Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Tiranė, mė 28 mars 2012

 

Deklaratė pėr media

 

Dje, Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shqipėri bėri njė deklaratė ku pėrmendet partia “Lėvizja e Legalitetit” dhe kryetari i saj z. Ekrem Spahiu.

Krahas shqetėsimit tė arsyeshėm qė shprehet nė deklaratėn e Delegacionit tė Bashkimit Evropian nė Shqipėri, me keqardhje vėmė re se ka njė nxitim tė habitshėm pėr t’ju referuar partisė Lėvizja e Legaliteti dhe kryetarit tė saj z. Spahiu.

Ky referim ėshtė bėrė nė kuadėr tė njė mjegullnaje mediatike dhe kur ndaj z. Spahiu ėshtė bėrė njė kallėzim penal. Thėnė ndryshe, Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shqipėri ka reaguar duke ju referuar burimeve tė pasigurta e tė paprovuara si edhe, njė deklaratė te tillė e konsiderojme presion ndaj organeve tė drejtėsisė shqiptare.

Duke marrė shkak nga tėrėsia e deklaratės sė djeshme tė Delegacionit tė Bashkimit Evropian nė Shqipėri, ėshtė rasti tė kujtojmė se orientimi pro Perėndimor ėshtė cilėsi e  kahershme e PLL dhe kombit shqiptar. PLL mendon se integrimi jonė nė BE nuk duhet tė cenojė identitetin tonė kombėtar deri nė atė masė sa tu japim qytetari fenomeneve qė deri tani kanė qenė tė huaja dhe janė tė papranueshme nga shumica dėrrmuese e shoqėrisė shqiptare.

Sė fundmi, por jo nga rėndėsia, ne urojmė qė Delegacioni i Bashkimit Evropian nė Shqipėri tė tregojė tė njėjtin zell pėr tė kėrkuar prej autoriteteve shqiptare edhe dėnimin e krimeve tė komunizmit, rehabilitimin dhe dėmshpėrblimin e ish tė burgosurve dhe pėrndjekurve politikė, garantimin dhe rikthimin e pronės pronarėve tė ligjshėm, garantimin e votės sė lirė dhe njė procesi zgjedhor tė ndershėm, ēėshtje kėto mjaft tė rėndėsishme, tė debatuara dhe pėr tė cilat gjithashtu ka edhe dokumente ndėrkombėtare.

Artan Tujani
Sekretar i Pėrgjithshėm i PLL 

---------------------------------

 

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Pershendetje,
Me poshte do te gjeni fjalimin qe zv-kryetari i PLL, Z. Sulejman Gjana, mbajti ne takimin e organizuar nga ish-te burgosurit politike sot mė dt. 25 mars 2012, nė ora 6.00 pasdite, te kinoklubi nė Laprakė

Zyra e shtypit e PLL

Tiranė, mė 25 mars 2012 

Tė nderuar Zonja dhe Zotėrinj,

Motra dhe vėllezėr,

Ėshtė njė gėzim i madh dhe kėnaqėsi shpirtėrore qė gjendem sot nė mesin tuaj, nė pėrgjegjie tė ftesės qė mė bėri miku im, Z. Gjergj Ndreca.  E ndjej veten tė lumtur sot, sepse jam pikėrisht nė gjirin e familjes time, bashkė me ju ish-tė burgosur dhe tė pėrndjekur politikė, qė vuajtėm padrejtėsisht burgime, internime, pushkatime, asgjėsime dhe tė gjitha tė zezat qė njė sistem gjakatar, siē ishte sistemi komunist, mund t’ia imponojė shtresės mė fisnike tė shoqėrisė, pėr tė vetmen arsye se ne nuk pajtoheshim me atė sistem.

Pėr fat tė keq, vuajtjet dhe padrejtėsitė qė i janė bėrė shtresės tonė asnjėherė nuk janė marrė seriozisht dhe nuk janė trajtuar siē duhet nga shteti shqiptar, edhe pas ndryshimeve demokratike tė fillim viteve 90.  Shumė premtime janė bėrė dhe shumė pak janė mbajtur dhe respektuar; madje, edhe mė pak janė materializuar dhe janė kthyer nė veprime konkrete.

 Qeveritė shqiptare tė pas viteve 90, si pasuese tė sistemit komunist, kanė pranuar trashėgiminė e pushtetit por, edhe pas 20 viteve tė demokracisė, nuk po pranojnė trashėgiminė e dėmeve qė i janė bėrė ish-tė burgosurve dhe pėrndjekurve politikė nė emėr tė shtetit.  Shpesh herė ėshtė pėrdorur mashtrimi, sidomos nė fushata elektorale, dhe ish-tė burgosurit dhe pėrndjekurit politikė janė treguar fisnikė, duke besuar dhe pritur qė shteti tė mbajė pėrgjegjėsitė e veta dhe tė gjejė rrugėn e duhur pėr t’i treguar shoqėrisė shqiptare, se kėta shtresa ishin sakrifikuar pikėrisht sepse donin liri dhe demokraci.

 Kėto vlera dhe virtyte nuk u pėrkasin vetėm disa politikanėve tė vendit, por u pėrkasin nė rradhė tė parė ish-tė burgosurve dhe pėrndjekurve politikė ; u pėrkasin atyre qė dhanė jetėn nė luftė kundėr komunistėve nė vitet ‘40, qė mos tė vijė nė pushtet ky sistem barbar; u pėrkasin tė arratisurve politikė qė nuk kursyen asnjė pėrpjekje pėr ndryshimin e sistemit komunist gjatė viteve tė diktaturės.

Pra demokracia, nuk erdhi nė njė ditė duke ngritur dy gishta lart, por ishte njė proces kohor ku tė gjithė dhamė kontributin tonė dhe sidomos ish-tė dėnuarit politikė me revoltat e tyre nė burgje e miniera.

 PLL ka mbrojtur gjithnjė shtresėn e ish-tė burgosurve dhe pėrndjekurve politikė dhe do tė vazhdojė nė kėtė rrugė sepse ka lidhje organike me kėtė shtresė, pasi ka ndarė vuajtjet bashkėrisht me ju.

 Ne nuk jemi pėr hakmarrje, por besojmė se Shqipėria ka nevojė tė mbyllė njė herė e pėrgjithmonė faqen e historisė sė errėt tė komunizmit.  Dhe kjo do tė realizohet vetėm :

·        kur shteti shqiptar tė dėnojė zyrtarisht sistemin komunist,

·        kur tė dalin para drejtėsisė ideatorėt e atij sistemi, autorėt e luftės civile gjatė LDB qė vranė dhe persekutuanė mijėra patriot nacionalistė,

·        kur tė dalin para drejtėsisė aparatēikėt e periudhės sė diktaturės komuniste, si dhe tė gjithė ata qė ushtruan dhunė fizike ose psikologjike nė popull gjatė periudhės sė diktaturės komuniste.

