http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm
 
 
Faqja 6 - POLITIKE

Janar 21, 2006

 

Dje takimi me kreun e shtetit. Rikthehet klima normale mes tyre pas polemikave tė fundit

 

Berisha te Moisiu pėr ambasadorėt

Diskutohet edhe Komisioni pėr Reformėn Zgjedhore

Armando Meta
a.meta@gazetashqiptare.com

Kryeministri Berisha takon Presidentin Moisiu, pėr ambasadorėt dhe pėr reformėn elektorale. Ngrica e krijuar mes Kryeministrit Sali Berisha dhe Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, rreth problematikės sė krijuar pėr dekretimin e ambasadorėve, duket se ka filluar tė shkrijė. Mes kreut tė shtetit dhe Kryeministrit, ishte krijuar njė perde komunikimi pas refuzimit tė Moisiut pėr tė dekretuar dy ambasadorė tė emėruar nga Berisha, pėrkatėsisht Edit Harxhi nė SHBA dhe Tatjana Kongoli nė Vjenė. Por, takimi i djeshėm pėr ēėshtjen e ambasadorėve mes dy drejtuesve tė lartė tė shtetit, duket se e ka futur nė normalitet institucional kėtė proces. Berisha ka vendosur t’i paraqesė vetė kandidatėt pėr ambasadorė pėrpara Moisiut. Kryefjala e kėtij takimi, mėsohet se ka qenė zgjidhja e “fjalėkryqit” pėr caktimi e ambasadorit tė Shqipėrisė nė SHBA.

Ambasadorėt
Ndonėse qeveria e ka shpallur SHBA-nė aleat strategjik, ka disa muaj qė pėrfaqėsimi i Shqipėrisė nė kėtė vend nuk ėshtė nė nivel ambasadori. Problemi i pėrfaqėsimit u bė i koklavitur, pas refuzimit tė Moisiut pėr tė dekretuar Harxhin si ambasadore nė “tokėn e premtuar”. Kėtė radhė, Berisha duket se ka hequr dorė nga taktika “e pranimit pa kushte” tė tė pėrzgjedhurve tė tij. Shenjė reflektimi e kėsaj, ėshtė edhe prezantimi prej tij pėrpara Moisiut si kandidatė pėr ambasadorė nė Ėashington i Aleksandėr Sallabandės. Pėr momentin, ky i fundit mban postin e zėvendėsministrit tė Shėndetėsisė. Paralelisht me Sallabandėn, Kryeministri ka prezantuar edhe kandidaturėn e Arjan Neritanit si ambasadorė nė OKB, ndėrsa Ēlirim Sejdini, do tė jetė ambasador nė Gjenevė (OKB). Diplomati Besnik Konēit, do tė jetė kandidat pėr ambasador nė Kanada, ndėrsa Lisien Bashkshkurti, ėshtė kandidatura pėr postin e ambasadorit nė Maqedoni. Edhe Rumania do tė ketė ambasadorin e ri. Kandidat pėr kėtė, ėshtė Dashnor Dervishi, njė ndėr diplomatėt mė tė vjetėr tė shėrbimit. Pėr ambasadorėt do tė merret edhe mendimi i shteteve ku do tė shkojnė, si dhe do tė kėrkohet informacion zyrtar pėr figurėn e tyre.

Reforma
Nė takimin mes Presidentit dhe Kryeministrit, mėsohet se ėshtė trajtuar edhe ēėshtja e reformės elektorale. Moisiu mėsohet tė ketė kėrkuar respektimin e vendimeve tė tryezės pėr reformėn elektorale, duke iu referuar edhe rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it. Ai ka nėnvizuar qė tė mos ketė vendime politike, por tė arrihen standardet. Marrėveshja PD- PS pėr formėsimin e komisionit pėr reformėn elektorale, nė thelb cenon marrėveshjen e firmosur mes forcave politike parlamentare pėrpara Presidentit. Nė kėtė marrėveshje, vihej theksi tek parimi i barazisė qė duhet tė kishin forcat politike parlamentare tė cilat do tė ishin nė pėrbėrje tė kėtij komisioni. Partitė e vogla parlamentare, kanė akuzuar PS-nė dhe PD-nė se me komisionin qė kanė formuar, kanė shkelur marrėveshjen e firmosur para presidentit pėr barazi tė subjekteve politike nė kėtė komision.

Kandidatėt e rinj pėr
ambasadorė

Aleksandėr Sallabanda, nė Uashington.
Adrian Neritani, nė OKB.
Besnik Konēi, nė Kanada.
Lisien Bashkurti, nė Maqedoni.
Dashnor Dervishi, nė Rumani.

