10 Janar 2005 http://www.kohajone.com/

45 INTELEKTUALE PER PLATFORMEN E PD-SE

Kryetari i PD-se, Sali Berisha, prezanton forumin konsultativ ne prag te zgjedhjeve parlamentare. Shumica e ketyre emrave mund te jete ministra e drejtues kryesore pas ardhjes ne pushtet

Markel Bejdo

Partia Demokratike shpalli dje para mediave dhe nje grupi te gjere intelektualesh formimin e Komitetit te Orientimit te Politikave te Partise Demokratike. Ne perberje te ketij forumi jane rreth 45 anetare, te cilet jane specialiste ne fusha te ndryshme. Krijimi i KOP-it eshte vazhdim i partneritetit qe Partia Demokratike ka shpallur me shoqerine civile, boten akademike dhe mediat. Ne perberje te ketij forumi pervec disa emrave te njohur si Ylli Pango, Maksim Cikuli, Apollon Bace, etj, pjesa tjeter jane figura te reja por me nje bagazh teper te larte. Afrimi i ketyre personaliteteve me opoziten, behet me qellim promovimin e tyre publik ne nje kohe kur PD-ja pret te vije ne pushtet. Nje pjese e mire e ketyre anetareve te shoqerise civile mund te jete funksionare te larte si ministra, zv/ministra apo drejtore ne qeverisjen e re te demokrateve. Ne kete menyre, lideri demokrat ka promovuar edhe ata njerez qe pritet te jene ne udheheqje te shtetit pas zgjedhjeve parlamentare te korrikut.

Ne fjalen e prezantimit, lideri demokrat Sali Berisha theksoi se ky forum qe ngrihet per here te pare ka pergjegjesine e hartimit te programit, ligjesine e hartimit te programit dhe politikave te Partise Demokratike ne te gjitha fushat si dhe planin e veprimit te qeverisjes se ardhshme. "Anetaret e forumit dhe vete forumi japin mendimet e tyre te lira e te pavarura per te gjitha ceshtjet madhore te vendit dhe shoqerise, te orientoje Partine Demokratike per qendrimet qe ajo duhet te mbaje. Forumi ne vetvete perfaqeson nje ridimensionim te madh te komunikimit te botes se mendimit me karriget e politikes duke huajtur keshtu nje shprehje te Xhon Kenedit", tha Berisha. Gjithashtu lideri demokrat theksoi para te ftuarve se tani komunikimi i PD-se me shoqerine civile do te jete me i drejtperdrejte pasi shumica e anetareve te ketij forumi vjen nga radhet e tyre. "Keshtu une jam i bindur se sot e tutje komunikimi i Partise Demokratike me boten akademike dhe intelektuale, me shoqerine civile do te zgjerohet pa nderprerje. Ky forum perbehet nga personalitete te shquara, intelektuale dhe intelektuale, eksperte dhe eksperte te fushave nga me te ndryshmet qe kane diversitetet e tyre por qe kane dy tipare te perbashketa. Se pari ata jane eksperte te shquar, jane njerez te suksesit te faktuar, te suksesit ne studimet e tyre, te suksesit ne shkollimin e tyre, te suksesit ne reforma, te suksesit ne krijime, te suksesit ne botime. Une gjate jetes nuk kam takuar nje grup te sukseseve kaq te shumanshme sa ky grup", tha Berisha.

Kush jane intelektualet?

Sipas kreut te PD-se, anetaret e ketij forumi jane njerez me projeke te ndryshme dhe qe punojne ne projekte te ndryshme, por te gjitha projektet e tyre kane nje te perbashket: ndryshimin e Shqiperise dhe se keta jane burra dhe gra, djem dhe vajza, intelektuale dhe intelektuale te vendosur per te ndryshuar Shqiperine dhe do ta ndryshojne ate. Me pas lideri demokrat ka prezantuar para te pranishmeve anetaret e KOP-it ku te binin ne sy CV-te e pasura dhe rezultatet e larta ne punen e tyre. Profesionet ishin te fushave te ndryshme si ekonomiste, juriste te zote, gazetare, sociologe, mjeke si dhe mjaft profesione te tjera. Gjithashtu Berisha shtoi se ketij grupi do t'i bashkangjiten dhe 6 anetare te tjere te cilet nuk mund te prezantoheshin publikisht per shkak te obligimeve te tyre ne kompani private, por edhe ne dikasteret shteterore. Gjithashtu disa nga anetaret e KOP-it u shprehen mjaft optimiste per punen e tyre pasi kjo do te ndihmonte ne ecjen para te vendit si dhe permiresimin e kushteve ne mjaft sektore jetike te cilet duket se jane te paralizuar nga ngerci i te paafteve. Partia Demokratike javen e ardhshme do te beje publike dhe disa nga projektet dhe programet e pergatitura prej saj.

