12th April 2005 http://www.panorama.com.al/

 

  Faqe 14/15 - Speciale

vdekja e diktatorit

portreti nga te huajt

 

Ēfarė shkruan agjencitė e huaja mė 11 prill 1985

 

Vdekja e Enver Hoxhės nė tastierat e REUTERS e AFP

 

 

Redi Gjuzi

Ne ishim pranė ferrit, por e kishim tė ndaluar tė besonim se djalli ekzistonte. Mė 11 prill 1985, tė gjithė ata qė besonin nė Zot, e kuptuan se e keqja mė e madhe kishte kaluar.

Kėtė e pohonin edhe tė huajt. Shumica e agjencive ndėrkombėtare bėnė tė ditur mė 11 prill, se vdiq Enveri. Pavarėsisht diplomacisė, ata komentuan jetėn e tij si tė njė diktatori. Asnjė nga gazetarėt, tė cilėt shkruajtėn pėr vdekjen e Hoxhės nuk kishte qenė nė Shqipėri, por tė gjithė nė shkrimet e tyre tregonin se historia e qeverisjes sė tij ishte ndėr mė gjakataret e komunistėve.
“REUTERS” dhe “AFP” do tė thekosnin nė lajmėrimet e tyre tė 11 prillit 1985, se “Enver Hoxha ka vdekur sot nė moshėn 76-vjeēare, pasi ka ushtruar mbi 40 vjet njė fuqi pa koncesione nėn udhėn e njė partie komuniste, ortodoksia ideologjike, ekonomike dhe sociale e sė cilės ka bėrė qė Shqipėria tė mbetej i vetmi vend stalinist dhe ateist i botės”. “REUTERS” shton se “Ambasada e Shqipėrisė nė Beograd pas kėrkesės sė njė numri tė madh gazetarėsh dhe korrespondentėsh lindorė ka vendosur tė mos japė asnjė vizė”. Tė njėjtėn pengesė bėri edhe ambasada e Shqipėrisė nė Paris. Sipas “AFP”, ”nė funeralin e Enver Hoxhės nuk do tė marrin pjesė delegacione tė huaja, u tha sot nė ambasadėn shqiptare nė Paris. Prezenca e delegacioneve tė tilla nė kėto rrethana nuk ėshtė e parashikuar nė protokollin shqiptar. Ambasada do tė hapė njė regjistėr tė ngushėllimeve nė 15 dhe 16 prill”.

Si e pėrshkruan agjencitė diktatorin
“Nė barazi me lider tė tjerė historikė tė komunizmit, Enver Hoxha, njė njeri i lartė, gjithmonė i qeshur dhe elegant, kur paraqitej nė ekranin e televizionit shqiptar, kishte ngjallur rreth vetes sė tij njė kult tė personalitetit tė denjė pėr Stalinin, pėr tė cilin nė Shqipėri deri nė atė kohė festohej pėrvjetori i lindjes. Nė nėntor tė vitit 1982, Hoxha akoma paraqitej mė njė shėndet tė mirė nė ekranet televizive, por qė nga ajo kohė, ai kishte pakėsuar shfaqjet nė publik dhe nė lindje kishin filluar tė qarkullonin zėrat pėr njė sėmundje tė tij; flitej pėr sėmundjen e pakinsonit, si dhe tumor nė stomak”.

Vrasjet mes llojit
Sipas “REUTERS”, “nė vitin 1982, Hoxha i kishte ēuditur tė gjithė, duke u shprehur se Mehmet Shehu, bashkėpunėtori i tij mė i afėrt dhe kryeministri i tij pėr 27 vjet, ishte nė realitet njė spiun i huaj i paguar pėr tė vrarė vetė atė, Enver Hoxhėn. Nė kujtimet e tij Hoxha shkruan se Mehmet Shehu ishte vetėvrarė, pasi iu hoq maska si “multiagjent” nė llogari tė shėrbimeve sekrete tė Shteteve tė Bashkuara, britanikėve, jugosllavėve dhe sovietikėve.
Nė vitet e fundit tė karrierės sė tij ai ishte i fundit i mbijetuar nga brezit i tij politik. Qė nė vitet ’50, spastrimet ishin kryer mbi disa nga shokėt e tij qė nė atė periudhė “gabonin” duke shfaqur simpati pėr Jugosllavinė”. “Nė vitet ’60, komenton agjencia, ata qė u goditėn ishin shokėt e tij, tė cilėt kishin bashkėpunime me Moskėn. Nė vitet ’70 ishte radha e atyre qė favorizonin Pekinin”.

