E Enjte, 14 Tetor 2004 http://www.korrieri.com/
Komiteti i Pronave, loja e dyfishte e opozites 

Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, deklaron se Shoqata e Pronareve ka kerkuar qe ne kete Komitet te beje pjese si anetare, perfaqesuesi i tyre Agim Toro. Sipas tij, mbeshtetje per kandidaturen e Toros, i eshte kerkuar nenze edhe nga drejtuesit me te larte republikan. PR: Ky eshte spekullim politik
 
Armando META
 
Ceshtja e pjesemarrjes ne Komitetin Shteteror te Kthimit te Pronave, duket se po kthehet ne nje loje te dyfishte politike per disa parti te vogla te opozites. Kjo per faktin se disa parti parlamentare te opozites, qe e kane kundershtuar ashper ligjin per pronat, por edhe vete shoqatat e pronareve, ndonese kane deklaruar se nuk do te marrin pjese ne kete Komitet, nendhe, ato po perpiqen qe te fusin njerezit e tyre ne perberje te ketij Komiteti. Kryetari i PLL, Eqerem Spahiu, ka bere te ditur dje per gazeten "Korrieri" se Shoqata e Pronareve ka kerkuar qe ne kete Komitet te beje pjese si anetare, nje prej perfaqesuesve te tyre qe eshte, Agim Toro. Sipas Spahise, mbeshtetje per kandidaturen e Toros, cuditerisht i eshte kerkuar nenze edhe nga drejtuesit me te larte te PR. "Ajo qe te habit eshte fakti se kane qene keto dy subjekte, ato te cilat, se bashku me PLL, kane kundershtuar ashper Ligjin per Pronat, si dhe kane deklaruar me buje te madhe se nuk do te marrin pjese ne Komitetin Shteteror te Pronave, per faktin se ligji i miratuar ne Kuvend, nuk zgjidh ceshtjen e pronave", thekson Spahiu. Sipas tij, vetem PLL i ka qendruar vendimit te saj politik per te mos marre pjese ne kete Komitet, me argumentin se ligji vetem sa e kthen pronen ne objekt pazari politik midis PS dhe PD dhe shperfill haptazi te drejten e pronareve legjitim. Kreu i legalisteve eshte i mendimit se edhe pozicioni politik i PD, tashme eshte pothuajse i kompromentuar per faktin se drejtuesit me te larte te kesaj partie, ndryshe nga ckishin deklaruar per jave me rradhe, kane bere te qarte se do te marrin pjese ne Komitet, nepermjet formules konsensuale me PS te zgjedhjes se Kryetarit. Spahiu nenvizon se te luash me argumentin se problem nuk eshte shume ligji, por kryetari i Komitetit, tregon qarte se nuk je i interesuar per nje zgjidhje ligjore dhe perfundimtare te ceshtjes se prones. "Perpos kesaj, ka edhe mjaft zera nga grupi parlamentar i LZHK, per pjesemarrje ne kete Komitet. Dua te sqaroj se ky eshte nje opinion personal i disa anetareve te ketij grupi parlamentar dhe nuk perfaqeson vendimet politike te PLL. Ne si parti jemi deklaruar dhe rideklarohemi se nuk do te marrim pjese ne Komitetin Shteteror per Pronat, i cili duket qartazi qe tani se, eshte kthyer ne objekt pazari midis forcave politike. Pazarlliku behet akoma me i qarte, po te kihet parasysh fakti se edhe disa subjekte politike dhe shoqata te cilat e kane kundershtuar ashper ligjin e pronave, nendhe, po bejne cmos qe te jene te pranishem ne kete Komitet", ka nenvizuar drejtuesi me i larte i PLL. Nderkaq, deputetet e grupit parlamentar te PR, i kane hedhur poshte metimet e kreut te legalisteve Spahiu, sipas te cilave, drejtuesit me te larte republikan i kane kerkuar kreut te PLL qe te ndikoje prane LZHK, ne mbeshtetje te kandidatures se Toros. Sipas tyre, pozicioni politik i PR eshte teresisht i qarte se ai eshte ne kundershtim me Ligjin e Pronave te miratuar ne Kuvend dhe per rrjedhim, as do te marre pjese, por edhe as do te mbeshtese ndonje kandidature nga cdo krah qe te vi per anetare te Komitetit te Kthimit te Pronave.
 
LZHK: PD votoi kandidaturat e PS per BSH
E Enjte, 14 Tetor 2004
Kryetari i grupit parlamentar te LZHK, Maks Begeja, i ka vleresuar si spekullime te pastra politike, insinuatat e disa prej drejtuesve me te larte te PD se, kandidatet per Keshillin Mbkiqyres te Bankes se Shqiperise, jane mbeshtetur nga LZHK. Sipas tij, vendimi politik i LZHK ka qene qe, per asnje kandidature te ofruar nga PS dhe PD per Keshillin Mbikqyres te BSH, te mosvotohet pro, per faktin se emrat e perzgjedhur perfaqesojne interesat e klaneve qe i kane kandiduar dhe jo interesat e publikut. "LZHK i eshte permbajtur me rreptesi ketij vendimi. Ajo qe doli ne pah pas votimit ishte fakti i bashkepunimit te ngushte midis PS dhe PD, per interesat e tyre politike dhe jo te publikut. 89 vota nuk beheshin kurre, sikur te mos votonin deputetet e PD per kandidaturat e PS. Ato nuk beheshin edhe sikur ne favor te tyre te kishin votuar deputetet e LZHK. Ajo qe eshte e vertete eshte fakti se LZHK ka votuar kunder. Keshtu qe kandidaturat e PS kane marre vota nga torba e PD", ka nenvizuar Begeja. Sipas tij, LZHK eshte shprehur se do te bashkepunoje me te gjitha forcat politike ne interes te vendit, por ajo nuk do te bashkepunoje me asnje force politike e cila ka ne baze te aktivitetit te saj politik interesat e drejtuesve te saj dhe jo interesat e publikut.

A.M

 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
Faqe 6 - Politikė

Grupi parlamentar i Lėvizjes sė mbretit bėn gati iniciativėn e parė nė Kuvend
 

“Tė kthehen pasuritė e luajtshme”

Begeja: Pasuritė e familjes mbretėrore nuk janė shumė

 

Juli Prifti

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar do tė kėrkojė, me anė tė njė projektligji, kthimin dhe kompensimin e pasurive tė luajtshme. Iniciativa ligjvėnėse pritet tė mbėrrijė shumė shpejt nė Kuvend, pasi projekti ėshtė nė pėrfundim e sipėr.

Kryetari i grupit parlamentar tė LZHK-sė, Maksim Begeja, pohoi dje pėr gazetėn “Panorama” se ky projektligj do tė jetė njė nga iniciativat e kėtij grupi, pasi pritet tė propozohet edhe njė projekt tjetėr pėr krijimin e xhandarmėrisė shqiptare. Duke u ndalur nė kthimin dhe kompensimin e pasurive tė luajtshme, Begeja ka shpjeguar se nė draft, parashikohet kthimi i monedhave tė arta, brilantėve dhe gurėve tė tjerė tė ēmuar, pikturave tė rralla, bagėtive dhe fabrikave qė janė konfiskuar nga regjimi komunist, pas pėrfundimit tė luftės. Sigurisht, sipas tij, gjithēka do tė ndjekė procedurėn e dokumentimit tė plotė tė pasurisė sė konfiskuar, por ky projektligj bazohet nė njė fakt qė mjaft nga pasuritė e konfiskuara ndodhen, aktualisht, nė rezervat e shtetit. Kreu i grupit parlmentar tė LZHK-sė thekson se mjaft nga familjet qė kanė humbur pasuritė e tyre pas luftės, ruajnė dokumentet origjinale tė konfiskimit tė tyre nga shteti, por pjesa qė nuk i ka ruajtur ato, mendohet se i ka nė thesarin e shtetit. Nė lidhje me mbėshtetjen qė mendohet tė ketė ky projektligj, Begeja ka thėnė se iniciativa ėshtė e LZHK-sė, por pėr ēėshtje tė tilla, ai beson se do tė ketė konensus nga forcat e tjera parlamentare nė Kuvend. Nė bazė tė rregullores sė Parlamentit, edhe njė deputet i vetėm mund tė ndėrmarrė njė iniciativė tė tillė ligjvėnėse. Megjithatė, Begeja thotė se mbėshtetja qė do tė gjejė ky propozim do tė shihet nė njė kohė tė mėvonshme.