Mes listes se anetareve bie ne sy ish-drejtoresha e Doganave, Tatjana Kongoli, poeti Agron Tufa, biznesmeni Edmond Leka, dekani i fakultetit te Shkencave Sociale, Ylli Pango, etj.


DISA NGA ANETARET E KOP-it NE PARTINE DEMOKRATIKE

1. Albana VOKSHI

2. Elida RECI

3. Lindita LATI

4. Majlinda BREGU

5. Tatjana KONGOLI

6. Teuta BALETA

7. Agron TUFA

8. Albert GAJO

9. Aldo BUMCI

10. Aleksannder SALLABANDA

11. Apollon BACE

12. Ardian NUNI

13. Armando BORA

14. Bardhi KADILLI

15. Besnik ALIAJ

16. Besnik BISHA

17. Elinor BAJRAKTARI

18. Enkelejd ALIBEJ

19. Eris HOXHA

20. Ermal HASIMJA

21. Hervin CULI

22. Floarian MIMA

23. Genc JUKA

24. Hydajet KOPANI

25. Hysen CABEJ

26. Kujtim HASHORVA

27. Lulzim BASHA

28. Maks CIKULI

29. Mentor PETRELA

30. Myqerem TAFAJ

31. Ndoc FASLLIA

32. Perparim DERVISHI

33. Selami XHEPA

34. Taulant BINO

35. Ylli ASLLANI

36. Ylli PANGO

37. Ylli PANARITI

38. Ymer BALLA

39. Edmond LEKA

( 6 te tjereve nuk u behen publike emrat)

----------

10 Janar 2005

PS-PD, "VETO" PER KODIN ZGJEDHOR

Tedi Blushi

Ligjvenesit shqiptare do te diskutojne sot gjate nje seance te jashtezakonshme Kodin e ri Zgjedhor, te permiresuar ne baze te rekomandimeve te OSBE-se nga komisioni bipartizan. Pas miratimit qe mori ne Komisionin parlamentar te Ligjeve, duke siguruar votat e socialisteve dhe demokrateve, drafti ne fjale mendohet te siguroje votat e mjaftueshme per miratim. Konsensusi i arritur ne marreveshjen e fundvitit te kaluar mes dy forcave me te medha politike, PS e PD, per kete ceshtje pritet te jete dhe preludi i asaj cka do te ndodhe ne seancen e sotme plenare. Duke ju referuar nje fakti te tille, ashtu sic edhe eshte paralajmeruar, do te jene partite e vogla ato qe do ta denoncojne mjaft ashper sot marreveshjen e dy "te medhenjve" per kalimin ne Kuvend te Kodit Elektoral. Menjehere pas hedhjes poshte te amendamenteve te propozuara nga Levizja Socialiste per Integrim dhe ajo per Zhvillim Kombetar, te dy keto grupime politike e kane bere tashme publik qendrimin e tyre ne rast se PS-ja e PD-ja do te vendosin veton gjate seances se jashtezakoshme. "Nese PS-ja dhe PD-ja diten e hene do te vendosin veton e tyre, si ne Komisionin e Posacem parlamentar, ashtu edhe ne Komisionin e Ligjeve, mund te themi se zgjedhjet jane te kompromentuara qysh tani", ishte qendrimi i mbajtur pak dite me pare nga kryetari i PLL-se, Ekrem Spahia. Sipas tij ne rast se dy partite me te medha do te mbajne te njejtin qendrim edhe punimet e sotme plenare atehere procesi zgjedhor mund te thuhet se ka marre fund. Gjithsesi ai u shpreh optimist se mbetet ende nje hapesire per pranimin e amendamenteve te propozuara nga LZHK-ja dhe forcat e tjera politike. "Te shpresojme se gjate shqyrtimit dhe miratimit te projektligjit, do te merren parasysh amendamentet e pergatitura prej nesh, do te merren parasysh sugjerimet e kreut te shtetit, Alfred Moisiu, dhe ato te nderkombetareve. Ne te kunderten kjo seance do te ngelet ne memorien e shqiptareve si nje seance e jashtezakonshme per te varrosur zgjedhjet", u shpreh Spahia, duke cilesuar keshtu se procesi po kontestohet qe ne krye. Te njejtin paralajmerim dha nje dite para miratimit ne Kuvend te reformes zgjedhore edhe Levizja Socialiste per Integrim. Nepermjet deputetit te saj Mustafa Muci, kjo parti kerkoi me teper transparence sa i perket procesit zgjedhor. Gjate nje konference shtypi, deputeti i kesaj force politike pohoi se te gjitha partive duhet t'u garantohet ne menyre te domosdoshme pjesemarrja ne komisionet zonale. Pasi kjo sipas tij do te sherbente per te shmangur abuzimin me voten. Ne te njejten linje Muci nenvizoi se duhen marre masa per te kontrolluar edhe pergjegjesite e komisionereve qe ne procese zgjedhore sherbejne sipas tij, si vegla politike. Se fundmi ai ne emer te forces politike qe perfaqeson paralajmeroi voten kunder te 9 deputeteve te LSI-se per reformen zgjedhore. Por pavaresisht ketyre kontestimeve PS-ja e PD-ja me numrat e tyre ne Parlament do ta kene teper te lehte sot per te kaluar produktin e flirtit te radhes, Kodin Zgjedhor.