Ateizmi
Historia e Hoxhės sipas “AFP”, ndalon edhe besimin nė Zot. “Shqipėria ishte bėrė shteti i vetėm ateist, zyrtarisht nė Evropė. Me urdhėr tė Hoxhės nė vitin 1967, u mbyllėn dhe u kthyen nė salla kinematografie apo depozita tė prodhimeve agrare, tė gjitha kishat dhe xhamitė e Shqipėrisė. “I vetmi besim pėr tė cilin Shqipėria ka nevojė, shprehej Hoxha, ėshtė Shqipėria”.
Ndjekės i zjarrtė i komunizmit, Hoxha i krijonte fjalimet e tij me imazhe tė ngjyrosura”.

Superfuqitė
Nė historinė e “REUTERS” pėr Hoxhėn thuhet: “Deklaroi njė herė pėr Moskėn e Uashingtonin qė, “tė mos i gėnjente mendja se Shqipėria ishte njė kafshatė e lehtė”. Ngriti njė polemikė tė ashpėr dhe tė vashdueshme me marshallin Tito tė Jugosllavisė dhe pasardhėsit e tij, duke i akuzuar se qėllimi i tyre ishte “ta kthenin Shqipėrinė nė njė nga Republikat e tyre Federative”. Por krijimet mė tė ashpra, Hoxha i ruajti pėr pasardhėsit e Stalinit nė Kremlin, dhe episodi mė i famshėm, ishte njė ndėrhyrje e tij qė zgjati dy orė, e shprehur nė njė konferencė nė nėntor tė vitit 1960, kur nė Moskė u mblodhėn 81 Parti Komuniste. Ajo ndėrhyrje kurajoze shėnoi prishjen totale tė marrėdhėnieve tė Tiranės me politikėn sovietike dhe kthimin e tyre nga Pekini. Hoxha ishte nė kundėrshtim tė plotė me atė qė thoshte Nikita Hrushovi pėr Stalinin. Stalini nuk ishte as njė tiran dhe as njė despot, thoshte Hoxha: “Ai ishte njė njeri me principe tė drejta, modeste dhe tė sjellshme”. Drejtoi luftėn e klasave nė mėnyrė korrekte, duke i dhėnė goditje pa mėshirė armiqve tė socializmit, e kishte tė drejtė pėr ta bėrė”. Hrushovi pėr Hoxhėn ishte njė “sharlatan, njė palaēo dhe njė shantazhist”, qė dėshironte ta kthente Shqipėrinė nė njė koloni tė Bashkimit Sovietik ashtu si Republikat e bananeve tė Amerikės Latine i shėrbejnė Shteteve tė bashkuara. Jo mė pak kritik Hoxha ishte me pasardhėsit e Hrushovit, Leonid Brezhnev (vepra e tij ka qenė kritike nga fillimi deri nė fund) dhe Yuri Andropov (njė njeri intrigash e korridoresh). Opinionet e tij ishin negative edhe pėr aleatėt e Evropės Lindore tė Kremlinit: ‘Lideri i partisė polake Uladyslan Comulka ishte njė reaksionar’. Presidenti bullgar Teodor Zhivkov ishte pėr Hoxhėn “njė prototip mediokriteti”… politika e tij ”ishte gati tė bėnte ēdo gjė qė i kėrkonin rusėt”. Lideri i Gjermanisė Lindore Ualter Ulbrich “ishte njė arrogant e mendjemadh”. Hoxha admironte komunistėt e “Rojės sė vjetėr” si bullgari Georgi Dimitrov dhe ēekosllovaku Klement Gottuald.”

