14/10/2003 http://www.korrieri.com/

Legalistet: Fituam 5 komuna, katerfishuam keshilltaret
PLL ka shprehur shqetesimet e saj, lidhur me zhvillimin e procesit zgjedhor me 12 tetor 2003, ne te cilin mijera qytetareve shqiptare, kryesisht votues legaliste, sipas zyrtareve te PLL, u privuan nga e drejta kushtetuese dhe demokratike e votes, per arsye te mungeses se emrave te tyre ne listat e votuesve. Ne nje njoftim per shtyp te kesaj partie nenvizohet se megjithese emrat e votuesve qe njiheshin si legaliste ishin hequr nga listat fillestare te afishuara, PLL arriti nje sukses te dukshem ne zgjedhjet e 12 tetorit. "PLL ka arritur te fitoje ne 5 komuna, perkatesisht ne Lis, Rukaj e Derjan te rrethit Mat, ne komunen Bushtrice te rrethit Kukes dhe ne komunen Bujan te rrethit Tropoje", nenvizohet ne deklaraten per shtyp te PLL. Sipas krereve te kesaj partie ne raport me zgjedhjet e tetorit te vitit 2000, PLL ka katerfishuar numrin e keshilltareve, dhe tashme PLL perfaqesohet ne te gjitha bashkite dhe komunat e vendit me keshilltaret e saj. "Ne shume bashki dhe komuna, PLL del partia e dyte, si per shembull ne Kavaje, ku kandidati i PLL del me rezultat prej 37 % dhe afirmohet si forca e dyte politike. Nderkaq, ne shume komuna te vendit, kandidatet legaliste kane dale ne vend te dyte, me nje diference minimale votash, qe varion prej 7 deri ne 30 vota me kandidatin fitues. PLL falenderon elektoratin shqiptar per besimin dhe mbeshtetjen qe i kane dhene", perfundon deklarata per shtyp e PLL.

A.M


KQZ: Rezultati, pas 2 ditesh
Shifrat e PS

Ne Shqiperi

PS 43,5 %

PD 36 %

Fitohen 36 bashki

PD fitoi 24 bashki

Fitohen 165 komuna

PD fitoi 110 komuna

Ne Tirane

Edi Rama 58,4 %

PS 48,4 %

PD 38 %

Fitohen 9 minibashki

Shifrat e PD

PD 44 %

Fitohen 26 bashki

PDK 5 komuna

PSD 1 bashki

9 komuna

PAA 7 komuna

Shifrat e PD

PD 44 %

Fitohen 26 bashki

(Deklarimet jane sipas partive politike)


PS: Fituam 43,5 %, PD vetem 36 %
Socialistet deklarojne se kane rritje ne proporcional krahasuar me zgjedhjet e shkuara vendore dhe ato parlamentare te vitit 2001. Zedhenesi i Nanos: "Kryeministri konstaton me kenaqesi fitoren e bindshme te mazhorances qe ai drejton ne zgjedhjet vendore 2003". Sot raporti i vezhguesve te OSBE dhe reagimi i shefit te qeverise

Ergys GJENCAJ

PS deklaroi se fituar zgjedhjet vendore te 12 tetorit dhe se ishte partia me e madhe ne vend. Sekretari i Pergjithshem i selise roze, Gramoz Ruci, ka bere dje nje paraqitje te ecurise se nivelit te "arketimit" te votave nga ana e Partise Socialiste, ne tre proceset e fundit zgjedhore. Duke pare rezultatet e zgjedhjeve vendore te vitit 2000, ato te pergjithshme parlamentare te vitit 2001, sipas Rucit, "Partia Socialiste eshte ne rritje". Zyrtari i larte i selize roze, i cili eshte marre direkt me procesin dhe me rezultatet e tij, ka bere te ditur se ne keto zgjedhje, partia e tij ka fituar "43.5 perqind te votave te elektoratit, nderkohe qe ne zgjedhjet e pushtetit vendor te vitit 2000 ka marre 39 perqind dhe ne zgjedhjet e pergjithshme te 2001, ka fituar 41.4 perqind". Duke marre shkas nga keto shifra, Ruci i eshte pergjigjur dhe deklaratave te lidershipit te Partise Demokratike, sipas te cilit, PS ka pesuar nje ulje. "Nese gjuha e shifrave flet per ulje, do t'i lutem Doktorit, qe te pakten t'u referohet shifrave dhe dokumentacionit", ka deklaruar ai. Ne kete menyre Ruci ben te ditur se forca politike qe ai perfaqeson, jo vetem qe mbetet ende ne mazhorance, por gjithnje e me teper avancon ne shifra dhe ne perqindjen e mbeshtetjes qe ajo ka tek zgjedhesit. Gjithashtu, PS njoftoi se zoteron rreth 49 % te proporcionalit ne kryeqytet dhe 9 minibashki.

Nderkohe, duke iu referuar disa humbjeve te PS-se, ne ato qe cilesohen si bastione te saj, si ne bashkite e Korces, Sarandes, Elbasanit, Librazhdit, Delvines, Ruci perpiqet t'i justifikoje ato. Per te, fitorja e PD-se ne keto bashki, e cila "trumbetohet", "nuk ka ardhur si rezultat i rritjes se PD-se, por ka ardhur si rezultat i konkurimit te shume kandidateve te koalicionit qeverises "Aleanca per Shtetin" ne Sarande, Delvine dhe Librazhd dhe nga ana tjeter te kandidateve te pavarur, ish-drejtues te larte te PS-se, ish-kryetare te partise, sic eshte rasti i Delvines e i Librazhdit". Ruci thekson se ishin pikerisht keto elemente, qe bene te mundur fitoren e demokrateve. Persa i perket kandidimit me vete te kandidateve te partive te koalicionit qeverises "Aleanca per Shtetin", me te cilat PS nuk arriti te bente nje marreveshje zgjedhore, si dhe te kandidateve te pavarur qe para zgjedhjeve ishin anetare te PS-se, Ruci thekson se "ishte e drejta e kujtdo qe te konkuronte". "Beme cdo gje qe ishte e mundur qe te funksiononte "Aleanca per Shtetin", sigurisht qe ajo funksionoi me dy aleate, nuk funksionoi per dy te tjere. respektojme vendimin e tyre sovran", u shpreh numri dy i socialisteve. Nderkohe, per Rucin, ky fakt nuk perben nje fitore te paster te partise se Berishes, pasi ne keshillat bashkiake, PS-ja rezulton fituese. "Pra kjo eshte persa i takon tullumbaces qe fryhet ne bastionet e PS-se", veren sekretari i Pergjithshem i PS-se. I cili thekson se partia e tij ka arritur rezultate shume pozitive dhe fitore ne te ashtuquajturat bastione tradicionale te PD-se, si pershembull Shijakun, ne te cilin ka fituar kandiadti per kryetar bashkie i PS-se dhe "diferenca per subjekt politik eshte 10 % ne favor te PS-se".

Nderkohe, zedhenesi i Kryeministrit, Fatos Nano, Aldrin Dalipi, ka bere te ditur se shefi i qeverise shpreh gezimin per fitoren ne zgjedhjet e se dieles. "Do te theksoja se Kryeministri, njekohesisht kryetar i Partise Socialiste konstaton me kenaqesi fitoren e bindshme te mazhorances qe ai drejton ne zgjedhjet vendore 2003", ka thene zedhenesi i Kryeministrit. Dalipi ka theksuar gjithashtu, se "natyrisht Kryeministri ne funksionin e tij kushtetues dhe ligjor, d.m.th si kryetar i qeverise shqiptare, do te jete perpara publikut ne momentin e duhur institucional per t'u shprehur". Nano pritet te beje sot publik qendrimin e tij per zgjedhjet, vetem pak ore pasi te jene shprehur edhe vezhguesit e OSBE-se.


Pollo: Reformatoret, forca e trete politike
Kryetari i PDR Genc Pollo, ka deklaruar dje se forca politike qe ai drejton ka arritur te ruaje vendin e trete ne rang vendi. "Ne baze te rezultateve paraprake, PDR e ka ruajtur vendin e saj si force e trete ne rang vendi. Kemi siguruar pjesemarrje me keshilltare ne te gjithe keshillat vendore ku kemi garuar. Rezultati yne eshte i perafert me ato te meparshmet. Gjithashtu kandidatet e PDR kane fituar ne komunat Lopez (Tepelene) dhe (Fierze) Puke. Edhe kandidati i perkrahur nga PDR ne komunen Qafe-Mali (Puke) ka dale i pari. Ne nje numer shume te madh te komunave kemi dale force e dyte politike, ndersa ka raste, si p.sh. ai i Bashkise Fushe- Arrez, apo i komunes Shengjin, qe jane humbur me nje diference minimale votash rreth 50", ka nenvizuar Pollo. Sipas tij, PDR ka patur shqetesime shume serioze me listat e zgjedhesve ne Tirane, Durres, por edhe bashki te tjera, pasi aktivistet e kesaj partie nuk kane mundur te gjejne emrat e tyre, nuk kane mundur te votojne dhe kjo na ka sjelle nje dem serioz ne si parti, por ne rradhe te pare procesit zgjedhor dhe ne do ta ndjekim kete ceshtje. "Kemi patur shume shqetesime lidhur me votat, te cilat jane numeruar pa pranine e perfaqesuesve tane, dhe sipas te dhenave, shpesh here, sidomos ne Tirane rezultati eshte zeruar. ", ka nenvizuar Pollo.

A. M


QARKU I ELBASANIT NE SHIFRA:
Votues te thirrur: 82891

Nuk votuan: 54816 ose 66.13%

Votuan: 28075 ose 33.87%.

Per keshilltare te djathte:

11.284 ose 42.09%,24.61 vende

Per keshilltare te majte:

8.804 ose 32.84% ,20.39 vende

Per kandidatin ARDIAN TURKU:

votuan 14804 votues ose 55.10%

Per kandidatin HYSEN DOMI:

votuan 10757 ose 40.03%

ELBASAN

Bashkia ELBASAN PD

Cerrik PS, BELESH PS

Komuna:

Bradashesh PD, Gostime PD

Gracen PS, Grekan PSD

Gjinar PDS, Gjergjan PS

Rrase PS, Tregan PD

Zavaline PS, Shirgjan PS

Shushice PS, Funar PD

Kajan PS, Fierze PD

Klos PD, Labinot Mal PS

Labinot Fushe PD, Mollas PSD

Paper PS, Shales PD

PEQIN

Bashkia PEQIN PS

Komunat: Pajove PS

Karine PD, Gjocaj PS

Sheze PS, Perparim PS

GRAMSH

Bashkia GRAMSH PS

Komuna: Tunje PS

Skenderbegas PD, Lenie PS

Kushove PS, Porocan PS

Kodovjat PS, Pishaj PS

LIBRAZHD

Bashkia LIBRAZHD PD

Bashkia PRRENJAS PS

Komuna: Komuna Qender PS

Rrajce PD, Qukes PS

Stravaj PD, Hotolisht PD

Lunik PS, Stebleve PD

Orenje PS, Polis PS


Rama: Projekti i Tiranes se vitit 2006
Kryetari i Bashkise se kryeqytetit, ndersa deklaron konfirmimin ne zgjedhje, shpalos programin e tij per tre vitet e ardhshme: "Furnizimi me uje dhe permiresimi i sistemit parauniversitar, synimet kryesore". Rama deklaron edhe zoterimin e shumices se Keshillit Bashkiak

Ergys GJENCAJ

Kryetari i Bashkise se Tiranes, Edi Rama, i cili ka deklaruar fitoren ne zgjedhjet lokale te dy diteve me pare, edhe pse ende nuk kane dale rezultatet zyrtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka theksuar se ne tre vitet e ardhshme, do te vazhdoje punen e nisur qe kur ai eshte ne krye te Bashkise. Pune qe, sipas tij, do te coje perpara "projektet e nisura tre vjet me pare, per realizimin e endrres per nje Tirane europiane". Kryebashkiaku i kryeqytetit, ka rikonfirmuar se dy prioritet kryesore te punes se tij, do te jene zgjidhja e problemit per furnizimin me uje dhe permiresimi i kushteve te ndertesave te shkollave. "Se bashku me ekipin tim te shkelqyer, pa te cilin as suksesi i tre viteve te shkuara dhe as rezultati i 12 tetorit nuk do te kishin qene te mundur, do te punojme edhe me me shume ritem ne drejtimet ku trevjecarin e shkuar rezultuam boterisht si te afte e te perkushtuar, por do te fillojme menjehere punen edhe ne dy drejtime te tjera: Permiresimi rrenjesor i sistemit te furnizimit me uje te qytetareve nga njera ane dhe ndryshimi cilesor i infrastruktures parauniversitare", tha Rama. Gjithashtu, kryebashkiaku ka theksuar se garanton te gjithe qytetaret e interesuar se "do te cojme deri ne fund procesin e legalizimit te ndertimeve pa leje ne zonat informale, duke e shoqeruar kete proces me projekte konkrete per permiresimin e infrastruktures ne keto zona". Keto premtime, Rama i ka bere gjate gjithe fushates se tij elektorale 40-ditore. Ai ka siguruar gjithashtu, se nga Keshilli i ri Bashkiak qe do te dale nga zgjedhjet e se dieles, "do te vendos nje komunikim edhe me intensiv dhe te drejtperdrejte me qytetaret e Tiranes per problemet e tyre". Rama ka nenvizuar se "do te kem nderin t'ju sherbej edhe per tre vjet te tjera, duke cuar perpara projektin e nisur ne tetor te vitit 2000 dhe te rivotuar tashme ne shumice derrmuese".

