Sot paradite, me pranine edhe te NT Princit Leka, PLL organizoi ne qytetin e Durresit nje tubim perkujtimor me rastin e 24 dhjetorit - 81 vjetorit te Triumfit te Legalitetit.
Me poshte po ju nisim komunikaten e nxjerre nga PLL per kete ngjarje si dhe fjalen e kryetarit te PLL z. Ekrem Spahiu.

JU KERKOJME NDJESE SE E-MAILI I PARE PER SHKAK TE PROBLEMEVE TE SERVERIT YAHOO NUK JU KA MBRRITUR I PLOTE, SI EDHE PER FAKTIN SE KY E-MAIL MUND TE MBERRIJE EDHE NE DISA ADRESA QE NUK I PERKASIN ORGANEVE TE MEDIAVE.

Duke ju falenderuar per mirekuptimin, ju lutem merrni me poshte materialet e prezantuara.

ZYRA E SHTYPIT E PLL

________________________

Tiranė, mė 24 dhjetor 2005

 

 

Komunikatė pėr mediat

 

Partia "Lėvizja e Legalitetit", Dega Durrės, organizoi nė sallėn e Pallatit tė Kulturės "Aleksandėr Moisiu", njė tubim me rastin e 81 vjetorit tė "Triumfit tė Legalitetit".

 

Nė kėtė tubim morėn pjesė Naltėsia e Tij Princ Leka, drejtuesit mė tė lartė tė PLL  zotėrinjtė Ekrem Spahiu, Murat Basha, Artan Tujani, Neritan Kolgjini etj., drejtori i Muzeut Historik Kombėtar historiani i shquar z.Beqir Meta, si dhe legalistė dhe qytetarė tė nderuar tė qytetit tė Durrėsit.

 

Referuesit, z. Beqir Meta, Ekrem Spahiu, Murat Basha, Gjergji Thanasi, evidentuan fakte historike tė panjohura mė parė, si dhe shtjelluan refleksione politike aktuale tė kėtij evenimenti tė shėnuar historik, qė shėrbeu si gur themelor pėr ndėrtimin e shtetit shqiptar, nė njė nga periudhat mė kritike tė ekzitencės sė tij.

 

Pjesėmarrėsit i pėrshėndeti edhe Naltėsia e Tij Princi Leka, i cili falenderoi organizatorėt, referuesit dhe tė pranishmit nė kėtė tubim, qė risolli nė kujtesėn e shqiptarėve kėtė datė historike qė mbart dhe pėrfaqėson vlera tė mėdha.

______________________________________-

Durrės, mė 24 dhjetor 2005

 

 

            Fjala e z.Ekrem Spahiu nė Durrės, me rastin e 81 vjetorit tė Triumfit tė   Legalitetit, me temė: Triumfi i Legalitetit - gur themelor nė ndėrtimin         e shtetit modern shqiptar

 

 

        Me lejen Tuaj Princ Leka!

        Tė nderuar pjesėmarrės!

 

        24 Dhjetori i vitit 1924, i pagėzuar me emrin Triumfi i Legalitetit, nuk u pėrket vetėm legalistėve pėr ta festuar, por i pėrket tė gjithė shqiptarėve.

        Duke qenė i tillė, kėtė tubim duhej ta organizonte njė institucion shtetėror, pėr arsyen se 24 Dhjetori ėshtė gur themelor nė historinė e shtetit shqiptar.

        Atė qė nuk e bėjnė institucionet shtetėrore, vazhdojnė ta bėjnė legalistėt, jo thjesht se kjo ėshtė edhe datė e Legalitetit, por sepse me Triumfin e Legalitetit, filloi edhe epoka zogiste.

        Parafolėsit, me faktet dhe argumentat e qarta e tė pakundėrshtueshme, ndriēuan jo vetėm kėtė datė tė shėnuar, por edhe njė periudhė tė ndritur historike, e cila fatkeqėsisht, pėr arsye ideologjike tė regjimit tė kaluar, ka qenė e manipuluar.

Por mė shqetėsues ėshtė fakti qė, edhe mbas 15 vjetėsh tė ndėrrimit tė sistemit, brezi i ri vazhdon tė mėsojė, por edhe shqiptarėt vazhdojnė tė dėgjojnė trillime e fallsifikime flagrante nė librat e historisė dhe media.

