Demande formulée par PLL-USA pour que les cendres d'Abaz Kupi soient transférés ą Kruja ą l'occasion du centenaire de l"Indépendance. Cérémonie commémorative ą New-York

Partia Lėvizja e Legalitetit, nė marrėveshje me familjen Kupi, organizojė pelegrinazhin e pėrvjetėshėm tek varri i Abaz Kupit

BEQIR SINA, New York

Me rastin e 100 vjetorit tė pavarsisė sė Shqipėrisė, Abaz Kupi, tė varroset nė vendlindjen e tij, nė Krujė!

Kew Gradens - Queens NY : U zhvillua pelegrinazhi i pėrvjetėshėm tek varri i Abaz Kupit, nė varrezat publike "Maple Grove Cementry" nė Kew Graden - Queens- New York. Dhjetra pjesmarrės, ashtu siē e kanė bėrė traditė, pėrkujtuan Abaz Kupin, Me kėtė rast ata u mblodhėn pėr tė pėrkujtuar 36 vjetorin e vdekjes sė heroit tonė kombėtar, burrit qė nė krye tė trupave tė Mbretit Zog, bėri rezitencėn, e parė historike, duke i zbardhur nė kėtė mėnyrė faqen, Shqipėrisė, mė 7 prill 1939, me shpresė se nė 100 vjetorin e pavarsisė sė Shqipėrisė, Kupi, do tė varroset nė Krujėn e Skėndėrbeut.

     Monarkistėt, legalistėt, demokratėt, patriotėt dhe atdhetarėt nė komunitetin shqiptarė, me kėtė gjest simbolik, thanė se pėr 36 vjet, e patėn Abaz Kupin frymėzimin e tyre. Ata theksuan se arritėn qė me anė tė kėsaj veprimtarie, tė vėnė nė pahė vlerat e mėdha dhe meritat e Kupit, nė luftėn pėr ēlirimin e vendit nga pushtuesit italian. Me pelegrinazhin e pėrvjetėshėm, ata vlersuan dhe i bėnė nderime, figurės sė kėtij tribuni tė nacionalizmit shqiptarė, por dhe figurave tė tjera kombėtare, tė cilat vdiqėn nė mėrgim, por qė rregjimi i Tiranės, i atemoi, i mbuloi me pėlhurin e harresės, dhe i mohoi me pa tė drejt pėr mė se gjysėm shekulli.

        Nėnkryetari i degės sė Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Nuj Jork, z. Ahmet Hoti drejtojė solemnitetin e 36 vjetorit tė vdekjes sė Abaz Kupit. Nė Homazhin tradicional, qė u zhvillua mesditėn e sė shtunės nė sallėn e pėrkujtimeve tė kompleksit tė varrezave publike "Maple Grove Cementry" nė Kew Graden(Queens), tha se "Jemi mbledhur nė kė tubim, pėr tė kujtuar Abaz Kupin, i cili ėshtė dhe do tė mbetet, njė nga ata shqiptarėt e vėrtet , simbol i rezitencės kombėtare, i burrėrisė, dhe i nderit tė familjes sė tij."

        Ceremonia, u hap me intonimin e Hymneve kombėtarė tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės dhe Shqipėrisė, si dhe njė minutė heshtje pėr tė nderuar tė gjithė tė rėnėt , pėr liri, pavarėsi e demokraci. "Me njė nderim tė veēantė, tha nėnkryetari i degės sė Partisė Lėvizja e Legalitetit nė Nuj Jork, z. Ahmet Hoti me rastin e vdekjes sė tij i japim njė kujtim Mbretit Leka Zogu i I, burrit mė tė shquar tė Kombit Shqiptarė".


> Lurian Mena, njėri ndėr pinjollėt e Meneve tė Lurės, besnik tė Mbretit tė shqiptarėve, mbajti fjalėn kryesore tė kėtij pėrkujtimi.


> Kur flasim pėr nacionalistin Abaz Kupi, permendi nė fillim tė fjalės sė tij - Lurian Mena, nėkryetari i Forumit Rinor tė Partisė, Lėvizja e Legalitetit nė Shqipėri, tre janė tremat kryesore:Burrėria,Urtėsia dhe Trimėria!

