dhe mjerimit, nė njė kohė qė Serbia, e cila zhvilloi dhe pėrballoi disa luftėra gjatė njė dekade, sot ka standard jetese dhe parametra zhvillimi disa herė mė tė mėdha se Shqipėria londineze, ndonėse ndodhej nėn "bllokadė" ekonomike, ndėrkohė qė Shqipėria asistohet nga organizmat mė tė fuqishėm financiarė botėrorė.

Por ajo qė ėshtė mė e dhimbshmja, askush nė Samit nuk e preku faktin se toleranca dhe harmonia ndėretnike e ndėrfetare, ėshtė antipod i skemave tė zvarritjes sė zgjidhjes sė ēeshtjeve kombėtare nė rajon dhe synimeve pėr aneksime territoriale, tek pėrplasi ushtarakisht edhe serbėt e kroatėt joislamikė.

Nga tė gjithė personalitetet qė u prononcuan nė Samit dhe media, vetėm mendjendrituri Arbėr Xhaferri atakoi rrėnjėt e konflikteve ndėretnike e ndėrfetare nė rajon, ēka prishi edhe "syun e keq" tė tolerancės reciproke tė oratorėve qė, mė tepėr synonin tė konformoheshin nė tolerancė me njėri-tjetrin, sesa tė predikonin tolerancė ndėrtenike dhe ndėrfetare, tė cilat e kanė detonatorin nė themele, dhe jo pėr faj tė shqiptarėve.

KRYESORE

Sot shqiptarėt kanė rastin tė japin votat e para pėr LZHK

Legalistė, votoni kandidatėt e LZHK!

Prej disa javėsh krerėt lokalė tė PLL dhe ata nė qendėr janė angazhuar nė gjirin e LZHK pėr tė arritur njė rezultat sa mė optimist nė zgjedhjet e sotme pėr kėshilltarė tė komunės Dushk.

Mbyllet fushata nė komunėn Dushk

Gjatė kėsaj jave drejtuesit qendrorė dhe lokalė tė PLL, nė kuadėr tė tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, kanė kryer njė aktivitet intensiv pėr fushatėn e zgjedhjeve tė pjesshme pėr kėshillin e komunės Dushk qė po zhvillohen kėtė tė diel.

Gjatė ditės sė hėnė dhe tė martė Kryetari i PLL z.Ekrem Spahiu, nėnkryetari z.Murat Basha, Sekretari i marrėdhėnieve me publikun z. Neritan Kolgjini dhe Drejtori i departamentit tė organizimit z.Nevruz Ndregjoni, tė shoqėruar nga drejtuesit lokalė tė PLL, organizuan takime nė disa fshatra tė komunės Dushk. Pjesė e punės sė tyre ishte jo vetėm shpalosja e programit tė LZHK-sė dhe objektivave tė saj, por edhe pėrzgjedhja, caktimi dhe trajnimi i personave qė do tė jenė pėrfaqėsues tė LZHK-sė nė qendrat e votimit si dhe pėrgatitja e takimit tė madh qė u zhvillua ditėn e mėrkurė.

Kėshtu, ditėn e mėrkurė pasdite, nė qendėr tė komunės Dushk u zhvillua njė bashkėbisedim i gjerė ku merrnin pjesė jo vetėm banorė tė Dushkut, por dhe fshatrave pėrreth, anėtarė tė PLL dhe simpatizantė tė LZHK-sė. Nė kėtė takim ishin gjithashtu drejtuesit e lartė tė PLL, drejtues tė partive pjesėmarrėse nė koalicion si dhe z. Tomorr Malasi si i ngarkuari posaēėrisht nga LZHK-ja pėr zgjedhjet nė kėtė komunė.

Fjalėn e hapjes e mbajti z. Shpėtim Axhami, kryetar i degės sė PLL Lushnje dhe person i autorizuar pėr tė pėrfaqėsuar LZHK-nė nė kėto zgjedhje.

Ai, pasi falenderoi tė pranishmit pėr pjesėmarrjen nė takim dhe uroi mirėseardhjen, i ēeli udhėn njė bashkėbisedimi i cili zgjati gjatė.

Sė pari e mori fjalėn zotėri Agim Kajo, banor i zonės dhe simpatizant i LZHK-sė. Ai foli pėr gjendjen e vėshtirė qė ekzistonte nė komunė, pėr mungesėn e invėstimeve nė infrastrukturė, si dhe pėr vėshtirėsitė e mėdha qė hasnin fermerėt e kėsaj zone nė tė gjitha hallkat e ciklit tė prodhimit. Ai tha se gjendja gjatė kėtyre viteve nuk ka ndryshuar aspak pėr mirė, ekonomia bujqėsore ka rėnė dhe se qeveritė kanė qenė tė papėrgjegjshme. Ai i ftoi bashkėfshatarėt e tij qė tė mos gėnjeheshin duke votuar si deri mė tani, por nė mėnyrė masive tė votonin pėr LZHK-nė si njė alternativė e re qė do tė ndryshonte realitetin.

Pas tij foli z Tomorr Malasi. Duke ju drejtuar ngrohtėsisht tė pranishmėve ai tha se "ju falenderoj dhe ju sjell pėrshėndetjet e Naltmadhėrisė, trashėgimtarit tė Fronit mbretėror Leka Zogu". Ai tha se nė vitin 2005 do tė kemi zgjedhje tė tėrgjithshme dhe se kemi ardhur sot kėtu pėr tė sqaruar pozicionin politik tė LZHK-sė dhe tė ftojmė banorėt qė tė zgjedhin pėrfaqėsuesit e tyre nė kėshillin e komunėn. Momenti ėshtė delikat, -vazhdoi ai sepse aktualisht kemi njė gjendje tė vėshtirė sociale, ekonomike dhe politike. Polarizimi ėshtė ekstrem dhe 70% e popullsisė jeton nė njė varfėri ekstreme. Pushteti dhe politika janė personalizuar dhe korrupsioni, krimi, trafiku i drogės, prostitucioni dhe gjakmarrja kanė arritur majat mė tė larta.

Nė kėto kushte ėshtė krijuar LZHK-ja qė ėshtė njė koalicion i gjerė qė nė tė cilin bėjnė pjesė pariti politike, shoqata dhe organizata tė ndryshme si dhe individė. Nė tė gjithė pėrbėrjen e LZHK-sė rėndėsi tė veēantė ka pėrfaqėsimi i grave dhe i rinisė.

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar ka njė program tė gjerė ekonomik, politik dhe shoqėror. "Ajo ėshtė njė lėvizje e qendrės", - e vuri theksin z. Malasi.

Mė tej ai shpalosi pjesė nga programi i LZHK.

Nė fushėn politike LZHK synon reformėn institucionale, pėrmirėsimin e administratės, decentralizimin e pushtetit vendor, luftėn kundėr korrupsionit dhe krimit tė organizuar. Nė pjesėn ekonomike tė programit tė LZHK-sė rėndėsi e veēantė i kushtohet bujqėsisė si degė e rėndėsishme e ekonomisė, pa harruar agrobiznesin dhe turizmin. Ndėrsa nė pjesėn sociale ai shpalosi vizionin e LZHK-sė pėr arsimin, shėndetėsinė, punėsimin, shtresat nė nevojė, pensionistėt, tė papunėt etj., tė cilat i konsideroi si prioritete.

Duke u ndalur nė zgjedhjet e ditės sė diel ai u tha tė pranishmėve se kandidatėt e LZHK-sė pėr anėtarė tė kėshillit tė komunės Dushk ishin zgjedhur nė mėnyrė demokratike dhe se ato ishin njerėz qė gėzonin besimin e komunitetit dhe i ftoi tė pranishmit tė votonin masivisht pėr ta.

Z.Koēi Tahiri foli me detaje pėr problemet e fshatit dhe pėr zgjidhjet mė emergjente qė duheshin bėrė. Ai shtroi nevojėn e vjeljes sė mendimit tė specialistėve dhe investimeve qė duhen kryer nė bujqėsi.

Z.Armndo Ruēo u ndal nė disa aspekte organizative tė LZHK-sė dhe nė jehonėn e gjerė qė ajo po gjente nė popull.

Kryetari i PLL z. Ekrem Spahiu shpjegoi domosdoshmėrinė kombėtare tė LZHK, e cila ka lindur si njė nevojė pėr tė shpėtuar atdheun nga degradimi moral, politik dhe ekonomik si rezultat i politikave qeverisėse antikombėtare.

Duke iu drejtuar tė pranishmėve me realizėm ai njohu fajet e politikes nė pėrgjithėsi dhe i ftoi ato ta ndryshonin kėtė realitet politik. Ai iu tha banorėve tė Dushkut se LZHK-ja nuk i paragjykonte ato pėr bindjet e tyre politike, por kishte tė drejtė t'i pyeste nėse ato ishin tė kėnaqur me qeverisjen e deritanishme? Pėr kėtė pyetje ai solli nė referencė problemet e shumta qė ka zona si mungesa e energjisė elektrike dhe e ujit tė pijshėm, infrastruktura rrugore dhe bujqėsore, ēmimet e larta tė imputeve bujqėsore dhe tė naftės pėr mekanikėn bujqėsore, problemet e sigurimit tė tregut pėr prodhimet bujqėsore nė kushtet kur shteti shqiptar i ka hapur dyert pėr mallrat e importit, tė cilat dukshėm konkurrojnė me prodhimet vendase etj..

Ai i ftoi banorėt e komunės qė tė reflektonin me qetėsi dhe pa militantizėm partiak pėr kėto ēėshtje, sepse nė radhė tė parė, - sipas tij, - ata duhet tė ishin militantė tė vetvetes.

Zotni Spahiu tha se LZHK-ja ishte alternativė e re qė kishte pėr synim krahas tė tjerave, tė fuste edhe njė moral tė ri nė politikė. Ne e kemi tė qartė modelin se si duhet tė funksionojė shteti shqiptar. Ky nuk ėshtė njė model imagjinar, por njė model qė ka funksionuar realisht nė vitet 1928-1939 ku shqiptarėt ndiheshin vėrtet tė integruar nė Europė nė tė gjitha pėrmasat. Ai i siguroi tė pranishmit se pėrfaqėsuesit e LZHK-sė nė kėshillin e komunės do tė ishin nė mbrojtje tė interesave tė komunitetit dhe se do tė kishin mbėshtetjen politike tė tė gjithė deputetėve tė grupit parlamentar tė LZHK-sė. Ne synojmė qė ta kthejmė komunėn Dushk nė njė komunė pilot qė tė shėrbejė si shembull pėr tė gjithė Shqipėrinė se si qeverisin forcat e pėrgjegjshme politike.

Pas fjalės sė z. Spahiu takimi mori ngjyra tė tjera dhe u kthye nė njė bashkėbisedim tė dobishėm midis tij dhe banorėve tė zonės.

***

Nė vazhdėn e takimeve nė komunėn Dushk, ditėn e enjte, anėtaret e forumit tė gruas sė PLL, zonjat Vera Dema, Flutura Pėrleka dhe Fatbardha Hoxha, patėn disa takime me gratė e zonės. Nė qendėr tė takimeve ishin shkėmbimi i mendimeve pėr problematikėn e gruas nė kushtet e vėshtira tė fshatit dhe nevoja mė e madhe pėr pėrfshirjen aktive tė tyre nė zgjidhjen e problemeve. Kėto takime shėrbyen edhe pėr pėrēimin nė banoret e komunės Dushk tė programit dhe vizionit tė LZHK. Kėto bashkėbisedime u konsideruan tė dobishme dhe do tė vazhdojnė edhe nė tė ardhmen,

***

Tė premten pasdite, nė qendėr tė komunės Dushk u organizua njė takim tjetėr qė mund tė konsiderohet si takimi pėrmbyllės. Nga drejtuesit lokalė ai ishte konceptuar nė formėn e njė koktej-i, i cili shėrbeu edhe pėr tė bėrė njė bilanc tė punės. Gjithashtu nė tė u dhanė disa porosi tė dobishme pėr veprimet gjatė ditės sė sotme dhe u bėnė disa rakordimeve tė vogla pėr pėrfaqėsuesit nė qendrat e votimeve. Nė kėtė koktej, krahas drejtuesve tė partive qė gjatė kėtyre dy javėve kanė qenė pjesėn mė tė madhe tė kohės nė teren, ishin tė pranishėm edhe kryetari i zyrės sė Oborrit Mbretėror z.Fluturak Gėrmenji, kryetari i grupit parlamentat tė LZHK-sė z. Maks Begeja si dhe deputetėt Et'hem Fezollari dhe Dashamir Shehi. Takimi kaloi nė njė atmosferė tė ngrohtė dhe miqėsore.

Korresp. "Atdheu"

 

POLITIKA

Kryetari i PLL Eqerem Spahiu nė njė deklaratė shtypi fajėson qeverinė

PLL: Ja kush e pėrmbyti Shkodrėn

Deklaratė e PLL

Tė gjithė kemi dijeni pėr pėrmbytjet e dy ditėve tė fundit nė rrethin e Shkodrės. Por nuk ėshtė hera e parė qė Shkodra pėrmbytet nga reshjet e shiut. Kjo ka ndodhur shpesh jo vetėm nė Shkodėr, por edhe nė rrethe tė tjera. Pėrmbytja e Shkodrės nuk erdhi thjesht nga reshjet e shumta, por edhe si rezultat i hapjes sė portave tė hidrocentraleve.

Nėse do tė ishte hera e parė, edhe mund tė gjendesh nė befasi, por kur kjo ndodh nė vazhdimėsi, atėherė duhen analizuar hollėsisht pėrgjegjėsitė.

Shiun nuk mund ta ndalė as pushteti vendor, as qeveria, por ato kanė nė dorė marrjen e masave pėr tė evituar pėrmbytjet. Qeveritarėt kanė nė dorė tė kontrollojnė portat e hidrocentraleve dhe tė mos i hapin pikėrisht kur situata rėndohet nė maksimum. Kėtu duhet parė edhe politika qė po ndjek qeveria me ēmimin e energjisė duke penalizuar rėndė qytetarėt me kosto tė papėrballueshme pėr nivelin e sotėm tė jetesės. Ndėrkohė qė nga ana tjetėr hapen portat e hidrocentraleve dhe ēohen dėm miliona e miliona kilovatorė. Mos ndoshta qeveria synon qė energjinė elektrike vetėm ta importojė?!

Nė kohėn qė banorėt e rrethit tė Shkodrės kėrkonin ndihmė nga shteti, filluan akuzat e ndėrsjellta mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Tashmė dihet se rrethi i Shkodrės ėshtė i shpėrfillur nga qeveria pėrsa u pėrket investimeve tė ndryshme, por sidomos pėr problemet e pėrmbytjeve.

Natyrshėm lind pyetja se ēfarė masash ka marrė qeveria deri tani, duke pasur parasysh pėrmbytjet e mėparshme, pėr mirėfunksionimin e hidrovoreve dhe furnizimin e tyre me energji elektrike, pastrimin e kanaleve kulluese, funksionimin e kolektorėve tė shkarkimeve, e tė tjera?!

Pikėrisht pėr t'u dhėnė pėrgjigje kėtyre pyetjeve, bazuar nė nenin 153 tė Rregullores sė Kuvendit, i kėrkojmė kryeministrit Nano qė, nė seancėn e nesėrme, datė 6 dhjetor 2004, tė informojė Kuvendin e Shqipėrisė mbi situatėn alarmante nė rrethin e Shkodrės dhe masat e qeverisė pėr tė pėrmbyturit.

Tirane 05.12.2004

 

Spahiu analizon para gazetarėve gjendjen e rėnduar nė Shkodėr

Spahiu: Shkodrėn e mbyti indiferenca e shtetit

Kryetari i PLL z.Eqerem Spahiu ka akuzuar me tone tė forta qeverinė Nano nė njė konferencė shtypi, ku ėshtė shprehur se ajo ėshtė shkaktare e gjendjes sė rėnduar nė Shkodėr, pas pėrmbytjes sė para disa ditėve. Nė kėtė konferencė tė mbajtur nė zyrėn e grupit parlamentar tė LZHK, tė dielėn e shkuar (dt.5) Spahiu ka bėrė njė analizė tė gjendjes nė atė qytet pas pėrmbytjes sė dy ditėve mė parė. Spahiu ka thėnė para gazetarėve se Shkodra ndodhet e pėrmbytur pėr shkak tė indiferencės sė qeveritarėve dhe papėrgjegjshmėrisė sė strukturave tė tjera qė varen nga qeveria. Ai ka akuzuar KESH-in si shkaktare kryesore tė pėrmbytjes ndėrsa qeverinė e ka akzuar pėr moslėvrimin e fondeve pėr tė pėrmbyturit dhe pėr neglizhencė tė qėllimshme nė dhėnien e ndihmės sė parė familjeve tė pėrmbytura. Mė tej ai ka thėnė se kjo gjendje ėshtė shumė e njohur pėr shtetin shqiptar, prandaj mosmarrja e masave ėshtė e pafalshme. Nė lidhje me gjendjen e krijuar, Spahiu tha se do tė kėrkojė seancė pyetjesh me kryeministrin sipas rregullores sė Kuvendit, tė nesėrmen, ditėn e hėnė nė mbledhje plenare. Siē dihet tė hėnėn, parlamenti shqiptar shmangu diskutimin e parashikuar pėr paketėn fiskale, dhe diskutoi pėr orė tė tėra pėr gjendjen katastrofale tė Shkodrės. Kjo shmangie u bė me kėrkesėn e grupeve parlamentare tė opozitės. Nė kėto debate, deputetėt e majtė u munduan t'i hidhnin fajin bashkisė sė Shkodrės. Ndėrsa nuk dhanė ndonjė shpjegim se pėrse ishin hapur portat e hidrocentraleve tė Fierzės, Komanit, dhe sidomos tė Vaut tė Dejės, nė tė njėjtėn kohė.

Mė pas nė konferencė shtypi, kryetari i PLL foli shkurtimisht pėr paketėn e re fiskale, ku theksoi se grupi i LZHK do tė bėjė propozimet e veta nė seancė, dhe vetėm po u aprovuan kėto propozime, atėherė mund tė shihej mundėsia e votimit tė saj. Pėrndryshe, tha Spahiu, vota jonė ėshtė kundėr paketės fiskale tė socialistėve.

N.K.

 

Fjala e pėrshėndetjes sė z.Ekrem Spahiu, nė kongresin e Partisė Demokristiane

Spahiu nė kongresin e demokristianėve:

Demokristianė, sėbashku tė rikthejmė legjitimitetin e demokracisė

Partia Demokristiane Shqiptare, mė datė 11 dhjetor 2004, nė sallėn e Akademisė sė Arteve nė Tiranė, zhvilloi Kongresin V tė saj. Nė kėtė kongres tė demokristianėve merrnin pjesė drejtues dhe pėrfaqėsues tė partive politike parlamentare.

Nė emėr tė Partisė "Lėvizja e Legalitetit" pėrshėndeti kryetari i saj z.Spahiu, tė cilėn po e botojmė tė plotė:

I nderuar zoti Lesi!

Tė nderuar delegatė demokristianė!

E konsideroj nder dhe obligim, qė nė emėr tė PLL tė pėrshėndes punimet e Kongresit V tė Partisė Demokristiane.

Ne legalistėt, me besimin tek Zoti, gjithmonė kemi vlerėsuar filozofinė politike tė demokristianėve, pėr arsye tė frymėzimit hyjnor dhe atdhetar qė ajo mishėron.

Edhe vetė Jezu Krishti ishte atdhetari qė u rebelua nė emėr tė popullit tė Tij, kundėr pushtetit tė guvernatorit tė huaj Pons Pilati dhe shėrbėtorėve tė pushtuesve. Dhe kėtė atdhetari e dėshmoi kur u shpall "Mbret i popullit tė Tij", duke mos e njohur Jul Qezarin si Sovran. Pikėrisht kėtu e ka zanafillėn edhe lidhja e filozofisė suaj politike me Monarkinė dhe Atdheun.

Nėnė Tereza, Pjetėr Budi, Dom Nikollė Kaēorri, Patėr Gjergj Fishta, Patėr Ndre Mjeda, Patėr Luigj Bumēi, Patėr Shtjefėn Gjeēovi, Patėr Anton Harapi, Patėr Vinēenc Prendushi, Patėr Pjetėr Mushkalla, Patėr Gjon Shllaku, Dom Simon Jubani, Dom Nikollė Mazreku, Patėr Mikel Koliqi dhe heronjve Dedė Gjo Luli, Prenk Cali, Prengė Bibė Doda, e deri tek Profesor Ndoc Ēoba dhe Patėr Lekė Luli, qė ishin ndėr drejtuesit e parė tė OKLL, tė rithemeluar mė 23 nėntor 1943 - kanė qenė dhe janė idhujt tuaj dhe tė mbarė shqiptarėve.

Mbi idetė dhe parimet e kėtyre figurave tė ndritura tė Atdheut dhe Demokracisė, mendojmė se ėshtė themeluar Partia Demokristiane Shqiptare. Prandaj mund tė themi me bindje tė plotė se demokristianėt kanė qenė, janė dhe do tė jenė nacionalistė.

Pluralizmi shqiptar kishte nevojė edhe pėr komponenten demokristiane. PDK ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar dhe tė vlerėsuar pėr fitoren e demokracisė mė 22 mars 1992 dhe pėr proceset demokratike nė vazhdimėsi.

Kongresi juaj, jo rastėsisht bėhet pikėrisht nė muajin dhjetor, kur 14 vjet mė parė shqiptarėt ishin ngritur pėr tė pėrmbysur diktaturėn, por fatkeqėsisht, sot, janė nė pushtet bijtė e atyre qė u pėrmbysėn nė Dhjetor 1990.

Pėr disa vite, PLL dhe PDK kanė qenė aleate nė koalicionin "Bashkimi pėr Demokraci" dhe sot ndodhemi pėrsėri bashkė, nė skalionet e para tė opozitės antikomuniste shqiptare. Them kėshtu, sepse komunizmi shqiptar jo vetėm qė nuk ka vdekur, por veshur me mantel "social-demokrat" ka ndryshuar lėkurė dhe ndodhet nė themelin e pushtetit tė bijve tė baballarėve persekutorė tė dikurshėm.

Ju e zhvilloni kongresin tuaj nė njė kohė qė opozita ėshtė angazhuar nė betejėn pėr rikthimin e vlerave dhe parametrave tė demokracisė, qė u pėrmbys nė vitin 1997.

Legalistėt, demokristianėt dhe mbarė opozita, ua kanė borxh shqiptarėve rikthimin e legjitimitetit tė demokracisė, dhe kėtė mision mund ta pėrmbushim duke u angazhuar fuqimisht pėr betejėn e ardhshme zgjedhore tė vitit 2005.

Kryetari juaj z.Lesi, sot ėshtė ndėr politikanėt mė aktivė tė opozitės dhe po ju pėrfaqėson denjėsisht nė betejėn tuaj politiko-mediatike pėr fitoren e tė Djathtės shqiptare.

Pikėrisht forcimit tė frymės opozitare dhe antikomuniste, si dhe konsolidimit tė Partisė Demokristiane - mendojmė se do t'i shėrbejė ky kongres, nga i cili do tė dalin drejtuesit e ardhshėm tė strukturave tuaja, qė do t'i prijnė partisė drejt fitores sė pėrbashkėt.

Duke pėrfunduar pėrshėndetjen, i uroj suksese kėtij kongresi, nė pėrmbushjen e misionit fisnik dhe atdhetar tė demokristianėve shqiptarė!

Faleminderit!

 

Prononcim pėr media i Sekretarit tė PLL pėr Marrėdhėniet me Publikun Neritan Kolgjini

Nano tė tregojė ēfarė statusi kėrkon pėr Kosovėn

Nė njė prononcim pėr media Sekretari i PLL pėr Marrėdhėniet me Publikun, Neritan Kolgjini, komentoi deklaratat e para disa ditėve tė kryeministrit Nano dhe presidentit Moisiu nė lidhje me statusin e Kosovės, me ērast u shpreh se Qeveria dhe Presidenca tė tregojnė njėherė vetė se ēfarė statusi kėrkojnė ato pėr Kosovėn. I pyetur se "si i gjykon PLL deklaratat e kryeministrit dhe presidentit, tė bėra me rastin e vizitės sė ministrit tė jashtėm rus Lavrov, ku dolėn nė mbrojtje tė Kosovės. Psh., Nano tha se "mjaft mė me 7 kryeqytete dhe 5 shtete, kėtu duke pasur parasysh Kosovėn dhe Malin e Zi", ndėrsa Moisiu deklaroi se ne "mbėshtetim popullin e Kosovės pėr tė gjitha vendimet qė merr ai". Mos do tė thotė kjo gjė njė ndryshim i kursit politik tė Nanos, nė lidhje me Kosovė, dhe pėr ēfarė arsye bėhet sipas jush?" - Sekretari legalist u shpreh se: "Para se t'i pėrgjigjem thelbit tė pyetjes suaj, le tė bėjmė njė sqarim. Agjenda kryesore e takimit Nano-Lavrov nuk kishte tė bėnte me Kosovėn. Natyrisht rusėt kanė interes tė ndihen nė Kosovė dhe dihet se ata kanė atje njė grup njerėzish ushtarakė e civilė nė kuadėr tė KFOR-it e UNMIK-ut. Por qėllimi kryesor i diplomacisė ruse ėshtė tė tregojė se vazhdon tė mbrojė pozicionet e vjetra tė kohės sė sovjetikėve. Nė kėtė rast ka shfrytėzuar Kosovėn nė takimin me Nanon pėr tė thėnė se ende jemi gjallė.

Tani sa i pėrket deklaratės sė Nanos nė lidhje me 5 shtetet e 7 kryeqytetete, ajo ėshtė nė vazhdėn e deklaratave ēapraze qė bėn Nano, pavarėsisht nivelit e statusit sė bashkėbiseduesve tė tij. Nano duhet tė tregojė se cilėt janė kėto 5 shtete dhe cilat janė kryeqytetet, pasi numerikisht nė Ballkan ka mė shumė se 5 shtete dhe mė shumė se 7 kryeqytete, nėse llogarisim edhe Prishtinėn me Podgoricėn. Kjo shprehje nuk ėshtė njė gabim aritmetik i Nanos, por ėshtė njė batutė e cila synon qė tė keqpėrdoret nė tė ardhmen, batutė e cila ka futur nė kurth edhe median, duke i atribuar padrejtėsisht z.Nano, rolin e "patriotit" kosovar.

Nėse Nano do ta kishte seriozisht mbėshtetjen pėr Kosovėn, atėherė asgjė s'e pengonte nė bisedėn me kryediplomatin rus qė tė thoshte se - Shqipėria mbėshtet Kosovėn e pavarur. Ose se statusi qė ne kėrkojmė pėr Kosovėn, ėshtė pavarėsia e saj. Por Nano ėshtė fshehur pas deklaratash eurointegriste, as mish as peshk, tė cilat i ka pėrforcuar nė takimin me presidentin serbo-malazez. Unė nuk besoj se zgjidhja e statusit tė Kosovės mund tė vijė pėrmes integrimit europian. Ne si shqiptarė kemi njė precedent tė hidhur, i cili ėshtė ai i Ēamėrisė. Le tė kujtojmė se Greqia ka qenė nė 12-shen europiane, e megjithatė ēėshtjet mminimale tė ēamėve, pronat, - ende nuk janė zgjidhur. Po Kosova, e cila ka probleme tė njė kalibri mė tė madh?! Si mund tė zgjidhen? Nė kėto kushte, nėse shteti shqiptar don seriozisht ta avancojė zgjidhjen e ēėshtjes sė Kosovės, fillimisht le tė thotė se ēfarė statusi kėrkon pėr tė!? Nėse kėrkon Kosovėn shtet tė pavarur, OK. Ne si PLL kėrkojmė qė Kosova tė jetė e bashkuar me Shqipėrinė. Ky ėshtė ideali ynė i Shqipėrisė etnike. Por ne nuk jemi nė pushtet qė tė punojmė pėr kėtė. Nėse nesėr PLL apo Mbreti tė vinte nė fron, ne do tė shtronim ēeshtjen e Kosovės para diplomacisė ndėrkombėtare, dhe pikėrisht bashkimin e Kosovės me Shqipėrinė, akt i cili ėshtė nė pėrputhje tė plotė me tendencat eurointegruese tė sotme. Askush nga diplomacia europiane logjikisht s'duhej ta kundėrshtomnte kėtė, pėrderisa ne nė tė ardhmen do tė jemi pjesė e BE-sė dhe NATO-s.

Ndėrsa nė lidhje me deklaratėn e kreut tė shtetit Dr.Alfred Moisiu, mund tė themi se ėshtė njė deklaratė, e cila synon qė ta zbehė e minimizojė forcėn e shtetit shqiuptar. Ajo ėshtė njė deklaratė neutrale, e cila normalisht nuk duhej tė bėhej nga njė shqiptar nė karrigen e kryetarit tė shtetit," - tha nė pronocimin e tij Sekretari pėr Marrėdhėniet me Publikun i PLL Neritan Kolgjini.

"Atdheu"

 

ANALIZA

Investimet bashkiake nė Tiranė, kanė ngjyra politike

Nga Astrit KOLA

Realizimi 9 mujor i buxhetit tė vitit 2004 nė bashkinė e kryeqytetit, krijon njė ide tė pėrafėrt pėr shkallėn e pritshme tė realizimit vjetor.

Ai dėshmon hendekun e thellė qė egziston ndėrmjet imazhit tė krijuar artificialisht pėr bashkinė e Tiranės qė, fatkeqėsisht, ėshtė marrė si modeli se si duhet tė funksionojnė organet e pushtetit vendor, dhe gjendjes reale jo vetėm tė funksionimit dhe kapaciteteve tė saj menaxhuese, por nė radhė tė parė, tė aftėsisė pėr tė materializuar projektet e miratuara nė dobi tė komunitetit.

Nga studimi i materialit tė paraqitur nga Bashkia e kryeqytetit, nuk bėhet fjalė aspak pėr njė situatė optimiste, e cila do tė na bėnte tė shpresonim qė realizimi i buxhetit tė bashkisė pėr vitin 2004 do tė bėhet nė mėnyrė tė mjaftueshme.

Pėr periudhėn 9 mujore, nė pamje tė parė duket se realizimi i tė ardhurave ėshtė i kėnaqshėm, por nėse shifrat e ofruara i zhveshim nga vlera e mbartur nga viti i kaluar dhe transfertat e buxhetit tė shtetit - rezultati i nxjerrė ka vend pėr analiza mė tė hollėsishme, qė do tė nxirrnin nė pah mangėsitė e aparatit bashkiak pėr evidentimin e subjekteve tatim-paguese dhe arkėtimin e detyrimeve.

Nė parashikimet e pritshme pėr vitin 2004, duhet marrė parasysh edhe fakti se pjesa mė e madhe e detyrimeve tatimore paguhet qė nė fillim tė vitit, dhe kjo e bėn situatėn vjetore jo dhe aq optimiste.

Nėse do tė analizonim me kujdes shpenzimet 9 mujore, do tė shikonim qartazi se situata e realizimit tė shpenzimeve ėshtė katastrofike. Eshtė krejt e papranueshme, dhe nuk ka vend pėr justifikime, qė investimet kapitale pėr periudhėn 9 mujore tė jenė tė realizuara nė masėn 29.2 %. Gjithashtu, parashikimet optimiste pėr realizimin 100 % tė investimeve nė fund tė vitit - janė euforike. Nga sqarimet nė material, nuk kuptohet qartė nėse realizimi faktik prej mėse 50 %, i pėrket periudhės 9 mujore apo realizimit deri nė datėn kur ėshtė pėrgatitur ky material!!?

Po kėshtu, justifikimi pėr livrimin me vonesė tė fondeve tė buxhetit tė shtetit pėr sektorin e arsimit, nuk sjell ndonjė ndryshim tė rėndėsishėm nė treguesin total, pėr arsye se ky zė ka njė peshė tė parėndėsishme nė investimet totale.

Ekziston njė mangėsi serioze nė kapacitetet e administratės sė bashkisė, pėr tė pėrgatitur studime dhe hartuar projekte, gjė qė ėshtė reflektuar edhe nė zėrin pėrkatės tė shpenzimeve.

Arsyeja kryesore e vonesės nė investime ėshtė politike, ēka lidhet me zgjedhjet e vitit tė ardhshėm.

Nuk ėshtė e rastit qė fillimi i punimeve nė shumė projekte ka nisur tani, mė sė fundmi, me synimin qė ato tė inagurohen nė prag tė zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, ēka nėnkupton qė tė pėrdoren qartazi pėr efekte elektorale dhe kredo politike nga Partia Socialiste. Njė bindje e tillė thellohet akoma mė shumė, po tė analizojmė zėrat e investimeve. Nuk janė zgjedhur dhe nuk kanė filluar rastėsisht investimet nė disa objekte, qė janė me mė shumė ndikim afektiv mbi qytetarėt-zgjedhės shqiptarė dhe afėr syrit tė publikut. Kėto jo se nuk janė tė domosdoshme, por ėshtė e papranueshme qė tė lihen jashtė vėmendjes dhe interesimit, investimet nė rikonstruktimin e ēerdheve, tregjeve dhe transportin publik, qė janė tė realizuara pėrkatėsisht 0 %, 16 % dhe 3 %.

Diēka tjetėr, e qė nuk duhet lėnė jashtė vėmendjes, ėshtė realizimi i numrit tė planifikuar tė punonjėsve.

Nė kushtet e njė niveli tė hatashėm tė papunėsisė dhe tė kontigjenteve tė kualifikuara, qė i janė shtuar ushtrisė sė tė papunėve, nė pamundėsi pėr t'u integruar realisht dhe kontribuar pėr vendin - ata detyrohen tė emigrojnė. Shpjegimi qė mund tė jepet nga drejtuesit e bashkisė pėr vendet vakante nė administratėn qė mbulon, e qė janė plot 64 - padyshim qė do tė jetė qesharak sa kohė qė pretendohet pėr punė mbi ngarkesė tė administratės pėr shkak tė angazhimeve tė bujshme.

A nuk ka specialistė tė aftė?! A nuk ka njerėz tė interesuar pėr t'u punėsuar, apo kėto vende janė ruajtur pėr shpėrblime politike nė ēastin e duhur?!

Materiali i ofruar nga Bashkia, duhet tė studiohet me kujdes dhe realizėm nga ana e specialistėve tė saj, nė mėnyrė qė tė shėrbejė si njė bazė objektive pėr hartimin e projekt-buxhetit tė vitit 2005, i cili duhet tė jetė racional dhe efiēient nė pėrmbushjen e nevojave qė kanė qytetarėt e Tiranės.

 

AKTIVITETE

Zhvillohet mbledhja e Komitetit Drejtues tė Degės sė PLL Tiranė

Kamberi: Legalistėt tė pėrzgjedhin kandidaturat pėr LZHK

Tirane - Paraditėn e tė shtunės sė datės 11 dhjetor 2004, Komiteti Drejtues i Degės sė PLL Tiranė zhvilloi mbledhjen e radhės, nėn drejtimin e kryetarit tė Degės z.Blerim Kamberi. Nė kėtė mbledhje me pjesėmarrje tė admirueshme, merrnin pjesė edhe kryetari i PLL z.Spahiu, nėnkryetari z.Basha dhe sekretari i Senatit tė Veteranėve z.Seit Preni.

Takimin e hapi z.Kamberi, i cili lexoi raportin e punės sė Degės pėr periudhėn njėmujore, ku theksohej puna e mirė, por gjithsesi e pamjaftueshme, lidhur me pranimet e reja dhe dokumentacionin e nėndegėve, angazhimin e strukturave drejtuese dhe anėtarėsisė nė aktivitetet publike, sikundėr ishin tubimi pėrkujtimor i kremtimit tė 105 vjetorit tė lindjes sė Mbretit Zog I-rė, nė tė cilėn morėn pjesė edhe Princi Leka, drejtuesit mė tė lartė tė PLL dhe zyrtarėt e lartė tė Oborrit Mbretėror, si dhe ceremonia e dekorimit tė atdhetarit legalist z.Ymer Ndregjoni, nga Presidenca, me medaljen e "Trimėrisė" tė Klasit tė Parė, fill pas shpalljes si "Qytetar Nderi" nga bashkia e Peshkopisė.

Z.Kamberi bėri vėrejtje pėr mosrealizimin e grafikut tė takimeve tė planifikuara me nėndegėt dhe seksionet, ēka, sipas tij, "do tė ndikonte nė rritjen e kontakteve me bazėn, njohjen e saj me objektivat e LZHK, njohjen e ecurisė sė procesit tė anėtarėsimeve, plotėsimit tė dokumentacionit tė kėrkuar dhe intensifikimit tė shkėmbimit tė informacioneve midis bazės dhe qendrės".

Pas z.Kamberi e morėn fjalėn anėtarėt e Komitetit Drejtues, prej nga ku rezultoi rritje e anėtarėsimeve, sidomos me mosha tė reja, si dhe puna e mirė e nėndegėve 1; 6; 7 dhe 12, nė dorėzimin e dokumentacionit konform kėrkesave.

Nė takim mori pjesė dhe foli edhe kryetari i PLL z.Spahiu, i cili veēoi si tė rėndėsishėm pėrmirėsimin e dukshėm cilėsortė Komitetit Drejtues tė Degės sė PLL Tiranė, ēka sipas tij reflektohej nė nivelin e lartė tė pėrzgjedhjes dhe diskutimeve tė anėtarėve tė tij. Nė vijim, kryelegalisti i njohu tė pranishmit me punėn shumė tė mirė tė zhvilluar nga strukturat e PLL nė komunėn Dushk tė rrethit tė Lushnjės, nė kuadėr tė fushatės sė zgjedhjes sė kėshilltarėve nė kėtė komunė.

Z.Spahiu u kėrkoi drejtuesve tė pranishėm rritjen e ndikimit tek kėshilltarėt e zgjedhur tė PLL, pėr njė pėrfaqėsim mė dinjitoz tė interesave tė zgjedhėsve legalistė dhe komunitetit, si dhe intensifikimin e pėrpjekjeve pėr ngritjen e grupeve tė reja tė kėshilltarėve tė LZHK nė shkallė vendi.

Mė pas foli edhe sekretari i Senatit tė Veteranėve z.Seit Preni, i cili propozoi qė nėndega e Kamzės tė ndahet nė dy nėndegė, njėra nga tė cilat ai sugjeroi qė tė jetė nėndega e Bathores, propozim qė u pėrkrah edhe nga nėnkryetari i PLL z.Basha, por qė u kundėrshtua me argumenta statutorė nga z.Kamberi, i cili theksoi se, "konform Statutit tė PLL, ndarja e kėsaj nėndege vėshtirėsohej pėr shkak se ngritja e nėndegėve bazohej mbi ndarjen administrativo-territoriale, dhe nė kėtė kontekst, bashkia e Kamzės ishte njėsi e tėrė".

Pjesėmarrėsit, tė cilėt e kishin vlerėsuar maksimalisht takimin, fillimisht diskutuan pėr zbatimin e udhėzimeve tė miratuara nė mbledhjen e kaluar.

Diskutanti Met Isa, kėrkoi mė tepėr seriozitet nė raportimet pėr realizimin e detyrave tė ngarkuara, si shprehje e llogaridhėnies dhe kėrkesės reciproke tė llogarisė nga anėtarėt e Komitetit Drejtues.

Nė fjalėn e tij, sekretari i Degės z.Xhemal Disha, bėri me dije zbatimin e grafikut tė takimeve me nėndegėt nr. 1; Kombinat dhe Zall Herr, duke evidentuar njėkohėsisht edhe vėshtirėsitė nė gjetjen e kohės sė pėrshtatshme pėr zbatimin e grafikut, pėr shkak tė angazhimeve qė e pamundėsonin kėtė.

Kryetari i nėndegės Prezė z.Sinan Kalaja, nė fjalėn e tij theksoi se kishte si struktura funksionale tre seksione me 18 anėtarė, dhe kėrkoi njė lidhje mė tė mirė tė bazės me qendrėn, sidomos nė sqarimin e problemeve tė rėndėsishme politike qė interesojnė anėtarėsinė, ēka sipas tij ndikonte edhe nė rendimentin dhe cilėsinė e punės sė strukturave tė bazės.

Nė fund tė takimit, z.Kamberi u sugjeroi drejtuesve legalistė intensifikimin e punės pėr dorėzimin e dokumentacionit brenda datės 20 dhjetor, fillimin e punės pėr pėrcaktimin e kandidatėve tė PLL pėr deputetė tė LZHK, me nga 3 kandidatura alternative pėr ēdo zonė, brenda muajit shkurt 2005, si dhe ngritjen dhe funksionimin e nėndegėve nė njėsitė ku aktualisht ato nuk funksionojnė.

Nė fund tė fjalės sė tij, z.Kamberi vlerėsoi cilėsinė e debatit dhe frymėn konstruktive nė Komitetin Drejtues, si shprehje e demokracisė sė brendshme, njėkohėsisht edhe si konfirmim i pėrmirėsimit cilėsor tė punės dhe lidershipit tė partisė nė Degėn mė tė madhe tė vendit.

Nė fund tė takimit, tė gjithė drejtuesit e pranishėm morėn angazhime pėr tė pėrmbushur detyrat e lėna pa zbatuar dhe pėr detyrat e reja qė dolėn nga kjo mbledhje e rėndėsishme.

Korresp i "Atdheu"

 

MONARKIA

DEBATI/Nė mbrojtje tė monarkisė (3)

Lidhja e fortė ndėrmjet fesė dhe monarkisė

Nga Alan Goudman, SHBA

vijon nga numri i kaluar

Qysh kur Shahun e Iranit e pėrmbysėn mė 1979, liderėt e republikės islamike qė i zunė vendin, kanė kryer shumė mė tepėr dhunime tė tė drejtave njerėzore, sesa ka bėrė ndonjėherė Shahu. Stalini ka bėrė akte tė pamėshirshme tė panumėrta mbi popullin e tij, ndėrkaq ai asnjėherė nuk u gjykua pėr kėto. Sė fundi kur Timori Lindor votoi nė favor tė pavarėsisė, popullata e tij u bė objekt masakrash tė panumėrta nga ushtria dhe milicia indoneziane, duke pasur mbėshtetjen e lidershipit tė vendit, tė cilėt nuk u gjykuan kurrė.

Kur vjen puna pėr tė diskutuar mbi aristokracinė, ne s'na duhet gjė tjetėr veēse tė hedhim njė vėshtrim pak mė tė imtėsishėm nė arsyet pėrse kėta njerėz kanė kėto privilegje tė dorės sė parė. Nė njė moment tė caktuar tė sė shkuarės, njė paraardhės i aristokratėve ka kryer njė shėrbim tė madh, ose nė shėrbim tė sovranit, ose nė shėrbim tė kombit. Pėr shembull familjet mė tė vjetra tė fisnikėrisė angleze rrjedhin prej kalorėsve nė shėrbim tė Mbretit Uilliam I, dhe pėr shkak se e ndihmuan atė tė mposhtte Anglinė, kėta kalorės u nderuan me titujt e dhėnė sėbashku me territore tė mėdha tokėsore, si shpėrblim. Dukėt e Marlborough-s njėlloj ia kanė borxh pozitėn e tyre dukės sė parė, John Churchill-it i cili nė vazhdimėsi shpartalloi armiqtė e njohur tė Britanisė nė kontinent (Europė), duke kulmuar me fitoren e tij madhėshtore nė Blenheim pėr tė cilėn iu dha njė pallat, i cili mban tė njėjtin emėr. Gjithashtu nė tė njėjtėn mėnyrė Artur Ueslej ka krijuar Dukatin e Uellingtonit, pėr nderim tė ndihmės qė dha duke shpartalluar Napolonin nė emėr tė vendit tė vet, njė titull qė mbahet prej pasardhėsve tė tij edhe sot e kėsaj dite. Gjithsesi duke u lejuar pasardhėsve tė atyre njerėzve nderime dhe privilegje tė tilla, ne njohim borxhin qė u ka kombi ynė atyre ose pasardhėsve tė tyre. Pėrderisa kėto nderime janė bėrė si shpėrblime nė pėrputhje me konceptin e meritave, si mund ta dėmtojnė ato shoqėrinė tonė? Ne duhet tė jemi krenarė pėr faktin se kemi pasardhės tė gjallė tė heronjve tė atillė mes mjegullnajės sonė, dhe se nė njė monarki - ne kemi mundėsi tė shpėrblejmė njerėzit qė e meritojnė poashtu edhe pėrmes pasardhėsve tė tyre, dhe t'u japim shumė mė tepėr prestigj, sesa mund t'u jepnim ndonjėherė nė njė republikė.

Kur vijmė te ēeshtja e ndjeshmėrisė sė mbretėrorėve pėr ankesat e tė varfėrve, unė ndershmėrisht e konsideroj kėtė tepėr absurde. Anėtarėt e familjeve mbretėrore janė tė famshėm pėr punėt e tyre bamirėse, duke qenė autorė tė shumė bamirėsive nė vetė vendet e tyre. Le tė theksojmė disa shembuj nga Anglia me tė cilat unė jam shumė i njohur, dhe mund tė flas me fjalė tė shkėlqyeshme pėr veprat e jashtėzakonshme bamirėse qė ka bėrė e ndjera princesha Diana, duke pėrfshirė kėtu edhe pėrqafimin e saj famoz tė njė tė sėmuri rėndė me SIDA, si dhe tė lebrozėve, ndėrsa pak pėrpara vdekjes sė saj tragjike ajo u angazhua fort nė shkatėrrimin e minave kundra personit.

Princesha Anna gjithashtu ėshtė nė krye tė shumė iniciativave bamirėse, duke pėrfshirė kryesinė e Shoqėrisė Autistike Kombėtare Britanike, dhe unė jam veēanėrisht krenar pėr publicitetin qė ajo krijoi me kėtė bamirėsi, pėr shkak se edhe unė vuaj nga Sindroma Aspergeriane (infeksion lėkure, bronkesh ose kockash - shėn. i pėrkth.), njė formė e lehtė e Autismit (halucinacionesh). Sovranėt bashkė me familjet e tyre janė gjithashtu shumė tė njohur pėr mbrojtjen e nevojave e dhimbjeve tė njerėzve, edhe nėse kėto veprime do t'u shkaktojnė atyre humbjen e fronit. Kur fermerėt britanikė po vuanin pasojat e rėnies ekonomike pėr shkak tė lopės sė tėrbuar dhe, mė vonė krizėn e "foot & mouth", Princi Charles foli hapur e fort pėr ankesat e tyre, por ndėrkaq pėr kėto protesta ai ndezi kundėrshtimet e kritikėve, tė cilėt thanė se njė mbretėror nuk ka tė drejtė as tė shprehė nė publik pikėpamjet e tij tė njohura. Perandori i fundit i Brazilit Pedro II kundėrshtoi natyrėn shtypėse tė skllavėrisė dhe, gjatė mbretėrimit tė tij tė gjatė, ai gradualisht e hoqi atė, deri nė anullimin total tė saj mė 1888. Ndėrkaq si shpėrblim ai mori pėrmbysjen me grusht shteti, qė u pasua nga shpallja e republikės, megjithėse gėzonte njė reputacion tė shkėlqyeshėm si njė sundimtar i mirė dhe i ndershėm, i cili i solli begati dhe stabilitet vendit tė vet! Kur mori fronin ndėrsa ishte veē njė djalė i ri, mbreti Michael i Rumanisė u gjend nė njė situatė tė vėshtirė, vendi i tij sundohej nga diktatori pronazist Ion Antonescu, i cili e mbajti mbretin si njė tė burgosur virtual nė pallatin e tij. megjithatė mbreti Michael u tregua i aftė gjejė mbėshtetjen e nevojshme qė me rastin e parė ta rrėzonte Antonescu-n, mbas sė cilės ai tė restauronte kushtetutėn demokratike tė vendit. Megjithė veprimet e tija heroike, ai u detyrua me forcė tė abdikonte dhe tė largohej nė mėrgim prej njė grusht-shteti tė komunistėve. Edhe njėherė ne shohim se akuzat qė ngrihen mbi integritetin e sovranėve janė tėrėsisht tė pabaza.