Familja mbretėrore, si tė tjerat
Projektligji pėr kthimin dhe kompensimin e pasurive tė luajtshme nuk do tė ketė asnjė favorizim tė veēantė pėr pasuritė e konfiskuara tė familjes mbretėrore. Kreu i grupit parlamentar tė LZHK-sė e thekson kėtė fakt, pasi propozimet e kėsaj lėvizjeje, sipas tij, nuk duhen parė tė lidhura me interesat e familjes mbretėrore, por me interesat kombėtare. Gjithsesi, sipas Begesė, i cili ka qenė njė nga mbrojtėsit mė tė flaktė tė ēėshtjes sė pronave, qėndrim qė vazhdon ta ketė edhe pas kalimit nga PR-ja nė LZHK, familja mbretėrore nuk ėshtė se ka ndonjė pasuri tė madhe tė luajtshme, tė konfiskuar nga regjimi. Por, pėr tė, zgjidhja e tė gjitha problemeve tė pronėsisė nė Shqipėri, ėshtė njė ēėshtje madhore qė u takon tė gjitha forcave politike dhe ėshtė kusht pėr vendosjen e balancave nė shoqėrinė shqiptare.

 

LZHK-ja, deri tani, koalicion katėrpartish

Lėvizja pėr Zhvillim Kombėtar nuk ėshtė regjistruar ende nė gjykatė si forcė politike, pasi ajo synon tė mbetet thjesht njė lėvizje. Hyrja e saj nė zgjedhje do tė mundėsohet pėrmes regjistrimit si koalicion partish nėn kėtė emėr. Begeja konfirmoi dje, se nė lėvizje deri tani, kanė aderuar katėr parti politike, tė cilat pritet tė shtohen deri nė prag tė zgjedhjeve tė ardhshme.

 

Votimet
LZHK kundėr Kėshillit Mbikqyrės

Kreu i grupit parlamentar tė LZHK-sė theksoi dje se nuk ka pasur bashkim votash tė kėtij grupi me socialistėt apo demokratėt nė Kuvend, pėr miratimin e anėtarėve tė Kėshillit Mbikėqyrės tė Bankės sė Shqipėrisė. Sipas tij, tė gjitha aludimet nė kėtė pikė janė spekulime, ndėrsa LZHK-ja vlerėson se bashkėpunimet nė Kuvend nuk bėhen pėr shkak tė interesave tė ngushta. LZHK-ja nuk do tė ketė aleanca paraelektorale me asnjė forcė politike, por ajo tenton tė sjellė tė djathtėn nė pushtet.




Data e Publikimit: 14/10/2004 http://www.ballkan.com/
LZHK: Opozitė nė Kuvend edhe me PD-nė

Autori i Lajmit: A. H.
Tiranė - Kryetari i grupit parlamentar tė Lėvizjes pėr Zhvillim Kombėtar, Maksim Begeja, deklaroi dje se bashkėpunimi me Partinė Demokratike si forca kryesore opozitare pritet tė jetė tepėr e vėshtirė. “Ne do tė paraqesim njė sėrė amendimesh nė Kuvend pėr tė cilat edhe kemi kėrkuar mbėshtetjen e kėsaj partie, por deri tani nuk kemi gjetur aspak mirėkuptim. Kjo pėr faktin se disa nga kėrkesat tona janė nė kundėrshtim me atė qė kanė votuar deputetėt e PD-sė”, u shpreh ai. Sipas Begesė, deputetėt e LZHK-sė do tė kėrkojnė hartimin e njė projektligji pėr krijimin e xhandarmėrisė nė vend. “Krijimi i njė force tė tillė do tė ndikonte pozitivisht nė vendosjen e rendit nė vend, i cili pėr fat tė keq tregon se ėshtė i paaftė tė reagojė ndaj krimit”, tha ai. Po ashtu, ai tha se deputetėt e LZHK-sė do tė kėrkojnė pėr miratim rezolutėn pėr Ēamėrinė. “Ndonėse kjo rezolutė u paraqit nė Kuvend, dy partitė mė tė mėdha Partia Socialiste dhe ajo Demokratike nuk e aprovuan. Mendojmė se ėshtė koha pėr tė rikthyer sėrish kėtė temė”, u shpreh. Njėkohėsisht ky grup parlamentar do tė kėrkojė edhe mbėshtetjen e iniciativės sė ndėrmarrė nga deputetėt e Parlamentit tė Kosovės, por mbėshtetur edhe nga deputetėt e LSI-sė dhe deputeti i PD-sė Azgan Haklaj pėr krijimin e korridorit Adriatik -Alpe. “Ne do tė paraqesim edhe iniciativėn pėr sa i pėrket hartimit tė ligjit tė pasuritė e luajtshme. Por pėr tė gjitha amendimet tona ne nuk kemi arritur tė gjejmė njė mirėkuptim me deputetėt demokratė. Ndaj mund tė them prerė se nuk do tė ketė pazare me kėtė parti, madje oponencė pėr problemet qė aktualisht shqetėsojnė shoqėrinė civile”, theksoi kreu i grupit parlamentar Begeja. Sipas tij, ky moskoordinim me PD-nė, ndonėse i ėshtė kėrkuar mbėshtetje pėr ēėshtjet e mėsipėrme do tė dėmtojė edhe marrėdhėniet e kėtyre dy partive pėrzgjedhjet e ardhshme parlamentare.


 
 
Faqja 14/15 - SPECIALE

Tetor 15, 2004

 
DOSSIER
 
Dėshmia e rrallė e 65-vjeēarit Jovan Batishevi nga Tirana, pėr babanė e tij Gavrilin, rusin e bardhė nga Xhukashvilli i Gjeorgjisė, i cili erdhi nė 1924 nė Shqipėri, sė bashkė me Zogun
 
"Babai im, shoku i Stalinit qė i shėrbeu

Dashnor Kaloēi


Babai na tregonte se familja e Stalinit ka qenė njė familje shumė problematike dhe me kontradita tė shumta me tė gjitha familjet e tjera tė fshatit Xhukashvill. Vetėm njėri nga vėllezėrit e Stalinit ka qenė njeri i hajrit, kurse tė gjithė tė tjerėt, pėrfshi edhe Stalinin, ishin si kaēakė. Sa ishin nė fshat, Stalini me vėllezėrit e tij e kalonin gjithė kohėn duke vjedhur dhe plaēkitur kryesisht kuajt e familjeve tė tjera fshatare, tė cilėt mė pas i shisnin nė fshatrat e tjerė". Dėshmia e rrallė mbi tė kaluėrėn e largėt tė ish-diktatorit tė Bashkimit Sovjetik, vjen prej 65-vjeēarit Jovan Batishevi, babai i tė cilit, Gavrili, ka qenė nga fshati Xhukashvill i Gjeorgjisė dhe e ka pas njohur personalisht Josif Stalinin dhe gjithė familjen e tij qė njiheshin se kaēakė dhe vjedhės ordinerė kuajsh. Po kush ishte Gavril Batishevi, cila ishte e kaluar e tij, ēfarė marrėdhėniesh kishin ata me familjen e Stalinit, sa kohė shėrbeu ai tek Cari i Rusisė si erdhi ai nė Shqipėri dhe si u trajtua nga regjimi komunist i Enver Hoxhės? Lidhur me kėto e plot fakte tė tjera na njeh intervista ekskluzive e djalit tė tij, 65-vjeēarit, Jovan Batishevi.Carit dhe Zogut".