-------------------------

10/01/2005 http://www.shekulli.com.al/

Prezantohen anėtarėt e Forumit tė Orientimit tė Politikave nė PD. Shumica ekspertė tė shkolluar jashtė

38 emrat e rinj tė Berishės

“Elementė tė kėtij komiteti do tė jenė anėtarė tė qeverisė sė ardhshme tė Partisė Demokratike”

Nevila Perndoj

TIRANE- Njė vit mė parė, nė njė nga mbledhjet rutinė tė kryesisė sė Partisė Demokratike, kryetari i saj Sali Berisha, bėri publike iniciativėn e tij pėr ngritjen e Forumit tė Orientimit tė Politikave. Gjatė gjithė kėsaj periudhe, shumėkush mendonte se deklarata e tij ishte thjesht njė projekt politik nė letėr. Por dje, nė “Hotel Tirana International”, pak muaj para zhvillimit tė zgjedhjeve parlamentare, kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, ka bėrė publike plot 38 emra intelektualėsh, qė sė shpejti do tė kenė pėrgjegjėsinė e hartimit tė programit tė PD, por edhe tė qeverisjes, nė rast se partia mė e madhe e opozitės do tė fitojė zgjedhjet e 2005-ės. Secilin prej tyre, njė e nga njė, me ndonjė mungesė tė vogėl, Berisha e ka prezantuar para kamerave me qėllimin e vetėm “qė ata tė njiheshin nga kombi”.
Roli
Kryetari i Partisė Demokratike, Sali Berisha, shpjegoi dje detyrat kryesore tė forumit qė nė shumė raste do tė drejtohet nga vetė ai. “Anėtarėt e forumit dhe vetė forumi japin mendimet e tyre tė lira e tė pavaruara pėr tė gjitha ēėshtjet madhore, orientojnė Partinė Demokratike pėr qėndrimet, qė ajo duhet tė mbajė. Kjo nė vetvete pėrfaqėson njė ridimensionim tė madh tė komunikimit tė botės sė mendimit. Sot e tutje komunikimi i Partisė Demokratike me botėn akademike dhe intelektuale, me shoqėrinė civile, do tė zgjerohet pa ndėrprerė. Ky forum pėrbėhet nga personalitete tė shquara, intelektualė dhe intelektuale, ekspertė tė fushave nga mė tė ndryshmet, qė kanė dy tipare tė pėrbashkėta. Sė pari ata janė ekspertė tė shquar, janė njerėz tė suksesit tė faktuar. Unė gjatė jetės nuk kam takuar ndonjėherė njė grup kaq tė shumėanshėm. Sė dyti anėtarėt e kėtij forumi janė njerėz me projekte tė ndryshme, por tė gjitha kėto kanė njė tė pėrbashkėt, ndryshimin e Shqipėrisė”, tha Berisha. Sipas tij, ky grup pėrfaqėson globalizmin. “Ky forum pėrfaqėson ekspertė tė suksesit nė shkollimin dhe kualifikimin e tyre nė universitetet e vendit dhe nė ato mė prestigjioze tė botės si Harwardi, Tokio, Kolumbia, Oksfordi, Kembrixh, Brandeis, Staffordshir, Carlo Bo etj”,- shtoi ai.
Qeveria “hije”
Lideri i opozitės, Sali Berisha, nuk e ka mohuar faktin se disa prej anėtarėve tė kėtij forumi do tė jenė edhe nė pėrbėrjen e qeverisė sė PD, nė rast se kjo e fundit fiton zgjedhjet. I pyetur nga gazeta “Shekulli” pėr kėtė ēėshtje, Berisha u pėrgjigj: “Po, padyshim. Elementė tė kėtij komiteti do tė jenė anėtarė tė qeverisė sė ardhshme. Ky komitet ka njė spektėr tė gjerė. Ka prej tyre me ambicje tė qarta politike, tė cilat unė do t’i respektoj dhe do t’i mbėshtes fuqishėm. Ka prej tyre, tė cilėt janė thjesht nė kuadrin teknik dhe unė do t’i respektoj edhe ta. Mendoj se rėndėsia madhore e kėtij ekipi ėshtė se ky forum do tė zgjerojė mė tej rrethin e tij, do tė ofrojė mė tej specialistė tė shquar, njerėz tė suksesit dhe tė reformave, nė mėnyrė qė qeverisja e ardhshme tė pėrballojė me shpejtėsi sfidat me tė cilat pėrballet”,- tha ai. Por Berisha dha tė njėjtėn pėrgjigje si njė muaj mė parė rreth pyetjes nėse do tė ishte ai kryeministri i ardhshėm i qeverisjes sė PD. “Kėtė e vendos populli”,- u shpreh ai.