***

Sė fundi, argumenti im final ka tė bėjė me autoritetin fetar qė ka njė monark. Nė botėn perėndimore morali i jetės sė pėrditshme fokusohet nė parimet e Biblės, e cila ėshtė padyshim pro monarkisė nga pozicioni qė mban. Zoti portretizohet si sundues i tė gjithė universit si njė mbret, qė posedon njohje tė pakufishme tė tė gjitha gjėrave. Kur erdhi puna qė tė zgjedhė njė formė qeverisėse pėr popullin e tij tė Izraelit, ai zgjodhi ngritjen e njė monarkie pėr ta, nė vend se tė zgjidhte njė republikė, pėr shkak se kjo ėshtė forma qeverisėse njerėzore mė e afėrt me Atė vetė. Nė tė vėrtetė Jezu Krishti ėshtė njė pasardhės direkt i familjes mbretėrore izraelite, pėr tė cilin bibla thotė se jo vetėm qė erdhi pėr tė shlyer mėkatet e rodit njerėzor, por qė gjithashtu njė ditė ai do tė sundojė mbi tokė si njė mbret i pėrjetshėm. Qysh prej kohės sė Perandorisė Romake, Papa ka vepruar si njė lider shpirtėror pėr kishėn katolike, duke e bazuar autoritetin si njė pėrfaqėsues i Jezusit nė tokė. Pėr shumė shekuj Papa ka sunduar gjithashtu si njė mbret de fakto, fillimisht mbi Shtetet e Papatit dhe nė kohėt mė tė vona, mbi qytet-shtetin e Vatikanit. Edhe nėse e pėrjashtojmė biblėn nga kjo tablo, nė shohim njė traditė mbretėrore nė tė gjithė botėn, ku monarkėt kanė luajtur njė rol qendror nė fe, madje edhe sot. Pėr shembull ne kemi Dalai Lama-n e Tibetit, i cili shėrben jo vetėm si njė lider fetar, por gjithashtu si njė mbret me tė drejta tė plota, edhese jeton nė mėrgim. Deri nė Luftėn e Dytė Botėrore Perandori japonez adhurohej gjithashtu si njė Zot i gjallė (nė tokė); nė tė vėrtetė kėsisoj kanė qenė edhe faronėt e Egjiptit tė lashtė. Nė njė mėnyrė tė ngjashme edhe khalifėt qė pasuan Muhamedin, si prijėsi i tyre shpirtėror, sunduan gjithashtu si mbretėr. Mbas disa kohėsh ky post u mor prej shtėpisė mbretėrore Otomane, e cila e mbajti atė deri sa u anulluan nė fillim monarkia, pastaj edhe khalifati respektivisht mė 1923 dhe 1924. Nė fakt ka edhe sot e kėsaj dite familje qė pretendojnė se janė pasardhėse tė Profetit musliman, tė cilat janė sot nė pushtet, kėshtu ne shohim se monarkia dhe fetė mė tė mėdha tė botės janė tė gėrshetuara mjaft fort. Pėr ata qė besojnė nė Zotin e plotfuqishėm, duket se me kėto ai po pėrpiqet tė na tregojė diēka.

***

Nė njė pėrmbledhje tė fundit nė shohim se akuzat e republikanistėve janė jo vetėm tė paqendrueshme e false, por se ēeshtja e monarkisė si njė regjim mė i mirė qeverisjeje, ėshtė shumė e fortė e dėrrmuese. Ndėrkaq ėshtė e vėrtetė se kanė ekzistuar sovranė tė kėqinj sėbashku me presidentė tė kėqinj, por ndėrkaq ne kemi shumė mė tepėr udhėheqės tė kėqinj republikanė, tė cilėt kanė bėrė shumė mė tepėr akte mizore. Nė njė sistem mbretėror, edhe nėse monarku jep njė shembull tė keq, ky person ėshtė i kushtėzuar nga tradita, e cila nėse thyhet siē e kemi parė, mund tė shpjerė nė zėvendėsimin e tij me njė person mė tė aftė. Nė njė republikė, pėrkundrazi presidentėt mund tė bėjnė shumė tė kėqija, dhe ndėrkaq shumė shpesh ata janė tė aftė tė kalojnė jetėn e tyre, pa qenė kurrė tė ndėshkuar, siē kemi parė me Stalinin. Pėr shkak se njė mbret apo mbretėreshė e merr tė drejtėn e postit tė tij qysh kur lind, dhe ndėrkaq mėsojnė pėr shumė e shumė vite se si t'i bėjnė detyrat e tyre sa mė mirė, ata kanė mė pak gjasa tė bien nė korrupsion, i cili siē e shohim ėshtė njė gjė e brendshme (inherente) e sistemit republikan. Nė tė kundėrt njė president jo vetėm duhet tė mėsojė gjatė vitit tė parė nė pushtet se si ta bėjė tamam detyrėn e tij, prandaj ēdo vendim qė ata marrin ėshtė jo vetėm i molepsur (i qelbur) si rezultat, por ndėrkaq nė rastin mė tė mirė ata pėrfaqėsojnė njė maxhorancė tė publikut, me njė opozitė tė rėndėsishme nė minorancė, ndaj dikuj qė duhet tė pėrfaqėsojė tė gjithė popullin. Kjo ėshtė njė pikė tjetėr force e monarkisė, sepse siē e kemi parė nė disa raste kurajoze, njė sovran jo vetėm se ėshtė i aftė tė pėrfaqėsojė me tė vėrtetė gjithė popullin, por ėshtė nė gjendje tė veprojė nė emėr tė kombit kur paraqitet nevoja. Kur vjen puna te stili i tyre i jetesės ne shohim se monarkėt marrin shumė mė pak nga shteti sesa supozohet shpeshherė, - ndėrkohė qė njėherazi mbretėrorėt shpesh tregojnė njė dhembshuri tė madhe ndaj popullit tė vet, duke pėrfshirė tė varfrit, - unė dyshoj se shumė liderė republikanė nuk mund tė lavdėrohen pėr njė gjė tė tillė. Ne shohim gjithashtu njė traditė tė madhe tė natyrshme nė ceremonitė dhe salltanetet e njė monarkie, e cila shėrben pėr tė nderuar trashgiminė e madhe kulturore tė institucioneve tė shtetit, nė njė mėnyrė shumė mė tė dinjitetshme sesa mund tė bėhet nė njė republikė. Nė njė mėnyrė tė ngjashme ne shohim tė njėjtėn simbolikė tė pasur nė demonstrimin e nderimeve nė sistemin monarkik, ku edhe njėherė jo vetėm se njė person mund tė nderohet nė njė mėnyrė shumė mė dinjitoze pėr shėrbimet qė ka bėrė, por nė njė monarki, nė mėnyrė unike, po ashtu, nderohen edhe pasardhėsit e tij. Ne kemi parė poashtu edhe vlerėn fetare tė mbretėrisė rreth e qark botės pėr tė gjitha religjionet e mėdha, por mė e rėndėsishmja e tė gjithave ėshtė stabiliteti i madh qė i sjell njė sovran popullit tė vet. Pikėrisht pėr kėtė dhe pėr shumė arsye tė tjera unė e quaj veten me krenari - njė monarkist - dhe shpresa ime e sinqertė ėshtė qė po pėr kėto arsye, sa mė shumė njerėz tė vijnė nė kėtė rrugė arsyetimi. Zoti e bekoftė Mbretėreshėn!

Marrė nga

http://www.angelfire.com/in3/theodore/opinion/articles/goudman2.html

Pėrktheu nga anglishtja Neritan Kolgjini

 

POLEMIKA

Polemikė me z.Kastriot Myftaraj rreth shkrimit "Zogistėve u hyn paniku nga zbulimi i tė vėrtetave(5)

1920, roli i Ahmet Zogut nė Luftėn e Koplikut

nga Astrit Kola

vijon nga numri i kaluar

Qeveria e Durrėsit - qeveri e tradhtisė

Ju z.Myftaraj shkruani: "Sa pėr praktikat e dhunshme pėr arritjen e qėllimeve politike, njerėzit e Klikės dhe Partisė Popullore nuk filluan t'i pėrdorin nė 1924, por qė nė 1919-1920, kur pėrdorėn atentatet politike pėr tė rrėzuar Qeverinė e dalė nga Kongresi i Durrėsit, qė nuk qe mė pak legjitim se Kongresi i Lushnjes...".

Ju nuk sillni asnjė fakt pėr tė vėrtetuar "praktikat e dhunshme tė Klikės dhe Partisė Popullore" gjatė viteve 1919-1920. Por nėse tė tilla quani hedhjen poshtė tė vendimeve tė Qeverisė sė Durrėsit, ky ėshtė veprimi mė atdhetar i Klikės, e cila abrogoi me pėrbuzje vendimet tradhtare tė Kongresit dhe Qeverisė sė Durrėsit, qė, nėn egjidėn e "Protektoratit ndėrkombėtar", pasi i falėn Vlorėn Italisė, flakėn nė hendek Aktin e Shenjtė tė Shpalljes sė Pavarėsisė, tė cilin Konferenca e Ambasadorėve, nė mbledhjen e 20 Dhjetorit 1912, e konsakroi ndėrkombėtarisht tek e shpalli Shqipėrinė Shtet tė Pavarur, Sovran dhe Neutral, nėn sigurimin e pėrbashkėt tė Fuqive tė Mėdha, dhe pėr ēka autorizoi bash Komisionin e Kontrollit pėr administrimin e Shtetit Shqiptar...

Pikėrisht kėtu, pra tek Pavarėsia dhe njohja e saj, z.Myftaraj, e kanė burimin dhe frymėzimin qėndrimet e prera tė Zogut nė Kongresin e Lushnjes, pėr hedhjen poshtė tė vendimeve tė Qeverisė tradhtare tė Durrėsit!

Jo z.Myftaraj! Qėndrimet e Zogut nė Lushnje dhe veprimet e tij kundėr serbėve, italianėve dhe grekėve, gjatė periudhės sė ushtrimit tė postit tė ministrit tė Brendshėm, hedhin poshtė pohimin tuaj pėr "ligjshmėrinė" e Kongresit dhe Qeverisė sė Durrėsit.

Kongresi i Durrėsit nuk u zhvillua me delegatė nga tė gjitha trojet shqiptare, dhe promovoi njė qeveri tė "Pėrkohshme". Kjo qeveri proitaliane, u ndėrtua si antipod i qeverisė proserbe tė Selanikut me kryeminstėr Esat Pashė Toptanin, e cila mbėshtetej nga Serbia dhe Franca.

Nacionalistėt shqiptarė me nė krye Zogun, me vendimet e Kongresit tė Lushnjes dhe formimin e Qeverisė legjitime tė dalė prej tij, neutralizuan dhe skartuan politikisht dy krijesat monstra proitaliane e proserbe tė Durrėsit dhe Selanikut, bashkė me planet e padronėve antishqiptarė qė qėndronin pas tyre, qė i frymėzonin e financonin.

Edhe mė vonė, vendosmėria e Zogut pėr luftė pa kompromis, nė postin e komandantit tė operacioneve ushtarake antiserbe tė Krahut Lindor nė Veri tė vendit, (krahas komandantit tjetėr, Bajram Currit - komandant i Krahut Perėndimor) - hedh poshtė aluzionin tuaj pėr takim nė Beograd dhe marrėveshje tė Tij me serbėt.

Po pėrse duhet tė besojmė nė shpikjen tuaj tė marrėdhėnieve tė Zogut me serbėt, apo sepse Zogu i vrau dhe i sakatoi serbėt nė tė gjitha betejat!!!

Qeveria e Durrėsit, si qeveri e tradhtisė, bashkė me delegacionin e tradhtarėve qė dėrgoi nė Paris, (gjoja pėr tė mbrojtur tė drejtat e Shqipėrisė), ushqeu me argumenta "diplomatikė" Serbinė dhe Francėn pėr tė mbajtur padrejtėsisht nė Shqipėri trupat serbe, deri nė coptimin e saj.

Lidhur me kėtė situatė tė turpshme qė antishqiptarėt franko-serbė, tė ndihmuar edhe nga tradhtarėt shqiptarė, krijuan nė Lidhjen e Kombeve, Mit'hat Frashėri shkruan: "Spalajkoviē, delegat i Serbisė nė Lidhjen e Kombeve, deklaroi mė 26 shtator 1921..., 'se ushtria serbe qėndron nė Shqipėri sipas urdhėrit tė gjeneralit Franchet d'Espery, (francez), komandant i vjetėr i ushtrisė Lindore (tė Antantės - A.K.)', dhe se 'nuk do tė lėvizė prej andej pa njė urdhėr tjetėr!!!"

"Delegati i Francės, senatori Reynald, nuk e ka denoncuar kėtė deklaratė kaq tė paturpshme...".

Kongresi i Lushnjes shpėtoi Shqipėrinė

Ju z.Myftaraj duhet ta dini se ishte pikėrisht Zogu qė, nė bashkėpunim me atdhetarėt me tė cilėt kish tentuar tė realizonte Kongresin e Elbasanit, tashmė vendosi tė bėjė njė tė tillė Kongres Kombėtar nė Lushnje, pėr vazhdimin dhe konsakrimin e vendimeve shpėtimtare tė Kongresit tė Pavarėsisė tė 28 Nėntorit 1912.

Pasi lajmėroi patriotėt shqiptarė dhe pasi vendosi qė Kongresi i Lushnjes tė bėhej me shpejtėsi, brenda tre javėsh, Zogu menjėherė shkoi nė Mat, ku rrufeshėm organizoi forcat e armatosura, me tė cilat do tė marshonte drejt Lushnjes dhe do tė mbronte Kongresin.

Tashmė pėr Zogun ishte e qartė se, pa njė vendim dhe veprim politik tė menjėhershėm, rrezikoheshin tė coptoheshin edhe trojet e mbetura nga Konferenca e Londrės e vitit 1913.

Qė nė fillim Zogu bėri tė ditur se nuk do t'i njihte kurrfarė autoriteti Qeverisė sė Pėrkohshme tė Durrėsit, e jo mė tė njihte vendimet e saj pėr t'i lėnė Italisė Vlorėn dhe pėr ta bėrė Shqipėrinė Protektorat Ndėrkombėtar, nė njė kohė qė LPB kishte mbaruar; grekėt mbanin Korēėn e Gjirokastrėn, italianėt Vlorėn dhe ultėsirėn bregdetare, ndėrsa serbėt kishin pushtuar Veriun dhe synonin tė merrnin Shkodrėn.

Nė kėtė sipėrmarrje madhore Zogu u mbėshtet tek anėtarėt mė nacionalistė tė Krahu Kombėtar.

Sejfi Vllamasi ėshtė i pasaktė kur thotė se "Zogu qysh nė 1917 ka qenė nė bashkėpunim me organizatėn 'Krahu kombėtar'."

(S.Vllamasi, f. 173.).

Sipas ambasadorit amerikan nė Shqipėri, gjatė viteve 1930-1935, (cituar nė librin "Mbreti Zog kallxon historinė", botimi i parė i vitit 1993), Ahmet Zogu hyri nė "Krahu Kombėtar" nė fund tė vitit 1921, pasi neutralizoi me kosto minimale kryengritjen e Mirditės, pak para se tė shpėrthente rebelimi i Dhjetorit. Pra, ju gaboni pėrsėri z.Myftaraj, kur shkruani se "Zogu hyri nė politikėn shqiptare si anėtar i Klikės, e cila qe krijuar nė vitin 1914 me synimin pėr tė sunduar Shqipėrinė".

Nė mesin e vitit 1920, karriera e Zogut kulmoi me arritjet e shkėlqyera nė postin e ministrit tė Brendshėm, ku u emėrua pėr meritat e tij tė mėparshme dhe si komandanti ushtarak qė mbrojti Kongresin me matjanėt e tij, dhe aspak pėr shkak tė "aderimit tė tij tek Krahu Kombėtar qė nė vitin 1917". Kėsisoj, nuk kemi arsye tė besojmė pohimin tuaj se "kontaktin e Ahmet Zogut me Klikėn e ka bėrė Faik Konica nė vitin 1917", pasi ju nuk servirni ndonjė provė pėr kėtė pohim.

 

Kontributet nacionaliste tė "Klikės" nė Kongresin e Lushnjes

Ju z.Myftaraj shkruani: "Historia se Ahmet Zogu, nė moshėn 24 vjeēare, nė janar 1920, zbriti nė Lushnjė pėr t'i hyrė sfidės sė ndėrtimit tė shtetit modern shqiptar, ėshtė njė mit historik, njė pėrrallė e bukur...".

Eshtė e drejta juaj tė mendoni kėshtu, ndonėse parashtrimi i mėposhtėm vėrteton tė kundėrtėn e konkluzionit tuaj!

Organizata "Krahu Kombėtar", apo "Klika", do tė ishte faktori kryesor nė organizimin dhe vendim-marrjen shpėtimtare tė sė Djathtės shqiptare nė Kongresin famėmadh tė Lushnjes. Qysh mė 31 dhjetor 1919, nė Lushnje u mblodh njė komision organizator i Kongresit, i cili, ditėn e dytė tė mbledhjes sė tij, formuloi thirrjen dhe programin, qė ua dėrgoi tė gjitha bashkive tė vendit, duke shpallur si qėllim kryesor "Sigurimin e Bashkimit Kombėtar". Nė kėtė mėnyrė filloi edhe zgjedhja e delegatėve.

Qeveria e Durrėsit u pėrpoq ta prishte kėtė kongres, qė kur mori vesh lajmin pėr zhvillimin e tij. Mirėpo, nga 13 anėtarėt e saj, vetėm Fejzi Alizoti gjendej nė Durrės, ndėrsa Myfit Libohova, Petro Poga, Mustafa Kruja dhe Sami Vrioni, ndodheshin nė krahinat e tyre.

Pjesa tjetėr ndodhej nė Paris, nė pėrbėrje tė delegacionit zyrtar pranė Konferencės sė Paqes.

Alizoti, me anė tė njė letre dėrguar inspektorit tė Pėrgjithshėm tė Qeverisė sė Durrėsit nė Lushnje, zotit Avni Dabulla, mė 6 janar 1920 e porosiste atė tė merrte masat e duhura pėr pengimin dhe mosmbajtjen e Kongresit.

("Dokumente e materiale historike...", Tiranė 1959, dok. nr.11, faqe 12).

Suksesi i Qeverisė sė dalė nga Kongresi i Lushnjes, i siguroi njė vazhdimėsi politike Krahut Kombėtar. Organizata do tė hynte fuqishėm nė zgjedhjet e para nė vend, duke fituar njė shumicė deputetėsh. Me fillimin e jetės parlamentare, mė 24 prill 1921, brenda radhėve tė Kėshillit Kombėtar, organizata formoi Partinė Popullore.

Parashtrimi i mėsipėrm dėshmon njėmend rolin vendimtar tė "Krahu Kombėtar" nė shpėtimin e fateve tė vendit, dhe kjo ėshtė kryevepra e kėtyre atdhetarėve tė mėdhenj, qė organizuan dhe realizuan me sukses Kongresin e Lushnjes dhe vendim-marrjen e jetėsimin e saj nė qeverisjen e mėvonshme. Dhe kjo kryevepėr atdhetare kurrsesi nuk ėshtė pėr t'u qortuar, (pra as nga z.Myftaraj). Ajo meriton nderim dhe brerore lavdie, krahas shpėtimtarėve tė Atdheut.

E nėse kjo sipėrmarrje madhore realizoi njėkohėsisht edhe ambicjet pėr pushtet tė kėtyre protagonistėve mendjendritur, pėrfshirė edhe Zogun, kjo nuk pėrbėn kurrfarė sakrilegji.

Nė politikė, dhe nė ēdo fushė tė jetės shoqėrore, ėshtė e natyrshme dhe e nėnkuptuar ambicja pėr tė bėrė karrierė. Madje ajo ėshtė stimuli dhe mekanizmi mė i pėrkryer, e askush nuk di tė na thotė ndonjė tjetėr mekanizėm mė "human" apo mė tė "moderuar". Ndėrsa principet e pastra, (ose jo) dhe rrugėt e mėnyra e realizimit (tė ndershme, ose jo), janė problem tjetėr. Por nė tė gjitha rastet, "kuti matės" ėshtė efektiviteti dhe rendimenti i punės shoqėrore, pra ndikimi pėr zhvillimin dhe prosperitetin e vendit, gjithmonė duke patur si pikė referimi dhe Yll Polar interesat e shoqėrisė, Atdheut dhe Kombit. Politika, shoqėria dhe koha bėjnė bilancin e arritjeve apo dėshtimeve, e nėse ai rezulton tejet pozitiv, sikundėr "bilanci" i kontributeve madhore tė Ahmet Zogut, atėherė, lavdia dhe piedestalet janė tė merituara.

Ja vendimet shpėtimtare tė Kongresit tė Lushnjes

1.Kongresi nxori jashtė ligjit Qeverinė tradhtare tė Durrėsit dhe abrogoi tė gjitha ligjet dhe vendimet e saj nė dėm tė interesave kombėtare.

2.Hodhi themelet kushtetuese tė Shtetit tė ri Shqiptar, tė Pavarėsisė dhe tėrėsisė sė tij territoriale, ashtu sikundėr u vendos nė Kuvendin e Pavarėsisė mė 1912.

3.Statuti Themelor i Shtetit Shqiptar, i miratuar nė kėtė kongres, pėrcaktonte qė Shqipėria tė kishte si formė regjimi Monarkinė kushtetuese. Deri kur shqiptarėt tė zgjidhnin vetė Mbretin e tyre, tė drejtat dhe atributet e tij do t'i ushtronte Kėshilli i Lartė i Regjencės, i pėrbėrė nga 4 regjentė, tė zgjedhur nga Asambleja e Kongresit.

4.Kongresi miratoi 4 regjentėt, qė ishin Monsinjor Luigj Bumēi, Aqif Pashė Elbasani, Abdi bej Toptani dhe Dr. Mihal Turtulli.

5.Kėshilli i Lartė i Regjencės emėroi Qeverinė e re me kryeministėr Sulejman Delvinėn, ministėr tė Jashtėm Mehmet Konicėn dhe ministėr tė Brendshėm Ahmet Zogun.

6.Kongresi e shpalli Tiranėn kryeqytet tė Shqipėrisė.

Njė nga vendimet mė tė rėndėsishme tė kėtij kongresi ishte ai i ndėrmarrė nė fushėn e politikės sė Jashtme, pėr dėrgimin e njė delegacioni nė Konferencėn e Paqes nė Paris, pėr tė mbrojtur me Ekskluzivitet tė Drejtat Sovrane tė Popullit shqiptar.

Teksti i protestės qė delegacioni do tė parashtronte nė Konferencėn e Paqes, u hartua nga Ahmet Zogu dhe ishte si mė poshtė vijon: "Asambleja Kombėtare Shqiptare e mbledhur nė Lushnje, proteston kundėr vendimit, i cili dėnon njė shtet neutral si Shqipėria, njė nga kombet mė tė vjetra tė Europės, qė tė kėnaqė orekset imperialiste tė qeverive tė vendeve fqinje. Kjo Asamble kėrkon njohjen e njė Pavarėsie tė plotė tė Shqipėrisė, me kufij etnikė e natyralė shqiptarė, tė tillė qė tė riparojnė padrejtėsitė qė i janė bėrė asaj nga Kongresi i Berlinit i vitit 1878 dhe Konferenca e Ambasadorėve e vitit 1913. Asambleja Kombėtare ka vendosur tė mos pranojė asnjė mandat ose protektorat tė huaj nė Shqipėri, dhe s'ka pretendim tjetėr veēse atij qė Shteti e Kombi Shqiptar tė mbeten nė vendin qė u takon nė gadishullin e Ballkanit, duke u dhėnė fund, njėherė e mirė, mizorive tė cilave u ėshtė ekspozuar nga jashtė, si dhe tė jetojė nė paqe e harmoni me fqinjėt. Shqiptarėt janė gati tė bėjnė ēdo sakrificė, bile tė derdhin edhe pikėn e fundit tė gjakut kundėr ēdo vendimi qė do tė vinte nė rrezik Pavarėsinė dhe tėrėsinė e tyre kombėtare".

Ku janė interesat serbe kėtu z.Myftaraj!? Apo mos vallė Zogu mori nė Serbi tezat pėr Shqipėrinė etnike nė kufinjtė e vitit 1978, pėr t'i inkorporuar nė deklaratėn dėrguar Konferencės sė Paqes nė emėr tė shtetit, popullit dhe Kombit shqiptar!!!

Para se Kongresi tė mbyllte punimet, Kėshilli i Lartė i Regjencės vendosi dhe urdhėroi qė Ahmet Zogu tė shkonte nė Tiranė pėr tė vendosur rendin dhe stabilizuar qeverinė e re.

Kur qeveria kombėtare u vendos nė Tiranė, kishte pushtet vetėm nė territorin midis luginave tė lumenjve Vjosė dhe Mat. Korēa, Pogradeci dhe Shkodra ishin nėn sundimin ushtarak francez. Viset e bregut tė Drinit, gjenerali francez Fransua d'Esperi ua kish dorėzuar serbėve, pas largimit tė ushtrisė sė mundur austriake. Prefekturat e tjera ishin nėn sundimin ushtarak tė Italisė, pėrfshirė Vlorėn. Njė pjesė e Jugut tė vendit ishte nėn sundimin grek. Ushtria dhe xhandarmėria nuk ekzistonin dhe mungonin totalisht armėt, municionet veshmbathjet, ushqimet dhe mjetet financiare pėr tė organizuar Forcat e armatosura Kombėtare, qė do tė drejtoheshin nga Ahmet Zogu.

Gjatė 293 ditėve qė Zogu mbajti postin e ministrit tė Brendshėm, organizoi ushtrinė dhe xhandarmėrinė, duke vendosur totalisht rendin dhe qetėsinė. Mė 20 shkurt 1920, Zogu mori nė dorėzim arkivėn e Qeverisė sė Durrėsit dhe nė mars tė atij viti prapėsoi serbėt dhe hyri nė Shkodėr, nga e cila po largoheshin trupat franceze tė gjeneralit De Fortu. Krahinat e Korēės dhe Gjirokastrės ishin vendosur nėn autoritetin e Qeverisė Kombėtare tė Tiranės.

Nė korrik tė vitit 1920, i vendosur pėr tė larguar me ēdo kusht ushtritė e huaja nga Shqipėria, (konform vendimeve tė Kongresit tė Lushnjes), Zogu ideoi ēlirimin e Vlorės nga ushtria italiane.

Pas ultimatumit tė famshėm dhe refuzimit tė Piaēentinit, Vlora u muar me sulm tė koordinuar tė ushtrisė shqiptare dhe vullnetarėve popullorė mė 22 korrik 1920. Paskėtaj, trupat italiane brenda 10 ditėve u larguan drejt Italisė, ēka shėnoi edhe largimin pėrfundimtar tė ushtrive pushtuese nga territori administrativ shqiptar.

Mė 2 gusht 1920, me njė protokoll dypalėsh u konsakrua njohja nga Italia e kufinjve shqiptarė tė vitit 1913 dhe angazhimi italian pėr tė pėrdorur tė gjithė influencėn nė funksion tė respektimit tė Pavarėsisė shtetėrore tė Shqipėrisė.

"Hatėre s'kish nė personin e tij (Zogut - A.K.)... Ai qė punonte kundėr Atdheut, pėr tė ishte armik dhe dėnohej pa mėshirė".

(Gazeta "Dielli", Korēė, 24 janar 1921, botuar nga Mihal Grameno.)

Viti 1920 sipas Bernshtajnit dhe Mit'hat Frashėrit

Ju z.Myftaraj shkruani se "Klika i dha 24 vjeēarit Ahmed Zogu postin e ministrit tė Brendshėm nė qeverinė e krijuar nė Lushnjė".

Jo z.Myftaraj, ju gaboni kur aludoni se ishte Klika ajo qė ia dha si dhuratė Zogut postin e ministrit tė Brendshėm. Kėtė post Atij ia dha nevoja politike pėr tė stabilizuar shtetin e brishtė shqiptar. Tingėllon absurd aluzioni juaj pėr dhurime postesh nga ata qė e shihnin mirė se cili ishte shpėtimtari i situatės, teksa garantoi me forcėn e armėve zhvillimin normal tė Kongresit tė Lushnjes, ndėrkohė qė tė tjerėt kishin ardhur vetėm me duar nė xhepa dhe dėshirėn e zjarrtė pėr tė bėrė Shqipėrinė, ēka nuk mjaftonte po tė mos ishte Ai, tė cilit i dhanė shumė mė pak sesa meritonte, por gjithsesi i dhanė mbi supe shpresėn e shqiptarėve, qė vetėm shpatullat e Tij mund ta mbanin e ta jetėsonin.

Nė veprėn "Mbreti Zog kallxon historinė e tij", ish ambasadori amerikan Herman Bernshtajn, u kushton rėndėsi tė veēantė ngjarjeve tė vitit 1920, ku spikat Kongresi i Lushnjes, kontributi i Zogut pėr organizimin, mbrojtjen dhe vendimet e tij shpėtimtare, si dhe roli i Tij personal nė stabilitetin e rendit dhe regjimit tė kufinjve shtetėrorė konform vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve mė 1913.

"Zogu me pasuesit e Tij u nis nga Mati pėr nė Lushnjė, duke kaluar midis fuqive ushtarake italiane. Ai komandoi njė fuqi prej 2500 vetėsh nga Shqipėria e Mesme, dhe bashkė me fuqitė e tjera bėri rrethimin e qytetit.

Lushnja ishte kryeqendra e ushtrive italiane, dhe kėto fuqi u pėrqėndruan mbi kėtė qytet pėr tė ndalur mbledhjen e e kongresit atdhetar, por duke druajtur cilėsitė luftarake tė luftėtarėve matjanė, italianėt vendosėn se do tė ishte punė mė e urtė ta linin kongresin tė mbaronte punėt e tij qetėsisht.

Tė kėnaqur qė fuqitė e Zogut, qė kishin zėnė pozicione strategjike rreth Lushnjės, do tė mjaftonin pėr t'i mbrojtur, delegatėt filluan diskutimet pėr ēka do tė bėnin mė vonė. U formua kėtu njė qeveri provizore dhe Zogu u zgjodh me unanimitet ministėr i Punėve tė Brendshme, duke e autorizuar tė kthehej nė Tiranė pėr tė marrė frenat e qeverisė nė duart e Ti. Megjithė kundėrshtimin Italian, Zogu u nis menjėherė drejt kryeqytetit tė ri.

Zogu dhe fuqitė e Tij u ndeshėn pėrballė me fuqitė italiane dhe armėt e tyre. Oficeri qė komandonte ushtrinė italiane, urdhėroi Zogun tė ndalojė marshimin e Tij drejt Tiranės. Zogu e njoftoi oficerin se ai nuk mund tė qėndronte dhe tė ndalte marshimin e Tij, dhe i tha se, po qe se ka urdhėr, le tė shtjerė kundėr tyre. Oficeri u pėrgjigj se urdhėrat e tij janė qė tė qėllojė me plumb kėdo qė do tė shikojė se po shkon nė Tiranė!

Zogu e kėshilloi oficerin italian tė ēojė nė vend urdhėrat e marra. Por ai nuk qėlloi kundėr fuqive tė Zogut dhe ato marshuan drejt Tiranės, ku arritėn mė 11 shkurt 1920.

Zogu tashmė e ndjente mė tepėr pėrgjegjėsinė mbi shpatullat e Tij, sepse shqiptarėt i mbanin tek Ai tė gjitha shpresat pėr lirinė e tyre.

Duke parė dhe kuptuar mirė rrezikun e madh nė tė cilin gjendej vendi, Zogu lėshoi njė komunikatė pėr popullin, ku thuhej: "Armiku nuk do tė lėvizė mė nėpėr vendin tonė si nėpėr shtėpinė qė nuk ka zot; trupat tona do jenė mburoja dhe kėshtjella qė do tė pėrballojė pushkėt dhe topat e armiqve".

Nė mars 1920, Ahmet Zogu vendosi tė marrė Shkodrėn e okupuar nga ushtria franceze, pėr t'ia bashkėngjitur territoreve tė administruara nga qeveria dhe shteti i ri shqiptar. Dhe para se francezėt t'ua dorėzonin Shkodrėn aleatėve historikė, serbėve, Zogu nė krye tė trupave hyri natėn nė Shkodėr dhe e vuri qytetin plotėsisht nėn kontroll. Populli e priti me gėzim e hare, sepse e kish shumė frikė pushtuesin serb.

Tashti qė viset e Veriut ishin pa tė huaj, u bė e mundur tė hapej i pari parlament shqiptar mė 27 mars 1920.

Kėshilli Kombėtar, qė pėrfaqėsonte vullnetin e popullit shqiptar, e aprovoi qeverinė e Tiranės dhe tregoi besimin e tij duke deklaruar: "Qeveria e zgjedhur nga vullneti i popullit, me punėn e saj energjike dhe patriotike e ka bėrė Shqipėrinė tė lirė, indipendente dhe integralisht si tokė".

Qeveria kish parim tė mos i njohė Italisė asnjė autoritet mbi Shqipėrinė, ndaj e tėrė administrata u muar pėrsipėr nga Qeveria e Tiranės, e cila emėroi autoritetet civile nė vend.

Nė prill 1920 Gjirokastra, e cila ndodhej nėn administrim italo-shqiptar, sipas njė marrėveshjeje tė fshehtė tė bėrė nė Romė - u muar me forcė nga trupat e Zogut, dhe ushtria italiane, e trembur, ia mbathi drejt Vlorės, qyteti i fundit nėn pushtimin e saj.

Duke qenė se delegatėt nė Kongresin e Lushnjes deklaruan se Shqipėria do tė ēlirohet nga fuqitė e huaja, Zogu mendoi se ishte koha qė tė mbushej ky premtim. Ai e dinte se diplomacia s'kishte ē'tė bėnte nė kėtė rast, dhe i vetmi mjet ishte fuqia e armatosur dhe lufta. Kėsisoj, kur kėrkesa pėr boshatisjen e Vlorės u injorua nga italianėt, luftėtarėt shqiptarė u lėshuan me fuqitė e tyre kundėr qytetit tė fortifikuar tė Vlorės.

Herman Bernshtain (Ambasador i SHBA nė Shqipėri 1930-1935) "Mbreti Zog kallxon historinė e tij", faqe 16-21, Tiranė, botim i vitit 1993.

Ndėrsa Mit'hat Frashėri, nė veprėn ("Fati i Shqipėrisė", faqe 164), shkruan: "Tė alarmuar, patriotėt shqiptarė mbajtėn njė Mbledhje tė gjerė Kombėtare nė Lushnje (20 Janar 1920) dhe, megjithė kundėrshtimin e italianėve, formuan njė qeveri prej 6 ministrash dhe zgjodhėn njė Kėshill tė Lartė (Regjenca - shėn i A.K.) prej 4 anėtarėsh, tė cilėt duhet tė kryenin bashkėrisht funksionin e kreut tė shtetit; njėkohėsisht, 37 delegatė krijuan parlamentin e parė.

Kongresi i Lushnjes ėshtė pikėnisja e rilindjes sė Shqipėrisė.

Pika e parė e programit pėrmbante Integritetin absolut dhe Sovranitetin e Shqipėrisė, pa asnjė lėshim nga kufijtė e vitit 1913. Por problemi ishte qė ky program tė realizohej.

Shkodra vazhdonte tė ishte nėn njė administratė franko-shqiptare, ndėrsa italianėt e ndjenin veten si nė shtėpinė e tyre nė Jug. Por nė unitetin e territorit tė Shqipėrisė kishte njė mangėsi, e shkaktuar nga prania e serbėve nė rajonet e Lindjes dhe Veriut...

Serbėt kishin deklaruar nė Konferencėn e Paqes (8 dhe 20 janar 1920), se ishin pėr njė Shqipėri tė pavarur, brenda kufijve tė vitit 1913. Gjithashtu ata nuk kishin pranuar coptimin e Shqipėrisė nė shkėmbim tė Rijekės (Marrėveshja Llojd Xhorxh-Klemanso-Niti - janar 1920). Por ndėrkaq ata nuk pranonin tė lironin tokat shqiptare dhe qeveria e Tiranės mė kot pėrpiqej tė bindte Beogradin qė tė tregohej i arsyeshėm. Pėrkundrazi, serbėt e shumėfishuan dhunėn ndaj banorėve tė zonave tė pushtuara; nga shtatori nė tetor iu vu flaka 40 fshatrave tė Malėsisė sė Dibrės dhe Lumės, dhe 24 fshatrave tė tjerė nė Veri tė Shqipėrisė; 738 njerėz, gra dhe fėmijė, u therėn ose u dogjėn tė gjallė...

Kjo provė e rėndė pati si lehtėsim tė vetėm pranimin e Shqipėrisė nė Lidhjen e Kombeve mė 17 Dhjetor 1920...

Ka dy vjet qė Shqipėria ėshtė bėrė faktor paqeje dhe stabiliteti nė Ballkan...

(La Paix par le Droit - 17 tetor 1921)

 

Anėtarėt nacionalistė tė "Krahu Kombėtar"

Vllamasi shkruan: "Partia Popullore ka qenė grupi parlamentar i Krahut Kombėtar".

(S.Vllamasi: f. 337.)

Anėtarė civilė tė Krahut Kombėtar kanė qenė: Eshref Frashėri, Sotir Peci, Aqif Pasha (Biēakēiu), Hoxha Kadri, Ahmet Zogu, Sejfi Vllamasi, Rexhep Mitrovica, Sali Nivica, Qazim Kokoshi, Osman Myderrizi, Ali Begaj, Maz'har Kėlliēi, Bajram Fevziu, Sheh Ibrahim Karbunara, Faslli Frashėri, Kolė Tromara, Riza Dani, Maliq Bushati, Xhemal Naipi, Kostaq Kotta, Llano Borshi, Neki Starova, Neki Ruli, Syrja Pojani, Skėnder Pojani, Xhevat Korēa, Halim Gostivari, Leonidha Frashėri, Bedri Pejani, Salih Vuēiterni, Qemal Mullai, Qamil Bala, Salih Butka, Hasan Qinami, etj.

Nga kėta elementė nacionalistė, sipas Vllamasit, nga "Krahu Kombėtar" u larguan Aqif Pasha, Hoxha Kadri, Kostaq Kotta, Riza Dani e Xhevat Korēa.

Ndėrsa anėtarė ushtarakė tė organizatės "Krahu Kombėtar", etiketuar ndryshe "Klika", kanė qenė: Ismail Haki Tatzati, Meleq Frashėri, Preng Jaku, Kamber Sejdini, Ali Shefqeti (Shkupi), Xhavit Leskoviku, Shefqet Korēa, Osman Tetova, Ahmet Lepenica, Dhimitėr Bala, Koēo Muka, Hysni Lepenica, Idriz Dizdari, Ferit Frashėri, Tosun Selenica, Hysen Nikolica, Qani Starja, Ahmet Kajca e Xhemal Malindi (S. Vllamasi, "Ballafaqime...", faqe 340).

Sipas z.Kastriot Dervishi, njė dėshmitar tjetėr i kohės, Mustafa Kruja, shkruan se "... Krahun Kombėtar e patėn formuar disa intelektualė tė dalė nga shkolla politike e turqve tė rinj (pra shkollė me pikėpamje nacionaliste, gjithmonė nėse z.Myftaraj, apo tė tjerė, nuk i konsiderojnė xhonturqit si antinacionalistė apo komunistė). Ata ishin oficerė dhe civilė, tė cilėt zhvilluan njė propagandė intensive kundėr qeverisė sė Durrėsit, duke e quajtur si 'vegėl pasive tė imperializmės italiane'."

Pėr Mustafa Krujėn, "njerėzit e Krahut Kombėtar ishin ata qė u bėnė themeluesit e Partisė Popullore, thuajse tė gjithė nga Jugu, tė paraqitur si 'patriotė e tė kulturuar' dhe, nga ana tjetėr, 'me ambicje tė pafre pėr pushtet". (Mustafa Kruja "Antologji historike", Elbasan 2001, faqe 294-295).

Kryetari i organizatės nė kėtė kohė, ishte Eshref Frashėri.

Nga tė gjithė kėta elementė, (me ndikim tė jashtėzakonshėm nė zhvillimet e mėvonshme shqiptare), shumica dėrrmuese e mbylli jetėn me kontribute tė mėdha atdhetare, dhe pavarėsisht bindjeve dhe lėkundjeve politike, pothuajse tė gjithė luftuan deri nė fund pėr Kauzėn e Shqipėrisė Etnike.

Duke i analizuar gjėrat kėshtu, bie poshtė ēdo etiketim i tyre si "prokomunistė"; "bolshevikė"; "marksistė" apo "komunistė", sepse, qė tė gjitha kėto ideologji simotra, e pėrjashtonin kategorikisht nacionalizmin dhe Kauzėn e Shqipėrisė Etnike, gjithmonė nė interes dhe nė emėr tė "Revolucionit proletar" dhe "Komunizmit internacionalist (pra pa atdhe - A. K.)".

Nėse z.Myftaraj mendon ndryshe, le tė na e thotė, me argumenta, dhe ėshtė e drejta e tij e pamohueshme tė na e thotė, gjithmonė nė emėr tė polemikės qė u shėrben tė gjithėve.

Zogu dhe heroika e "riatdhesimit" tė Shkodrės

Nė fund tė dhjetorit tė vitit 1918, ministri i Jashtėm i Italisė, Sonino, i kėrkoi Parisit qė tė ndikonte mbi Beogradin qė tė tėrhiqte trupat serbe nga Peshkopia Hasi dhe Luma, por ministri i Jashtėm i Francės, Pishon, iu pėrgjigj se "Dispozitat e Traktatit tė Londrės nuk ia hiqnin tė drejtėn serbėve qė tė pushtonin Shqipėrinė e Veriut". Pikėrisht kėtu e ka zanafillėn edhe plani serb pėr aneksimin e Shkodrės, sidomos pas aneksimit tė Rijekės (Fiumes) prej Italisė. Pra Franca inkurajoi haptas Serbinė, qė tė shpejtonte pėr tė kompensuar territorin e humbur dalmat me Shkodrėn shqiptare - kryeqendrėn metropolitane tė qytetėrimit ballkanik, e cila i siguronte Mbretėrisė SKS edhe daljen nė Adriatik.

Mė datė 11 mars 1920, qeveria shqiptare e dalė nga Kongresi i Lushnjes, autorizoi Zogun qė tė merrte nė dorėzim administrimin e qytetit tė Shkodrės dhe rrethinave tė tij.

Qeveria-Delvina nuk emėroi ndonjė prefekt pėr Shkodrėn. Funksionin dhe zyrėn e prefektit nė Shkodėr e mori ministri i Brendshėm Ahmet Zogu, i cili njėkohėsisht u emėrua "Guvernator" i Shkodrės.

Zogu emėroi dy zėvendės-prefektė pėr tė kryer detyrėn e Prefektit, me kompetenca tė plota, e qė ishin atdhetarėt e njohur Sulēo Beg Bushati dhe Shuk Serreqi, ndėrsa Bajram Fevziu u caktua kėshilltar i Prefekturės sė Shkodrės.

Gjatė gushtit tė vitit 1920, pas nėnshkrimit tė Protokollit italo-shqiptar pėr lėshimin e Vlorės nė duart e Qeverisė dhe Shtetit shqiptar, Shkodra mbeti kryeobjektivi i Qeverisė Delvina. Pėr kėtė qėllim, nė Shkodėr u shpėrngul pjesa mė e madhe e kabinetit tė kryeministrit Delvina, nė formėn e njė ekipi special qeveritar, tė drejtuar nga Ahmet Zogu, e nė tė cilin bėnin pjesė Hoxha Kadriu, Sotir Peci, Ndoc Ēoba dhe Bajram Curri (asokohe ministėr pa portofol).

Me porosinė dhe nėn drejtimin e Ahmet Zogut, mė 1 gusht, pranė Bashkisė sė Shkodrės u krijua Komisioni Pėrkujdestar i Ushtrive Vullnetare, i cili pėrbėhej prej 7 vetėsh: Musa Juka - kryetar i Bashkisė, Ndrekė Vogli - nėnkryetar i Bashkisė, Elez Sokoli, Kolė Ēoba, Jonuz Repishti, Lec Boriēi dhe Loro Pistulli. Ky komision, mė pas, u zgjerua dhe u shndėrrua nė njė intendencė tė rregullt pėr rekrutimin e luftėtarėve vullnetarė dhe furnizimin e frontit tė luftės, qėllim pėr tė cilin edhe u shtua me Pjetėr Kokėn, Patuk Saraēin, Het Gjyrezin, Zenel Mandiqin, Kolė Gjinajn dhe Halit Rrojin.

Mė 12 shkurt 1920, reparte tė ushtrisė jugosllave pushtuan Malin e Taraboshit. Duke zotėruar lartėsinė e tij pranė qytetit tė Shkodrės, serbėt siguronin kushte tė favorshme pėr ta sulmuar qytetin. Ndėrkaq, nė Shkodėr ndodhej komanda e forcave aleate, me nė krye gjeneralin francez Bardi dė Fortu.

Pėr qeverinė shqiptare tė dalė nga Kongresi i Lushnjės, ishin plotėsisht tė qarta lidhjet e Parisit me Beogradin, nė dėm tė sovranitetit tė Shqipėrisė.

Ministri i Brendshėm Ahmet Zogu, pas bisedimeve me gjeneralin francez, nė telegramin e datės 26 shkurt 1920 i kėrkoi xhandarmėrisė sė Shkodrės tė ndihmojė popullin pėr t'u organizuar ushtarakisht dhe pėr t'u pėrgatitur pėr njė luftė tė ashpėr. Me kėtė rast, "mė 1 mars 1920 Zogu urdhėroi vendosjen nė vijėn e kufirit tė 150 xhandarėve shqiptarė, gati pėr luftė".