 Vendi dhe populli jonė do tė jetojnė nė paqe me vetveten, vetėm kur tė dėmshpėrblehen dhe rehabilitohen tė gjitha viktimat e diktaturės komuniste dhe, nė radhė tė parė ish-tė burgosurit dhe pėrndjekurit politikė.  Duhet t’i japim fund njė herė e pėrgjithmonė deklaratave demagogjike me synim elektoral, por tė veprohet konkretisht.

 Rehabilitimi i viktimave tė komunizmit nuk kalon vetėm nga dėmshpėrblimi i plotė dhe i drejtė i ish-tė burgosurve dhe pėrndjekurve politikė por edhe :

·        Kur shteti do tė krijojė lehtėsira pėr shkollimin brenda dhe jashtė vendit, tė pasardhėsve tė viktimave tė diktaturės komuniste duke u dhėnė prioritet nė bursat shtetėrore,

·        Kur t’u jepet pėrparėsi kėtyre shtresave nė tė gjitha privatizimet e ndėrmarrjeve shtetėrore duke u ofruar, p. sh. kredite pa interes pėr afate kohore tė caktuara,

·        Kur tė krijohen kushte favorizuese pėr punėsimin e kėtyre shtresave duke hequr, p. sh. tė gjitha detyrimet shoqėrore pėr personat qė do tė punėsohen nė firmat private, etj…

Dikush mund tė thotė se shteti nuk disponon mjete financiare tė mjaftueshme dhe se duhet tė presim akoma. Por pse tė presin ish-tė burgosurit dhe pėrndjekurit politikė ose pse tė mashtrohen me letra me vlerė qė nuk kanė asnjė vlerė, kur shteti mund tė verifikojė lehtėsisht pasuritė e ish-pushtetarėve komunistė dhe tė familjarėve tė tyre dhe t’ua sekuestrojė kėto pasuri nė rast se ato janė siguruar falė lidhjeve tė tyre me pushtetin komunist.  Me ato pasuri mund tė dėmshpėrblehen lehtėsisht ish-tė burgosurit dhe pėrndjekurit politikė.

Pėr kėtė, natyrisht, duhet tė ekzistojė vullneti politik, angazhimi i qeverisė dhe vendosmėria e politikanėve.

Unė ju siguroj, nė emėr tė PLL, se kauza e juaj ėshtė edhe e jona dhe se nuk do tė kursejmė asnjė energji qė, sė bashku me ju, tė triumfojė e drejta e jonė.

Ju uroj suksese nė realizimin e qėllimeve tona tė pėrbashkėta dhe ju garantoj se mbėshtetja jonė nuk do tė mungojė sa herė qė do tė kemi mundėsinė. 

Ju falemnderit,

Sulejman Gjana

Zv-kryetar i PLL




------------------------------------------------------

 

Partia “Lėvizja e Legalitetit”
Bulevardi “Zog I”, Tiranė.
www.legaliteti.org
Tel&Fax: +355 4 2230076

Tirane, me 24 mars 2012

Deklarate per shtyp

 

Dje, permes nje deklarate, zyra e Avokatit te Popullit kerkoi prej kryetarit te PLL z. Ekrem Spahiu qe “te kerkoje ne menyre urgjente ndjese publike” per nje citim qe i eshte bere atij nga nje gazete e perditshme ne lidhje me nje manifestimin te pritshem te LGBD-ve.

Pertej natyres jo-formale dhe vertetesise se citimit qe gazeta i ka bere zotni Spahiut, Partia “Levizja e Legalitetit” shpreh publikisht qendrimin e saj se eshte kunder cdo aktiviteti qe promovon antivlera, cenon moralin shoqeror dhe fyen ndjenjat e kombit. Cdo manifestim i LGBD-ve hyn ne kete percaktim.

Duke e konsideruar cdo devijim seksual si ves, fatkeqesi ose mallkim, PLL  shprehet e vendosur per t’i prere rrugen e qytetarise ketij fenomeni  me pasoja dekadente dhe shkaterruese per individin, vlerat tradicionale, shenjterine e familjes, moralin e shendoshe dhe percaktimin hyjnor.

Pas ketij rideklarimi te PLL qe eshte ne vazhden e deklarimeve edhe te meparshme e ne perputhje me programin e saj, eshte e panevojshme qe t’i pergjigjemi Avokatit te Popullit se kerkesa e tij ultimative eshte drejtuar gabim, eshte e papershtatshme dhe, per pasoje, e papranueshme. Por e gjejme me vend t’i kujtojme se ai eshte institucioni i Avokatit te Popullit (shqiptar), interesat e se cilit duhet t’i kete paresore me shume se protagonizmi i panevojshem.

Artan Tujani

Sekretar i Pergjithshem i PLL

 

 

 

 

 

http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=113080

"Agjentėt e Sigurimit tė Shtetit, e vėrteta pėr Isuf Mullajn dhe Konomin"
» Dėrguar mė: 20/03/2012 - 09:23
Rezarta Delisula