Duke deklaruar fitoren e tij ne zgjedhjet lokale, Rama ka theksuar se "sot eshte faktikisht dita e pare e nje trevjecari tjeter ne sherbimin tuaj dhe te endrres se perbashket te Tiranes Europiane". Duke u ndalur ne Keshillin Bashkiak, qytetari i pare i Tiranes, ka deklaruar se, "ne diten peruruese te Keshillit te Ri Bashkiak, te cilin shpresoj dhe uroj me gjithe zemer qe Partia Demokratike te mos e bojkotoje si tre vjet me pare, do te paraqes ne menyre te detajuar programin e trevjecarit te ardhshem". Ai siguroi se nga ky Keshill i ri, do te vendose nje komunikim me qytetaret, i cili ne vemendjen e tij, do te jete edhe me intensiv se me pare, "qofte nepermjet organizimit te forumeve te hapura qytetare ne cdo njesi, sikunder beme gjate fushates se sapombyllur me sukses, e qofte nepermjet kontakteve individuale e ne grupe interesash me qytetaret deri ne periferine me te larget". Ne konferencen e djeshme per shtyp, te dhene ne seline e Partise Socialiste, kandidat i se ciles ishte Rama, ai ka nenvizuar se siguronte te gjithe qytetaret e Tiranes, pavaresisht se per ke votuan, se do te gjenin tek ai "nje mbrojtes te palekundur te interesave legjitime dhe tek Bashkia e Tiranes, nje shtepi te perbashket per familjen tone te madhe kryeqytetase te autoktoneve e te te ardhurave ne kete qytet gjate viteve te shekullit te XX". Ne kete deklarate, tek shpallte fitoren, Rama ka nenvizuar faktin se gjate gjithe periudhes se fushates elektorale, institucioni i Bashkise, nuk ka nderprere per asnje moment punen dhe se ne tre vjetet e ardhshme do te behet edhe me shume se ne trevjecarin e shkuar. Gjithashtu, Rama ka permendur nje liste te gjate me emra per t'i falenderuar, duke nisur nga kryetari i PS, Fatos Nano, ish-Kryeministri Ilir Meta dhe kreun lokal te PS, Musa Ulqini.


E Marte, 14 Tetor 2003 Copyright ? KOHA JONE  http://www.kohajone.com/

PARTITE E VOGLA: (KEMI FITUAR EDHE NE!(

Pothuaj te gjithe kreret e partive te vogla kane pohuar dje fitoren e tyre ne zgjedhjet lokale. Deri tani, PSD, PDr, PLL pretendojne se kane fituar ne disa prej komunave te vendit. Gjate deklarimeve te tyre, ata nuk harrojne te permendin edhe parregullsite e ketij procesi zgjedhor. Nenkryetari i socialdemokrateve, Gaqo Apostoli deklaroi dje se PSD ka fituar ne tete komuna. Ndersa kryetari i reformatoreve Genc Pollo shton se PDr-ja kerkon verifikimin e sakte te fleteve te votimit, sidomos ne Durres. Kreu i legalisteve Ekrem Spahia nga ana e tij, deklaron se megjithe parregullsite e shkaktuara ne lista, procesi zgjedhor ka kaluar mire per PLL-ne. ai pohon fitoren ne disa komuna te vendit si ajo e Bushtrices ne Kukes, Rukaj ne Mat etj. Gjithsesi, verejtja kryesore e partive te vogla i bashkangjitet asaj te partise me te madhe opozitare lidhur me manipulimin e listave zgjedhore dhe kutive te votimit.

PDK FITON NE 5 KOMUNA

Partia Demokristiane e Shqiperise ka dale per here te pare ne keto 13 vite me rezultate konkurruese, duke fituar per here te pare njesi zgjedhore. Jane fituar nga kandidatet demokrisitane komuna e Velipojes ne Shkoder, komuna e Dajcit ne Lezhe, komuna e Fierzes ne Puke, komuna e Kukurit ne Gramsh, komuna e Kelmendit ne Malesine e Madhe. Ndersa per disa komuna te tjera, te cilat jan- vjedhur votat nga kandidatet e PS-se dhe PD-se, jane bere apelime ne KQZ per t'u njohur fitoren kandidateve te PDK-se. Theksojme se edhe aty ku kane humbur kandidatet demokristiane diferenca ne vota me kandidatet e PS apo PD eshte shume e vogel.

Demokristianet, force e trete ne Skrapar

Mbreme pas numerimit te votave ne Skrapar, rezultoi se Partia Demokristiane ka marre 10.5 perqind te votave ne shkalle rrethi. Ky fakt e konfirmon ate si force te trete politike pas PS-se dhe PD-se. Kjo gje erdhi si rezultat i nje fushate rezultative nga PDK-ja ne gjithe rrethet e vendit, qe coi ne fitimin e 5 komunave te vendit, duke permendur vecanerisht fitoren e demokristianeve ne Velipoje pas sfides qe iu be PD-se dhe PS-se.
 


© 2003 Gazeta Panorama

Faqe 2 - Politikė

14Tetor 2003

Zgjedhjet lokale 2003
 
Mosmarrėveshjet ndėrmjet komisionerėve nė ēastin e nxjerrjes sė pėrfundimeve kanė bėrė qė tė ndizet konflikti midis tyre pėr tė mbrojtur “nderin” e kandidatėve pėr kryetarė komune tė Derjanit, nė rrethin e Burrelit
 
Burrel/ Plagoset rėndė njėri prej tyre, nė pranga gjashtė tė tjerė
 
Komisionerėt grushta nė qendrėn e votimit
 

 

Burrel

Shtatė komisionerė tė njė qendre votimi nė rrethin e Burrelit kanė pėrfunduar dje nė pranga. Kutia e votimit ėshtė djegur bashkė me votat, ndėrsa shumė prej tyre kanė pėsuar fraktura nga sherri brenda komisionit.

Burime tė policisė lokale tė Burrelit thanė se, pas hetimeve tė kryera, ėshtė arrestuar edhe i plagosuri Besim Toēi, qė rezulton autor i djegies sė kutisė nė gjendje tė dehur. Gjashtė anėtarėt e tjerė, tė afėrm tė njėri-tjetrit nė qendrėn e Zall-Ballės, janė lėnė nė gjendje tė lirė pėr tė mėsuar sot vendimin e gjykatės pėr shkeljen e ligjeve tė zgjedhjeve e rregullave pėr komisionerėt. Burime zyrtare tė Ministrisė sė Rendit Publik konfirmuan ngjarjen e ndodhur pasditen e sė dielės nė komunėn e Derjanit. Ata sqaruan se forcat e policisė kanė ndėrhyrė vetėm kur i ėshtė kėrkuar kjo ndihmė, saktėsisht pas plagosjes sė kryetarit Toēi. Gjithashtu, ata kanė bėrė tė ditur se janė kryer procedurat hetimore dhe ka rezultuar se kryetari i komisionit ka djegur mė parė kutinė dhe mė pas ka ndodhur sherri nė fjalė, por qė nuk ka patur viktima, fatmirėsisht. Ndėrsa procesi i votimeve ka kaluar normal gjatė gjithė ditės, ata nuk e kanė mbyllur atė siē duhej. Mosmarrėveshjet ndėrmjet komisionerėve nė ēastin e nxjerrjes sė pėrfundimeve kanė bėrė qė tė ndizet konflikti midis tyre pėr tė mbrojtur “nderin” e kandidatėve pėr kryetarė komune tė Derjanit, nė rrethin e Burrelit. Konflikti me fjalė ėshtė shoqėruar mė pas edhe me pėrdorimin e armėve tė ftohta, tė thikave, ku ėshtė plagosur kryetari i kėtij komisioni, Besim Toēi. Po brenda komisionit i ėshtė vėnė flaka edhe kutisė nga Toēi, nė gjendje tė dehur. Nė moment ėshtė kėrkuar ndihma e policisė sė komisariatit Burrel, e cila ka marrė tė plagosurin dhe e ka dėrguar nė spital. Ky ėshtė informacioni qė dhanė edhe burime tė Ministrisė sė Rendit Publik pas interesimit pėr kėtė ngjarje tė rėndė. Ndėrsa dje ata janė shoqėruar nė komisariatin e policisė Burrel me kėrkesė tė prokurorisė, ku rrezikohen tė dėnohen nė bazė tė ligjit pėr zgjedhjet. Tė shoqėruarit janė Kujtim Toēi, Dylaver Toēi, Xhevahir Toēi, Rifat Toēi, Deli Kalaveri, Dyleman Bushi dhe i ndaluar ėshtė i plagosuri Besim Toēi. Tė gjashtė tė arrestuarit nuk kanė pranuar tė japin asnjė shpjegim pėr plagosjen e kryetarit si dhe pėr asryet e djegies sė kutisė sė votimit. Kjo pėr arsye se pesė nga shtatė komisionerėt janė edhe tė afėrm tė njėri-tjetrit, ndonėse kanė si “idhull” tė tyre parti tė ndryshme dhe kandidatė tė ndryshėm. Burime tė policisė thanė se komisionerėt janė mbajtur disa orė nė qelitė e paraburgimit, ku para hetuesve sqaruan rrethanat e ngjarjes dhe pozicionin e tyre. Mė pas ata tė gjashtė janė lėnė tė lirė, pėr t’u thirrur mė vonė nėse do tė ishte e nevojshme. Ndėrkohė qė Toēi, pasi ka marrė mjekimet e nevojshme nė spital, sipas mjekėve ėshtė jashtė rrezikut pėr jetėn. Ai ka patur vetėm njė plagė tė lehtė tė shkaktuar me thikė nė trup.


Himarė,arrestohet njeriu qė hodhi tritolin nė qendrėn e votimit

Policia e Shtetit ka identifikuar personat qė kanė shkaktuar incidente gjatė procesit tė votimit nė Bashkinė e Himarės. Zėdhėnėsi i Ministrisė sė Rendit, Florjan Serjani, ka pohuar dje nė njė konferencė pėr shtyp se Policia e Shtetit ka identifikuar personat pėrgjegjės pėr incidentet e ndodhura dy ditė mė parė, gjatė procesit tė votimit nė qytetin jugor. Sipas burimeve zyrtare tė Ministrisė sė Rendit, shtetasi Kozma Pelo, aktivist i Partisė Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut, ka hedhur njė sasi dinamiti, afėr qendrės sė votimit nė qytetin e Himarės. Si pasojė e plasjes, janė plagosur polici i rojės Meleq Peēuli dhe dy persona tė tjerė. Sipas policisė, tė plagosurit janė jashtė rrezikut pėr jetėn. Policia ka shkuar nė vendin e ngjarjes, dhe pas pak minutash ka bėrė ndalimin e shtetasit Kozma Pelo. 53-vjeēari Pelo, sipas policisė, ėshtė banor i qytetit tė Himarės dhe ndaj tij ka filluar ēėshtja penale.


Himarė
gjatė votimit incidentet

  • Nė qendrėn e votimit, ngritur nė Himarė fshat, rreth orės 22.00, gjatė procesit tė numėrimit tė votave, kanė hyrė nė qendrėn e votimit katėr persona tė armatosur, tė cilėt kanė goditur me grushta njė anėtar tė komisionit zgjedhor tė kėsaj qendre. Mė pas, ata kanė marrė njė numėr fletėsh votimi dhe janė larguar, duke shfrytėzuar errėsirėn dhe terrenin malor.
  • Nė qendrėn e votimit tė fshatit Qeparo, rreth orės 17.00, tė dy ditėve mė parė, Pirro Qesari, Foto Leka dhe Bebi Jovani, kanė hyrė nė gjendje tė dehur nė qendrėn e votimit dhe kanė marrė vulėn e kėsaj qendre. Policia ka shoqėruar tre tė ndaluarit ndėrsa vula qė ishte marrė nė qendrėn e votimit, ėshtė rikthyer aty nga forcat blu, me procesverbal.
  • Pas mbylljes sė votimit nė shumė prej qendrave tė votimit simpatizantė tė PBDNJ-sė kanė krijuar probleme me policinė duke protestuar nė rrugė. Nė shumė zona tė qytetit tė vogėl janė parė tė ngrihen edhe flamurė grekė.


Nė Tiranė asnjė incident

Ministria e Rendit ka deklaruar dje se nė kryeqytet gjatė procesit tė votimit nuk ėshtė konstatuar asnjė lloj incidenti. Sipas saj, nė asnjė rast nuk ėshtė nevojitur ndėrhyrja e policisė.