(A.Q.SH Tiranė. Fondi Ministria e Punėve tė Brendshme, dosja 115, dokumenti nr. 457).

Me urdhėr tė Zogut, dy kompani tė xhandarmėrisė u vendosėn nė fshatin Kastrat, nė veri tė qytetit tė Shkodrės. Njėherazi me vendosjen e kėtyre dy kompanive, Komiteti "Mbrojtja Kombėtare" i krijuar enkas nė Shkodėr, organizoi dhe nisi pėr nė Kastrat rreth 200 vullnetarė nga malėsitė, tė armatosur nga shteti. Nė drejtim tė Shkodrės u nisėn edhe disa dhjetėra vullnetarė matjanė, pasues besnikė tė Zogut.

Lufta e Koplikut e vitit 1920 dhe roli i Ahmet Zogut

Ju z.Myftaraj shkruani se "Luftėn e Koplikut tė korrikut 1920, kundėr serbėve, pėr tė cilėn mburren zogistėt, nė fakt e kanė komanduar dy burra trima shkodranė, kapiten Taip Shkodra dhe kapiten Hamit Gjylbegu. Zogu erdhi nga Tirana me shumė zhurmė dhe u vendos nė selinė e prefekturės nė Shkodėr, prej ku "drejtonte" operacionin. Ai nuk shkoi nė fushėbetejė".

E vėrteta e bazuar nė dokumenta arkivore, flet krejt ndryshe z.Myftaraj. Ja ēfarė thonė arkivat:

Nė korrik 1920, Beogradi dhe Cetina thurėn planin pėr pushtimin e Shkodrės, qė tanimė ishte zbrazur nga ushtritė franceze.

Mė 26 korrik malazezėt sulmuan nė Hot e Grudė, duke vrarė brenda pak minutash 80 burra, duke djegur shtėpitė dhe grabitur bagėtitė".

(Gjon Zeka "Nėpėr luftėra, nė liri". Tiranė 1932, faqe 19).

Shqiptarėt u vėrsulėn kundėr hordhive serbo-malazeze duke i ndjekur ato deri nė Tuz.

Nė mbėshtetje tė kufitarėve u rrjeshtuan edhe dy kompanitė e xhandarmėrisė shqiptare dhe nė luftime u vranė dhjetėra ushtarė jugosllavė. Ndėrkaq, Zogu organizoi mbrojtjen e Shkodrės me forcat e xhandarmėrisė dhe me vullnetarėt matjanė.

"Mė 27 korrik, tre batalione jugosllave iu drejtuan Kastratit, tė cilin e pushtuan pas luftimesh tė ashpra. Menjėherė, qindra vullnetarė u armatosėn pėr t'u nisur drejt frontit".

(A.Q.SH Tiranė. Fondi "Komiteti i Kosovės", dosja 14, dokumeni 707).

Zogu e mori situatėn nė dorė dhe organizoi sėbashku me atdhetarėt shkodranė Komitetin "Mbrojtja Kombėtare" dhe mė 1 gusht ministri i Brendshėm drejtoi marshimin kundėr armikut nė tri drejtime, me oficerėt Has Ferri, Taip Shkodra, Bajram Hyseni, Zeqir Beqja, Preng Dashi etj..

"Pas disa luftimesh nė Vrrakė, ata iu drejtuan Koplikut ku, deri mė 5 gusht, u zhvilluan luftime tė ashpra.

Me qindra vullnetarė tė Shqipėrisė sė Mesme iu drejtuan Shkodrės. Vetėm nė javėn e parė tė muajit gusht, arritėn nė breg tė Bunės "mbi 300 vullnetarė nga Kruja, Ishmi dhe Shijaku...".

(AQSH Tiranė. Fondi i Min. P. Br., dosja 115, fleta 93, datė 7 gusht 1920).

Mė 21 gusht 1920, forcat jugosllave nisėn sulmet dhe brenda disa orėsh kaluan Qafėn e Podgoricės dhe brinjat e Malit tė Veleēikut pėr tė dalė nė malėsitė e Shkrelit. Zogu dėrgoi nė Shkrel njė prej oficerėve mė trima, Rexhep Shalėn, nė krye tė 300 vullnetarėve tė Shkodrės.

Mė 22 dhe 23 gusht, forcat jugosllave zunė vijėn: Kastrat-Shkrel-Koplik-Kelmend.

Ndėrkohė, qeveria shqiptare vazhdonte traktativat me kancelaritė evropiane, pėr t'i shpėrngulur forcat jugosllave pėrtej kufirit tė vitit 1913, por Beogradi kishte vendosur ta merrte Shkodrėn me ēdo kusht.

Krerėt e Shkodrės, Malėsisė sė Madhe, e deri ata tė viseve pėrtej kufijve politikė, iniciuan nė Postribė njė kuvend bese pėr luftė kundėr armikut, duke e shtyrė gjakmarrjen deri nė shporrjen pėrfundimtare tė tij nga kufijtė e Shqipėrisė. "Nė luftime u rrjeshtuan edhe 200 luftėtarė tė Gjakovės e Prizrenit, ndėrkohė qė 260 vullnetarė tė tjerė kosovarė qėndronin nė gatishmėri nė Shkodėr dhe prisnin urdhėr pėr t`u nisur drejt frontit".

(A.Q.SH Tiranė. Fondi "Lufta e Koplikut" dosja "Pėrpjekjet me ushtrinė serbe", faqe 57).

Edhe banorėt e malėsive tė Hotit, Grudės dhe Postribės dhanė njė kontribut tė ēmuar nė luftėn e Koplikut. Mbi 40 vullnetarė shqiptarė ranė dėshmorė nė fushėn e betejės dhe gati dhjetė luftėtarė tė tjerė, nga radhėt e xhandarmėrisė dhe njėsive kufitare shqiptare.

Ministri i Brendshėm Zogu, jo vetėm nė ato ditė, por edhe mė pas, nė vitet e Monarkisė u pėrkujdes personalisht pėr familjet e ushtarakėve tė rėnė nė Koplik.

Ndėrkaq, nė ditėt e para tė shtatorit 1920, Zogu urdhėroi dhe komandoi nė Koplik goditjen pėrfundimtare kundėr forcave serbo-malazeze.

Tė dėrrmuar ushtarakisht, mė 20 shtator, nė qytetin e Shkodrės serbo-malazezėt nėnshkruan njė marrėveshje me qeverinė shqiptare, sipas sė cilės trupat jugosllave do tė tėrhiqeshin menjėherė nga kufijtė politikė shqiptarė.

Nė krye tė delegacionit serb ishte Neshiqi, ndėrsa pala shqiptare pėrfaqėsohej nga Dr. Turtulli dhe Nuri Vila.

Oficerėt e ushtrisė shqiptare qė luftuan heroikisht nė luftėn pėr Shkodėr-locen janė: Rexhep Shala, Taip Shkodra, Hamid Gjylbegu (dha dorėheqjen nė gusht 1920), Sulejman Fehmiu, Zef Serreqi, Prenk Tushaj, Qamil Kadri (Boksi), Hasan Bushati, Sandėr Toska, Padėr Cirili (Cani), Abaz Kupi, Ndok Gjeloshi, Sokol Qerimi, Halit Sulejmani, Shaban Bejlegu, Dom Loro Caka, Ndrekė Pepa, Hasan Xherahi dhe Man Hoti, Has Ferri, Bajram Hyseni, Zeqir Beqja, Preng Dashi. Nga kėta vetėm disa kanė qenė oficerė tė karrierės, tė tjerėt ishin prijės popullorė, deri edhe klerikė, qė u graduan nė betejat heroike.

Vijon numrin e ardhshėm

___________________________

17 October 2004, Nr.41
___________________________

Mesazh ngushėllimi i NMT Leka I - Mbret i Shqiptarėve drejtuar popullit tė Kosovės

Mbreti ngushėllon familjarėt e viktimave

...Njė ngjarje e rėndė, na kanė humbur djemtė dhe vajzat tona... Ne jemi me Ju nė kėtė dhimbje mbarėkombėtare. Ne jemi bashkė, tė gjithė shqiptarėt, se na kanė humbur jetėt e djemve dhe vajzave shqiptare. Ata bėnin pjesė nė tė ardhmen e Kosovės, nė tė ardhmen e Kombit Shqiptar. Ne jemi nė vatrat Tuaja, marrim pjesė nė kėtė zi kombėtare.



Mesazh ngushėllimi i Kryesisė sė Partisė Lėvizja e Legalitetit

Legalistėt, tė hidhėruar pėr tragjedinė e Fushė-Arėsit

Partia Lėvizja e Legalitetit u shpreh ngushėllimet mė tė thella familjeve qė humbėn mė tė dashurit e tyre nė aksidentin tragjik tė Fushė - Arrėzit. 
Teksa shpirtrat e tė humburve fluturojnė nė qiell, mbarė legalistėt marrim pjesė nė kėtė hidhėrim tė thellė, duke ndarė dhimbjen e madhe me familjarėt e tyre dhe mbarė kombin shqiptar.
Me kėtė rast PLL u uron tė lėnduarve shėrim sa mė tė shpejtė.



Urim i Kryesisė sė PLL dhe Redaksisė sė "Atdheu" pėr muajin e Ramazanit

Me rastin e muajit tė shenjtė tė Ramazanit, Kryesia e Partisė "Lėvizja e Legalitetit" dhe Redaksia e gazetės "Atdheu", u urojnė tė gjithė besimtarėve myslimanė agjėrim tė mbarė. Ky muaj i Paqes, pėrkushtimit, mirėkuptimit dhe shpresės - tė na shėrbejė tė gjithėve pėr pėrsosjen tonė shpirtėrore, afrimin me Krijuesin dhe realizimin e idealeve tona kombėtare.



Editorial

Kur nė vend tė atdheut takon varrmihėsit...

Nga Astrit KOLA

Tragjedia e rėndė, ku humbėn jetėn 15 tė rinj maturantė tė Shkollės sė Mesme "Abdyl Frashėri" tė Malishevės, ka tronditur themelet e qėnies sonė shqiptare. Dhimbja e thellė, fatalizmi marramendės dhe kėrkimi i burimit tė shkakėsisė, mė ēuan nė pėrfundimin se, jo krejt rastėsisht, ata u flijuan nė "altarin" e gjysėm-perėndive serbe qė e rrėnuan kėtė vend, Hoxhės e Alisė, qė kėto ditė kanė pėrvjetorėt e kob-lindjeve.
Ata mund tė ishin vrarė edhe nė luftė, nga kriminelėt serbė. Mund tė ishin vrarė edhe nga minat e tyre ende tė pahequra, e me tė cilat ėshtė mbjellė toka shqiptare, por jo, nuk e patėn kėtė fat. Ishte parashkruar tė mbeteshin nė bokėrrimat e Fushė Arrėsit.
Jam i bindur se ata kanė parė tmerre me sytė e tyre fėminorė, para 5 vjetėsh, kur ishin 12-13 vjeēarė. Ata u rritėn duke vaditur me lot varret masive, ku u groposėn gjyshėrit qė i donin aq shumė, prindėrit, motrat e vėllezėrit. Ata u rritėn me ėndrrėn e bukur tė Atdheut, tė parė me sytė e gjyshėrve qė u vunė emra mbretėrish e heronjsh shqiptarė, deri kur erdhi dita... Kur erdhi dita pėr tė parė Atdheun, kryeqytetin e tij, malet, lumenjtė dhe tokat e pėrtejkufirit...
Tek i shikoja rrugėve tė Tiranės, sidomos rreth Piramidės, teksa bėnin foto kolektive dhe thėrrisnin tė gėzuar, si fėmijė, e i dėftonin njėri-tjetrit pamjet dhe objektet e fiksuara nė kujtesė nga ēka shihnin nė telestacionet, e kuptoja menjėherė se nga vinin.
Shumė prej tyre, tė pagėzuar me emrat e heronjve tė Kombit, tė maleve, lumenjve dhe qyteteve tė atdheut, kėrkonin mė kot monumentet e shqiptarėve tė ndritur. Po ku t'i gjenin... Barbarėt qė kaluan kėtej pari, kanė lėnė vetėm Skėnderbeun dhe Nolin e gjorė (nė formė trungu peme), para Akademisė sė akademikėve pa vepra, ose me vepra pėr Enverin dhe Partinė... 
Ata donin tė bėnin fotografi pranė Abdylit, emrin e tė cilit mban shkolla e tyre, atje nė Malishevė, por Frashėrllinjtė e mėdhenj i kanė fshehur, athua se turpėruan Shqipėrinė!!!
"Shumė prej nxėnėsve po dremitnin nė ēastin kur pėsuam aksidentin...", - thotė mėsuesi i tyre. Ata ishin tė lodhur pas natės sė fundit tė ndarjes me Tiranėn e bukur, natė qė e kaluan nėpėr pub-et dhe diskot e shumta - dhe kjo ndikoi tė jenė tė papėrgatitur e tė pėrgjumur teksa autobuzi fluturonte drejt humnerės. 
Ndoshta, tek dremisnin e meditonin symbyllur, shumė syresh kujtonin vėshtrimet shituese kėmbyer me vajzat bukuroshe tė Tiranės, apo fjalėt e dashurisė tė pathėna tek kėrcenin me shoqet, ndoshta edhe dashurinė e shpallur dhe fejesėn e afėrt, tashmė qė po mbaronin shkollėn. Ndokush tjetėr ndoshta shihte me sytė e fantazisė prindėrit, motrat dhe vėllezėrit tė mbledhur rreth tij, pėr ta dėgjuar rreth pėrshtypjeve qė i kish lėnė dheu amė, dhe sesi do t'i pėrgjigjej pyetjeve tė panumėrta pas udhėtimit njėjavor larg shtėpisė dhe vendlindjes.
Por ishte zhgjėndėrr, sepse u pre nė mes dhe dha shpirt teksa largohej bashkė me frymėn e fundit nga trupat e copėtuar, nė fund tė greminės.
Pas mbetėn lotėt, dhimbjet, kujtimet, dhuratat e pablatuara, ditarėt e papėrfunduar dhe rrėfimet e kobshme. Mbetėn intervistat e tė mbijetuarve, kronika e zezė, pushtetarėt qė nxitonin drejt dyerve tė spitalit me sytė nga kamerat dhe me shpresėn se dikush do t'u vinte mikrofonėt nė buzėt ende plot yndyrė, me tė cilėt do tė shqiptonin fjalėt dhe fjalitė idiote, qė i menduan ēastet e fundit, mes zhurmės sė sirenave, athua se janė Demiurgėt e kėtij vendi, meqė kanė nė dorė jetėt e tė tjerėve. Pas mbetėn Spartak Poēi e Igli Toska, qė po tė bėnin atė qė duhej bėrė, asgjė nuk do tė kish ndodhur, por...
Po tė tjerėt ēfarė bėnė? Teksa vendi pėrtypte tragjedinė dhe ish shpallur "Ditė zie kombėtare", shumė media pėrcollėn dhe transmetuan parreshtur kronika pėr ngjarjen dhe prognoza mjekėsh pėr shėndetin e tė mbijetuarve, gjithmonė shoqėruar me nuanca tė pėrzishme e muzikė funebre - ndėrkohė qė disa radio e telestacione tė pėshtira transmetonin muzikė ahengu e gazeli, sikur tė kishim festė...
I nderuari ambasador Januēi vraponte parreshtur tek nxinte nė fytyrė dhe dhimbja i lexohej nė ballė. Dhe kur mendon se ėshtė i huaj, e nuk na ka kurrfarė borxhi, por humanizmi..., dashuria pėr jetėn... 
-Po Nano, e qė e kemi xhan, (ngaqė ėshtė edhe patriot i madh), ku ėshtė, s'e pamė asgjėkundi?. As mė 9 Janar nuk e pamė, ia mbathi nė Spanjė, a dreqi e di se ku... 
-Shshshshtttt... Ėshtė nė qiell, mbi Serbi, nė"Ēarter", dhe po fle. Ėshtė i lodhur. Po e stėrmundojnė hallet dhe xhini. Ju lutem mos ia prishni gjumin dhe ėndėrrat. Po projekton lapidarin dhe varrezėn masive tė Fushė Arrėzit. Do tė bėjė tender gjigand, me projekt dhe pjesėmarrje ndėrkombėtare, me prokurim tė drejtpėrdrejtė. Thuhet se tenderin do ta fitojnė njė studio arkitekturore nga Beogradi dhe njė firmė ndėrtimi serbe nga Nishi. Ata dinė t'i bėjnė varret e shqiptarėve... S'ke ē'u thua, e qajnė kėtė zanat... Sipas bisedimeve paraprake, nėnkontraktorė do tė jenė edhe firmat e ndėrtimit tė serbėve tė Tiranės... 




Mesazh ngushėllimi i NMT Leka I - Mbret i Shqiptarėve drejtuar popullit tė Kosovės

Mbreti ngushėllon familjarėt e viktimave

...Njė ngjarje e rėndė, na kanė humbur djemtė dhe vajzat tona... Ne jemi me Ju nė kėtė dhimbje mbarėkombėtare. Ne jemi bashkė, tė gjithė shqiptarėt, se na kanė humbur jetėt e djemve dhe vajzave shqiptare. Ata bėnin pjesė nė tė ardhmen e Kosovės, nė tė ardhmen e Kombit Shqiptar. Ne jemi nė vatrat Tuaja, marrim pjesė nė kėtė zi kombėtare.

Oborri Mbreteror Shqiptar
Rezidenca: Vishnje, Petrelė
Tel/Fax: 00355 4 271 191
E-mail royalcourt@albaniaonline.net
P.Box. Kutia postare Nr. 8170
Tiranė, SHQIPĖRI

Tiranė, 15 tetor 2004

Tė dashur motra dhe vėllezėr shqiptarė tė Kosovės,
Motra dhe vėllezėr tė Malishevės,

Na ka ndodhur njė ngjarje e rėndė - na kanė humbur djemtė dhe vajzat tona nė njė aksident tragjik. Ne jemi me Ju nė kėtė dhimbje mbarėkombėtare. Ne jemi bashkė, tė gjithė shqiptarėt, se na kanė humbur jetėt e djemve dhe vajzave shqiptare. Ata bėnin pjesė nė tė ardhmen e Kosovės, nė tė ardhmen e Kombit Shqiptar.
Ne jemi nė vatrat Tuaja, marrim pjesė nė kėtė zi kombėtare.
Ne, bashkė me Princin Leka, qė i takoi dje nė spital, Ju shprehim ngushėllimet zemėrore, duke gjetur forcė pėr ta ēuar ėndrrėn e tyre nė realitet, drejt shtetėsisė dhe pėrparimit tė Kosovės dhe tė tė gjithė Kombit Shqiptar.
Motra dhe vėllezėr, prindėr dhe tė afėrm, Ju pėrqafoj zemėrsisht, duke qenė pranė Jush nė kėtė gjėmė kombėtare.
I pėrjetshėm qoftė kujtimi i tyre!
Vėllazėrisht 
LEKA I - MBRET I SHQIPTARĖVE 


Drejtuesit e PLL vizitojnė tė aksidentuarit nė Spitalin Ushtarak

Ditėn e premte, mė datė 15 tetor 2004, kryetari i PLL z.Ekrem Spahiu, sekretari i Pėrgjithshėm z.Artan Tujani, sekretari i Senatit tė Veteranėve z.Seit Preni, anėtari i Komitetit Drejtues tė PLL z.Besnik Murati, Drejtori i Departamentit tė Organizimit pranė PLL z.Nevruz Ndregjoni dhe legalistė tė tjerė, vizituan nė Spitalin Ushtarak tė mbijetuarit e aksidentit tragjik automobilistik tė Fushė - Arrėsit, mbasditėn e 14 tetorit.
Mjekėt qė merreshin me kurimin e tė aksidentuarve i njohėn drejtuesit e PLL me ecurinė e shėndetit tė tyre, duke vazhduar tė bėnin maksimumin e mundshėm pėr shpėtimin e jetės sė tė mbijetuarve.
Z.Spahiu nė bisedėen me tė lėnduarit, i ngushėlloi pėr humbjen e bashkėmoshatarėve dhe u uroi shėrim tė plotė e kthim sa mė tė shpejtė pranė familjeve. 
Ndėrkohė qė drejtuesit e lartė legalistė vazhdonin vizitėn dhe bashkėbisedimin me tė jetuarit, mėsuan se kishte ndėrruar jetė edhe 18 vjeēari Mefail Morina, ndėrsa bashkėmoshatarja e tij Ardita Zurtha, pėr shkak tė rėndimit tė gjendjes shėndetėsore pėrgatitej tė nisej me helikopter nė spitalin e Brindisit, nė Itali.
Korresp. i "Atdheu"



Mesazh ngushėllimi i Kryesisė sė Partisė Lėvizja e Legalitetit

Legalistėt, tė hidhėruar pėr tragjedinė e Fushė-Arėsit

Partia Lėvizja e Legalitetit u shpreh ngushėllimet mė tė thella familjeve qė humbėn mė tė dashurit e tyre nė aksidentin tragjik tė Fushė - Arrėzit. 
Teksa shpirtrat e tė humburve fluturojnė nė qiell, mbarė legalistėt marrim pjesė nė kėtė hidhėrim tė thellė, duke ndarė dhimbjen e madhe me familjarėt e tyre dhe mbarė kombin shqiptar.
Me kėtė rast PLL u uron tė lėnduarve shėrim sa mė tė shpejtė.


Legalistėt reagojnė pas tragjedisė sė Fushė-Arėzit

PLL: Toska duhet tė japė dorėheqje 

PLL ka reaguar pėrmes zėdhėnėsit tė saj z.Astrit Kola nė lidhje me aksidentin ku humbėn jetėn 15 tė rinj kosovarė, duke u shprehur se Dikasteri i Rendit ėshtė fajtor nė kėtė tragjedi. Sipas z.Kola, tashmė ministri duhet tė kishte dhėnė dorėheqje pėr tė treguar pėrgjegjshmėrinė e tij si ministėr.
Nė prononcimin e tij zėdhėnėsi i PLL tha mė tej se "Aksidenti ku humbėn jetėn tragjikisht 15 nxėnės shqiptarė tė Kosovės, pėrtej fatalitetit, mbart nė vetvete edhe pėrgjegjėsi indirekte tė shtetit shqiptar dhe institucioneve tė tij. Dhe kjo sepse, sė pari, ministria e Rendit Publik duhet tė merrte masa pėr shoqėrimin me eskortė policie tė karvanit tė autobuzėve, jo vetėm pėr tė parandaluar ndonjė sulm tė mundshėm tė maskave dhe banditėve qė vazhdimisht kanė grabitur qytetarėt shqiptarė tė Kosovės gjatė kalimit nėpėr kėtė aks rrugor, por edhe pėr shkak tė motit tė keq dhe pamjes sė kufizuar, si rezultat i shirave dhe mjegullės sė zakonshme nė raste vranėsirash dhe reshjesh. Nėse do tė ish bėrė kjo, absolutisht qė nuk do tė kishte ndodhur asgjė," thotė zėdhėnėsi i PLL. 
Mė tej ai akuzon edhe dikastere tė tjera kur thotė se "Pėrgjegjėsi indirekte pėr kėtė aksident me pasoja tragjike, pėrveē ministrit Toska, ka edhe ministri i Transporteve dhe Komunikacioneve Spartak Poēi, i cili nė fondet e stėrmėdha pėr riparimet e vazhdueshme tė kėtij aksi rrugor, duhet tė parashikonte njėkohėsisht edhe pajisjen e tij me bordura metalike anėsore, tė cilat janė tė domosdoshme nė akse tė tilla, qė kalojnė nėpėr terrene tejet tė rrėshqitshme nė kohė rreshjesh, qoftė edhe pėr shkak tė shembjeve tė materiale tė ngurta nga shpatet e maleve, por kryesisht pėr arsye tė greminave tė thella e nė njė gjatėsi tė konsiderueshme, qė kufizojnė e shoqėrojnė kėtė segment rrugor. Por pėr kėtė askush nuk ėshtė kujdesur, dhe ndodhi ajo qė pamė tė gjithė," tha z.Kola nė njė deklaratė pėr mediat.
Mė tej ai u shpreh se "Pėrgjegjėsia kryesore indirekte e qeverisė qėndron nė mospėrgatitjen e strukturave tė emergjencės me helikopterė dhe mjete speciale, kur dihet se nė raste tė tilla ėshtė vendimtare ndėrhyrja sa mė e shpejtė, asistenca pėr shpėtimin dhe mjekimin nė vend, si edhe transporti me shpejtėsi drejt qendrave spitalore. Shkurt, ky aksident tragjik na gjeti tė papėrgatitur dhe tė aftė vetėm pėr tė numėruar viktimat e pafajshme."
Nė fund tė pronocimit tė tij ai kėrkon dorėheqjen e Toskės sė Rendit duke thėnė se "Do tė mjaftonte ky kėndvėshtrim pėr tė konkluduar lidhur me pėrgjegjėsinė indirekte tė tė gjithė qeverisė dhe pėr njė valė tė motivuar dorėheqjesh dhe shkarkimesh, tė cilat kurrsesi nuk i kemi parė as nė raste tė tjera tė ngjashme." 
Mė tej ai komenton kėrkesėn e presidentit Moisiu, qė ka theksuar se per aksidentin, duhet tė japė llogari ministri Toska. Kola shprehet nė lidhje me kėtė qendrim se "E mirėkuptojmė shqetėsimin e kreut tė Shtetit z.Moisiu, i cili duhet tė kėrkojė pėrgjegjėsi konkrete nga Prokuroria dhe organet e tjera tė specilizuara, pas njė ekspertize teknike dhe ligjore kompetente, e cila gjithashtu duhet tė shoqėrohet nga ana e tij edhe me kėrkesa dhe propozime nominale pėr shkarkime dhe dorėheqje. Ndryshe, gjithēka do tė reduktohet nė luftė deklaratash midis tij si kryetar i Shtetit dhe ministrit Toska, nėn shembullin e replikave publike tė disa javėve mė parė," e mbylli deklaratėn e tij zėdhėnėsi legalist.
N.K.



Diskutim i deputetit Eqerem Spahiu rreth projekt-ligjit pėr miratimin e buxhetit faktik tė shtetit tė vitit 2003, tė enjten dt.14 tetor 2004

Buxheti faktik 2003, njė manipulim shifrash

I nderuar z.Kryetar!
Tė nderuar kolegė!
Njohja me relacionin pėr projektligjin "Pėr miratimin e buxhetit faktik tė shtetit tė vitit 2003", tė lė njė pėrshtypje aspak tė mirė. Kjo pėrshtypje vjen e pėrforcohet sa mė shumė tė futesh nė leximin e kėtij materiali, nė tė cilin, nėpėrmjet manipulimit me lojėn e shifrave, qeveria socialiste mundohet tė fshehė dėshtimin e radhės. Por kėtė pėrpjekje ajo e ka tė pamundur, sepse megjithė makinacionet nė teknikėn e paraqitjes sė shifrave prej saj, e vėrteta ėshtė e qartė dhe nuk mund tė fshihet fakti i dėshtimit tė plotė tė qeverisė nė zbatimin e politikave dhe treguesve ekonomikė. 
Gjėja kryesore ėshtė qė qeveria tė shpjegojė dhe tė japė llogari se pse nuk u realizua buxheti i shtetit sipas shifrave tė planifikuara pėr vitin 2003. Ky diskutim dhe pėrgjegjėsia qė buron prej kėtij fakti bėhen edhe mė tė rėnda, sepse gjatė vitit 2003 nuk ka ndodhur asnjė katastrofė natyrore ose ngjarje e veēantė qė mund tė kishte ndikuar nė ecurinė e zbatimit tė buxhetit. Pėrkundrazi, qeveria, edhe me bekimin e institucioneve financiare ndėrkombėtare, hartoi njė buxhet tėrėsisht sipas vullnetit tė saj dhe e miratoi atė me dhunėn e kartonave, pa marrė parasysh vėrejtjet dhe sugjerimet e opozitės dhe komunitetit tė biznesit. 
Duke lexuar relacionin e paraqitur nga qeveria, kupton fare qartė se ajo nuk ndjehet aspak pėrgjegjėse pėr mosrealizimin e detyrimeve tė saj kushtetuese, dhe njė qėndrim i tillė ėshtė fyerje pėr parlamentin. Ne nuk e dimė se kur qeveria do tė fillojė tė pranojė pėrgjegjėsitė e saj, por nuk besojmė qė, edhe pėr kėtė dėshtim tė radhės tė bėjė fajtore opozitėn, siē ka vepruar nė tė kaluarėn e largėt dhe tė afėrt. 
Diskutimi i sotėm duhet t'i japė fund demagogjisė socialiste pėr tė ashtuquajturin "zhvillim ekonomik progresiv dhe me ritme tė larta", qė ato gati na e kanė paraqitur si "mrekulli ekonomike shqiptare". Partia "Lėvizja e Legalitetit" me kohė e ka denoncuar faktin se disa tregues makro, gjoja tė stabilizuar, dhe tė trumpetuara si suksese nga qeveria, janė realitete virtuale qė nuk shprehin gjendjen e vėrtetė tė ekonomisė shqiptare dhe qė nuk kanė asnjė ndikim nė jetėn e qytetarėve dhe nivelin e jetesės. Kėto tregues ose janė tė manipuluar, ose janė rrjedhojė e ekonomisė kriminale qė lulėzon me shumicė. 
Nėqoftėse do tė ndaleshim nė arsyet e mosrealizimit tė "Buxhetit tė shtetit pėr vitin 2003", do tė shihnim se ato janė tė shumta. 
Arsyeja e parė ėshtė ndjenja e "emulacionit socialist", e materializuar nė synimin pėr tė hartuar buxhete gjithnjė e mė tė mėdha se njė vit mė parė, (e duke e konsideruar kėtė si sfidė midis ekipeve tė ndryshme qeverisėse), e shoqėruar kjo me pėrdorimin propagandistik me qėllim mashtrimin e opinionit publik. Nė kėtė kuadėr, buxhetet e qeverive socialiste asnjėherė nuk kanė qenė realiste dhe ēdo vit kanė pasur si qėllim nė vetvete vetėm arritjen e nivelit mė tė lartė historik. 
Arsyeja mė kryesore ėshtė dėshtimi i politikave ekonomike tė zbatuara nga qeveria, tė cilat, hera-herės, janė shoqėruar me antireforma. Mungesa e vizionit; mosdėmshpėrblimi i Ish-tė Burgosurve dhe tė Pėrndjekurve Politikė; moszgjidhja e ēėshtjes sė pronave; prioritetet e paqarta; lėnia nė mėshirė tė fatit tė bizneseve dhe prodhimit vendas; nėnshkrimi servil i marrėveshjeve tė tregėtisė sė lirė dhe braktisja e interesave kombėtare; sundimi i monopoleve qeveritare, ose tė lidhura me to; i kanė zėnė frymėn ekonomisė dhe kanė kufizuar kapacitetin fiskal. 
Shkak tjetėr i mosrealizimit tė buxhetit ėshtė korrupsioni i lartė i administratės shtetėrore dhe paaftėsia e saj pėr tė zvogėluar evazionin fiskal. 
Me shqetėsim duhet tė pėrmendim faktin qė investimet e huaja janė realizuar nėn masėn 50%. Ky ėshtė njė tregues i sintetizuar i klimės sė biznesit nė pėrgjithėsi, gjendjes sė pronės, korrupsionit tė shtetit dhe situatės sė sigurisė. Madhėsia e tij flet qartė pėr tendencėn negative qė manifeston ekonomia shqiptare dhe si argument ai peshon shumė mė rėndė se "rritjet" standarte 6 pėrqindėshe apo notat kaluese tė FMN, tė cilave s'dimė si t'ua vemė emrin: me hatėr apo tė blera!
Sė fundmi, nė njė situatė kur tė ardhurat e buxhetit realizohen nė masėn 92.7 %, kur tė ardhurat tatimore realizohen 94.5 %, investimet publike 64 % dhe pėr ēudi shpenzimet operative realizohen 112 %, shifrat flasin vetė dhe nuk ėshtė e nevojshme tė shpjegohen mė tej paradokset e kėsaj qeverie, sesi kur rritja ekonomike ėshtė 6 %, treguesit e mirėqenies zvogėlohen(!!!). Gjithashtu ēdo arsyetim pėr tė kuptuar mundėsinė qė, p.sh. kur sektori i ndėrtimit rritet 11.3 %, - tė ardhurat e TVSH-sė sė kėtij sektori janė 300 milion lekė mė tė pakta se njė vit mė parė, duket i tepėrt dhe tingėllon me shakanė qė z.kryeministėr pat bėrė nė nėntor tė vitit 2002, ku i kishte kėrkuar ministrit tė financave qė tė hartonte njė skenar rezervė pėr investimet publike1) dhe qė fatkeqėsisht nuk pati fatin ta vinte nė zbatim. 
Ne kemi frikė se e njejta gjė do tė ndodhi edhe me buxhetin e vitit 2004. 
Ju faleminderit.
1) Kėtė deklaratė e ka bėrė mė 13/11/2002, nė mbledhjen e Komitetit tė Politikave Ekonomike
(E enjte, 14 tetor 2004)



Kryetari i Komisionit tė Jashtėm tė Bundesstag-ut gjerman, z.Volker Ruhe, takohet me z.Spahiu

Spahiu, takim me Volker Rühe

Mė datėn 11 tetor 2004, mbėrriti nė Shqipėri Kryetari i Komisionit tė Jashtėm tė Bundesstag-ut gjerman, z.Volker Ruhe, i cili gjatė dy ditėve zhvilloi takime shumė tė rėndėsishme me drejtuesit mė tė lartė tė shtetit shqiptar. 
Zotėri Ruhe zhvilloi njė takim edhe me anėtarėt e Komisionit tė Jashtėm tė Kuvendit tė Shqipėrisė, ku u prit dhe bashkėbisedoi me kryetarin e Komisionit tė Jashtėm z.Ilir Zela dhe deputetėt Ekrem Spahiu e Besnik Mustafaj.
Tema tė bashkėbisedimit ishin zhvillimet politike nė Shqipėri, sidomos zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe zhvillimet nė Rajonin tonė, gjatė tė cilave bashkėbiseduesit u ndalėn konkretisht nė zgjedhjet parlamentare tė 23 tetorit 2004 nė Kosovė dhe shkėmbyen opinione rreth zhvillimit tė Referendumit nė FYROM nga partitė nacionaliste tė opozitės dhe popullsia maqedonase, nė kundėrvėnie tė hapur me kuadrin implementues tė Marrėveshjes sė Ohrit, pėr tė cilin janė bėrė garantė tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė.
Lufta nė Irak, zgjedhjet presidenciale nė SHBA, zhvillimet e pritshme nė OKB dhe zhvillime tė tjera ndėrkombėtare, ishin nė qendėr tė bisedimeve.
Kryetari i Kuvendit tė Shqipėrisė z.Servet Pėllumbi, shtroi njė darkė pėr nder tė delegacionit tė Bundesstag-ut gjerman, tė kryesuar nga z.Volker Ruhe, darkė nė tė cilėn mori pjesė edhe kryetari i PLL dhe njėkohėsisht anėtar i Komisionit tė Jashtėm tė Kuvendit tė Shqipėrisė, z.Ekrem Spahiu.
Korresp. i "Atdheu".



Mbreti Zog dhe Mbreti Leka irritojnė shtabet (1)

Askush s'mund ta shpėrdorojė historinė

Nga Murat BASHA

E vėrteta nuk mund tė dhunohet mė

Shkrimi i grupautorėve shtabistė, nėnshkruar nga Kastriot Myftaraj, botuar tek gazeta "Tema" me titullin "Leka Zogu karikatura e Simeonit II; forca e tretė si kolonė e pestė" - ėshtė shembulli mė tipik i keqpėrdorimit tė fakteve dhe realiteteve historike nėpėrmjet spekullimit me tė vėrtetat, nxjerrjes sė konkluzioneve me anė tė pėrdhunimit tė logjikės formale dhe duke shpalosur gjysėm tė vėrteta e pasaktėsi tė qėllimshme.
Spekullimi i parė i kėtij shkrimi nis me servirjen e pėrfundimit se Partia Popullore e themeluar nė vitet '20 tė shekullit tė kaluar kishte "orientim bolshevik", pa e mbėshtetur atė me argumenta programorė dhe fakte. Qė kėtej, autorėt vijojnė me spekullimin tjetėr, sipas tė cilit meqenėse Ahmet Zogu asokohe aderoi nė kėtė parti, atėherė duhet tė pranohet edhe konkluzioni pasues se ai "hyri nė politikėn shqiptare nė radhėt e sė majtės" dhe mė pas pranoi tė pėrdorej nga krerėt e majtė tė kėsaj partie "pėr tė pėrēarė tė djathtėn (!?)". Mė poshtė autorėt pranojnė se Zogu u largua nga kjo parti "duke dalė si forcė e tretė mes dy partive kryesore, asaj Popullore dhe asaj Pėrparimtare".
Burimet e njohura historike vėrtetojnė se shkaku i largimit tė Zogut nga Partia Popullore ėshtė braktisja e angazhimeve programore nga krerėt e kėsaj partie qė, me kohė, pasi u shuguruan nė Moskė, adaptuan praktika tė dhunshme pėr arritjen e qėllimeve politike. 
Eksponenti mė tipik i bartjes sė pikėpamjeve terroristo-anarkiste ishte Avni Rustemi, i cili kudo fliste dhe bėnte plane pėr eleminime fizike tė kundėrshtarėve. Gjithashtu, prova mė e mirė e praktikave dhe frymės totalitariste tė tipit anarko-marksist e komunist tė Rustemit me shokė, ishin ngjarjet qė i prinė atentatit kundėr kryeministrit Zog nė parlament dhe ato qė pasuan "Revolucionin" e Qershorit.

Peza kurorėzoi nacionalistėt

Mė tej, pasi lėshojnė disa tė vėrteta tė njohura, me anė tė njė kėrcimi pindarik autorėt kalojnė tek njė spekullim me logjikėn mė elementare, duke pėrdorur supozimin "me sa duket", tė pambėshtetur me fakte, pėr tė "argumentuar" aderimin e Abaz Kupit me Frontin Nacional-ēlirimtar, dhe duke anashkaluar qėllimisht faktin se Konferencėn e Pezės e organizuan dhe drejtuan zogistėt dhe nacionalistėt e tjerė, ndėrsa komunistėt thjesht u pranuan si aleatė nė luftėn kundėr fashizmit pushtues. Dhe kjo sepse Mbreti Zog, zyrtarisht, i shpalli luftė Fashizmit, pasi mė 6 Prill 1939 hodhi poshtė ultimatumin e turpshėm, duke kėrkuar njėkohėsisht mbėshtetje tek Fuqitė e Medha dhe Lidhja e Kombeve. Zogistėt e derdhėn gjakun mė 6-7-8 Prill. Ku ishin komunistėt dhe tė tjerėt??? 
Nė vijim, pasi pėrdorin faktin e vėrtetė se Enver Hoxha dhe Koēi Xoxe ishin agjentė tė shėrbimeve sekrete tė Mbretit Zog, me supozime, tashmė tė vetligjėruara, autorėt lėshojnė pohimin e pambėshtetur se "Nė rast se krerėt komunistė nuk e mbanin premtimin (se komunistėt do ta mbėshtesnin kthimin e Zogut nė Shqipėri pas lufte), zogistėt do t'i demaskonin". 
Kėto pseudoargumenta nuk qėndrojnė sepse, sė pari, komunistėt nė shtator 1942 nuk ishin kurrfarė faktori ushtarak e aq mė tepėr politik, pėr ta detyruar Mbretin Zog pėr tė bashkėpunuar me shpresė pėr tė ardhmen e pasluftės. Sė dyti, Mbreti Zog kurrė nuk i ka pėrdorur argumentat "agjenturorė" pėr synime politike, sepse Mbreti i la arkivat sekrete nė Shqipėri, pra nuk synonte t'i pėrdorte. Edhe pas LDB, Ai kurrė nuk lėshoi asnjė akuzė pėr agjentėt komunistė, ndonėse i urrente ata, si agjentė tė fashistėve dhe si agjentė tė serbėve e rusėve.

Supozimet shtrembėrojnė historinė

Mė poshtė autorėt sėrish vazhdojnė tė pėrdorin togfjalėshin supozues "me sa duket" nė pohimin absurd "me sa duket zogistėt e kėrkonin vendin e kryetarit tė Kėshillit Nac-Ēl. pėr Ahmet Zogun(!!!)", pėr tė vazhduar spekullimin me tė njejtin "konkluzion", qė vazhdon pas togfjalėshit "Pas tė gjitha gjasave...". Sa pėr sqarim, jam i detyruar t'u rikujtoj autorėve se Mbreti Zog, as gjatė LDB e as pas saj, nuk pranoi kurrė ndonjė post tjetėr, pėrpos atij legjitim si Mbret i Shqiptarėve. 
Nėse Mbreti do kish synuar postin e kryetarit tė Frontit Nac-Ēl., nuk do t'u kish kėrkuar anglezėve ta ndihmonin pėr tė zbarkuar nė Ēamėri, pėr tė hyrė nė Shqipėri e drejtuar luftėn. Pse do ta vinte kokėn nė rrezik, nėse do ta kish postin tė sigurtė me telekomandė nga Londra!!! 
Pas kėtij spekullimi, autorėt kapėrcejnė tek konkluzioni qė synojnė qė nė fillim, e qė pėrbėn lajtmotivin e tė gjithė shkrimit - tek "aleanca" mes Mbretit Zog me Enver Hoxhėn (!!!), pėr tė shpikur pastaj "konvenimin e iluzioneve tė zogistėve me skemat e komunistėve jugosllavė...". Fryma nacionaliste e zogistėve, e jetėsuar nė titullin Mbret i Shqiptarėve, ėshtė vija e demarkacionit midis tyre e sllavėve, ēka hesh poshtė aluzion e autorėve se zogistėt mund ta pranonin konvenimin e iluzioneve tė tyre me komunistėt sllavė. 
Mė tej, pretendimi i autorėve se gjoja nė Pezė "komunistėt me anė tė bashkėpunimit me zogistėt donin tė krijonin idenė se nuk luftonin pėr pushtet", nuk ėshtė aspak i vėrtetė dhe bindės, pasi, sė pari, zogistėt nuk ishin aq naivė sa ta hanin kėtė pėrrallė. Sė dyti, vetė krijimi i njė partie prej tyre (asaj komuniste), nuk bėhej pėr tė gatuar paēa, por pėr tė luftuar pėr pushtet. Sė treti, vetė nocioni "kėshill", (qė u pėrdor pėr herė tė parė nė Pezė), nėnkupton pėrfaqėsi dhe institucion pushteti. Dhe sė katėrti, Mbreti Zog nuk shqetėsohej nga krijimi i partive qė synonin pushtet qeverisės, sepse funksioni i Tij kushtetues ishte mbi partitė dhe nėnkuptonte qėndrimin jashtė tyre dhe ndikimeve politike. 
Atėkohė, (nė shtator 1942), komunistėt shqiptarė as qė guxonin ta ēonin nėpėr mend ndryshimin e formės sė regjimit pėr njė republikė. Ata thjesht synonin pushtet, dhe kėtė Mbreti Zog dhe zogistėt e kuptonin mjaft mirė, por zhvillimet e deriatėhershme nuk linin asnjė shkas pėr shqetėsime tė kėsaj natyre (pra pėr ndryshimin e formės mbretėrore tė regjimit politik, pas luftės).
Edhe krijimi i Partisė "Balli Kombėtar" nė nėntor tė vitit 1942, ishte brenda optikės politike tė Mbretit Zog pėr parlamentarizmin, konsolidimi i tė cilit ka qenė synimi politik permanent i Tij, dhe pėr kėtė dėshmon jeta parlamentare e viteve 1924-1939. 
Ndėrsa pėrsa i pėrket hapėsirave pėr pluralizmin, Mbreti i kufizoi ato pas implikimeve agjenturore tė lidershipit politik dhe rebelimeve subversive antikushtetuese qė shteti shqiptar u detyrua tė pėrballonte gjatė viteve 1924-1939. 
Diversiteti programor midis monarkistėve legalistė nga njėra anė dhe komunistėve e ballistėve nga ana tjetėr, nuk vinte nė dyshim formėn e regjimit, madje pikėrisht pėr kėtė arsye Mbreti Zog nuk e pa tė nevojshėm rithemelimin e Partisė sė Legalitetit deri nė tetor tė vitit 1943. Mbreti e rithemeloi OKLL (PLL) vetėm kur u bė e qartė se komunistėt hynė nė rrugėn pa kthim tė luftės civile, sipas skemave serbo-sllave, pėr tė marrė, (tė vetėm), pushtetin dhe pėr ta pėrdorur nė shėrbim tė padronėve antishqiptarė. Nė kėto rrethana, Mbreti Zog u detyrua tė inicionte krijimin e njė formacioni politiko-ushtarak, pėr vetmbrojtje dhe barazpeshė nė zhvillimet me tendencė pėrkeqėsimi. Por gjithmonė Ai synoi dhe punoi pėr shmangien e luftės vėllavrasėse, dhe kėtė e dėshmon veprimtaria e Kupit dhe e OKLL. 
Mbreti u pėrpoq pėr intensifikimin e luftės ēlirimtare, ēka e vėrteton veprimtaria e Tij nė Angli, ku bashkėpunoi intensivisht me aleatėt.
Mbreti dhe Kupi u pėrpoqėn ta shmangin ngritjen e parakohshme tė problemeve tė pushtetit, sepse kjo do ta pengonte intensifikimin e luftės ēlirimtare dhe do ta shndėrronte atė thjesht nė luftė civile. Por 6 muaj mė vonė, komunistėt bėnė Pėrmetin. 
Edhe Regjenca ishte vazhdimėsi e formės monarkiste tė regjimit nė Shqipėri, konsakruar qė mė 1913 nga Konferenca e Londrės. Por komunistėt, nė Kongresin e Pėrmetit, e hodhėn poshtė monarkinė, pėr ta zėvendėsuar atė me "monarkinė" e mbretit komunist tė Ballkanit, J.B.Titos, domenit tė tė cilit deri mė 1948 u pėrpoqėn t'i bashkėngjitnin edhe "provincėn" e Shqipėrisė londineze.