Alban Vokshi
Ka shėrbyer nė disa institucione ndėrkombėtare. Sot punon nė Afganistan nė USAID.
Ka kryer njė seri kualikimesh, pėrfshi njė master nė Kolumbia.

Elida Reēi
Drejtoreshė e Institututit tė Studimeve tė Financave Publike dhe Private. Diplomohet nė ekonomi dhe pėrfundon studime dy vjeēare nė Boston, ku ka mbrojtur edhe gradėn shkencore. Instituti i saj ėshtė bėrė njė pikė reference pėr institucionet e huaja dhe tė vendit.

Lindita Milo
Pedagoge nė Fakultetin e Ekonomisė. Ka mbrojtur doktoratėn nė shkencat ekonomike. Ka kryer njė seri specializimesh nė shumė vende tė botės, nga Nebraska nė Gjermani, dhe ka njė numėr tė madh publikimesh prestigjizoė, brenda dhe jashtė vendit.

Majlinda Bregu
Ėshtė pedagoge nė Shkencat Sociologjike. Ka mbaruar studimet pasuniversitare nė Itali, pėr titullin “Doktor nė sociologji tė fenomeve kulturore dhe proēeseve normative” Ajo ėshtė njė studiuese e problemeve sociale.

Tatiana Kongoli
Ekonomiste, e cila ka dhėnė njė kontribut tė madh nė reformat e vendit. Fillimisht nė Institutin e Statistikave. Me pas ka punuar si asistente e Pėrfaqėsuesit tė FMN dhe mė pas drejtoreshė e Doganave. Tani punon si konsulente nė Bankėn e Shtetit. Ajo ka kryer njė seri kualifikimesh pasunivesitare, nė fusha dhe vende tė ndryshme

Teuta Baleta
Njė nga specialistet mė tė mira nė fushėn e bankave. Ka drejtuar me sukses departamentin e kėrkimeve pranė Bankės sė Shqipėrisė. Ajo ka kryer njė seri specializimesh nė Ushington dhe nė vende tė ndryshme. Drejtore e njė reviste shumė prestigjoze. Ka vite dhe pėrvoje pune tė gjatė nė fushėn e bankave dhe tė financave.

Agron Tufa
Ėshtė njė nga shkrimtarėt, poetėt, kritikėt e vendit. Ai ka botime tė shumta, romane, vepra. Ėshtė fitues i ēmimeve kombėtare dhe ndėrkombėtare.

Albert Gajo
Ekonomist, ka qenė kėshilltar i Qeverisė sė Stabilitetit pranė zv/kryeministrit, dhe mė vonė pranė kryeministrit nė vitin 1997. Ka ndjekur njė program masteri nė ekonomi dhe zhvillim nė Hagė. Gjatė kėtij programi, ai ėshtė angazhuar si pedagog nė Universitetin e Mastrihtit. Drejton njė qendėr e cila ėshtė bėrė njė pikė reference pėr institucionet kombėtare dhe ndėrkombėtarė tė vendit.

Aldo Bumēi
Ka kryer studimet universitare dhe pasuniversitare nė degėn e marrėdhėnieve ndėrkombėtare nė Turqi. Qė nga dhjetori i vitit 1999, punon nė Institutin pėr Studime Ndėrkombėtare. Ai jep mėsim si pedagog i jashtėm nė Fakultetin e Shkencave Shoqėrore. Ka kryer njė seri studimesh mbi zhvillimet rajonale.

Aleksandėr Sallabanda
Mjek i njohur. Ėshtė njeriu qė ėshtė marrė mė shumė me reformėn dhe organizimin e shėndetit publik. Ai ka botime dhe medalje tė shumta, lidhur mė kontributin e tij nė luftėn kundėr epidemive etj..

Apollon Baēe
Doktor i Shkencave Filozofike. Eshtė anėtar i Institutit Gjerman, autor monografish dhe artikujsh historikė nė shtypin ndėrkombėtar dhe tė vendit. Profesor i jashtėm nė Universitetin e Tiranės. Analist i shtypit shqiptar.

Ardian Nuni
Ėshtė doktor i Shkencave Juridike. Ai ėshtė zv/dekan i Fakultetit tė Drejtėsisė. Eshtė autor i shumė teksteve dhe botimeve nė fushėn e tė Drejtės Civile. Ka kryer njė seri specializimesh nė Britani tė Madhe, Irlandė dhe vende tė tjera.