Reforma
Moisiu mėsohet tė ketė kėrkuar respektimin e vendimeve tė tryezės pėr reformėn elektorale, duke iu referuar edhe rekomandimeve tė OSBE/ODIHR-it.

 


http://www.panorama.com.al/ 
viti V, Nr:1193
E Shtunė 21 Janar 2006

Zgjedhjet dhe ambasadorėt, kryeministri Berisha mbi njė orė “kokė mė kokė” me presidentin

Zgjedhjet, Moisiu mbron tė vegjlit
Berisha i kėrkon edhe dekretimin e shpejtė tė ambasadorėve

Presidenti Moisiu dhe kryeministri Berisha u takuan dje nė selinė e Presidencės pėr mė shumė se njė orė pėr tė diskutuar lidhur me zhvillimet mė tė fundit nė vend.

Asnjėra palė nuk pranon tė japė detaje rreth takimit, por kėrkesa vjen nė fakt vetėm njė ditė pasi partitė e vogla parlamentare kėrcėnuan me bojkotim tė komisionit tė reformės zgjedhore.
Presidenti Moisiu ėshtė interesuar pranė kreut tė qeverisė pėr qėndrimin qė do tė mbajė maxhoranca pėr kėrkesat e partive tė vogla. Kreu i shtetit ėshtė pėr pėrfshirjen e sa mė shumė aktorėve nė zhvillimet pėr kodin e ardhshėm dhe fatin e zgjedhjeve. Madje Presidenti i Republikės ka qenė iniciuesi kryesor i tryezės pėr zgjedhjet, ku tė gjitha partitė shprehėn vullnetin pėr tė ndryshuar kodin apo reformėn zgjedhore. Por pyetjet qė ka shtruar presidenti pėrpara partive politike, shkonin deri aty sa diskutohej edhe sistemi zgjedhor dhe ndryshimi i kushtetutės. Berisha, sikurse e ka shprehur publikisht, i ka bėrė tė qartė presidentit se mund tė garantohet vetėm njė veto pėr tė gjitha partitė e vogla, bazuar edhe nė numrin e deputetėve qė tė gjitha kėto parti kanė. Gjithashtu, Berisha ka thėnė, se nuk mund tė heq tė drejtėn e vetos tė kėrkuar nga opozita. Presidenti ka kėrkuar gjetjen e njė zgjidhjeje tė pėrshtatshme pėr tė mos acaruar mė tej bisedėn.

Ambasadorėt
Njė tjetėr ēėshtje diskutimi mes Berishės dhe Moisiut ka qenė ēėshtja e ambasadorėve. Ndryshe nga takimi i parė, takimi i djeshėm u shoqėrua me tone optimiste dhe tone tė zbutura ndaj njėri-tjetrit. Sipas burimeve pranė Presidencės, Berisha i ka paraqitur disa emra Moisiut, ndėr tė cilat pėrfshihet edhe ai i zv.ministrit tė Shėndetėsisė, Aleksandėr Sallabanda si ambasador nė SHBA. Pėrveē tij, kryeministri ka konsultuar edhe emra tė tjerė, tė cilėt mė parė duhet tė paraqiten nė komisionin parlamentar tė politikės sė jashtme si Adrian Neritani pėrfaqėsues nė OKB, Besnik Konēi, ambasador nė Kanada, Lisien Bashkurti ambasador nė Maqedoni, Dashnor Dervishi, si ambasador nė Rumani. Mėsohet se Berisha i ka kėrkuar Moisiut qė tė mos bėhet pengesė pėr emrat e paraqitur, pėr t’i dekretuar sa mė parė ato.

 

viti V, Nr:1193
E Shtunė 21 Janar 2006

 

 
Faqe 8 - Politikė

ambasadori i ri ne greqi
intervista
 

Dje ambasadori i dekretuar pėr nė Greqi, Vili Minarolli, u takua me presidentin dhe kryeministrin

 

“Nuk jam politik, kam qenė diplomat”

“Do tė punoj pėr tė rritur shkėmbimet tregtare mes vendeve”

 

Dje ka qenė dita e fundit, qė Vili Minarolli i dekretuar ambasador nė Athinė nga presidenti Moisiu, ka qėndruar nė Tiranė.

Ai ėshtė nisur drejt Athinės pėr tė paraqitur letrat kredenciale te presidenti i vendit fqinj. Minarolli shkon nė detyrė pas kthimit nė Shqipėri tė ish-ambasadorit, Bashkim Zeneli.