Mukja, diskreditoi komunistėt

Autorėt gabojnė qėllimisht edhe nė shtrimin e realiteteve politike qė paraprinė dhe shoqėruan Konferencėn e Mukjes, ēka e vėrtetojnė me pseudoargumentin se "Abaz Kupi shkoi nė Mukje si lejtnant i Enver Hoxhės". Provė kundėr kėtij pohimi absurd ishte dhe mbetet fakti i dominimit tė Mukjes nga nacionalistėt jokomunistė, qoftė numerikisht, qoftė edhe si frymė. Rezoluta pėrfundimtare dėshmon se nė Mukje diktuan dhe u miratuan qėndrimet dhe tezat politike tė nacionalistėve, ēka i detyroi Hoxhėn (bashkė me serbėt qė qėndronin pas tij), qė ta pranonin "kapitullimin" e PKSH dhe pėrfaqėsuesve tė saj pėrballė nacionalistėve, gjė qė determinoi edhe denoncimin prej komunistėve, e mė pas zhbėrjen e marrėveshjes sė arritur. 
Nėse Kupi do tė ishte "lejtnant i Hoxhės", ai do tė vazhdonte bashkėpunimin i detyruar prej tij, dhe nuk do tė reagonte aq ashpėr sikundėr reagoi ndaj pabesisė sė komunistėve, duke deklaruar paskėtaj largimin nga forumet drejtuese tė Frontit Nac-Ēl. Por qėndrimi i tij pacifist ndaj kundėrshtarėve tė ndėrkryer komunistė edhe pas Mukjes, lidhej me optikėn politike dhe bonsensin e Mbretit Zog, i cili gjithmonė kish qenė xheneroz me kundėrshtarėt e tij gjakėsorė. Koha ka vėrtetuar se Mbreti Zog gjithmonė ėshtė pėrpjekur t'i largonte ata nga rruga e krimit dhe e tradhtisė nė shėrbim tė armiqve historikė, duke pėrdorur stimulimin financiar dhe amnistitė e pafundme, ndėrkohė qė edhe mund t'i zhdukte fizikisht. Aq mė tepėr qė, asokohe, gjatė mbretėrimit tė Tij, nė Evropė askush nuk pyeste pėr "koka tė prera", pasi qeveritė dhe politikanėt e kontinentit plakė nuk kishin ndėrmend tė thartonin trutė me gijotinat dhe kasaphanat e Hitlerit, apo Frankos gjatė luftės civile nė Spanjė, e jo mė tė shqetėsoheshin pėr disa njerėz anonimė nė Shqipėri. Por Mbreti Zog, as gjatė mbretėrimit dhe as gjatė LDB, nuk e bėri kurrė kėtė, sepse ishte dhe mbeti kundėr vėllavrasjes.
Edhe spekullimi tjetėr me togfjalėshin e pėrsėritur "pas tė gjitha gjasave", kur autorėt nxjerrin dhunshėm pėrfundimin askund tė provuar se "Aleanca zogisto-komuniste u prish vėrtet pas Mukjes, por, pas tė gjitha gjasave, pėr faktin se komunistėt nė Konferencėn e Dytė tė Kėshillit Nac-Ēl. nė Labinot, nė korrik tė vitit 1943, ku mori pjesė edhe Abaz Kupi, refuzuan tė mbajnė premtimin pėr zgjedhjen e Zogut si kryetar tė Frontit Antifashist Nac-Ēl.". 
Me ēfarė dokumentash e vėrtetojnė autorėt kėtė "refuzim", aq mė tepėr qė arkivat kanė qenė e janė tė hapura pėr gjetjen dhe mbathjen e kėtij "argumenti" tė sajuar. Nėse do tė ish e vėrtetė kjo kėrkesė (pra e Mbretit pėr kryetar tė Frontit) dhe "refuzimi" pėr kėtė shkak - Kupi ose rivalėt ballistė do ta pėrdornin kėtė fakt, sidomos kėta tė dytėt, me tė drejtėn e dekonspirimit tė lojės me dy porta tė njė formacioni nacionalist, ndėrkohė qė i kishin ngrėnė dhe po vazhdonin t'i hanin thikat pas shpine nga komunistėt, nė atė fillim genocidi tė pėrgjakshėm. Por kjo nuk ndodhi dhe nuk mund tė ndodhė e tė pėrdoret edhe sot e gjithė ditėn, thjesht sepse ėshtė njė hamendje e pabazuar, e cila vėrteton edhe qėllimin diabolik tė shtab-shkruesve.
I vetmi "citim" i autorėve "mbėshtetur nė bibliografi dhe dokumenta autentikė", ėshtė pasazhi i nxjerrė nga "kujtimet" e tė verbėrit Myslym Peza, i cili na qėnkėrka shndėrruar nė "Fuat Ēelė", megjithėse nuk arriti tė mėsojė kurrė shkrim e kėndim. "Argumenti" qė paskėrkan shkėputur autorėt nga "kujtimet" Myslym Pezės, me synimin e vėrtetimit tė bashkėpunimit midis Kupit dhe Hoxhės, na qėnkėrka habia e "Dhelprės Plakė (Kupit)", kur paskėrka parė yllin e kuq nė xhaketėn e Myslym Pezės nė fund tė vitit 1943!!! 
Po pėrse ta hanė mendjet normale kėtė pėrrallė qė nuk gėnjen as fėmijėt, nė njė kohė qė Kupi i kish parė yjet e komunistėve qė nė Pezė. Madje ato ia kish parė edhe nė Labinot, sikundėr citojnė autorėt mė lart. Kupi nuk kish asnjė arsye pėr tė bėrė tė habiturin pėr mbajtjen e yjeve nga komunistėt, madje ky fakt nuk i shėrbente atij pėr tė justifikuar asgjė, pra aq mė pak "prishjen" me komunistėt pėr kėtė "arsye". 

Iluzionet e munguara dhe tradhtia

Mbreti dhe Kupi "nuk paguan ēmimin e aleancės me komunistėt" pas inkursionit tė tyre nė Veri, por paguan ēmimin e tradhtisė vėllavrasėse sllavo-komuniste, dhe ky fakt nuk mund tė vėrtetojė fajėsi dhe "penalizim" politik sot, parė nė kėndvėshtrimin e pacifizmit qė karakterizonte Mbretin Zog dhe legalistėt zogistė.
"Habia" e autorėve se pėrse Mbreti Zog nuk dekonspiroi dokumentat arkivorė pėr qėnien e krerėve komunistė si "agjentė tė tij", e mori pėrgjigjen mė lart. Ndėrkohė qė, me supozimin "Ndoshta Zogun e kanė ndaluar britanikėt pėr ta bėrė kėtė gjė...", artikullshkruesit vijojnė hamendjet e tipit "ndoshta", me tė cilat spekullohet e nxirren pėrfundime tė pambėshtetura nė fakte.

Mashtrimi si "argument" i politikės sė ditės

Autorėt gėnjejnė kur, duke dashur tė godasin e diskreditojnė Mbretin Leka pėr "flirt me komunistėt", pėrdorin e komentojnė mesazhin e Tij tė pėrshėndetjes me rastin e 62 vjetorit tė Konferencės sė Pezės. Ata mashtrojnė kur shkruajnė se, nė Pezė, "Enver Hoxha dhe Miladin Popoviqi ia punuan Ahmet Zogut", duke aluduar hapur se Trashėgimtari i Tij, e gėlltiti "poshtėrimin". Po si ia punuan dhe ēfarė poshtėrimi i bėnė Miladini dhe Enveri Ahmet Zogut nė Pezė, kur dihet nga tė gjithė se Kupi e pėrzuri si qen Popoviēin, duke e lėnė tė hungėrijė e ulėrijė, (pas derės sė sallės sė Konferencės), me sharje tė ndyra nė serbisht nė adresė tė Kupit dhe kėlyshėve komunistė, qė pranuan kushtin e Kupit "... se kėtu nuk kanė punė serbėt, pėrveē shqiptarėve, ndryshe largohem nga Konferenca". 
Dėshmitarėt okularė citojnė Popoviēin tė ketė thėnė: "Kėta maskarenj guxuan tė mė pėrzenė nga Konferenca mua, qė jam kryetari i PKSH". Po cilit ia punoi Hoxhė derėziu, kur rrinte nė konferencė si qen i rrahur ngaqė nuk e pyste askush, sepse ligjin e bėnin ata qė u zgjodhėn nė krye pas pėrfundimit tė saj, ndėrkohė qė Hoxha u zgjodh thjesht anėtar i Kėshillit Antifashist Nac-Ēl., nga 7 tė tillė midis 17 pjesėmarrėsve!!! Kujt ia punoi Enver Hoxha, kur i vetmi pėrfaqėsues i PKSH me post tė lartė nė kryesi ishte miku i Kupit Mustafa Gjinishi, qė u zgjodh sekretar, e qė mė pas u vra pas shpine nga Hoxha. 
Asokohe, Hoxha dhe Miladini jo vetėm qė nuk ia hodhėn askujt, por nuk pėrfituan asgjė politikisht, (gjithmonė nė raport me synimet e tyre tė mbrapshta). Dhe kjo sepse kuintesenca e Rezolutės sė miratuar nga Konferenca ishte "... bashkimi i tė gjithė shqiptarėve pa dallim feje, krahine e ideje nė luftėn Antifashiste Nac-Ēl, deri nė ēlirimin pėrfundimtar tė vendit nga okupatori fashist...".
Ēfarė pėrfitimi mund tė nxirrnin Hoxha e Miladini nga lufta..., pėrveēse plumbat kokės, nėse nuk e ruanin atė?! Atėkohė, ata as qė e mendonin se, ndonjė ditė, do ta merrnin e gėzonin, tė vetėm, pushtetin. Hoxha i gjorė, atėkohė mendonte thjesht tė futej nė tavė nga ata qė bėnin ligjin nė kėtė vend, ngaqė as kunati i tij arrivist e profashist nuk arrinte tė ulej nė tryeza me "baballarėt" e atėhershėm tė Kombit, e jo mė i biri i "Anesė sė Sokakėve tė tė Marrėve", tė cilės i kėndoheshin akoma kėngė "patriotike" ngaqė kish kontribuar pėr tė "vrarė Bimbashin... /Hundėmadh e buzėtrashin...", vargje tė cilat qoftėlargu hundėmadh e buzėtrashė dha urdhėr tė zhbėheshin, pasi u bė i pari i vendit. 
Ata qė guxuan t'i kėndonin kėto vargje, ai i poqi tė gjallė nė zjarrin qė skuqte kudhrėn e diktaturės...

Artikullshkruesit proletarizojnė fisnikėrinė

Mė pas autorėt kalojnė nė fyerje tė panevojshme, (qė nxjerrin zbuluar porosinė pėr qėndisjen e kėtij shkrimi tė mbushur me tė pavėrteta e spekullime), tek rreken t'i mbushin mendjen Mbretit Leka qė tė shpallė abdikimin, duke pėrrallisur se "... Leka Zogu i ka kufizuar kufijtė e mbretėrisė sė vet vetėm nė pronat e kurorės, mbi tė cilat ai ka njė tė drejtė trashėgimore tė dyshimtė, pasi ato prona ai i ka poseduar me titullin e trashėgimtarit tė shtetit shqiptar dhe jo si trashėgimtar i Xhemalit dhe Fatimes".
Lidhur me kėtė paragraf, sė pari duhet ritheksuar se Mbreti Leka as qė ka ndėrmend tė shpallė abdikimin, aq tė shumėpritur nga kuqot republikanė qė gėlojnė nė politikė... 
Sė dyti, e drejta e pronėsisė ėshtė njė e drejtė themelore e gjithkujt, madje ėshtė e dyta pėr nga renditja, pas tė Drejtės sė Jetės. Kjo e Drejtė ėshtė konsakruar nė tė gjitha kartat ndėrkombėtare pėr tė Drejtat dhe Liritė Themelore tė Njeriut, ndėrmjet tė cilave spikat edhe ajo e OKB-sė, e firmosur edhe nga Hoxha qė nė vitin 1951, kur Shqipėria u pranua anėtare me tė drejta tė plota nė OKB. 
Pas viteve '90-tė, shteti shqiptar firmosi si palė dhe pranoi detyrimet pėr pėrmbushjen e shumė Kartave tė tjera, qė qėndronin nė themel tė marrėveshjeve pėr nėnshkrimin e Kartės sė Helsinkit, Parisit, Kopenhagenit..., deri tek marrėveshjet dhe konventat e panumėrta, qė e detyrojnė atė tė njohė e kthejė pronat e pronarėve legjitimė. 
Por nėse Mbreti Leka tregohet i durueshėm dhe i pėrkorė nė kėtė drejtim, nuk ėshtė se nuk ka tė drejtė ligjore dhe morale, (sipas autorėve), apo sepse kėto prona kanė burim origjine "tė dyshimtė" dhe mund tė jenė vėnė me anė tė abuzimit me pushtetin, ose pėrdorimit tė tij pėr tė pėrvehtėsuar me ligj prona shtetėrore, publike e private. 
Para se tė hidhnin kėtė akuzė, autorėt duhet tė kontaktonin mė parė me avokatėt e ngarkuar me detyrėn e nxjerrjes dhe vėrtetimit me rrugė ligjore tė pronėsisė sė Familjes Mbretėrore, dhe kėsisoj do tė shihnin se dosja pėrkatėse ėshtė shumė e madhe. E vetmja pronė, dhuruar Mbretit Zog me vendim parlamenti, ėshtė njė parcelė pyjore nė Divjakė. Por arsyeja kryesore qė shpjegon maturinė e Mbretit Leka nė mosshpejtimin e procedurave pėr kthimin e pronėsisė, ėshtė kujdesi i Tij pėr ta pėrfituar kėtė tė drejtė vetėm nėpėrmjet ligjeve qė rregullojnė problemin e pronėsisė njėkohėsisht edhe pėr qytetarėt e tjerė. Dhe kjo jo sepse Ai nuk ka nevojė pėr to. Por sepse nuk ėshtė nė moralin e Tij tė pranojė diferencim privilegjues nė krahasim me shtetasit e tjerė, dhe sepse nuk do tė dėshironte qė njė privilegjim i mundshėm tė pėrdorej politikisht nga njerėz tė skotės sė autorėve.
Vijon nė numrin e ardhshėm



Nė mbrojtje tė monarkisė nga kėndvėshtrimi libertarian(1)

Shkaqet e lindjes sė monarkisė nė Europė

By David Botsford
(David Botsford ėshtė njė shkrimtar i lirė dhe doktor)

Pėr jetėn, lirinė dhe pasurinė

Pothuaj gjatė gjithė vitit qė shkoi, qė koinēidon me divorcin e shumėreklamuar tė Princit me Princeshėn e Uellsit, ėshtė zhvilluar njė sulm propagandistik i fuqishėm mbi institucionin e monarkisė britanike. Sondazhet e opinionit tregojnė se ndėrsa shumica e popullsisė janė pro mbajtjes sė pėrhershme tė monarkisė, njė minorancė thelbėsore kėrkon qė Britania tė bėhet republikė mbas vdekjes sė mbretėreshės nė fuqi. Qė tė dy, edhe Antoine Clarke dhe Roderick Moore, kanė shkruar tashmė pėr Libertarian Alliance (Lidhjen Libertariane), duke bėrė apel pėr heqjen e monarkisė. Nė kėtė shkrim, unė dua tė paraqes argumente libertariane nė mbrojtje tė institucionit tė monarkisė, jo vetėm nė Britani, por po ashtu edhe nė shtete tė tjera.
Nga njė kėndvėshtrim abstrakt tė idealit filozofik, natyrisht, unė janė pro heqjes (zhdukjes) sė shtetit me gjithsej dhe zėvendėsimit tė tij me anarko-kapitalizmin. Por duke qenė se gjithsesi, shteti vazhdon tė ekzistojė, dhe nuk shfaq ndonjė shenjė tė dukshme se do tė zhduket, ėshtė e gratshme tė analizohet nėse liritė individuale, mbrojtja e tė drejtave tė pasurisė, sundimi i ligjit dhe i vlerave tė njė shoqėrie tė lirė, - do tė forcoheshin apo dobėsoheshin nga zėvendėsimi i njė monarkie me njė republikė. Shumė vite mė parė unė mora njė libėr me qira nė Librarinė Publike tė Wolverhampton-it - e cila mban njė koleksion tė madh librash tė panjohur mbi ēėshtje politike prej botuesish pak tė njohur - tė titulluar Rendi Shoqėror i tė Nesėrmes (The Social Order of Tomorrow). Ai ishte shkruar prej Kontit Otto von Habsburg, i familjes sė madhe perandorake tė Austro-Hungarisė, i cili sot ėshtė anėtar i "Parlamentit Europian", dhe i publikuar nė 1958 nga "Exposition Press of London". Fatkeqėsisht, nė kohėn qė po shkruaja kėtė artikull, s'isha nė gjendje tė gjeja njė kopje tė atij libri interesant, i cili ka dalė nga shtypi shumė e shumė vite mė parė, prandaj unė jam i detyruar tė mbėshtetem nė kujtesėn time pėr tė bėrė njė pėrmbledhje tė argumenteve tė tij.
Konti von Habsburg mbėshtet institucionin e monarkisė si njė parim universal. Ai thekson se monarku ėshtė gjykatėsi mė i lartė nė njė vend, dhe nė bazė tė statusit tė tij apo saj, ėshtė i lirė nga paragjykimet nė marrjen e vendimeve pėr mbrojtjen e ligjit. Monarku pėrfaqėson njė vazhdimėsi tradite, dhe, tė qenunit pėrmbi partitė apo grupet, ėshtė njė simbol i fuqishėm pėr tė gjithė nėnshtetasit e tij ose saj, duke u drejtuar nga kohezioni shoqėror, administrimi i drejtėsisė, mbrojtja e ligjit e rregullave, dhe identiteti kombėtar. Pėrhapja e parimeve monarkiste, kėshtu pretendon ai, do tė ishte me vlera tė jashtėzakonshme pėr popujt e tė gjithė botės. Pavarėsisht nėse Konti von Habsburg ka tė drejtė ose jo, kur thotė se ēdo popull do tė pėrfitonte nga ndėrkallja e institucioneve monarkike, - ėshtė e vėrtetė e sigurt se Britania dhe populli i saj tashmė e kanė bėrė kėtė. Institucioni i monarkisė britanike ka qenė, dhe ėshtė, njė fortesė kryesore nė mbrojtje tė lirisė, dhe prandaj mbrojtja e monarkisė duhet tė jetė pjesė e rėndėsishme e pozicionit libertarian nė Mbretėrinė e Bashkuar.

Lindja e monarkisė

Koncepti i "monarkisė", ashtu siē kuptohet pėrgjithėsisht sot, ėshtė shfaqur nė Europė nė shekujt qė pasuan shkatėrrimin Perandorisė Romake tė Perėndimit nė shekullin e pestė pas Krishtit (AD). Kjo periudhė ėshtė e njohur pėrgjithėsisht si "Periudha e Errėt", megjithatė kėrkimet arkeologjike dhe historike tė dekadave tė fundit kanė treguar se nė fakt ajo ka qenė njė periudhė me njė zhvillim tė dallueshėm nė tė gjitha fushat e qytetėrimit dhe shkollarėt (studiuesit) tashmė preferojnė tė pėrdorin termin "antikiteti i vonė". Tributė barbare qė pushtuan Perandorinė Romake adoptuan shumė prej tipareve tė qytetėrimit tė saj dhe, pėr mė tepėr, zhvilluan institucione politike tė reja qė u pėrshtateshin rrethanave tė asaj kohe. 
Profesori amerikan i historisė Carroll Quigley shpjegon: "Nė Perėndim, Perandoria Romake (e cila vazhdoi nė Lindje si Perandoria Bizantine) u zhduk mė 476; dhe, megjithėse u bėnė shumė pėrpjekje pėr ta rilindur atė, ka qenė njė periudhė e dukshme, deri rreth '900-ės, kur s'ka pasur as perandori, as shtet, dhe asnjė lloj autoriteti publik nė Perėndim. Shteti u zhduk, ndėrkaq shoqėria vazhdoi. Po ashtu vazhdoi edhe jeta fetare dhe ekonomike. Kjo tregoi qartėsisht se shteti dhe shoqėria nuk ishin e njėjta gjė, se shoqėria ishte entiteti bazė (basic entity), dhe se shteti ishte njė parzmore, jo esenciale, e strukturave shoqėrore. Kjo pėrvojė pati efekte revolucionarizuese. Ajo zbuloi se njeriu mund tė jetojė pa shtet; kjo u bė baza e liberalizmit perėndimor. U zbulua se shteti, nėse ai ekziston, duhet t'i shėrbejė njeriut dhe se ėshtė e parregullt tė besohet se qėllimi i njeriut ėshtė t'i shėrbejė shtetit. U zbulua se jeta ekonomike, jeta fetare, ligji, dhe prona private, tė gjitha mund tė funksionojnė me efikasitet, edhe pa shtet. Prej kėsaj doli mė vonė "laissez-faire" mosndėrhyrja (lėnia tė lirė e njerėzve prej shtetit - shėn. i Red.), ndarja e kishės nga shteti, sundimi i ligjit, dhe shenjtėria e pronės private. Nė Romė, nė Bizant dhe nė Rusi, ligji kundrohej si njė atribut i pushtetit suprem. Nė Perėndim, ku nuk ekzistonte asnjė lloj pushteti suprem, u zbulua se ligji vazhdonte tė ekzistonte si njė korpus rregullash, i cili rregullonte jetėn shoqėrore. Kėshtu ligji nė Perėndim u gjet nėpėrmjet vėzhgimit, dhe nuk u imponua prej autokracisė si nė Lindje. Kjo nėnkupton se nė Perėndim autoriteti u vendos me anė tė ligjit dhe nėn ligjin, ndėrsa nė Lindje autoriteti u vendos me anė tė pushtetit dhe mbi ligjin. Perėndimi ndjeu se rregullat e jetės ekonomike duheshin gjendur dhe jo caktuar; se individi ka tė drejta tė pavarura, dhe madje nė kundėrshtim me autoritetin publik; se grupet mund tė ekzistojnė, ashtu siē ekziston kisha, prej sė drejtės dhe jo prej privilegjeve, dhe pa pasur nevojėn e ndonjė kontrate qė t'i bashkonte, duke u dhėnė tė drejtėn atyre tė ekzistonin si njė grup ose tė vepronin si njė grup; se grupet ose individėt mund tė zotėronin prona si njė e drejtė dhe jo si njė privilegj dhe se njė pronė e tillė s'mund tė merrej me forcė, por (mund tė merrej) vetėm pėrmes njė procesi tė pėrcaktuar ligjor. Nė Perėndim ėshtė theksuar se mėnyra se si bėhen gjėrat, ėshtė mė e rėndėsishme se sa vetė ajo ēka ėshtė bėrė, ndėrsa nė Lindje ajo ēka ėshtė bėrė ka qenė shumė mė e rėndėsishme sesa mėnyra se si ajo ishte bėrė. (Carroll Quigley, Tradgedy and Hope, Macmillan, New York, 1966, p.83).
Institucioni i monarkisė, ashtu siē kuptohet nė botėn perėndimore, u shfaq brenda kėtij konteksti historik. Megjithėse gjendja ishte pashmangshmėrisht e ndryshme nga njė vend nė tjetrin, tipikja ishte se njė numėr i caktuar prej krerėve tė fiseve do tė zgjidhnin njėrin prej tyre qė tė bėhej mbret, i cili do tė ishte njė "primus inter pares" (I parė mes tė barabartėve) ndėrmjet tyre. Mbreti kishte detyrimin e mbrojtjes se ligjit nė njė stil tė pranueshėm, pa favorizime tė ndonjė ane. Ndonjėherė kur ishte e vėshtirė tė mbahej autoriteti nga qendra nė ndonjė mbretėri tė madhe, atij i duhej tė qeveriste nė njė mėnyrė qė tė ishte e pranueshme pėr vartėsit (nėnshtetasit) e tij, dhe tė mbronte tė drejtat dhe liritė qė ata konsideronin se ishin tė tyret pa asnjė diskutim. Nė kohėra konfliktesh tė armatosura, ishte detyra e mbretit tė vepronte si njė udhėheqės ushtarak dhe tė mbronte me efektivitet ose tė zgjeronte mbretėrinė. Nėse mbreti dėshtonte nė pėrmbushjen e kėtyre detyrave, ai mund tė shkarkohej prej krerėve qė e kishin zgjedhur. Me pak fjalė, monarkia u shfaq si njė mjet pėr mbrojtjen e rendit ligjor dhe shoqėror nė tė cilit tė drejtat ekzistonin nė mėnyrė tė pavarur prej shtetit. Nė krye tė herės, kur njė mbret vdiste, ose vritej apo shkarkohej, krerėt e fiseve duhej tė zgjidhnin njė tjetėr nga radhėt e tyre pėr ta zėvendėsuar atė si mbret. Gjithsesi, kjo pashmangshmėrisht ēoi drejt njė konflikti tė egėr mes rivalėsh qė pretendonin fronin dhe gradualisht zuri vend koncepti qė njėri prej tė afėrmve tė mbretit duhej ta pasonte atė. Nė shumė vende (por jo tė gjitha) koncepti i tė parėlindurit (fėmijės sė parė - Red.) u bė predominues. Nėse ligji do tė ishte qė djali mė i madh i mbretit ėshtė trashgimtari, atėherė konfliktet pėr suksesionin mund tė shmangeshin dhe kėsisoj ruhej paqja e mbretėrisė.

Rėndėsia e simboleve

Monarkia, nė kėtė kontekst, ka dhėnė prova se ėshtė ėshtė njė formė qeverisjeje tepėr e suksesshme, dhe prandaj u bė forma predominuese tejendanė Europės. Ėshtė e vėrtetė se ky institucion pėrfshinte tipare fetare, simbolike dhe "mistike".
Vijon numrin e ardhshėm

Marrė nga:
http://www.capital.demon.co.uk/LA/political/libdefmon.txt

Pėrktheu nga anglishtja
Neritan Kolgjini


Analiza

Situatė shqetėsuese nė FYROM dhe kundėrshti nė qėndrimet politike tė faktorėve shqiptarė

Zhvillimet nė FYROM ndajnė shqiptarėt

Nga Dardan MITROVICA

Ligji i ri pėr ndarjen territoriale nė FYROM, e ka futur parlamentin nė grackėn e debateve pafund dhe ka shtyrė zgjedhjet lokale nga 17 tetori pėr mė 21 nėntor, me shpresėn se njė muaj kohė mė tepėr do t'u japė deputetėve kohėn e mjaftueshme pėr tė miratuar ligjin pėr ndarjen e re territoriale. Vonesa ėshtė shenjė e qartė e faktit qė qeveria ka humbur kontrollin mbi afatet pėr pėrfundimin e procesit tė decentralizimit dhe po bėn sikur po trembet pėrballė njė revolte masive tė popullsisė maqedonase kundėr ndryshimeve tė propozuara, e cila ka kėrcėnuar me referendum. 
Propozimet pėr decentralizimin, tė cilat janė komponenti i fundit i rėndėsishėm i Marrėveshjes sė Paqes sė Ohrit, janė parakusht pėr zgjedhjet e ardhshme. Por ato po mbahen peng nė parlament, ndėrkohė qė opozita radikale e nacionaliste me VMRO nė krye, ėshtė mobilizuar pėr tė kundėrshtuar ndryshimet e propozuara pėr kufinjtė lokalė. 
Megjithėse opozita pretendon se e mbėshtet konceptin e decentralizimit tė kompetencave, ajo ka kundėrshtuar ndarjen e re tė kufinjve lokalė, me "argumentin" se ato ēojnė drejt ndarjes etnike tė vendit. Nga ana e saj, pėr propagandė, qeveria maqedonase ka mbrojtur tezėn e ndryshimeve, me synimin e pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve ndėrmjet dy komuniteteve mė tė mėdha etnike.
Gjatė muajve tė kaluar, opozita ka organizuar protesta, bllokime rrugėsh dhe disa dhjetėra referendume lokale kundėr ligjit tė ri. Pėrmasat e revoltės kanė theksuar qartė shkallėn e mosbesimit qė ekziston ndėrmjet dy komuniteteve dhe kanė treguar se plagėt e shkaktuara nga konfliktit i armatosur nė vitin 2001, nuk janė shėruar akoma.
Maqedonasit etnikė, tė nxitur nga opozita ultranacionaliste, pretendojnė se shqiptarėt radikalė kanė njė axhendė tė fshehtė pėr ndarjen e FYROM-it.
"Pakėnaqėsia popullore ėshtė e kuptueshme dhe lidhet me kujtimet e vitit 2001 dhe njė ndjenjė se diēka e padrejtė ka ndodhur nė Maqedoni", - ka deklaruar presidenti maqedonas Branko Crvenkovski, duke i fryrė zjarrit dhe duke fiksuar nė mendjen e bashkėkombasve idenė e vėrtetėsisė pėr "padrejtėsinė" qė ėshtė bėrė ndaj tyre nė vitin 2001. Dhe pėr ta retushuar efektin e kėtij aluzioni kriminal, ka shtuar se "varfėria dhe standardi i ulėt i jetesės, i kanė nxitur mė tepėr kėto ndjenja".
Megjithatė, Cėrvenkovski ka shtuar se ai "ende beson tek Marrėveshja e Paqes sė Ohrit, njė pjesė e rėndėsishme e sė cilės ėshtė edhe decentralizimi". "Unė nuk e kam nėnshkruar Marrėveshjen e Ohrit vetėm sepse kam qenė i detyruar, por sepse unė besoj qė Ohri ėshtė njė koncept, i cili do tė sigurojė stabilitetin e vendit dhe barazinė pėr tė gjithė qytetarėt e tij", - e ka pėrfunduar deklaratėn demagogjike Brankua i FYROM-it.
Shqiptarėt e shohin kundėrshtimin e maqedonasve ndaj propozimeve si njė provė qė ata nuk janė tė pėrgatitur tė zbatojnė marrėveshjen e paqes dhe t'u japin shqiptarėve barazi. Shqiptarėt mohojnė tė kenė synime pėr ndarjen e vendit. 
"Nėse shqiptarėt do tė donin tė ndanin kėtė vend, do ta kishin bėrė. Dhe nėse FYROM-i nuk do tė anėtarėsohet nė BE, do tė jetė faji juaj (i maqedonasve)", - ka deklaruar Zyhdi Xhelili, deputet i Partisė Demokratike Shqiptare, nė opozitė. 
Paketa e decentralizimit ėshtė njė kusht i rėndėsishėm pėr kėrkesėn e Maqedonisė pėr anėtarėsim nė Bashkimin Europian, dhe ėshtė paraqitur qė nė muajin mars tė kėtij viti. Zyrtarė tė BE dhe NATO-s kanė shprehur mbėshtetje pėr zbatimin e Marrėveshjes sė Ohrit dhe kanė kėrkuar nga opozita qė tė mos e bllokojė kėtė proces. Por partitė e opozitės maqedonase kanė paraqitur mbi njėqind propozime pėr ndryshimin e ligjit pėr decentralizimin dhe ndarjen e re territoriale. Decentralizimi nuk ėshtė njė ide e re nė Maqedoni. Planet pėr kėtė janė pėrgatitur nė vitin 1999 dhe procesi duhet tė pėrfundonte nė 2002. Ligji i cili parashikon reduktimin e 123 bashkive tė tanishme nė 80.
Projekt-ligjet e paraqitura nė parlament pėr kėtė qėllim, deputetėt opozitarė maqedonas i kanė konsideruar tė papranueshme, madje opozita i ka quajtur pėrfaqėsuesit e qeverisė "tradhtarė". Nė kėto kushte, referendumi i kėrkuar nga opozita maqedonase do tė rrisė tensionet ndėretnike nė Maqedoni dhe mund tė nxisė njė kundėr-referendum nga ana e shqiptarėve. Pavarėsisht rezultateve tė referendumit, ndarjet etnike rrezikojnė tė thellohen dhe raportet ndėrmjet komuniteteve tė pėrkeqėsohen. 
Maqedonasit pretendojnė se ndarja e re territoriale po hap rrugėn pėr coptimin e vendit dhe se, nė rastin mė tė mirė, kėto ndryshime do tė ēojnė nė njė shtet federal, apo me kantone. Tė gjitha kėto deklarime janė krejtėsisht tė pabazuara dhe tė papranueshme. Organizimi i ri territorial ėshtė bėrė sipas tė njėjtave kritere objektive tė cilat pėrdoren nė vendet e tjera tė Europės. Sistemi i ri jo vetėm qė nuk hap rrugė pėr ndarjen e vendit, por do tė ndihmojė dhe garantojė qė Maqedonia tė mbetet njė vend i bashkuar. 
Decentralizimi do tė sigurojė stabilitet, unitet, zhvillim ekonomik dhe integrimin mė tė shpejtė tė Maqedonisė nė strukturat euro-atlantike. Vendi, nė fakt ka hyrė nė fazėn mė tė rėndėsishme dhe politikisht tė ndjeshme tė zbatimit tė Marrėveshjes sė Paqes sė Ohrit, e cila ėshtė bėrė pjesė e kushtetutės dhe e ligjeve nė FYROM. 
Kjo marrėveshje parashikonte qė, njė vit pas pėrfundimit tė regjistrimit tė pėrgjithshėm tė popullsisė, do tė rishikohet edhe ndarja e kufinjve tė njėsive vendore. Opozita pretendon se kufinjtė e rinj tė njėsive vendore janė pėrcaktuar nė bazė tė kritereve etnike dhe partitė e saj thonė se ėshtė e papranueshme qė disa bashki, ku maqedonasit pėrbėjnė shumicėn, si Struga, tė bashkohen me fshatrat shqiptare duke krijuar njė bashki me shumicė popullsie shqiptare. 
Nė fakt, plani pėr Strugėn nuk ėshtė gjė tjetėr vetėm njė rikthim i kufijve tė pėrdorur pėr 30 vjet tė cilat janė ndryshuar nė vitin 1996. Nė atė kohė, kur shqiptarėt kanė pėrbėrė shumicėn, nuk ka pasur probleme tė mėdha. Marrėveshja e Paqes i garanton maqedonasit, tė cilėt jetojnė nė zona ku pėrbėjnė pakicėn, mbrojtje sipas mekanizmit tė quajtur Badinter. Ky mekanizėm do tė thotė qė kėshillat lokale nuk mund tė marrin asnjė vendim, i cili kufizon tė drejtat bazė tė njė pakice pa pėlqimin e gjysmės sė pėrfaqėsuesve lokalė tė asaj pakice. Pėr mė tepėr, opozita ka kundėrshtuar planin pėr bashkimin e disa bashkive me kryeqytetin, duke shtuar pėrqindjen e shqiptarėve nė Shkup nė mbi 20 pėrqind, i cili ėshtė kufiri i kėrkuar pėr ta bėrė gjuhėn shqipe njė gjuhė zyrtare lokale. 
Por kėto bashki kanė qenė tė gjitha pjesė e kryeqytetit pėrpara se kufijtė tė ndryshoheshin nė vitin 1996, dhe ato e kanė vendin aty. Pėrveē kėsaj, nėse marrėveshja e paqes sė Ohrit parashikon qė gjuha shqipe tė jetė gjuhė e dytė zyrtare nė vend, pėrse nuk duhet tė jetė nė Shkup??! 
Sipas ndarjes sė re territoriale, 95 pėrqind e shqiptarėve tė Maqedonisė do tė jetojnė nė bashki ku shqipja ėshtė gjuhė zyrtare. Kjo do tė forcojė procesin e integrimit tė shqiptarėve nė shoqėri dhe do t'i bėjė ata tė ndjehen qytetarė tė barabartė, gjė e cila ėshtė nė interesin e tė gjithėve. Mbėshtetja ndėrkombėtare pėr kėtė pjesė tė rėndėsishme tė Marrėveshjes sė Paqes, ėshtė shprehur tanimė nga Kėshilli i Ministrave i BE, nga pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė pėr politikėn e jashtme dhe tė sigurisė, Havier Solana dhe Sekretari i pėrgjithshėm i NATO-s, Jaap De Hoop Sheffer.
Megjithatė, kryetari i PDSH nė Maqedoni, Arbėr Xhaferri, argumenton se miratimi i kėtyre ligjeve dhe skemave tė ndarjes sė re territoriale do t'i pėrkeqėsojė pozitat dhe tė drejtat e shqiptarėve nė FYROM nė raport me kohėn e Jugosllavisė ish komuniste. Pėr kėtė ai paraqet argumentat e tij, tė cilat, ēuditėrisht, injorohen dhe nuk kundėrshtohen nga drejtuesit e lartė tė partive shqiptare nė pozitė.



Diaspora

Numėrohen rreth 15 milion shqiptarė nė tė gjithė botėn, pjesa mė e madhe nė diasporė

Shqiptarėt popullojnė planetin

Beqir SINA 
(Nju Jork, SHBA) 

Shifra e mėsipėrme rezulton tė jetė afishuar nė disa faqe elektronike, ndonėse nuk ka ende prova pėr ndonjė regjistrim zyrtar. Megjithatė, nisur nga tė dhėnat e mėsipėrme, tė dhėna nga burime tejet tė besueshme, flitet pėr 15 milion bashkatdhetarė, tė shpėrndarė nė tė gjithė planetin.
Tė dhėnat e ofruara deri tani, tregojnė se Republika e Shqipėrisė, ka tė regjistruar zyrtarisht nė territorin e saj afro 4 milion shqiptarė. Nė Kosovė, sot numėrohen rreth 2 milion shqiptarė, nga dy milion e 200 mijė banorė, nga tė cilėt 2 % janė serbė, 1 % romė, 1 % turq e pakica tė tjera. Nė tė ashtuquajturin FYROM numėrohen rreth 800 mijė shqiptarė etnikė, ose 33 %. Mali i Zi, me rreth 700 mijė banorė, numėron rreth 100 mijė shqiptarė. Kosova Lindore (qendrat dhe zonat pėrreth Presheves, Bujanovcit e Medvegjės, dominohet nga shqiptarėt. 
Turqia, siē tregojnė shifrat e botuara, zė vendin e parė nė atlasin e shpėrndarjes gjeografike tė shqiptarėve nė diasporė. Aty jetojnė gati mė shumė se 5 milion shqiptarė.
Shqiptarėt e Turqisė, nė kartat e indetitetit kanė tė shkruar kombėsinė shqiptare. Ndėrkaq, njė tjetėr vend ku ka shumė shqiptarė, dhe qė e ruajnė ende kombėsinė shqiptare, janė edhe shqiptarėt e Greqisė. Kėta shqiptarė kanė formuar mbi 500 komuna shqipfolėse, nė Greqi. 
Tė tillė konsiderohen edhe arbėreshėt-shqiptarė, qė gjenden kryesisht nė Jug tė Italisė, nė Siēili dhe Kalabri. Arbėreshėt, llogariten mbi 300 mijė banorė. 
Ndėrsa nė Egjipt, njė nga vendet e largėta, tė rrahur asokohe nga shqiptarėt, numėrohen rreth 2000 familje me origjinė shqiptare, qė kanė ruajtur gjuhėn, traditat e zakonet tona. Nga vendet e quajtura tė Lindjes sė Largėt, i njohur tek shqiptarėt pėr emigrim tė hershėm, ėshtė edhe Siria. Studimet tregojnė se, pas largimit nga Egjipti, shumė shqiptarė u vendosėn nė Siri, ku sot numėrohen rreth 550 familje. 
I njejti studim vijon pastaj me shqiptarėt e vendosur nė Bullgari. Shqiptarėt e Bullgarisė janė tė pėrqėndruar kryesisht nė Sofje dhe nė Plovdiv dhe kapin shifrėn e rreth 52 mijė vetėve. Nė Rumani thuhet se numėrohen rreth 200 mijė shqiptarė.
Nė Kroaci, ėshte i njohur ngulimi mė i madh shqiptar, nė Zarė (Zadar). Gjithashtu, nė studim flitet pėr afro 12 mijė shqiptarė tė vendosur nė Slloveni. 
Numėrohen 12 mijė shqiptarė edhe nė Ukrainė. Atje janė evidentuar gjithsej 7 fshatra tė banuara nga shqiptarė, por ende nuk ėshtė llogaritur numri i vėrtetė i tyre. 
Argjentina ėshtė njė vend tjetėr ku janė vendosur shqiptarėt, kryesisht ata tė pėrzier me emigratė italianė, shumica syresh arbėreshė. Shqiptarėt e Argjentinės konsiderohen komuniteti mė i organizuar, dhe qė kanė ruajtur shumė nga tradita e historia. Ata flitet se janė rreth 50 mijė.
Australia, megjithėse njihet si njė vend i preferuar nga emigrantėt, nga shqiptarėt nuk ėshtė parė si i tillė. Atje, sipas studimit, numėrohen rreth 26 mijė shqiptarė, tė vendosur nė rrethinat e Viktoria-s dhe Brisbej-t. 
Vendi mė i preferuar nga shqiptarėt, veēanėrisht kohėt e fundit, janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Sot, kėtu flitet se gjenden mbi 500 mijė shqiptarė. Shifėr kjo qė, kurrė, nuk ka mundur tė bėhet zyrtare. Statistikat nė Amerikė, gjithmonė i referohen kryesisht qendrave nga mė tė banuarat. Shqiptarėt nė Amerikė janė tė vendosur kryesisht nė Ēikago, Detroit, Miēigan, Nju Jork, Nju Xhersi, Florida, Teksas, Kaliforni, Ariziona, Ohajo, Konektikat, Pensilvani etj.. Ndėrsa nė Kanada ka shumė shqiptarė tė emigruar nė 15 vjetėt e fundit. Kanadaja konsiderohet si shteti qė pėrmbledh komunitetin mė tė madh tė intelektualėve nga Shqipėria, tė emigruar dekadėn e fundit. 
Njė vend kryesor nė hartėn migratore tė shqiptarėve, ku janė vendosur shqiptarėt e larguar gjatė 14 vjetėve tė fundit, konsiderohet Greqia, me rreth 650 mijė shqiptarė. 
Pas saj vijnė Italia dhe Gjermania qė, sėbashku, kanė rreth 390 mijė shqiptarė. 
Vetėm nė Itali mund tė jenė afro 300 mijė; nė Zvicėr rreth 180 mijė; nė Angli afro 140 mijė; nė Belgjikė rreth 40 mijė. 
Njė numėr mė tė vogėl shqiptarėsh gjen pothuajse nė ēdo vend evropian; Hollandė, gadishullin skandinav, Spanjė, Francė, Luksemburg, Ēeki, Hungari, Austri e Poloni. Regjistrimi i tyre zyrtar mbetet gjithnjė problem, pasi bėhet kryesisht bazuar nė materialet e publikuara nė internet, sikundėr ėshtė edhe ky studim, i titulluar "Etapat historike tė shpėrnguljes sė shqiptarėve".



___________________________

10 October 2004, Nr.40
___________________________

PLL organizon njė takim me rastin e 109 vjetorit tė lindjes Mbretit Zog i Parė

Princi Leka feston me legalistėt

"Po pėrkujtojmė sakrificat e mėdha pėr tė bėrė 'njė shtet njė komb', ashtu siē dėshironte Mbreti Zog, por tashmė nėn udhėheqjen e Mbretit Leka nė krye tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Ne po synojmė tė hyjmė nė Europė, por kėtė duhet dhe do ta bėjmė duke hyrė si shtet-komb, qė jep shpresė pėr zhvillim pėr shtetasit e tij dhe pėr tė gjithė bashkatdhetarėt, kudo qė ndodhen.

 

KRYESORE

Pjesė nga fjala e NT Princ Leka nė ditėlindjen e Mbretit Zog

Princ Leka: Nė Europė, si shtet-komb

Do tė dėshiroja t'ju falenderoj thellėsisht nga zemra, nė emrin e Mbretit Leka.

Mė lejoni tė falenderoj nė radhė tė parė z.Spahiu pėr kėtė ceremoni tė mrekullueshme. Ne sot po pėrkujtojmė e po vazhdojmė punėn e Mbretit Zog pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Po pėrkujtojmė sakrificat e mėdha pėr tė bėrė 'njė shtet njė komb', ashtu siē dėshironte Mbreti Zog, por tashmė nėn udhėheqjen e Mbretit Leka nė krye tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.

Ne po synojmė tė hyjmė nė Europė, por kėtė duhet dhe do ta bėjmė duke hyrė si shtet-komb, qė jep shpresė pėr zhvillim pėr shtetasit e tij dhe pėr tė gjithė bashkatdhetarėt, kudo qė ndodhen.

Unė ju uroj tė gjithėve qė tė ecim nė rrugėn e Mbretit Zog, dhe me kėtė rast uroj njė fitore me Mbretin Leka nė krye, fitore tė cilėn ne tė gjithė bashkė do ta arrijmė me anė tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.

Ju faleminderit.

 

Pjesė nga fjala e kryetarit te PLL z.Eqerem Spahiu nė ditėlindjen e Mbretit Zog

Ne kemi simbolin kombėtar Mbretin Leka

Ka popuj dhe kombe qė nuk kanė heronj dhe heronjtė e tyre i bėjnė prej balte. Historia e ka sjellė qė, nė Shqipėri, fatmirėsisht, tė kemi shumė heronj, por fatkeqėsisht, sidomos nė sistemin komunist, u hodh shumė baltė ndaj heronjve tė vėrtetė, dhe mė shumė se ndaj kujtdo u hodh mbi Mbretin Zog I-rė, pikėrisht ndaj themeluesit tė shtetit modern shqiptar.

Mbas ndėrrimit tė sistemit tė kaluar, nga dita nė ditė po bie balta e hedhur dhe po del nė pah figura e ndritur e Mbretit Zog I-rė.

Janė shkruar me qindra artikuj nga historianė vendas dhe tė huaj, janė botuar libra, janė realizuar emisione televizive etj., qė shkruajnė dhe flasin pėr Mbretin Zog I-rė.

Rehabilitimi i figurės madhore tė Mbretit Zog I-rė dhe Familjes Mbretėrore Shqiptare, po ecėn me ritme tė shpejta. Nė shenjė mirėnjohjeje dhe kujtimi, duke respektuar vlerat e Mbretit Zog I-rė, Bulevardet kryesore tė Tiranės dhe Shkodrės mbajnė emrin e Mbretit Zog I-rė. Sheshi kryesor i Burrelit mban emrin e Mbretit Zog I-rė.

Populli shqiptar ushqen njė dashuri tė madhe pėr Familjen Mbretėrore. Kjo u vu re dukshėm nė Referendumin e vitit 1997 pėr formėn e regjimit. Pėr dy vjet nė Atdhe, Mbreti Leka I-rė u takua me mijėra shqiptarė, mes tyre politikanė, intelektualė, qytetarė tė thjeshtė etj..

Shumica prej tyre i kėrkonin Mbretit Leka I-rė angazhimin e drejtpėrdrejtė nė politikė.

E kush mė shumė se Mbreti Leka I-rė ka tė drejtėn morale tė udhėheqė shqiptarėt!?

Sikurse jeni nė dijeni, Mbreti Leka I-rė ka ndėrmarrė dhe drejton LZHK-nė, qė sigurisht ėshtė mirėpritur nga shumica e shqiptarėve.

Eshtė mirėpritur, sepse realiteti shqiptar ėshtė shumė i dhimbshėm nė tė gjitha drejtimet dhe duam ta ndryshojmė atė.

Jo pėr eufori, por me bindje themi se LZHK-ja nė zgjedhjet e ardhme do tė fitojė.

Ne do tė fitojmė sepse nė krye tė kėsaj Lėvizjeje ėshtė Mbreti Leka I-rė, simboli ynė kombėtar.