Zoti Jovan, cila ėshtė origjina e familjes suaj?
Origjina e familjes sonė ėshtė nga fshati Xhukashvill i Gjeorgjisė, ku nė 17 mars tė vitit 1895 ka lindur dhe babai im, Gavril Ivan Batishevi. Gjyshi im, Ivan Batishevi ka pasur shtatė djem dhe dy vajza, ndėrsa babai im, Gavrili ishte i pesti nga fėmijėt. Siē na ka pas treguar babai, familja e tij ka qenė njė familje me prejardhje fisnike dhe shumė e pasur me prona e pasuri tė shumta. Fshati Xhukashvill ka qenė njė fshat tepėr i njohur pasi aty ka lindur e ka banuar pėr shumė vjet me rradhė edhe Josif Visarianoviē Stalini me gjithė familjen e tij, e cila njihej me mbiemrin Xhukashvilli.

A e ka pas njohur babai juaj Stalinin dhe cilat kanė qenė marrėdhėniet e familjes sė tij me atė tė Stalinit?
Im atė e ka pas njohur personalisht shumė mirė Stalinin, por ndonjė miqėsi me tė nuk ka pasur kurrė. Kjo gjė vinte jo vetėm pėr faktin se Stalini ka qenė disa vjet mė i madh nė moshė, por edhe sepse ndėrmjet dy familjeve, asaj tė babait tim dhe asaj tė Stalinit, nuk ekzistonte asnjė lloj miqėsie.

Pėrse ndodhte kjo, pra qė dy familje tė njė fshati nuk shkonin mirė me njėra tjetrėn?
Ka pasur disa arsye qė ato nuk bėheshin me njėra tjetrėn. E para ishte origjina. Familja e babait tim, e cila nė atė kohė pėrbėhej prej afro 75 antarėsh, ishte njė familje e pasur dhe fisnike nė disa breza. Prej saj kishin dalė shumė djem e vajza tė shkolluara, ndėrsa ajo e Stalinit nuk ishte e tillė. E dyta familja e babait tim ishte njė familje qė e pėrkrahte dhe kontribuonte pėr Carin e Rusisė, ndėrsa ajo e Stalinit ishte kundėrshtare e tij.

Ēfarė ju ka pas treguar babai pėr familjen e Stalinit?
Babai na tregonte se familja e Stalinit ka qenė njė familje shumė problematike dhe me kontradita tė shumta me tė gjitha familjet e tjera tė fshatit Xhukashvill. Babai na thoshte se vetėm njėri nga familja e Stalinit ka qenė njeri i hajrit, kurse tė gjithė tė tjerėt, pėrfshi edhe Stalinin, ishin si kaēakė. Sa ishin nė fshat, Stalini me njerzit e familjes sė tij e kalonin gjithė kohėn duke vjedhur dhe plaēkitur kryesisht kuajt e familjeve tė tjera fshatare, tė cilėt mė pas i shisnin nė fshatrat e tjerė.

Ku u shkollua babai juaj, Gavrili?
Shkollėn fillore, tetėvje-ēaren dhe tė mesmen, babai i mbaroi nė fshatin e lindjes dhe mė pas ai u regjistrua pėr oficer nė shkollėn e kadetėve nė Moskė, tė cilėn e mbaroi me rezultate shumė tė mira aty nga viti 1915. Pas kėsaj babai u caktua nė njė repart afėr Moskės ku shėrbeu pėr njė vit e gjysėm. Gjatė asaj kohe reparti ku shėrbente Gavrili u sulmua disa herė nga forcat bolshevike dhe pėr trimėritė e treguara nė mbrojtjen e repartit tė tij, babai u dekorua me Kryqin e Artė tė Carit tė Rusisė duke u shpallur "Hero i Carit". Pas kėsaj si shpėrblim, babanė e dėrguan nė Akademinė Ushtarake nė Moskė nė degėn e Kavalerisė, tė cilėn ai e mbaroi me rezultate shumė tė mira nė qershorin e vitit 1915, duke fituar gradėn superiore. Pas mbarimit tė akademisė ushtarake, Gavrili u thėrrit pėr tė shėrbyer brėnda nė Pallatin Mbretėror tė Carit, i njohur ndryshe si Pallati i Dimrit..

Ndėrsa Gavrili shėrbente nė Pallatin e Dimrit, familja e tij vazhdonte tė jetonte ende nė fshatin Xhukashvill?
Nė vitin 1915 kur babai shėrbente nė repartin ushtarak afėr Moskės, babai i tij, Ivani, e shpėrnguli tė gjithė familjen e tij nga fshati Xhukashvill dhe u vendos nė fshatin Stavropol afėr Kaukazit. Njė nga arsyet kryesore tė largimit tė tyre, ishte ajo se ata nuk i duronin dot bėmat e familjes sė Stalinit, e cila nuk i linte rehat duke i plaēkitur herė pas here.

Sa kohė shėrbeu Gavrili nė Pallatin e Carit?
Nė atė detyrė babai shėrbeu deri nė fundin e gushtit tė vitit 1917, kohė kur u shkri dhe reparti i Gardės Mbretėrore tė Carit. Pas kėsaj babai mori dy rrogat e fundit dhe u kthye pranė familjes nė fshatin Stavropol. Aty nuk qėndroi pėr shumė kohė, pasi duke qenė se kishte shėrbyer nė Pallatin e Carit, ai kėrkohej pėr t'u vrarė nga forcat bolshevike. Babai mė tregonte se nė atė kohė i jati i tij, Ivani i dha njė shumė tė madhe parash dhe i tha tė largohej edhe nga Rusia, pasi forcat e majta tė Leninit ishin nė prag tė fitores sė tyre. Nė atė kohė shumė nga rusėt e bardhė emigruan pėr nė Francė e SHBA, kurse Gavrili u detyrua dhe emigroi nė Jugosllavi sė bashku edhe me shumė ish-ushtarakė tė tjerė tė Carit, duke u sistemuar nė Beograd me statustin e azilantit politik.

Sa kohė qėndroi Gavrili nė Jugosllavi?
Nė Jugosllavi babai qėndroi si emigrant politik deri nė dhjetorin e vitit 1924, kur sė bashku me 300 rusė tė tjerė tė bardhė, ai u zgjodh pėr tė shoqėruar Zogun nė rikthimin e tij nė Shqipėri.

Pas ardhjes nė Shqipėri, ku shėrbeu babai juaj, a vazhdoi ai tė qėndronte pranė Zogut?
Qė nga dhjetori i vitit 1924 kur erdhi nė Tiranė, e deri nė shtatė prillin e vitit 1939 kur Zogu u detyrua tė largohej nga Shqipėria, babai im ka shėrbyer vazhdimisht nė Pallatin Mbretėror tė Zogut si oficer i thjeshtė. Edhe pse kishte kryer akademinė ushtarake nė Moskė dhe ishte dekoruar me Kryqin e Artė "Hero i Carit", kur erdhi nė Shqipėri, nuk e di se pėr ēfarė arsye babai nuk i tregoi gradat dhe siē thashė ai shėrbeu si oficer i thjeshtė.

A ka pasur Gavrili afrimitet me Zogun?
Babai nuk ka pasur ndonjė afrimitet tė madh me Zogun, por di qė ai i ka pas dhuruar Zogut, shpatėn qė ia kishin dhėnė kur e kishin dekoruar "Hero i Carit".Miku i ngushtė i Zogut ishte Boris Beleski, shoku mė i ngushtė i babait.

Cilėt kanė qenė miqtė mė tė afėrt tė Gavrilit nga rusėt e bardhė qė erdhėn me Zogun nė Shqipėri?
Pėrveē Boris Beleskit, mik i ngushtė i tij ka qenė dhe Llavrent Paqoku.

Ku ka banuar babai juaj nė Tiranė?
Fillimisht tė gjithė rusėt e bardhė qė shoqėruan Zogun, u sistemuan nė Hotel "Elbasani" i cili ndodhej diku nė qėndėr tė Tiranės, fare pranė xhamisė. Ndėrsa nė vitin 1937 kur ai u martua me nėnėn time, Marushe Haxhinasta, ata morėn njė shtėpi me qera pranė xhamisė tjetėr, atje ku sot ėshtė lagjia "Ali Demi". Nga ajo martesė kam lindur vetėm unė nė 29 tetor tė vitit 1939, pasi prindėrit e mi nuk patėn fėmijė tė tjerė.