"Natyrisht, burrėria lidhet me aktin e 7 prillit, rezistencėn e mrekullueshme, qė Abaz Aga nė krye tė besnikėve tė mbretit Zog, dhe me urdhėr tė tij, i bėnė hordhive fashiste.... theksoi Mena, duke shtuar se atė ditė i u zbardh faqja shqiptarėve dhe Mbretėrisė sė tyre, atė ditė Abaz Kupi hyri nė histori. Mbasi, ai sė bashku ushtarėt dhe oficerin Mujo Ulqinaku, i zbrapėsėn disa herė italianėt, duke shkruar epopen qė pati jeohonė tė madhe nė Europė dhe SHBA."

     Nė fjalėn e tij Mena, tha se "Mbreti Zog kurrė nuk ia harronte burrėrinė dhe besnikėrinė qė ai tregoi nė atė luftė atij dhe Shqipėrisė, por, nderin mė tė madh atė ditė Abaz Kupit ia bėri nacionalizmės shqiptare. Aq sa qė nga ai moment aleatėt tanė historik, gjithmonė ia njohėn vlerat e luftės antifashiste tė Abaz Kupit, e nėpėrmjet tij dhe zogizmit e nacionalizmit shqiptarė, pėr kėtė tha Mena, mjaftojmė tė lexojmė librin e Xhulijan Emra, dhe tė kuptojmė se me sa respekt dhe nderim ata kanė trajtuar atė si njė mik i vėrtet i perendimit.

    Mė tej ai tha se "Megjithse me ndihmėn e aleatėve tė perendimit, Kupi, arrin tė largohet nga Shqipėria, para pushtimit komunist, fatkeqėsisht, duke lėnė pjesėn mė tė madhe tė familjes nėn kthetrat e kėtij pushtimi, mbasi prej kėtu filloi edhe kalvari i emigrimit, tė tij dhe sagės sė vuajtjeve tė gruas, tė birit, dhe vajzave tė tij - qė mbeten nėn Shqipėrinė komuniste, pėr tė cilėn ju jeni tė gjithė dėshmitarė, e mund tė flisni mė shumė, duhet thėnė se e gjithė veprimtaria e tij dhe e familjes sė tij nė emigrim, ėshtė e pėrshkruar nga ajo besa dhe pėrkushtimi ndaj Mbretėrisė, gjithmonė nė shėrbim tė Shqipėrisė"

      Mirėpo, u shpreh Lurian Mena, nėkryetari i Forumit Rinor tė Partisė, Lėvizja e Legalitetit nė Shqipėri, ishin bishat e kuqe, qė nuk i kursyen shpagėn familjes sė tij tė ngelur nė Shqipėri, me dekada nė interrnime dhe burgjet famėkeqe tė diktarurės, por, qė ata, pinjoll tė Abaz Kupit, qė unė pata fatin tė rritem me njė pjesė tė tyre nė kampin e interrnimit nė Gradishtė - Lushnje, kurrė nuk iu pėrulėn presekutimit tė egėr komunist.

       Nė emėr tė shoqatės Vatra, foli kryetari i saj Dr. Gjon Buēaj. Nė fillim tė fjalės sė tij Dr. Buēaj, tha se ėshtė nder pėr ne vatranėt, tė gjithė atdhetarėt e patriotėt, tė nderojmė sė bashku kėtė figurė tė shquar tė nacionalizmit shqiptarė, duke pėrgėzuar familjen Kupi, mbrėtėrorėt dhe legalistėtėt, qė pėr ēdo vjet organizojnė kėtė ceremoni pėrkujtimore nė SHBA. "Kupi, u shpreh Buēaj, ėshtė bėrė simbol i qėndresės, kundra pushtimit fashist tė Shqipėrisė - prej Italisė fashiste".


> Mė pas ai tha se Vatranėt, do tė vazhdojnė duke kujtuar gjeneral Abaz Kupin, ashtu si dhe figurat e tjera me vlera kombėtare, duke shprehur edhe respektin e nderimin tonė, pėr kėto figura markante tė ēėshtjes kombėtare, me dėshirėn qė ato tani, tė "riatdhesohen", pra, tė marrin vendin e merituar nė vendlindjen e tyre nė Shqipėri.