Historitė e spiunazhit mbeten gjithnjė interesante kur bėhet fjalė pėr rrėfime nga shefat e sigurimit, ashtu siē ishte ai i Hasan Luēit i cili gjatė intervistės sė tij pėr Gazetėn Shqiptare, tregoi se shumė nga agjentėt qė ai kishte rekrutuar qėndronin e punonin pranė familjes mbretėrore e Legalitetit. Ndėrkaq ne po sjellim njė tjetėr tablo tė tė vėrtetės, atė tė pėrcjellė pėrmes kryetarit aktual tė Partisė sė Legalitetit nė Belgjikė, Sulejman Gjanės, i cili pėrmes dokumenteve, tregon detaje pėr secilin nga ato qė punonin pėr Sigurimin e Shtetit duke sjellė fakte tė panjohura mė parė...
Ju jeni aktualisht kryetar i degės sė Legalitetit nė Belgjikė dhe nėnkryetar i Partisė sė Legalitetit nė Shqipėri nga 2009. Nė rubrikėn dossier tė Gazetės Shqiptare, Hasan Luēi, ish-shefi i sigurimit tė sistemit komunist nė Francė deklaroi se disa prej rekrutėve tė regjimit ishin pjesė e degės suaj tė Legalitetit nė Belgjikė madje dhe drejtues tė lartė deri te ministra tė oborrit mbretėror. Si qėndrojnė faktet?
Leximi i dossierit nė gazetėn tuaj, kushtuar rrėfimeve tė Hasan Luēit, mė bėnė tė kuptoj se organet e sigurimit tė shtetit dhe aparati i regjimit komunist, jo vetėm qė persekutuan gjithė popullin shqiptar gjatė diktaturės komuniste dhe qėndruan nė pushtet duke ushtruar dhunė ndaj njė pjese tė caktuar tė shoqėrisė shqiptare e cila vuajti nėpėr burgje e kampe politike, persekutim qė nė pėrgjithėsi e vuajti gjithė populli, por edhe qėndruan nė pushtet nėpėrmjet mashtrimit dhe gėnjeshtrave qė e zbukuronin realitetin e hidhur. Janė po kėto qarqe qė vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite tė bėjnė pėrpjekje pėr tė mashtruar popullin shqiptar. Nė fakt, pėr fat tė keq, regjimi komunist, kriminelėt dhe aparati shtetėror i cili ka mbajtur gjallė diktaturėn, akoma nuk ėshtė dėnuar. Dhe, sigurisht kjo situatė e padrejtė, u jep kėtyre elementėve, akoma mundėsinė qė tė vazhdojnė tė ndjekin rrugėn e sė kaluarės.
Mė konkretisht?
Realiteti ėshtė krejtėsisht ndryshe. Unė, duke qenė prej shumė vitesh kryetar i degės sė Belgjikės, anėtar i kryesisė sė PLL-sė nė Shqipėri qė prej '98, por duke marrė parasysh edhe historinė time familjare, them se kemi qenė jo vetėm mbėshtetės por edhe aktorė tė Lėvizjes sė Legalitetit gjatė kohės sė diktaturės komuniste. Babai im, Qazim Gjana, ka qenė anėtar i Komitetit Qendror tė Legalitetit, Sekretar i Legalitetit nė Belgjikė. Vėllai im, i ndjeri Isni, ka qenė ushtar permanent i Ushtrisė pėr Ēlirimin e Shqipėrisė Etnike (ushtar i mbretit Leka). Pra e gjithė familja ime ka qenė shumė e angazhuar nė tė gjitha lėvizjet e PLL dhe tė Mbretit Leka, pėr tė cilat disponoj njė arkiv tė konsiderueshėm, ku del nė pah se tregimet e sigurimsave shqiptarė janė krejtėsisht tė pasakta e tė pavėrteta e synojnė vetėm dezinformimin e popullit dhe vazhdimin e gėnjeshtrave tė tyre.
Edhe nga ana e tyre, e ish-Sigurimit tė Shtetit pretendohet e njėjta gjė pėr rolin dhe aktivitetet e familjes mbretėrore nė mėrgim. Pra, dy palė me tė njėjtat akuza dhe kundėrakuza. Si ta dallojmė nė kėtė rast, tė vėrtetėn nga gėnjeshtra?
Unė besoj nė zgjuarsinė e popullit. Tė gjithė e dimė se ekziston njė realitet i pėrgjithshėm: Agjentėt e shėrbimeve sekrete, kudo nė botė, nuk flasin kurrė publikisht. Madje as konfidencialisht nuk hapin gojė lidhur me punėn dhe misionet e tyre, edhe pasi ta lėnė detyrėn. Nėse e bėjnė njė gjė tė tillė, ose i ka lėnė mendja, ose e bėjnė pėr tė manipuluar dhe disinformuar. Prandaj, nuk mund tė merren pėr bazė dhe tė besohen fjalėt e agjentėve dhe ish-agjentėve tė Sigurimit tė Shtetit. Ėshtė e ēuditshme qė kohėt e fundit disa ish-sigurimsa janė riaktivizuar, siē ėshtė rasti i Hasan Luēit. Unė besoj mė tepėr se riaktivizimi i tyre tregon se ekziston ende nė shoqėrinė shqiptare njė bazė e fortė e komunizmit, tė ish-aparatit shtetėror tė diktaturės dhe pa dyshim edhe tė ish-Sigurimit. Kėto segmente vazhdojnė tė jenė tė rrezikshėm pėr shoqėrinė shqiptare dhe zhvillimin e vendit tonė, sepse pėrfaqėsojnė pikėrisht sistemin dhe mendimin qė e shkatėrroi vendin dhe popullin shqiptar. E theksoj edhe njė herė: Sa kohė qė nuk do tė dėnohen me ligj krimet e komunizmit, kriminelėt dhe aparati qė mbajtėn nė pushtet diktaturėn komuniste, shqiptarėt do ta kenė shumė tė vėshtirė t'u shpėtojnė kėtyre segmenteve dhe elementėve qė kanė akoma pėr qėllim mashtrimin e popullit dhe shkatėrrimin e vendit.
Ē'mund tė na thoni pėr infiltrimin e spiunazhit shqiptar nė rrėnjėt e Legalitetit dhe Oborrit mbretėror?
Nė fakt ėshtė e vėrtetė qė sigurimi i shtetit ka dėrguar herė pas here agjentė tė tij pėr tė sabotuar tė gjitha pėrpjekjet e nacionalistėve shqiptarė e sigurisht tė PLL-sė qė synonin ēlirimin e vendit, e popullit tonė nga diktatura komuniste dhe bashkimin kombėtar. Mirėpo nė shumicėn e rasteve, kėto agjentė janė dekonspiruar shumė shpejt nga ana jonė. Madje disa kanė shėrbyer edhe si agjentė tė dyfishtė dhe janė krejtėsisht tė pavėrteta pohimet qė kanė dalė kohėt e fundit, nga tė cilat pretendohet se sigurimi kishte arritur deri nė majat e legalitetit dhe tė oborrit mbretėror me njė ministėr fantazėm, i cili sipas sigurimsave, ka qenė Anton Konomi, nė njė kohė kur ky njeri s'ka qenė kurrė anėtar i oborrit mbretėror.