 

Pjesė nga fjala e z.Avdi Baleta, politolog e analist

Shqiptarėt i janė borxh Mbretit Zog

Shumė evenimente dhe vepra madhore atdhetare, i lidhim me tė drejtė me emrin e Mbretit Zog, qė natyrshėm zė njė vend tė veēantė nė historinė e Shqipėrisė. Lavdia e Tij ėshtė e madhe jo sepse e duan dhe e propagandojnė nacionalistėt legalistė, monarkistė etj., por sepse emrin dhe veprėn madhore tė Tij nuk janė nė gjendje ta ērrėnjosin as kundėrshtarėt e Tij mė tė egėr, fanolistėt komunistė e neokomunistė. Ai mbetet pėrjetėsisht i madh sepse i bėri nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme detyrat ndaj Atdheut dhe Kombit. Dhe detyra mė e vėshtirė e shtetit shqiptar tė asaj kohe, ishte pikėrisht rimėkėmbja e konsolidimi i tij pas shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912. Mbreti Zog ndėrtoi dhe konsolidoi njė shtet model nė njė vend tė vogėl, nė kushte shumė tė vėshtira.

Mbreti Zog na ka lėnė si trashėgimi njė model shtetėror tė madhėrishėm nė tė gjitha planet, por kryesisht nė atė politik. Ai formėsoi modelin e paarritshėm me mėnyrėn sesi ngrihet shteti nė kushtet e mjerimit dhe sesi mund tė bėhet maksimumi pėr tė mbrojtur interesat kombėtare e dinjitetin e bashkatdhetarėve.

Borxhi qė shqiptarėt i kanė Mbretit Zog, ėshtė pėrkushtimi, dėshira dhe pėrpjekja qė ata duhet tė dėshmojnė e bėjnė pėr tė bėrė diēka pėr Atdheun dhe Kombin, ashtu siē e bėri Ai. Nėse duam qė tė realizojmė ėndrrėn pėr zgjidhjen e Ēeshtjes kombėtare dhe begatimin e Atdheut, duhet tė ndjekim rrugėn e Mbretit Zog.

 

PLL organizon njė takim me rastin e 109 vjetorit tė lindjes Mbretit Zog i Parė

Princi Leka feston me legalistėt

Astrit Kola

Paraditėn e tė shtunės sė datės 9 tetor 2004, nė sallėn kryesore tė Muzeut Historik Kombėtar, Dega e PLL Tiranė zhvilloi aktivitetin pėrkujtimor me rastin e 109 vjetorit tė lindjes sė shtetarit mė tė madh shqiptar tė tė gjithė kohėrave, Mbretit Zog I-rė.

Pėr tė pėrkujtuar kėtė eveniment tejet domethėnės pėr nga rėndėsia dhe rrezatimi gjithėkohor e politik, kishin ardhur me dhjetėra legalistė, monarkistė e intelektualė tė shquar, qė kishin tejmbushur si asnjėherė sallėn e kėtij institucioni. Auditori cilėsor, qė pėrfaqėsonte elitėn intelektuale dhe fisnikėrinė e kryeqytetit, dekori imponues e plot shije dhe prania e mediave tė shumta - tė krijonin pėrshtypjen e njė ambienti festiv, mbarsur me ngjyresa tė forta politike e zyrtare.

Nė sfondin jeshil, qė blatonte njė paqe dhe ceremonialitet tė pėrzier me mondanitet mbretėror, ishin vendosur stilema klasike dhe njėkohėsisht proverbiale e shqiptarizmės "Atdheu mbi tė gjitha", nė krah tė sė cilės ndrinte portreti madhėshtor i "Profetit" tė Kombit, shenjuar nga Zoti si "Shpėtimtar i Atdheut", veshur me granduniformėn e ngadhnjyesit Sovran.

Salla e tejmbushur, tek priste me emocion ardhjen dhe vendosjen nė tribunėn e nderit tė personaliteteve tė shquar, shpėrtheu nė ovacione frenetike nė ēastin kur u shfaqėn Princi Leka, i shoqėruar nga kryetari i PLL z.Ekrem Spahiu, nga kryetari i Zyrės sė Oborrit Mbretėror z.Fluturak Gėrmenji dhe nga sekretari pėr Burimet Njerėzore pranė PLL e njėkohėsisht kryetar i Degės sė PLL Tiranė (organizatore e aktivitetit), z.Blerim Kamberi.

Pas vendosjes sė pėrsonaliteteve nė podiumin e nderit, me hijeshi dhe stimėn karakteristike, z.Spahiu shkoi personalisht, ftoi dhe shoqėroi drejt podiumit pinjollin e shquar tė derės martire tė Menajve tė Lurės, antikomunistin e pamposhtur dhe heroin e burgjeve tė diktaturės, anėtarin e kryesisė sė Senatit tė Veteranėve tė PLL z.Ramiz Mena, bashkė me politologun, diplomatin e publicistin e shquar z.Abdi Baleta.

Pas plotėsimit tė panelit tė tubimit me kėto dy figura tė nderuara, ēdo gjė shkoi nė vendin e vet dhe ceremonialiteti zyrtar arriti formatin e merituar.

Nė kėto momente, skulptorja e talentuar, bukuroshja shtatlartė, pinjolle e Toptanajve tė famshėm, zonjusha Blerta Toptani, veshur me sqimė dhe shije prej artisteje tė figurės, plot sharm dhe delikatesė hapi kėtė takim, duke ia dhėnė fjalėn kryetarit tė Degės sė PLL Tiranė, z.Blerim Kamberi, fjalėn e tė cilit e keni tė plotė nė kėtė numėr gazete.

Pas z.Kamberi, kumtet e tė cilit u pritėn me ngrohtėsi, e mori fjalėn personaliteti mė pikant nga tė ftuarit e nderuar, oratori impresionant zotėri Abdi Baleta, i cili nė sfondin e njė qetėsie tė thellė e filloi ligjėratėn e tij, ku ndėr tė tjera theksoi: "Shumė evenimente dhe vepra madhore atdhetare, i lidhim me tė drejtė me emrin e Mbretit Zog, qė natyrshėm zė njė vend tė veēantė nė historinė e Shqipėrisė. Lavdia e Tij ėshtė e madhe jo sepse e duan dhe e propagandojnė nacionalistėt legalistė, monarkistė etj., por sepse emrin dhe veprėn madhore tė Tij nuk janė nė gjendje ta ērrėnjosin as kundėrshtarėt e Tij mė tė egėr, fanolistėt komunistė e neokomunistė. Ai mbetet pėrjetėsisht i madh sepse i bėri nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme detyrat ndaj Atdheut dhe Kombit. Dhe detyra mė e vėshtirė e shtetit shqiptar tė asaj kohe, ishte pikėrisht rimėkėmbja e konsolidimi i tij pas shpalljes sė Pavarėsisė mė 28 nėntor 1912. Mbreti Zog ndėrtoi dhe konsolidoi njė shtet model nė njė vend tė vogėl, nė kushte shumė tė vėshtira.

Sot flitet dhe spekullohet shumė me tė ashtuquajturin Integrim evropian, por shqiptarėt s'kanė nevojė tė shkojnė nė Evropė, sepse janė nė Evropė para Evropės.

Mbreti Zog na ka lėnė si trashėgimi njė model shtetėror tė madhėrishėm nė tė gjitha planet, por kryesisht nė atė politik. Ai formėsoi modelin e paarritshėm me mėnyrėn sesi ngrihet shteti nė kushtet e mjerimit dhe sesi mund tė bėhet maksimumi pėr tė mbrojtur interesat kombėtare e dinjitetin e bashkatdhetarėve.

Borxhi qė shqiptarėt i kanė Mbretit Zog, ėshtė pėrkushtimi, dėshira dhe pėrpjekja qė ata duhet tė dėshmojnė e bėjnė pėr tė bėrė diēka pėr Atdheun dhe Kombin, ashtu siē e bėri Ai. Nėse duam qė tė realizojmė ėndrrėn pėr zgjidhjen e Ēeshtjes kombėtare dhe begatimin e Atdheut, duhet tė ndjekim rrugėn e Mbretit Zog", - e mbylli ligjėratėn e tij, mes duatrokitjesh frenetike, z.Baleta.

Pas tij e mori fjalėn drejtori i Departamentit tė Historisė pranė PLL, Prof. Dr. Bajram Xhafa, i cili mes emocionesh tė natyrshme pas fjalės elokuente tė z.Baleta, e pranoi se e kish tė vėshtirė tė pėrkufizonte aq saktė sa parafolėsi kontributin madhor tė Mbretit Zog, ndonėse foli plot veneracion pėr figurėn e Shtetarit qė kish tubuar dishepujt e Tij nė atė sallė tė vogėl, pėr t'i nxėnė tė gjithė ata qė e kanė patur idhull, e nė rrugėn e tė cilit ecin, tashmė nė gjurmėt e Prijėsit trashėgimtar tė Mbretit Zog, NMT Leka I-rė - Mbret i Shqiptarėve.

Fjala e z.Xhafa u pasua nga ajo e sekretarit pėr Marrėdhėniet me Publikun pranė PLL, analistit dhe publicistit tė njohur z.Neritan Kolgjini, i cili bėri njė portretizim tė mrekullueshėm tė figurės madhore tė Mbretit tė Shqiptarėve, tė cilin ai e quajti "Profet dhe Apostull tė shqiptarizmės".

Fjala e z.Kolgjini u pėrcoll me duartrokitje tė zgjatura, ēka zgjoi emocione tė papėrmbajtshme tek nėnkryetari i Degės sė PLL Tiranė, veterani legalist dhe biri i Sulkurtajve martirė tė Matit, z.Hamit Kurti, i cili me anė tė shpėrthimit tė tij tė sinqertė hodhi superlativa pėr Mbretin Zog, Mbretin Leka dhe Familjen Mbretėrore, tė cilat u mirėpritėn nga tė pranishmit dhe u aprovuan me aplauza tė tejzgjatura.

Mes emocionesh tashmė tė ndezura, zonjusha Toptani ia dha fjalėn kryetarit tė PLL z.Spahiu, i cili foli plot ngjyresė dhe me natyrshmėri tė spikatur pėr rolin, figurėn dhe kontributin madhor tė Mbretit Zog nė historinė e shtetformimit shqiptar.

Spahiu, me modesti u shpreh nė hyrje tė fjalės sė tij se "Referuesit shumė qartė dhe saktė, nė mėnyrė tė pėrmbledhur, folėn mbi jetėn dhe aktivitetin e Mbretit Zog I-rė, me rastin e 109 vjetorit tė lindjes, por tė gjithė jemi tė bindur se tė flasėsh pėr figurėn e Mbretit Zog I-rė duhet njė kohė shumė e gjatė. Ka popuj dhe kombe qė nuk kanė heronj dhe heronjtė e tyre i bėjnė prej balte. Historia e ka sjellė qė, nė Shqipėri, fatmirėsisht, tė kemi shumė heronj, por fatkeqėsisht, sidomos nė sistemin komunist, u hodh shumė baltė ndaj heronjve tė vėrtetė, dhe mė shumė se ndaj kujtdo u hodh mbi Mbretin Zog I-rė, pikėrisht ndaj themeluesit tė shtetit modern shqiptar. Mbas ndėrrimit tė sistemit tė kaluar, nga dita nė ditė po bie balta e hedhur dhe po del nė pah figura e ndritur e Mbretit Zog I-rė."

Mė tej z.Spahiu tha se "Janė shkruar me qindra artikuj nga historianė vendas dhe tė huaj, janė botuar libra, janė realizuar emisione televizive etj., qė shkruajnė dhe flasin pėr Mbretin Zog I-rė. Rehabilitimi i figurės madhore tė Mbretit Zog I-rė dhe Familjes Mbretėrore Shqiptare, po ecėn me ritme tė shpejta. Nė shenjė mirėnjohjeje dhe kujtimi, duke respektuar vlerat e Mbretit Zog I-rė, Bulevardet kryesore tė Tiranės dhe Shkodrės mbajnė emrin e Mbretit Zog I-rė. Sheshi kryesor i Burrelit mban emrin e Mbretit Zog I-rė.

Populli shqiptar ushqen njė dashuri tė madhe pėr Familjen Mbretėrore. Kjo u vu re dukshėm nė Referendumin e vitit 1997 pėr formėn e regjimit. Si dhe nė ceremoninė mortore tė lamtumirės sė fundit pėr Nėnėn Mbretėreshė Geraldina dhe Mbretėreshėn Suzana.

Kuvendi i Shqipėrisė ka nderuar me njė minutė heshtje nė kujtim tė Nėnės Mbretėreshė Geraldina dhe Mbretėreshės Suzana. Kreu i shtetit z.Alfred Moisiu, e ka dekoruar Nėnėn Mbretėreshė Geraldina me Urdhėrin e Lartė "Nėnė Tereza". Shumė kėshilla bashkish dhe komunash, e kanė shpallur Nėnėn Mbretėreshė Geraldina, "Qytetare Nderi".

Kthimi i Familjes Mbretėrore mė 28 qershor 2002, nuk ishte thjesht njė kthim fizik, por ishte edhe njė kthim shprese pėr shqiptarėt."

Pastaj z.Spahiu theksoi se "Pėr dy vjet nė Atdhe, Mbreti Leka I-rė u takua me mijėra shqiptarė, mes tyre politikanė, intelektualė, qytetarė tė thjeshtė etj.. Shumica prej tyre i kėrkonin Mbretit Leka I-rė angazhimin e drejtpėrdrejtė nė politikė. E kush mė shumė se Mbreti Leka I-rė ka tė drejtėn morale tė udhėheqė shqiptarėt!?"

Nė fund Spahiu theksoi se "Sikurse jeni nė dijeni, Mbreti Leka I-rė ka ndėrmarrė dhe drejton LZHK-nė, qė sigurisht ėshtė mirėpritur nga shumica e shqiptarėve. Eshtė mirėpritur, sepse realiteti shqiptar ėshtė shumė i dhimbshėm nė tė gjtiha drejtimet dhe duam ta ndryshojmė atė. Kuptohet se PLL ėshtė pjesė integrale dhe e qenėsishme e LZHK-sė. Kemi deklaruar qė nė dispozicion tė LZHK-sė kemi vėnė gjithēka, por mbi tė gjitha kemi vėnė idealizmin tonė. Jo pėr eufori, por me bindje themi se LZHK-ja nė zgjedhjet e ardhme do tė fitojė. Ne do tė fitojmė sepse nė krye tė kėsaj Lėvizjeje ėshtė Mbreti Leka I-rė, simboli ynė kombėtar!" e mbylli fjalimin kryetari i PLL fjala e tė cilit u duartrokit gjatė nga tė pranishmit.

Pas kryetarit tė PLL, menjėherė sapo zonjusha Toptani pėrmendi emrin e Princit Leka, shpėrthyen duartrokitje tė cilat e shoqėruan atė gjatė gjithė intervalit kohor qė nga nisja drejt foltores e deri nė shqiptimin e fjalėve tė para. Tejet i emocionuar, me timbėr tė ngrohtė e theks tė veēantė, Princi Leka shqiptoi fjalė zemre qė pėrcollėn kumtin e njė pinjolli e trashėgimtari dinjitoz, respekti dhe simpatia pėr tė cilin ka ngėrthyer gjithė zemrat shqiptare. Mesazhet e Tij plot hijeshi e solemnitet, pėrcillnin veneracionin e thellė pėr veprėn e ndritur tė gjyshit, bashkė me zotimin pėr tė ecur nėn shembullin dhe rrugėn e ndritur qė Ai la pas e projektoi pėr tė gjithė shqiptarėt atdhetarė.

Ndėrmjet tė tjerash ai theksoi se "Do tė dėshiroja t'ju falenderoj thellėsisht nga zemra, nė emrin e Mbretit Leka. Mė lejoni tė falenderoj nė radhė tė parė z.Spahiu pėr kėtė ceremoni tė mrekullueshme. Ne sot po pėrkujtojmė e po vazhdojmė punėn e Mbretit Zog pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Po pėrkujtojmė sakrificat e mėdha pėr tė bėrė 'njė shtet njė komb', ashtu siē dėshironte Mbreti Zog, por tashmė nėn udhėheqjen e Mbretit Leka nė krye tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Ne po synojmė tė hyjmė nė Europė, por kėtė duhet dhe do ta bėjmė duke hyrė si shtet-komb, qė jep shpresė pėr zhvillim pėr shtetasit e tij dhe pėr tė gjithė bashkatdhetarėt, kudo qė ndodhen," tha Princi Leka. Mė tej ai u shpreh se "Unė ju uroj tė gjithėve qė tė ecim nė rrugėn e Mbretit Zog, dhe me kėtė rast uroj njė fitore me Mbretin Leka nė krye, fitore tė cilėn ne tė gjithė bashkė do ta arrijmė me anė tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar."

Nė fund tė fjalės sė Lartėsisė sė Tij, tė pranishmit e shpėrblyen me duartrokitje tė forta e urime zemre, ēka e bėri tė skuqej fytyrėn engjėllore tė Atij qė njė ditė do tė mbajė kurorėn dhe skeptrin e trashėguar nga Mbreti Zog tek Mbreti Leka i Parė, nė vazhdėn e detyrimit madhor pėr tė shėrbyer Kauzėn dhe idealet e shqiptarizmės, tė sendėrtuara nė egjidėn "Mbret i Shqiptarėve".

Mes duartrokitjesh tė pandalshme nga tė pranishmit e ngritur nė kėmbė, zonjusha Toptani, (si njė stėrmbesė e denjė e Nėnės Mbretėreshė Sadije, bijė e njėrės nga dinastitė mė tė shquara tė fisnikėrisė shqiptare, qė pėrmbledh nė pedigrenė e saj, prej mbi 7 shekujsh, njė mori dukėsh, baronėsh, kontėsh, pashallarėsh dhe atdhetarėsh), - u bėri tė ditur tė pranishmėve pėrfundimin e kėtij tubimi nė sallė dhe vazhdimin e festės nė koktejlin qė organizatorėt kishin pėrgatitur pėr tė nderuar pjesėmarrėsit e nderuar. E kėsisoj, nė katin e dytė, nė hollin ku ishin vendosur tryezat e tejmbushura, pjesėmarrėsit shijuan ēaste tė paharrueshme mes bisedash tė gjalla dhe trokitjesh tė gotave me Princin Leka dhe personalitetet e nderuara, pėr afro 1 orė. Gjatė kėsaj kohe Princi Leka e pėrshėndosh dhe shkėmbeu biseda e komplimentet e rastit me tė gjithė tė pranishmit, tek rrezatonte shkėlqim e madhėshti njėherėsh, tė pėrziera me modestinė dhe pafajėsinė qė i buron nga e gjithė qėnia dhe shtati vigan, duke ngjallur besim pėr triumfin e Kauzės mbretėrore. Paskėtaj, Princi kėrkoi leje plot pėrunjėsi mahnitėse prej Sovrani tė njėmendtė, dhe u largua drejt Rezidencės Mbretėrore, duke lėnė pas atmosferėn festive dhe magjepsjen qė tė paktė si Ai mund tė rrezatojnė tek ata qė aq shumė kanė pritur dhe shpresuar, e pėr tė cilėn tashmė janė bindur plotėsisht - tė ardhmen e sigurt e tė ndritur tė Monarkisė Shqiptare.

 

Fjala e plotė e kryetarit tė PLL dega Tiranė z.Blerim Kamberi

Pėr Mbretin Zog, flet vetė historia

"Tė nderuar pjesėmarrės!

Kam nderin dhe kėnaqėsinė qė nė kėtė ditė tė shėnuar tė 109-vjetorit tė lindjes sė Mbretit Zog I-rė, tė mblidhemi e tė kujtojmė me shumė respekt, tė gjithė sėbashku, jetėn dhe kontributin e Tij nė zhvillimet mė tė rėndėsishme kombėtare tė shekullit tė kaluar dhe, ndoshta, tė tė gjitha kohėrave - jetėn dhe veprėn e Tij nė shėrbim tė Kombit dhe Atdheut.

Dėshiroj tė theksoj: - sėbashku, - jo pėr faktin se jemi mbledhur disa dhjetėra apo qindra njerėz qė pėrkujtojnė idhullin e tyre, por pėr arsyen se, tashmė, figura e Mbretit Zog I-rė, nga njė tabu dhe njė "mollė e ndaluar", po ridimensionohet duke zėnė vendin e merituar jo vetėm nė sallonet e muzeumeve dhe librave, por edhe nė mendjet dhe zemrat e shqiptarėve, kudo qė ndodhen.

Tė flasėsh sot pėr Mbretin Zog I-rė ėshtė mjaft e thjeshtė, se pėr tė flet vetė historia, flasin legjendat, flasin bėmat, flasin kėngėt. Por nėse analizojmė historinė, ėshtė mjaft e vėshtirė, aq sa edhe kundershtarėt e Tij nuk e kuptuan kurrė, nėse ishte njeri apo gjeni. Ishte Ai njeriu qė e shndėrroi nė epokė historinė e Tij. Ishte Ai qė, nga balta, krijoi shtetin, ashtu siē Zoti krijoi njeriun. Ishte Ai qė, nga zjarri i luftės e deri tek tryezat e diplomacisė, diti tė pėrfaqėsojė e tė mbrojė me dinjitet e maturi interesat dhe tė drejtat e kombit tė Tij. Ishte ai qė, nė traditėn e tė parėve tė Tij, gjer nė momentet e fundit mendoi e jetoi pėr Shqipėrinė.

Dėshiroj tė perifrazoj njė ish diplomat tė SHBA-ve nė Shqipėri, nė vitin 1935, Hugh Grant, i cili nė kujtimet e tij shkruan: "Unė besoj se historia, nė gjykimin e saj tė fundit, tė drejtė e tė paanshėm, do ta pėrmendė Mbretin e Shqiptarėve Zogu I-rė, si njė nga udhėheqėsit e famshėm ushtarakė e politikė, prijės patriot e trim, me njė inteligjencė e zgjuarėsi tė jashtėzakonshme, me tė cilat mundi tė pėrballojė e tė zgjidhė problemet e koklavitura tė mbajtjes gjallė tė popullit liridashės e patriot shqiptar."

Tė nderuar miq!

Nuk kish si ndodhte ndryshe; njė shtet e ndėrtojnė shtetasit e tij, njė komb e mbrojnė kombasit e tij, njerėzit tė cilėt ushqehen me dashurinė pėr atdhe, qė me gjirin e nėnės. Ai kapėrceu me guxim tė gjitha sfidat e kohės, duke realizuar ėndrrėn shekullore tė shqiptarėve pėr liri e pavarėsi, pėr mirėqenie e dinjitet kombėtar, deri nė pushtimin e Shqipėrisė nga fashizmi dhe, mė pas, nga regjimi sllavo-komunist.

Dhe ja, pas kaq vitesh e dekadash ne jemi kėtu mė tė varfėr se kurrė, mė tė pasigurt se kurrė, mė tė papunė se kurrė, mė tė poshtėruar se kurrė. Jetojmė nė zemėr tė Europės sė pasur dhe vuajmė urinė, jetojmė nė zemėr tė qytetėrimit dhe vuajmė diskriminimin, jetojmė nė zemėr tė Europės pa kufinj dhe vuajmė ndarjen kombėtare e pasigurinė. Pėrse??? Pėrgjigjia e kėsaj pyetjeje ėshtė e vetme: "Papėrgjegjshmėri Qeverisėse ose Qeveri Antikombėtare". Nė cilindo rast tė humburit janė qytetarėt, i humbur ėshtė kombi.

Por historia pėrsėritet. Ashtu si dekada mė parė Ahmet Zogu i mblodhi fiset dhe bėri shtetin kombėtar shqiptar me moton "Atdheu mbi tė gjitha", sot kemi rastin tė bėhemi pjesė e nismės sė Mbretit Leka I-rė nė Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, qė tė shėrojmė "Plagėt e Kombit". Tashmė koha thėrret nė skenė burra e gra tė devotshėm, intelektualė e qytetarė, pleq e tė rinj, tė cilėt kanė njė qėllim: "tė jetojnė me dinjitet njerėzor, tė jenė tė sigurt nė pronėn dhe shtėpinė e tyre, tė vlerėsohen pėr punėn dhe djersėn e tyre, kudo qė tė ndodhen, tė jetojnė tė qetė pleqėrinė e tyre."

Le tė na shėrbejė si njė apel i gjallė jeta dhe vepra e Mbretit Zog I-rė, qė punoi gjer nė vdekje pėr Shqipėrinė dhe Shqiptarėt.

Lavdi veprės sė Tij!

Rroftė Shqipėria!

 

Fjala e plotė e z.Neritan Kolgjini, sekretar i Marrėdhėnieve me Publikun i PLL

Zog I, mbreti i madh i shqiptarėve

Naltėsia Juaj Princi Leka

I nderuar kryetar i PLL z.Spahija

Tė nderuar zonja dhe zotėrinj

Eshtė njė nder qė flas sot para jush me rastin e ditės sė lindjes sė Ahmet Zogut tė madh, Mbretit tė Shqiptarėve. Por ėshtė njėkohėsisht njė kėnaqėsi e rrallė. Mbreti Zog ėshtė shpesh herė temė e bisedave tona me kolegė e njerėz tė ndryshėm me tė cilėt ndajmė ose jo pikėpamje tė njėjta. Kėshtu, tė trajtosh kėtė temė, pėr ne zogistėt ėshtė njėlloj si tė hapim njė libėr tė cilin e dimė pėrmendėsh.

Nga kėto biseda, dhe sidomos nga lexime tė shumta kujtimesh rreth kohės sė Mbretit Zog, kemi dalė nė njė konkluzion se historia e tij e plotė ende nuk ėshtė shkruar e dokumentuar. Pra pritet qė ajo tė vijė e tė bėhet. Mbreti Zog, pėr mendimin tim, ka qenė njė figurė e papėrsėritshme historike, roli i tė cilit me kalimin e kohės, sa vjen e bėhet mė i shndritshėm. Ai ėshtė njė diamant shumėfaqėsh, i cili shkėlqen e tė jep nga njė rrezatim tė ndryshėm nga secila anė qė ti e kthen.

Dhe kjo qė them ėshtė aprovim i njė konkluzioni tė njė studiuesi shqiptar qė thotė se gjėrat e mira nė Shqipėri, nga A-ja te Zh-ja, kanė filluar e janė bėrė nė kohėn e Mbretit Zog.

Kur kujtojmė Mbretin Zog, ne na vjen ndėrmend vepra e tij madhore qė mban emrin Shteti Shqiptar. Nė fakt nuk jemi larg sė vėrtetės qė kėrkojmė tė themi, porse me kėtė ne injorojmė disi faktin qė Mbreti Zog ka qenė gjithashtu, edhe njė njeri me njė botė tė jashtėzakonshme shpirtėrore. Ai ka qenė njė njeri i pėrkryer nė shumė anė, ka pasur njė shpirt tė madh, qė mund tė gjendet vetėm ndėr profetė e figura hyjnore, por aspak ndėr shtetarė. Shembujt pėr kėto qė them, janė dhėnė e do tė vazhdojnė tė jepen. Porse ajo qė duhet bėrė, them se ėshtė pėrmbledhja e tyre nė njė volum. Sepse duhet njė shpirt profeti qė tė shprehesh 2 minuta pas atentatit tė 1924-ės se: "atentatori ėshtė njė rast si shumė tė tjerė qė e ka pėrcaktuar ligji", duke qenė kryeministėr fuqiplotė. Ose t'i thuash personit i cili kishte marrė mision ta helmonte: "zhduku prej Shqipėrie e mos tė ta shoh mė fytyrėn!" duke qenė Mbret i Shqiptarėve. Pra them se duhet njė monografi, e cila tė pėrshkruajė njeriun e madh, Mbretin Zog, jo si njė burrėshteti gjenial, por si njė shqiptar i jashtėzakonshėm, si njė njeri me cilėsi tė pakrahasueshme.

Ai trashėgoi prej tė parėve tė tij virtutet mė tė mira tė racės shqiptare, trimninė, bujarinė e zgjuarsinė, por njėkohėsisht, Hyu Fuqiplotė e pajisi atė me kualitete shtesė, tė cilat i japin skeptrin e apostullit tė shqiptarizmit. Nė fakt po ta kundrosh me vėmendje karrierėn politike tė Mbretit Zog, tė ngjan e habitshme, gati-gati e pabesueshme qė njė djalosh 25-vjeēar, tė jetė figura qendrore e njė kuvendi aq pėrcaktues siē ka qenė Kongresi i Lushnjes mė 1920. Po ashtu tė duket e pabesueshme qė mė 1922-shin, ky djalosh tė drejtojė qeverinė e Shqipėrisė, me njė program qė synonte "oksidentalizimin" e Shqipnisė. Shkojmė mė tej, mė 1925 zgjidhet President, nė moshėn 30 vjeēare, pasi kishte organizuar e realizuar nė formė tė shkėlqyer Triumfin e Legalitetit. Mė 1928 kunorėzohet mbret. Nė moshėn 33 vjeēare. Aq sa ishte Jezu Krishti nė fund tė misionit tė tij profetik. Dhe pikėrisht kjo karrierė e pakrahasueshme mė jep tė drejtė tė them se Mbreti Zog ka qenė vėrtet njė njeri i zgjedhur nga Zoti pėr tė mbrojtur shqiptarėt nė atė udhėkryq tė tmerrshėm historik, ku rrezikohej vetė ekzistenca e shtetit shqiptar. Njė Zhan D'Ark nė versionin shqiptar. Pėr tė kuptuar veēanėsinė e kėtij fenomeni, le tė bėjmė njė krahasim me 20-30-vjeēarėt e sotėm, tė cilėt nė masė tė madhe nuk priren tė dinė ē'do tė thotė atdhedashuni e komb. Apo mė keq, enden rrugėve tė papunė e gjysmė tė droguar.

Nė lidhje me figurėn e Mbretit Zog, mė vjen nė mendje njė pėrcaktim qė ka bėrė Prof.Miftar Spahija, nė njė prej veprave tė tij ku thotė: "Mbreti Zog, ky njeri i lindun pėr me sundue." Pra ai ishte gjenetikisht njė sundimtar, njė burrėshteti, njė lider, njė mbret. Prandaj ai ia arriti tė bėnte gati gjithēka me atė perfeksion qė s'besoj se ne shqiptarėt do ta kapim ndonjėherė. Le tė kthehemi edhe njėherė te ajo shprehja nga A-ja te Z-ja. Ashtu si inicialet e emrit tė tij Ahmet Zog.

Sepse me mbretin Zog marrin jetė monumente tė jashtėzakonshėm tė jetės shqiptare. Qoftė shtetnore, qoftė shoqnore, qoftė intelektuale, diplomatike, sportive, shkencore, fetare, administrative, pedagogjike, ushtarake, artistike, politike etj., etj., etj..

Sepse nė Shqipėri, pėr herė tė parė dhe tė fundit, nė kohėn e Mbretit Zog shqiptari ishte njeri i nderuar dhe i respektuar kudo qė shkonte nėpėr botė. Kur s'kishte nevojė tė poshtėrohej para dyer ambasadash pėr njė copė vizė, pasi me pasaportėn mbretnore kapėrceje pa asnjė vėshtirėsi nė kufijtė e ēdo shteti tė botės.

Sepse vetėm nė kohėn e Mbretit Zog, kur njė i ri mbaronte shkollėn e mesme, me atė dokument, mund tė regjistrohej pa provime shtesė nė ēdo universitet tė botės.

Sepse nė kohėn e Mbretit Zog, u lind dhe u krijua ajo plejadė e pakrahasueshme intelektuale duke filluar me Eqerem Ēabejn, Arshi Pipėn, Ernest Koliqin, Janaq Paēon, Odhise Paskalin, Injac Zamputin, Ramadan Sokolin, Vedat Kokonėn, Gjon Shllakun, Bilal Golemin, Vasfi Samimin, e tė tjerė.

Sepse nė kohėn e Mbretit Zog janė krijuar bazat ligjore e administrative pėr komunitetet fetare krejtėsisht tė pavarura e autoqefale. Kur "Janullatosin" e asaj kohe e pėrcillnin pa shumė ceremoni drej kufirit grek dhe i uronin "udha e mbarė tė qoftė!"

Sepse nė kohėn e Mbretit Zog u hoq me dekret mbajtja e ferexheve, dhe tė parat gra qė nxitėn kėtė proces, ishin pikėrisht princeshat, motrat shkėlqimtare tė Mbretit Zog.

Nė kohėn e Mbretit Zog u shkruajt pėr herė tė parė e tė fundit nė abetare "Se nė Kosovė dhe Ēamėri, Do t'valojė prap flamuri kuqezi". Ajo abetare e prof.Kol Xhumarit, e cila ėshtė ende sot nė pėrdorim, ėshtė pėrpiluar pikėrisht mė 1937-ėn. Dhe prej asaj kohe e deri mė sot, vazhdon t'u mėsojė abecenė fėmijėve tanė, megjithėse pa pėrmendur Kosovėn dhe Ēamėrinė.

Sepse vetėm nė kohėn e Mbretit Zog mund tė ndodhte qė kokave tė mėdha tė albanologjisė t'u krijoheshin kushtet pėr tė punuar seriozisht pėr tė shkuarėn e shqiptarėve. Fakte prekėse le tė pėrmendim dy: Milan Shuflaj-in dhe Nikolla Jorga-n. Tė parit me "Acta Albaniae" qeveria e Mbretit Zog i dha njė shpėrblim tė konsiderueshėm si shenjė mirėnjohjeje pėr punėn e tij shkencore. Ndėrkaq para 1 viti u pėrfol se vepra e Shuflajit kishte rrezik tė humbej nė Bibliotekė Kombėtare, pėr shkak tė apatridėve qė e drejtojnė atė.

Ndėrsa pėr Nikolla Jorga-n, personalitetin poliedrik tė Rumanisė, le tė kujtojmė se qeveria e Mbretit Zog i dhuroi njė vilė shtetėrore nė njė breg deti nė Sarandė, si shpėrblim pėr mundin qė ai kishte derdhur pėr historinė shqiptare. Ajo vilė sot ėshtė bėrė objekt bisedimesh diplomatike ndėrmjet shtetit tė sotėm shqiptar dhe atij rumun, pėr shkak se rumunėt kėrkojnė qė ajo t'u njihet tė zotėrve dhe pastaj ta shndėrrojnė nė muze pėr Nikolla Jorga-n. Por qeveritė demokratiko-leniniste tė pas90-tės nuk kanė pranuar t'ua kthejnė pronėn tė zotėrve, aq mė tepėr qė ajo ėshtė njė gjė e falur, e cila s'mund tė falet 2 herė.

Lexojmė sot nėpėr gazeta qė qeveria shqiptare ka adoptuar ligjin pėr legalizimin e zonave informale tė kohės sė Mbretit Zog. Shumė mirė, por pse s'e thonė kėtė! Kjo mė kujton edhe kohėn e qeverisė demokratike, kur nė parlament shkoi njė kod i ri pėr tregtinė e jashtme dhe referuesit e etiketuan atė si "Kodi i paraēlirimit", pėr shkak se donin tė shmangnin faktin qė ai ishte ligji i kohės sė Zogut.

Njė politikan i famshėm sot nė radhėt e opozitės e ka pėrcaktuar kohėn e mbretit Zog si koha e shtetit klasik shqiptar. Ky pėrcaktim ėshtė pėr t'u marrė nė konsideratė, por pėr mendimin tonė, ajo kohė klasike ishte koha e ndėrtimit tė njė shteti model. Ishte koha kur u lind zogizmi, - ai grup njerėzish qė deshtėn dhe ditėn tė ndėrtojnė shtetin shqiptar nėn frymėn drejtuese tė Mbretit tė lavdishėm tė shqiptarėve Zog I-rė.

Faktet qė referuam mė sipėr, na sjellin pikėrisht nė kėtė pikė, kohėn klasike kur: "ishte mirė me qenė shqiptar".

Ne shqiptarėt, pavarėsisht fatit tė keq qė vuajtėm nė 45 vjet komunizėm, sot mund tė riadoptojmė modelin e shtetit klasik tė Zogut. Sepse gjėrat mė tė bukura qė kemi sot fillojnė pikėrisht me atė epokė.

Nėse duam tė shohim se si mund ta zbukurojmė Tiranėn, le tė marrim projektet urbanistike tė kohės sė Zogut dhe t'i zbatojmė. Nėse duam tė kemi ligje, tė cilat tė kenė njė ekuilibėr perfekt, le tė marrim kodet e kohės sė Zogut. Mė vjen ndėrmend njė shkrim i z.Teodor Kareco i cili thoshte se kam lexuar praktikat juridike tė kohės sė Mbretėrisė dhe kam respekt pėr atė kohė... Dhe s'kishte faj. Shumė vetėve, republikanistė tė sėmurė, u ka ngjarė kjo gjė...

Nėse kėrkojmė tė rregullojmė ēėshtjen e pronės, le tė marrim regjistrat kadastralė tė kohės sė Zogut, dhe gjithēka zgjidhet si me shkop magjik.

Madje edhe sporti nė kohėn e Mbreti ka pasur kualitete, qė sot as mund tė pėrfytyrohen. Tre lojtarė shqiptarė tė asaj kohe luanin nė Italinė kampione e Botės, nė klubet e Juventusit, Romės e Lacios.

Ndėrkaq Mbreti Zog nė rrafshin e politikės, ėshtė njė njeri qė ka bėrė, pėr njė periudhė gati 20-vjeēare, atė qė s'e kanė bėrė tabore tė tėra politikanėsh e gjithfarė prijėsash.

Mbreti Zog ėshtė autori i sentencės sė famshme se "Nė nji vend ku nuk ka siguri nderi, jeta dhe pasunia, dhe me ide bolshevike, ai vend nuk mundet me jetue nė shekullin e sodshėm!" Ai e njohu murtajėn komuniste qysh nė pėrfundim tė Luftės sė Parė Botnore, kur ishte nė Austro-Hungari. Prandaj ai e luftoi rreptė mė 1924-ėn dhe u hapi njė gjyq mė 39-ėn, pak kohė pėrpara se Italia fashiste ta okuponte vendin tonė tė vogėl.

Sejfi Vllamasi e ka pėrcaktuar, ndėr tė tjera, Mbretin Zog si "Njohės i shkėlqyeshėm i mentalitetit tė popullit shqiptar". Dhe nė fakt ka tė drejtė katėrcipėrisht. Sepse vetėm Mbreti Zog mund tė shkonte nė Vlorė mė 1938-ėn dhe, pas njė fjalimi tė shkurtėr, tė nxiste njė entuziazėm tė atillė, saqė vlonjatėt ta ngrenin peshė makinėn e tij. Mė pas, dhe brenda tė gjitha gjaseve, kjo s'mund tė pėrsėritet me ndonjė politikan tjetėr.

Mbreti i Shqiptarėve ka qenė i vetmi politikan qė gėzonte popullaritet nė tė gjitha krahinat e Shqipėrisė. Sepse vetėm popullariteti i tij mund ta mbante tė bashkuar shtetin e brishtė shqiptar tė 1913-ės. Figurativisht mund tė shprehemi se vetėm Mbreti Zog mund tė bashkonte nė njė qėllim tė vetėm kapuēėt, qylafėt, dhe takijet. Apo tirqet, brekushet e fustanellat. As para e as mbas Tij, s'u pa ndonjė shtetar i aftė ta bėjė kėtė.

Mbreti Zog ishte njė makinė pune dhe pėr kėtė ka me qindra apo edhe me mijėra dėshmi. Njė prej tė cilave thotė se nė kohėn para se tė bėhej kryeministėr, dhe ishte veē ministėr i Mbrendshėm, ai i gjente shpesh herė ministrat e zyrtarėt duke luajtur poker. Kjo e pikėllonte, megjithatė u thoshte atyre burrave thinjoshė, "bon chance!" dhe kur ngeleshin keq, u jepte diēka nga xhepi i vet qė tė mbaronin seancėn.

Mbreti Zog ishte njė psikolog i jashtėzakonshėm. Njė njeri me njė vetėpėrmbajtje tė pashoqe. Fan Noli mėsohet tė ketė thėnė nė vitet '30, se "Ahmet Beu ėshtė njeriu mė inteligjent nė Ballkan dhe mė i qeti nė Europė".

Mbreti Zog ishte ai qė bėri gjithēka mundi pėr rritjen e frymės nacionaliste nė radhėt e rinisė shqiptare. Ai, qė u thoshte kosovarėve tė dėbuar nga serbi, se duhet t'i ndėrtojnė shtėpitė me portė nga lindja, pasi andej e kanė truallin e tė parėve dhe atje duhet tė synojnė tė kthehen.

Njė politikan mė pohoi nė konfidencė para dy vitesh se ishte bėrė "zogist" pasi kishte lexuar kujtimet personale tė Ekrem bej Vlorės, ku nė fakt autori nuk shfaqet edhe aq i drejtė me Zogun.

Gjithsesi unė e pranoj qė njė njeri tė mbrojė bindje republikane, por s'duhet harruar gjithashtu qė Zogu na del para edhe nė kėtė rast. Ai ka qenė i pari president shqiptar i njė republike shqiptare mė 1925-ėn. Rikthimi i monarkisė mė 1928-ėn, ishte, - por edhe ėshtė, - njė nevojė pėr kėtė vend, nėse kėrkojmė qė gjėrat tė marrin vendin e duhur.

Por unė si zogist nuk mund tė pranoj qė tė hidhet baltė mbi emrin e lavdishėm tė Mbretit Zog dhe aq mė tepėr tė lihen nė hije gjithė ato kontribute tė tij shtetndėrtuese e diplomatike pėr kombin shqiptar. Kėta republikanistė atavikė sot, unė s'mund t'i kuptoj ndryshe, veēse si njerėz me njė mungesė tė theksuar besimi. Pėr mua ata janė njerėz qė e kanė zemrėn bosh, ose mė keq, gėrmadhė. Dhe nga njė zemėr gėrmadhė, s'mund tė presėsh gjė tė mirė. Njė fjalė latine thotė "Ex nihil, nihil fit". "Prej asgjėse, s'del gjė".

Unė jam monarkist e zogist, pikėrisht sepse kam besim. Sepse e pranoj qė ajo qė bėri Mbreti Zog, mund tė pėrsėritet.

Prandaj 8 tetori ėshtė njė datė qė duhet pėrkujtuar me nderim maksimal e duhet tė hyjė nė radhėn e festave qė shqiptarėt duhet ta festojmė me solemnitet tė veēantė.

Ju faleminderit!

 

Fjala e mbajtur nė tubimin pėr 109 vjetorin e ditėlindjes sė Mbretit Zog I

Politika e Zogut I, manual pėr ndėrtimin e shtetit

Nga Prof.as.Dr.Bajram XHAFA

Po bėhen 14 vjet qė nė Shqipėrinė tonė londineze tė Pasdiktaturės pėrkujtojmė hapur, por jo larg vėzhgimeve datėlindjen e Zogut I "Mbretit tė Shqiptarėve". Pėrkujtimi i njė date me rėndėsi historike si kjo e sotmja nuk ka vetėm vlera homazhi qoftė edhe pėr njė emėr tė tillė me peshė vendimtare nė historinė e Shqipėrisė si ajo e Ahmet Zogut sa ē'ėshtė edhe njė apel pėr reflektime politike kombėtare. Sivjet ky pėrvjetor pėrkujtohet nė kushtet e njė procesi kontradiktor ku qėndrojnė pranė e pranė, nga njera anė katastrofa kombėtare pa shpresė rrugėdaljeje ku pushtetarėt socialistė e kanė shpėnė Shqipėrinė, nga ana tjetėr njė zgjim kombėtar popullor e sidomos i rinisė me shpresėn e rimėkėmjes sė vendit qė ka zgjuar nisma e Mbretit Leka I pėr drejtimin e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Ēdo vit e ē'do ditė qė ka kaluar, sidomos qysh nga rėnia e diktaturės ka provuar nė sytė e shqiptarėve pėr rėndėsinė dhe vlerat e veprės kombėtare e demokratike tė Zogut, pėr atė qė Ai bėri pėr ta dhe, sa mė shumė qė kalojnė vitet dhe ditėt, aq mė tepėr lartėsohet emri i Tij dhe aq mė shumė e kėrkon koha.

Populli dhe mbarė kombi shqiptar ēdo ditė e mė tepėr ndjejnė nevojėn pėr ta pėrtėrirė frymėn dhe idealin qė Zogu ushqeu, udhėhoqi, mishėroi e brumosi ndėr shqiptarėt brenda njė kohe aq tė shkurtėr tė drejtimit tė shqiptarėve nė krye tė shtetit. Kur filloi "demokracia" u mendua se shpejt, shumė shpejt emri dhe vepra e Zogut do tė vihej nė vendit qė e meritonte, sepse, mendohej se edhe Shqipėria do tė hynte nė rrugė tė mbarė, si Evropa, si gjithė bota e qytetėruar. Por nuk ndodhi kėshtu as me Shqipėrinė, as me demokracinė dhe as me emrin e Zogut. Madje qėndrimi qė u mbajt ndaj Tij, ndaj asaj periudhe tė historisė sė Shqipėrisė qė lidhet me emrin e Zogut, u shndėrrua nė njė gurė prove se Shqipėria nuk ecte nė rrugėn e duhur, se politika shqiptare e kishte nisur sė prapthi, apo mė saktė, po vazhdonte tė ecte mbrapsht si mė parė nė kohėn e diktaturės.

Edhe tani qė shqiptarėt e ndjejnė se janė nė prag ndryshimesh tė mėdha, emri i Zogut ka filluar tė zgjojė pėrsėri demonėt e komunizmit e tė nolizmit antizogist. Sa herė qė strukturat komuniste e paskomuniste parandjejnė lėkundje sizmike, emri i Zogut dhe politika kombėtare qė Ai ndoqi bėhet tabelė qitjeje e objekt fobie. Fillojnė sulmet, anatemat, shpifjet e denigrimet ndaj Tij. Shpesh spekullohet me konceptin "alternativė" politike, se politika ėshtė punė opinionesh, alternativash, shkathtėsish apo pelivallėqesh. Se mjafton tė ndjekėsh njė alternativė politike apo ta ndryshosh atė, dhe ke bėrė politikė.

Emri i Zogut na kujton edhe njėherė sot nė kėtė pėrvjetor dhe na bėn thirrje se shqiptarėt duhet tė bėjnė politikė kombėtare, duhet ta mbledhin mėndjen e tė mendojnė pėr veten e tyre, duhet tė zhvillojnė frymėn kombėtare, tė forcojnė vėllazėrimin kombėtar, tė luftojnė pėrēarjen kombėtare, tė punojnė pėr bashkimin kombėtar. Pikėrish pėr kėtė bėn Thirrje edhe Mbreti Leka nė Lėvizjen e nisur pėr Zhvillim Kombėtar nė fillim tė kėtij viti qė po jetojmė. Ky ėshtė njė detyrim kombėtar pėr tė gjithė shqiptarėt. Nuk duhet lejuar qė e keqja tė shkojė mė tej, sepse bėhet e pariparueshme. Armiqtė e Shqipėrisė nuk do ta lėnė kurrė pastaj qė ajo tė ngrihet nė kėmbė.