     Sipas, Dr. Buēajt, nė njė shtet qė tashmė ėshtė i lirė prej komunizmit, edhe Legaliteti, duhet tė "riatdhesohet", megjithse, Shqipėria, ende nuk ėshtė njė vend krejt demokratik, sepse dhe vetė procesi i demokratizimit, tė Shqipėrisė, i atij tranzicioni tė tejėzgjatur, ėshtė nė zhvillim e sipėr, por, me kėnaqėsi mund tė themi; se ai po ecėn, pak me mė shpejtėsi, se mė parė".


>       Kryetari i Vatrės Dr. Gjon Buēaj, foli edhe pėr bashkimin kombėtar. "Duke e nisur atė nė mėnyrė institucionale dhe demokratike, e cila fillon tha ai qysh me vlersimin dhe dhėnė vendin e merituar edhe kėtyre figurave kombėtare, dhe unismin e sistemit shkollor, aktiviteteve sportive kombėtare, me tė gjitha trojet shqiptare, i paraprijmė bashkimit kombėtarė".

      Kryetari i shoqatės Ēamėria pėr SHBA, zoti Edrit Mergjushi duke shprehur kėnaqėsin qė po merrte pjesė nė kėtė pėrkujtimore nė nderim tė gjeneral Abaz Kupit, e vlersoi Kupi, si njė patriot tė vėrtetė, njė atdhetar i vėrtet, qėndrestar dhe simbol i luftės kundra fashizmit italian.


> "Figura tė tilla; si Abaz Kupi dhe Teme Sejko, tha ndėr tė tjera Mergjushi, nga diktatura komuniste u lanė nė harresė, por, kujtimi i tyre mbeti gjallė dhe ėshtė i pa harruar".


>      Ish gazetari i Zėrit tė Amerikės, zoti Gjek Gjonlekaj, duke sjellur kujtime nga jeta e Kupit, kujtojė se kėto vite tė vedekjes sė tij, janė 36 vjet, kur u "zhduk" si njė meteorė nga kjo botė, Abaz Kupi. Vdekjen e tij e lajmėruan tė gjitha radiostacionet shqiptare tė asaj kohe,deri tek "Zėri i Amerikės" e kishin lajmin kryesorė, vdekjen e Abaz Kupit


>      Sipas, Gjonlekės,"Abaz Kupi, ėshtė mė i madh se sa e dimė tė gjithė ne, mė shumė se sa e dinė tė gjithė shqiptarėt, sepse, arkivat shqiptare tė shtetit shqiptarė, qėndruan tė mbyllyra pothuajse se 50 vjet, duke mos e lėnė tė studjohet aq sa duhet pėrsonaliteti i tij."

      Megjithatė, Zoti Gjonleka, mendon se me rastin e 100 - vjetorit tė pavarėsisė sė Shqipėrisė, "Luani" i Krujės, e meriton tė nderohet, sepse, sipas tij jo rastėsisht ai ka lindur dhe ka vepruar thuajse tėrė jetėn, prej atij vendi; ku ka vepruar dhe luftuar Heroi ynė kombėtar, i gjithė kohėrave Gjergjė Kastrioti - Skėndėrbeu,


>    Nė fund, Gjonleka, sugjeroi, historianėt dhe studiuesit shqiptarė, sidomos ata nė Angli dhe SHBA, qė tė studion mirė rolin dhe kontributin e Abaz Kupit, nė luftėn pėr liri dhe bashkimin kombėtar. Kthimin e Abaz Kupit nė Krujė, ai e quajti si "kthmin e dytė tė njė figure kaq tė madhe, nga SHBA, mbas asaj tė Faik Konicės, nė 1995, nė Shqipėri - duke shtuar se me nderimin e kėtyre figruave, nderohet kombi shqiptarė, pra, nderohemi edhe vet ne, nderohet e gjithė Shqipėria".