Meqė jemi te Anton Konomi ju besoj se e njihni historinė e tij meqė ka qenė pėr shumė vjet siē pretendohet kryetar i Legalitetit nė Belgjikė?
Sigurisht qė ne e njohim mirė pėrmes arkivave e dokumenteve, por dhe dėshmive tė legalistėve dhe mund t'ju garantoj se Anton Konomi s'ka qenė mė shumė se njė vit kryetar i legalitetit nė Belgjikė, konkretisht 1967-1968. Duhet tė kuptoni se nė atė kohė, dega e PLL rinovohej shpesh pėr zgjedhjen e strukturave dhe nuk ishte rastėsi qė pikėrisht atė vit, ai u zgjodh nė krye tė degės.
Pse?
Sepse nė 1968 nė Bruksel do tė inaugurohej monumenti i Gjergj Kastriotit. Legalistėt donin tė ruanin marrėdhėnie tė mira me grupet e tjera politike aktive nė Belgjikė, por pikėrisht nė kėtė moment ne duhej tė gjenin njė element qė tė ishte radikal ndaj kėtyre grupeve tė tjera, pėr tė dalė Legaliteti mė i fortė nė kėtė organizim. E kush mė mirė se njė agjent i cili donte tė tregohej "mė katolik se Papa", mund ta luante kėtė rol. Dhe menjėherė pas inaugurimit tė monumentit ai u zėvendėsua dhe nuk u rizgjodh mė asnjėherė nė krye tė degės dhe jo mė tė ishte ministėr i Oborrit. Sa pėr kujtesė, nė atė kohė, Oborri ishte pėrbėrė nga njerėzit mė besnikė tė mbretit, siē ishin kolonel Hysen Selmani, Sotir Martini, Qemal Bej Mysarej, Sali Doshishti, kapiten Adem Shehu, major Qazim Preni, kapiten Muharrem Gjoka... Nė Belgjikė kemi pasur kryetar Vehap Shehun, Zef Delinė e shumė tė tjerė dhe vetėm pėr njė vit, Konomin. Ne e dinim mirė qė atėherė rolin e tij dhe ja ku po ju tregoj kėtė material tė arkivave, ku janė adresat e tij. Dimė gjithashtu se Anton Konomi mbante edhe emrin Antoine Ikonomu dhe njihnim tė gjitha veprimet e tij.
Ju po thoni qė janė pėrdorur nė mėrgim agjentė tė sigurimit edhe nė shėrbimin e Legalitetit dhe tė mbretit?
Sigurisht qė ne na interesonte t'i pėrdornim agjentėt e sigurimit tė shtetit ose tė tė tjerėve pėr tė marrė informacione. Po ju jap njė detaj. Pavarėsisht se thuhet se Isuf Mullaj ishte njė agjent tjetėr dhe qė kontrollonte legalitetin e mbretin, kjo nuk ėshtė e vėrtetė. Madje ne e dinim shumė mirė se kush ishte ai, siē e vėrteton edhe njė dokument i vitit '62, ku Rexhep Alliu i shkruante kolonelit Hill, lidhur me agjentėt e sigurimit tė shtetit. Siē e shihni nė faksimile, emri i parė nė listė ėshtė ai i Cuf Mullajit. Ne, e pėrdorėm kėtė tė fundit pėr qėllimet tona, pėr t'i dhėnė informacione tė pasakta sigurimit tė shtetit, nė mėnyrė qė sigurimi tė hapte pista tė gabuara. Pastaj, u vendos eliminimi i tij fizik. Pikėrisht pėr kėtė arsye, ai u largua urgjentisht nga Belgjika, por jo pa siguruar qė personi qė e kishte dekonspiruar, Rexhep Alliu, tė eliminohej njė vit mė vonė.
A nuk mendoni se e njėjta strategji mund tė jetė pėrdorur edhe nga Sigurimi i Shtetit shqiptar. Pra, edhe ata me vetėdije kanė lozur me agjentura tė dyfishta?
Ėshtė plotėsisht e mundur dhe unė besoj se shumė agjentė tė Sigurimit vepronin si agjentė tė dyfishtė. Dihen pėr shembull, shumė veprime tė Sigurimit tė Shtetit me UDB-nė Jugosllave. Edhe pse, zyrtarisht Shqipėria kishte prishur marrėdhėniet me Jugosllavinė qė nga viti 1948, agjentėt e Sigurimit tė Shtetit bashkėvepronin me UDB-nė pėr identifikimin dhe arrestimin e shqiptarėve mė aktivė nė Kosovė. Ju kujtohet sigurisht se Shqipėria komuniste nuk ka mbėshtetur asnjėherė nė botėn perėndimore lėvizjet e Shqiptarėve tė Kosovės pėr liri dhe tė drejtat e tyre; qoftė diplomatikisht, politikisht apo mediatikisht. Por, nė tė njėjtėn kohė, infiltronte Kosovėn nėpėrmjet agjentėve tė saj, tė cilėt nė bashkėpunim me UDB-nė nxitnin popullin pėr tė bėrė kryengritje. Kryengritja e Shqiptarėve nė Kosovė ndodhi disa here, sepse besonin qė gėzonin pėrkrahjen e shtetit amė, por ēfarė ndodhi? Ata vuajtėn represionin e shtetit jugosllav, burgime, tortura, asgjėsime, etj. Ndėrsa shteti shqiptar bėnte Pons Pilatin, duke i "larė duart". Pėr sa i pėrket lojės sė dyfishtė tė agjentėve tė Sigurimit nė radhėt e Legalitetit dhe tė Oborrit Mbretėror nė kohėn e diktaturės komuniste, mendoj se duhet shikuar rezultati i arritur.
E thatė mė parė, se teknikisht ishte e pamundur tė depėrtojė Sigurimi nė Oborrin Mbretėror...