Njė pjesė e autorėve tė kėtyre teksteve, duke mbetur skllavė tė klisheve tė kaluara, vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite tė shtrembėrojnė tė vėrtetat historike, por prania e Prof. Dr. Beqir Metės, fjala e tij sot dhe ndryshimi i qeverisjes, na japin shpresė se historia e Shqipėrisė do tė rishkruhet mbi bazėn e tė vėrtetave dhe fakteve shkencore.

Procesi i rishkrimit pėrfundimtar tė historisė sė shqiptarėve, duhet tė fillojė, sė pari, me hartimin e teksteve tė reja shkollore, pėr tė vazhduar mė tej me reforma tė thella nė institucionet e tjera, deri tek Akademia e shkencave.

 

        Ndonėse kanė kaluar 81 vjet nga 24 Dhjetori i vitit 1924, bazat kushtetuese tė institucioneve shtetėrore dhe nė tėrėsi ndėrtesa institucionale e shtetit tė drejtuar nga Ahmet Zogu, fillimisht si kryeministėr, mė pas si president dhe nga 1 shtatori 1928 si Mbret i Shqiptarėve, edhe sot i qėndrojnė kohės.

 

        Po rendisim disa momente tė rėndėsishme dhe konkretisht:

 

        - Asambleja legjislative ishte me dy dhoma; ajo e deputetėve dhe dhoma e Senatit, model ky qė aplikohet sot nė vendet me demokracinė mė tė zhvilluar nė botė, si Amerika, Anglia, Italia etj..

 

        - Legjislacioni i mbėshtetur mbi pėrvojat mė moderne dhe mė tė pėrshtatshme pėr Shqipėrinė, qė mundėsoi projektimin dhe realizimin e zhvillimit.

Aktualisht, kuadri ligjor i kohės sė Mbretėrisė mbahet i fshehur nga publiku dhe vidhet paturpėsisht nga pseudohartuesit e ligjeve.

 

        - Pėrbėrja e qeverisė dhe e administratės, bazohej mbi tre kritere: ndershmėrinė, aftėsinė, pėrkushtimin, dhe nėpunėsit ishin shkolluar nė unversitetet mė nė zė tė Perėndimit, si Itali, Francė, Austri, Gjermani etj.. Ky model i kualifikimit dhe rekrutimit tė specialistėve tė administratės, po synohet tė adoptohet sot.

 

        - Kodi Penal (janar 1928), u hartua sipas modelit italian, qė ishte mė i miri i asaj kohe nė mbarė Europėn, dhe u zbatua me sukses nga gjyqtarėt e aftė dhe tė ndershėm, ndėrsa sot, po ky kuadėr ligjor, ėshtė dėshmuar i dėshtuar, pėr shkak tė nivelit tė lartė tė korrupsionit nė drejtėsi, me suport tė qartė politik.

 

        - Kodi Civil (1 prill 1929), ishte shumė i rėndėsishėm, sepse ne vinim nga njė shoqėri e prapambetur, ndonėse raportet shoqėrore ishin tė rregulluara edhe me Kanunin, si kulmi i sendėrtimit tė sė Drejtės zakonore tė shqiptarėve nė shekuj.

Sot, ēėshjet civile kanė mbetur nė mėshirėn e vullnetit dhe qeses sė matrapazėve qė shesin drejtėsinė, ēka ka shkaktuar kaos dhe padrejtėsi tė panumėrta, me pasoja fatale, madje deri nė vetgjygjėsi.

 

        - Ligji pėr Avokatinė (15.qeshor 1931), shėnoi pėr herė tė parė mbrojtjen e tė drejtave tė qytetarėve nė raport me ligjin.

Sot, avokatėt janė shndėrruar nė sekserė mes pėfaqėsuesve tė ligjit dhe qytetarėve qė i drejtohen drejtėsisė pėr tė zgjidhur hallet.

 

        - Kodi tregtar (1 prill 1932), rregulloi shkėlqyeshėm raportet midis shtetit dhe subjekteve tė tatueshme, duke konsoliduar kapitalizmin, si sistemi mė i pėrkryer i zhvillimit ekonomiko-shoqėor, e qė u ngrit mbi rrėnojat e feudalizmit tė trashėguar.

Sot, Kodi tregtar ėshtė mburoja mė e mirė e evazionit dhe parajsės fiskale, drejt krijimit tė monopoleve me ngjyra politike, ēka ka shkatėrruar konkurrencėn dhe tregun e lirė.