Armando Bora
Regjisor i njohur. Ka realizuar njė numėr tė madh premierash, jo vetėm nė Shqipėri, por edhe jashtė saj si nė Shkup dhe Bullgari. Ka shkruar pesė drama, katėr prej tė cilave janė nė skenė.

Besnik Bisha
Njė nga kineastėt e Shqipėrisė. Fitues i ēmimeve ndėrkombėtare.

Bardhi Kadilli
Paraqiti para disa ditėsh, programin e PD pėr luftėn kundėr korrupsionit. Ėshtė njė nga ekspertėt e njohur nė luftėn kundėr korrupsionit.

Besnik Aliaj
Shef i Departamentit tė Urbanistikės. Drejtues i Institutit tė COOPLAN, qė ka projekte pėr urbanistikėn dhe administrimin e territorit tė Shqipėrisė. Ai ėshtė njė studiues. Ka mbrojtur tezėn nė Hollandė, ka bėrė njė seri kualifikimesh dhe specializimesh nė SHBA, Danimarkė, Norvegji dhe Itali. Ėshtė Sekretar i Shoqatės sė Arkitektėve dhe anėtar i Fondacionit tė shoqėrisė civile shqiptare. Ka pėrgatitur programin e PD pėr administrimin e territorit.

Elinor Bajraktari
Ka pėrfunduar studimet dy vjeēare nė Harvard me rezultate tė shkėlqyera, pėr makroekonomi. Pėr kėto rezultate, atij i ėshtė kėrkuar dhe ka dhėnė mėsim nė kėtė universitet. Ka punuar nė Kosovė. Drejton njė institut tė shoqėrisė civile.

Enkelejd Alibej
Jurist dhe ka pėrfunduar gjithashtu Shkollėn e Magjistraturės me rezultate tė larta.

Eris Hoxha
Ka pėrfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare nė Hollandė. Ai ka shėrbyer nė kompanitė e mėdha hollandeze si konsulent. Ėshtė kthyer para tre vitesh nė Shqipėri. Ai ėshtė i specializuar nė fushėn e tė Drejtės Ndėrkombėtare dhe tė Drejtės Europiane.

Ermal Hasimja
Ka mbaruar shkencat politike nė Universitetin e Parisit. Ėshtė i pėrqendruar kryesisht nė teoritė elektorale. Ėshtė marrė me njė sėrė projektesh tė PNUD-it nė Kosovė. Ai ka qenė pedagog i Shkencave Politike nė Universitetin e Prishtinės.

Hervin Ēuli
Regjisor dhe artist. Ideator i fushatave elektorale.

Florian Mima
Promotor i reformave tė thella tė viteve ‘92 dhe ‘96. Ekspert nė fushėn e politikave fiskale. Ėshtė i punėsuar nė njė kompani konsulente amerikane, qė zbaton projekte tė financuara nga qeveria amerikane si projekti i rindėrtimit ekonomik nė Irak. Ka pėrgatitur alternativėn fiskale tė PD dhe nė fillim tė muajit tjetėr, ajo do tė bėhet publike. Ka kryer specializime nė Uashington dhe Vjenė.


Genc Juka
Ėshtė diplomuar nė fushėn e mbrojtjes sė bimėve. Ai drejtoi pėr disa vite Fondin Zhvillimit Rural, fond i ngritur nga Banka Botėrore dhe disa institucione ndėrkombėtare. Ai ka punuar nė projekte tė Komisionit Europian. Drejtues i Fondacionit “Drejt sė Ardhmes”.

Hydajet Kopani
Ekspert nė fushėn e entit tė rregullimit tė telekomunikacionit. Sot ndodhet nė Afganistan i huazuar nga OKB. Me mbarimin e kontratės, ai do tė jetė njeriu kryesor nė kėtė fushė. Ka kryer njė seri specializimesh nė vende tė ndryshme.

Hysen Ēabej
Diplomat nė Athinė. Ka dhėnė njė kontribut nė bashkėpunimin mes dy vendeve nė fushėn e diplomacisė.

Kujtim Hashorva
Inxhinier, ekspert i njohur i fushės sė telekomunikacioneve. Autor studimesh tė ndryshme nė kėtė fushė.


Lulėzim Basha
Anėtar i Ekipit tė Gjykatės sė Hagės qė pėrgatiti aktakuzėn kundėr Sllobodan Millosheviēit. Aktualisht ka ndėrprerė kontratėn me UNMIK-un, pėr tė dhėnė kontributin e tij nė programin e PD.

Maksim Cikuli
Ish-Ministėr i Shėndetėsisė, autor i shumė veprave, njeriu qė vendosi bazat e reformės sė shėndetėsisė.

Mentor Petrela
Njė nga mjekėt mė tė njohur tė neuorologjisė. Ai ėshtė anėtar i Shoqatave Ndėrkombėtare tė neurologjisė.