Vepra e Zogut ėshtė e shumanshme, ėshtė e gjithanshme. Jeta dhe vepra e Zogut janė njė model i shkėlqyer i luftėtarit tė vendosur, tė kthjellėt e tė pėrkushtuar pėr liri e pavarėsi kombėtare. Ushtar dhe komandant trim, ai printe vetė nė ballė tė luftės kundėr armiqve tė Shqipėrisė. Kakarriqi mė 1912 nė luftė me ushtritė malazeze nė fillim tė Luftės sė Parė Ballkanike dhe Kopliku me ushtritė intervencioniste jugosllave mė 1920 janė dy nga shembujt mė tė spikatur nė ato vite luftėrash e pėrpjekjesh tė shumėta tė shqiptarve kundėr armiqve tė shumtė.

Zogu ėshtė model i politikanit tė qartė e realist, politikanit kombėtar, tė vendosur e kėmbėngulės, por edhe gjakftohtė, tolerant e tė vetpėrmbajtur kur e lypnin nevojat dhe interesat e atdheut. Siē duket kėtu e ka burimin edhe thėnia e Tij "Atdheu mbi tė gjitha". Ahmet Zogu sėbashku me nacionalistėt e tjerė shqiptarė me veprėn e tyre atdhetare, politike e luftarake nė vitet '20 jetėsuan pavarėsinė e shpallur mė 1912. Ata bėnė Kongresin e Lushnjės, ngritėn qeverinė kombėtare dhe institucionet e tjera, bashkuan vendin e copėtuar dhe popullin e pėrēarė e tė shkapėrderdhur nga rrymat, agjenturat e tarafet e shumta, ngritėn Shqipėrinė dhe krijuan truallin, shtuan pėrpjekjet dhe shpresat pėr bashkimin e plotė kombėtar. Prapa titullit "Mbret i Shqiptarėve" qėndronte pjesa e dukshme e pėrgjegjėsisė, ambicies dhe e aspiratave tė ligjshme tė shqitarėve pėr bashkim.

Sot shqiptarėt kanė tė njejtat probleme dhe janė pėrpara tė njejtave detyra. Shqipėria sot nuk e gėzon pavarėsinė; ajo e ka humbur atė dhe ėshtė kthyer nė shtet vasal. Prandaj detyrė e parė ėshtė tė rivendoset pavarėsia e humbur. Ky ėsht. edhe thelbi i Thirrjes sė Mbretit Leka drejtuar popullit shqiptar. Ėshtė detyrė e popullit shqiptar, e intelektualėve kombėtarė dhe e forcave kombėtare kudo qė janė tė bashkohen nė kėtė Lėvizje, tė rivendosin pavarėsisė dhe tė pėrkryejnė rimėkėmbjen kombėtare. Vepra e Zogut ndriēon sot me rreze si tė ylberit sepse lidhet me problemin themelor qė kanė sot shqiptarėt: ngritjen e njė shteti kombėtar, krijimin e njė qeverie me platformė kombėtare, si ajo qė u krijua nė Kongresin e Lushnjės mė 1920.

Agresiviteti dhe konflikti politik, ku real e ku i rrejshėm, korrupsioni dhe krimi i organizuar e kanė shpėnė vendin nė prag tė katastrofės. Ky rrezik duhet mėnjanuar. Rruga e vetme nė kushtet e sotme ėshtė Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar. Ky ėshtė edhe thelbi i mesazhit tė mbretėror tė fillimit tė kėtij viti. Vepra e Zogut ėshtė model i krijimit tė shtetit ligjor, i vendosjes, i ruajtjes e funksionimit tė raporteve tė drejta midis pushtetit ligjvėnės, ekzekutiv dhe atij gjyqėsor; tė ngritjes dhe funksionimit tė njė administrate perfekte, i rregullimt ligjor tė raporteve mė tė mira midis centralizmit e demokracisė, midis pushtetit qendror e pushtetit vendor, i vendosjes sė njė rendi e qetėsie shembullore.

Politika e jashtme e Zogut mbetet model i ruajtjes sė pavarėsisė dhe sovranitetit kombėtar. Vepra e Zogut mbetet pėr sot e pėr tė ardhmen modeli mė i shkėlqyer i politikės shtetėrore, tė brendshme e tė jashtme. Ajo duhet tė shėrbejė si njė manual pėr shtetin dhe shtetarėt shqiptarė pėr sot e pėr mot.

 

POLITIKA

Legalistėt reagojnė pas dėshtimit tė radhės pėr reformėn zgjedhore dhe Bipartizanin

Spahiu: PS po saboton reformėn zgjedhore

Ditėn e mėrkurė, mė datė 6 tetor 2004, nė Selinė e Kuvendit tė Shqipėrisė, kryetari i PLL z.Spahiu dha njė konferencė pėr mediat, ku u prononcua pėr shqetėsimin e thellė qė ka shkaktuar bllokimi i proceseve tė Reformės zgjedhore nė pėrgjithėsi dhe sidomos i veprimtarisė sė Komisionit tė posaēėm parlamentar. Nė vijim, z.Spahiu u shpreh me tone tė ashpra nė adresė tė maxhorancės, qeverisė dhe kryeministrit Nano, pėr qėndrimet refraktare e megallomane ndaj kritikave tė pėrsėritura tė Komunitetit ndėrkombėtar lidhur me keq-qeverisjen dhe sabotimin e qėllimtė tė Reformės zgjedhore, duke e ilustruar atė me paralajmėrimet e tyre pėr izolim politik tė vendit.

Mė pas kryelegalisti kėrkoi publikisht nga kryeparlamentari Pėllumbi, njė seancė tė posaēme pėr raportimin lidhur me punėn e Komisionit bipartizan, i cili, sipas tij, ka humbur njė kohė tė ēmuar prej dy muajsh dhe nuk ka bėrė asgjė pėr arritjen e objektivave qė i kish vėnė vetes, konform rekomandimeve dhe asistencės sė drejtpėrdrejtė tė organizmave monitoruese.

Pasi drejtoi pyetje retorike nė adresė tė PS, pa patur ndonjė shpresė konkrete pėr pėrgjigje, kryelegalisti kėrkoi nga ambasadori i porsaemėruar i Prezencės sė OSBE nė Shqipėri, z.Vaēek, qė ta nisė punėn e tij me zhbllokimin e punės sė komisioneve tė ngarkuara pėr Reformėn zgjedhore.

Nė fund tė fjalės sė tij, kryelegalisti Spahiu i kėrkoi Presidentit Moisiu qė tė pėrmbushė tė gjitha detyrimet dhe angazhimet e tij kushtetuese pėr tė garantuar njė proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm, duke i premtuar me kėtė rast mbėshtejen e plotė institucionale tė PLL.

Pas leximit tė deklaratės, z.Spahiu iu pėrgjigj pyetjeve tė shumta tė gazetarėve lidhur me vizionin e tij e tė partisė qė ai pėrfaqėson pėr zgjidhjen e kėtij impasi institucional, qė rrezikon zgjedhjet e lira e tė ndershme dhe penalizimin e vendit nga faktorėt ndėrkombėtarė, tė cilėt me tė drejtė janė tė shqetėsuar pėr ecurinė negative tė proceseve demokratike e reformave nė Shqipėri.

 

Deklaratė pėr mediat e kryetarit tė PLL z.Eqerem Spahiu

Pa zgjedhjet tė lira, rrezikojmė izolimin

Si asnjė herė tjetėr gjatė kėtyre 14 vjetėve tė ndėrrimit tė sistemit, populli shqiptar, opozita dhe tė gjithė faktorėt ndėrkombėtarė, janė nė sinkron tė plotė me kritikat dhe qėndrimet e tyre tė ashpra pėr qeverinė socialiste dhe kryeministrin Nano.

OSBE, BE, SHBA, madje edhe NATO, i kanė kushtėzuar proceset integruese tė Shqipėrisė nė strukturat euro-atlantike, me zhvillimin e zgjedhjeve tė lira e tė ndershme vitin e ardhshėm.

Por ēuditėrisht PS-ja, qeveria dhe kryeministri Nano, nė vend qė tė reflektojnė dhe tė zbatojnė rekomandimet e ndėrkombėtarėve i sulmojnė ato, duke na kujtuar kohėn e sundimit 45-vjeēar tė tyre, me izolimin e Shqipėrisė.

Tė mos zhvillosh zgjedhje tė lira do tė thotė izolim nga bota demokratike, por PLL dhe opozita, tė mbėshtetur edhe nga ndėrkombėtarėt, nuk do tė lejojnė qė shqiptarėve t'u mohohet e drejta e votės sė lirė.

Sot pėrfundon afati kohor dymujor i Komisionit tė posaēėm parlamentar pėr reformėn zgjedhore, por megjithatė nuk ėshtė zgjidhur as edhe njė ēėshtje pėr tė cilėn u ngrit ky komision.

Prandaj PLL i kėrkon Partisė Socialiste qė tė deklarohet publikisht:

-A i njihni rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe Komisionit tė Venecias pėr reformėn zgjedhore?

-A e pranoni grupin e ekspertėve teknikė pėr reformėn zgjedhore, tė kryesuar nga Prezenca e OSBE-sė nė Shqipėri?

-A jeni pėr balancimin e KQZ-sė?

- Pėr cilin variant tė balancimit tė KQZ jeni, nga katėr tė tillė qė i ka paraqitur OSBE-ja, Komisionit parlamentar pėr Reformėn zgjedhore?

-Dhe sė fundi, pse e keni bllokuar punėn e Komisionit pėr reformėn zgjedhore?

Kemi tė drejtėn e plotė politike, ligjore dhe morale qė t'i kėrkojmė Partisė Socialiste dhe Partisė Demokratike se ēfarė produkti solli marrėveshja PS-PD pėr reformėn zgjedhore, megjithėse u pėrjashtuan partitė e tjera parlamentare nga e drejta e vendimmarrjes!

Duke u nisur nga sa mė sipėr, PLL i kėrkon kryetarit tė Kuvendit z.Servet Pėllumbi, qė bashkėkryetarėt e Komisionit tė posaēėm pėr reformėn zgjedhore, tė informojnė Kuvendin pėr arsyet e dėshtimit tė punės sė kėtij Komisioni.

Sot vjen nė Shqipėri ambasadori i ri i OSBE-sė z.Pavel Vaēek. Meqenėse OSBE-ja ėshtė pėrfshirė drejtpėrsėdrejti nė reformėn zgjedhore dhe, aq mė tepėr, qė ish ambasadori Lipponen ishte firmėtar i protokoll-marrėveshjes PS-PD, i kėrkojmė z.Vaēek qė ta fillojė aktivitetin e tij me zhbllokimin e punės sė Komisionit tė posaēėm pėr reformėn zgjedhore.

PLL i kėrkon dhe e mbėshtet kreun e shtetit z.Alfred Moisiu nė tė gjitha detyrimet dhe angazhimet e tij kushtetuese pėr tė garantuar njė proces zgjedhor tė lirė dhe tė ndershėm.

Tiranė mė 6 tetor 2004

 

PLL reagon ndaj deklaratave tė dikasterit tė Rendit dhe tė Drejtėsisė

Ja pse janė kaq nervozė ministrat e Nanos

PLL ka reaguar pėrmes njė deklarate tė Departamentit tė Marrėdhėnieve me Publikun, ndaj polemikave qeveri - presidencė pėr problemet e rendit dhe tė sistemit tė drejtėsisė. PLL i konsideron deklaratat polemike tė Igli Toskės ministėr i Rendit dhe tė Fatmir Xhafės, ministėr i Drejtėsisė, si "tė papėrgjegjshme".

Nė deklaratė thuhet se "Partia Lėvizja e Legalitetit e konsideron qendrimin e Ministrit tė Rendit Igli Toska ndaj kritikave tė kreut tė shtetit Dr.Alfred Moisiu pėr gjendjen e rendit, si qėndrim minimalisht jashtė ēdo standardi tė komunikimit ndėrmjet institucioneve tė shtetit. Replika qė ka bėrė Ministri Toska pėrmes zėdhėnėsit tė tij nė njė komunikatė zyrtare, ėshtė njė qendrim prej joshtetari dhe mė e pakta qė mund tė thuhet pėr tė ėshtė kualifikimi si "i papėrgjegjshėm".

PLL mendon se ky reagim i z.Toska ka ardhur pėr shkak se z.Moisiu ka kėrkuar nė takimin me krerėt e Rendit, Drejtėsisė dhe SHISH qė tė mos pėrzihen nė politikė partiake, pasi janė organe kushtetuese.

Ne si PLL jemi tė shqetėsuar kur kreu i shtetit Moisiu shprehet se "Strukturat qė ju pėrfaqėsoni nuk kanė lidhje fare me periudhėn zgjedhore, janė institucione kushtetuese tė cilat duhet tė veprojnė nė pėrputhje me ligjet dhe kėrkesat e kushtetutės".

Nga ana tjetėr reagimi prej axhamije i Ministrit tė Rendit denoncon pikėrisht kėtė nervozitet tė tij, si "kobure politike", i cili shfaqet nė polemika shifrash e faktesh me deklaratat e Presidentit. Kur kreu i shtetit pėrmend faktin se janė shtuar grabitjet me maska, nuk ka asnjė kuptim tė replikosh duke thėnė se kemi kapur mė shumė maska se njė vit mė parė.

Nė fund tė fundit, Ministri i Rendit duhet ta ketė tė qartė qė argumentet nuk numėrohen por peshohen. Nga arsyetimi i z.Moisiu del se krimi i organizuar ėshtė rritur cilėsisht dhe ėshtė bėrė shumė herė mė i sofistikuar se mė parė. Shqetėsimi i kreut tė shtetit lidhet pikėrisht me ketė gjendje dhe reagimi qesharak i kreut tė Rendit veēse shton dyshimet se ai nuk po vepron si njė organizėm kushtetues, por si njė organizatė partiake, e cila ėshtė e shqetėsuar pėr shifra e rezultate qė t'i pėrdorė pėr fushatė, e jo pėr punė efikase e pėrmirėsim tė gjendjes sė rendit.

PLL thekson edhe njėherė se gjendja e rėnduar nė organet e rendit vjen si rezultat i pasigurisė qė kanė strukturat e ndryshme tė tij pėr shkak tė "fshesės" qė ėshtė pėrdorur, prejse kur ka ardhur nė krye tė kėtij dikasteri ministri Toska.

Ne dyshojmė se me kėtė lloj reforme synohet qė strukturat e policisė tė pėrdoren politikisht nga PS nė zgjedhjet e ardhshme. Kėrkesa e z.Moisiu pėr qendrime kushtetuese e jo partiake, duket sikuar ia ka "hequr petėt lakrorit" tė z.Toska," - thuhet nė deklaratėn e datės 07.10.2004 tė Departamentit tė Marrėdhėnieve me Publikun tė PLL.

"Atdheu"

 

Drejtori i Marrėdhėnieve me Publikun i PLL z.Gjergj Thanasi takohet me zyrtarė tė KE

Gjergj Thanasi, takim me monitoruesit europianė

Durrės - Organizimi i PLL, LZHK, gjendja politike nė vend dhe shanset e monarkisė shqiptare pėr restaurim kanė qenė nė qendėr tė agjendės sė bisedės sė z.Gjergj Thanasi me pėrfaqėsuesit e Misionit Monitorues tė Kėshillit tė Europės zotėrinjtė Jack Minheere (Hollandė) dhe Henry Lathen (Suedi). Nė kėtė takim tė kėrkuar nga zyrtarėt e KE, tė zhvilluar nė qytetin e Durrėsit, drejtori i Departamentit tė Marrėdhėnieve me Publikun nė PLL z.Gjergj Thanasi ka shpjeguar nė terma tė qartė pėr diplomatėt e KE, gjendjen politike nė vend, situatėn e rėndė e tė pasigurt nga krimi galopant dhe trafikun e lėndėve narkotike. Mė pas ai ka akuzuar qeveritarėt shqiptarė pėr lidhje me segmente tė krimit si dhe situatėn monopol qė kanė krijuar ministra e deputetė tė ndryshėm tė PS-sė nė pushtet.

Mė pas z.Thanasi ka shpjeguar programin e PLL dhe angazhimin e saj nė gjirin e LZHK-sė, ndėrsa ėshtė ndalur mė gjatė nė shanset e rikthimit tė monarkisė nė Shqipėri, tė cilėn e ai e ka konsideruar njė domosdoshmėri. Ai ka theksuar prerė se "monarkia e shkėput lidhjen e krimit me politikėn" dhe si argument ka sjellė ardhjen nė pushtet tė Mbretit Simeon II nė Bullgari. Drejtori i Marrėdhėnieve me Publikun i PLL ka shtuar mė tej se tipi i monarkisė qė kėrkojmė ne si PLL ėshtė monarkia kushtetuese. Ai u ka kujtuar dy monitiorėve tė KE-sė se ata ishin tė dy nga vende me tradita monarkike tė vjetra dhe se sot e kėsaj dite Hollanda e Suedia kanė nė fuqi regjime monarkike. Thanasi ka thėnė se modeli qė ne kėrkojmė tė adoptojmė nė Shqipėri ėshtė ai belg ose spanjoll.

Mė pas z.Thanasi ka folur edhe pėr gjendjen organizative tė PLL dhe pėr strukturat e saj nėpėr rrethe dhe qendėr. Ndėrsa ka bėrė edhe njė rezyme tė aktvitetit tė PLL nė vitet e fundit. Bashkėbiseduesit u ndanė me premtimin se do tė ruanin kontaktet miqėsore edhe nė tė ardhmen.

Prej disa javėsh, drejtues tė ndryshėm tė PLL nė qendėr e degė kanė zhvilluar takime me pėrfaqėsues tė OSBE nė Shqipėri, dhe pėrfaqėsues diplomatikė tė vendeve tė BE.

N.K.

 

Takim i kryetarit tė degės sė PLL Kukės z.Halit Muēmata me pėrfaqėsues tė OSBE

OSBE, takim me kreun e PLL Kukės

Kukės - Legalistėt kuksianė kontaktojnė me drejtues tė OSBE nė qytetin e Kukėsit. Kėshtu, mė datė 4 tetor, ditė e hėnė, kryetari i kėsaj dege z.Halit Muēmata, me ftesė tė Zyrės Rajonale tė OSBE-sė, zhvilloi njė takim pune me pėrfaqėsuesin e kėsaj zyre nė Kukės.

Nė fillim tė takimit, pėrfaqėsuesi i OSBE-sė falenderoi z.Muēmata qė pranoi ftesėn e bėrė nga kjo zyrė pėr tė shkėmbyer pikėpamjet e tyre lidhur me disa probleme pėr tė cilat ėshtė e interesuar zyra e OSBE-sė. Ai mė pas kėrkoi tė dinte pėr gjendjen organizative tė degės sė PLL Kukės dhe pėr shpėrhapjen e saj gjeografike nė tė gjithė rrethin. Kryetari Muēmata informoi pėrfaqėsuesin e OSBE-sė pėr punėn organizative tė strukturave tė degės sė PLL Kukės. Ai tha se dega e PLL Kukės ka tė mbuluar tė gjtihė rrethin e Kukėsit me seksione dhe nėndegė. Numri i anėatrėve tė PL ka ardhur duke u rritur nga dita nė ditė, sidomos me tė rinjtė dhe intelektualėt. Nė sajė tė punės sė strukturave tė PLL, u bė e mundur qė nė zgjedhjet e tetorit 2003, dega jonė tė ketė rezultate tė kėnaqshme.

Pėrfaqėsuesi i OSBE-sė u interesua tė dijė se dega e PLL Kukės ka pėrfaqėsuesit e saj nė tė gjtha kėshillat komunalė dhe nė kėshillin e Bashkisė Kukės. Nė disa prej kėtyre kėshillave, theksoi z.Muēmata pėrfaqėsuesit legalistė janė edhe drejtues tė kėtyre kėshillave. Po ashtu PLL ka fituar kryetarin e komunės sė Bushtricės nė zgjedhjet e fundit tė tetorit 2003. PLL, nėnvizoi z.Muēmata, ka edhe dy pėrfaqėsues nė Kėshillin e Qarkut Kukės ku poėrfshihen tre rrethet verilindore.

Pėrfaqėsuesi i OSBE-sė u interesua mė tej se cilat janė problemet mė tė mprehta me tė cilat pėrballet Qarku i Kukėsit dhe z.Muēmata i bėri njė ekspoze tė qartė tė tė gjitha vėshtirėsive tė banorėve tė kėtij qarku. Ai solli si fakt edhe dokumentin e strategjisė sė hartuar pėr zhvillimin e Qarkut Kukės. Ndėr problemet kryesore aty pėrmenden shkalla e lartė e papunėsisė, niveli i ulėt i tė ardhurave pėr frymė, investimet nė arkun e Kukėsit janė nė shifra minimale. Kemenqaxhimi i atyre pak fondeve tė akorduara nga qeveria dhe donatorėt nag aana e administratės shtetėrore. Infrastruktura e dobėt nė arsim, shėndetėsi, shėrbime etj.. Gjithashtu pėrfaqėsuesi i OSBE-sė u interesua edhe pėr nismėn e Mbretit Leka I-rė pėr "Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar".

Muēma i kujtoi pėrfaėsuesit tė OSBE-sė se LZHK-ja e inicuar nga Mbreti Leka I-rė nuk ėshtė njė lėvizje e momentit, por njė kėrkesė e kahershme dhe e vazhdueshme e qytetarėve shqiptarė, tė cilėt kėrkojnė njė Shqipėri ndryshe, pa konflikte politike, njė Shqipėri tė zhvilluar, njė Shqipėri pa trafiqe, pa krim tė organizuar, njė Shqipėri pa monopole e monopolist, njė Shqipėri tė pavarur e sovrane, njė Shqipėri ku shqiptarėt ti gėzohen emrit shqiptar.

Lidhur me rolin e PLL nė kėtė lėvizje mund tė themi se PLL me tė gjitha strukturat e saj do tė jetė bėrthama e kėsaj lėvizjeje, por kjo lėvizje do tė jetė e hapur edhe pėr tė gjithė ata intelektualė, parti politike, shoqata apo organizata tė ndryshme qė e duan Shqipėrinė dhe duan tė jetojnė me dinjitet nė vendin e tyre.

Pėrfaqėsuesi i OSBE i kėrkoi z.Muēmata nėse kishte ndonjė pyetje nė adresė tė zyrės sė OSBE?

Z. Muēmata e pyeti pėrfaqėsuesin e OSBE nėse zyra e OSBE po punon qė zgjedhjet nė Shqipėri tė jenė tė lira, tė ndershme dhe demokratike, apo pėrsėri do tė ketė manipulim dhe kontestim tė zgjedhjeve.

Pėrfaqėsuesi i OSBE nė pėrgjigje tė tij tha se ėshtė e vėrtetė qė zgjedhjet nė Shqipėri kanė lėnė pėr tė dėshiruar dhe nuk janė pranuar nga tė gjitha palėt, ndaj jemi tė interesuar qė zgjedhjet nė Shqipėri tė zhvillohen konform standarteve europiane. Gjithashtu u shkėmbyen mendime lidhur me sistemin zgjedhor, KQZ dhe pėrmirėsimin e listave tė zgjedhėsve.

Nė fund pėrfaqėsuesi i OSBE falenderoi z. Muēmata dhe tha se ky takim ka qėnė mjaft me vlerė pėr zyrėn tonė dhe tha se kurdo jeni tė mirėpritur nė zyrėn tonė.

Gjithashtu edhe z. Muēmata e falenderoi pėrfaqėsuesin e OSBE pėr mendimet e shfaqura dhe u shpreh se Dega e PLL Kukės ėshtė e hapur nė ēdo kohė tė bashkėpunojė me zyrėn e OSBE Kukės pėr probleme tė cilat pėrbėjnė objekt pėr OSBE Kukės.

Korresp. "Atdheu"

 

AKTIVITETE

Zhvilloi punimet mbledhja e Komitetit Drejtues tė PLL Dega Elbasan

Basha: PLL dhe LZHK, tė pandashme

Tė hėnėn e kaluar, mė datė 4 tetor 2004, Dega e PLL Elbasan organizoi mbledhjen e Komitetit Drejtues. Nė kėtė takim, tė deleguar nga qendra ishin nėnkryetari i PLL z.Murat Basha dhe sekretari i Senatit tė Veteranėve z.Seit Preni.

Nė kėtė mbledhje tė rėndėsishme, e cila nė rendin e ditės kishte pėrcaktuar evidentimin e bilancit tė punės dymujore tė kėsaj Dege dhe pėrcaktimin e objektivave tė rinj politiko-organizativė pėr tė ardhmen, pjesėmarrja ishte e plotė. Madje kishin ardhur edhe veteranė tė kėsaj Dege, tė nxitur edhe nga detyrimi personal dhe angazhimi i mbarė legalistėve nė Lėvizjen pėr Zhvillimin Kombėtar, tė iniciuar dhe drejtuar nga Mbreti Leka.

Takimin e hapi kryelegalisti elbasanas z.Bujar Ēala, i cili nė fjalėn e tij pranoi faktin se ėshtė vėnė re njė rėnie e ritmeve tė punės pas shpalljes sė LZHK. Mė pas z.Ēala renditi disa nga arritjet, sidomos nė ngritjen e seksioneve tė reja dhe shtimin e radhėve tė anėtarėsisė, por ai njėkohėsisht kėrkoi edhe qartėsimin e detyrave dhe angazhimeve nga ana e pėrfaqėsuesve tė qendrės, pėr t'i pėrfshirė ato nė planin e punės, sidomos nė kushtet e reja qė janė krijuar pas shpalljes sė LZHK.

Zotėri Ēala pasi foli edhe pėr punėn nė vazhdimėsi pėr zbatimin e udhėzimeve tė qendrės, plotėsimin e dokumentacionit dhe formularėve, theksoi nė vijim se "takimi i Mbretit Leka me legalistėt, monarkistėt dhe simpatizantėt e LZHK pas vizitės sė Tij dhe tė Princit muajin e kaluar nė qytetin e Elbasanit, kanė ngjallur entusiazėm dhe kanė rritur mobilizimin e legalistėve bashkė me shpresat pėr njė njė fitore tė denjė tė LZHK edhe nė kuadėr tė fitores sė pritshme tė opozitės nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare".

Pas z.Ēala fjalėn e mori zoti Refat Ēaushi, i cili theksoi se puna e strukturave legaliste nė fshatrat e rrethit ėshtė e mirė, duke nėnvizuar indirekt faktin se kjo punė nuk ka qėnė aq e mirė nė qytet. Ndėrsa legalisti Xhevat Hoxha, nė diskutimin e tij shprehu besimin se LZHK po afron dhe do tė afrojė shumė njerėz, tė cilėt, sipas tij, "e mbėshtesin atė pėr shkak tė shpresės qė ajo u krijon". Nė vijim z.Hoxha raportoi se me punėn e tij tė drejtpėrdrejtė kish ngritur tre seksione nė komunėn Klos dhe se po punonte intensivisht nė tė gjithė fshatrat me njerėzit me tė cilėt kishte njohje personale, me synimin pėr t'i angazhuar politikisht nė mbėshtetje tė PLL e LZHK. Legalisti Ismail Shyti ngriti njė problem shqetėsues kur deklaroi se "persona tė pakėnaqur pėr shkak tė humbjes nė konferencėn e fundit, po punonin kundėr strukturave, Degės sė PLL e drejtuesve tė saj". Njėkohėsisht ai shprehu bindjen se puna e deritashme e kėsaj Dege bazohej tek njerėzit e ndershėm, qė njiheshin si tė tillė nė komunitet.

"Ka ikur koha e llafeve dhe e premtimeve pa bukė. Radhėt tona po shtohen pėrditė me anėtarė tė rinj", - deklaroi legalisti Qazim Spahiu. Ndėrsa diskutanti Isuf Mahmuti theksoi se "entusiazmi i legalistėve tashmė, pas shpalljes dhe drejtimit tė LZHK nga Mbreti Leka, ėshtė i motivuar" dhe se pikėrisht kjo frymė e re, sipas tij, ishte garanci pėr pėrmirėsimin e punės dhe rezultateve nė tė ardhmen.

Legalisti tjetėr z.Abdulla Kodra, pasi shprehu mbėshtetje maksimale pėr qėndrimet e drejtuesve tė lartė tė PLL, theksoi se ishte pikėrisht kjo frymė opozitare, pastėrtia, ndershmėria dhe pėrkushtimi i drejtuesve tė saj, ajo qė e bėn PLL njė kollonė tė pathyeshme tė LZHK dhe mbėshtetėse institucionale e nismėtarit dhe drejtuesit tė saj, Mbretit Leka.

Edhe legalistėt Rustem Krasniqi e Osman Dauti, u shprehėn optimistė pėr punėn e ardhshme tė strukturave tė kėtij rrethi dhe e ilustruan kėtė me fakte konkrete, qė flisnin pėr ngritje tė strukturave dhe anėtarėsime tė reja nė radhėt e PLL.

Nė diskutimin e tij plot vlera, sekretari i Degės sė PLL z.Zenel Musollari, shpalosi faktin se puna e lavdėrueshme e serioze dhe qėndrimet intransigjente tė PLL dhe lidershipit tė saj, kanė qenė dhe janė pikėrisht ato ēka kanė kėrkuar shqiptarėt e ndershėm, legalistėt dhe antikomunistėt e vėrtetė. "Pikėrisht kėto themele janė e do tė jenė garanci pėr rritjen dhe fuqizimin e LZHK, pėr tė cilat legalistėt elbasanas janė tė pėrkushtuar dhe nė mbėshtetje totale tė Mbretit Leka, nė krye tė nismės sė Tij historike dhe shpėtimtare". Gjithashtu, z.Musollari nuk la pa nėnvizuar faktin se disa njerėz pa identitet dhe reputacion janė vetėshpallur nismėtarė dhe drejtues tė LZHK nė rrethin e Elbasanit dhe kjo, sipas tij, ka dėmtuar imazhin e kėsaj lėvizjeje nė disa momente, pėr ēka ai garantoi se, "nė tė ardhmen, ky efekt negativ do tė rikuperohet me shpejtėsi pas afrimit tė intelektualėve dhe njerėzve tė ndershėm". Nė vijim tė diskutimit tė tij, z.Musollari u dha tė deleguarve lajmin e gėzuar se nė kėshillin bashkiak tė qytetit tė Elbasanit ishte krijuar grupi i kėshilltarėve tė LZHK dhe se ky proces i konstituimit tė grupit mė tė ri tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar po intensifikohej me shpejtėsi, duke i dhėnė Lėvizjes njė pėrmasė tė re institucionale nė instancat e vendim-marrjes vendore dhe njėkohėsisht pėrfaqėsuese tė drejtpėrdrejta tė interesave tė popullit, sikundėr janė kėshillat e pushtetit vendor.

Edhe legalisti veteran z.Skėnder Hoxha, foli me shqetėsim dhe tone kritike pėr spekullimin qė disa tė vetėquajtur mbėshtetės tė LZHK ishin vetėshpallur si nismėtarė dhe pretendonin tė merrnin drejtimin e kėsaj Lėvizjeje, sipas tij "me qėllime aspak tė mira, madje tė dėmshme pėr kėtė lėvizje".

Pas z.Hoxha e mori fjalėn sekretari i Senatit tė veteranėve, i delerguari i Kryesisė sė PLL z.Seit Preni, i cili i kėrkoi z.Hoxha dhe veteranėve tė tjerė legalistė qė, si gjithmonė, konform edhe detyrimeve statutore tė pėrcaktuara qartė, ata tė qėndronin nė roje tė pastėrtisė sė idealeve dhe synimeve politike tė PLL dhe LZHK, duke kontribuar konkretisht nėpėrmjet afrimit tė njerėzve tė rinj dhe tė ndershėm, pėr tė cilėt ata kishin njohje tė drejtpėrdrejta. Lidhur me kėtė ide, z.Preni u sugjeroi veteranėve shfrytėzimin e pėrvojės sė gjatė jetėsore dhe tė asaj qė ai e quajti "nuhatje politike e njerėzve qė kanė patur dhe kanė koncepte tė qarta politike qė nė kohėn kur u dėnuan dhe u keqtrajtuan nga diktatura, e qė sot kanė pjekuri maksimale pėr ta pėrmbushur kėtė qėllim dhe mision qė i kanė vėnė vetes dhe qė ua dikton statuti i PLL". Duke u thelluar mė tej nė idenė e tij, z.Preni theksoi se "angazhimi konkret i kėtyre njerėzve tė nderuar e tė moshuar do tė ishte pėr LZHK shumė i rėndėsishėm dhe do t'ia rriste asaj vlerat dhe mbėshtetjen nga njerėzit e thjeshtė e tė ndershėm", qė sipas tij "ishin dhe janė baza reale politike dhe elektorale e suksesit tė LZHK nė tė ardhmen".

Pas z.Preni fjalėn e mori nėnkryetari i PLL z.Murat Basha, i cili pasi evokoi tė kaluarėn e lavdishme tė mbretėrimit tė Mbretit Zog I-rė, theksoi se "LZHK si lėvizje gjithpėrfshirėse nė konceptin e pėrfitimeve dhe pėrfaqėsimit tė drejtpėrdrejtė tė shqiptarėve, ka si objektiva politikė dhe qeverisės pikėrisht ato qė dikur i patėn vėnė vetes Mbreti Zog, legalistėt dhe mbretėrorėt shqiptarė gjatė viteve 1924-1939". "Nė kėtė kuptim - theksoi z.Basha - ėshtė e lehtė tė kuptohet se cilat janė programi, platformat politiko-zgjedhore dhe synimet e LZHK, ideuar e drejtuar nga trashėgimtari i Mbretit Zog, NMT Leka I-rė Mbret i Shqiptarėve. Nuk ka e nuk mund tė ketė kurrsesi diferenca midis praktikės shtetėrore e qeverisėse tė Mbretit Zog dhe objektivave politiko-qeverisėse tė Mbretit Leka, sot, nė krye tė LZHK. Dhe kjo jo thjesht pėr arsye tė amanetit tė Mbretit Zog dhe betimit pėr pėrmbushjen e tij nga Mbreti Leka, por sepse arritjet e mėdha tė realizuara nėn udhėheqjen e ndritur tė Mbretit Zog janė njė model i provuar tashmė, thėnė ndryshe, i gatshėm, i nėnkuptuar dhe i pėrfshirė nė tė gjitha shtresėzimet ideore, konceptuale, strukturore dhe atdhetare tė platformės zgjedhore dhe programit politiko-qeverisės tė LZHK. Detajimi i tyre, njohja dhe zbėrthimi do tė bėhen nė tė ardhmen dhe do tė implementohen nė tė gjithė veprimtarinė e strukturave tė PLL nė kuadėr tė LZHK, dhe kjo do tė bėhet shumė shpejt", - theksoi z.Basha.

Mė pas ai trajtoi nė detaje "vazhdueshmėrinė e qėndrimeve intransigjente tė lidershipit tė PLL nė parlament dhe nė media, nė mbėshtetje tė objektivave politikė tė LZHK, madje nė tė gjitha drejtimet", duke afirmuar kėshtu "njejtėsimin politiko-programor tė PLL dhe LZHK, si struktura politike tė lidhura ngushtė dhe me tė njejtat gjatėsi vale, synime e ideale". "Ėshtė porosia e Mbretit Leka dhe obligimi ynė politik, forcimi dhe konsolidimi i PLL dhe intensifikimi i aksionit politik tė saj si subjekt politik dhe njėkohėsisht si njė nga formacionet kryesore tė LZHK. Prandaj e theksoj se gabohen rėndė ata qė mendojnė se PLL dhe LZHK rivalizojnė, pengojnė apo sfumojnė njėra-tjetrėn. Ato janė formacione politike qė operojnė nė mėnyrė simultane dhe qė kanė tė njejtat synime, dhe PLL ėshtė vėnė totalisht nė shėrbim tė suksesit tė aksionit politik madhor tė LZHK, ideuar e drejtuar personalisht nga Mbreti Leka. Thėnė ndryshe, 'ushtria e madhe gjithėpėrfshirėse e LZHK, e ka PLL njė detashment luftarak tė sprovuar, njė repart special me rėndėsi vendimtare nė luftėn' politike tė saponisur, e qė do tė kurorėzohet me fitore vitin e ardhshėm, nė zgjedhjet parlamentare. Dhe kjo pėr arsye se, siē thashė mė lart, hartuesi i programit politiko-qeverisės tė PLL ėshtė themeluesi dhe zbatuesi i tij Mbreti Zog, dhe idealet e tij madhore janė tė plazmuara nė vizionin politik dhe objektivat qeverisėse qė Mbreti Leka ka adaptuar tashmė, nė kushtet e reja, nė themelet e programit dhe objektivave politiko-qeverisėse e zgjedhore tė LZHK. Kjo ėshtė arsyeja qė programet e PLL dhe LZHK kanė njė pėrputhshmėri tė plotė dhe efekte sinergjiste nė politikėn shqiptare, ēka i bėn ato komplementare dhe tė pandashme", - e mbylli fjalėn e tij nėnkryetari Basha.

A.Kola

 

Takime tė Degės sė PLL Shkodėr nė komunat Bushat dhe Postribė

Legalistėt shkodranė, kontakte me bazėn

Nė komunėn Bushat, ditėn e shtunė, me datė 2 tetor 2004 u zhvillua njė takim me anėtarė dhe simpatizantė tė PLL. Takimin e hapi kryetari i PLL Bushat z.Loro Rrotani. Mė pas e mori fjalėn kryetari i Degės sė PLL Shkodėr z.Ilir Kuka, i cili theksoi se ky takim zhvillohej nė kuadėr tė punės pėr riorganizimin e Degės sė PLL, por edhe pėr sensibilizimin e opinionit dhe elektoratit pėr LZHK. Nė fjalėn e tij z.Kuka detajoi konkretisht synimet e kėtij riorganizimi. Nga ana tjetėr ai theksoi se "Mbreti Leka ka iniciuar LZHK, e cila ėshtė e vetmja shpresė pėr shqiptarėt pėr tė dalė nga kjo gjendje katastrofike". "Prandaj ėshtė detyrė e PLL qė tė punojė sa mė shumė pėr kėtė lėvizje dhe suksesin e saj".

Ndėrsa z.Muharrem Shkreli, anėtar i Komitetit Drejtues tė Degės sė PLL Shkodėr, vuri nė dukje punėn qė ka ndėrmarrė kryesia dhe KD pėr riorganizimin e Degės, tė cilėn ai e konsideroi tė njė rėndėsie shumė tė madhe pėr fatet e PLL dhe LZHK. "Sa mė e fuqishme tė jetė PLL aq mė e fuqishme do tė jetė dhe LZHK nė synimin e arritjes sė rezultateve sa mė tė mira nė kėto zgjedhje", - e mbylli fjalėn e tij z.Shkreli.

Ndėrsa legalisti Mark Rrotani, nė fjalėn e tij theksoi se "ėshtė i domosdoshėm riorganizimi i PLL, pasi nė zgjedhjet e kaluara kemi patur edhe mangėsi nė kėtė drejtim".

Diskutanti tjetėr, z.Shaban Gradeci, nė fjalėn e tij nėnvizoi rėndėsinė qė kanė mediat, TV lokale dhe shtypi, "pėr tė propoganduar idetė dhe punėn tonė dhe pėr kėtė qėllim ne duhet tė forcojmė bashkėpunimin me to", sugjeroi ai.

Duke folur pėr domosdoshmėrinė e shtrirjes sė partisė z.Ardian Doda theksoi se "afrimi i tė rinjve pranė PLL duhet tė jetė synim kryesor i fushatės sė riorganizimit tė strukturave, pasi ka shumė tė rinj qė dėshirojnė tė mbėshtesin Mbretin Leka, prandaj PLL i del njė detyrė mė e madhe nė kėtė drejtim".

Intelektualėt Palokė e Lekė Rrotani, theksuan se "mbėshtetja e NMT Leka I-rė - Mbret i Shqiptarėve dhe LZHK ėshtė njė domosdoshmėri historike pėr vetė situatat qė po kalon vendi ynė dhe mbarė kombi shqiptar". "Prandaj PLL duhet tė jetė e hapur pėr intelektualė tė cilėt nuk janė angazhuar nė politikėn shqiptare".

Edhe diskutantė tė tjerė nė fjalėn e tyre theksuan domosdoshmėrinė e afrimit tė tė rinjve dhe intelektualėve, dhe nevojėn e intensifikimit tė punės dhe veprimtarisė sė PLL.

Nė fund tė takimit, nga drejtuesit legalistė tė strukturave tė kėsaj komune dhe intelektualėt, u kėrkua njėzėri qė, mundėsisht sa mė shpejt, tė zhvillohej njė takim me intelektualė dhe legalistė pėr tė kėrkuar dhe siguruar mbėshtetjen e PLL, Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar dhe Mbretit Leka I-rė nė komunėn Bushat.

***

Ditėn e dielė, mė datė 3 tetor 2004, edhe nė komunėn Postribė Dega e PLL Shkodėr zhvilloi njė takim pune me legalistė dhe intelektualė e simpatizantė tė PLL. Mbledhjen e hapi kryetari i PLL komuna Postrribė z.Hysen Spahija, i cili nė fjalėn e tij theksoi se "PLL komuna Postrribė ėshtė munduar tė kryejė detyrat qė i janė lėnė nga kryesia. Edhe nė zgjedhjet lokale kemi arritur njė rezultat tė mirė me kandidatin Riza Spahija".

Mė pas, kryetari i Degės sė PLL Shkodėr z.Ilir Kuka, vuri nė dukje punėn qė ka ndėrmarrė kjo Degė pėr riorganizimin e PLL nė bashki dhe komuna. Nga ana tjetėr ai nėnvizoi se ėshtė e domosdoshme qė kjo veprimtari tė shoqėrohet me afrimin e tė rinjve dhe intelektualėve. Nė vijim z.Kuka evidentoi me shembuj konkretė punėn e madhe qė po bėhet nga PLL nė kuadrin e angazhimit nė gjirin e LZHK.

Zotėri Muharrem Shkreli, anėtar i Komitetit Drejtues, tha se "ne legalistėve na del njė punė e madhe jo vetėm pėr forcimin e PLL, por edhe pėr sensibilizimin e elektoratit pėr LZHK, pasi legalistėt kanė mbėshtetur gjithmonė ēdo veprimtari dhe iniciativė tė Mbretit Leka I-rė".

Zotėri Sadik Beqiri nė diskutimin e tij tha se "kėtu, nė komunėn e Postrribės, nuk ka munguar puna dhe ka mjaft aktivistė e mbėshtetės tė PLL dhe Mbretit Leka".

Ndėrsa z.Xhevdet Shkreli nė diskutimin e tij evidentoi faktin se nė ēdo fshat tė kėsaj komune kishte anėtarė dhe drejtuesit mendojnė se skema e organizimit "njė qendėr votimi - njė seksion", do tė realizohej shpejt dhe me efikasitet.

Edhe intelektuali Faik Ura vuri nė dukje se LZHK ka rėndėsi historike pėr fatet e Shqipėrisė dhe kombit shqiptar. "Ne duhet tė punojmė sa mė shumė pėr sensibilizimin e opinionit, afrimin e intelektualėve. Dhe nė kėtė komunė ka mjaft intelektualė, qė po shprehin mbėshtetjen pėr Mbretin Leka I-rė dhe LZHK", - theksoi ai.

Mė pas e morėn fjalėn edhe zotėrinjtė Bardh Fadili dhe Ramadan Ura, tė cilėt shprehėn angazhimin e tyre pėr tė punuar intensivisht me strukturat dhe njerėzit pėr afirmimin e programit tė PLL dhe Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar.

Nė kėtė takim morėn pjesė edhe pėrfaqėsues nga tė gjithė seksionet e PLL nė fshatrat e tjerė tė komunės Postrribė.

Namik Mehmeti

 

Ngushėllim

Me rastin e fatkeqėsisė sė rėndė, humbjes sė parakohshme tė babait, mbarė legalistėt i shprehin ngushėllimet mė tė sinqerta deputetit tė LZHK z.Bahri Kollēaku dhe familjes sė tij tė nderuar.

Kryesia e PLL

Senati i Veteranėve

 

Nekrologji

Shuhet veterani legalist Qamil Xhetani

Mė dt. 6.10.2004 u nda nga jeta nė moshėn 68 vjeēare legalisti veteran Qamil Ramadan Xhetani. I ndjeri Qamil u lind mė 15.09.1936 nė Myzhdė tė Xhetanit nė njė familje patriotike me kontribute historike. Kryetari i kėsaj familjeje tė madhe Ahmet Xhetani ka qėnė pjesėmarrės nė Lidhjen e Prizrenit nė krah tė Riza Bej Zogollit. Gjithashtu, i jati i tij, Ramadan Xhetani ka shėrbyer pėr njė kohė tė gjatė e deri nė fund si nėnoficer i Gardės Mbretėrore.

Tradita familjare dhe krahinore luajti njė rol tė rėndėsishėm nė formimin e tij atdhetar dhe pėrqafimin me zemėr tė bindjeve legaliste.

I ndjeri Qamil Xhetani, ndonėse nė moshė tė thyer, ka dhėnė njė kontribut tė ēmuar si pjestar aktiv i strukturave lokale tė PLL, Dega Kurbin. Ai do tė kujtohet pėrherė me respekt tė thellė pėr idealizmin dhe vendosmėrinė e tij tė manifestuar dukshėm nė tė gjitha aktivitetet dhe pjesėmarrjet elektorale tė PLL.

Me largimin e tij nga kjo jetė ne humbėm njeriun e dashur e mikun e vyer, ndėrsa Partia anėtarin e ēmuar.

Kryesia e Partisė Lėvizja e Legalitetit dhe Senati i Veteranėve merr pjesė nė hidhėrimin e familjes dhe njerėzve tė afėrt tė z.Xhetani dhe u shpreh ngushėllimet e thella tė sinqerta.

KRYESIA E PLL

SENATI I VETERANĖVE

___________________________

3 October 2004, Nr.39
___________________________

 

Lidershipi i PLL dhe krerė tė saj nė rrethe zhvillojnė takime me diplomatė e zyrtarė tė OSBE

PLL, kontakte intensive me OSBE

Gjatė javės qė shkoi, zyrtarė tė ndryshėm tė OSBE kanė pasur kontakte me drejtues tė PLL e krerė tė saj lokalė si nė Tiranė, Shkodėr, Durrės, Kavajė, Korēė e qytete tė tjera tė vendit. Po ashtu janė zhvilluar takime tė rėndėsishme me trupin diplomatik nė Tiranė

 

EDITORIAL

Mbreti i shėrben vetėm kombit

Nga Astrit Kola

Kohėt e fundit, analistė vėrtet tė pavarur, (pra tė tillė qė nuk e dinė se nga varen), si dhe analistė tė porositur, po sulmojnė dhe fyejnė pa shkak, personalitetin mė tė papėrlyer, dhe qė nuk e meriton aspak, Mbretin Leka Zogu I-rė. Dhe kėtė e bėjnė vetėm pėr arsye se Ai guxoi tė iniciojė dhe drejtojė Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, me ambicje tė hapura pėr pushtet.