> Ceremonin e pėrkujtimit tė tė figurės Abaz Kupit, vijojė me fjalė pėrshėndetėse nga tė pranishmit


>       Shkrimtari Hasan Kostreci, duke folur nė kėtė pėrkujtimore, tha se ai ka qenė i frymėzuar gjatė viti 2011, me disa ngjarje, tė cilat lanė vend nė mremorien e tij. Nė kėtė kontekst ai pėrmendi edhe librin e Blendi Fevziut "Enver Hoxha", duke e konsideruar atė njė ngjarje tė madhe, sipas tij pėr tė presekutuarit.

"Mbasi, libri i Fevziut, pėr diktatorin Hoxha, u shpreh zoti Kostreci, ishte libri i parė, qė mbas 20 vjetėsh me fakte e demaskon diktatorin Enver Hoxha". Pėr kėtė dhe rėndėsia e kėtij libri, ishte e justifikueshme, nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, e tjerė, dhe kjo rėndėsi duhet t'i jepet edhe kėtu nė SHBA, mbasi aty janė emrat edhe tė figurave tė tilla si Abaz Kupi", tha zoti Kostreci, i cili ėshtė vetė autor i disa librave dhe shkrimeve me kėtė temė.


>      Tubimi komemorativ u mbyll me njė falemnderim nga i biri i Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, i vetmi djalė i Abaz Kupit, qė mbeti nė Shqipėri, dhe nuk pati fat qė t'i hidhte njė dorė dhe tė atit. Djali i nacionalistit tė flakėt tė luftės sė Dytė Botėrore Abaz Kupi,(Fatbardhi(Bardhi) ka qenė i burgosur politik, i cili qe dėnuar vite mė parė, me akuzėn e ngritur kundėr e tij nga Filip Ēakulli, kur ai ishte gjimnazist. Ai do tė dėnohej nga ekspertiza letrare e Ēakullit, me 8 vjet burg, pėr njė hartim tė tij nė gjimnaz, me titull “Gėzuar Vitin e Ri”).


>      Homazhi tradicional, qė u zhvillua mesditėn e sė shtunės nė varrezat publike "Maple Grove Cementry" nė Kew Graden(Queens) ku morėn pjesė anėtarėt e familjes e Kupi,- nipa e mbesa, tė afėrm tė tij, atdhetar, patriot, demokrat shqiptarė nė mėrgim, mbretėror dhe legalista, u zhvendos pranė varrit ku prehen eshtrat e gjeneral Abaz Kupit. Aty ata vendosėn kurora me lule tė freskta dhe buqeta lulesh, nė emėr tė tyre.


>     Kurora me lule tė freskėta, u vendosėn nga familja Kupi, Ndreca, Dani dhe partia Lėvizja e Legalitetit. Ndėrsa, nėn kryetari i partisė Lėvizja e Legalitetit, zoti Ahmet Hoti, lexojė njė poezi shkruar pėr Abaz Kupin nga njė bashkėqytetar i tij - zoti Lutfi Qesja. Kujtime nga jeta e Abaz Kupit dhe familjes Kupi, solli para varrit tė tij edhe veprimtari i dalluar i komunitetit, zoti Zef Balaj.

     "Po e mbyllim kėtė pėrkujtimore para varrit tė gjeneral Abaz Kupit, tha kreu i Legalistėve nė New York, Hakik Mena, duke ju falenderuar pėr pjesmarrjen, dhe nė tė njėjtėn kohė duke bėrė thirrje pėr tė punuar pa mėdyshje drejt bashkimit kombėtar, si e vetmja alternative kombėtare, e cila duhet tė jet nė projektin e ēdo formacioni politik shqiptar, e nė veēanti ēėshtja e shenjtė e Ēamėrisė, e cila ėshtė pjesė thelbėsore e finalizimit tė bashkimit kombėtar dhe kėrkon pėrqėndrim mė tė madh energjish, sot pėr sot mė shumė se nė ēdo trevė tjetėr etnike shqiptare, duke pas parasysh faktin se ēėshtja e Ēamėrisė lė shumė pėr tė dėshiruar nė krahasim me viset e tjera etnike shqiptare, e sidomos krahasuar mė atė tė Kosovės, e cila ka avancuar kėnaqshėm, por qė ne legalistėt e shohim tė pėrfunduar vetėm atėhere kur t'i bashkohet Shqipėrisė Londineze."