Aleancat
“Pas prishje sė marrėdhėnieve me Bashkimin Sovietik, aleati i ri i Hoxhės ishte Kina e Mao Tse Tung, qė furnizonte Shqipėrinė me ndihma ekonomike dhe ushtarake. Marrėdhėniet e tyre lulėzuan nė vitet ’60, por u ftohėn nė kohėn kur Kina kėrkoi aleatė tė rinj. Vizita e presidentit tė shteteve tė Bashkuara, Richard Nixon, nė vitin 1972 nė Pekin, u kritikua rėndė nė Tiranė dhe teoria politike e Kinės u sulmua me intensitet nė rritje nga pala shqiptare. Nė vitin 1978, Kina i shkėputi ēdo lloj ndihme Shqipėrisė, duke e lėnė pa miq. Nė njė libėr tė kujtimeve tė tij tė shkruar nė po tė njėjtin vit nga Enver Hoxha afirmon se politika udhėheqėse e Kinės nuk kishte qenė e njėjta pas Maos dhe se “nuk po ndjekin udhėn e ndėrtimit tė socializmit, por udhėn pėr njė shtet borgjez social-imperialist”. Hoxha qė pėrsėriste gjithmonė nė fjalimet e tij se shqiptarėt preferonin tė hanin bar sesa t’i gjunjėzoheshin tė huajve, nė fund tė viteve ’70 e drejtoi vendin e tij drejt njė politike tė lidhjes sė marrėdhėnieve me tė gjithė shtetet me qėllime tė mira. Nė kėtė fazė, u zbutėn tonet e njė debati me Greqinė tė bazuar nė ndarjet territoriale pas luftės sė dytė botėrore. Tregtia me Italinė dhe Gjermaninė Federale u pėrmirėsua dhe Tirana madje ishte e predispozuar tė normalizonte marrėdhėniet me Bon-in, tė ngrira pas njė polemike tė pazgjidhur pėrsa i pėrkiste dėmeve tė luftės tė pretenduar nga Tirana. Megjithė kėtė, Shqipėria, “vendi i shqiponjave”, mbetet e mbyllur nė izolimin e saj, vetė Hoxha nuk kishte prekur mė kufijtė qė nė vitin 1961 dhe mbetej akoma njė fortesė e mbrojtur nga njė popull i tėrė i armatosur. Obsesioni i pushtimit, qė ka rrėnjė tė thella, u pėrforcua nga njė tentativė zbarkimi e ndodhur nė vitin 1982. Pėr Hoxhėn mund tė thuhet se patjetėr e ka bėrė Shqipėrinė njė vend mitik dhe tė jashtėzakonshėm”.

 

Shqipėria kthen mbrapsht ngushėllimet sovietike
Shqipėria nuk i pranoi ngushėllimet e Bashkimit Sovietik pėr vdekjen e Enver Hoxhės. Ajo i ktheu ato mbrapsht, duke i quajtur tė papranueshme. “Pravda”, gazeta e Partisė Komuniste tė Bashkimit Sovietik, do tė publikonte mė 12 prill 1985 nė faqen e parė mesazhin e ngushėllimit pėr Enver Hoxhėn. Gazeta kishte shkruar nė faqen e saj tė parė, tekstin e mesazhit tė “ngushėllimit tė thellė”, qė kishte dėrguar Komiteti Qėndror i Partisė Komunite tė Bashkimit Sovietik pėr Komitetin Qėndror tė Partisė sė Punės sė Shqipėrisė. Nė atė kohė, agjencitė e lajmeve, e komentun mesazhin si njė shenjė tė rifillimit tė marrėdhėnieve mes dy vendeve tė prishura keq nė vitin 1961. Ky ishte rasti i dytė qė Rusia jepte shenja “paqeje”, pas urimit qė ishte nisur mė 28 nėntor tė viti 1984 pėr festėn e pavarėsisė. Shqipėria nuk i pranoi ngushėllimet e Moskės. Sipas agjencisė “TANJUG”, Komiteti Qėndror i Partisė sė Punės sė Shqipėrisė, ka refuzuar dhe i ka quajtur tė papranueshme ngushėllimet e Bashkimit Sovietk pėr vdekjen e Hoxhės. Lajmin e kthimit tė ngushėllimit nė atė kohė e dha zėdhėnėsi i ambasdės sonė nė Vjenė. “Nuk kemi tė bėjmė me Bashkimin Sovietik, pėr kėtė arsye mesazhi i ngushėllimit ėshtė kthyer si i papranueshėm”.