As te qendra e vendim-marrjes sė Legalitetit nuk e kishin tė mundur, kur dihet se aty ishin njerėz, si: Abaz Kupi, Nuēi Kotta, Fuad Myftija, Ramiz Dani, Bardhok Ndreu, Ndrec Gjergji, Vehap Shehu, Nezir Spahija, Mustafa Kulla, Idajet Bushka, etj. Unė mund t'ju them se Sigurimi i shtetit nuk arriti kurrnjėherė tė sabotojė pėrpjekjet antikomuniste tė emigracionit politik shqiptar dhe sidomos ata tė Legalitetit dhe tė Mbretit. Pėrndryshe do tė kishin mundur tė pengonin aktivitetet e Ushtrisė pėr Ēlirimin e Shqipėrisė Etnike qė krijoi Mbreti Leka, ose tė sabotonin Konferencėn e Madridit nė 1972, ose tė sabotonin organizimin e Kėshillave tė Pėrbashkėt tė Nacionalistėve Shqiptarė kudo nė vendet e botės, ku kishte degė partia e Legalitetit. Asnjėherė, shteti shqiptar komunist nuk arriti tė bėjė ndonjė organizim pėr tė propaganduar "demokracinė popullore", nė vendet si Belgjika. Mė kujtohet njė rast, kur patėn guximin tė marrin pjesė nė panairin e Librit nė Bruksel, me njė fotografi tė madhe tė diktatorit Enver Hoxha nė krye tė stendės shqiptare. Bėhet fjalė pėr nė vitet '80. Ajo fotografi qėndroi vetėm pak minuta dhe librat e Enver Hoxhės e tė komunizmit u shkatėrruan shumė shpejt, falė ndėrhyrjes sė nacionalistėve dhe antikomunistėve shqiptarė. Po ashtu, nė njė ndeshje futbolli Belgjikė-Shqipėri nė Bruksel, sėrish nė vitet '80, flamuri shqiptar me yllin e komunizmit u hoq urgjentisht dhe u zėvendėsua nga flamuri pa yll. Madje, atė flamur, e mbaj akoma sot e kėsaj dite nė shtėpi. Natyrisht, pasi ia kam hequr yllin komunist. Nėse realisht, Sigurimi i Shtetit do tė kishte mundur tė penetronte nė radhėt tona, ai do tė kishte penguar kėto veprime, ose do tė kishte paralajmėruar Tiranėn zyrtare. Gjithsesi, pėr mendimin tim, e rėndėsishme ėshtė se Legaliteti dhe Mbreti bėnin pėrpjekje pėr ndryshimin e sistemit komunist nė Shqipėri, pėr lirinė e popullit, pėr demokraci dhe bashkim kombėtar. Ndėrsa qeveria shqiptare nė atė kohė dhe Sigurimi i Shtetit, bėnin pėrpjekje pėr tė mbajtur popullin tė nėnshtruar, tė persekutuar, tė pėrdhunosur, sepse ishte e vetmja mėnyrė pėr tė mbajtur pushtetin komunist dhe pėr tė siguruar interesat e klikės qė sundonte. Populli mund tė gjykojė se kush e kishte me tė drejtė pėrpjekjen...?
Po pėr bodigardin e mbretit, Muharrem Gjokėn dhe kuzhinierin e tij Zenel Ēamin si ėshtė e vėrteta?
Kėto nuk janė aspak tė vėrteta, madje janė gėnjeshtra tė pastra. Teknikisht ėshtė edhe e pamundur. Duke lexuar dosjen e Hasan Luēit ai pretendon se i kishte rekrutuar kėta tė dy, besnikė tė mbretit Zog, nė vitet 60-70. Realiteti ėshtė ndryshe. Ai fantazon aq shumė, saqė jep edhe vitin e rekrutimit, por duke "harruar" tė saktėsojė se: Nė atė kohė, Mbreti Zog kishte ndėrruar jetė, ndėrsa Mbreti Leka jetonte nė Spanjė me familjen Mbretėrore. Pra, personat nė fjalė nuk ishin mė nė shėrbimin e Mbretit. Muharrem Gjoka shėrbeu si bodigard i mbretit Zog deri nė vitin 1961 dhe pastaj u vendos nė Angli, ku edhe ndėrroi jetė. Ja ku janė dy artikuj gazetash qė vėrtetojnė, se ai fill pas vdekjes sė mbretit Zog, jetoi nė Angli. Pėr Zenel Ēamin qėndron e njėjta situatė. Pas vdekjes sė mbretit Zog nė '61, ai vazhdoi tė jetojė nė Francė, ndėrsa familja mbretėrore u shpėrngul nė Spanjė. Megjithatė ai vazhdoi tė ishte besnik. Madje mund t'ju them qė deri nė fund tė jetės sė tij, tė gjitha kursimet vjetore, ia bėnte dhuratė Nėnės Mbretėreshė. Ajo, qė po mundohen tė bėjnė sigurimsat e vjetėr dhe komunistėt ėshtė tė paraqesin atė sistem si tė mėshirshėm, kur gjoja paskan pasur mundėsi tė eliminonin fizikisht mbretin Zog e familjen mbretėrore. Realiteti ėshtė krejt ndryshe. Ėshtė e sigurt se Sigurimi i Shtetit dhe UDB-ja jugosllave janė munduar disa herė t'i bėjnė atentat Mbretit Leka, por nuk arritėn kurrnjėherė tė realizojnė qėllimin e tyre. Siē e dinė tė gjithė shqiptarėt, familja mbretėrore ishte e dėnuar me vdekje qė mė 1945, tė gjitha pasuritė e saj ishin sekuestruar nga diktatura. Familja mbretėrore dhe shumė patriotė tė larguar nga vendi nuk gėzuan asnjėherė amnistinė. Ėshtė e sigurt se, nėse sigurimi i shtetit do tė kishte pasur mundėsi tė eliminonte Mbretin Zog, Mbretin Leka ose ndonjė anėtar tė familjes mbretėrore, do ta kishin bėrė menjėherė pasi komunistėt i konsideronin ato si rreziku mė i madh pėr rrėzimin e pushtetit tė tyre. Ata e dinin se familja mbretėrore pėrfaqėson pushtetin legjitim, vazhdimėsinė e institucioneve demokratike, si dhe shpresėn e tė gjithė shqiptarėve, brenda dhe jashtė Shqipėrisė, pėr tė jetuar tė lirė dhe tė bashkuar. Por ato nuk arritėn asnjėherė tė penetronin deri aty.
Nė varrimin e mbretit Zog ka pasur edhe elementė tė tillė agjentė pra, prezent si e shpjegoni kėtė fakt?
Nuk ėshtė e ēuditshme nė rast se nė varrimin e Mbretit Zog tė ketė pasur edhe agjentė, sepse aty kanė qenė prezentė me mijėra shqiptarė dhe askush nuk i kontrollonte, ashtu siē mund tė kenė marrė pjesė dhe nė varrimin e mbretit Leka, ish-agjentė apo komunistė. Ėshtė e sigurt se nė ēdo lloj organizimi masiv tė emigracionit politik shqiptar, si nė kremtimet e 28 nėntorit, nė demonstrata tė ndryshme, etj, kishte agjentė, por asnjėherė ata nuk arritėn tė depėrtonin nė rrethet e ngushta vendimmarrėse, qoftė te familja mbretėrore, tek oborri mbretėror, apo te partia e Legalitetit, pėrndryshe do tė kishin penguar ose sabotuar kėta organizime.
(Vijon nesėr)