“Blutė janė treguar korrektė”
Canaj: Zgjedhjet, sukses pėr Policinė e Shtetit

Tiranė - Policia kalon me sukses provimin e zgjedhjeve tė vjeshtės, duke treguar se di tė qėndrojė jashtė politikės. I kėtij mendimi ka qenė nėndrejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit, Fadil Canaj, pas pėrfundimit tė fushatės elektorale pėr zgjedhjet lokale. Numri dy i policisė e ka vlerėsuar si arritje punėn e policisė dhe kalimin e situatės elektorale pa incidente qė implikonin forcat e rendit. “Me sa duket, ligji pėr policinė dhe akti normativ kanė qenė njė hap pėrpara, ndėrkohė qė u vėrtetua se zgjedhjet mund tė bėhen edhe pa qenė policia prezente, apo shumė afėr qendrave tė votimit”, shtoi Canaj. Pjesa mė e madhe e efektivėve tė rendit, rreth 80 pėr qind janė tėrhequr nė qendrat e tyre tė punės, kurse pjesa tjetėr vazhdon tė jetė prezente nė Komisionet Zonale Qendrore nė qytete. Ndėrkohė, po rreth 20 pėr qind e policėve nuk kanė patur shansin tė shprehin me votėn e tyre preferencėn pėr kandidatėt dhe partitė, pėr shkak tė shėrbimit nė zonat malore. Canaj ka thėnė pėr “Panorama” se pas disa ditėsh do tė bėhet edhe analiza e Policisė sė Shtetit pėr situatėn zgjedhore, ku do tė dalin ato mangėsi tė vėrejtura, tė vlerėsuara si gabime tė vogla teknike e pa rėndėsi, por edhe tė metat serioze tė vėna re. Pėr tė, nuk ėshtė momenti pėr t’u vetėlavdėruar, pasi mendimin pėr punėn e policisė e kanė vlerėsuar krerėt e shtetit, si Presidenti dhe Qeveria shqiptare, pa harruar organizmat ndėrkombėtarė.

Si e vlerėsoni punėn e policisė gjatė zgjedhjeve lokale 2003, pas pėrfundimit tė procesit?
Do ta quaja njė sukses tė arritur nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Rendit Publik. Me pėrjashtim tė disa problemeve tė vogla pa rėndėsi. Niveli qė kanė treguar punonjėsit e rendit ka qenė i lartė dhe veprimet korrekte. Policia ka ndėrhyrė vetėm nė ato raste kur ėshtė kėrkuar ndihma e saj. Megjithatė mė tepėr s’kam ē’tė them, pasi punėn e policisė mė mirė e kanė vlerėsuar autoritetet shtetėrore, duke e dhėnė pėrgėzime.

Mendoni se ligji i policisė pėr zgjedhjet dhe aktet normative duket se ishin mė tė pėrparuara?
Nė fakt shtesa e ligjit ka lėnė pėr tė dėshiruar derisa doli akti normativ, qė qartėsoi dhe ndihmoi pėr shumė gjėra. Themi se ky akt normativ ėshtė bėrė nė mėnyrė profesionale. Por, kėto gjėra mė saktė do tė shikohen nė tė ardhmen, pasi tė bėhen edhe analizat e nevojshme.

Mbi policinė u hodhėn edhe disa akuza nga forca tė ndryshme politike?
Tė gjitha janė verifikuar dhe nuk ka patur asnjė informacion pėr implikim tė punonjėsve tė rendit, apo ndėrhyrje jashtė ligjeve e me forcė nė qendrat e votimit. Edhe problemi i Shkodrės u zgjidh dhe policėt dolėn tė pafajshėm, ashtu siē ishte e vėrteta. Sigurisht qė ka patur edhe probleme tė vogla, por jo qė tė cėnonin zgjedhjet apo figurėn e policisė. Ėshtė fakt pozitiv qė tė gjithė punonjėsit e rendit u bėnė shembull dhe asnjė nuk u pezullua, arrestua apo ndėshkua pėr njė shkelje tė vetme. Duhet thėnė se u duk qartė qė policia mund tė rrijė edhe larg qendrave tė votimit dhe prezenca e saj nuk ėshtė shumė e nevojshme.

 

Faqe 3 - Politikė

14Tetor 2003

Zgjedhjet lokale 2003
Kreu demokrat kėrkon ripėrsėritjen e zgjedhjeve nė dy qytetet kryesore
 
Berisha: S’njohim zgjedhjet nė Tiranė dhe Durrės
 

Agim Haxhiu

Nuk do tė njohim rezultatin e Tiranės dhe Durrėsit. Nuk mund tė njohim rezultatin e bandave tė Ramės dhe Kokės, deklaroi dje Berisha.

Kryetari i Partisė Demokratike deklaroi dje se selia blu nuk do tė pranojė njohjen e rezultatit pėr Bashkinė e Tiranės apo Durrėsit, pėr tė cilat mazhoranca deklaron fitore tė sigurt dhe tė thellė. Lideri demokrat u shpreh se ka marrė edhe mbėshtetjen e faktorit ndėrkombėtar pėr tė mos pranuar manipulimet tepėr tė mėdha me listat zgjedhore dhe presionin e bandave tė Kokės dhe Ramės.

Mosnjohja
“Ne nuk jemi pėr bllokim tė zgjedhjeve apo bojkot tė tyre. Ne jemi njė parti qė respektojmė votėn e lirė, por qė nuk mund tė pranojmė dhunimin e saj nga klane kriminale, sikurse u bė nė Tiranė dhe Durrės. Ndaj dhe nuk mund tė pranojmė njė rezultat tė dalė nga dhuna dhe manipulimi”. Kėshtu deklaroi kreu i selisė blu. Sipas Berishės, opozita nuk mund tė pranojė manipulime, tė cilat kanė ardhur si rrjedhojė e bandave tė Edvin Ramės nė Tiranė, apo edhe tė Lefter Kokės, nė Durrės, ndonėse kėto manipulime nuk do tė mund tė sjellin fitoren e kėtyre tė fundit, por pėrkundrazi do tė jenė ndėshkim pėr ta. Ai shtoi se PD ka fituar nė mbarė vendin, por njolla tė zeza nė historinė e kėtyre zgjedhjeve, mbeten zgjedhjet Durrės-Tiranė, ndaj dhe fitorja e Ramės dhe Kokės do tė jetė tepėr e shkurtėr. “I deklaroj Edvinit se fitorja do t’i mbetet nė fyt, pasi ėshtė kafshatė qė nuk kapėrdihet pseudofitorja. Ndėrsa kumbar Terit (Lefterit) nė Durrės i them se nuk do tė ndėrtosh fitore mbi dhunimin e tė drejtės mė elementare tė qytetarėve, atė tė votės sė lirė”, tha ai. Megjithatė, kreu demokrat shtoi se manipulime janė vėnė re edhe nė qytete tė tjera si Shkodėr, Vlorė apo edhe bashki tė tjera, por ato nuk kanė ndikuar nė rezultatin e zgjedhjeve. Berisha shtoi se besimi pėr mosnjohjen e rezultatit nė Tiranė e Durrės pėrforcohet edhe nga mbėshtetja e faktorit ndėrkombėtar.

Mbėshtetja
“Nė tė gjitha takimet e shumta, qė unė kam zhvilluar me drejtues tė organizmave ndėrkombėtare, si kreun e OSBE-sė, Liponen, kryetarin e ODIHR-it, Berri, si dhe drejtues tė Kongresit tė autonomisė lokale e rajonale tė Kėshillit tė Evropės, kam gjetur njė gjuhė mirėkuptimi pėr shqetėsimet qė ne kemi ngritur”, tha Berisha. Ai shtoi se askush nuk mund tė pranojė, aq mė tepėr faktori ndėrkombėtar, qė nė listat zgjedhore tė kryeqytetit tė mungojnė mbi 15 mijė persona. “Edhe vetė ndėrkombėtarėt kanė pranuar se manipulimet shkojnė nga 25-30 pėr qind, numėr ky i votuesve qė nuk janė pranuar nė votime, qė ėshtė njė shifėr qė tregon pėr njė manipulim tepėr tė madh nė zgjedhje”, tha ai.


Qytetet qė ndėrruan kryetar

ishte - bėhet

Lushnjė PS - PD
Elbasan PS - PD
Sarandė PS - PD
Peshkopi PS - PD
Korēė PS - PD
Gjirokastėr PD - PS
Burrel PS - PD
Shijak PD - PS
Pukė PD - PS
Kukės PD - PS

  1. Tiranė Edi Rama PS +
  2. Kamėz Agim Cani PD +
  3. Vorė Fiqiri Ismaili PD +
  4. Durrės Lefter Koka PS 53%
  5. Shijak Igli Ēela PS 59.9%
  6. Peqin Skėnder Hasa PS +
  7. Elbasan Ardian Turku PD 54.1%
  8. Gramsh Tajar Bici PS 54%
  9. Librazhd Shaqir Kuka PD +
  10. Lushnjė Kadri Gega PD 60%
  11. Fier Baftiar Zeqo PS 59.6%
  12. Ballsh Fitimtar Jahaj PS +
  13. Berat Fadil Nasufi PS 44%
  14. Kuēovė Artur Kurti PS 70%
  15. Ēorovodė Abdyl Lara PS 57%
  16. Korēė Robert Damo PD 47.6%
  17. Pogradec Artan Shkėmbi PS 56%
  18. Bilisht Valter Miza PD 54%
  19. Ersekė Adriatik Braēe PS +
  20. Pėrmet Petrit Bregasi PS 44%
  21. Gjirokastėr Flamur Bimo PS 55%
  22. Tepelenė Xhaferr Ruēi PS 56%
  23. Vlorė Shpėtim Gjika PS 53%
  24. Sarandė Edmond Gjoka PD +
  25. Rubik Mark Ruēi PD +
  26. Klos Bedri Hoxha PD +
  27. Mamurras Anton Frroku PD +
  28. Cėrrik Kastriot Belshi PS +
  29. Pėrrenjas Jordan Maēolli PS +
  30. Divjakė Irakli Vorreja PD +
  31. Ura Vajgurore Agim Bregu PS 53%
  32. Kėlcyrė Vasil Carka PD +
  33. Himarė Vasil Bollano PBDNJ 52%
  34. Pukė Prel Cenaj PS +
  35. Shkodėr Artan Haxhi PD +
  36. Kukės Osman Elezi PS +
  37. Lezhė Gjok Jaku PS +
  38. Laē Luigj Isufi PD +
  39. Burrel Skėnder Lleshi PD +
  40. Bulqizė Roland Geta PD +
  41. Poliēan Adriatik Zotka PBDNJ 51%
  42. Rrėshen Preng Toma PD +
  43. Bajram Curri Isa Memia PD +
  44. Leskovik Fatmir Guda PD +
  45. Peshkopi Ilir Klosi PD +
  46. Krumė Bardhyl Peka PD +
  47. Libohovė Ladi Hide PS 53%
  48. Roskovec Ylli Kola PDS +
  49. Patos Andon Bita PS 46%
  50. Kavajė Refik Rugija PD +
  51. Krujė Ismail Dani PS +
  52. Fushė Krujė Ismet Mabrixhi PD +
  53. Delvinė Islam Jupi PD 32.9%
  54. Sukth Hysen Llaēi PS 56.4%
  55. Memaliaj Durim Roshi PS 52%
  56. Koplik Perlat Ramēaj PS +
  57. Orikum Beqir Kashuri PS +
  58. Konispol Shaip Beqiri PS +
 
© 2003 Gazeta Panorama
 
Faqe 4 - Politikė

14Tetor 2003

Zgjedhjet lokale 2003
 
Me njė lok ndryshe me kostum e kollare, Rama pėr herė tė parė pas fushatės, ka falenderuar votuesit e tij tė fitores. Rama i ka bėrė thirrje rivalit tė tij dhe liderit tė PD-sė, Berishės, qė “tė pranojnė humbjen si burrat”
 
Kryetari i rikonfirmuar pėrsėriti premtimet nė selinė rozė: Do tė vazhdoj projektet e nisura
 
Edi Rama, si kryebashkiak nė PS
Komisionerėt e PD mbajnė peng shpalljen e rezultateve
 

Blerina Gjoka

Tiranė

Edi Rama, pasi ėshtė bindur se votat e shumicės sė kryeqytetasve janė hedhur nė favorin e tij, ka dhėnė konferencėn e parė tė shtypit si kryebashkiak i rikonfirmuar i Tiranės.

Pasi ka kaluar tėrė ditėn nė selinė e Partisė Socialiste i veshur sportiv dhe gjithė sy e veshė pėr rezultatet dhe problemet nga KZQV-tė, pasdite nė njė lok ndryshe me kostum e kollare, pėr herė tė parė pas ditėve tė gjata tė fushatės, ka falenderuar votuesit e tij tė fitores. Rama i ka bėrė thirrje rivalit tė tij demokrat Spartak Ngjela dhe liderit tė PD-sė, Sali Berisha, qė “tė pranojnė humbjen si burrat”. Me tone humori, por pa e fshehur lodhjen e kėtyre ditėve, Rama ka shtuar se “rivali im humbi mandatin e deputetit, por fitoi njė biēikletė, gjė qė unė nuk e kam”.