Ju jeni njė ndėr ambasadorėt qė jeni miratuar pa asnjė problem edhe nė komisionin parlamentar, por edhe dekretimi nga presidenti. Kjo pėr shkak tė sė shkuarės suaj iplomatike, apo pėr shkak tė formatit politik?
Pėrgjigjja e kėsaj pyetjeje nuk mė pėrket mua. Unė rikthehem nė shėrbimin diplomatik, pasi pėrfundova tre mandate si deputet i Kuvendit tė Shqipėrisė, por nuk mund tė them se kam qenė i shkėputur nga diplomacia. Gjatė tetė viteve nė opozitė tė PD, njė pjesė e drejtuesve mė tė lartė tė saj, kanė qenė, veē tė tjerash edhe diplomatėt e PDSH, kuptohet tė padrekretuar nga kreu i shtetit. Po ashtu, qenia ime pėr 6 vjet si pėrfaqėsues i Parlamentit Shqiptar nė Asamblenė Parlamentare tė KE dhe pėr katėr vjet nė Asamblenė Parlamentare tė PABSEC-ut, mė bėnte tė ndjehesha nė vazhdimėsi tė karrierės sime diplomatike. Unė nuk e fillova karrierėn diplomatike si politikan, por u angazhova nė politikė, duke ardhur nga diplomacia.

Marrėdhėniet me Greqinė kanė pasur ulje ngritje gjatė gjithė kėtyre viteve. Ka raste qė ato kanė qenė tė shkėlqyera, por nė raste tė tjera kanė qenė jo shumė tė mira. Si mendoni se do tė zhvilloni mė tej kėto marrėdhėnie?
Do tė kisha njė mendim tė ndryshėm nga ju. Marrėdhėniet shtetėrore dhe politike me Greqinė kanė pasur vetėm ngritje. Ato janė karakterizuar nga vullnete politike dhe dėshira tė pėrbashkėta pėr fqinjėsi tė mirė, pėr mirėkuptim, bashkėpunim dhe miqėsi. Unė kam po ashtu vullnetin dhe dėshirėn e palėkundur tė shtetit dhe qeverisė qė pėrfaqėsoj, qė tė kontribuoj nė zhvillimin e mėtejshėm tė kėtyre marrėdhėnieve, nė pėrputhje me interesat reciproke tė tė dy vendeve dhe popujve tanė, nė proceset bashkėpunuese dhe integruese dypalėshe, rajonale dhe evropiane. Programi i qeverisė e pėrcakton qartė vazhdimėsinė dhe thellimin e mėtejshėm tė procesit tė integrimit tė Shqipėrisė nė familjen evropiane dhe nė kėtė kuadėr, zgjerimi i marrėdhėnieve me Greqinė, nė tė gjitha fushat, pėrbėn prioritet tė politikės sonė tė jashtme.

Cilat janė idetė dhe projektet kryesore pėr ecurinė e punės sė ambasadės sonė nė Athinė? Ajo ėshtė ambasada me personelin mė tė madh. Do ta ruajė kėtė performancė, apo do tė ketė ridimensionim tė punės sė sektorėve?
Kėto i kam shprehur me kryeministrin Berisha, kur pata kėnaqėsinė dhe vlerėsimin e tij, pėr t’u propozuar nė kėtė detyrė, nė seancėn dėgjimore nė Komisionin e Jashtėm tė Kuvendit dhe nė bisedė me presidentin Moisiu, pas dekretimit nga ana e tij. Pėr sa i pėrket performancės sė ambasadės, ajo do t’i shėrbejė sa mė mirė plotėsimit tė detyrave, qė padyshim janė nė pėrputhje me programin e qeverisė, si nė drejtim tė forcimit dhe thellimit tė marrėdhėnieve politike, ekonomike, tregtare, kulturore, etj, ashtu dhe tė shėrbimit sa mė tė mirė ndaj qytetarėve shqiptarė qė jetojnė e punojnė nė Greqi. Pėr kėto kam marrė porosi tė qarta nga ana e ministrit tė Punėve tė Jashtme, zotit Mustafaj, dhe mė konkretisht mund tė flas pasi tė jem njohur nga afėr qoftė me personelin e ambasadės, ashtu edhe me detyrat qė duhet tė kryejė ajo.