http://www.balkanweb.com/gazetav5/artikull.php?id=113151

"Sulmin ndaj ambasadės shqiptare e pranuam, atentatori tajlandez"
» Dėrguar mė: 21/03/2012 - 10:27
Lajme te ngjashme
Reagojnė tė gjitha trevat shqiptare
• Datė: Apr 02, 2012
Louis Benloew: Shqiptarėt, kombi mė i vjetėr i kontinentit
• Datė: Sep 28, 2008
Rezarta Delisula

Sulejman Gjana kryetar i Legalitetit nė Belgjikė dhe nėnkryetar i PLL-sė nė Shqipėri, nė dossierin e sotėm rrėfen fakte pėr krijimin e Ushtrisė pėr Ēlirimin e Shqipėrisė Etnike si dhe sulmet e pranuara nga Kėshilli Ushtarak si sulmi nė ambasadėn shqiptare nė Paris dhe prerjen e linjave tė telekomunikacionit nė 1977. Si jetonin emigrantėt politik, njohja e pasaportės sė mbretėrisė shqiptare dhe gjyqet e Geraldinės, vijnė nė historinė e rrėfyer pėrmes dokumenteve e fotografive nga Sulejman Gjana.
Njė ushtri pėr ēlirimin e Shqipėrisė etnike. Si ju shkoi ndėr mend kjo gjė?
Fill mbas vdekjes sė mbretit Zog, mė 9 prill 1961, Mbreti Leka u betua nė 15 prill '61, sipas Kushtetutės sė mbretėrisė shqiptare, si mbret i shqiptarėve, kur nė atė kohė ishte vetėm 22 vjeē. Pas njė periudhe tė shkurtėr tė zhvendosjes nga Franca nė Spanjė, ai filloi aktivitetete konkrete tė cilat vitet e para kishin tre synime. E para, ishte njohja e afrimi me gjithė emigracionin politik, kudo nė botė. Me kėtė rast, ai organizoi disa turne nė SHBA, Australi, Kanada dhe Evropė pėr tė bashkuar shqiptarėt. E dyta, ishte sensibilizimi i opinionit ndėrkombėtar mbi realitetin e hidhur qė ndodhej populli shqiptar nėn diktaturėn komuniste dhe nė atė sllavo-komuniste. E treta, aktiviteti diplomatik, lobingu me qeveritė perėndimore dhe institucionet ndėrkombėtare, pėr tė gėzuar pėrkrahjen e tyre nė pėrpjekjet e popullit shqiptar pėr liri, demokraci dhe bashkim kombėtar. Pas kėtyre rezultateve tė arritura nė kėto tri drejtime, Mbreti Leka organizoi nė Spanjė "Konferencėn e Madridit", mė 2-3 korrik 1972, ku morėn pjesė subjekte politike antikomuniste shqiptare dhe pėrfaqėsues tė Vatrės, Komitetit Shqipėria e Lirė dhe e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nė fjalėn e hapjes sė kėtij kuvendi Mbreti Leka tha se: "Bashkėrendimi i fuqive kombėtare tė mėrgatės mund tė shpėtojė sigurimin e Shqipėrisė etnike dhe realizimin e idealeve tona tė shenjta". Ishte po kjo konferencė, ku u vendos krijimi i njė fronti tė pėrbashkėt nacionalist pėr rrėzimin e diktaturės staliniane tė Tiranės, ku mė konkretisht thuhej: "Tė bashkohen tė gjitha kėto forca nacionaliste pėr krijimin e Shqipėrisė etnike, rrėzimin e sistemit komunist dhe mbrojtjen e atdheut kundra ēdo ndėrhyrjeje tė huaj". Vendosėn tė hartohet njė plan veprimi nė tė gjitha fushat politike sociale e kulturore. Tė formohet njė kėshill ekzekutiv prej 9 vetave dhe njė kėshill i orientimeve, i pėrbėrė nga pėrfaqėsuesit e partive nacionaliste shqiptare, aktive jashtė vendit, si dhe tė mbeten tė bashkuar deri nė ēlirimin e Shqipėrisė etnike. Vendimet e kėsaj konference janė shkruar zyrtarisht nė senatin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės nga senatori, Strom Thurmond mė 11 gusht 72.
Po kėshilli ushtarak, kur u krijua?
Pas martesės sė mbretit u vendos qė tė materializohen vendimet e konferencės sė Madridit duke themeluar njė "Ushtri pėr Ēlirimin e Shqipėrisė Etnike" si dhe njė kėshill ushtarak, ku merrnin pjesė jo vetėm zogistė e legalistė, por edhe pjesėtarė tė emigracionit politik shqiptar qė ishin tė interesuar nė bashkėpunim me ne, pėr tė njėjtin qėllim -ēlirimin e trojeve shqiptare nga komunizmi.
Ka qenė ushtri efikase dhe nė ē'drejtim?
Konkretisht, pasi u organizuan dhjetėra e dhjetėra tė rinj shqiptarė nė kėtė ushtri dhe pas njė periudhe trajnimi intensiv nė Spanjė, janė bėrė disa aksione konkrete. Njė ndėr tė cilat, mė e madhja, ka qenė kėputja e lidhjeve telefonike e telegrafike tė Shqipėrisė nė detin Adriatik, mė 19 nėntor 1977 dhe kjo ishte nė realitet pėrgatitja e njė ndėrhyrje tė ushtarėve tė lirisė nė Shqipėri pėr tė rrėzuar diktaturėn komuniste.
Qėllimi u arrit?
Pėr 24 orė Shqipėria mbeti pa asnjė mundėsi komunikimi, sepse kabllot e prerė siguronin telekomunikacionin e brendshėm e tė jashtėm tė Shqipėrisė. Pėr fat tė keq, qarqet antishqiptare dhe sigurimi i shtetit nė bashkėpunim me UDB-nė jugosllave, duke parė rrezikun konkret pėr ndryshimin e sistemit komunist nė Shqipėri, qė mund tė rrezikonte ekuilibrat qė ishin krijuar nė atė kohė gjė qė siguronte pushtetin e tyre diktatorial nė Shqipėri dhe nė trojet shqiptare, bėnė tė gjitha pėrpjekjet qė Spanja tė mos pranonte mė nė territorin e saj mbretin dhe ushtrinė shqiptare. Kėshtu qė, nė vitin 1979, mbreti u largua nga Spanja bashkė me familjen e njė togė ushtarėsh, drejt Rodezisė (Zimbabve) dhe Afrikės sė Jugut. Natyrisht kuptohet kėrkesa e Spanjės pėr tė larguar nga territori i saj mbretin e familjen, pėrderisa ishte kandidate pėr tu anėtarėsuar nė BE.
Sulmin nė ambasadėn franceze e keni pranuar?