 

        - Ligji pėr ndalimin e mbulimit tė fytyrės, ishte masa kryesore pėr emancipimin e femrave dhe integrimin dinjitoz tė tyre nė shoqėri, drejt zhdukjes sė pabarazisė midis gjinive.

Ndėrsa sot, morali shoqėror ėshtė tronditur thellė pėr shkak tė abuzimit me lirinė, duke shkuar drejt rrėnimit. (Heqjen  ferexhesė, Franca dhe Italia po kėrkojnė ta bėjnė sot).

 

        - Kuadri ligjor pėr Urbanistikėn dhe rregullimin e territorit, ishte i bazuar nė pėrvojat mė tė mira ndėrkombėtare dhe nė studime afatgjata. Ai model dhe ato pėrvoja, edhe sot mbeten tė paarritshme, sikurse janė masterplanet e asaj kohe, ndėrtimet madhėshtore si godinat e Ministrive, Bulevardet e Tiranės, Shkodrės dhe objekte tė tjera, me tė cilat krenohemi.

Sot kemi njė masakėr urbane, qė i paraprin kaosit urbanistik dhe shpėrfytyrimit tė territorit, me pasoja qė po i vuajmė tė gjithė dhe qė po thellohen dita-ditės. Nė atė kohė, edhe njė fasadė tė avllisė nuk mund ta lyeje pa lejen dhe ngyrėn e miratuar nga bashkitė dhe komunat, e jo mė tė ndodhnin pėrplasje tė qeverisė me pushtetin vendor sikundėr sot, e pėr zgjidhjen e tė cilave angazhohet deri edhe komuniteti ndėrkombėtar.

 

        - Pėrveē lidhjes sė qendrave tė banuara me rrugė, qė sot pėrbėjnė 90 % tė fondit tė pėrgjithshėm tė rrugėve - zhvillim tė shpejtė mori edhe komunikacioni ajror civil, me aeroporte nė Tiranė, Shkodėr, Korēė, Vlorė, Gjirokastėr, Kuēovė, Kukės dhe Peshkopi.

Ndėrsa sot, nė vitin 2005, transporti ajror civil brenda territorit tė vendit, as qė ekziston.

 

        - E drejta e pronėsisė ishte e garantuar jo vetėm me ligj, por edhe nė praktikė. Hipoteka dhe kadastra ishin tė pėrkryera nė funksionimin e tyre dhe saktėsinė e pasqyrimit tė kufijve tė pronėsisė.

Sot, shqiptarėt nuk dinė ku i kanė pronat dhe kufijtė, dhe dokumentacioni i pronėsisė ėshtė shumė difektoz.

Saktėsinė e atij sistemi regjistrimi, e konfirmoi para pak ditėve edhe kryeministri aktual z.Berisha, i cili deklaroi se pikė referimi pėr qartėsimin e pronėsisė, do tė mbetet dokumentacioni i kohės sė Mbretėrisė.

 

        - Rendi, siguria e jetės dhe e pronės, mbroheshin nga shteti nėpėrmjet armės sė Xhandarmėrisė.

Ndėrsa sot, gjėja mė e pavlerė ėshtė jeta, e cila ndihet e kėrcėnuar nė ēdo moment nga krimi ordiner dhe ai i organizuar.

 

- Arritjet e sipėrshėnuara tė epokės sė Mbretėrisė,nėn drejtimin e Mbretit Zog I, janė shtyllat monumentale tė qytetėrimit dhe shtet-formimit shqiptar, por ajo epokė ėshtė skalitur nė kujtesėn e shqiptarėve pėr Kushtetutėn, pashaportėn dhe monedhėn, me tė cilat shqiptarėt e asaj kohe ishin realisht tė integruar nė Europė, si qytetarė dinjitozė.

Ndėrsa sot, jo vetėm qė vazhdojmė tė mbetemi tė izoluar e jashtė Europės, por integrimi ėshtė shndėrruar nė demagogji tė plotė dhe objektivin mė tė vėshtirė tė klasės politike.

 

   Tė nderuar pjesėmarrės,

 

Kremtimi i Triumfit tė Legalitetit dhe i epokės qė pasoi, shėrben si pikė referimi dhe model zhvillimi me vlera tė pakrahasueshme e tė denja pėr t'u ndjekur, nėse duam tė realizojmė ėndrrat dhe vizionin tonė tė zhvillimit, bashkimit kombėtar dhe integrimit euro-atlantik.

 

 

JU FALEMINDERIT!