       Familja Mulosmani, shoqėruar nga miq e dashamirė tė kėsaj familje, bėri homazh e kreu njė lutje fetare nė varret e patriotėve, nacionalistėve tė nderuar, ish- Ministrit tė Oborrit Abedin Mulosmanaj, Hysen Mulosmanaj dhe Skėnder Mulosmanaj, tė cilat ndodhen nė tė njėjtin kompleks varrezash.

Abaz Kupi (Bazi i Canės)

Lindi nė Krujė mė 1891 dhe u edukua me ndjenja patriotike. Me formimin e qeverisė kombėtare tė Lushnjės, sė bashku me Bajram Currin e Ahmet Zogun ai mori pjesė nė luftėn kundėr malazezeve nė Koplik. Shėrbeu si komandant i xhandarmerisė nė Kruje me gradėn e kapitenit. Mė vonė u gradua major dhe shėrbeu nė Durrės. Nė ditėt e agresionit fashist italian kundėr vendit tonė, mė 7 prill 1939, A. Kupi udhėhoqi qėndresėn e repartit ushtarak te Durrėsit. Me pushtimin e Shqipėrisė u largua nė Turqi. Me ndihmen e njė oficeri anglez shkoi nė Jugosllavi pėr tė formuar Frontin e Rezistencės me pėrkrahjen e ambasadės angleze nė Beograd. Pas pushtimit tė Jugosllavisė nga gjermanėt, sė bashku me Gani Kryeziun e Mustafa Gjinishin, Kupi u rikthye nė Shqipėri pėr tė organizuar qėndresėn kundėr pushtuesit.

Abaz Kupi ishte njė nder organizatoret dhe pjesėmarrėsit kryesore tė Konferencės sė Pezės tė mbajtur mė 16 shtator 1942 dhe u zgjodh anėtar i KANC. Me idenė e zgjerimit dhe tė forcimit tė frontit tė pėrbashkėt tė luftės antifashiste, ai u bė nismėtari Konferencės sė Mukjes tė mbajtur nė datat 1-2 gusht 1943 pėr tė arritur bashkėpunimin midis Frontit Nacional ēlirimtar dhe Ballit Kombėtar. Kur E. Hoxha hodhi poshtė Marrėveshjen e Mukjes, Abaz Kupi u largua nga Fronti dhe nė nėntor 1943 formoi Legalitetin. Pas kėsaj udhėheqja e PKSH urdhėroi asgjėsimin fizik tė Abaz Kupit. Megjithatė ai iu shmang luftės civile tė nxitur nga komunistet. Nė fillim te nėntorit 1944 u largua nga atdheu. Nė emigracion u aktivizua nė komitetin "Shqipėria e Lire".

Vdiq nė 9 janar 1976 nė Queens, New York - SHBA.

-------------------------------------------

 Cérémonie commémorative ą New-York

Kryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit nė SHBA, z Hakik Mena,

Nėnkryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit nė SHBA, z Ahmet Hoti,

Lurian Mena, nėkryetari i Forumit Rinor tė Partisė, Lėvizja e Legalitetit nė Shqipėri,

Kryetari i Vatrės Dr Gjon Buēaj

Kryetari i shoqatės Ēamėria pėr SHBA, zoti Edrit Mergjushi

Ish gazetari i Zėrit tė Amerikės, zoti Gjek Gjonlekaj,

Nėnkryetari i Partisė Lėvizja e Legalitetit nė SHBA, z Ahmet Hoti,

Shkrimtari Hasan Kostreci

I biri i Abaz Kupit, Fatbardh Kupi, i vetmi djalė i Abaz Kupit, qė mbeti nė Shqipėri, dhe nuk pati fat qė t'i hidhte njė dorė dhe tė atit.

Ndrec Gjergji veterani legalist

Ndrec Gjergji, Gurri Durollari, Mysli Mulosmanaj

Bashkėvuajtėsit: Fatbardh Kupi, Men Mena, dhe Esat Ēoku

Veprimtari i dalluar Zef Balaj duke folur para varrit tė Abaz Kupit