Po, ėshtė e vėrtetė qė ushtria bėri njė sulm kundra ambasadės shqiptare nė Paris, mė 24 dhjetor 76, natyrisht duke u siguruar tė mos ketė asnjė humbje njerėzore nga ai sulm. Qėllimi ishte tė sensibilizohej opinioni ndėrkombėtar dhe qeveritė perėndimore pėr vuajtjet e popullit shqiptar nga diktatura komuniste, si dhe nė pėrpjekjet e emigracionit politik shqiptar pėr tė ēliruar vendin e tyre nga kjo diktaturė. Ky sulm u krye nga njė major tajlandez dhe njė shoqėrues i ushtrisė tonė. Nuk janė aspak tė vėrteta rrėfimet e Hasan Luēit i cili pretendonte nė njė nga artikujt e botuar pak ditė mė parė, qė mbreti Leka pati bėrė njė sulm ndaj ambasadės shqiptare nė Paris pėrmes aksioneve tė kryera nga Abdyl Banushi, mė 1974. Mbreti Leka dhe kėshilli ushtarak nuk janė fshehur asnjėherė kur kanė kryer aksione, madje i kanė pranuar publikisht. E vėrteta ėshtė qė nė '74, ushtria nuk ka qenė e formuar ende. Megjithatė, kjo nuk do tė thotė qė mbreti nuk ka pėrkrahur politikisht tė gjitha pėrpjekjet e nacionalistėve shqiptarė kundra diktaturės komuniste, siē ishte rasti i ndėrhyrjes nė Shqipėri tė Xhevdet Mustafės. Ky i fundit, ndonėse nuk kishte lidhje me Ushtrinė pėr Ēlirimin e Shqipėrisė Etnike, gėzoi pėrkrahjen politike dhe morale tė Mbretit Leka i cili u shpreh haptas se mbėshteste kauzėn e tij.
A kishit ju informacione pėr Shqipėrinė nė atė kohė?
Ushtria e Mbretit Leka, pėrveē pėrgatitjeve operacionale, dispononte dhe informacione tė sakta nė lidhje me organizimin e shtetit shqiptar dhe tė ushtrisė sė regjimit komunist. Kėto informacione i merrte pikėrisht nga kėto agjentė tė dyfishtė, si dhe nga burime tė tjera aleate qė mbėshtesnin kauzėn tonė pėr rrėzimin e diktaturės. Po ju tregoj kėtė libėr ushtarak tė Ushtrisė pėr Ēlirimin e Shqipėrisė Etnike, ku mund tė gjeni disa informacione lidhur me gjendjen e Shqipėrisė, organizimit tė shtetit dhe tė ushtrisė shqiptare. Natyrisht qė kėto informacione duheshin pėr tė realizuar ndėrhyrjen pėr ēlirimin e vendit nga regjimi komunist. Burimet tona ishin aq tė sigurta, sa qė ne dinim me saktėsi se ēfarė ndodhte nė Shqipėrinė e izoluar totalisht. Po ju tregoj edicionin nr.2 tė fletores sė Kėshillit Ushtarak tė vitit 1978, ku shkruhet pėr kryengritjen e Burgut tė Spaēit tė Mirditės dhe ku mund tė lexojmė se: Gjatė asaj kryengritje, njė i burgosur politik, Skėnder Daja nga Fieri, ishte ngjitur nė ēatinė e burgut dhe brohoriste 'poshtė regjimi gjakatar, rroftė Shqipėria etnike'. Natyrisht pėrfundimi i kėtij tė fundit dihet. Ai u pushkatua pas njė varg torturash tė tmerrshme. Nė tė njėjtėn fletore mund tė shihni gjithashtu se nė vitin 1977 janė arrestuar, keqtrajtuar e zhdukur peshkopėt, Ernest Ēoba (administrator apostolik i Shkodrės, nė moshėn 65 vjeēare), Niko Trashani (administrator i Durrėsit e Lezhės nė moshė 62 vjeēare) dhe Anton Fishta (administrator i Pukės nė moshė 75 vjeēare). Pra kėto informacione nuk mund t'i dinin dhe t'i shpėrndanin, nė rast se nuk do tė kishin burime tė sakta, pėrderisa nė propagandėn zyrtare tė shtetit shqiptar, Shqipėria ishte veēse njė bahēe me lule.
A gėzonte ndonjė mbėshtetje zyrtare mbreti dhe ushtria e tij?
Duhet tė dini se gjatė gjithė kohės sė qėndrimit tė familjes mbretėrore jashtė vendit, njihej zyrtarisht pasaporta e mbretėrisė shqiptare, jo vetėm pėr anėtarėt e familjes mbretėrore, por edhe pėr ushtarėt e ushtrisė sė mbretit Leka. Kjo tė lė tė kuptosh qartė se mbreti, familja mbretėrore dhe ushtarėt gėzonin pėrkrahje dhe nga aleatėt tonė tė natyrshėm perėndimorė, qė ishin dhe janė Evropa dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė atė kohė, bota ishte e ndarė nė dy kampe dhe pėr fat tė keq Shqipėria dhe shqiptarėt vuanin nėn bllokun e lindjes, ndėrsa aleati mė i sigurt dhe serioz i botės perėndimore ishte Mbreti Leka. Duhet tė sqaroj se nė asnjė mėnyrė nuk mund t'i konsiderojmė pėrpjekjet e Mbretit Leka dhe tė nacionalistėve shqiptarė tė cilėt sakrifikuan tė gjitha energjitė e tyre pėr ēlirimin e Shqipėrisė dhe bashkimit kombėtar, si terroriste. Pėrkundrazi, ato ishin pėrpjekje atdhetarėsh qė duhet tė konsiderohen si tė tilla nė historinė tonė. Ato shprehnin dhe vullnetin e dėshirėn e natyrshme tė popullit shqiptar pėr tė jetuar tė lirė dhe pėr tė arritur nė kampin e perėndimit. Sigurisht qė ky realitet e shqetėsonte shumė regjimin diktatorial tė asaj kohe, derisa udhėheqėsit e atėhershėm, Enver Hoxha, Adil Ēarēani e Ramiz Alia, nė fjalimet e tyre nuk kursenin kritikat ndaj shteteve perėndimore tė cilėt i akordonin mbrojtje diplomatike mbretit. Pėr shembull, mė 10 nėntor 1982, nė prag tė zgjedhjes sė legjislaturės sė 10-tė tė asamblesė popullore tė RPSSH, Enver Hoxha thoshte nė fjalimin e tij: "Leka Zogu, njė bandit, trafikant armėsh, droge e femrash, tė cilit pėr ēudi njė shtet mik i joni i jep azil dhe e lejon tė japė intervista nė shtyp dhe tė thėrrasė pėr ndryshimin e pushtetit popullor nė Shqipėri". Ėshtė krejtėsisht e kuptueshme qė regjimi i atėhershėm nė Shqipėri, tė ishte i shqetėsuar nga aktivitetet e mbretit. Sepse, Mbreti Leka pėrfaqėsonte jo vetėm alternativėn legjitime ndaj pushtetit diktatorial, por edhe shpresėn e tė gjithė shqiptarėve tė arratisur politik, si edhe tė atyre qė ishin tė persekutuar nga regjimi komunist nė Shqipėri dhe tė shqiptarėve tė Kosovės e tė tė gjithė trevave tė tjera, pėr liri, demokraci e bashkim kombėtar.
Ju ēmoni shumė ushtrinė mbretėrore, kėshillin ushtarak, mbėshtetjen e familjes mbretėrore nėpėr Evropė dhe mė gjerė, aktivitetet nė diasporė, etj. Elementė shumė tė rėndėsishėm pėr rivendosjen e monarkisė, por qė nuk ndodhi asnjėherė. Pse?