Ftesa e SHBA dhe sulmi i radhės i Shqipėrisė
Gazetarėt e dinin se Shqipėria ishte shumė larg politikisht me Shtetet e Bashkura, por ato, sipas agjencisė sė lajmeve “Rojter”, e pyetėn zėdhėnėsin e Departamentit tė Shtetit pėr vdekjen e Enver Hoxhės. Dhe Ed Djerejitan nė 11 prill tė vitit 1985 u pėrgjigj: “Shtetet e Bashkuara nuk kanė patur kontakte me zotin Hoxha qė nga koha e Pasluftės sė Dytė Botėrore. Dhe qė nga viti 1939, Shtetet e Bashkuara nuk kanė kontakte diplomatike me Shqipėrinė”. Lidhur me tė ardhmen dhe mundėsinė e rivendosjes sė marrėdhėnieve, zėdhėnėsi i Departamentit tė Shtetit u pėrgjigj thjeshtė: “Kjo varet nga shqiptarėt. Nė disa raste ne kemi deklaruar, tė paktėn 10-vjeēarin e fundit, qė kur Shqipėria tė vendoste tė rishikonte raportet diplomatike, ajo do tė merrte patjetėr njė pėrgjigje nga ne”. Ashtu siē bėnė me ngushėllimet e Bashkimit Sovietik, pasardhėsit e diktatorit Hoxha do tė kthenin mbrapsht edhe ngushėllimet e munguara tė SHBA-sė. Kėtė e bėri tė qartė zėdhėnėsi i ambasadės sonė nė Vjenė. “Ne i konsiderojmė, si SHBA-nė ashtu edhe Bashkimin Sovietik, si superfuqitė qė vėnė nė rrezik tė ardhmen e Shqipėrisė. Pėr kėtė arsye e kthyem mesazhin e Bashkimit Sovietik dhe do tė vepronin kėshtu edhe pėrballė Shteteve tė Bashkura”.

 

Deklarata e mjekut francez, Paul Milliez mė 11 prill 1985
“Enveri e dinte se do vdiste shpejt, por ishte shumė i qetė”

Enver Hoxha e dinte se do tė vdiste shpejt, por nuk kishte asnjė shqetėsim politik, duke ditur gjithashtu se zėvendėsi i tij ishte gati. Kėtė e ka deklaruar njė mjek francez, profesori Paul Milliez, i cili kishte njė miqėsi 20-vjeēare me liderin e Partisė komuniste nė kėtė vend. Sipas “AFP” Milliez ishte njė ndėr mjekėt e besuar tė Hoxhės. Ai e kishte takuar Enverin pėr herė tė fundit nė nėntorin e dhjetorin e vitit 1984, vetėm katėr muaj para vdekjes.
Hoxha, sipas mjekut, mendonte pėr vdekjen mė qetėsi. “Ėshtė gjithēka gati, suksesi im ėshtė shėnuar, jam i qetė”, i kishte thėnė mikut tė tij nė takimin e tyre tė fundit. Sipas francezit, “deri nė fund tė jetės, edhe pse i sėmurė, ai kishte mbajtur njė fuqi tė madhe pune. Ai shkonte ēdo ditė nė zyrėn e tij, duke jetuar me njė kurajė tė jashtėzakonshme, duke konsideruar se teorikisht ai ishte ateist”. Millies thekson se “Enver Hoxha ishte i mbėshtetur nė mėnyrė tė admiruehme nga e shoqja, shoqe e tė gjithė jetės sė tij qė nga pėrpjekjet e para politike”. Mjeku shton se, Hoxha kishte mbetur njė nacionalist i bindur, se vepronte gjithmonė pėr tė mirėn e vendit tė tij. Prof. Millies shton mė pas. “Enveri ka edhe njė tė fshehtė tjetėr. Ai kishte dashurinė e tij tė madhe pėr Francėn”. “Deri nė fund tė jetės sė tij, shtoi profesori, Enveri ka folur, menduar dhe ėndėrruar nė frėngjisht, lexonte ēdo ditė libra dhe gazeta franceze dhe vetė ai kishte dhėnė mėsim tė gjuhės franceze nė Liceun e Korēės. Millies shton se Hoxha ishte njė admirues i thellė i De Gaulle dhe i revolucionit tė 1789, kishte pėrkthyer disa shkrimtarė francezė, si Molier dhe Viktor Hygo.