Gjatė kohės sė Zogut, a tentoi babai tė lidhej me familjen e tij nė Bashkimin Sovjetik?
Ai tentoi disa herė tė lidhej, por nuk mundi se nuk kishte asnjė adresė. Ndoshta familja e tij mund tė ishte pėrndjekur nga regjimi komunist i Stalinit si ish-pėrkrahės tė Carit dhe nuk dihej ku kishin pėrfunduar.

Po pas largimit tė Zogut nga Shqipėria nė prillin e 1939, ēfarė ndodhi me babanė tuaj?
Nė vitin 1940, babai u arrestua nga italianėt duke u akuzuar se kishte ardhur nga Bashkimi Sovjetik nė Shqipėri pėr pėrhapjen e ideve komuniste dhe pėr kėtė gjė ai internua nė disa ishuj tė Italisė. Nė internim ai nuk qėndroi mė shumė se gjashtė muaj, pasi siduket ajo gjė u sqarua dhe babai u lirua e erdhi pėrsėri nė Shqipėri. Pas kėsaj ai filloi punė nė Kopshtin Zoologjik tė Tiranės (qė ndodhej aty ku sot ėshtė lulishtja e Parlamentit) ku kishte vetėm arinj.

Sa kohė punoi babai nė Kopshtin Zoologjik?
Aty babai punoi deri sa vdiq nė prillin e vitit 1960.

Po me ardhjen e komunistėve nė pushtet nė 1944, duke pasur parasysh faktin se ai kishte ardhur me Zogun nė Shqipėri dhe kishte shėrbyer nė pallatin e tij, a pati probleme Gavrili?
Babai nuk pati asnjė problem nga komunistėt qė erdhėn nė pushtet nė 1944 dhe ai vazhdoi tė punonte nė Kopshtin Zoologjik njėlloj si mė parė. Njė nga arsyet kryesore qė mendoj unė se ai nuk u ngacmua prej komunistėve, ishte fakti se ai kishte qenė i internuar nė Itali nga fashistėt, me akuzėn e ardhjes nė Shqipėri pėr pėrhapjen e ideve komuniste. Kjo mendoj se duhet tė ketė qenė si tė thuash alibia qė e shpėtoi babanė nga hakmarrja e komunistėve, kur dihet fare mirė se disa nga rusėt e tjerė tė bardhė u masakruan prej tyre. Njėri nga ata ishte Boris Beleski, miku mė i ngushtė i babait, gruaja e tė cilit, Kalina, ishte nunja ime.
Po pas vitit 1944, e deri sa ishte gjallė, a e ruajti babai miqėsinė me ndonjė nga rusėt e tjerė tė bardhė qė kishin mbetur nė Shqipėri?
Si fillim desha tė them se nga 300 rusėt e bardhė qė erdhėn me Zogun nė Shqipėri, mė shumė se gjysma qėndruan kėtu duke u martuar dhe duke krijuar familjet e tyre. Pas viteve 1945, babai rujti miqėsinė me disa prej tyre, por dy miqtė mė tė ngushtė ai kishte Nikolla Prohrin dhe Viktor Lenivenkon. Qė nga koha e Zogut, Nikolla kishte punuar si iguzhinier, ndėrsa Viktori si mekanik tek SITA. Edhe pas 1945, Nikolla vazhdoi tė punonte si guzhinier, kurse Viktori punoi si mekanik nė uzinėn "Enver".qė nga viti 1949 e deri sa doli nė pension. Duke i pasur miq tė ngushtė, si beqar qė ishin, babai i mbajti ata nė shtėpinė tonė tek "Ali Demi". Nikolla vdiq aty nė shtėpinė tonė nė vitin 1958, kurse kur u martova unė dhe ishim shumė ngushtė, Viktori shkoi nė Azilin e Pleqėve, ku dhe vdiq nė fillimin e viteve '80. Edhe me Llavrent Paqokun qė vdiq nė vitin 1965 babai e ruajti miqėsinė.

Po nga shqiptarėt kė kishte mik babai juaj?
Gavrili ka pasur mik tė ngushtė vetėm, Cen Murthin, njė tiranas qė shiste pemė aty tek Pedagogjikja ku ne banonim me qera tek Mazrrekėt, njė familje tiranase me tė cilėn shkonim shumė mirė. Me Cenin babai pinte ndonjė gotė herė tek dyqani i tij dhe herė nė shtėpinė tonė. Me njeri tjetėr babai nuk shoqėrohej pasi ka qenė njė tip shumė i mbyllur dhe mė shumė rrinte nė shtėpi duke lexuar librat e shumtė qė kishte nė bibliotekėn e tij personale.

A ju tregonte babai mbi tė kaluarėn e tij dhe historitė me Stalinin?
Shumė rrallė, babai nuk fliste kurrė pėr ato gjėra dhe kur i vinte ndonjė nga shokėt e tij nė shtėpi, unė e dija detyrėn qė duhej tė largohesha pėr nė dhomėn tjetėr. Tė gjitha kėto qė po u tregoj, unė mezi ia kam shkėputur atij ndėr vite.

Nga se vdiq babai?
Vdekja e babait pėr mua ka ngelur mjaft e dyshimtė, pasi ai ishte njė njeri me fizik tė fortė (2,04 m. i gjatė) dhe nuk kishte vuajtur kurrė nga ndonjė sėmundje. Kur vdiq babai mė 11 prill 1960 unė isha ushtar nė kufi dhe kur erdha nė shtėpi me leje, ai ishte varrosur. Nėna mė tregoi se babait i kishte plasur stomaku dhe e kishin shtruar urgjent nė spital, por mė tej nuk dinte se si e kishin mjekuar. Nėna vazhdimisht dyshonte pėr vdekjen e babait dhe pėr kėtė gjė unė pyeta pas disa kohėsh doktor Papariston, i cili mė tha se nuk e mbante mėnd, pasi ai operonte me dhjetra pacientė.

Ju vetė ku keni punuar?
Pasi mbarova gjimnazin nė vitin 1958 dhe u lirova nga ushtria nė vitin 1961, unė fillova punė si tornitor dhe dispeēėr nė uzinėn "Enver" ku kam punuar deri nė vitin 1995 kur dola nė pension.

Gjatė atyre viteve a keni pasur probleme dhe a ua pėrmėndnin ndonjėherė tė kaluarėn e babait.
Nė pėrgjithėsi nuk mė kanė ngacmuar, por ka pasur raste kur nė punė mė thonin: "Babi yt solli Zogun nė Shqipėri", apo kur kaloja nė rrugė mė thonin: "Ja po kalon ky rusi i bardhė". Deri sa ishte gjallė babai nuk na kanė ngacmuar shumė, por disa probleme tė vogla i patėm pas vdekjes sė tij kur erdhėm me shtėpi kėtu afėr shkollės "Alqi Kondi". Nė atė kohė Fronti filloi tė gėrmonte nė biografinė e tij dhe nė vitin 1964 na bėnė kontroll nė shtėpi dhe na sekuestruan pjesėn mė tė madhe tė fotografive tė babait ku ai kishte dalė si ushtarak i Carit dhe i Zogut. Pas kėtij kontrolli ne na propozuan disa herė pėr tė na internuar nga Tirana, por pėrsėri nuk na lėvizėn.

Po pas viteve '90 ju a keni tentuar tė lidheni me familjen e babait tuaj nė ish-Bashkimin Sovjetik?
Pas viteve '90 unė shkova disa herė nė ambasadėn ruse nė Tiranė, por megjithė dėshirėn e madhe tė tyre nuk mundėm tė krijonim dot asnjė lidhje. Pas vitit 2000, unė kam shkuar disa herė nė Rusi ku jeton e punon njėri nga dy djemtė e mij, por pėrsėri nuk kam marrė asnjė tė dhėnė pėr familjen e babait tim.