Cila do tė jetė politika qė ju do tė ndiqni nė drejtim tė ndihmės pėr komunitetin shqiptar dhe integrimin e tyre nė jetėn greke?
E ritheksoj, ambasada do tė jetė nė shėrbim tė interesave tė komunitetit shqiptar, qė jeton e punon nė Greqi. Gjatė kėtyre 15 viteve, ky komunitet, qė ėshtė mė i madhi nė numėr nga tė gjithė komunitetet e huaja nė kėtė vend dhe tė shpėrndarė nė tė gjithė vendin, ka demonstruar respekt dhe mirėnjohje ndaj popullit mikpritės grek, respekt ndaj ligjeve dhe normave ligjore tė shtetit mikpritės, dėshirė pėr punė dhe pėr kushte mė tė mira jetese dhe dashuri pėr vendin e tyre dhe njerėzit qė kanė kėtu. Mbi kėtė bazė, Parlamenti dhe qeveria greke kanė miratuar ligje dhe akte ligjore pėr lehtėsimin dhe pėrmirėsimin e vazhdueshėm tė kushteve dhe kėrkesave tė drejta tė tyre, duke ndihmuar nė procesin e integrimit tė tyre nė shoqėrinė greke. Padyshim tė dy qeveritė tona do ta zgjerojnė mė tej pėr tė ardhmen kėtė rrugė.

Po lidhur me shkėmbimet tregtare mes dy vendeve?
Nė programin e qeverisė i ėshtė kushtuar prioritet diplomacisė ekonomike dhe kulturore dhe konkretizimin mė tė qartė e mė tė plotė ky koncept e gjen nė marrėdhėniet tona me Greqinė dhe te dėshira e vullneti pėr ta thelluar mė tej nė tė ardhmen. Nė vendin tonė kryejnė veprimtari 4 banka greke, qė nė vazhdimėsi e kanė zgjeruar aktivitetin dhe fushėn e veprimit. Po ashtu, nė Greqi ka filluar aktivitetin e saj Banka Amerikane e Shqipėrisė. E solla kėtė shembull pėr tė ilustruar se janė marrėdhėniet nė rritje tregtare midis dy vendeve, qė mundėsojnė shtimin e institucioneve financiare nė Greqi dhe nė Shqipėri. Biznese greke dhe shqiptare kanė sipėrmarrje tė fuqishme nė tė dy vendet dhe ato e kanė jo vetėm vullnetin politik tė tė dy qeverive, por tashmė edhe kuadrin e plotė ligjor pėr t’u zhvilluar mė tej pa pengesa.

A do tė punoni politikisht pėr tė sjellė nė Tiranė kryeministrin Karamanlis?
Padyshim qė vizitat reciproke tė krerėve tė shteteve dhe qeverive tė tė dy vendeve u japin shtytje tė fuqishme marrėdhėnieve dhe nxisin pėr veprime tė tjera nė interes reciprok. Marrėdhėniet politike janė tė shkėlqyera dhe pavarėsisht nga kjo, nuk ėshtė objekt i punės sė ambasadės tė punojė politikisht. Nga tė dy kryeministrat ėshtė shprehur dėshira pėr vizita reciproke dhe ajo qė i mbetet ambasadės shqiptare nė Athinė dhe ambasadės greke nė Tiranė ėshtė komunikimi me autoritetet pėrkatėse pėr tė gjetur kohėn e pėrshtatshme nė pėrputhje me angazhimet dhe axhendat e tė dy krerėve tė qeverive. re.po

 

Zeneli, dekorata nga Athina

Bashkim Zeneli, ambasadori i Shqipėrisė nė Athinė, pėrpara largimit nga vendi fqinj ėshtė dekoruar nga ministri i Rendit, Vulgaraqis, dhe gjithashtu nga kryebashkiakja, Dora Bakojanis. Ambasadori Zeneli u vlerėsua pėr punėn e bėrė, sidomos pėr integrimin e komunitetit shqiptar nė jetėn greke, njė traditė qė pritet tė vazhdojė edhe mė tej. Zeneli ka ndėrhyrė nė shumė raste edhe nė zgjidhjen e problemeve konfliktuale, apo edhe nė ndjekjen e proceseve gjyqėsore pėr shqiptarėt. Ndėrkohė, qė edhe kėtė vit, pavarėsisht se do tė linte detyrėn, pėr tė katėrtin vit radhazi, Zeneli mundėsoi lejen pėr emigrantėt shqiptarė, qė jetojnė e punojnė nė Greqi, tė mund tė kalonin festat e fundvitit nė Shqipėri, edhe pse nuk ishin tė pajisur me dokumentet e duhura, apo nuk kishin rinovimin e tyre. Ky urdhėr ėshtė nė fuqi deri nė fund tė janarit.