Myqerem Tafaj
Profesor nė Shtutgart. Ka mbrojtur doktoraturėn nė Gjermani.

Ndoc Vasllia
Ekspert, i diplomuar nė agronomi.

Selami Xhepa
Menaxher, specialist nė fushėn e investimeve. Ai ėshtė njohės i rregullave tė tregtisė sė lirė, pedagog i Universitetit tė Tiranės. Punon pranė qėndrės shqiptare pėr tregtinė

Pėrparim Dervishi
Eshtė ekspert nė ēėshtjet e qeverisjes vendore dhe decentralizimit.

Taulant Bino
Njihet si njė nga njerėzit mė kompetentė tė mbrojtjes dhe zhvillimit tė mjedisit. Ka mbaruar master nė Francė.

Ylli Asllani
Ish-kryetar i Bashkisė sė Gjirokastrės. Ai ėshtė i angazhuar nė drejtimin e disa fondacioneve ne Shqipėri.

Ylli Pango
Dekan i Fakultetit tė Shkencave Sociale. Doktor i Shkencave Psikologjike, por fillimisht ai ėshtė diplomuar pėr matematikė. Ai ėshtė autor i 11 librave. Ka pėrfunduar njė studim pasuniversitar nė Boston.

Ylli Panariti
Inxhinier qė ka kontribuar nė zhvillimin e reformave gjatė viteve ‘92-‘96. Ka kryer disa kualifikime. Ka pėrfunduar njė mastėr nė Kolumbia dhe ka kryer njė stazh nė universitetin e Tokios. Njohės tepėr i mirė i makro-ekonomisė.

Ymer Balla
Ekspert nė fushėn e energjitikės. Punon nė njė fondacion tė Zvicrės.

 
 

Partite e vogla parlamentare kundershtuan ndryshimet ne kodin zgjedhor

Lajmi i ores 2:00 PM
TIRANE (10 Janar) - Deputetet e partive te vogla parlamentare kundershtuan ndryshimet ne kodin zgjedhor, qe sipas tyre "nuk sigurojne standartet e kerkuara per zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2005-se". Gjate seances se jashtezakonshme parlamentare sot, deputete te grupeve parlamentare te Levizjes Socialiste per Integrim (LSI), Levizjes per Zhvillimin Kombetar (LZHK) etj, kundershtuan me force ndryshimet ne kodin zgjedhor, sepse sipas tyre "diskriminojne partite e vogla". Gjithashtu, deputetet e partive te vogla kerkuan realizimin e se drejtes se votes per shtetasit shqiptare qe nuk jetojne ne Shqiperi. Megjithe kundershtimet gjate seances se jashtezakonshme parlamentare, kuvendi miratoi ne parim ndryshimet ne kodin zgjedhor me 99-te vota pro, asnje kunder dhe 9-te abstenime. Nderkohe seanca vazhdon dhe pritet votimi nen per nen dhe ne Teresi. . db/db (/BalkanWeb)http://www.balkanweb.com/

 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 6 - Politikė

 

Kreu demokrat prezanton grupin ku do tė mbėshtesė modelin e drejtuesve nėse fiton zgjedhjet

 

Berisha paraqet “grupin qeverisės”

Publikohen 38 “ekspertė”. Gjashtė tė tjerė ende enigmė

 
Juli Prifti

PD-ja shpalli dje emrat e njerėzve tė shoqėrisė civile qė pretendojnė tė ndėrtojnė programin dhe qeverisjen e ardhshme tė demokratėve.

Kreu demokrat, Sali Berisha, paraqiti listėn me 38 emra tė komitetit tė orientimit tė politikave, i cili pėrbėn njė shtab ideologjik dhe programativ pėr imazhin e ri tė PD-sė nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Intelektualė dhe profesorė, ekonomistė, juristė, mjekė, studiues, pedagogė e specialistė tė fushave tė ndryshme janė, tashmė, struktura mė e re e PD-sė, e cila do tė orientojė politikėn e kėsaj partie nė hartimin e programit dhe tė strategjive nė tė gjitha fushat e qeverisjes. Nė listėn e pėrzgjedhur nga Berisha, me propozim tė njerėzve tė afėrt tė tij nė seli dhe jashtė saj, pėrfshihen njerėz tė njohur nė fushat e tyre, si mjekėt Maksim Cikuli e Mentor Petrela, pedagogė si Ylli Pango, Majlinda Bregu, Taulant Bino, Myqerem Tafaj dhe tė tjerė, specialistė tė energjitikės, urbanistikės si drejtori aktual i “Coplanit”, Besnik Aliaj dhe tė tjerė. Mė tė shumtė kanė qenė prurjet nė fushėn e ekonomisė, ku renditen pedagogė e profesorė tė kėsaj fushe, si dhe specialistė qė kanė marrė pėrsipėr, sipas kreut tė PD-sė, tė hartojnė nė detaje programin ekonomik tė partisė, si dhe strategjinė e saj fiskale, doganore e tė rritjes ekonomike. Nė kėtė fushė bien nė sy emra tė tillė si Albert Gaja, Tatjana Kongoli, Teuta Baleta dhe tė tjerė.