 
------------------------------------------------------------------------
 
http://www.panorama.com.al/ © 2003 Gazeta Panorama
 
Faqe 12/13 - Speciale

14Tetor 2004

dossier
 
Kujtimet e personazhit tė rrallė qė u detyrua tė lėrė Shqipėrinė nė vitin 1944 dhe tė vendoset nė Itali e mė pas nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės
 

Sejfi Protopapa: Ju rrėfej jetėn time

“Isha nė njė klasė me Margarita Tutulanin dhe e gjithė klasa ishte e dashuruar me tė. Pėrse u bashkova me nacionalistėt

 

Sejfi Protopapa

vijon nga numri i kaluar

Unė linda nė 1923 dhe mbarova shkollėn unike nė Berat, njė qytet shumė i vjetėr shqiptar.

Gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, Berati nuk u cek nga trafiku ushtarak pėrgjatė akseve rrugorė Veri-Jug, i cili pėrshkonte zonėn bregdetare, e Lindje-Perėndim, i cili lidhte portin e Durrėsit me Maqedoninė, e mė tutje Detin e Zi. Si njė qytet relativisht i mėnjanuar dhe ndoshta pikėrisht pėr kėtė arsye, njė numėr ngjarjesh tė rėndėsishme u zhvilluan nė tė gjatė viteve tė luftės.

Nxėnės i shkollės unike nė Berat
Para mbėrritjes sė “Kėmishave tė Zeza” italiane nė 7 prill 1939, prefekti i Beratit ishte Qazim Bodinaku, njė shėrbyes besnik i Mbretit Zog, tė cilit i ishte besuar tė mbante nėn vėzhgim tė gjithė qytetarėt qė kishin marrė pjesė nė Kryengritjen e Fierit tė qershorit 1935. Informatorėt e Bodinakut ndiqnin edhe disa nga miqtė e familjes sonė qė na vinin pėr vizitė. Pėr shembull Ramadan Velmishi, njė nga pjesėmarrėsit e Kryengritjes sė Fierit, i tregonte prindėrve tė mi se, kur vinte nė Berat, nuk e merrte me vete rojen e tij personale, i cili mund tė futej nė sherr me informatorėt e Bodinakut.

Shtėpia jonė nė Berat ishte afėr godinės sė prefekturės, ngjitur me kishėn ortodokse tė Shėn Gjergjit dhe rreth 200 metra nga lumi Osum. Pėr tė shkuar nė shkollėn unike, e cila ndodhej rreth 2 kilometra larg, nė lagjen Murat Ēelepie, mė duhej tė pėrdorja biēikletėn. Biēikleta ime ishte me goma tė trasha, kontrapedal dhe zgarrė. Fėmijėt e Qazim Bodinakut, njė djalė dhe dy vajza, vinin nė shkollė tė shoqėruar me njė roje tė armatosur, i cili priste jashtė derės sė klasės deri sa tė mbaronte mėsimi. Margarita Tutulani, Resul Dollani (Toxhari), Namik Meqemeja dhe Vangjel Myzeqari, ishin disa nga nxėnėsit e tjerė tė klasės sime. Tė gjithė djemtė e klasės ishin dashuruar pas Margaritės. Ajo ishte shumė e bukur dhe, njėkohėsisht, nxėnėsja mė e mirė e klasės sonė. Margarita Tutulani, sė bashku me tė vėllanė e saj Kristaq Tutulanin, u pushkatuan njė natė nė afėrsi tė Kavajės nga pushtuesit fashistė. I ati i tyre, nėpunės i lartė nė qeverinė shqiptare pas pushtimit fashist, qe shquar pėr patriotizėm dhe ndershmėri, tipare qė i kishin trashėguar edhe fėmijėt e tij. E bukur, e menēur dhe trime, Margarita merr pjesė nė rezistencėn popullore, shkonte derė mė derė pėr tė folur dhe organizuar luftėn kundėr zgjedhės sė huaj. Veprimtaria e saj dhe e tė vėllait ranė nė sy tė armikut qė i arrestoi dhe i pushkatoi. Vdekja e tyre tronditi thellė banorėt e Beratit, bėri pėrshtypje tė thellė nė mbarė vendin dhe qe njė shkėndijė e re, njė thirrje e re revolte kundėr fashistėve.

Nė atė kohė, babai im, njė ish-avokat nė pension e kalonte kohėn duke luajtur me letra me shokėt nė kafenenė qė ndodhej nė qendrėn e qytetit, nė tė njėjtėn godinė me Bashkinė dhe pranė lumit. Zakonisht, babai paguante njė pajton pėr tė shkuar nga kafeneja nė shtėpi, njė distancė prej pothuajse njė kilometėr. Ai dukej mendėrisht i izoluar nga rrėmujėrat e kohės dhe ndoshta ndjente se koha e tij kishte kaluar dhe i pėrkiste brezit tė ri tė vendoste pėr tė ardhmen e vet.

Konfuzion politik
Pushtimi italian i 7 prillit 1939, nxiti aktivitetin ekonomik krahasuar me kohėn stagnante tė regjimit tė Mbretit Zog. Por, krijimi i Partisė Fashiste e Ballit Kombėtar nė 1939, si dhe lindja e Partisė Komuniste nė 1941, (vetėm pasi ushtria gjermane sulmuan Bashkimin Sovjetik), krijoi konfuzion nė preferencat politike tė tė gjithė shqiptarėve, e sidomos tek ata qė brenda pėr brenda familjeve kishin anėtarė me preferenca tė kundėrta.

Nė shtėpinė tonė, nuk ekzistonte konfuzion pėr sa i pėrkiste parashikimit se cila palė do tė ishte fituese e luftės botėrore. Ne ishim tė bindur se kombinimi i armatės sė madhe ruse me produktivitetin industrial e ushtarak tė SHBA-sė, eventualisht, do tė dilte fitimtar mbi mentalitetin e mangėt politik tė udhėheqėsve nazifashistė, tė cilėt mbėshteteshin nga njė numėr i kufizuar burimesh materiale dhe njerėzore. Ata mund tė kishin pasur njė shans ta fitonin luftėn, nė qoftė se do tė kishin qenė tė zotė tė prodhonin tė parėt armėt bėrthamore. Por ata e humbėn atė shans, pėr shkak tė tė ashtuquajturave bindje ideologjike. Komponenti urrejtje nė bindjet e tyre shkaktoi njė emigrim masiv intelektual, sidomos ndėrmjet ēifutėve, tė cilėt u vendosėn kryesisht nė SHBA.

* * *

Pak para kapitullimit tė Italisė fashiste, nė gusht 1943, karabinierėt arrestuan njė numėr tė rinjsh nė Berat dhe mė pas, i ekzekutuan ata. Ndėrmjet tyre ishte edhe Margarita Tutulani e vėllai i saj Kristaqi. Nė atė kohė, unė ndihmoja Kristaqin tė shtypte trakte antifashiste. Pėr kėtė arsye, kur mora vesh pėr ekzekutimin e tyre, u largova nga Berati dhe u nisa nė drejtim tė fshatit Protopapė (krahina e Oparit, Korēė). Atje, fisi i babait mund tė mė ofronte njė strehė tė sigurtė. I lindur me njė defekt nė ēapok, udhėtova ngadalė me ndihmėn e bastunit. Gjatė rrugės pėr nė Protopapė, ndenja njė natė nė teqen qė ndodhet nė majėn e mbuluar me borė tė malit Tomorr. Atje mėsova pėr kapitullimin e Italisė dhe brenda njė dite, u ktheva nė shtėpinė time nė Berat.

* * *

Nė tė njėjtėn kohė, edhe dy forcat luftuese antifashiste u futėn nė qytet. Godina e prefekturės ishte nė dorė tė forcave komuniste, ndryshe tė quajtura partizane, ndėrsa godina e bashkisė ishte nėn kontrollin e forcave tė Ballit Kombėtar. Mė duhet tė hap parantezė kėtu pėr tė treguar se forcat e Ballit, gjatė verės, i kishin sulmuar fashistėt italianė nė Berat, por kishin dėshtuar duke lėnė tre tė vdekur nė portat e kalasė sė qytetit. Sipas burimeve tė Ballit, ata i kishin ftuar forcat komuniste tė bashkonin forcat nė atė sulm, por ftesa e tyre nuk ishte pranuar. Dhe nė vend qė tė bashkoheshin me Ballin nė atė sulm kundėr italianėve, komunistėt kishin paralajmėruar mbrojtėsit duke shtėnė nė ajėr pak pėrpara sulmit ballist.