Gjatė kohės sė regjimit komunist nė Shqipėri, realisht Mbreti Leka bėri tė gjitha pėrpjekjet e mundshme pėr lirinė e popullit shqiptar, demokraci dhe bashkim kombėtar dhe kėto pėrpjekje meritojnė respekt dhe vlerėsim. Rivendosja e mbretėrisė ėshtė diēka tjetėr. Pėr mendimin tim, rendi kushtetues dhe juridik u ndėrpre padrejtėsisht nė vitin 1939 nga pushtimi fashist, i cili i bėri djepin diktaturės komuniste qė sundoi me dhunė, terror, gjakderdhje, burgime etj, pėr mė tepėr se 45 vjet. Rendi kushtetues dhe ligjor i paraluftės duhej rivendosur nė vendin tonė qė nė fillimvitet '90. Por, pėr fat tė keq, pushteti komunist arriti tė krijojė njė pluralizėm tė brishtė dhe tė kontrollojė ndryshimin e pushtetit nė favor tė interesave tė tij. Ju kujtohet ndoshta se vetė Ramiz Alia, kur shpalli pluralizmin, justifikoi kėtė vendim duke theksuar se mund tė krijohen parti tė reja, pėr arsye se ēdo segment i shoqėrisė ishte tashmė i edukuar nė frymėn e marksizėm-leninizmit dhe se nuk kishte mė asnjė rrezik. Unė besoj se pas 20 vitesh demokraci dhe sidomos me zhvillimet e viteve tė fundit nė tė gjitha fushat e shoqėrisė, ai mentalitet ka perėnduar dhe shoqėria shqiptare ėshtė nė gjendje tė kuptojė se ēfarė sistemi mund t'i sigurojė vendit tonė stabilitet, vazhdimėsi dhe qėndrueshmėri, mirėqenie, bashkim dhe integrim. Prandaj, jam mė optimist se asnjėherė tjetėr pėr mundėsinė reale tė rivendosjes sė monarkisė nė vitet nė vazhdim.
Nė pasaportėn qė kemi mundur tė shohim, tė mbretit dhe tė ushtarėve ka viza, ishte e nevojshme viza?
Sigurisht qė nė atė kohė nuk ekzistonte akoma "Schengen-i" dhe pėr tė lėvizur nga njė shtet nė tjetrin duhej viza, me pėrjashtim tė atyre shteteve qė kishim konventa. Ne ishim tė arratisur politikė, por ne kurrė nuk kemi kėrkuar shtetėsi tjetėr. Ndėrsa mbreti, familja dhe ushtria, dispononin pasaportat e mbretėrisė shqiptare, me tė cilat mund tė udhėtonin lirshėm nė tė gjitha vendet e botės perėndimore, pasi tė merrnin vizė.
Po e vėrteta e gjyqit pėr floririn shqiptar, si ėshtė?
Edhe kjo ėshtė njė nga gėnjeshtrat e mashtrimet qė pėrdori Hasan Luēi nė rrėfimin e tij. Unė mund t'ju them se asnjėherė, jo Nėna Mbretėreshė, po askush nga familja mbretėrore, nuk ka paditur askėnd lidhur me ēėshtjen e floririt. Kjo pėr arsyen e thjeshtė se ēėshtja e floririt nuk pėrbėnte njė realitet, por ishte vetėm njė mashtrim i radhės i propagandės komuniste. Nė atė kohė kriminelėt komunistė dėshironin tė djallėzonin Mbretin Zog e familjen mbretėrore dhe e akuzuan se ai braktisi atdheun, mori floririn me vete, etj. Ndėrkaq, dihej mirė qė floriri shqiptar kishte pėrfunduar nė Londėr pas luftės sė dytė botėrore, pasuri e cila iu kthye Shqipėrisė nė vitet 2000. Pėr kėtė shpifje qė bėn Hasan Luēi, nuk sjell asnjė dokument qė ta provojė, gjė, qė e bėn gėnjeshtrėn e mashtrimin e tij edhe, mė tė shėmtuar. Mund t'ju garantoj se i vetmi gjyq qė kemi hapur gjatė gjithė kėtyre viteve tė mėrgimit, ka qenė ai kundėr 2 gazetave tė huaja dhe njė reviste franceze, nė vitin 2002. Nė atė kohė, kur po pėrgatitej ardhja e mbretit nė Shqipėri, ēuditėrisht dhe pėr konēidencė, kėto tre media tė huaja "Le Figaro", "La Montagne" dhe "Point de Vue" botonin artikuj, ku deklaronin paturpėsisht se mbreti Leka na qenka trafikant armėsh. Dihet fare mirė qė disa qarqe antishqiptare nuk dėshironin kthimin e mbretit dhe familjes mbretėrore nė Shqipėri. Ne vendosėm tė padisim tė tre mediat franceze nė fjalė. Unė kam qenė personalisht i vetmi dėshmitar i thirrur nga gjykata nė seancėn e 21 shkurtit 2002, ku rezultoi se kėto tre media u dėnuan tė botojnė vendimin e gjykatės qė i dėnonte ato, pagesėn prej 1500 euro secili, pėr shpifje dhe mbulimin e shpenzimeve gjyqėsore.
Kam njė pyetje pak private, si jetonit ju atje, me ēfarė jetonit, si ishte niveli juaj ekonomik, paguheshit nga mbreti?
Jo s'jemi paguar kurrė nga Mbreti. E kuptoj pyetjen tuaj qė lidhet me rrėfimin e ish-shefit tė sigurimit nė Francė, qė thotė ne hanim bukė e vezė tė skuqura. Nė atė mėnyrė mund tė kenė jetuar agjentėt e spiunėt e regjimit, por ju garantoj se pėr sa i pėrket emigracionit politik shqiptar, shumica dėrmuese ishin pronarė tė shtėpive tė tyre. Ata arritėn tė edukojnė e tė arsimojnė familjet e tyre, duke trashėguar vlerat mė tė larta fisnike tė popullit e kombit tonė. Sigurisht qė pėr Hasan Luēin e shokėt e tij komunistė, kėto vlera nuk kanė shumė rėndėsi, sepse ata janė produkti i Enver Hoxhės i cili krijoi "njeriun e ri". Natyrisht emigrantėt punonin pėr tė siguruar jetesėn, por asnjėherė nuk kemi marrė ndonjė rrogė nga mbreti. Pėrkundrazi, ne sponsorizonim shumė aktivitete tė mbretit pėr ēlirimin e Shqipėrisė nga diktatura komuniste. Mund t'ju jap njė shembull konkret, atė tė familjes time. I vetmi qė punonte nė familje ishte babai im dhe me rrogėn e tij arriti tė sigurojė jetesėn dhe mirėqenien e bashkėshortes, tė dy prindėrve te tij dhe tė 8 fėmijėve, qė na edukoi dhe arsimoi duke mos na munguar asgjė. Nė fotot qė ju kam dhėnė, edhe lexuesit tuaj mund tė shohin njė darkė tė shtruar nga legalistėt nė New York dhe ku kuptohet niveli i gjithsecilit.