Tė futesh nė politikė dhe, pėr kėtė, tė "penalizohesh" kaq ashpėr pikėrisht nė vendin ku politika ēalon mė shumė se gjithēka - ėshtė absurde dhe paradoksale. E kjo tė sjell ndėrmend kohėn e qoftėlargut, ku me politikė merreshin vetėm tė shenjuarit nga PPSH, ndėrsa tė tjerėt, edhe kur flisnin pėr politikėn e dėshtuar tė saj, plaseshin nė burgje dhe pėsonin gjėma. Ndėrsa sot, tė njėjtin kufizim po e servirin kasnecė tė mediave, por pa kėrcėnime pėr burgje dhe pa bėrė vėrejtje se po shkelen kushtetuta dhe ligjet nė fuqi.

Mbreti Leka ėshtė i vetmi politikan shqiptar qė nuk ka shkuar me dajre dhe daulle tė votojė pėr Enver Hoxhėn, apo tė ketė recituar si papagall gjepurat e Marksizmit nėpėr format e edukimit komunist. Gjithashtu Ai ėshtė i vetmi politikan shqiptar qė nuk ka dhe nuk mund tė ngarkohet me kurrfarė pėrgjegjėsie pėr gjendjen katastrofike nė tė cilėn ndodhet vendi. E nėse do tė pėrdornim si referencė pėrjashtuese shprehjen e famshme tė njė politikani gjerman (emri dhe funksioni i tė cilit, pėr dreq, nuk po mė kujtohet), nė TVSH, nė vitin 1991, se "... ata qė, me paramendim, kanė punuar pėr shkatėrrimin e kėtij vendi dhe qė e kanė katandisur nė kėtė gjendje - duhet menjėherė tė pėrjashtohen, njėherė e pėrgjithmonė, nga politika dhe nga e drejta pėr tė drejtuar nė detyra e funksione publike...", - i bie qė, minimalisht, vetėm Mbreti Leka tė mos ndalohet tė merret me politikė.

Po me ēfarė duhet tė merret Ai qė e ka tė trashėguar detyrimin pėr t'u marrė me politikė??!

Pa synuar ta shterroj kėtė argument (dhe pa patur dėshirė ta bėj kėtė), jam i detyruar qė t'u sjell ndėrmend bijve pa morra dhe hematopinoza tė partizanėve "Meke", se stėrnipi i Xhelal Pashė Zogut (Zėvendės/komandant i Ushtrisė sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit); nipi i Xhemal Pashė Zogut (njė ndėr ideatorėt dhe udhėheqėsit shpirtėrorė tė Lėvizjes kombėtare pėr Pavarėsinė, mėsues dhe idhull i Ismail Qemalit); i biri i shtetarit mė tė madh shqiptar - Mbretit Zog; stėrnipi i Topiaj-Toptanasve dhe nipi i Habsburgėve; gjaku blu i tė cilit daton, sipas arkivave, qė nė vitin 1284 dhe vazhdon me Kastriotėt (vėrtetuar me pedigre dhe pemė gjenealogjike tė dokumentuar) - ka tė drejtė tė merret me politikė nė kėtė vend ku hapllohen askushėt, pėr tė cilėt aludonte dikur politikani gjerman, qė tha fjalėt profetike.

Kjo ėshtė edhe arsyeja mė e pakėt qė mė shtyn tė besoj se Trashėgimtari i Mbretit Zog nuk mund tė bėhet kurrsesi vegėl e trashėgimtarit tė vėllait siamez tė Dushan Mugoshė - "Ēalamanit" pėr tė ērrėnjosur fisnikėrinė e kėtij vendi e pėr tė shuguruar pėr tė tillė pseudofisnikėrinė e "Fshatarėve tė Nderit" nė pushtet.

Vėshtirė qė shtati i Tij kolosal tė pėrulet pėr tė mėkuar e shėrbyer ata qė i vijnė tek rripi i mezit. Vėshtirė qė Ai tė shpresojė kthimin e pronave nga tė zotėt e shkopit nė kėtė vend, qė kanė marrė pėrsipėr tė bėjnė babėn e shqiptarėve e tė lėnė amanet dhiatat pėr bijtė me hipotekat e atyre qė, dikur, "Tokėn e zezė kishin pėr shtrojė/Qiellin e lartė kishin mburojė".

Partizani Meke vėrtet u vetshpall "perandor", por nuk guxoi tė vetshpallej Mbret, sepse "s'e kish pėr fis tė hante oriz" dhe e dinte qė "rigoni nuk bėhet dot lis".

Tashmė tė gjitha u thanė dhe asgjė nuk ka vlerė, pėrveē vlerės monetare tė honorar-kacidheve tė qelbura tė shkarrashkruesve, qė kanė marrė penėn pėr ta ngjyer nė baltė, e pėr tė cilėt, kur tė vdesin, bashkė me adhamudhėt e politikės, Zeneli i famshėm do t'u shkruajė kronikėn e titulluar "Mbuloi balta baltėn".

 

KRYESORE

Pėrfaqėsues diplomatikė tė Mbretėrisė sė Bashkuar Britanike interesohen pėr PLL

Spahiu, takim me diplomatė britanikė

I dėrguari i qeverisė britanike Timothy Less, ambasadori z.Riēard Xhons, dhe sekretarja britanike pėr Shtypin, Luise Taylor, takohen me kryetarin e PLL z.Ekrem Spahiu

Britania e Madhe ka shfaqur interes tė vazhdueshėm pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt. Duke qenė se PLL ėshtė njė ndėr faktorėt politikė nė Shqipėri, i dėrguari i qeverisė britanike Timothi Les (Timothy Less), i shoqėruar nga ambasadori i Britanisė sė Madhe nė Tiranė z.Riēard Xhons, dhe sekretarja III-tė britanike pėr Shtypin dhe Politikat zyrtare, zonja Luizė Tejlor, mė datėn 29 shtator 2004 zhvilluan njė takim pune me kryetarin e PLL z.Ekrem Spahiu.

Bashkėbisedimi u pėrqėndrua tek zhvillimet politike nė Shqipėri dhe nė Rajon.

Takimi u zhvillua me kėrkesėn e pėrfaqėsuesve tė lartė britanikė.

 

Prononcim i zėdhėnėsit tė PLL Astrit Kola pėr mediat rreth krizės sė procesit zgjedhor

Socialistėt, bllokues tė reformės zgjedhore

Nė njė prononcim pėr mediat lidhur me bllokimin aktual tė punės sė Komisionit Bipartizan pėr Reformėn zgjedhore, zėdhėnėsi i PLL fajėsoi socialistėt si shkaktarė, konform strategjisė sė shkatėrrimit zgjedhjeve, manipulimit dhe votėvjedhjes qė do tė mundėsonte njė mandat tė ri tė tyre nė pushtet. "Bllokimi i Reformės zgjedhore bėn pjesė nė strategjinė e socialistėve dhe tė tė gjithė maxhorancės qeverisėse. Ai konceptohet si i vetmi mekanizėm pėr ruajtjen e statukuosė qeverisėse dhe vazhdimėsinė e pushtetit tė krimit dhe korrupsionit nė Shqipėri.

Nga pikėpamja e afateve ligjore pėr realizimin e ndryshimeve thelbėsore nė kuadėr tė Reformės zgjedhore, ekzistojnė akoma mundėsitė pėr kryerjen e saj, gjithmonė nėse do tė ketė vullnet politik nga maxhoranca.

Bllokimi i punės sė Komisionit Bipartizan nėpėrmjet refuzimit pėr balancimin e KQZ, shpjegon edhe kėmbėnguljen e socialistėve pėr tė mos lėshuar nė kėtė pikė, me "argumentin" e mosndryshimit tė Kushtetutės. Dėshira pėr ruajtjen e mekanizmit tė votėvjedhjes dhe manipulimit me ndihmėn e KQZ si dhe frika pėr humbjen e zgjedhjeve, dekonspiron shkakun e vėrtetė tė qėndrimit refraktar tė PS ndaj sugjerimeve tė OSBE dhe kėrkesave tė opozitės.

Ndėrsa vonesat nė hartimin e Regjistrit zgjedhor kombėtar, janė tė shpjegueshme, ndonėse afatet akoma nuk janė tejkaluar. Zvarritjet e kėtij procesi synojnė lodhjen e opozitės dhe tejkalimin e afateve deri nė momentin kur ajo tė vihet para faktit tė kryer dhe gjithēka tė funksionojė sikundėr zgjedhjet e kaluara. Pra, me eleminimin e afro 20 % tė votuesve opozitarė dhe shumėfishimin e emrave tė votuesve tė skeduar tė pozitės pėr t'i pėrdorur ato si kontigjente tė lėvizshėm nė shumė zona njėherėsh.

Duke pėrfshirė kėtu edhe zvarritjet pėr ndarjen e zonave zgjedhore, tejet tė disbalancuara pėr nga numri i votuesve disponibėl, skema socialiste e kontrollit total mbi procesin zgjedhor dhe manipulimin e rezultateve bėhet akoma edhe mė e lexueshme.

Kokėfortėsia e socialistėve dhe sfida e hapur e tyre ndaj OSBE dhe ambasadorit Lipponen, ėshtė shprehje e vendosmėrisė pėr t'i bėrė hyzmetin deri nė fund lojės pėr manipulimin e zgjedhjeve tė ardhshme, e cila dha rezultatin e njohur nė zgjedhjet e kaluara.

Edhe kėrkesa e Nanos pėr ardhjen e njė pėrfaqėsie nga ODIHR-i, shpjegon synimin e socialistėve pėr tė fraksionuar qėndrimin e faktorėve ndėrkombėtarė dhe pėrdorimin e tyre si koperturė pėr institucionalizimin e skemės sė manipulimit tė zgjedhjeve dhe votėvjedhjes, tek e cila ata kanė varur tė gjitha shpresat pėr mbajtjen e pushtetit", - theksoi zėdhėnėsi i PLL z.Astrit Kola.

N.K.

 

POLITIKA

Intensifikohen kontaktet e OSBE-sė me PLL dhe degėt e saj nė rrethe

OSBE, takim institucional me legalistėt durrsakė

Javėn e kaluar, me kėrkesėn e Misionit tė OSBE tė atashuar nė Tiranė, nė qytetin e Durrėsit u zhvillua njė takim midis Drejtoreshės sė kėtij institucioni, zonjės Natali Paguerker dhe nėndrejtoreshės, zonjės Ayesha Saran, me kryelegalistin durrsak z.Riza Dajko. Nė kėtė takim, pėrveē z.Dajko, mori pjesė edhe nėnkryetari dhe sekretari i Degės sė PLL Durrės.

Nė pėrgjigje tė interesimit tė pėrfaqėsuesve tė kėtij misioni, drejtuesit mė tė lartė legalistė durrsakė informuan me hollėsi nė ekspozenė e tyre se "Dega e PLL Durrės, tashmė ka hyrė nė njė fazė tė re, atė tė fillimit tė pėrgatitjeve pėr tė pėrballuar me sukses fushatėn elektorale tė vitit 2005, nė kuadėr tė LZHK".

Pėrfaqėsuesit e OSBE-sė pyetėn mė kokretisht dhe kėrkonin tė informoheshin mė gjerėsisht pėr zhvillimet mė tė fundit nė arenėn politike shqiptare dhe mė drejtpėrdrejt lidhur me nismėn politike tė Mbretit Leka i Parė atė tė "Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar". Interesimi i tyre konsistonte gjithashtu edhe tek roli i PLL dhe legalistėve nė kėto zhvillime dhe rreth mėnyrave sesi po organizohet kjo Lėvizje, partitė politike qė do tė bėjnė pjesė nė tė, spektrin politik qė ato pėrfaqėsojnė dhe nė veēanti pėr probleme tė ndryshme qė supozohet se mund tė dalin nė pah gjatė kėtyre zhvillimeve, si dhe kontributi dhe qėndrimet e Degės sė PLL Durrės pėr sa mė sipėr.

Z.Dajko u ritheksoi pėrfaqėsueseve tė OSBE se PLL mbėshtet dhe pėrkrah nismėn e Mbretit Leka i Parė nė kuadėr tė LZHK, e cila ėshtė njė Lėvizje qė synon t'u kthejė identitetin e vėrtetė institucioneve shqiptare, t'u rikthejė dinjitetin e humbur shqiptarėve dhe ta shpėtojė vendin nga katastrofa. "LZHK bazohet nė vullnetin atdhetar tė qytetarėve shqiptarė, tė cilėt duan ndryshime thelbėsore dhe do tė jetė e hapur pėr tė gjitha ato parti politike, organizata e shoqata, subjekte e qytetarė, qė duan njė Shqipėri tė begatė dhe tė zhvilluar", - theksoi kryelegalisti durrsak, z.Dajko.

Dega e PLL Durrės po punon me seriozitetin e duhur pėr tė realizuar tė gjithė programin e saj, nė mėnyrė qė tė japė kontributin maksimal nė mbėshtetje tė LZHK", - theksoi kryelegalisti durrsak.

Mė pas, drejtuesit legalistė iu pėrgjigjėn interesimit tė zonjės Paguerker pėr probleme tė karakterit organizativ tė kėsaj Dege, pėr vėshtirėsitė dhe punėn konkrete pėr ristrukturimin e saj dhe pėrgatitjen pėr fushatėn zgjedhore tė vitit 2005.

Pėrfaqėsueset e OSBE mbetėn shumė tė kėnaqura nga shpjegimet e tyre lidhur me optikėn politike tė tij dhe PLL, dhe u ndanė prej tij me premtimin pėr t'u takuar sėrish e pėr tė shkėmbyer pikėpamjet rreth zhvillimeve politike nė Shqipėri dhe rreth fushatės sė ardhshme zgjedhore, ku PLL do tė konkurrojė nė kuadėr tė LZHK, tė ndėrmarrė dhe drejtuar personalisht nga NMT Mbreti Leka i Parė.

Takimi u zhvillua nė njė frymė mirėkuptimi tė plotė pėr tė gjitha problemet e diskutuara.

Pėrfaqėsuesit e OSBE mbetėn tė kanaqur nga bashkėbisedimi dhe sqarimi i tematikave specifike, dhe kėsisoj takimi u mbyll me premtimin pėr t'u takuar sėrish e pėr tė shkėmbyer pikėpamje rreth zhvillimeve qė interesojnė tė dy palėt.

Korresp. i "Atdheu"

 

Mblidhet Komiteti Drejtues i degės sė PLL Fier.

Spahiu nė Fier: Tė punojmė pėr tė fuqizuar LZHK

Ditėn e djelė, mė datė 24 shtator 2004, u zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues tė degės sė PLL Fier. Nė kėtė takim merrnin pjesė edhe kryetari i PLL z.Ekrem Spahiu dhe sekretari i Pėrgjithshėm z.Artan Tujani.

Takimin e hapi kryetari i degės z.Rexhep Krasniqi, i cili nė fjalėn e tij hyrėse i bėri njė pėrshkrim tė shkurtėr gjendjes nė degė dhe e vuri theksin tek ajo qė ai e cilėsoi si "njė ēorientim" tė shkaktuar nga paqartėsitė qė ai kishte pėr aktivitetin e ardhshėm tė strukturave tė degės, nė kushtet e reja tė krijuara nga pjesėmarrja institucionale e PLL nė Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar. Duke e konsideruar mbledhjen si njė takim pėr sqarime e mendime, ai priti qė fjalėn ta merrte kryetari i partisė z.Spahiu.

Kryetari Spahiu, duke iu drejtuar tė pranishmėve tha se "ky takim bėhet nė vazhdėn e takimeve tė planifikuara qė kemi ndėrmarrė nė tė gjithė degėt pėr tė verifikuar zbatimin e detyrave dhe udhėzimeve tė caktuara nga mbledhja e fundit e Komitetit Drejtues dhe kryetarėve tė degėve nė muajin qershor". "Nė zbatim tė detyrave, unė jam i bindur se ju jeni mbledhur dhe keni diskutuar pėr to, dhe pres tė flisni pėr realizimin e tyre, sepse takimet e Komitetit Drejtues duhet tė jenė takime pune".

Nga diskutimet e tė pranishmėve u duk qartė se ato udhėzime nuk ishin punuar nga Komiteti Drejtues i deges dhe z.Krasniqi i justifikoi fillimisht ato me periudhėn e verės dhe mė vonė me paqartėsitė e tjera qė ai pėrmendi edhe nė fjalėn hyrėse.

Z.Koēi Gega, kėshilltar i PLL nė kėshillin e Qarkut, tha se si legalist e ndjente veten tė obliguar pėr tė pėrfaqėsuar sa mė mirė partinė nė kėshillin e Qarkut dhe pėr tė punuar pėr rritjen cilėsore e sasiore tė saj. Ai foli me tone autokritike pėr veten dhe kolegėt e tjerė, pėr punė tė pamjaftueshme, dhe tha se "ka ardhur koha qė detyrat e caktuara nė forume, tė bėhen moto e punės sė pėrditshme". Ai u shpreh gjithashtu pėr heqjen e fiktivitetit dhe rritjen e kontrollit, dhe ishte i mendimit qė ato persona qė nuk e ndjenin veten tė aftė pėr kryerjen e detyrave tė caktuara, tė vetlargoheshin nga drejtimi.

Nė fjalėn e tij z.Jani Pipa tha se ishin munduar pėr afrimin nė PLL tė njerėzve tė rinj dhe me reputacion, por kishin hasur vėshtirėsi nė afrimin e biznesmenėve, sepse sipas tij, ata ishin pėrfshirė nė ato qė ai i quajti "dy monopole tė mėdha". Ai tha gjithashtu se PLL duhej tė ishte strumbullari i LZHK dhe se Legaliteti kishte njerėz tė pėrgatitur. Sipas tij "tė gjithė nacionalistėt shqiptarė ishin fisnikė dhe pinjollė tė familjeve tė mėdha" dhe se ato do tė kontribuonin me pėrkushtim pėr fitoren e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar. Z.Pipa pranoi se ishte i paqartė pėr strukturimin e LZHK-sė dhe mėnyrėn e funksionimit tė saj.

Tė njejtin shqetėsim kishte dhe z.Petrit Llanaj, kryetar i nėndegės sė PLL nė Cakran. Ai foli gjithashtu pėr punėn nė nėndegėn e tij pėr shtrirjen e strukturave tė PLL nė tė gjitha fshatrat e komunės.

Z.Tomorr Buzi, sekretar i degės, nė diskutimin e tij tha se, pėr ca kohė, legalistėt fierakė kishin qenė nė njė periudhe vakumi, por tani ndjeheshin plotėsisht tė sqaruar dhe tė motivuar pėr detyrat qė kishin dhe punėt qė duheshin bėrė. Duke u ndalur nė aspektet organizative ai tha se "nuk duheshin pėrzier kompetencat, se duhej zbatuar hierarkia dhe respektuar ndarja e funksioneve".

Z.Buzi kėmbėnguli dhe u zotua qė nė zbatimin e udhėzimeve tė dhėna nga Kryesia e PLL, dega e Fierit do tė realizonte njė proces korekt, sipas tė gjitha standarteve qė zbatohen nė PLL dhe pėr kėtė kėrkoi edhe ndihmėn e kolegėve. Ai pėrmendi veshtirėsitė qė vinin nga fakti i mospasjes sė njė zyre dhe kėrkoi qė tė ndėrhyhej pranė pushtetit vendor pėr sigurimin e njė zyre tė thjeshtė. Ai ngriti shqetėsimin e domosdoshmėrisė sė funksionimit tė strukturave lokale tė PLL sipas Statutit, dhe u shpreh kundėr ndarjes sė njė nėndege nė dy nėndegė.

Sekretari i Pėrgjithshėm z.Artan Tujani, duke marrė shkak nga diskutimi i parafolėsit, i vuri theksin faktit se organizimi i PLL bėhet nė bazė tė ndarjes territoriale, dhe se ēdo veprim i ndryshėm binte nė kundėrshtim me Statutin e Partisė, ndaj, si i tillė, ishte i papranueshėm. Ai foli gjithashtu edhe pėr aspekte tė tjera teknike tė procesit tė zbatimit tė udhėzimeve dhe hera-herės mori shembuj dhe solli detaje edhe nga dosja e degės sė Fierit, qė ai e kishte me vete.

Kryetari Spahiu shpenzoi njė pjesė tė konsiderueshme tė kohės duke u shpjeguar tė pranishmėve qėllimin e udhėzimeve, pėrmbajtjen e tyre dhe afatet kohore. "Duke qenė se afatet kohore po afrohen meqenėse fundi i kėtij viti ėshtė afati i fundit, ėshtė plotėsisht i mundur fitimi i kohės sė humbur", - tha z.Spahiu.

Mė pas kryelegalisti u ndal nė zhvillimet e reja dhe i bėri njė pėrshkrim tė pėrgjithshėm situatės nė vend, dhe hera-herės solli detaje qė, nė thelb, shprehnin nevojėn pėr ndryshime dhe ishin nė pėrputhje me frymėn dhe synimet e Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, tė iniciuar dhe drejtuar nga Madhėria e Tij Leka I-rė, Mbret i Shqiptarėve.

Duke folur pėr LZHK-nė, ai theksoi se ajo ishte njė lėvizje e madhe shpirtėrore e politike, qė kishte pėr qėllim ngritjen e ndjenjės kombėtare dhe marrjen e pėrgjegjėsive pėr fatet e vendit. "LZHK ėshtė njė alternativė e re, e sigurtė dhe e besueshme, qė paraqitet para shqiptarėve, tė cilėt do tė dinė tė bėjnė zgjedhjen e duhur", - tha Spahiu.

Pėr t'iu pėrgjigjur interesimit pėr aspekte organizative tė LZHK, z.Spahiu tha se ajo ėshtė njė koalicion i madh qė sa vjen e zgjerohet, e nė tė cilėn marrin pjesė parti politike, shoqata tė ndryshme, personalitete nga fusha tė ndryshme tė jetės si dhe individė tė ndryshėm. "Dyert e LZHK-sė janė tė hapura pėr tė gjithė ata qė kanė nė plan tė parė interesat kombėtare dhe qė dėshirojnė tė kontribuojnė pa kushte pėr realizimin e tyre. Ato dyer janė tė mbyllura pėr tė korruptuarit, tė pamoralshmit dhe njerėzit me vese. Ndėrkohė qė pėrfaqėsimi, - vijoi z.Spahiu, - do tė realizohet pėrmes njerėzve mė tė ndershėm, mė tė spikatur dhe mė tė devotshėm".

Duke folur pėr rolin e PLL nė LZHK, kryetari i PLL tha se "Legaliteti ka qenė gjithmonė i lidhur organikisht me Mbretin dhe nismat e Tij" dhe se "PLL do tė japė kontributin e saj maksimal pėr arritjen e rezultateve tė Lėvizjes". "Ndonėse PLL dhe programi i saj janė, nė mėnyrė tė natyrshme, pjesė esenciale e lėvizjes", z.Spahiu bėri diferencėn se "Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar nuk duhet tė identifikohet vetėm me Legalitetin". Pėr kėtė ai dha porosi tė qarta qė mos bėheshin frenues pėr afrimin e njerėzve tė mirė, intelektualeve, biznesmenėve tė ndershėm, individėve me reputacion, etj. Ai la porosi gjithashtu qė kėshilltarėt e PLL nė komuna e bashki, si dhe anėtari i kėshillit tė Qarkut, tė punonin pėr ngritjen e grupeve tė kėshilltarėve qė do tė pėrfaqėsojnė LZHK-nė.

Gjithashtu kryelegalisti u ndal edhe nė kriteret e pėrzgjedhjes sė njerėzve nga strukturat tona, e qė do tė pėrfaqėsojnė PLL-nė pranė strukturave tė LZHK-sė dhe qė do tė zgjidhen nė vijim. Pėr kėtė ai kėrkoi evidentimin e kujdesshėm tė njerėzve dhe pasqyrimin e tyre nė njė listė qė do tė dėrgohet pranė Kryesisė sė PLL.

Nė pėrfundim tė kėtij takimi, tė gjithė drejtuesit legalistė fierakė u zotuan pėr pėrmbushjen e detyrave dhe detyrimeve qė dolėn nga kjo mbledhje.

Korresp. i "Atdheu"

 

Kryetari i PLL dega Kavajė, takim me pėrfaqėsues tė OSBE

Remzi Muhja: PLL kėrkon rikthimin e monarkisė

Java qė shkoi ka shėnuar njė numėr tė konsiderueshėm takimesh tė drejtuesve tė PLL nė Tiranė e rrethe me pėrfaqėsues tė OSBE. Kėshtu, nė kėtė kuadėr, tė enjten datė 30 shtator z.Remzi Muhja, kryetari i PLL Kavajė ėshtė takuar me zyrtarė tė OSBE, pėr tė diskutuar rreth gjendjes politike nė vend dhe strukturave tė saj nė kėtė rreth. Nė kėtė takim zyrtarėt e OSBE Natali Paguerker dhe Ayesha Saran janė interesuar rreth pikėpamjeve tė z.Muhja pėr zhvillimet politike mė tė fundit dhe pėr shtrirjen e kėsaj dege. Po ashtu ato kanė kėrkuar njė informacion mė tė detajuar rreth gjendjes sė re tė PLL mbas krijimit tė LZHK dhe angazhimit tė saj nė kėtė lėvizje. Kryetari i PLL dega Kavajė z.Remzi Muhja ka thėnė se politika qeveritare ėshtė mjaft destruktive dhe jashtė parametrave pėr njė shtet qė synon tė integrohet nė BE. Ai ka akuzuar me tone tė ashpra origjinėn komuniste tė krerėve tė PS dhe tė kabinetit Nano. Ndėrsa ėshtė shprehur mė tej se kjo qeveri bėn njė politikė diskriminuese krahinore, ku favorizon kryesisht rrethet nga janė me origjinė ministrat e ndryshėm tė qeverisė Nano. Mė tej z.Muhja ėshtė ndalur nė zhvillimet e opozitės sidomos nė lidhje me LZHK ku ka pėrsėritur qendrimin zyrtar tė PLL se kjo parti ka marrė vendim tė angazhohet fuqishėm nė kėtė lėvizje. Z.Muhja ka nėnvizuar se PLL si parti mbretėrore qė ėshtė, do tė pėrpiqet tė pėrkrahė me tė gjitha forcat rikthimin e Mbretit nė fron dhe tė monarkisė nė Shqipėri.

Mė pas ai u ka shpjeguar zyrtareve tė OSBE shtritjen territoriale tė PLL nė kėtė rreth me nėndegė e seksione nė qytetin e Kavajės, anėtarėsinė dhe pėrkatėsinė sociale tė saj. Nė fund tė kėtij takimi tė pėrzemėrt, u ra dakord qė edhe nė tė ardhmen tė mbahen kontakte ndėrmjet palėve.

Gjatė javės qė shkoi, zyrtarė tė ndryshėm tė OSBE kanė pasur kontakte me drejtues tė PLL e krerė tė saj lokalė si nė Tiranė, Shkodėr, Durrės, Kavajė, Korēė e qytete tė tjera tė vendit. Po ashtu janė zhvilluar takime tė rėndėsishme me trupin diplomatik nė Tiranė.

Korresp "Atdheu"

 

 

AKTIVITETE

U zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues tė Degės sė PLL Mirditė

Murat Basha: Ja objektivat e LZHK-sė

Javėn e kaluar nė qytetin e Rrėshenit u zhvillua mbledhja e Komitetit Drejtues tė Degės sė PLL, nė prani edhe tė deleguarve nga qendra, nėnkryetarit tė saj z.Murat Basha, sekretarit tė Senatit tė Veteranėve, z.Seit Preni dhe anėtarit tė Komitetit Drejtues dhe njėkohėsisht nėkryetar i Degės sė PLL Tiranė, z.Hamit Kurti.

Nė kėtė mbledhje tė drejtuar nga kryelegalisti lokal z.Petrit Jushi, pjesėmarrja ishte e plotė dhe tė gjithė anėtarėt e Komitetit Drejtues ishin tė pėrgatitur pėr tė raportuar e diskutuar konform rendit tė ditės. Fillimisht fjalėn e mori z.Jushi, i cili raportoi pėr punėn e bėrė nga Komiteti Drejtues dhe strukturat e Degės qė nga mbledhja e kaluar, duke evidentuar rezultatet e kėnaqshme tė arritura prej tyre.

Z.Jushi foli pėr intensifikimin e punės pėr anėtarėsimet e reja, pėr rritjen e autoritetit tė Degės sė PLL para elektoratit mirditor dhe pėr kontaktet e shpeshta me intelektualėt pretedentė pėr tė aderuar nė strukturat e PLL. Mė pas, nė vazhdėn e evidentimit tė arritjeve, z.Jushi foli edhe pėr punėn mjaft tė mirė dhe prezantimin dinjitoz tė kėshilltarėve legalistė nė tė gjitha nivelet e pushtetit vendor. Ai theksoi se strukturat e PLL po punonin pėr plotėsimin e formularėve dhe dokumentacionin e anėtarėsisė dhe tė tė gjithė treguesve organizativė.

Pas tij e mori fjalėn anėtari veteran i Degės sė PLL dhe njė ndėr drejtuesit mė tė nderuar tė saj, ish - i burgosuri i ndėrgjegjes z.Anton Ēupi, i cili raportoi pėr punėn e mirė tė seksioneve tė nėndegės Rubik, por ai foli me frymė autokritike edhe pėr dobėsitė sidomos nė afrimin e intelektualėve dhe nė vonesat pėr plotėsimin e dokumentacionit sipas porosive dhe afateve tė qendrės. Zotėri Ēupi premtoi se dobėsitė e mėsipėrme do tė riparoheshin shpejt dhe se strukturat e kėsaj nėndege do tė punonin me ritme mė tė larta pėr plotėsimin e detyrave qė kishin marrė pėrsipėr dhe pėr angazhimin nė kuadėr tė LZHK, tė ideuar e drejtuar nga NMT Leka I-rė - Mbret i Shqiptarėve.

Pas z.Ēupi e mori fjalėn njė tjetėr veterean legalist i komunės Orosh, z.Gjon Ndue Prengė Bajraktari, pinjoll i bajraktarėve tė Oroshit tė Mirditės, i cili pasi raportoi pėr realizimin e detyrave tė ngarkuara, theksoi mbėshtetjen e trungut tė tij familjar dhe gjithė simpatizantėve e strukturave tė PLL pėr nismėn e Mbretit Leka, Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar.

Edhe z.Gjetė Pėrndoj, ish drejtues i kėsaj Dege, legalist i nderuar dhe ish - i burgosur politik nė kohėn e diktaturės, nė diskutimin e tij foli pėr punėn e mirė tė strukturave dhe kėrkoi nėpėrmjet Degės qė tė ushtrohej ndikimi i nevojshėm i kėshilltarėve legalistė tek kėshilltarėt e partive tė tjera, me qėllim qė tė arrihet qė shkollės sė Oroshit t'i vihet emri i legalistit martir, ish-oficerit tė Mbretit Zog, i pushkatuar nga komunizmi, nacionalistit Ndue Prengė Bajraktari.

Edhe diskutantė tė tjerė, si legalisti i nderuar z.Valentin Maca, raportuan pėr punėn e bėrė dhe premtuan plotėsimin nė kohė tė dokumentacionit pėr evidentimin e anėtarėsisė aktuale dhe pranimet e reja nė parti.

Nė vijim tė mbledhjes e morėn fjalėn edhe tė deleguarit e qendrės, zotėrinjtė e nderuar Seit Preni e Hamit Kurti, tė cilėt dhanė mendime tė vlefshme bazuar nė pėrvojėn e tyre pėr punėn me njerėzit dhe pasqyrimin e saj nė dokumentacionin e partisė. Gjithashtu ata u sugjeruan drejtuesve tė kėsaj Dege kujdesin pėr krijimin e raporteve mė tė mira tė bashkėpunimit midis tyre, pėr tė futur frymėn e punės nė grup dhe pėr tė intensifikuar pėrpjekjet pėr rritjen e rezultateve, sidomos nė kuadėr tė angazhimit serioz tė PLL nė gjirin e LZHK, tė iniciuar dhe drejtuar nga Mbreti Leka I-rė.

Nė fund tė takimit e mori fjalėn nėnkryetari legalist z.Murat Basha, i cili bėri njė pėrmbledhje tė situatės politike nė vend, tė qėndrimeve tė PLL, si nė prononcimet mediatike ashtu edhe nė ato politike nė Kuvend, nėpėrmjet kryetarit Spahiu. Mė pas z.Basha i sqaroi drejtuesit legalistė mirditorė pėr objektivat kryesore tė LZHK, sidomos nė kuadėr tė grupit tė ri parlamentar tė kėsaj lėvizjeje, dhe pėr synimin e kėtij grupi pėr afirmimin e profilit politik tė LZHK.

Nė fund tė fjalės sė tij, z.Basha foli me frymė kritike pėr mangėsitė e vėrejtura nė punėn pėr plotėsimin e dokumentacionit tė Degės, duke e lidhur kėtė me domosdoshmėrinė e realizimit tė kėsaj detyre, si kusht bazė pėr ristrukturimin, riorganizimin dhe konsolidimin e seksioneve dhe forumeve drejtuese, pėr ta pėrgatitur partinė pėr aksionin e madh politiko-zgjedhor nė kuadėr tė LZHK, pėr zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ai i porositi drejtuesit e Degės qė tė identifikojnė dhe tė kontaktojnė me intelektualė tė spikatur mirditorė, pėr tė zgjeruar formatin intelektual tė PLL dhe LZHK nė funksion tė suksesit tė nismės madhore tė Mbretit Leka pėr tė cilėn PLL ėshtė e angazhuar maksimalisht, me synimin pėr tė realizuar ndryshimin historik tė domosdoshėm pėr ta nxjerrė vendin nga kriza e rėndė totale.

Nė fund zoti Basha premtoi se do tė vinte pėrsėri pėr tė kontaktuar me drejtuesit e kėsaj dege, pėr tė ndjekur nga afėr punėn e tyre, pėr t'i ndihmuar ata pėr tė kapėrcyer sėbashku vėshtirėsitė dhe pėr tė kontrolluar zbatimin e detyrave tė vėna nga qendra.

Korresp i "Atdheu".

 

 

Zhvillohet mbledhja e Komitetit Drejtues tė PLL Krujė

Legalistėt krutanė forcojnė strukturat

Nė kėtė mbledhje morėn pjesė nėnkryetari i PLL z.Murat Basha, sekretari i Pėrgjithshėm z.Artan Tujani dhe sekretari i Senatit tė Veteranėve legalistė, z.Seit Preni

Paraditėn e sė dielės, mė datė 19 shtator, Dega e PLL Krujė zhvilloi mbledhjen e Komitetit Drejtues, nėn drejtimin e kryelegalistit lokal z.Enver Kaloshi. Nė kėtė mbledhje, si tė deleguar tė kryesisė sė PLL merrnin pjesė nėnkryetari i saj z.Murat Basha, sekretari i Pėrgjithshėm z.Artan Tujani dhe sekretari i Senatit tė Veteranėve legalistė, z.Seit Preni. Mbledhjen e hapi kryetari i Degės z.Kaloshi, i cili pasi bėri njė pėrmbledhje tė punės politike dhe organizative nė strukturat e Degės, foli edhe pėr punėn specifike tė kryer pėr zbatimin e udhėzimit tė qendrės pėr pasqyrimin e tė dhėnave tė formularit tė anėtarėsimeve tė reja dhe rievidentimit tė anėtarėsisė sė partisė nė kuadėr tė ristrukturimit dhe ngritjes sė strukturave tė reja, nė pėrmbushje tė motos "njė seksion - njė qendėr votimi". Gjithashtu z.Kaloshi u kėrkoi anėtarėve tė Komitetit Drejtues edhe evidentimin e pėrmbushjes sė porosisė qė ēdo anėtar i Komitetit Drejtues tė marrė pėrsipėr drejtimin e njė seksioni, duke u angazhuar kėshtu nė punė konkrete dhe me rezultate tė matshme.

E veēanta e kėsaj mbledhjeje ishte pjesėmarrja pothuajse e plotė, me ndonjė mungesė me arsye, dhe serioziteti e pėrgjegjshmėria nė raportimin e zbatimit tė detyrave dhe trajtimin e problematikės preokupante.

Kėshtu, nė fjalėn e tij, kryetari i nėndegės sė qytetit tė Krujės z.Shkėlqim Shani, foli pėr punėn dhe mbledhjet e shpeshta tė tė gjitha seksioneve tė qytetit, ku ishin punuar udhėzimet dhe ishin bėrė edhe anėtarėsime tė reja. Megjithatė, z.Shani bėri tė ditur edhe faktin se kryesia e nėndegės nuk ka funksionuar si duhet, duke lėnė pas kėshtu dobėsi e tė meta pėr tė cilat ai u zotua se do tė riparoheshin nė tė ardhmen. Ai bėri tė ditur se kartelat e anėtarėsisė pothuajse po plotėsohen nė tė gjitha seksionet, megjithė vėshtirėsitė e natyrshme.

Ndėrsa nėnkryetari i nėndegės sė Fushė Krujės z.Ismail Kica, nė fjalėn e tij theksoi se seksionet e kėsaj nėndege kishin patur aktivitet tė vazhdueshėm dhe mbledhjet ishin bėrė periodikisht. Ai raportoi se edhe me anėtarėsimet e reja ishte bėrė njė punė e mirė, sidomos pas zgjedhjes nė krye tė nėndegės sė z.Genc Ziri. Ai gjithashtu informoi se bashkė me z.Ziri kishin bėrė njė punė serioze pėr ngritjen e forumeve tė Rinisė dhe Gruas. Sipas tij, nga 17 seksione, kishin pėrfunduar plotėsimin e kartelave tė reja tė anėtarėsisė nė 15 prej tyre dhe se brenda disa ditėsh do ta pėrfundonin kėtė detyrė nė tė gjitha seksionet.

Kryetari i nėndegės sė Malėsisė z.Sali Cara, nė diskutimin e tij ndėr tė tjera raportoi se kish punuar pėr afrimin intelektualėve dhe tė rinjve, duke pėrmirėsuar cilėsinė dhe shtuar radhėt e anėtarėsisė. "Nė Sukth dhe Dukagjin kemi dobėsi dhe seksionet nuk kanė funksionuar si duhet, ndėrsa nė Derven dhe Bushnesh jemi mė mirė", - theksoi z.Cara.

z.Murat Stafuka, nėnkryetar i nėndegės Thumanė, theksoi se "kemi punuar mirė dhe kemi mundur tė bėjmė anėtarėsime tė reja, dhe po punojmė pėr plotėsimin e dokumentacionit dhe udhėzimeve".

Zotėri Gėzim Kaēiu, nėnkryetari i Degės sė PLL Krujė, nė diskutimin e tij theksoi se nė kėtė qytet ishin mbuluar me seksione tė gjitha qendrat e votimit dhe se synimi kryesor ishte shtimi i radhėve me anėtarė tė rinj.

Ndėrsa anėtari i kryesiė sė Degės, z.Xhavit Ziri, ndėr tė tjera theksoi se duhej mė shumė kohė pėr plotėsimin e dokumentacionit konform udhėzimeve dhe se nė tė gjitha seksionet e Fushė-Krujės ishte bėrė njė punė shumė e mirė. Ai theksoi se po punohej intensivisht pėr ristrukturimin e Senatit tė Veteranėve dhe ngritjen e Forumit tė Gruas legaliste krutane.

Zotėri Ramazan Kupi, nėnkryetar i Degės, nė fjalėn e tij theksoi se duhej mė shumė seriozitet dhe frymė mirėkuptimi pėr tė shmangur keqkuptimet e panevojshme dhe qė e dėmtojnė punėn. Fjala e tij u prit me interes dhe u mbėshtet edhe nga diskutantėt pasardhės.

Anėtari i kryesisė, mjeku Bajram Dollaku theksoi se LZHK ishte mirėpritur dhe vlerėsuar maksimalisht nga qytetarėt krutanė. Nė vijim tė fjalės sė tij, si anėtar i Kėshillit bashkiak, zoti Dollaku shprehu synimin qė i kishte vėnė vetes pėr tė futur nė votim dhe miratuar nė kėtė kėshill dhėnien e titullit "Qytetare Nderi" e qytetit tė Krujės pėr Nėnėn Mbretėreshė Geraldinė.

Kryetari i nėndegės Thumanė z.Ali Gdheli, nė fjalėn e tij tha se legalistėt e Thumanės po bėnin njė punė mjaft tė mirė pėr shtimin e radhėve tė seksioneve me simpatizantė, qė tashmė synonin anėtarėsimin nė PLL. Dhe me kėtė rast i kėrkoi tė deleguarve nga Kryesia e PLL, nė emėr tė legalistėve tė Thumanės qė, bashkėrisht, tė organizonin njė takim me drejtuesit mė tė lartė tė partisė pėr tė sqaruar situatat politike, pėr tė shkėmbyer pėrvojė pėr pėrmirėsimin e punės dhe pėr tė rritur entusiazmin nė prag tė fushatės sė ardhshme zgjedhore.

Nėnkryetari i Senatit tė Veteranėve krutanė z.Ramazan Hasani, duke komentuar nismėn e Mbretit pėr LZHK dhe shprehur mbėshtetjen e plotė pėr tė, theksoi se "NMT Mbreti Leka ėshtė konsekuent nė mbrojtje tė Ēeshtjes kombėtare", dhe me kėtė rast bėri vėrejtje pėr disa drejtues tė Degės, tė cilėt mosmarrėveshjet pėr punėn i kishin shtrirė deri nė marrėdhėniet personale, duke dėmtuar imazhin dhe punėn e partisė. Edhe z.Qemal Mali, sekretar i Senatit tė Veteranėve, foli me optimizėm pėr zbatimin e detyrave qė i dalin kėtij forumi.

Nė mbėshtetje tė diskutimeve tė anėtarėve tė Senatit tė legalistėve krutanė, sekretari i Senatit tė Veteranėve tė PLL z.Seit Preni, nė cilėsinė e tė deleguarit tė Kryesisė sė partisė dhe asaj tė Senatit, falenderoi veteranėt legalistė tė kėtij rrethi pėr punėn plot pėrkushtim, duke theksuar mė tej se "e rėndėsishme ėshtė qė tė bėhet alternimi i punės dhe i pėrvojės midis brezave dhe forumeve brenda partisė". Mė pas e mori fjalėn Sekretari i Pėrgjithshėm i PLL z.Artan Tujani, i cili trajtoi kryesisht domosdoshmėrinė e pėrmbushjes sė dokumentacionit, vlerat e kėsaj sipėrmarrjeje serioze dhe tė vėshtirė pėr evidentimin, strukturimin dhe konsolidimin e seksioneve dhe tė mbarė partisė. Mė pas ai sqaroi tė pranishmit pėr detaje teknike nė saktėsimin e punės pėr plotėsimin e dokumentacionit, duke krijuar njė tablo tė qartė dhe konkrete, ēka ndihmoi nė sqarimet e disa momenteve tė nevojshme pėr punėn organizative.

Nė fund tė kėtij takimi tė rėndėsishėm pune, e mori fjalėn nėnkryetari i PLL z.Murat Basha, i cili ndėr tė tjera theksoi se "udhėzimi i cili ėshtė ndarė nė tė gjithė Degėt dhe nėndegėt, krijon hapėsira pėr shtimin e radhėve, pėr rritjen dhe konsolidimin politik tė PLL". Sipas tij, "ky proces i domosdoshėm i zgjeron hapėsirat pėr rritjen e partisė, sidomos tashmė nė kuadėr tė LZHK, e cila e ka tė domosdoshme mbėshtetjen tek infrastruktura organizative e PLL". "Ne gėzohemi kur intelektualė dhe atdhetarė tė ndershėm, pavarėsisht bindjeve tė dikurshme jo monarkiste, sot jo vetėm qė mbėshtesin hapur nismėn madhore tė NMT Mbretit Leka, Lėvizjen pėr Zhvillim Kombėtar, por edhe aderojnė me kėnaqėsi nė kėtė Lėvizje. Koha po vrapon dhe ne legalistėve na duhet tė ecim me hapin e saj, pra tė vrapojmė. Kundėrshtarėt tanė politikė janė tė interesuar pėr pėrēarjen e PLL dhe sabotimin e LZHK. Por fryma konsensuale dhe gjithpėrfshirėse e kėsaj lėvizjeje dhe fakti qė ajo drejtohet nga Mbreti Leka, ėshtė njė garanci e suksesit tė saj. Mbreti kėrkon njė konsensus sa mė tė gjerė ndėr shqiptarėt, dhe momentet aktuale dėshmojnė se LZHK dhe mesazhet e saj janė kuptuar drejt dhe mirėpritur. Ato janė mesazhe pėr zhvillim, pėr njė politikė tė re ndryshe, dhe pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Mbreti ėshtė shumė i qartė nė ato qė kėrkon dhe synon, dhe kjo ėshtė arsyeja qė shkalla e konsensusit mbarėpopullor dhe e pėrqafimit tė LZHK po rritet. Nė kėtė frymė, edhe PLL si shtylla kurrizore dhe pėrēuesja e idealeve tė LZHK, jo vetėm qė po konsolidohet por edhe po i pėrmbahet kėsaj filozofie nacionaliste dhe gjithpėrfshirėse. Prandaj ne legalistėt jemi tė bindur se PLL, ashtu siē ka pohuar dhe NMT Mbreti Leka I-rė, do tė mbetet themeli dhe palca e LZHK, do tė jetė garancia e suksesit politiko-elektoral tė saj", - e mbylli fjalėn nėnkryetari legalist z.Basha.

Kėshtu u mbyll edhe kjo mbledhje, e cila dėshmoi pėrpjekjet serioze dhe punėn sistematike nė planin organizativ dhe politik tė Degės sė PLL Krujė, e drejtuar me aftėsi, pėrkushtim e pasion nga z.Enver Kaloshi.

Korresp. i "Atdheu"

 

KOMENTE

Ndarja e pėrgjegjėsive nė demokraci

Nga Astrit Kola

Raporti i fundit i kryesueses sė BE, mė la njė shije tė hidhur nė kuptimin e mosndarjes sė pėrgjegjėsive politike, pushtetore dhe institucionale midis pozitės dhe opozitės nė Shqipėri. Ēorba-raport, e gatuar dhe servirur kėsisoj, seē mė kujtoi sėrish tė famshmin pilaf-makarunesh, ku nuk merret vesh se ku mbaron orizi e ku fillon mielli i grurit.

I bindur thelbėsisht se, nga teoritė e panumėrta pėr demokracinė, rezulton si emėrues i pėrbashkėt Ndarja e Pėrgjegjėsive Institucionale midis pozitės qeverisėse dhe opozitės sė qeverisur bashkė me popullin - raporti i fundit nė emėr tė BE mė kumtoi se fenomeni unikal shqiptar - i tėri paradoksal - edhe tek ndėrkombėtarėt arrin tė prodhojė konkluzionin se nė Shqipėri drejton pozitė-opozita!!!