Premtimet
Duke deklaruar fitoren e tij, tė cilėn nuk e ka cilėsuar njė fitore surprizė, Rama premtoi se do tė ēojė pėrpara projektet e nisura 3 vjet mė parė, pėr realizimin e ėndrrės pėr njė Tiranė evropiane. Ai u ndal kryesisht te zgjidhja e problemit tė ujit tė pijshėm, por edhe pėr projekte tė tjera. Megjithėse akoma nuk ka marrė publikisht urimin e Kryeministrit dhe kreut tė PS-sė, Fatos Nano, Rama pranoi se ka komunikuar me tė vazhdimisht. Ai vlerėsoi votėn e zgjedhėsve, duke u angazhuar se do tė punojė edhe me mė shumė ritėm pėr ndryshimet e nisura nė kryeqytetin e vendit. Rama siguroi tė gjithė qytetarėt e Tiranės, pavarėsisht se pėr kė votuan, “do tė gjejnė te kryetari i Bashkisė, mbrojtėsin e interesave tė tyre legjitime”. Kryebashkiaku vlerėsoi votėn e marrė si nga veteranėt ashtu edhe nga tė pėrndjekurit politikė, tė rinjve kryeqytetas, qė i cilėsoi si gjenerata e mbėshtetjes natyrale pėr ndryshimet nė Tiranė, si dhe socialistėve, qė e mbėshtetėn gjatė fushatės sė tij elektorale. Rama rikonfirmoi se dy prioritetet kryesore tė punės sė tij, do tė jenė zgjidhja e problemit pėr furnizimin me ujė tė kryeqytetit dhe zhvillimi i infrastrukturės parauniversitare. Ai siguroi se nga kėshilli i ri bashkiak, qė do tė krijohet, do tė vendosė njė komunikim edhe mė intensiv dhe tė drejtpėrdrejtė me qytetarėt e Tiranės pėr problemet e tyre.

Komisionerėt
Procesi i votimit nė kryeqytet ėshtė deklaruar i bllokuar pėr shkak tė tėrheqjes sė disa komisionerėve demokratė dhe mosfirmosjes prej tyre tė procesverbaleve tė votimit. Kėshtu fitorja e Ramės vazhdon tė mbetet peng i kėtyre problemeve. Kreu i PS-sė sė Tiranės, Musa Ulqini, dekaroi dje se nė njėsinė numėr 4, nė Allias, komisionerėt e PD-sė kanė braktisur procesin nė disa qendra votimi dhe se kryetari i KZQV-sė ka dhėnė dorėheqjen. Ulqini ndėrkohė deklaroi fitoren e shumicės sė minibashkive dhe njė pėrqindje tė madhe tė kėshilltarėve. Sipas tij, nė 11 njėsitė bashkiake tė kryeqytetit, kandidatėt e PS-sė kanė fituar nė 9 prej tyre. PS pranon humbjen e saj nė 2 njėsitė e tjera, nė njėsinė nr.8 dhe 11 tė kryeqytetit. Ndėrkohė, ai vuri nė dukje se nga informacionet paraprake tė tyre, rezultati fitues i kryetarit tė Bashkisė, Rama, varion nga 56 nė 62 pėr qind. KQZ-ja konfirmon se pėr Tiranėn ka shumė probleme. Kryetari i KQZ-sė, Ilirjan Celibashi, pohoi se nė 5 njėsi bashkiake, ka patur disa probleme me funksionimin e disa qendrave tė votimit. Sipas Celibashit, disa nga anėtarėt e komisionit tė qendrave tė votimit janė larguar, duke mos firmosur procesverbalet e rezultatit tė zgjedhjeve. PD-ja dekalroi orėt e vona tė mbrėmjes se nuk do ta bllokojė procesin dhe se do tė zėvendėsojė kryetarin e KZQV-sė.


Kontestime

  • Nė minibashkinė numėr 3, komisionerėt e opozitės kanė vėrejtur parregullsi nė lista, prandaj dhe nuk kanė pranuar tė firmosin procesverbalet
  • Nė minibashkinė numėr 7, fletėt e votimit pėr kandidatin kryesor tė Bashkisė janė hedhur nė kutinė ku duhej tė hidheshin fletėt e kandidatėve pėr minibashki, komisionerėt e opozitės kanė bllokuar numėrimin e votave
  • Nė minibashkinė numėr 9, sėrish komisionerėt e opozitės kanė konstatuar parregullsi nė lista dhe mungesa tė gjata tė emrave tė elektoratit pėr tė votuar kanė vendosur qė tė mos i firmosin procesverbalet
  • Nė minibashkinė numėr 4 kryetari i KZQV-sė, Sokol Mulosmani ka dhėnė dorėheqjen. Mulosmani ka sqaruar se ka pasur mungesa nė lista


“Do tė ēoj tė vėrtetėn deri nė fund”
Kandidati Ngjela: Unė jam fitues nė Tiranė

Kandidati i PD pėr Bashkinė e Tiranės, Spartak Ngjela, deklaroi dje se Tirana do tė njohė vetėm njė fitore, atė tė Partisė Demokratike. “Duke filluar nga deklaratat e lėshuara nga Partia Socialiste, sipas sė cilės kandidati i tyre ka fituar nė Tiranė, unė kam filluar betejėn legale, ose fushatėn legale me anė tė sė cilės do tė dokumentoj parregullsitė. Askush nuk ka dyshim se jam unė fitimtar”, tha Ngjela. Ai kėrkoi nga kundėrshtarėt e tij qė tė lėnė pėrpjekjet pėr manipulime. “Nuk mė falet nė qoftė se nuk e ēoj tė vėrtetėn deri nė fund, atė tė vėrtetimit se Tirana tashmė ka njė fitues, kandidatin e PD-sė. Unė nuk pranoj humbjen, pasi kam sakrifikuar gjithēka pėr qytetarėt e kryeqytetit, sikurse do tė mbroj vullnetin e tyre”, tha kandidati i selisė blu. Pasi theksoi se opozita tashmė tregoi se ėshtė shumicė, pas zgjedhjeve tė 12 tetorit, nuk do tė lejojė qė kjo shumicė tė mos pranohet nė Tiranė, qytet i cili pėrherė ka treguar se ėshtė pėr tė mbrojtur dhe zhvilluar vlerat demokratike. “Ne do t“u japim shqiptarėve votėn e lirė, tė cilėn po mundohen disa tė na e rrėnmbejnė. Beteja ka filluar dhe ripėrsėris se atė e kam fituar unė”, shtoi ai. Kandidati demokrat tha se fitorja e tij ėshtė tashmė e faktuar si nė procesverbalet e zgjedhjeve, ndonėse bandat socialiste u munduan t’i manipulojnė, sikurse edhe nė faktimin e mijėra personave tė lėnė jashtė listave zgjedhore.

BASHKIA TIRANE
EDI RAMA (PS) 58 %

BASHKIA KAMEZ
Agim Cani (PD)

BASHKIA VORE
Fiqri Ismaili (PD)

MINIBASHKIA 1
Anita Zaimi (PS)

MINIBASHKIA 2
P. Bodinaku (PS)

MINIBASHKIA 3
Ilir Kokona (PS)

MINIBASHKIA 4
Vaid Kalaja (PS)

MINIBASHKIA 5
Jeta Seitaj (PS)

MINIBASHKIA 6
Irfan Dashi (PS)

MINIBASHKIA 7
Pandeli Sara (PS)

MINIBASHKIA 8
Arben Tafaj (PD)

MINIBASHKIA 9
Luan Zhegu (PS)

MINIBASHKIA 10
Mira Veizi (PS)

MINIBASHKIA 11
Haki Mustafa (PD)

 
© 2003 Gazeta Panorama
 
Faqe 6 - Politikė

14Tetor 2003

Zgjedhjet lokale 2003
 
Presidenti duket se nuk ka dalė shumė i kėnaqur nga problemet e hasura nė kėtė proces dhe debatet qė kanė nisur mes dy forcave politike kryesore nė vend. Shqetėsimin e tij ia ka pėrcjellė dy liderėve kyesorė, atij tė PS-sė, Fatos Nano dhe tė PD-sė, Sali Berisha, tė cilėve u ka kėrkuar tė ndjekin rrugėt ligjore pėr zgjidhjen e kontradiktave
 
Presidenti reagon pas zgjedhjeve. Pas komunikimit me krerėt e partive bėn vlerėsime dhe vėrejtje
 
Moisiu: Policia veproi sipas ligjit
“Problemet me listat tė zgjidhen sipas kuadrit ligjor”
 

Blerina Gjoka

Tiranė

Kreu i Shtetit ka bėrė vlerėsimet dhe vėrejtjet e tij njė ditė pas pėrfundimit tė procesit zgjedhor nė tė gjithė vendin. Kėshtu, Presidenti Alfred Moisiu, ka konstatuar se policia ka vepruar sipas ligjit dhe nuk ėshtė bėrė protagoniste e ndonjė incidenti gjatė zgjedhjeve.

Vlerėsimin e tij, Moisiu ia ka pėrcjellė ministrit tė Rendit Publik, Luan Rama, drejtorit tė Pėrgjithshėm tė Policisė, Bajram Ibraj dhe nėndrejtorit tė SHISH-it, Ylli Alushi. Por, Presidenti duket se nuk ka dalė shumė i kėnaqur nga problemet e hasura nė kėtė proces dhe debatet qė kanė nisur mes dy forcave politike kryesore nė vend. Shqetėsimin e tij ia ka pėrcjellė dy liderėve kyesorė, atij tė PS-sė, Fatos Nano dhe tė PD-sė, Sali Berisha, tė cilėve u ka kėrkuar tė ndjekin rrugėt ligjore pėr zgjidhjen e kontradiktave.

Reagimi i Moisiut
Sipas njė njoftimi pėr shtyp nga Presidenca, bėhet e ditur se, gjatė ditės sė djeshme, Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, ka kryer disa biseda telefonike me ministrin e Rendit Publik, Luan Rama, drejtorin e Pėrgjithshėm tė Policisė, Bajram Ibraj dhe nėndrejtorin e SHISH-it, Ylli Alushi. Gjatė bisedės me kėta funskionarė, ai “i pėrgėzoi forcat e policisė dhe tė shėrbimit informativ pėr qėndrimin korrekt dhe nė pėrputhje me ligjin, duke garantuar kėshtu njė proces zgjedhor tė qetė”. Ēėshtja e pjesėmarrjes sė policisė nė procesin zgjedhor, u bė njė shkak debati politik dhe konflikti tė hapur mes institucioneve kryesore nė vend. Opozita e kundėrshtoi aktin normativ tė qeverisė pėr kėtė gjė, i cili u votua nė parlament me votėn e socialistėve. Presidenti Moisiu tentoi ta kthente mbrapsht, por hasi nė rezufimin e kreut tė Kuvendit, Servet Pėllumbi.

Procesi zgjedhor
Presidenti ka kėrkuar zgjidhjen e problemeve tė zgjedhjeve nė rrugė ligjore. Sipas zyrės sė shtypit pranė tij, Moisiu zhvilloi dje biseda telefonike me kryetarin e Partisė Socialiste, Fatos Nano dhe me kryetarin e Partisė Demokratike, Sali Berisha, tė cilėt i pėrshėndeti pėr fushatėn e qytetėruar, zhvillimin normal tė procesit zgjedhor dhe arritjet e forcave politike, qė ata drejtojnė, duke treguar pėrpara opinionit tė brendshėm dhe atij ndėrkombėtar se, shqiptarėt dinė tė bėjnė zgjedhje. Sipas kėtij njoftimi, gjatė bisedės u pėrmend edhe ndonjė problem i evidentuar nė procesin zgjedhor, ndjekja e tė cilit duhet bėrė vetėm brenda kuadrit ligjor.