 

Telegramet pėr vdekjen

  • Anglia
    Anglezėt dinė tė bėjnė diplomaci dhe kėtė e treguan edhe me Shqipėrinė. Vetėm njė ditė pas vdekjes sė Enver Hoxhės, zėdhėnėsi i Ministrisė sė Jashtme tė Anglisė gjeti mėnyrėn pėr tė dėrguar shenja bashkėpunimi me Shqipėrinė vetėm njė ditė pa diktator. “Britania ėshtė e gatshme tė rifillojė marrėdhėniet diplomatike mė Shqipėrinė, nė ēfarėdo momenti dhe pa kushte”. Ky ishte komenti i vetėm pėr vdekjen e Enver Hoxhės.
  • Italia
    Ish-kryeministri i Italisė, Betino Kraksi, sipas ANSA-s, nė letrėn drejtuar qeverisė shqiptare theksonte se gjatė kohėve tė fundit, para se Enveri tė vdiste, ai kishte shkėmbyer disa letra me kreun e qeverisė shqiptare. “Nė njė moment keqardhjeje pėr qeverinė shqiptare, qeveria italine do tė shprehė ngushėlimet e veta dhe solidaritet pėr vendin fqinj”. Sigurisht qė raportet mes Shqipėrisė dhe Italisė do tė vazhdojnė tė zhvillohen”.
  • Kina
    Njė ditė pas vdekjes sė tij, “Gazeta e Popullit” nė Kinė, vendosi nė faqet e saj njė fotografi tė madhe tė Enver Hoxhės. Sipas agjencisė sė lajmeve kineze, “Kina e Re”, presidenti kinez, Li Xianian dhe kryeministri Zhao Ziyang, “kanė mbetur tė shokuar nga lajmi i vdekjes sė Hoxhės. Vdekja e tij, ėshtė njė humbje e madhe pėr popullin shqiptar. Ne i shprehim ngushėllimet mė tė thella qeverisė dhe popullit shqiptar”.
  • Jugosllavia
    Nė atė kohė Jugosllavia kishte marrėdhėnie aspak pozitive me Shqipėrinė. Ish-presidenti jugosllav, Veselin Djuranovic, i dėrgoi njė letėr Ramiz Alisė. “Ju shpreh juve dhe presidiumit tė Kuvendit Popullor ngushėllimet pėr vdekjen e sekretarit tė parė tė Komitetit Qėndror tė Partisė sė Punės, Enver Hoxha”. Lajmi i TANJUG nė atė kohė shoqėrohet edhe me faktin se Shqipėria dhe Jugosllavia qė nga viti 1948 janė shtete “armike”.
  • Rumania
    Sipas “AFP”, presidenti i Rumanisė, Nicolae Ēaushesku, i ka dėrguar njė letėr ngushėllimi Ramiz Alisė pėr vdekjen e Enver Hoxhės. Letra ishte shumė e thjeshtė. “Shpreh keqardhjen time dhe tė popullit rumun pėr vdekjen e Hoxhės”. Rumania ishte i vetmi shtet i Traktatit tė Varshavės me tė cilin Shqipėria kishte marrėdhėniet diplomatike. Nė fakt marrėdhėniet mes partive ishin mė shumė tė tendosura, se ato midis shteteve.