* * *

Bashkekzistenca paqėsore midis tė dy forcave tė armatosura nė Berat korrespondoi nė kohė me marrėveshjen qė u arrit nė Mukje midis Partisė Komuniste dhe Ballit Kombėtar, e cila parashikonte njė plan konkret kooperimi dhe organizimi nė luftėn kundėr pushtuesve fashistė. Merita pėr marrėveshjen e Mukjes i takon Thoma Horogollajt dhe Hasan Dostit, tė cilėt iu drejtuan komunistėve me kėtė fjali tė thjeshtė. “Ne ju lėmė tė shkruani ēfarė tė doni nė tekstin e marrėveshjes pėr tė ardhmen politike tė Shqipėrisė, me kusht qė ju tė pranoni njė proces tė mirėfilltė demokratik pėr zgjedhjen e pėrfaqėsuesve tė popullit, dhe qė tė mbėshtesni tė drejtėn e popullit tė Kosovės pėr vetėvendosje.”

* * *

Unė mund tė them me plot gojėn se ėshtė njė fakt historik i pakundėrshtueshėm qė ushtria gjermane nuk u stacionua kurrė nė Berat. Pėr tė siguruar prodhimin e naftės, ata kishin stacionuar vetėm rreth 100 ushtarė nė Kuēovė.

Gjermanėt ishin kaq tė shpėrndarė nė Evropė sa nuk kishin forca pėr tė realizuar njė pushtim tė plotė tė Shqipėrisė. Nė total, gjermanėt patėn mundėsinė tė dislokonin nė Shqipėri jo mė shumė se 1500 ushtarė, tė cilėt mbronin vijat e furnizimit tė forcave tė tyre nė Ballkanin e jugut. Pėr mbajtjen e njė numri kaq tė vogėl ushtarėsh nė Shqipėri, pjesėrisht, gjermanėt ia dinin pėr nder Xhafer Devės, njė shqiptar nazist i devotshėm, i cili arriti tė qeverisė nė njė farė mėnyre vendin, duke kontribuar kėshtu nė mbrojtjen e arterieve tė furnizimit tė ushtrisė gjermane.

Nė vise tė ndryshme tė Shqipėrisė, ata kishin vendosur nga 3-5 roje nė urat kryesore tė vendit. Ndėrsa, nė Tiranė, ishte dislokuar njė njėsi e Gestapos. Pėrveē saj, ishin dhe dy batalione ekspedicionare me nga 400-500 ushtarė, tė cilėt kryenin fushata raprezaljesh kundėr atyre zonave nė tė cilat mund tė vritej njė ushtar gjerman. Gjatė raprezaljeve tė tyre, gjermanėt shtinin mbi ēdo civil qė iu kapte syri, shkatėrronin godina, vrisnin kafshėt blegtorale dhe digjnin tė mbjellat. Nė kėto operacione, ata nuk u pėrballėn ndonjėherė me rezistencė tė armatosur. Me sa di unė, vetėm njė herė Brigada e Parė komuniste, e udhėhequr nga Mehmet Shehu, pati njė konfrontim frontal me gjermanėt nė Tendėn e Qypit.

Forcat e Ballit dhe sidomos ato partizane, i sulmonin herė pas here patrullat gjermane tė urave dhe autokolonat me furnizime ushtarake qė kalonin nėpėr rrugėt e Shqipėrisė. Nė qoftė se ndonjė gjerman vritej, batalionet e raprezaljes vinin nė atė zonė dhe e shkatėrronin atė. Disa e quanin kėtė sekuencė ngjarjesh “proletarizim i imponuar”. (Lexuesi duhet tė mbajė parasysh se pėrshkrimi i mėsipėrm rreth prezencės gjermane nė Shqipėri nuk vlen pėr periudhėn tetor-nėntor 1944, kohė nė tė cilėn Gjermania u tėrhoq pėrfundimisht nga Greqia. Shtėpia ime, kisha ortodokse, dhe njė pjesė e lagjes “Uzgur” u shkatėrruan gjatė kėsaj faze tė fundit tė luftės nė Shqipėri.)

Situata nė qytetin e Beratit
Duke u kthyer nė ditėt e gushtit 1943, situata nė Berat ishte shumė konfuze dhe e ndėrlikuar. Nė vazhdim tė punės qė kisha bėrė me Kristaq Tutulanin, unė shkoja punoja nė sektorin e shtypit tė Partisė Komuniste nė godinėn e prefekturės. Ndėrkohė, mbaja lidhje me degėn e “Grupit tė tė Rinjve” tė Beratit, qė udhėhiqej nga Resul Dollani, Namik Meqemeja, Fatbardh Guri, Enver Karkanjozi, Neti Fuga, etj. Ky grup vendosi tė nxirrte njė deklaratė (tė nėnshkruar nga katėr emrat e parė nė listėn e mėsipėrme) pėr formimin e Partisė Nacional-Komuniste. (Me keqardhje mund tė them se tė vetmen kopje tė asaj deklarate ia dhashė dr. Stavro Skėndit, kur arrita nė Nju Jork nė vitin 1947) Kontradikta midis termit Nacionalistė dhe Komunistė nė emrin e partisė ishte mė se e dukshme, por ato kohė tė ēmendura e justifikonin njė edhe njė gjė tė tillė.

Duhet theksuar kėtu se Resul Dollani, kur kishte qenė burgosur nga fashistėt italianė, u bojkotua nga shokėt komunistė tė qelisė ngaqė Partia Komuniste kishte vendosur tė shkatėrronte Grupin e tė Rinjve, pasi kishte varrosur tė gjallė udhėheqėsin e tyre, Anastas Lulon. Gjithashtu, duhet theksuar se babai i Namik Meqemesė dhe tre ballistė tė tjerė me emėr (ndėr ta edhe udhėheqėsi i Ballit, avokat Skėnder Muēo, njė njeri i mrekullueshėm, i cili ishte personi qė mbante lidhjet midis Ballit Kombėtar dhe oficerit tė Misionit Aleat nė Himarrė.)

vijon nesėr

Nesėr do tė lexoni

  • Si mė ra nė dorė letra e Enver Hoxhės dhe pse e ēova atė tek Abaz Ermenji
  • Incidenti me partizanėt qė mė kėrkonin tė paraqitesha nė godinėn e prefekturės
  • Lufta civile nė Shqipėri

 

------------------------------------------------------
 
 
Data e Publikimit: 14/10/2004 http://www.ballkan.com/
Dosier

"Unė miku i Zogut, Enverit, Hrushovit, dhe Mehmetit

Autori i Lajmit: Dukagjin Hata dhe Shaqir Skarra
Abedin Ēiēit, gjatė jetės sė tij tė gjatė nė shėrbim tė frutikulturės, atij i ka rastisur tė ketė lidhje me simbole tė shkollimit praktik amerikan, si Harri Fullci, ka njohur dhe ka marrė pėrgėzime nga vetė Ahmet Zogu, ish mbret i shqiptarėve, kur Abedini filloi karrierėn e tij si kryespecialist nė ndėrmarrjen mė tė re tė vendit, nė Laprakė. Atė kohė ai urdhėroi pezullimin e importimit tė fidaneve, gjė qė nxiti reagimin e aparatēikėve nė Ministrinė e Bujqėsisė, tė cilėt e pushuan nga puna. Abedini tregon se si u ngritėn punėtorėt e fidanishtes nė revoltė, duke bėrė qė kjo fidanishte e mrekullueshme tė mbetej nė duar tė specialistėve shqiptarė. Ai flet me nostalgji pėr drejtorin e Shkollės Teknike Amerikane, ku ishte drejtor njė vigan i vėrtetė i profesionalizmit dhe edukimit tė brezave tė rinj me vyrtytin e punės dhe tė vlerave tė krijimitarisė profesionale Harri Fullc.
Ai ka pritur Nikita Hrushovin nė ndėrmarrjen “Gjergj Dimitrov”, ku aso kohe ishte drejtor, ka patur marrėdhėnie direkt me Enver Hoxhėn dhe ka kryer nė kohė rekord urdhėrin e tij pėr krijimin e njė vreshti nė Laprakė, qė do ta rrethonte Tiranėn nga tė gjitha anėt. Tallazet dhe peripecitė e jetės sė tij 94-vjeēare nė kėrkim tė ėndrrės profesionale dhe njerėzore, pėr njė Shqipėri mė tė mirė, qw brezat tė mos vuajnė nėn presionin e varfėrisė ekstreme, rrėfyer nga goja e tij ekskluzivisht pėr gazetėn “Ballkan”.