Reagimi i monitoruesve
Vėzhguesit vendės: Listat, problemi kryesor

Problemet qė u hasėn gjatė sė dielės me listat e zgjedhėsve, janė konstatuar dhe nga qindra vėzhgues vendės, sipas tė cilėve ishte njė nga pengesat kryesore pėr zhvillimin e njė procesi tėrėsisht tė qetė. Ēoroditja e listave, ku zgjedhėsit nuk gjenin dot emrin e tyre, ishte njė ēėshtje problematike qė kanė raportuar kėta vėzhgues njė ditė pas zgjedhjeve. Sipas Komitetit tė Helsinkit, asnjė votues nuk ishte njoftuar nga KQZV-tė pėr ndryshimin e qendrės sė votimit. Po ashtu, njė tjetėr problem ka qenė mbushja e kutive tė votimit, gjė qė kishte penguar procesin, duke lėnė njerėzit pa votuar. Pėrfaqėsues tė Komitetit Shqiptar tė Helsinkit, theksuan se kjo organizatė ka monitoruar zgjedhjet nė rrethet Tiranė, Durrės, Fier, Vlorė, Shkodėr, Elbasan, Korēė, Gjirokastėr dhe Kukės. Lidhur me ecurinė e procesit tė votimit, vėzhguesit e KSHH-sė vlerėsojnė se, pėrgjithėsisht situata ka qenė e qetė dhe pa incidente nė zonat e vėzhguara. Nė ngritjen e qendrave tė votimit dhe vendndodhjes sė tyre, nė pėrgjithėsi ėshtė respektuar ligji dhe tėrheqja e bazės materiale ėshtė bėrė nė kohė. Sipas vėzhguesve, ka pasur tejmbushje tė kutive votimit, por qė kjo nuk ka sjellė pamundėsinė e votimit tė zgjedhėsve. Sipas vėzhguesve, edhe procesi i numėrimit tė votave ėshtė zhvilluar normalisht, por janė konstatur vetėm disa vonesa pėr arsye tė ndryshme. Pėrsa i pėrket rolit tė policisė gjatė procesit tė votimit, vėzhguesit nuk kanė raportuar ndonjė rast tė ndėrhyrjes sė policisė nė qendrat votimit. Zgjedhjet e qeverisjes vendore nė Shqipėri u monitoruan nga 2050 vėzhgues, prej tė cilėve 1858 ishin vėzhgues vendės dhe 200 vėzhgues tė huaj. Gjatė ditės sė sotme pritet qė tė japė njė raport tė hollėsishėm mbi procesin zgjedhor dhe problemet e hasura gjatė tij, Misioni Vėzhgues i OSBE-sė dhe ODIHR-it. Deklarimi i tyre do tė jetė njė ogur pėr ecurinė e procesit tė integrimit tė vendit tonė nė strukturat euroatlantike.


Tė vegjlit optimistė pas zgjedhjeve
Disa parti pretendojnė pėr vendin e tretė

  • Partia Demokrate e re 3 komuna
  • Partia Legalitetit 5 komuna
  • Partia Demokristiane 5 komuna
  • Partia Liberaldemokrate 1 bashki
  • PBDNJ 3 bashki disa komuna

Pothuaj tė gjitha partitė politike, pėrjashtuar dy forcat mė tė mėdha, PS-PD, janė deklaruar pėr njė rritje tė rezultatit, krahasuar me zgjedhjet e mėparshme vendore. “Nė bazė tė rezultateve paraprake, PDR-ja ka ruajtur vendin e saj si forcė e tretė nė rang vendi, duke siguruar pjesėmarrjen me kėshilltarė nė tė gjithė kėshillat vendore. Po ashtu, ne kemi fituar nė komunat Lopez, Tepelenė dhe Fierzė Pukė, ndėrsa nė njė numėr shumė tė madh tė komunave kemi dalė forcė e dytė politike”, tha kreu reformator Pollo. Edhe Partia Lėvizja e Legalitetit shprehet pėr njė rezultat mė tė lartė. Nga informacioni qė disponojmė deri tani, rezulton se PLL-ja ka arritur tė fitojė nė 5 komuna; Lis, Rukaj e Dėrjan tė rrethit Mat, nė komunėn Bushtricė tė rrethit Kukės dhe nė komunėn Bujan tė rrethit Tropojė. Po ashtu nė nė raport me zgjedhjet e tetorit tė vitit 2000, PLL-ja ka katėrfishuar numrin e kėshilltarėve dhe, tashmė PLL-ja pėrfaqėsohet nė tė gjitha bashkitė e komunat e vendit me kėshilltarėt e saj, ndėrsa nė shumė bashki dhe komuna del partia e dytė. Edhe Partia Demokristiane ėshtė deklaruar si forcė kryesore nė jetėn politike pas rezultatit nė zgjedhjet lokale. “Kemi fituar nė pėsė komuna tė vendit; Velipojė, Dajē, Fierzė, Kukur dhe Kelmend, ndėrsa presim fitore edhe nė komuna tė tjera tė vendit”, u shpreh kreu demokristian Nikollė Lesi. Edhe Partia Bashkimi Liberaldemokrat u shpreh me nota optimiste pėr rezultatin e saj nė zgjedhje, pasi ka arritur tė fitojė Bashkinė e Rubikut, sikurse ka fituar kėshilltarė nė mė shumė se 20 bashki e komuna tė vendit. Ndonėse rezultati pėrfundimar nuk ėshtė shpallur edhe PBDNJ-ja ėshtė deklaruar pėr njė fitore, e cila e rendit atė ndėr partitė kryesore pas PS-PD. “Kemi fituar dy bashki, Himarėn dhe Poliēanit, sikurse edhe disa komuna, ndėrkohė qė presim edhe tė tjera”, u shpreh kryetari i kėsaj partie, Vangjel Dule. Po ashtu, pėr fitore nė disa komuna tė vendit janė shprehur edhe socialdemokratėt.

 
© 2003 Gazeta Panorama
 
Faqe 7 - Politikė

14Tetor 2003

Zgjedhjet lokale 2003
 
ėshtė gjetur konsesusi dhe me KQZV-nė e Bashkisė sė Himarės, e cila ka arritur qė tė japė njė zgjidhje tė favorshme pėr tė dyja palėt
 
Sot duke u gdhirė, fletėt e votimit udhėtojnė drejt Tiranės pėr rezultatin pėrfundimtar
 
Himarė, pranohen votimet pas incidenteve
KZQV e Bashkisė lidh marrėveshjen mes dy palėve
 

Qemal Biraku

HIMARE

Incidenti i njė dite mė parė nė Himarė, duket se ka imponuar njė qetėsi tė mefshtė. Askush nuk pipėtin, gjithēka duket e qetė, ndėrkohė qė acarimet pėr procesin zgjedhor, kanė vazhduar tė vlojnė nga brenda.

Pikėrisht nė kėtė zonė janė shėnuar njė sėrė incidentesh tė cilat nuk kanė kaluar pa u vėnė re nga ana e tė palėve. Fatmirėsisht, ėshtė gjetur konsesusi dhe me KQZV-nė e Bashkisė sė Himarės, e cila ka arritur qė tė japė njė zgjidhje tė favorshme pėr tė dyja palėt. Simbas burimeve nga Komisioni Zgjedhor i Himarės, njė kuti votim ėshtė vjedhur dhe si pasojė komisioni ka rėnė dakort qė tė mos pranohet mė kjo kuti votimi edhe nė rast se gjendet. Gjithashtu komisioni ka rėnė dakort tė mos marrė parasysh njė kuti qė ėshtė mbushur me forcė me fletė votimi nga persona tė panjohur. Incidentet kanė vazhduar nė fshatin Dhėrmi, ku mungonte proces verbali i njė kutie votimi. Me konsensus tė plotė komisioni vendosi tė bėjė njė proces verbal me shkrim dhe u firmos nga tė gjithė antarėt e komisionit. Pėrfundimisht, KZQV e Bashkisė ka vendosur tė njohė rezultatin e konstatuar dhe numėruar nga kutitė e votimit. Tė gjithė procesverbalet janė tė firmosura dhe sot duke u gdhirė ato kanė udhėtuar drejt Tiranės. Mėsohet se numri i votuesve tė regjistruar nė lista ka qenė 9150. Nga kėto kanė votuar 2500 votues, nga tė cilėt 1310 kanė votuar pėr PDNJ-nė dhe vetėm 800 i kanė dhėnė votėn Partisė Socialiste.

Vlorė
Edhe nė Vlorė, socialistė e demokratė i kanė pranuar votimet. Njėra palė fituese dhe tjetra humbėse, kanė dalė nė konferenca pėr shtyp, ku kanė dhėnė vlerėsimet e tyre pėr kėtė proces zgjedhor. Kristaq Bisholla, kandidati demokrat pėr bashkinė e Vlorės, ėshtė shprehur se e pranoj humbjen, por parregullėsitė kanė qenė shumė tė mėdha nė tė gjitha zonat. Nga ana tjetėr, kandidati socialist Shpėtim Gjika, i cili tashmė ėshtė fitues, ėshtė shprehur se unė e meritoja fitoren dhe do tė bėj ē’ėshtė e mundur pėr tė qeverisur nė favor tė qytetarėve tė Vlorės. Situata postelektorale nė qytet ka qenė krejtėsisht e qetė. Asnjė incident nuk ėshtė shėnuar, ndėrkohė qė forcat e policisė kanė vazhduar patrullimet e tyre, duke siguruar rendin dhe qetėsinė publike.


Sipas KZQV

BASHKIA Vlorė

  • Shpetim gjika (PS) 53 %
  • Kristaq bisholla (PD) 40 %
  • KANDIDATE TE TJERE Dule Arizaj (PSD) 6 %

BASHKIA Himarė

  • Gjergji Goro (PS) 32 %
  • Vasil Bollano (PBDNJ -PD) 52 %

 

FIER
Demokratėt: Na vodhėn

FIER – Qė nė mėngjesin e djeshėm zgjedhjet nė rrethin e Fierit, demokratėt i kanė cilėsuar si tė manipuluara. Sipas kryetarit tė PD-sė Ligor Pove, zgjedhjet kanė qenė krejtėsisht tė manipuluara nga ana e socialistėve. Por Pove njė vėrejtje tė tillė, e ka shprehur vetėm nė bashkitė apo komunat ku kanė fituar socialistėt. Nė bashkinė e Fierit, ishin tė regjistruar gjithsej 56.580 persona. Nga kėto kanė kanė votuar 18 642, duke shėnuar njė pjesėmarrja 32.95 pėrqind. Nė kėtė pjesmarrje tė ulėt kandidatin Zeqo votuan 10.786 persona ose 59.68 pėrqind. Ndėrkohė qė qė pėr Viktor Gjinin votuan 6373 votues ose 35.26 pėrqind.Si subjekt, Partia Socialiste mori 9351 vota ose 51,73 pėrqind dhe nga ana tjetėr Partia Demokratike mori 5356 vota ose 29,63 pėrqind. Ajo qė vlen pėr t’u pėrmendur ėshtė mbarėvajtja gjatė gjithė procesit dhe puna e mirė e forcave tė rendit, qė siguruan njė proces tė saktė zgjedhor. i.m

Bashkia Patos

  • Votues gjithsej 22160
  • Morėn pjesė 33,63 %
  • PS Andon Bita 45,96%
  • PD, Ēelnik Velmishi 33,25%


PS fitoi 23 njėsi vendore, ndėrsa PD vetėm 4
Berati dhe rrethinat, bastionet e pėrhershme tė socialistėve

Bashkia Berat

  • 31.983 zgjedhės gjithsej
  • 13.983 zgjedhės votuan
  • 6194 vota pėr kandidatin e PS-sė
  • 5366 vota pėr kandidatin e PD-sė
  • 2423 vota pėr forcat e tjera

BERAT – Partia Socialiste fiton pėrsėri bashkitė dhe komunat e qarkut tė Beratit. Ajo ka arritur qė pas votimit tė rifitojė pėrsėri 4 bashkitė dhe pjesėn mė tė madhe tė komunave tė qarkun e Beratit. Sipas tė dhėnave nė rang qarku, janė 29 njėsi vendore, 23 prej tė cilave janė fituar nga PS, 4 njėsi nga PD, njė njėsi nga PBDNJ dhe njė tjetėr nga PR. Burime nga kampi rozė pohojnė se kanė qenė vetėm pėr Bashkinė e Beratit rreth 31.983 votues, ndėr tė cilėt kanė votuar vetėm 13.983 votues, ose 35 pėr qind. Nė garėn pėr postin e kryebashkiakut, procesi i votimit ka pėrfunduar me 6194 vota pėr kandidatin e PS-sė, Fadil Nasufi dhe 5366 pėr atė tė PD-sė, Mehmet Xheka. Ndėrsa 2423 vota janė ndarė midis tė pavarurve dhe kandidatėve tė partive tė tjera politike. Dhe nė Kuēovė ka fituar PS me 70 pėr qind me kandidatin e saj, Artur Kurti, ndėrsa Skrapari me 52 pėr qind i ka dhėnė votėn kandidatit socialist Artur Kurti, ashtu si dhe nė Urėn Vajgurore, ku ka fituar Agim Bregu. E veēantė, por e pritshme ka qenė fitoja e kandidatit tė PBDNJ-sė, Adriatik Zotkaj. Pas pėrfundimit tė rezultateve paraprake, pėrfaqėsues tė PD-sė kanė deklaruar se ka pasur mangėsi, sidomos nė mungesėn e emrave nė listat e zgjedhėsve, ku kanė munguar rreth 1300 vetė. Por, sipas sekretarit tė PS-sė, Bashkim Ēela, zgjedhjet kanė qenė normale. “Probleme me listat ka pasur, por listat ishin shpallur rreth 1 muaj mė parė dhe tė gjithė qytetarėt mund tė interesoheshin pėr gjetjen e emrave”, pohon ai. Ndėrkohė, kryebashkiaku i ri, Fadil Nasufi pohoi se, “zgjedhjet u zhvilluan tė qeta, pasi nuk ėshtė mė koha e bastionėve, gjė e cila po na ēon drejt ekuilibrave. Fitorja ime si kryetar bashkie, mė obligon tė shtoj forcat dhe tashmė tė punoj pėr realizimin e premtimeve qė u bėnė gjatė fushatės”, tha ai. dh.rr

 
© 2003 Gazeta Panorama
 
Faqe 8 - Politikė

14Tetor 2003

Zgjedhjet lokale 2003
 
Xhaferri: Ftoj ndėrkombėtarėt qė monitoruan nė Durrės si edhe KQZ-nė qė e ndeshėn fenomenin e ndarjes sė familjeve, nė shkallė tė madhe nė ēdo qendėr votimi, tė kėrkojnė ribėrjen e zgjedhjeve nė Durrės
 
DURRES/ Ndryshojnė pėrqindjet: Koka 53 pėr qind dhe Hoxha 38.5 pėr qind
 
Xhaferri: Zgjedhje tė reja
Deputeti Olldashi: Janė manipuluar procesverbalet
 

a.h/g.t

Durrės

“Zgjedhjet nė Durrės janė manipuluar”. Tė kėtij mendimi dhe me mjaft forcė, kandidati PDR-sė Ferdinand Xhaferri dhe deputeti durrsak i PD-sė Sokol Olldashi, kanė kėrkuar qė kėto zgjedhje tė pėrsėriten urgjentisht.