 

Njė ditė pas vdekjes
Ēfarė kanė shkruar gazetat e huaja para 20 vitesh

“La stampa”
Nė gazetėn “La Stampa” komenti kushtuar vdekjes sė Enver Hoxhės ėshtė shkruar nga Frane Barbieri. “Sot, pėrballė ndryshimeve rrėnjėsore ndėrkombėtare qė humbja e tij rrezikon tė provokojė, nuk mbetet vetėm tė urojmė qė linja e autonomisė e Hoxhės tė mbtetet “e pėrjetėshme”, nė Shqipėri, aq sa tė ruhet edhe Stalini i tij, talizmani ideologjik, kundėr infiltrimeve tė huaja”
“Il Giornale”
“Njė ujk i vetmuar”, ky ėshtė titulli i komentit tė analistit italian, Idro Montaneli, pėr vdekjen e Enver Hoxhės nė gazetėn italiane “Il Giornale”. Mė 12 prill 1985, Montaneli shkruante: Nuk besoj se “hoxhizmi” mund tė mbijetojė pas Enver Hoxhės. Dhe nuk besoj aspak qė pasardhėsi i tij, kushdo qoftė, mund ta mbajė sėrish Shqipėrinė nė pozicionin e “izolimit tė shkėlqyer”, nė tė cilin Hoxha e kishte vendosur nė planin ndėrkombėtar”.
“Press”
Njė e pėrditshme e asaj kohe nė Vienė theksonte se “njė ndryshim i menjėhershėm nga linja e Hoxhės mund tė ēonte vendin nė kaos”.
“Kurier”
Njė tjetėr e pėrditshme pyet nė se “ēfarė do tė ndodhė me atė “shpresė tė vogėl” qė shqiptarėt kishin ėndėrruar, tė paktėn pėr vendet neutrale si Italia dhe Franca?”

 

Mė 12 prill 1985
Apeli i Leka Zogut pas vdekjes sė Enverit

“Njė apel pėr tė gjithė nacionalistėt shqiptarė brenda dhe jashtė Shqipėrisė, qė tė bashkohen nė mėnyrė qė tė krijojnė brenda kufijve tė Shqipėrisė etnike njė shtet tė lirė dhe demokratik”. Leka Zogu njė ditė pas vdekjes sė diktatorit, nė aeroportin e Parisit, duke u nisur pėr nė Amerikė thekson kėto fjali. Agjencia e lajmeve “AFP”, citonte nė 13 prill se sipas Zogut, vdekja e Hoxhės, “shėnon fundin e njė epoke dhe fillimin e njė epoke tjetėr destabiliteti, qė do tė trondisė direkt shqiptarėt nė Jugosllavi (Kosovė) dhe qė indirekt do tė cenojė stabilitetin e Ballkanit”. Pėr Leka Zogun, “rreziku i ekspansionit sovjetik nė rajonin e Ballkanit dhe si rrjedhojė nė Adriatik dhe Mesdhe ėshtė rritur. Dhe nuk ėshtė nė rrezik vetėm e ardhmja e Shqipėrisė, por e gjithė Ballkanit. Sipas Zogut, ”Ramiz Alia do ta ketė tė vėshtirė tė vazhdojė tė qeverisė pėrballė kundėrshtimit tė popullit shqiptar, i cili ka vuajtur tiraninė dhe ateizmin e regjimit”. Shpresė pėr ndryshim ka edhe Bashkimi Kombėtar Shqiptar, orgnizata qė pėrfaqėson shqiptarėt nė 15 vende tė Evropės. Pas vdekjes sė diktatorit mė 14 prill ata nė njė deklaratė theksuan se “Shqiptarėt nė Shqipėri dhe jashtė saj do tė vazhdojnė luftėn e tyre deri nė rikthimin e lirisė dhe tė drejtave tė njeriut nė Shqipėri”.