Zoti Ēiēi, diēka pėr origjinėn tuaj dhe tė familjes…
Familja jonė ėshtė njė familje e njohur nė Libofshė tė Gjirokastrės dhe babai im Dervish Ēiēi, u vra qė herėt, pasi ishte komandant i njė ēete qė vepronte nė Jug tė vendit kundėr reformave tė shtetit turk. Aso kohe, unė nuk isha as tetėmbėdhjetė muaj, kur mė mori gjyshja pėr tė mė rritur. Para mė priste njė jetė shumė e vėshtirė, isha fare i vogėl dhe mė duhej tė kuptoja se ēfarė ndodhte nė kėtė jetė qė pėr mua do tė vinte me aq shumė tallaze. Pas disa kohėve mė vdiq edhe gjyshja, duke mė lėnė nė njė pasiguri tė plotė; mė mori halla nė fshatin e saj, nė Nepravishtė, ku mbarova shkollėn fillore. Shkollėn gjashtė vjeēare e pėrfundova nė Libohovė me nota tė shkėlqyera. Duke parė dhuntitė e mia, talentin dhe afėtsinė pėr pėrvetėsimin e dijeve, mė akoorduan njė bursė studimi pėr nė Shkollėn Teknike Amerikane, ku ishte drejtor i famshmi Harri Fullc.
Keni patur ndonjė kontakt mė tė gjėrė se sa raporti student - drejtor me zotin Fullc?
Zoti Fullc ishte njė burrė i gjatė, me njė fytyrė tė mprehtė tipike amerikane, me njė vėshtrim tė paqtė dhe tė vėmendshėm qė tė bėnte pėr vete. Qė nė fillim, unė shkėlqeva nė mėsime dhe kjo bėri qė shihesha me sy tė mirė nga trupa pedagogjike. Zoti Fullc ishte shumė i vėmendshėm dhe i trajtonte me shumė dashuri dhe vėmendje studentėt e mirė nė mėsime. Fakti qė unė isha jetim, siē duket, e bėnte atė akoma mė shumė tė ndjeshėm dhe reagues ndaj meje. Mabj mend se pėr Krishtlindje, njė herė, mė dhuroi njė orė tė bukur, tė cilėn e ruaj akoma nė shtėpi.
Njė herė, mė kujtohet, sė bashku me njė shok timin, kishim radhėn e ujitjes sė bahēes sė shkollės. Orarai i pėrnatshėm, i caktuar nga agronomėt, ishte ora 12 e natės. Njė ēerek ore para zgjimit, drejtori Fullc, ishte zgjuar sė bashku me profesor Morsenėn dhe kishin nisur tė ujitnin nė perimore. Mė tė ujitur zarzavatet, amerikanėt ishin larguar pėrsėri pa zhurmė. Kur ne tė dyve na doli gjumi pas mesnate, pamė se toka ishte e ujitur. Ndodhi tė tilla ishin tė zakonshme, kur kishe tė bėje me njė personalitet si Harri Fullc, njė njeri tepėr i ditur dhe modest, qė i donte nxėnėsit me njė pėrkushtim prej babai dhe iu rrėfentte sekretet pėr tė qėnė tė vlefshėm nė kėtė jetė, qė na falur Zoti.
Kjo fermė qė mbikėqyrej nga studentėt e “Harri Fullcit” siguronte nevojat me perime jo vetėm pėr guzhinėn e shkollės, por edhe pėr treg dhe kėtu e ka zanafillėn fidanishtja me famė e Laprakės, ku unė do tė punoja mė vonė si kryespecialist.
Kėtu, nė kėtė fidanishte jeni njohur edhe me Mehmet Shehun, ish-nxėnės tek “Harri Fullci”… Mund tė na tregoni diēka pėr atė qė do tė bėhej mė vonė kryeministri i vendit komunist?
Jo vetėm njiheshim si bashkėnxėnės, por kemi patur shumė miqėsi. Ishte njė natyrė disi e vrazhdė, por nė thelb ishte i drejtė dhe trim. Mėsonte shumė dhe ishte i dhėnė pas mėsimit tė gjuhėve tė huaja. Kishte ide tė majta qė nuk shiheshin me sy shumė tė mirė pėr kohėn. Mua mė puqi me tė, qė kur e pashė pėr herė tė parė. Ishte shumė i dhėnė pas mėsimeve dhe punės, qė nė testimin e parė tė bėrė nga mėsuesit amerikanė, Mehmet Shehu kishte shfaqur prirje nė drejtimin e mjeteve bujqėsore, duke fituar kėshtu simpatinė e drejtuesve tė shkollės. Nė stinėn e verės, mallakastriotasi bėhej mjaft i dobishėm pėr shkollėn. Fushatat e korrje-shirjeve nė fshatrat e Kavajės ishin pėr kryeministrin e ardhshėm shumė tė dashura. Nuk u merrte lekė fshatarėve, por prodhime bujqėsore. Kjo nuk ishte pak, pasi me drithin qė mblidhej, pėrballohej njė pjesė e nevojave tė shkollės.
Mehmet Shehut mund t’i besoje gjithēka dhe nuk tė shiste kurrė. Kishte njė energji tė madhe, qė e rrezatonte nė ēdo punė qė bėnte, nė ēdo veprim qė kryente.
Kur iku nė Spanjė nė brigadat internacionaliste, qė do tė luftonin kundėr diktaturės sė Frankos, m’u lut tė shkoja me tė. Por, unė nuk ia thoja pėr politikė dhe kjo puna e luftės sė Spanjės mė dukej thjeshtė njė pėrplasje e pėrgjakshme politike.
Kur nė vitin 1981, Mehmet Shehu vrau veten, nuk e besova lajmin; ai ishte njė njeri kurajoz dhe qė iu shkonte punėve deri nė fund. Duke e njohur nga afėr, duke ditur karakterin e tij stoik dhe tė panėnshtruar, mendoj se kryeministri shqiptar i asaj kohe nuk mund tė ketė vrarė veten.
A mund tė na tregoni ndonjė ndodhi tjetėr nė shkollėn amerikane?
Nė vitin 1933, mė nisėn nė Itali pėr tė kryer njė kurs kualifikimi. Shkolla mė dha para me vete pėr tė blerė fidanė, tė cilat, mė pas do t’i kultivonim nė tokat e fermės. Nė shkollėn bujqėsore tė Firences, dishepulli i Harri Fullcit, kishte blerė njė koleksion tė madh fidanėsh. Paratė i kishte llogaritur aq mire, qė tė vija me to nė Durrės me sa mė pak shpenizime. Mirėpo, llogaritė nuk i kishte bėrė dhe aq mirė. Autoritet e mjetit lundrues kėrkonin mė shumė para pėr dengjet e mėdha tė fidanėve, qė kishim ngarkuar, nė tė kundėrt, tė gjithė fidanėt do t’i hidhnin nė det. Ishte data 22 dhjetor dhe bėnte aq ftohtė, sa duart i ndieja si tė ishin tė huaja. Nuk pyeta mė pėr asgjė; hypa nė majė tė dengjeve dhe iu thashė italianėve se, nėse do tė mė hidhnin fidanet nė det, le tė mė hidhnin edhe mua sė bashku me to nė fund tė detit. Ekuipazhi u shkri gazit dhe drejtuesit ranė dakort qė t’ua jepja pjesėn tjetėr tė parave, me tė zbritur nė portin e Durrėsit. Sapo zbrita nė tokėn shqiptare, fati mė ndihmoj tė gjeja njė mik, tė cilit i mora lekė borxh (aq sa duheshin pėr tė shlyer detyrimin ndaj mjetit lundrues) dhe kėshtu i shpėtova fidanėt, duke i ēuar nė shkollė, nė bazėn prodhuese. Ata u mbollėn tė gjithė nė fermėn e Laprakės ku, disa kohė mė vonė, u bėra kryeagronomi i saj deri nė vitin 1939, vit kur Shqipėria u pushtua nga fashistėt italianė. Disa muaj para 7 prillit famėkeq, Ahmet Zogu erdhi pėr vizitė nė fermėn e Laprakės, ku unė kisha rimarrė detyrėn e kryespecialistit. Mė fali njė stilograf, tė cilin e ruaj akoma nė shtėpi, si relike