Njė kėrkesė tė tillė ata e kanė parashtruar nė konferenca respektive pėr shtyp. Ndėrkohė qė mė e reja nga KZQV e Bashkisė, ėshtė se janė ulur ndjeshėm pėrqindjet e fitores dhe tė humbjes sė dy rivalėve durrsakė. Lefter Koka i PS-sė ka shkuar nė nivelin e 53 pėrqind, ndėrkohė qė Hoxha ka arritur tė kapė 38.5 pėrqind.

Kandidati i Partisė Demokrate tė Re, Ferdinat Xhaferri, kėrkoi dje ripėrsėritjen e zgjedhjeve pėr Bashkinė e Durrėsit, kėrkesė kjo tashmė e bėrė edhe nga Partia Demokratike. “Ftoj ndėrkombėtarėt qė monitoruan nė Durrės si edhe KQZ-nė qė e ndeshėn fenomenin e ndarjes sė familjeve, nė shkallė tė madhe nė ēdo qendėr votimi, tė kėrkojnė ribėrjen e zgjedhjeve nė Durres”, tha ai. Sipas tij, pėrqindja e votuesve nė Durrės qė u shmangėn me apo pa qėllim nga e drejta pėr tė votuar ėshtė nė njė pėrqindje tė atillė qė jo vetėm nuk mund tė injorohet, por edhe ndikon ndjeshėm nė rezultatin final tė votimit. “Nė morinė e problemeve qė u shfaqėn nė zgjedhje, problemi qė ka patur njė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė rezultatin pėrfundimtar tė votimit, ishte ndarja nė shkalle tė madhe e familjeve durrsake pėr tė votuar nė qendra tė ndryshme votimi”, tha kandidati reformator. Xhaferri shtoi se nė zgjedhjet e vitit 2000, u pėrdorėn kryesisht grupet e bandave pėr tė ndikuar nė rezultatin e votimit, sikurse familje durrsake u ndanė nė qendra tė ndryshme, ēka pėrbėn edhe njė model tė ri tė manipulimit. “Ēėshtja nuk shtrohet nė i pranon Xhaferri zgjedhjet apo jo. Ēėshtja nuk shtrohet nė humbi apo nuk humbi opozita nė Durres. Ēėshtja shtrohet qė bazuar nė standardet minimale tė demokracisė, ajo qė ndodhi nė Durrės ėshtė shumė larg sė qeni jo vetėm e lirė dhe e ndershme, por edhe minimalisht e pranueshme”, tha ai. Kandidati reformator, njėkohėsisht edhe nėnkryetar i PDR-sė, kėrkoi nga komuniteti ndėrkombėtar njė angazhim mė tė madh dhe moslejim tė manipulimeve zgjedhore, sikurse ndodhi nė zgjedhjet e vitit 2000 dhe 2001. “Ndaj kėrkesės pėr ripėrsėritjen e zgjedhjeve nė Durres e kėrkoj, pasi kjo do tė sillte humbjen e besimit tek institucioni i zgjedhjeve nga votuesit durrsakė”, tha Xhaferri. Sipas tij, nėse ajo qė ka ndodhur mė 12 tetor nė Durres do tė tolerohet, atėhere besimi i tronditur te qytetarėt e Durrėsit pėr zgjedhje tė lira dhe tė ndershme, do tė shkatėrrohet rėndė dhe do tė duhet shumė kohė pėr ta rikuperuar, besim qė ėshtė tronditur edhe nė bashki e komuna tė tjera tė vendit.

Nga ana e tij, deputeti durrsak i Partisė Demokratike Sokol Olldashi pėrveē se ka kėrkuar me forcė qė tė pėrsėriten zgjedhjet, ka bėrė tė ditur se janė konstatuar procesverbale qė nuk janė firmosur nga komisionerėt demokratė. Pėr herė tė fundit, Olldashi ėshtė shfaqur nė konferencė pėr shtyp rreth orės 20.00 ku ka kėrkuar sėrish me forcė pėrsėritjen e zgjedhjeve.

 
© 2003 Gazeta Panorama
 
Faqe 10 - Politikė

14Tetor 2003

Zgjedhjet lokale 2003
 
Socialistėt kanė dalė tė zhgėnjyer nga kėto zgjedhje, ndonėse shpresat pėr njė fitore tė dytė tė kryebashkiakut aktual, ishte mjaft e mundshme. Dhjetė mijė votues mė pak se zgjedhjet e tetorit tė vitit 2000 janė regjistruar tė dielėn nė Qarkun e Korēės
Demokratėt korrin tri fitore nė Korēė
Damo: Do tė pėrkrah intelektualėt. Duro: Respektoj votėn
 

Pėllumb Ēuni

KORĒĖ

Atmosfera pas zgjedhore ka vazhduar dhe gjatė ditės sė djeshme nė qytetin e Korēės. Por nėse njė ditė mė parė, ishin tė dy palėt qė festonin, dje kanė qenė vetėm demokratėr qė kanė uruar njėri-tjetrin.

Socialistėt kanė dalė tė zhgėnjyer nga kėto zgjedhje, ndonėse shpresat pėr njė fitore tė dytė tė kryebashkiakut aktual, ishte mjaft e mundshme. Dhjetė mijė votues mė pak se zgjedhjet e tetorit tė vitit 2000 janė regjistruar tė dielėn nė qarkun e Korēės. KZQV-ja e rrethit ka konfirmiuar se nga 62.650 votuesit e regjistruar, kanė marrė pjesė vetėm 21324, ose 34.5 pėr qind. Po nga burime tė kėtij komisioni, konfirmohet se, Robert Damo i PD-sė ka marrė 748 vota mė tepėr se Gjergj Duro i PS-sė, i cili ka mbajtur mandatin e shkuar si kryebashkiak i Korēės. Damo ka arritur qė tė sigurojė klasifikimin me 10.248 vota, ndėrsa pėr Duron kanė votuar 9500 zgjedhės. Kėshilli bashkiak do tė pėrfaqėsohet vetėm nga tre forca politike. Nga 19 subjekte qė hynė nė garė, vetėm PD, PS dhe PBDNJ morėn kėshilltarė pėr Bashkinė e Korēės, ndėrsa subjektet e tjera nuk mundėn tė kalonin 3 pėr qind. PD ka fituar si subjekt 43.5 pėr qind, PS 37 pėr qind dhe PBDNJ 3.4 pėr qind, ēka ka bėrė qė ajo tė pėrfaqėsohet me njė kėshilltar, Arben Miēinatin, i cili garoi dhe pėr kryetar Bashkie. Ndėrsa 34 anėtarėt e tjerė tė Kėshillit Bashkiak janė nga dy forcat kryesore politike, nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste.

Ja ē’tregojnė dy kandidatėt rivalė se si e kanė pritur pėrfundimin e zgjedhjeve.

Flet zv/rektori Robert Damo

Tashmė u dha konfirmimi se ju do tė drejtoni Bashkinė e Korēės. Si po e pėrjetoni kėtė ēast?
Unė gjej rastin pėr tė falenderuar tė gjithė ata qė mė kanė mbėshtetur, falenderoj qytetarėt e Korēės, tė cilėt mė votuan pėr ndryshimin. Unė e kisha tė siguruar fitoren dhe e pėrjetoj kėė ēast si njė fitues i merituar.

A do t“i mbani premtimet qė i keni dhėnė elektoratit?
Qėllimi im ėshtė qė tė mbėshtes dhe pėrkrah ēdo intelektual, qytetar tė Korēės, pavarėsisht nga bindjet, tė cilat kanė potenciale dhe japin alternativa qė i shėrbejnė zhvillimit rrėnjėsor tė qytetit. Unė e kam thėnė dhe mė parė qė fitoren do tė mundohem ta menaxhoj nė dobi tė komunitetit.

Jeni fitues dhe si subjekt dhe nė parlamentin bashkiak keni mė shumė anėtarė. Si e vlerėsoni kėtė?
Ne dje arritėm tri fitore. Fituam Bashkinė, fituam Kėshillin Bashkiak dhe fitorja e tretė ėshtė se kemi fituar dhe qarkun. Ne do tė tregojmė vlerat tona se dimė tė drejtojmė ndryshe.

Kryebashkiaku Gjergji Duro

Nuk arritėt tė rimerrni mandat tė ri. Si e pritėt?
Unė nuk jam i humbur. Kam punuar tre vjet pėr kėtė qytet. Respektoj vullnetin e sovranit. Unė jam i humbur nėse humbasin projektet qė kemi zbatuar pėr Korēėn dhe ato qė do tė bėnim.

Si e shpjegoni humbjen?
Unė nuk humba pėr shkak tė qytetarėve korēarė, por pėrsėris qė respektoj vullnetin e sovranit.

Keni ndėrmend tė largoheni nga Korēa?
Unė kėtu do tė rri e do tė vazhdoj tė punoj pėr qytetin, siē kam bėrė deri tani. E pėrsėris, unė nuk jam i humbur.


PD fiton komunat

KORĒĖ – Nga 14 komuna qė ka Korēa, nė 7 prej tyre kanė fituar kandidatėt demokratė, nė 6 ata socialistė dhe nė njė PBDNJ-ka. Komunat qė ka fituar PD-ja janė Pojani, Vreshtasi, Pirku, Voskopi, Voskopoja, Bulgareci, Drenova, ndėrsa PS-ja ka fituar nė Moglicė, Lekas, Vithkuq, Gore. Kandidati i PBDNJ-sė, Fredi Xhomo, ka fituar nė komunėn e Mollajt.

 
© 2003 Gazeta Panorama
 
Zgjedhjet lokale 2003
 
Socialistėt fitojnė 23 njėsi tė pushtetit lokal
 
PD e Gjirokastrės: E pranojmė humbjen
“Por ėshtė ushtruar presion nė disa lagje demokrate”
 

t.k

GJIROKASTER

Vetėm pak orė pas konfirmimit nga ana e KZQV-ve tė rezultateve tė zgjedhjeve tė djeshme nė kampin rozė filloi festa e cila ka zgjatur thuajse gjatė gjithė natės sė mbrėmshme e deri nė orėt e para tė mėngjesit. Nga ana tjetėr, nė selinė blu ka mbizotėruar heshtja. Tė dhėnat flasin pėr njė fitore tė subjektit politik tė PS-sė nė 23 njėsi tė qeverisjes vendore nė shkallė qarku. Subjekti PD ka fituar 8 njėsi ndėrsa PBDNJ 1 njėsi (zonėn e Pogonit).

Kryetari i PS-sė lokale tė Gjirokastrės, ka deklaruar dje njė fitore bindėse me diferenca tė dukshme nė bashkinė e Gjirokastrės dhe tė Libohovės, si dhe nė 7 komuna. Sipas tij pėr rezultatet e deritanishme nuk ka patur kontestime nga asnjė forcė politike ndėrkohė qė kandidati Bime nė Gjirokastėr ka fituar me njė diferencė tė ndjeshme ndaj kandidatit demokrat. Ndėrkaq zėdhėnėsi i PD-sė Vasil Muka i ka cilėsuar zgjedhjet si tė qeta, por ka dėnuar presionin qė sipas tij ėshtė ushtruar nė disa lagje ndaj votuesve demokratė. Problemi i mungesave nė listat e votimit nuk ka kaluar pa u ndjerė dhe nė Gjirokastėr, ku sipas Mukės, pjesa mė e madhe ishin demokratė. Ndėrkaq zėdhėnėsi i shtypit nė drejtorinė e policisė sė qarkut Xhaferr Kuka ka theksuar se duke pėrjashtuar incidentin e ndodhur njė ditė mė parė nė qytetin e Tepelenės kur u grindėn dy persona 50 metra larg qendrės sė votimit e ku dėgjuan krisma, nuk ka pėrmendur asnjė lloj prishje tė rendit apo tė qetėsisė publike. Nga 23.943 qė ishte numri i zgjedhėsve nė bashkinė e Gjirokastrės votuan 9845 zgjedhės ose 41 pėrqind. Prej tyre tė vlefshme ishin 9460 ose 96 pėrqind e votave dhe tė pavlefshme 385 vota ose 4 pėrqind. Ndryshe nga herėt e tjera kėsaj radhe siē dhe doli nga zgjedhjet kėshillat bashkiake dhe ato tė komunave do tė jenė mė pluraliste. Kėshtu nė Kėshillin Bashkiak tė Gjirokastrės, Tepelenės e Pėrmetit, veē PS-sė dhe PD-sė e PSD-sė do tė marrin pjesė edhe kėshilltarė tė partive tė tjera politike.