Njė miku im, i shokuar nga raporti, mė pyeti se ē'mendoja pėr tė dhe kur unė mblodha supet, ai tha: "Njė gjė nuk arrita tė kuptoj nga ky raport. Nuk arrita tė kuptoj se ku mbaron Nano e ku fillon Berisha; ku mbaron Gramozi e ku fillon Bamiri; ku mbaron Et'hemi e ku fillon Emini; ku mbaron Arben Malaj e ku fillon Ridvan Bode; ku mbaron Erion Braēe e ku fillon Edi Paloka, pra, ata si politikanė dhe pėrgjegjėsitė e tyre".

Ky arsyetim i mikut tim, pėr asosiacion mendimi dhe idesh, mė shtyu tė vras mendjen e tė gjej se cili politikan e zyrtar i opozitės e kish firmosur, vulosur e lėshuar pasaportėn e 14-tė pėr Orikun e "Hakmarrjes..."; sesa rroga shpėrblim i takonin Edmond Spahos pėr meritat e privatizimit tė "suksesshėm" tė Bankės sė Kursimeve; se ēfarė meritash ka Idajet Beqiri nė fitoren e Bollanos nė Himarė; se cili ėshtė kontributi i Koēi Tahirit tė Partisė Fshatare nė emėrimin e Agron Dukės dhe politikat agraro-ambjentaliste tė Lufter Xhuvelit; se cili ėshtė ndikimi i Ramadan Ndrekės sė Partisė Socialpunėtore nė politikat e punėsimit tė prolletariatit, tė zbatuara nga socialdemokratėt Skėnder Gjinushi e Engjėll Bejtja, nė krye tė dikasterit tė Punės... Dhe pėr rastėsi, tek mendja mė fluturonte nė pėrqasje tė tilla, konkluzioni i Mustafa Nanos se "... nė raportin e BE, fjala qeveri nuk ekzistonte gjėkundi", ma shtoi mė tepėr konfuzionin.

Eureka! - bėrtita. E gjeta mė nė fund shpjegimin... Mesa duket, hartuesi i raportit kish parasysh batutėn e famshme tė Nanos nė pėrvjetorin e 12 tė PD mė 12 dhjetor 2002, tek u deklaroi demokratėve tė ekzaltuar pėrreth tij, me gotė shampanje nė dorė, "... siē e shikoni, unė dhe zoti Berisha jemi bashkėkryetarė tė PD, pra bashkėkryetarėt tuaj". Po kėshtu, nė vijim tė shpalosjes sė kujtesės, m'u kujtua edhe batuta tjetėr proverbiale e Nanos nė Kuvend: "Zoti Berisha, ju jeni hipoteka ime...", - e cila nė logjikėn kapitaliste tė hartuesve tė deklaratės sė BE ka pėrkthyer korelacionin e shenjtėruar pronar-hipotekė...

Dhe kėshtu, tek po rrėmoja nė sirtarėt e kujtesės, gjeta njė shpjegim tė ri, unikal pėr nga pėrmbajtja! Pyetjes sė dikurshme, nė konfidencė, se "nga erdhi urdhri pėr largimin e sinkronizuar tė komisionerėve socialistė nga qendrat e votimit, nė orėn 14.00 tė datės 26 maj 1996", drejtuesit mė tė lartė socialistė tė asaj kohe, Dokle e Mejdani iu pėrgjigjėn bashkė me ngritjen e supeve: "As tani nuk e kemi mėsuar, dhe mesa duket nuk do ta mėsojmė kurrė. Por njė gjė e dimė mirė, ne nuk e kemi dhėnė atė urdhėr. Nuk e dimė se nga erdhi...".

Pas asaj pėrgjigjeje, me logjikėn e hartuesve tė raportit nė emėr tė OSBE, urdhri duhet tė ketė ardhur nga Berisha, qė asokohe, sipas logjikės sė Nanos, kish "hipotekuar" PS-nė. E kėsisoj, logjika mė regjistron njė vargan engramash dhe paradoksesh, qė mund t'i mendojė vetėm njė mendje e sėmurė prej deliresh dhe skizofrenie psikosomatike.

Nė rrugėtimin e mendjes anapolla, m'u kujtuan qeveritė e "Stabilitetit" dhe ajo e "Pajtimit ko(m)bėtar"! M'u kujtuan Ylli Bufi, Gramoz Pashko e Muhamet Kapllani, tek ngrinin lart dy gishtat, tė zėnė dorė pėr dore, nė prani tė Xhejms Bejkerit, atė ditė maji tė vitit 1991. M'u kujtua gjithashtu edhe Bashkim-vėllazėrim Fino, tek driblonte ministrat e tij demokratė nė fushėn e "Qemal Stafės", ndėrkohė qė fishkėllimat dhe duartrokitjet pėrziheshin me bataretė e kallashėve.

Me kėto arsyetime pėr sė mbrapshti, rebusi i mėsipėrm mė rezulton lehtėsisht i zgjidhshėm. Mesa duket, janė precedentėt shqiptarė ato qė kanė induktuar tek evropianėt mendimin pėr "bashkėqeverisjen dhe bashkėpėrgjegjėsitė e pozitė-opozitės!!!" nė Shqipėri. Ndaj formuluesit e raportit janė shprehur alla-abrakadabra. Dhe kėsisoj, mikstura e famshme e kulinarisė, "pilaf-makarunesh", m'u reduktua sakaq nė miell orizi e miell gruri, qė kanė tė pėrbashkėt albuminat, globulinat,...

 

Zotėrinj qeveritarė, ju s'jeni agjentė, por lolot e Athinės!

Nga Sami Gjoka, SHBA

Kur nė tėrė Shqipėrinė e jashtė saj mendohet e flitet me tė madhe se Nano e klani i tij janė gurė shahu nė fushėn e politikės shqiptare, tė cilėt vetėm levizin sipas llogarisė greke, qeveria shqiptare mundet dhe duhet t'i pėrgenjeshtrojė me tė madhe e ēdo ditė, me fakte bindese kėto thėnie nė po kėto gazeta.

Dhe nėse Nano, familja e klani i tij nuk e kanė mėsuar ende se ėshtė media ajo qė transmeton tė vertetėn e turpshme qė tashmė besohet edhe prej besnikėve mė fanatikė tė tyre, mbyllja e fshehja nga drita e sė vertetes po myk gjithnjė e mė tepėr heshtjen e tyre bajate. Duke mos patur kurajon e tė kundershtuarit bindės nė faqe gazetash ku ngrihen ēeshtja tė tilla e jo nė salla gjyqesh ku lahen hesape, ata pranojnė se janė njė instalim i turpshem grek mbi shtetin tonė, pėr t'i siguruar Athinės se do ta mbajnė Shqipėrinė gjithmonė si grua tė pėrulur qė ecėn ngadalė pas prapanicės greke.

Zotėrinj qeveritarė! Sa kohė qė ju do tė mbeteni nė pushtet, Greqia kurrė nuk do tė cenohet me progresin e vėndit tuaj. Ju jeni shkaku dhe arsyeja, shpresa dhe garancia greke pėr tė mos e lėnė Shqipėrinė tė ngrihet si njė Gjergj Elez Ali nga shtrati ku ju e mbani tė dergjet, e t'i dalė bajlozit tė zi nė fushė tė mejdanit, tė kerkojė motrėn e vet ēame tek jep shpirt nėn thikėn e qeverisė greke. Ende edhe sot e kėsaj dite kur ju edhe qeveria juaj, na e shisni Greqinė edhe mė mirėdashesen tonė se Nėnė Tereza, edhe pse grekėt nėn heshtjen tuaj nė kohen me kritike tė kombit, falė shitjes suaj tė pafalshme, po fshijnė gjurmėt e fundit tė qenėsisė ēame qė ajo e theri, ju nuk mund tė jini veēse njė mish i huaj nė trupin tonė qė do hequr.

E meqe ju zonja e zoterinj zgjodhet rrugėt e gjyqeve qesharake tė Tiranės suaj, dėgjomėni t'ju kujtoj se Shqipėria ka patur gjyqin e pleqve tė Kurbinit njėmijė herė mė tė tė besueshėm se sa salla-jargoset tuaja alla kėrmillshe, ku qeveri butakėsh po kėrkojnė tė na dėnokan fjalėn e lirė.

Ky gjyq kundėr Lesit nuk ėshtė thjesht larje hesapesh pėr njė zemėr tė gjoja-lenduar. Gjyqi ėshtė kėrcenim dhėmbesh tė kalbur ndaj fjalės sė lirė para zgjedhjeve, qė po vijnė nė ditė jo tė mbara pėr familjen Nano. Akuzat e kėrcėnimet ndaj shtypit trumpetohen nga shėrbėtorė qyqarė, qė heshtin kur ju i falni turpe tėrė kombit e lehin si zagarė pas gardhit se na u lėndoka krenaria e njė gruaje, kur gazeta boton opinione e bile retorike tė tipit "ėshtė apo s'ėshtė Xhoana" agjente greke.

Gazetat, zotėrinj ministra e familje ministrash, nuk janė kalema buzesh, pėr t'iu bėrė grave tuaja makiazhe servilizmash pėr shkelqime tė rreme. Misoni i gazetarit ėshtė tė publikojė guximshėm dyshimet e hamendjet, nė formė opinioni nėse nuk ka fakte bindese, e ju mund tė pėrgjigjeni dhe falenderoni pastaj gazetėn nėse u bė e mundur nė sajė tė kėtij publikimi tė spastrohen njolla tė kota qė populli juaj besoi se kishte nė ndėrgjejen tuaj.

Por kur ju merrni shpaten tuaj tė ndryshkur tė na prisni fjalėn e lirė nė buzė, qė s'mundeni ta prisni dot e bėheni kėshtu lehės qė s'kafshojnė, vetėm deshmoni me lajthitjen tuaj histerike atė thėnien tonė tė qėmotshme se ku ka zė s'ėshtė pa gjė, megjithese nė rastin tuaj ėshtė akoma dhe mė e besueshme fjala e urtė e popullit shqiptar, "fshati qė dukėt nuk do kallauz".

Zotėrinj qeveritarė tė Tiranės, mė lejoni ta them me shkronja tė mėdha, - ju nuk mund tė jeni agjentė tė Athinės, se Athina nuk mund tė besojė nė aftėsinė tuaja mendore! Ju jeni lolot e Athinės qė shkelni me kėmbė interesat e vendit tuaj pėr tė shtuar pak mė shumė dhjamė nė prapanicat tuaja qė kanė aq frikė tė ēohen nga karrigia ku Greqia ju ka lidhur pelenat.

E ju shqiptarka tė tjera, mos dilni pra nė pistėn e vallėzimit kur s'e hidhni dot vallen e nuk dashkeni t'ju shohin tė tjerėt. Ja pra qė kjo bota paska ca gjėra qė lėndojnė edhe mbretėr e mbretėresha. Ja pra qė s'mund t'i kesh tė dyja - edhe bujėn dhe heshtjen. E nėse deti tė tremb me thellėsinė e tij, lėri dallgėt tė shkojnė e tė vijnė, qė tė mos mbytesh nėn dallgė premtimesh tė rreme. Pastaj mund tė na bėhet refren nė buzė ajo thėnia "Bir selman i nėnės kė tė qaj mė parė", lėri selman-servilėt tė mos i grisin merimangat e dyerve tė prokurorisė e tė na mbijnė si fanti spathi nė salla gjykimesh, se fatkeqėsisht disa nga ne nuk mbeten gazetarė oborresh!...

E nėse nėpėrmjet kėtij gjyqi qesharak qeveria shqiptare synon tė terrorizoj fjalėn e lirė njė vit para zgjdhjeve, kjo ėshtė njė llogari pėr sė prapthi e kėpushave qė plasin jo mė nga ngaqė erdhi natyrshėm dita e ndarjes, por ngaqė e shpejtuan vetė ikjen me etjen e tyre tė pa kontrolluar pėr gjak.

 

DOSSIER

Koncesionet e qeverisė mbretėrore tė Zogut dhe rėndėsia e tyre pėr ekonominė kombėtare

E vėrteta dhe propaganda rreth koncesioneve tė Zogut

Nga Kastriot Dervishi

Akti i parė i Kuvendit Kushtetues nė raport me marrėdhėniet britaniko-shqiptare nė shkurt 1925, ishte edhe ratifikimi i marrėveshjes me degėn e shoqėrisė angleze "Anglo-Persian Oil CO", "D'Arcy Exploration Company Limited", pėrfaqėsuar nga Edward Hardwis, marrėveshje qė kishte mbetur pa ratifikuar qysh nga viti 1923. Shoqėrisė iu dha e drejta pėr kėrkim nafte nė njė sipėrfaqe prej 200 mijė hektarėsh, me tė drejtė shfrytėzimi nė 50 mijė hektarė ("Indipendenca shqiptare" 19 shkurt 1925).

Kėrkimi do tė bėhej jo mė shumė se nė 4 zona pėr naftė, bitum, gaz, argjil bituminoz. Shpimet ishin tė autorizuara deri nė 7 metra dhe gjithnjė me lejen e pronarėve ku do tė bėhej kėrkimi. Koncesioni pėrfundonte mė 31 dhjetor 1985, dhe shoqėria kishte njė kapital tė autorizuar jo mė pak se 500 mijė stėrlina (po aty).

Paraprakisht, Britania e Madhe dhe Italia mė 20 mars 1925 arritėn dy marrėveshje kompromisi nė lidhje me ndarjen vajgurore nė Shqipėri. E para kishte tė bėnte me procedurėn e pėrcaktimit tė sipėrfaqeve dhe e dyta me principet e pėrgjithshme midis qeverisė italiane dhe kompanisė Anglo Persiane.

Marrėveshjet me SVEA-n

SVEA, alias "Societa per lo Sviluppo Economico dell'Albania" (Shoqėria pėr Zhvillimin Ekonomik tė Shqipėrisė).

Me Triumfin e Legalitetit, koncesionet do tė fitonin njė terren tė ri nisur nga qėndrueshmėria politike dhe nevoja qė kishte vendi pėr investime. Shqipėria ndjente tė domosdoshme krijimin e njė banke kombėtare. Pėr kėtė qėllim, deri para krijimit tė saj ishin tė mundshme disa projekte. I pari ishte projekti "Calme", i cili nė shtator 1922 i kishte parashtruar Komitetit financiar tė Lidhjes sė Kombeve raportin e vėzhgimit tė tij me titull "Gjendja ekonomike e financiare e Shqipėrisė". Sipas tij, banka do tė ndėrtohej si institut me privilegjet e emetimit tė monedhės e tė kreditit, me njė kapital prej 10-15 milionė frangash ari. Kushti i vėnė nga pala shqiptare ishte se gjysmėn e aksioneve duhej ta plotėsonin tė huaj nga shtete qė nuk kishin synime ekonomike dhe politike mbi Shqipėrinė. I dyti ishte projekti i holandezit Hunger, i vitit 1923. Sipas kėtij projekti, banka do tė jepej nė koncesion pėr 15 vjet dhe do tė kishte njė kapital prej 15 milion frangash ari. Banka do tė kishte karaktere tė pėrgjithshme: bankė emisioni e krediti, bankė investimesh, arkė e pėrgjithshme, etj. Kapitali do tė ishte ndėrkombėtar. I treti ishte projekti i Komisionit Ekonomik e Financiar i Komitetit tė Lidhjes sė Kombeve, nėn titullin "Projekti i statutit tė Bankės sė Shqipėrisė". I paraqitur mė 21 gusht 1923, ai merrte si shembull bankėn e Marokut tė vitit 1906. I katėrti ishte projekti i N/komitetit Financiar tė Lidhjes sė Kombeve, i paraqitur mė 3 shtator 1923, sipas sė cilit banka jepej me koncesion pėr 25 vjet.

Projekte tė tjera tė njė karakteri privat, ishin ato tė grupeve angleze, italiane, belge, franceze, amerikane, zvicerane, suedeze, greke, jugosllave, etj. Njė gatishmėri e tillė pėr projektet financiare ndėrkombėtare, tregonte se Shqipėria ngjallte vėrtet interes pėr investitorėt e huaj. Nė vitin 1925, situata kėrkonte vėrtet zgjidhje ekonomike pėr mbijetesėn e shtetit tė ri shqiptar. Pikėrisht pėr kėtė arsye, mė 15 mars 1925, ministri i Financave dhe zėvendės ministėr i Punėve tė Jashtme, Myfit Libohova, nėnshkroi njė marrėveshje tė rėndėsishme nė Tiranė me pėrfaqėsuesin e grupit financiar tė Romės (pėrfaqėsues i qeverisė italiane), Mario Alberti. Mė 23 qershor 1925 marrėveshja u miratua nga kryetari i komisioneve parlamentare Hiqmet Delvina dhe dy ditė mė pas iu kalua Dhomės sė Deputetėve pėr miratim ("Bisedimet e Dhomės sė Deputetėve 1925" faqe102 - 110).

Marrėveshja e parė pėrbėhej nga 30 pika dhe kishte tė bėnte me themelimin e Bankės Kombėtare. Brenda 90 ditėve grupi italian do tė krijonte njė kapital nominal prej 12.5 milion frangash ari, i ndarė nė 495 aksione porositėse (azioni ordinarie). Shtetasit shqiptarė do tė kishin tė drejtė pjesėmarrėse deri nė 49% tė kapitalit aksionar. Drejtoria qendrore e bankės ishte nė Tiranė. Nė pikėn 17 tė marrėveshjes thuhej: "Banka asht e detyrueme me pėrbam mbrenda nji mueji, qė prej fillesės s'aktivitetit tė saj, Shoqnin pėr Zhvillimin Ekonomik tė Shqypnisė, n'Itali e nė Shqypni ose gjetkė, me nji kapital prej 15 milion lireta italiane, i ndarė nė 150 mijė aksione ordinare prej lireta italiane secila, ose vleftėn e saj. Numri 10 mijė i kėtyne aksioneve kanė pėr tė qenė tė dorėzueme falas qeverisė shqiptare" (po aty faqe 106).

Nė pikėn 19 thuhej se SVEA do t'i gjente qeverisė shqiptare njė hua tė pėrbėrė nga 50 milion franga ari, nga tė cilat 7.5 milion qysh nė vitin e parė, po kaq nė vitin e dytė, 10 milion nė tė tretin, 12.5 milion nė tė katėrtin dhe po kaq nė tė pestin. Huaja ishte pėr 40 vjet dhe interesi i saj ishte jo mė shumė se 7.5 %. Nė pikėn 22 pėrcaktohej edhe qėllimi i pėrdorimit tė huasė qė ishte:

a-Pėr ndėrtim rrugėsh (14 milion franga ari)

b-Pėr tharje kėnetash (9 milion)

c-Pėr zhvillimin e Bujqėsisė (5 milion)

d-Pėr ndėrtime urash (6.6 milion)

Nė pikėn 21, shoqėrisė i jepej e drejta tė formonte kompani tė nevojshme, qė merrnin mbi vete ndėrtimin e veprave qė parashikohen nė pikat e mėsipėrme.

Nė pikėn 25, si garanci shteti shqiptar kishte parashikuar tė ardhurat doganore, monopolet e kripės, cigareve, shkepseve.

Nė pikėn 27 pėrcaktoheshin si "preferenca" tė SVEA ndėrtimi i kėtyre veprave:

a-Hekurudhat e tramvajtė (1.3 milion).

b-Ndėrtimet e porteve, rrugėve dhe urave (7.1 milionė).

c-Bonifikime e tharje kėnetash.

Gjithashtu u harxhuan 5 milion franga ari pėr ndėtesat publike dhe 2 milion pėr punime tė ndryshme (K. Dako "Shėnime historike", faqe 136 - 137).

Pėrveē kėsaj, marrėveshjes iu shtuan edhe 12 nene shtesė tė karakterit teknik nga Komisioni i Financave.

Ndėrkohė qė mė 16 mars 1925 ishte nėnshkruar akordi i parė ekzekutiv (pjesa A), ku kishin nėnshkruar pėrveē Myfit Libohovės edhe ministrat Kostaq Kotta e Petro Poga. Ndėrsa pjesa B, kishte tė bėnte me pagesat e kamatave tė huave ("BDHD 1925", faqe 129 - 131).

Nė vijim tė kėsaj marrėveshjeje, mė 20 maj 1925 nė Romė u nėnshkrua marrėveshja pėr punėt botore nė Shqipėri, ku u pėrcaktua mė hollėsisht pėrdorimi i huasė. Edhe kjo marrėveshje u nėshkrua pėr palėn shqiptare nga Myfit Libohova dhe ministri shqiptar nė Romė, Ekrem bej Libohova dhe pėr palėn italiane nga ministri fuqiplotė i nderit dhe pėrfaqėsues i grupit financiar italian, Mario Alberti. Kritik i marrėveshjes u bė menjėherė deputeti Rauf Fico. Ai polemizoi drejtpėrdrejt me Myfit Libohovėn. Po mė 23 qershor u hartua edhe ligji pėr rregullimin e monedhės, duke i dhėnė Bankės Kombėtare tė drejtėn pėr prerjen e monedhave. Pak ditė mė vonė mė 8 korrik 1925, Dhoma e Deputetėve miratoi koncesionin tė nėnshkruar mė 12 mars 1925 midis ministrit tė Punėve Botore e Bujqėsisė Kostaq Kotta dhe pėrfaqėsuesit pėr hekurudhat tė Mbretėrisė Italiane Ugo Piolti, qė kishte tė bėnte me koncesionin e vajgurit dhe tė hekurudhave me shtetin italian ("BDHD 1925", faqe 250). Nė kėtė koncesion parashikohej periudha e kėrkimit dhe e shfrytėzimit, i cili do tė zgjaste deri mė 31 janar 1985. Sipas marrėveshjes, sipėrfaqet e zgjedhura nuk duhej tė ishin mė shumė se 30 mijė hektarė, dhe duhej tė ishin saktėsisht tė pėrcaktuara nga koncesionari. Neni 9 i koncesionit i jepte tė drejtė shtetasve shqiptarė tė merrnin pjesė nė sipėrmarrje. Programi i thellimit tė puseve fillonte nė vitin e parė me 1 mijė metra dhe vazhdonte mė tej duke arritur nė vitin e pestė me mbi 5 mijė metra shpim, duke parashikuar njė nxjerrje prej 150 mijė ton vajgur. Nė nenin 13 pėrcaktohej qė koncesionari tė detyrohej tė ngrinte nė Shqipėri njė rafineri nafte. Nė nenin 14 thuhej se mbas mbarimit tė koncesionit (viti 1985), tė gjitha investimet bėheshin pronė e shtetit shqiptar ("BDHD 1925", faqe 254).

Mė 10 korrik 1925, Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim koncesionin me hekurudhat e shtetit italian ("Bisedimet e Dhomės sė Deputetėve 1925", faqe 308). Koncesioni u miratua nga deputetėt. Mė 11 korrik 1925, Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim koncesionin midis qeverisė shqiptare tė pėrfaqėsuar nga Kostaq Kotta dhe Shoqėrisė Italiane tė Minierave tė Selenicės, tė pėrfaqėsuar nga drejtori i saj ing. Giovanni Nobili ("BDHD 1925" faqe 339), tė nėnshkuar mė 2 maj 1925. Sipas artikullit tė parė, qeveria shqiptare i jepte tė drejtė koncesioni, transportimi, pėrdorimi, punimi dhe tregtimi palės italiane pėr vajgur, hidrokarbure tė forta, tė lėngėta e tė gazta, argjile dhe rėre bituminoze nė njė sipėrfaqe prej 2140 hektarėsh (po aty faqe 340), qė korrespondonte nė qendrat e Risilisė, Lubonjės, Penkovės, Peshkėpisė, nė tė djathtė tė Drashovicės deri nė Kishbardhė, me tė drejtė shfrytėzimi tė 800 hektarėve. Leja e kėrkimeve kishte njė afat prej 3 vjetėsh. Shoqėrisė i jepej e drejta e importimit tė pajisjeve pa taksė doganore si dhe eksportit tė kufizuar pa tarifė doganore. Sipas artikullit 5 duhej qė pėrveē specialistėve, punėtorėt duhej tė ishin shqiptarė (po aty faqe 341). Afati i kėtij koncesioni ishte 50 vjet (dmth pėrfundonte nė vitin 1975). Nė artikullin 8 kushtėzohej qė 40 % tė kapitalit tė shoqėrisė tė rezervohej pėr shtetasit shqiptarė. Shpronėsimi i tokave do tė bėhej prej shteeti shqiptar, ndėrsa pala italiane do tė paguante njė taksė fikse pėr sipėrfaqen dhe pėr prodhimin, i cili pėr vajgurin parashikohej minimalisht 13.5 % nė natyrė ose nė tė holla dhe po kaq nė vajra. Shoqėria italiane detyrohej qė brenda njė muaji tė paraqiste njė garanci bankare nė shumėn e 150 mijė liretave. Deputetėt e pranuan pa rezerva kėtė koncesion, (po aty faqe 344).

Koncesionet e vajgurit me shoqėrinė "Standart Oil Company" korrik 1925 dhe shoqėrinė angleze "Herbert H. Rushton"

Mė 14 korrik 1925, pas njė seance tė tensionuar, (ku tėrthorazi Ceno bej Kryeziu akuzoi ministrin Myfit Libohova pėr korrupsion), Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim koncesionin e vajgurit midis qeverisė shqiptare dhe Shoqėrisė Standart Oil Company, nėnshkruar pėrkatėsisht nga ministri Kostaq Kotta dhe Eugene Sheffield ("BDHD"1925, faqe 413). Marrėveshja parashikonte dhėnien e tė drejtės shoqėrisė tė bėntė kėrkime nė njė sipėrfaqe tė pėrbėrė prej 80 mijė hektarėsh, me tė drejtė shfrytėzimi 50 mijė hektarė, duke filluar nga data 12 maj 1925. Marrėveshja rregullonte mirė raportin e eksport-importit, si dhe pagimet e detyrimeve ndaj shtetit shqiptar. Ajo parashikonte formimin e njė kompanie amerikane tė quajtur "Americano-Albanian Oil Company" (AAOC), me njė afat kohor qė shkonte deri mė 31 mars 1985, si dhe me njė kapital fillestar jo mė tė vogėl se 2.5 milion dollarė. Sikndėr dhe nė marrėveshjet e tjera, edhe kėtu kėrkohej qė shpimi brenda vitit tė parė tė ishte 1500 metra, pėr tė arritur nė 4 mijė metra nė vitin e pestė.

Po tė njejtėn ditė, parlamenti vazhdoi me shqyrtimin e koncesionit tė nėnshkruar midis qeverisė shqiptare dhe shtetasit anglez Herbert Henry Rushton (po aty faqe 422). Koncesioni qė i njihej kompanisė nuk i kalonte tė 20 mijė hektarėt dhe jo mė shumė se nė dy zona, 20 ditė pasi kompania tjetėr angleze tė kishte zgjedhur sipėrfaqen e saj. Kėto 20 mijė hektarė zgjidheshin prej qeverisė shqiptare, ndėrsa kompania angleze kishte tė drejtė tė zgjidhte brenda kėsaj sipėrfaqeje 10 mijė hektarė. Si dhe nė rastet e tjera, kompania do t'i paguante shtetit shqiptar 13.5 % tė prodhimit tė naftės (po aty, faqe 430). Shoqėria angleze depozitoi njė shumė prej 40 mijė frangash ari si garanci nė Arkėn e Pėrgjithshme tė Ministrisė sė Financave tė Shqipėrisė. Marrėveshja parashikonte qė 40 % tė kapitalit tė shoqėrisė ta pėrbėnin shtetasit shqiptarė, ndėsa afati kohor pėr kėtė shoqėri ishte deri mė 31 dhjetor 1985. Edhe ky koncesion u votua unanimisht.

Koncesioni me Sindikatin Franko-Shqiptar

Mė 26 tetor 1925, Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim koncesionin e nėshshkruar midis qeverisė shqiptare dhe Sindikatit Franko-Shqiptar, i pėrfaqėsuar nga Pierre Beaudouin. Shteti shqiptar i akordonte kėsaj shoqėrie tė drejtėn ekskluzive pėr kėrkim dhe shfrytėzim tė vajgurit (hidrokarbure tė lėngėta, solide, bitume, asfalte). Nė bazė tė marrėveshjes, koncesionari fitonte tė drejtėn tė bėnte kėrkime nė 120 mijė hektarė dhe tė shfrytėzonte 30 mijė tė tilla. Ky koncesion pėrfundonte mė 31 dhjetor 1985. Ai parashikonte qė, brenda 5 muajsh, shtetasit shqiptar tė kishin mundėsinė e plotėsimit tė 40 % tė kapitalit tė shoqėrisė, e cila detyrohej tė bėnte shpime qė fillonin nga 750 metra nė vitin e parė dhe qė shkonin nė 2 mijė metra nė vitin e pestė ("BDHD 1925", faqe 816 - 823). Shteti shqiptar fitonte nga 13.5 % tė prodhimit. Mė 11 nėntor 1925, Dhoma e Deputetėve e miratoi kėtė koncesion duke pėrmendur kėtu po ato tė drejta tė shtetit shqiptar pėr koncesionet e tjera.

Koncesioni i Maliqit

Tharja e kėnetave ishte njė tjetėr objektiv i shtetit shqiptar. Pėr kėtė arsye Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim mė 14 nėntor 1925 marrėveshjen e koncesionit tė qeverisė shqiptare (e pėrfaqėsuar nga ministri i Punėve Botore dhe Bujqėsisė Musa Juka), me pėrfaqėsuesit e Kėshillit Administrativ tė Shoqėrisė Anonime "Maliq" Kristaq Pilika dhe Thoma Orolloga. Kjo marrėveshje pėrbėhej nga 20 pika ("BDHD 1915", faqe 976) dhe parashikonte njė tė drejtė shfrytėzimi 40 vjet pas tharjes. Garancia e shoqėrisė nė kėtė rast ishte 45 mijė franga ari (po aty).

Koncesioni i qymyrgurit tė Memaliaj

Mė 2 nėntor 1925 Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim projekt-kontratėn midis qeverisė shqiptare dhe shoqėrisė italiane "Sindicato Italiano Giaciamenti Minerari Albanesi" (SIGMA) mbi shfrytėzimin e qymyrgurit tė Memaliajt, marrėveshje e cila u pranua nė parim ("BDHD 1925", faqe 877). Nė bazė tė kėsaj marrėveshjeje, shoqėria nė fjalė mori nė koncesion qymyrgurin e Memaliajt pėr 50 vjet.

Koncesioni i dekovilit Vlorė-Selenicė

Mė 21 nėntor 1925, Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim koncesionin e dekovilit Vlorė-Selenicė ("BDHD 1925", faqe 1022). Pėr tė mos lejuar zėnien e vendeve tė punės nga tė huajt, Dhoma e Deputėtėve miratoi mė 31 tetor 1925, ligjin mbi ndalimin e hyrjes nė Shqipėri tė punėtorėve tė huaj ("BDHD 1925 faqe 853).

Koncesionet e vitit 1926

Mė 13 mars 1926, Dhoma e Deputetėve mori nė shqyrtim marrėveshjen midis shtetit shqiptar (me pėrfaqėsues Ministrinė e Punėve Botore dhe Bujqėsisė) dhe Hekurudhave tė Shtetit Italian (pėrfaqėsuar nga Ugo Piolti), pėr kėrkime vajguri, gazi, bitume, asfaltike. Kėrkimet pėrqendroheshin nė tre fusha:

-Nė zonėn Rrasė-Kajan-Kozarė, nė sipėrfaqen 5100 ha.

-Nė zonėn Murriz-Cakran-Buman-Biēak, me sipėrfaqe 18.800 ha.

-Nė zonėn Karbunarė-Vjosė, nė sipėrfaqen 2020 ha.

Sipėrfaqja e pėrgjithshme e kėrkimit ishte 47.23 ha dhe ajo e shfrytėzimit 17.213 ha. ("Bisedimet e Dhomės sė Deputetėve 1926", faqe 65). Kushtet janė po ato qė kemi pėrmendur mė sipėr. Disa ditė mė vonė Dhoma e miratoi kėtė koncesion (po aty, faqe 242). Njė marrėveshje tjetėr koncesioni u arrit midis shtetit shqiptar (pėrfaqėsuar nga Ministria e Punėve Botore dhe Bujqėsisė) dhe Bankės Serbo-Shqiptare me qendėr nė Cetinė, e pėrfaqėsuar kjo nga Nikolla N. Zuber, banues nė Beograd. Ky koncesion kishte tė bėnte me bakrin e zonės sė Pukės nė njė sipėrfaqe kėrkimi prej 5840 ha (po aty faqe 231). Megjithatė, ky koncesion nuk u arrit tė realizohet. Kjo pėr shkakun se Qeveria Shqiptare e quajti tė rrėzuar koncesionarin dhe 50 mijė frangat e garancisė sė tij i sekuestroi dhe i kaloi nė buxhetin e viteve 1927-1928 ("Telegraf", 5 qershor 1927).

 

HISTORIA

Njė tjetėr pikėpamje rreth origjinės dhe lashtėsisė sė shqiptarėve(2)

Pellazgėt, zotėrit e Mesdheut

Nga Ilirjana Angoni

Qysh nė vitin 1200, tek G. Kambrense dhe mė pas mė 1300 tek Dante Aligieri, dolėn dyshimet e para se, ndoshta, gjuhėt janė simotra, ashtu si edhe njerėzit janė vėllezėr.

"Pas kryqėzatave dhe invazionit mysliman, njerėzit filluan tė lėviznin lirshėm dhe filluan tė dallonin ngjashmėrinė e tyre", - shkruan S. Solomone.

Mė pas ai, mes shumė popujsh, pėrcaktoi pellazgėt si njė popullsi qė jetonte nė gjithė ato bregdete qė lageshin nga deti Egje, nė ishujt e tij dhe nė Azinė e Vogėl perėndimore. Kjo popullsi fliste gjuhėn mė tė lashtė vendore, qė nuk ishte indoeuropiane pasi, ende, aty nuk kishte shkelur asnjė popullsi qė fliste gjuhė indoeuropiane.

Ndėrsa Pizani thotė se aty kishte grupe njerėzish qė flisnin gjuhė indoeuropiane dhe qė do t`i quanin Protohelenė, por qė kur mbėrritėn gjetėn aty njė popullsi qė nuk fliste gjuhėn indoeuropiane dhe, si rrjedhojė, nxjerr se Pellazgėt nuk do tė kenė qenė indoeuropianė. Levi, njė tjetėr autor, nuk e mohon njė dallim tė tillė tė Pellazgėve.

Autorė tė ndryshėm mendojnė, supozojnė se janė tė ardhur, por pa arritur tė kuptojnė se si Pellazgėt, tė nisur nga diku, i kanė ardhur pėrqark Detit tė Zi e kanė arritur nė Egje dhe gjatė brigjeve perėndimore tė Azisė sė Vogėl.

Nė poemat Homerike, Pellazgėt gjenden mes aleatėve tė luftės sė Trojės. Kryetarėt e tyre janė Hipotoli dhe Peleu, bijtė e Letit, birit tė Teatomės. Fushimet e tyre gjenden midis qytetit tė Trojės dhe detit. Tek Odiseu, Pellazgėt shihen nė Kretė me dy popuj indigjenė dhe dy imigrues (Akejtė dhe Dorianėt), por nuk thuhet se cilės klasė i pėrkasin Pellazgėt.

Kėshtu nga "Iliada" dhe "Odisea" e Homerit shohim se, kur Troja u sulmua 1200 vjet para Krishtit, Pellazgėt ishin aleatė tė tyre. Arsyeja e kėsaj aleance mund tė jetė, ose sepse kishin tokat e tyre nė krah tė Trojės dhe nuk donin t`ua linin Mikenasve, ose sepse ishin kushėrinj me Trojanėt, ose tė dyja bashkė.

Hesiodi e zgjeron frazėn homerike dhe e quan Dodonėn si djepin e Pellazgėve.

Ai gjithashtu flet pėr njė figurė me emėr Pellasgu, si babai i Likaonit, hero i kulturės sė Arkadisė. Njė tjetėr poet epik i mėvonshėm, Asio, e pėrshkruan Pellazgun si njeriun e parė prej tė cilit u formua bota, nė mėnyrė qė aty tė krijohej raca njerėzore. Pėr Eskilin, Pellasgu ėshtė njeri tokėsor dhe sundon njė mbretėri qė shtrihet nga Argo deri tek Dodona dhe Strimoni. Sofokliu pėr herė tė parė fut termin "Tirreniane" nė histori dhe mjaft qartė si njė sinonim tė termit Pellazg.

Herodoti i vendos nė Plaki dhe Skilasė, nė brigjet aziatike tė Helespontit, si dhe pranė Krestonit dhe Strimonit dhe qė nė zona tė mėtejshme janė fqinjė me "Tirrenianėt".

Ai aludon se, nė zona tė tjera jetonin popujt Pellazgė, me emra tė ndryshėm. Ka tė ngjarė Samokretėt dhe Atandrusėt nė Trojė.

Nė Lemno dhe Imbėr ai pėrshkruan se Pellazgėt u mundėn vetėm nga Athinasit, pėrpara vitit 500 Para Krishtit. Efori, duke u mbėshtetur nė traditėn Hesiodike pėr njė tip Pellazgjian aborigjen nė Arkadi, kalon nė teorinė qė i pėrshkruan Pellazgėt si njė popull luftėtar qė pėrhapet (si Arianėt) nga njė "djep" Pellazgjik qė kolonizoi gjithė Greqinė, madje deri nė Itali, ku pėrsėri aty gjenden dhe njihen vendngulimet e tyre qysh nė kohėn e Helanikut dhe qė lidhet edhe mė shumė me termin "Tirrenianė".

Lidhja me termin "Tirrenianė", (qė filloi me Hellanikun dhe Sofokliun), turbullohet pakėz nė shekullin e III-tė, kur piratėt e Lemnit dhe kushėrinjtė e tyre Atikas emėrtohen Tirrenianė, dhe po ashtu mure fortesash tė hershme nė Itali (si ato nė Palatino tė Romės) citohen si koloni "Arkadiane".

Disa autorė shkruajnė se ata ndėrtuan Athinėn dhe Tebėn gjatė tė ashtuquajturave "Epokat e Mugėta" 1200-600 vjet para Krishtit, dhe thonė se bijtė e Poseidonit ishin sundimtarėt dhe heronjtė e Pellazgėve.

Midis popullsive mė tė shquara pellazge, pėrcaktoheshin Karianėt dhe Lelegėt. Dorianėt pretendonin se Jonianėt ishin Pellazgė.

Emri Pellazg pėr autorėt e huaj lidhet me fjalėn "det" dhe popullsinė pellazge e pėrcaktojne si "udhėtarė tė detit". Por ky emėr mund tė lidhet me emrin e Pelagonisė gjysėm Ilire tė Maqedonisė, dhe kjo ka mundėsi pasi emrat kanė tė njejtėn rrėnjė, -shkruan njė studiues turk. Po ashtu, ndėrtimet me blloqe masivė guri tė lidhur pa llaē, janė emėrtuar "pellazgjike" dhe gjenden qė nga Azia e Vogėl e deri nė Spanjė.

Herodoti shprehej pėr pellazgėt: "Se ēfarė ishte gjuha e Pellazgėve, nuk mund t'a them me siguri. Sidoqoftė, mund tė bėjmė njė hamendėsim me gjuhėn e folur nga Pellazgėt e ditėve tė sotme - pėr shembull ata qė jetojnė nė Kreston mbi Tirrenienėt, tė cilėt mė parė banonin nė njė zonė tė quajtur Thesalioti dhe ishin fqinj me Dorianėt - ose pėr ata tė cilėt themeluan Plakian dhe Skilasėn mbi Helespont, ku mė parė kishin banuar me Athinasit pėr njė farė kohe - ose shkurt ndonjė tjetėr nga qytetet qė kanė ndėrruar emrin por qė, nė fakt, janė Pellazgė - dhe nėse e lidhim me kėto, atėherė do tė thonim se Pellazgėt flasin gjuhė barbare". Po sipas Herodotit, pėr tė cilin shumė studiues thonė se ėshtė pikėrisht ai qė pėrmend pėr herė tė parė fjalėn "Tirrenianėt" nė ē1.94] del se Etruskėt migruan nga Lidia nėn udhėheqjen e mbretit Tirren.

Herodoti pėrsėri thotė: "Lidianėt, pėr sa dimė ne, ishin kombi i parė qė vuri nė pėrdorim monedhėn e arit dhe tė argjendit dhe tė parėt qė shitėn mallrat me pakicė. Ata pretendojnė se kanė shpikur tė gjitha lojėrat qė janė tė pėrbashkėta me Grekėt dhe shpallin se kėtė e kanė bėrė kur kanė kolonizuar Tirrenian, ngjarje kjo qė do tė pėrmblidhej si mė poshtė:

Nė kohėn e Atisit, tė birit tė Maneut, ra njė zi e madhe buke nė tė gjithė Lidinė. Pėr disa kohė lidianėt e kapėrcyen me durim, por kur e kuptuan se kjo s`mund tė zgjaste shumė, vendosėn t`i vihen punės qė tė gjenin rrugėzgjidhje pėr tė keqen qė i zuri. U zbuluan gjėra tė ndryshme nga persona tė ndryshėm; zarat, topi dhe tė gjithė lojėrat e tilla, pėrveē tabelave pėr tė cilat ata nuk pretendojnė. Plani qė u zbatua kundėr urisė ishte ky: tė angazhoheshin nė lojė gjithė ditėn duke mos e ndjerė urinė qė i gėrryente dhe ditėn tjetėr tė linin lojėn dhe tė hanin. Kėshtu kaluan 18 vjet. Por zia e bukės vazhdoi edhe mė shumė. Kėshtu mbreti vendosi t`a ndante kombin nė dy pjesė dhe pėr kėtė hodhi shortin qė njėra pjesė tė rrinte dhe tjetra tė linte vendin. Ai do tė sundonte ata qė u kishte rėnė shorti tė rrinin dhe atyre qė do tė largoheshin do t`u printe biri i tij, Tirreni. Atyre qė u ra shorti pėr t`u larguar, zbritėn nė Smirna dhe ndėrtuan anijet ku, mė pas, me gjithė rezervat e nevojshme dhe anijet, u larguan pėr tė kėrkuar njė vend mė tė mirė. Pasi kaluan shumė vende mbėrritėn nė Umbria, ku ndėrtuan shumė qytete. Emrin e tyre Lidia e lanė mėnjanė dhe e quajtėn veten Tirrenianė, sipas emrit tė birit tė mbretit, i cili i udhėhoqi.

Sipas pikėpamjes sė Antiklidit, ata qė mbėrritėn nė Itali nėn udhėheqjen e Tirrenit, ishin Pellazgė.

M. Pinkerle, duke u bazuar nė dėshmi tė gjetura nė Kartagjenė, shkruan se "pellazgėt pėrdornin njė lloj busulle nė llojin e shkopit tė Mėrkurit, i cili korrigjonte vetvetiu devijimin e anijes pėr shkak tė erėrave". Madje ai flet pėr Fenikasit si pasardhės tė Pellazgėve.

Pellazgėt, ashtu si edhe pasardhėsit e tyre - Fenikasit, kishin mundėsi tė lundronin edhe natėn, edhe kur nuk shihej fare toka, dhe ndoshta t`a pėrshkonin oqeanin Atlantik siē e dėshmon B. Fell, nė veprėn e tij. Dhe nė kėtė mėnyrė mund tė shpjegohet miti i Amerindėve tė jugut, tė cilėt thonin se njohuritė e ndryshme ua kanė sjellė nė kohėra shumė tė lashta njerėz tė bardhė me mjekėr dhe tė pajisur me urtėsi tė veēantė.

Ky fakt ndoshta mund edhe tė na shpjegojė se si kartografi turk Piri Reis, me ndihmėn e hartave tė Aleksandrisė ka arritur tė pėrvijojė Amerikėn, shumė kohė mė parė se ajo tė "zbulohej" zyrtarisht.

Shkrimtarėt modernė e pėrdorin emrin Pellazgė pėr tė pėrcaktuar njė ose disa elementė nė popullsinė e pėrzier tė Egjeasve, Thrakasve, Ilirėve (Shqiptarė) ose semitikėve tė ndjekur nga shumė antropologė, tė cilėt nga studimet e tyre pėrshkruajnė si "Pellazgė" njė degė tė racės njerėzore mesdhetare dhe Euro-Afrikane, prej njė grupi tė tipeve tė kafkės brenda kėsaj race. Po ashtu, ndėrtimet me blloqe tė mėdhenj, tė lidhur mirė me njėri tjetrin pa llaē, i emėrtuan "ndėrtim pellazgjik" dhe ato i gjejmė nga Azia e Vogėl deri nė Spanjė.

Pėrveē antropologjisė, edhe linguistika ndihmon nė konfirmimin e kėtyre opinioneve. Pėr shembull, Robert D`Angeli shkon shumė mė larg nė lidhjen e gjuhės pellagjike me atė tirreniane, ose ndryshe "Etruske", me atė (hitite, eteokretoeze, frigjiane, luēiene, apo kariene). Ai thotė se tė gjitha kėto kanė lidhje me gjuhėn e sotme Shqipe dhe e quan atė si nėnėn e gjuhės sanskrite, latine apo greqishtes sė vjetėr. Ai shkruan se me anėn e saj mund tė zbėrthehet pellazgjishtja, dhe se kjo gjuhė ka shėrbyer pėr formimin e tė gjitha gjuhėve qė mund tė emėrtohen dytėsore apo mesopotamiene, ose ndryshe semitike. Kėtė ai e arrin duke zbėrthyer vetėm me anėn e gjuhės shqipe shumė mbishkrime tė lashta tė gjetura nė Azinė e Vogėl, Itali, Greqi. I bindur ai shprehet se Eteokretinėt ishin Pellazgė qė flisnin tė njėjtėn gjuhė me Pellazgėt Tirrenas tė Lemnit dhe Tirrenėt, me Etruskėt apo shqiptarėt, ose Toskėt e sotėm.

Po ashtu, Zj.Nermin (Vlora) Falaski ka arritur tė zbėrthejė shumė mbishkrime nė pellazgjisht, nė stela apo epigrafe, tė cilat ajo vetė i ka zbuluar nga Deti Egje e deri nė Atlantik, vetėm me anėn e gjuhės shqipe. Pra hapėsira e vendndodhjes sė Pellazgėve ėshtė mjaft e gjerė dhe, akoma e mė shumė zgjerohet fusha e studimit tė tyre, duke pėrfshirė studiues nga tė gjitha kontinentet.

Fund

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie

Archives 2004 Part V

Archives 2004 Part IV

Archives 2004 Part III

Archives 2004 Part II

Archives 2004 Part I

Archives 2003 Part V

Archives 2003 Part IV

Archives 2003 Part III

Archives 2003 Part II

Archives 2003 Part I

Archives 2002 Part II

Archives 2002 Part I