Qeveria-hije
Eksponentėt kryesorė tė komitetit tė orientimit tė politikave pritet tė jenė bazamenti i qeverisjes sė ardhshme, nė rast se PD-ja vjen nė pushtet nė mes tė kėtij viti. Kreu demokrat, duke folur pėr kėtė komitet, ka pohuar se disa prej tyre do tė jenė pjesė e qeverisė sė ardhshme, ndėrsa e ka konsideruar strukturėn nė fjalė si themel pėr efikasitetin dhe mirėqeverisjen qė nė ditėt e para tė rotacionit politik. Por, sipas tij, mė i rėndėsishėm mbetet fakti qė kėta pėrfaqėsues tė shoqėrisė civile, ekspertė nė fushat e tyre, do tė japin njė kontribut tė madh pėr tė ndėrtuar njė program dhe strategji, e cila do tė ndryshojė Shqipėrinė. “Anėtarėt e komitetit do tė mblidhen pėr tė dhėnė mendimet e tyre tė pavarura, tė lira dhe do tė bėjnė ekspertizėn nė tė gjitha fushat qė prek programi i PD-sė”, ka theksuar kreu i PD-sė.

Prurjet
Anėtarėt e komitetit janė njerėz tė cilėve iu pėrputhen idetė dhe vizionet me ato tė PD-sė, por, nė radhė tė parė, ata janė afruar si njerėz qė kanė arritur suksesin personal. Kėtė sukses, ata kanė menduar ta ofrojnė pėr tė ndryshuar Shqipėrinė, duke marrė pjesė nė alternativėn e ardhshme qeverisėse. Kėshtu kanė deklaruar disa nga anėtarėt e komitetit, tė cilėt kanė hezituar tė pėrgjigjen nėse do tė dėshironin njė pjesėmarrje aktive nė strukturat e ardhshme tė qeverisė, apo nė listėn e kėsaj partie pėr t’u kandiduar si deputetė. Gjithsesi, ndėr emrat e njohur dhe tė pėrfolur herė pas here si njerėz tė afėrt me PD-nė bėjnė pjesė mjeku i njohur neurolog, Mentor Petrela, por edhe biznesmenėt, drejtori i Western Unionit-it, Edmond Leka, si dhe pronari i kompanisė ajrore, Albania Airways, Ylli Panariti. Ndėrsa, gjashtė emra tė komitetit nuk janė bėrė publike, pėr shkak tė kontratave tė punės qė ia ndalojnė referencat politike.

 

  • Ylli Pango
    “Ėshtė njė pėrgjigje pėr pyetjen e shtruar nga shumė qytetarė tė thjeshtė se kush e mbėshtet PD-nė. Gjithė kėta intelektualė qė u paraqitėn, janė ekspertė nė fushat e tyre, tė shkolluar nė perėndim. Meqenėse idetė e tyre pėrputhen me ato tė PD-sė, si parti politike, do tė japin kontributin e tyre, do tė bashkėpunojnė me tė. Ėshtė njė rast i paprecedent, nė kuptimin pozitiv, se nuk ėshtė bėrė asnjėherė nė kėta 15 vjet pluralizėm dhe njė shembull sesi partitė politike mund tė mbėshteten tek inteligjenca”.
  • Fatbardh Kadilli
    “Ftesa qė Partia Demokratike i bėn njė pjese tė shoqėrisė civile ėshtė njė gjė shumė e mirė, ėshtė njė shenjė e ndėrgjegjėsimit, sikurse dhe njė shenjė e vlerėsimit tė punės sė kėtyre individėve. Gjithashtu, mendoj se pėrbėn njė shenjė jo vetėm pėr hapjen e PD-sė, pasi kjo gjė tashmė ėshtė kapėrcyer, por kjo parti, nė rastin e qeverisjes sė nesėrmes do tė qeverisė me ekspertė tė formuar dhe qė kanė pasur sukses si individė mė vete. Kjo do t’i japė njė shans Partisė Demokratike nė zgjedhjet e ardhshme”.
  • Edmond Leka
    “Ėshtė njė bashkėpunim pozitiv, PD-ja arrin tė bėjė njė program pėr qytetarėt. Shoqėria civile arrin tė ndikojė nė programin e njė force politike qė ka shanse qeverisėse nė mėnyrė qė tė garantojė shtetin e sė drejtės. Vlerėsoj qė grupi ka njė vlerė nė vetvete nė hartimin e njė programi, i cili tė jetė mjaft i qartė dhe me alternativa. Nuk janė figura tė reja e tė privuara nga eksperienca dhe qė nuk kanė ēfarė tė thonė. Qėllimi ėshtė tė jepet njė pėrgjigje efektive dhe profesionale pėr problemet e vendit”.