BASHKIA GJIROKASTER

  • Flamur Bime (PS) 55 %
  • Ylli Asllani (PD) 37 %
  • KANDIDATE TE TJERE Bashkim Tola (PSD) 5%


Lazarati, votime tė qeta

GJIROKASTER - Edhe nė komunėn e Lazaratit, votimi ėshtė zhvilluar i qetė. Edhe kryetari lokal socialist Ēobani ėshtė prononcuar se kjo fushatė ka dėshmuar pjekuri dhe maturi nga ana e forcave politike, pavarėsisht se nė kėtė fshat ėshtė votuar nė njė pėrqindje tė konsiderueshme kandidati demokrat pėr kryetar komune Dashnor Aliko.


Fiton nė Pėrmet, Tepelenė dhe Libohovė
PS firmos dhe nė Qark

GJIROKASTER - Fitorja e PS-sė ėshtė konfirmuar edhe nė Bashkitė e Libohovės, Tepelenės dhe Pėrmetit. Kreu i PS-sė lokale pėr qytetin e Gjirokastrės nė njė deklarim pėr mediat ka pohuar suksesin e tij edhe nė Bashkinė e Libohovės. Subjekti politik PS ka kapur 44,3 pėrqind tė votave, ndėrsa kandidati Ladi Hide ka fituar mė thellė me 53,8 pėrqind. Mėsohet se PD-sė ka kapur vetė 31,6 pėrqind dhe kandidatit i saj Arben Isufati 45 pėrqind. Kurse nė Bashkinė e Pėrmetit mėsohet se “kandidati i PS-sė Petrit Bregasi ka fituar 44 pėrqind kundrejt kundėrshtarėve. Edhe nė Bashkinė e Tepelenės zyrtarisht konfirmohet se ka fituar PS-sė si subjekt politik me 39,8 pėrqind dhe kandidati i saj Xhaferr Ruēi me 56,1 pėrqind kundrjet 23 pėrqind tė PD-sė dhe 39,9 pėrqind tė kandidatit tė saj Arben Culli.

 
 
Faqe 11 - Politikė

14Tetor 2003

Zgjedhjet lokale 2003
 
Si rrallėkund tjetėr nė Shqipėri, humbėsi i ka shprehur pėrgėzimet e tij sfiduesit. Hysen Domi, kryebashkiaku aktual i Bashkisė sė Elbasanit, qė ėshtė i detyruar t’ia lėshojė postin Ardian Turkut, e ka uruar atė
 
Domi: I uroj suksese Turkut
Kryebashkiaku i ri: Stafi tė mos ketė frikė
 

Luiza Mema

Elbasan

Pėrfundimi i votimeve, shpallja e fituesve dhe humbėsve, si dhe rezultatet paraprake, janė shoqėruar me ngjarje krejt tė ndryshme nga sa ka ndodhur nė rrethet e tjera.

Ndėrsa kandidati socialist Domi ka fituar 10.757 vota partia socialiste ka fituar shumė mė pak vota, vetėm 8.804. Kėshtu qė tregues tė tillė flasin pėr dėshtim tė drejtuesve tė PS-sė nė rreth nė kėtė garė elektorale kanė komentuar socialistėt elbasanas tė cilėt presin nga ēasti nė ēast dorėheqjen e Lekės.
Si rrallėkund tjetėr nė Shqipėri, humbėsi i ka shprehur pėrgėzimet e tij sfiduesit. Hysen Domi, kryebashkiaku aktual i Bashkisė sė Elbasanit, qė ėshtė i detyruar t’ia lėshojė postin Ardian Turkut, e ka uruar atė. Vetėm disa orė pas mbylljes sė kutive, kur Domi ėshtė njohur me rezultatin e zgjedhjeve tė 12 tetorit nė disfavor tė tij, i ka uruar demokratit Ardian Turku fitoren dhe punė tė mbarė si kryebashkiak i Elbasanit. Gjithashtu dje nėpėrmjet njė deklarate pėr shtyp tė bėrė para mediave Domi e ka quajtur dinjitoze dhe tė merituar fitoren e Ardian Turkut. Ai i ka uruar atij sukses dhe punė tė mbarė. “Ne nuk arritėm tė fitonim sepse u munduan tė bėjmė fushatė ndryshe nga sa ndodh nė fushata. Por sollėm njė risi ndryshe. Bėmė njė fushatė tė qytetaruar dhe kryetari i ri ka gjithashtu meritėn e tij nė kėtė drejtim” tha Domi. Nga ana tjetėr kryetari i ri Adrian Turku e ka falenderuar rivalin e tij Domi pėr nivelin e lartė tė qytetarisė qė tregoi gjatė fushatės si politikan nė kėtė fushatė. Turku dje nė njė deklaratė pėr shtyp ka shprehur falenderimin e tij pėr zgjedhėsit qė ia besuan atij pushtetin nė 3 vitet e ardhshme. Fitorja ime ėshtė njė meritė e popullit tė Elbasanit, i cili ishte i prirur pėr njė ndryshim nė qeverisje. Por gjithashtu nuk duhen harruar dhe vlerat e idividit” ėshtė shprehur me modesti Turku, i cili ka fituar 4000 mijė vota mė shumė se partia qė ai pėrfaqėson. Nga ana tjetėr, ai ka vazhduar tė shprehet se premtimet qė ai ka bėrė gjatė fushatės elektorale janė krejtėsisht tė realizueshme. “Pėrgjegjėsia pėr mosrealizimin e tyre nė tė ardhmen ėshtė krejtėsisht e imja dhe e stafit qė unė do tė drejtoj. Gjithashtu dua tė siguroj nėpunėsit e bashkisė, se nuk do tė ketė asnjė ndryshim pėr bindjet e tyre politike”. Njė tjetėr eveniment nė kėtė fushė ishte dhe dorėheqja e nėnkryetarit aktual tė bashkisė. Ilirjan Hoxha ka deklaruar se do tė largohet nga detyra qė mbante kėto 3 vjet.


Pas humbjes
Socialistėt: Tė largohet kryetari

ELBASAN - Socialistėt kėrkojnė dorėheqjen e kryetarit Agim Leka. “Rezultatet e dobėta tė socialistėve nė zgjedhjet e 12 tetorit duhet tė shoqėrohen me largimin e kryetarit tė degės sė PS-sė sė Elbasanit nga kjo detyrė” - janė shprehur shumica e anėtarėve tė saj dje nė qytetin e Elbasanit. “Ne i jemi drejtuar atij publikisht pėr tė bėrė dorėheqjen e menjėhershme”. Edhe disa drejtues socialistė tė zonave zgjedhore tė kėtij rrethi kanė kėrkuar largimin e Agim Lekės, si drejtues i PS-sė pėr Elbasanin. Numri i komunave tė fituara ėshtė minimal dhe vetėm dy bashki tė vogla janė sėrish nė duart e socialistėve. Humbja e tyre nė kėtė garė ėshtė mė e thella nė 13-vjet pluralizėm politik.

BASHKIA Elbasan

  • Hysen Domi 40,3 % (PS)
  • Ardian Turku (PD) 55,1 %
  • KANDIDATE TE TJERE PSD 2,79 %


PS kap Gramshin dhe Peqinin

ELBASAN – Pėrveē fitores sė bashkisė sė Elbasanit, e cila ėshtė dhe mė e madhja nė Shqipėri, demokratėt kanė shėnuar njė humbje tė ndjehme nė rrethet e tjera tė kėtij qarku. Nė rrethin e Gramshit, socialistėt kanė fituar bashkinė dhe kanė humbur dy komunė. Ndėrkohė qė demokratėt janė bėrė zotėr tė 7 komunave. Fitore socialistėt kanė shėnuar dhe nė Peqin, ku kanė fituar bashkinė, si dhe tė gjitha komunat pėrveē njėrės. Vetėm komuna e Karinės, ėshtė bėrė pronė e demokratėve. Nė kėtė qark, votimet kanė shėnuar njė mbarėvajtje tė shkėlqyer, pėrveē incidenteve qė janė shkaktuar nga ngatėrresat nė listat e votimeve.


Pėrēahet baza
Socialistėt e humbur: Eshtė faji i kryetarit

Votat nė Librazhd

  • PD Shaqir Kuka 45.78
  • PS Fatos Zharri 36.2
  • I pavaruri Mehmet Biēaku

LIBRAZHD - Edhe nė Librazhd, socialistėt humbjen e tyre ia kanė fatuar keqmenaxhimit qė i ėshtė bėrė fushatės elektorale nga ana e kryetarit tė PS-sė lokale. Qė tė gjithė kanė fajėsuar Hysni Hoxhėn, kreun lokal tė forcės rozė. Sipas pjesės mė tė madhe tė anėtarėve socialistė, ai nuk ka ditur qė tė zgjedhė personin e duhur qė tė pėrfaqėsojė socialistėt. Kėshtu nė Librazhd ėshtė shėnuar humbja e kandidatit socialist Fatos Zharri i cili ka fituar vetėm 36.2 pėrqind tė votave ndaj kandidatit demokrat Shaqir Kuka. Ky i fundit ka marrė jo pak, por 45.78 pėrqind tė votave. Nuk ėshtė pritur me habi as fituesi i vendit tė tretė nė kėto zgjedhje, ku rezulton tė jetė ngjitur kandidati i pavarur Mehmet Biēaku. Por socialistėt, tė cilėt duket se janė shumė tė irrituar nga humbja e tyre, vazhdojnė tė justifikohen. Ata shprehen se humbja e kandidatit tė tyre, erdhi dhe si pasojė e pėrēarjes brenda bazės. Kėshtu njė prej kandidatėve tė tyre ka kaluar i pavarur, njė tjetėr ka kandiduar pėr Partinė Social Demokrate dhe njė tjetėr pėr Partinė Demokracia Sociale. Kėsisoj shpėrndarja e socialistėve nė pėrfaqėsimin e alternativave tė tjera, ka marrė pėrsipėr njė pjesė tė mirė tė humbjes.

Megjithatė nė shkallė rrethi, socialistėt kanė dalė tė fituar. Nė Librazhd, ata kanė fituar njė bashki dhe 5 komuna, ndėrkohė qė demokratėt kanė fituar njė bashki dhe 4 komuna. Librazhi prej vitesh, njihet si bastion i socialistėve dhe ky ėshtė rezultati mė i dobėt qė ata kanė marrė ndonjėherė nė zgjedhje.

 
© 2003 Gazeta Panorama
 
 
http://www.info-grece.com/
Elections municipales en Albanie. Incidents aprčs la poussée des candidats de la minorité grecque.
  [ANA] · Publié le Mardi, 14 octobre 2003 ą 00:16 (UTC+1)
 

Le gouvernement grec suit de prčs la situation en Albanie ą la suite d'incidents isolés survenus dimanche lors des élections municipales dans ce pays qui ont vu une importante avancée des candidats issus de la minorité grecque du pays.

Commentant les incidents ą Himare (sud de l'Albanie), oł un membre de la minorité grecque d'Albanie a été battu et blessé par des inconnus cagoulés, qui étaient entrés aprčs avoir lancé une grenade dans un bureau de vote de la ville, le porte-parole par intérim du gouvernement, Tilémachos Hytiris, a indiqué que le gouvernement grec suivait de prčs les résultats des élections et tout ce qui s'est passé au cours de ce scrutin en ce qui concerne la minorité grecque d'Albanie.

Une dépźche de l'ANA de Tirana a indiqué lundi que d'ores et déją il est certain que dans trois des régions oł vit la minorité grecque d'Albanie, les élections ont été remportées par les candidats de la minorité grecque sur des listes du Parti socialiste, alors que pour 5 autres régions, ce sont des candidats de la minorité qui sortent vainqueurs mais cette fois sur la liste des Partis de l'"Union des droits de l'Homme" et "Omonia".

Plus de 2,7 millions d'électeurs albanais ont été appelés ą élire les maires de 76 villes et les conseillers de 308 municipalités. Ces élections étaient suivies par des observateurs de l'OSCE.