 
© 2003 Gazeta Panorama
 


Pėr ambsadorėt do pyeten dhe shtetet pėrkatėse
ALBANA LIKA
21 Janar  Presidenti Moisiu dhe Kryeministri Berisha takohen pėr diplomatėt dhe zgjedhjet

Presidenti i Republikės, Alfred Moisiu, para se tė vendosė pėr tė dhėnė pėlqimin e tij pėr kandidatėt pėr ambasadorė, do konsultohet mė parė me pėrfaqėsuesit e shteteve nė fjalė. Njė vendim i tillė mėsohet se i ėshtė bėrė i ditur dhe nga Kryeministrit Sali Berisha gjatė takimit qė ai kishte me kreun e shtetit dje nė mesditė. Gjatė kėtij takimi tė zhvilluar nė selinė e Presidentit, shefi i qeverisė i ka kėrkuar Moisiut tė dekretojė emrat e pėrzgjedhur nga qeveria pėr ambasadorė nė nė SHBA, Rumani dhe Maqedoni, veēanėrisht kandidatin pėr pėrfaqėsues diplomatik tė vendit tonė, nė Uashington, zv.ministrin e Shėndetėsisė, Sallabandėn. Gjithsesi, tė pestė kandidatėt nė fjalė para se tė shkojnė tek Presidenti i Republikės pėr tė marrė “bekimin” e tij, do tė kalojnė fillimisht nga Komisioni parlamentar pėr Politikėn e Jashtme fillimin e javės sė ardhshme. Komisioni pasi tė zhvillojė seancėn dėgjimore me tė 5 kandidatėt do ia kalojė pėr dekretim kreut tė shtetit shqiptar, Moisiut. Kreu i diplomacisė shqiptare, ka propozuar pėr kandidatė pėr ambasador nė Rumani Dashnor Dervishin, pėr nė OKB Adrian Neritanin, pėr nė Uashington Aleksandėr Sallabandėn, pėr nė Kanada Besnik Konēin dhe pėr nė Maqedoni Lisien Bashkurtin.

Reforma zgjedhore

Zhvillimet mė tė fundit nė parlament mes partive tė mėdha dhe atyre tė vogla pėr reformėn zgjedhore ka qenė tema qė ka zėnė mė shumė vend nė diskutimin mes dy drejtuesve tė lartė tė shtetit shqiptar. Kreu i shtetit shqiptar, konfirmojnė burime tė sigurta nga tė dyja institucionet, ėshtė shprehur i pakėnaqur pėr mėnyrėn se si kanė rrjedhur gjėrat pėr reformėn zgjedhore. Ai i ka kėrkuar Kryeministrit Berisha tė respektojė marrėveshjen e nėnshkruar mes tė gjitha partive mė 7 dhjetor tė 2006-s nė tryezėn e zhvilluar nga ai nėn cilėsinė e kryetarit tė shtetit. Nė kėtė kuadėr, Moisiu ka theksuar qė edhe partitė e vogla tė kenė tė drejtėn e vetos, ashtu si edhe dy partitė e mėdha, gjatė procesit tė reformės zgjedhore. Marrėveshja, qė nėnshkruan partitė parlamentare nė tryezėn e Presidentit Moisiu, nė dhjetor tė vitit tė shkuar, u ndryshua para pak ditėsh nga njė marrėveshje qė Partia Demokratike dhe Partia Socialiste nėnshkruan me njėra-tjetrėn pėr reformėn zgjedhore.

AMBASADORĖT

Dashnor Dervishi, Rumani

Adrian Neritani, OKB

Aleksandėr Sallabanda, Uashington

Besnik Konēi, Kanada

Lisien Bashkurti, Maqedoni.
 
 

 
http://www.korrieri.com/  E Premte, 20 Janar 2006
LZHK: Pakti PD-PS, fotokopje e bipartizanit
Aferdita Zeri, sekretare e pergjithshme e Levizjes per Zhvillim Kombetar deklaroi se skema mbi reformen zgjedhore e propozuar nga maxhoranca parlamentare dhe e mbeshtetur edhe nga opozita kryesore nuk eshte asgje tjeter vecse nje fotokopje e komisionit bipartizan. Sipas kesaj force politike, jashte parlamentit, ne kete skeme mund te lexohen qarte qellimet e dy partive te medha per te kontrolluar dhe diktuar rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme. Ne deklaraten e saj per shtyp, Zeri theksoi se kjo reforme duhet te perfshije te gjithe aktoret politike dhe jopolitike, me te drejta te barabarta, konform normave dhe demokracive europiane. Gjithashtu sipas LZHK-se, liria dhe ligji si bazat e nje demokracie te vertete, po shkelen qe ne hapat e para te reformes. Aferdita Zeri e quajti te cenuar legjitimitetin e perfaqesimit te Parlamentit, pasi dy partite e medha megjithse e denojne "mega-Dushkun", jane frut i tij.

G.Ramaj