 

Komiteti i orientimit tė politikave

Edmond Leka Ekonomi, biznesmen
Albana Vokshi Ekonomi
Elida Reēi Ekonomi Lindita Milo Ekonomi
Majlinda Bregu Shkencat Sociale, pedagoge
Tatjana Kongoli Ekonomi
Teuta Baleta Ekonomi, bankiere
Agron Tufa Shkrimtar, kritik
Albert Gaja Ekonomi
Aldo Buēi Studiues, pedagog
Aleksandėr Sallabanda Mjek
Apollon Baēe Diplomat, publicist
Ardian Nuni Jurist, doktor shkencash
Armand Bora Regjisor
Besnik Bisha Kineast
Fatbardh Kadilli Specialist
Besnik Aliaj Urbanist
Elinor Bajraktari Ekonomi
Enkelejd Alibej Jurist
Eris Hoxha Jurist
Ermal Hasimja Gazetar, publicist
Hervin Ēuli Regjisor
Florian Mima Reforma fiskale
Genc Juka Specialist
Hidajet Kopani Ekspert i telekomunikacioneve
Hysen Ēabej Diplomat
Kujtim Hashorva Inxhinier, doktor shkencash
Lulėzim Basha Specialist
Maksim Cikuli Mjek
Mentor Petrela Mjek neurolog
Myqerem Tafaj Pedagog
Ndoc Fazllia Pedagog, doktor shkencash
Pėrparim Dervishi Pedagog
Selami Xhepa Specialist
Taulant Bino Pedagog
Ylli Asllani Biznesmen, ish-kryetar bashkie
Ylli Pango Pedagog,
Ylli Panariti Inxhinier, biznesmen
Ymer Balla Specialist

 

Kongoli nė komitetin e PD-sė

Tatjana Kongoli, ish-drejtoresha e pėrgjithshme e doganave ėshtė e pėrfshirė nė komitetin e politikave tė orientimit tė shpallur dje publikisht nga kryetari demokrat, Sali Berisha. Kongoli e pyetur pėr kėtė pėrfshirje tė saj, ka thėnė se ėshtė njė veprim, i cili kuadraton me idetė dhe mendimet e saj nė lidhje me alternativėn qė duhet tė ndiqet pėr tė dalė nga situata e vėshtirė ekonomike ku ndodhet sot vendi.

 

LSI kėrkon pjesėmarrje edhe nė KZZ e KQV-tė
Muēi: Amendamenti pėr emigrantėt nė Kuvend

Lėvizja Socialiste pėr Integrim do tė paraqesė edhe nė seancėn e sotme parlamentare amendamentet pėr Kodin Zgjedhor, duke kėrkuar qė nė radhė tė parė tė votojnė edhe emigrantėt. Deputeti i kėsaj partie, Mustafa Muēi, bėri dje tė ditur se do tė kėrkohet qė nė kėtė seancė tė parashikohet nė njė nga nenet e Kodit Zgjedhor qė LSI-ja dhe LZHK-ja tė kenė tė drejtėn e anėtarėve nė komisionet zgjedhore, nė KZZ dhe nė KQV. ”Ne do t’i paraqesim sėrish kėto amendamente, pasi e konsiderojmė si majft tė drejtė faktin qė nė kėto zgjedhje nuk duhen tė lihen jashtė emigrantėt. Gjithashtu ne kėrkojmė qė LSI-ja tė jetė prezent nė komisionet zgjedhore, pasi votat rrezikohen qė tė manipulohen nga dy partitė e mėdha”, deklaroi Muēi. Ai kėrkoi qė dy partitė e mėdha, PS-ja dhe PD-ja, tė ndryshojnė qėndrim, tė mos jenė refraktare, siē u treguan nė Komisionin Parlamentar tė Ligjeve. “Nėse do tė ndeshemi me tė njėjtin qėndrim refrektar qė u pasqyrua nė Komisionin e Ligjeve ku u bė qartė se PS-ja dhe PD-ja duan tė manipulojnė votat, atėherė ne si grup parlamentar i LSI-sė nuk do ta votojmė Kodin e ri Zgjedhor”, theksoi Muēi. Sipas tij, me amendamentet e miratuara nga PS-ja dhe PD-ja tė Kodit tė ri Zgjedhor, ka hapėsira tė nevojshme qė synojnė vjedhjen e votave, korruptimin e komisionerėve. “PS-ja dhe PD-ja tentojnė tė manipulojnė zgjedhjet, nėpėrmjet ndryshimeve tė realizuara, por kjo ėshtė faturė e rėndė nė kurriz tė shqiptarėve”, theksoi Muēi.