 

E Hene, 13 Tetor 2003 Koha Jone http://www.kohajone.com/

PD FITON NE BASTIONET SOCIALISTE

Anila Rama

Opozita sfidoi mazhorancen socialiste ne bastionet e saj. Ashtu sic pritej, zgjedhjet vendore qe u zhvilluan dje ne ne te gjithe vendin, shenuan surpriza me rezultatte ne mjaft njesi zgjedhore. Harta e mbeshtetjes se forcave kryesore politike, ndyshoi dukshem, ku Partia Socialiste duket se ka humbur ndjeshem ne disa nga zonat qe e kane mbeshtetur ne te gjitha proceset zgjedhore te zhvilluara me pare. Ndeshkimin me ane te votes per PS-ne e ka dhene dje nje pjese e zonave ne jug te vendit qe njiheshin pergjithesiht si te majta. Nga rezultatet paraprake te shpallura zyrtarisht nga selia e Partise Demokratike, bie ne sy humbja e socialisteve ne bashkite e Korces, Sarandes, Elbasan, Lushnjes, te cilat hyjne ne bashkite e kategorise se pare. Nderkohe qe edhe ne Delvine, Kelcyre, Rreshen e Divjake, apo edhe ne ndonje bashki tjeter jo kryesore, ku historikisht PS-ja kishte fituar, socialistet kane humbur perballe kandidateve te PD-se. Me sa duket qytetet e siperpermendura, jane lodhur duke votuar gjithmone per te njejtet persona qe ndoshta nuk u sollen asgje ne keto vite, dke e hedhur voten kete radhe per te alternativen e djathte. Opozita deri vone pas mesnates pretendonte fitoren edhe ne Bashkine e Gjirokastres, gje qe e ka deklaruar edhe kampi kundershtar i socialisteve. Nderkaq ne zonen e shumeperfolur te Himares rezultoi i sukseshem koalicioni i PD-se me partine perfaqesuese te minoritetetit grek. Kandidati i perbashket Vasil Bollano, ka fituar shumicen, fakt qe u konfirmua, si nga kreu i PBDNJ-se Vangjel Dule ashtu edhe nga nenkryetari i PD-se Bamir Topi. Socialistet jane ndeshkuar edhe ne Polican, ku kandidati i PBDNJ-se, i mbeshtetur nga PD-ja jo zyrtarisht, ka fituar shumicen derrmuese. Kreu i PBDNJ-se konfirmoi se kishte fituar edhe ne Bashkine e Selenices. Por surprize ishte Komuna e Ulzes ne veri te vendit qe ka mbeshtetur kandidatin e PBDNJ-se, duke rrezuar te dy kandidatet e PS-se dhe te PD-se. Nderkaq ne veri te vendit pergjithesisht PD-ja ka ruajtur bastionet e saj, duke fituar Bashkine e Shkodres, Tropojes, Kukesit, Lacit. PD ka deklaruar fitoren edhe ne Bashkine e Peshkopise. Gjithesesi rezultatet e shpallura mbreme vone dhe sot ne oret e para te pas mesantes, pritet qe te marrin konfirmime zyrtare sot, kur gjithcka do te jete me e qarte pasi gjithcka do te jete perfunduar.

 

Demokratėt nė krye tė Elbasanit, edhe nė Librazhd fiton PD

Lajmi i ores 12:10 PM
ELBASAN (13 Tetor) - Zgjedhjet nė Elbasan i ka fituar me njė diferencė tė konsiderueshme, kandidati i PD-sė, Ardian Turku, ndėrsa kandidati i PS-sė, Hysen Domi ka humbur. Turku ka fituar 56 pėrqind tė votave. Me tė njėjtėn pėrqindje nė Librazhd ka fituar kandidati demokrat Shaqir Kuka. Ndėrsa nė Gramsh ka fituar kandidati socialist Tajar Bici. ro/ro (BalkanWeb) http://www.balkanweb.com
 

Demokratėt marrin bashkinė e Korēės, PS fiton Pogradecin

Lajmi i ores 10:45 AM
KORCE (13 Tetor) - Demokratėt kanė rrėzuar selinė rozė tė bashkisė sė Korēės dhe kanė arritur tė marrin kryesinė. Robert Dano, kandidati i PD-sė ka fituar ndaj Gjergji Duros, ish kryetar i bashkisė. Socialistėt kanė fituar bashkinė e Pogradecit, por kanė humbur nė Bilisht. Ndėrsa Erseka ka votuar pėr PS-nė. Korēa ishte njė nga qytetet qė ka pasur mė shumė probleme gjatė orėve tė votimit, ku thuajse pas ēdo ore ka ndodhur nga njė incident. ro/ro (BalkanWeb)

Socialistėt fitojnė nė Berat, PBDNJ merr Poliēanin

Lajmi i ores 11:20 AM
BERAT (13 Tetor) - Thuajse nė tė gjithė qarkun e Beratit kanė fituar socialistėt. Tė gjitha bashkitė janė fituar bindhshėm nga kandidatėt e PS-sė, ndėrsa surpriza ka qenė nė Poliēan, ku ka fituar kandidati i PBDNJ-sė, Adriatik Zotaj. Nė Berat ka fituar Fadil Nasufi me 55 pėrqind, nė Kuēovė Artur Kurti me 62 pėrqind dhe nė Ēorovodė Abdyl Arra me 52 pėrqind, tė tre kandidatė tė PS. ro/ro (BalkanWeb)

Durrėsi edhe tre vjet rozė, PD merr Fushė-Krujėn

Lajmi i ores 10:05 AM

DURRES (13 Tetor) - Socialistėt do ta kenė edhe tre vjet tė tjerė mundėsinė pėr tė treguar nė do t'i mbajnė premtimet e bėra gjatė fushatės. Lefter Koka ka fituar bashkinė e Durrėsit duke mundur me 18 pėrqind mė shumė kandidatin demokrat Avni Hoxha. Ndėrsa Xhaferri qė konsiderohej si kandidati I tretė I fuqishėm nuk ka siguruar as 2 pėrqind tė votive. Pd ka fituar Fushė-Krujėn dhe komunėn e Thumanės. Socialistėt kanė fituar edhe nė Shijak me 61 pėrqind tė votave pėr Igli Ēelėn. ro/ro (News24/BalkanWeb)

 

Shkodra nuk ndryshon ngjyrė, fiton kandidati demokrat Artan Haxhi

Lajmi i ores 9:35 AM

SHKODER (13 Tetor) - Shkodra ėshtė sėrish bastion i PD-sė. Kandidati demokrat Artan Haxhi ka fituar me njė rezultat tė thellė ndaj rivalit socialist Gjergj Liqejza, duke marrė rreth 4 mijė vota mė shumė. Fitorja e kandidatit demokrat u pranua nga tė dyja palėt, megjithėse nė Komisionin Zgjedhor Zonal nuk kanė mbėrritur edhe procesverbalet pėr 19 zona. Pjesėmarrja e votuesve nė Shkodėr ka qenė tepėr e ulėt, 30 pėrqind. Ndėrkaq, nė Pukė ėshtė deklaruar pėrfundimisht fitorja e kandidatit socialist. Bie nė sy fakti se nė kėshillin bashkiak tė qytetit shumica e anėtarėve janė nga partitė e vogla. Po kėshtu PS ka fituar edhe nė Koplik, megjithėse me diferencė tė ngushtė. Ndėrsa nė Vaun e Dejės zgjedhjet nuk u zhvilluan. ro/ro (News24/BalkanWeb)

Surpriza e zgjedhjeve: Rama rifiton Tiranėn, PD zbarkon nė Jug

Lajmi i ores 8:15 AM

Arkiv

TIRANE (13 Tetor) - Edi Rama mundi dje socialistėt, ndėrsa partia qė e kandidoi kryebashkiakun e Tiranės pėsoi njė rėnie tė pozicionit tė saj nė jug tė vendit. Nga stafi i Edi Ramės jepeshin tė dhėna tė ndryshme nė lidhje me qendrat e votimit ku ai kishte fituar, apo humbur, derisa kreu i PS-sė sė Tiranės, Musa Ulqini deklaroi njė fitore tė Ramės. Por rezultatet e deklaruara nga sekretari pėrgjithshėm socialist, Ruēi treguan se PS kishte humbur shumė terren sidomos nė jug tė vendit, si nė Sarandė, Korēė, Leskovik, etj. Kjo u justifikua me bashkėpunimin PD-PBDNJ. Partia Socialiste deklaroi se ka fituar shumicėn e bashkive dhe komunave, por Partia Demokratike pretendon gjithashtu tė ketė fituar nė zgjedhje. PS pretendon se ka fituar bashkitė e Tiranės, Kolonjės, Pukės, Vlorės, Gjiokastrės, Mallaksatrės, Sarandės, Beratit, Kuēovės, Hasit, Durrėsit, Kukėsit, Fierit, Dropullit, Lezhės, Pogradecit, Devollit, Ēorovodės, Ballshit e Koplikut, ndė7rsa PD pretendon tė ketė fituar Bajram Currin, Shkodrėn, Laēin, Milotin, Krujėn, Mamurrasin, Kėlcyrėn, Lushnjėn, Kavajėn, Librazhdin, Sarandėn, Leskovikun, Elbasanin, Ksamilin, Korēėn, Burrelin, Labinotin, Rrėshenin e Delvinėn. Gjithsej PS ka fituar 36 bashki, ndėrsa PD 23 bashki, PS 163 komuna, ndėrsa PD 90 komuna. Gjatė gjithė natės pranė shtabeve elektorale tė partive kanė mbėrritur rezultatet e votimit, por KQZ ka 3 ditė afat pėr shpalljen zyrtare tė rezultateve. ro/ro (GazetaShqiptare/BalkanWeb)

KQZV: Kandidati i PD-sė fiton nė bashkinė e Delvinės

Lajmi i ores 9:15 PM
DELVINE (13 Tetor) - Kandidati i Partisė Demokratike (PD) pėr kryetar tė bashkisė sė Delvinės ka fituar nė zgjedhjet pėr organet e qeverisjes vendore tė zhvilluara tė Dielėn. Burime zyrtare nga KZQV-ja e Delvinės, bėnė tė ditur se, nė pėrfundim tė procesit tė numėrimit tė fletėve tė votimit, rezultoi se kandidati i PD-sė, Islam Jupi, ka marrė 1.290 vota ose 34,1 %, kundrejt kandidatit tė PS-sė, Kujtim Saliu, i cili ka marrė 1.114 vota, ose 30,98 %. Ndėrkaq, burimet shtuan se, edhe si subjekt ka fituar Partia Demokratike me 26,37 % tė votave, kundrejt Partisė Socialiste me 24,2 % dhe PBDNJ me 8,9 % tė votave. Sipas burimeve nga KZQV-ja e Delvinės, nė votimet e djeshme morėn pjesė 3.908 zgjedhės, ose 39 % e numrit total prej 11.720 zgjedhėsish qė ishin regjistruar nė listat e votimeve. dxh/dxh (BalkanWeb)
 

Kandidatėt e PS-sė fitojnė nė bashkitė e Tepelenės dhe Memaliajt

Lajmi i ores 7:55 PM
TEPELENE (13 Tetor) - Kandidatėt e Partisė Socialiste (PS) pėr kryetar tė bashkive tė Tepelenės dhe Memaliajt kanė fituar nė zgjedhjet pėr organet e qeverisjes vendore tė zhvilluara tė Dielėn. Burime zyrtare nga KZQV-ja e Tepelenės, bėnė tė ditur se, nė pėrfundim tė procesit tė numėrimit tė fletėve tė votimit, rezultoi se kandidati i PS-sė dhe kryetari aktual i bashkisė, Xhafer Ruēi, ka marrė 1.700 vota, kundrejt kandidatit tė PD-sė, Arben Ēulli, i cili ka marrė 1.200 vota. Sipas burimeve, nė votimet e djeshme morėn pjesė 3.500 zgjedhės, nga 6.700 qė ishte numri total i tyre nė listat e votimit. Ndėrkaq, burimet thanė se, kandidati i PS-sė pėr bashkinė e Memaliajt, Durim Roshi, ka marrė 1.012 vota, kundrejt kandidatit tė PD-sė, Syrja Hyseni, i cili ka marrė 720 vota. Nė votimet e djeshme nė Memaliaj, morėn pjesė 2.407 zgjedhės, nga 5.500 qė ishte numri total i tyre nė listat e votimit. dxh/dxh (BalkanWeb)
 

KQZV: Kandidati i PS fiton me rreth 77 pėr qind tė votave

Lajmi i ores 6:00 PM
KORĒE (13 Tetor) - Kandidati i Partisė Socialiste, Adriatik Braēe, ėshtė fitues i zgjedhjeve vendore pėr kreun e bashkisė sė Ersekės, duke siguruar rreth 77 pėr qind tė votave tė zgjedhėsve kundrejt afro 15 pėr qind qė fitoi pėrfaqsuesi i Partisė Demokratike, Ali Aliu. Sipas nėnkryetarit tė KZQV-sė pranė bashkisė Ersekė, Partia Socialiste ka fituar edhe si subjekt politik, duke siguruar rreth 55 pėr qind tė votave, ndėrsa Partia Demokratike ka siguruar rreth 10 pėr qind tė votave tė zgjedhėsve si subjekt politik. Nė qytetin e Ersekės, por edhe nė rrethin e Kolonjės, nė zgjedhjet lokale tė 12 tetorit u vu re njė pjesėmarrje e kėnaqėshme e zgjedhėsve nė votime. Nga tė dhėnat zyrtare tė KZQV-sė Ersekė, mėsohet se nė kėtė qytet morėn pjesė nė votime rreth 54 pėrqind e zgjedhėsve ndėrsa ky bilanc nė krejt rrethin rezultoi me njė pjesmarrje rreth 60 pėr qind. dxh/dxh (BalkanWeb)