 

 

 12/04/2005  http://www.shekulli.com.al/

“Mendimi pėr pronat u duhet kėrkuar tė gjithėve”

Gjergji Aleksi

Jam nga Piqerasi, por jetoj nė Tiranė. Jam dakord qė shkrimit me titull “A ka vullnet pėr tė hetuar vjedhjen e pronave”, qė i drejtohet z. Ilir Meta, ku bėhet fjalė pėr vjedhjen e Dhrakesė nė Palasė, botuar nė gazetėn “Shekullin”, dt 10.04.2005, duhet t’i pėrgjigjet z. Ilir Meta. Ai shkrim ngre disa probleme shumė tė rėndėsishme dhe nė parim, nuk duhet t’i drejtohet vetėm Ilir Metės, por edhe z. Fatos Nano, Sali Berisha, Leka Zogu, Fatmir Mediu dhe cilido qė sot po kėrkon votat pėr zgjedhjet e ardhshme. Sė pari, duhet tė zhdukim mundėsitė qė janė krijuar pėr tė na mohuar dhe vjedhur pronėn tonė tė trashėguar, dhe pastaj njėshat negativė. Drejtuesit e partive politike nuk kanė moral tė kėrkojnė votat, pa u shprehur mė parė pėr lėmshin e pronave qė kanė krijuar. Ne kuk mund tė hedhim votat pėr partitė qė nuk shprehen nė program pėr kthimin e pronės, se kėshtu veprojmė kundėr vetes sonė, qė politikanėt tė kenė mundėsi pėr tė vazhduar vjedhjen e pronave tona. Ky nuk ėshtė mendim vetėm i imi, por i tė gjithė bashkėfshatarėve dhe patriotėve tė mi bregdetas.



E Marte, 12 Prill 2005 http://www.kohajone.com/

PD-PDR, MBESHTETJE VETEM NE MAZHORITAR

Partia Demokratike eshte e hapur te bashkepunoje me te gjitha forcat e djathta duke perjashtuar ketu Levizjen per Zhvillim Kombetar te Leka Zogut. Kete e deklaroi kreu i Partise Demokratike, Sali Berisha, i cili u shpreh se po punohet intensivisht dhe po behen bisedime me reformatoret, por nuk eshte perjashtuar mundesia dhe per nje aleance me Partine Demokristiane. "Ne jemi serioze dhe deshirojme vertet qe te kemi nje koalicion me PDR-ne dhe me parti te tjera si PDK-ne, ne jemi te hapur. Ne kemi percaktuar pervec LZHK-se, e cila barazon permbysesit e komunizmit me vazhduesit e PPSH-se, dhe ka deklaruar se do te beje koalicion me socialistet, atehere keto gjera per ne jane te papranueshme", tha Berisha.

Nderkohe reformatoret nga ana e tyre jane shprehur se kjo jave do te jete dhe fundi i bisedimeve dypaleshe ku pritet te nenshkruhet nje marreveshje me demokratet. Burime nga PDR-ja bejne te ditur se tashme eshte rene dakord ne shume pika te diskutuara dhe pritet zyrtarizimi i marreveshjes midis dy partive. Keshtu duket se demokratet do te tolerojne kater zona te lira nga gjashte te kerkuara nga reformatoret, nderkohe qe per propocionalin partite do te konkurrojne vecmas pa u mbeshtetur tek njera-tjetra. Gjithashtu demokratet do te bashkepunojne dhe me Partine Republikane ne menyre te pjesshme midis tyre. Ky bashkepunim eshte pohuar nga kryetari i PR-se, Fatmir Mediu, i cili ka deklaruar se bashkepunimi midis dy partive do te jete si ne mazhoritar, ashtu edhe ne propocional. Republikanet jane shprehur se do te kete nje konkurrim per perzgjedhjen e kandidateve te tyre ne menyre qe te zgjedhen ato figura te pershtatshme qe te bejne konkurrim sa me dinjitoz perballe kandidateve te majte. "Partia Republikane eshte ne konkurrimin e vet propocional ne te 100 zonat. Do te kete nje gare dhe brenda per brenda PR-se e cila krijon kushte me te mira per rezultatin e partise. Do te zgjiden kandidaturat me te mira dhe nuk do te kete preferenca nga lidershipi i PR-se. Ne planin e bashkepunimit per te zgjedhur kandidaturat me te mira mazhoritare qe do te thote mbeshtetje per kandidaturat e PD-se sic do te vleresohen per te garuar dhe kandidatura republikane. Duke mos shfaqur preferenca individuale te lidershipit te PR-se, por te kandidaturave te cilat jane me te mundshme per t'u bere balle kandidaturave te mazhorances", eshte shprehur pak dite me pare Mediu.

M.Bejdo