Si rrodhi jeta juaj pas pushtimit?
Viti 1939, mė gjeti si emigrant nė Jugosllavi. Punova disa vjet nė fidanishte tė Gostivarit. Nė kėtė kohė, bashkė me disa shokė antifashistė, nėpėrmjet Haki Lleshit, filluam tė krijojmė lidhje me antifashistė nė Shqipėri. Na internuan nė Vershaz tė Jugosllavisė, ku ia dola tė bėja disa eksperimente shkencore me 55 varietete rrushi. Duke u treguar tepėr aktiv dhe njė profesionist qė ma kishin nevojėn, mė transferuan nė Zhakol, si njeri me vlera shkencore. Nė kohėn kur gjermanėt i ranė Jugosllavisė dhe Bashkimit Sovjetik, aty nga fundi i marsit tė vitit 1941, u thirrėn tė gjithė shqiptarėt qė ndodheshin nė territorin e Jugosllavisė nė Beograd dhe u krijua i ashtuquajturi Shtabi i Solidaritetit me Jugosllavinė. Unė, sė bashku me 4-5 shokė tė mi, u caktuam nė Ohėr, ku kryetar shtabi ishte Mustafa Gjinishi. Nė kėtė shtab bėnin pjesė edhe majori anglez Hill, nacionalistėt Abas Kupi dhe Gani Kryeziu.
Kur u kthyet nė Shqipėri?
Kongresi i Pėrmetit mė gjeti nė vendin tim, m’u nė zenit tė luftės kundėr pushtuesit tė huaj. Erdha nga kufiri grek, sė bashku me pesėqind ēamė qė po iknin drejt tokės amė, pėr shkak tė terrorit tė dyfishtė: atij grek dhe atij gjerman.
U ēlirua vendi dhe bashkėluftėtarėt tuaj erdhėn nė pushtet. Si u sollėn me ju?
Kjo ėshtė njė pyetje qė mė dhėmb. Goditjet e para i mora nga shokėt e mi tė Luftės, me tė cilėt kishim ndarė bashkė ėndrrėn pėr njė Shqipėri tė lirė dhe demokratike. “Dhuratėn” e parė ma bėri Koēi Xoxe, njė nga figurat mė simbolike tė viteve tė para tė regjimit komunist. Nė saj tė ndikimit tė tij tė drejtpėrdrejtė, mė hoqėn nga puna nė Ministrinė e Bujqėsisė. Nuk kam qėnė asnjėherė dakort qė qeveria jonė tė kishte ndikim dhe tė ndikohej nga jugosllavėt; fqinjėt tanė kishin diēka djallėzore dhe koha vėrtetoi se kisha tė drejtė. Mirėpo, kjo mė bėri armik me Koēi Xoxen, qė ishte njė dorė e vetėshpallur e jugosllavėve.
Ēfarė ndodhi mė pas?
Pushimi im nga puna dhe mosmarrja pjesė nė Kongresin e Partisė, nuk kishte si tė mos binte nė sy. Mė vjen njė ditė nė shtėpi shoku im i Luftės, Bedri Spahiu, i cili kishte marrė vesh se mė kishin pezulluar nga puna. Pak i nxehur, mė tha: “Mirė, mirė i lėmė tani kėto gjėra. Janė gjėra tė vogla. Ti ke kontribuar pėr kėtė vend dhe qė sot je i emruar drejtor i fermės sė Laprakės”. Nuk mė la kohė tė kundėrshtoja.
Sapo nisa detyrėn, iu pėrvesha punės dhe krijova vreshtėn e re, por jo nė Laprakė, por nė Sauk, kjo do tė bėhej ferma mė e madhe nė vend dhe kjo vreshtė njė pasuri e ēmuar e vreshtarisė shqiptare.
Ndėrkohė, erdhi nė Shqipėri Nikita Hrushovi dhe fama juaj arriti kulmin. Si ndodhi?
Disa ditė para se tė vinte Hrushovi, mė thėrret nė zyrė vetė Enver Hoxha. Ishte takimi im i parė me shefin e madh tė partisė dhe tė shtetit socialist. Ai mė porositi qė tė kisha kujdes, qė shoku Hrushov tė shikonte arritjet e mėdha tė bujqėsisė shqiptare nė fermėn qė unė drejtoja.
Si e priti Hrushovi vizitėn nė fermė?
Hrushovit i pėlqeu shumė ferma “Gjergj Dimitrov”, ku unė isha drejtor. Erdhi njė paradite shtatori me diell tė vitit 1958, i shoqėruar nga Enver Hoxha dhe udhėheqės tė tjerė tė lartė tė partisė dhe tė shtetit.
Nė njė nga ngastrat me shalqin, preu njėrin syresh dhe e hėngrėn sė bashku me Enverin. Duke biseduar nė kėmbė, mė pyeti se ēfarė shkolle kisha mbaruar. U detyrova t’i them se kisha mbaruar “Harri Fullc”-in. “Ah, mė tha, paske mbaruar njė shkollė famoze, Fullci ėshtė njė simbol i teknicientit dhe i metodave tė mėsimdhėnies sė Perėndimit”. Heshta. E ē’mund tė thoja? Nė vendin tim Harri Fullc ishte njė “armik” i socializmit dhe Hrushovi e dinte shumė kėtė gjė. Enver Hoxha, kur ishim duke ngrėnė drekė, mė tha nė sy tė tė gjithėve, duke e bėrė fakt tė kryer mė tha se duhet tė krijoja njė vreshtė tė re, qė do ta rrethonte, siē thashė, Tiranėn, nga tė gjitha anėt. Edhe pse thėnė nė njė ambient dreke, ky ishte urdhėr i Udhėheqėsit dhe me tė nuk bėhej shaka.
Ēfarė bėtė pėr tė zbatuar porosinė e Enverit?
Qė tė nesėrmen nisa nga puna. Por nuk ishte njė gjė e lehtė. Duheshin mbjellė 2000 ha vreshtė, ishte njė punė dhe investim kolosal qė duhej kryer, ishte, sigurisht, njė pėrgjegjėsi e madhe. Vetė Hrushovi, duke parė se isha vėnė nė pozitė tė vėshtirė, mė doli nė mbrojtje duke mė ofruar ndihmė.
“Makineritė, traktorėt dhe buldozerėt, do tė t’i sjellė unė tė gjitha nga Moska, mė tha. Mos u trembni, do t’i keni dhuratė nga Bashkimi Sovjetik”.
A e mbajti Hrushovi premtimin?
Po, e mbajti. Nuk kaluan as njė muaj nga largimi i tij nga Tirana dhe vjen faksi pėr tė dalė dhe pritur kontigjentėt e parė tė mjeteve teknike, qė mė duheshin pėr krijimin e kėsaj vreshte madhėshtore. Dhe, ndodhi qė njė kohė mė tė pakėt se shtatė vjet, Tirana u rrethua anembanė me njė plantacion vreshtash nga Lapraka nė Lundėr, nga Lundra nė Paskuqan dhe Shkozė e gjetkė.
Si u prit kjo vepėr nga administrata shqiptare?
Njė herė, kur punoja nė Ministrinė e Bujqėsisė, dhe mbuloja frutikulturėn, mė vjen njė listė e gjatė me emra vreshtash qė duheshin shkulur nė tė gjithė vendin. Por, mua kjo kėkesė mė tmerroi dhe nuk pranova tė nėnshkruaj.
“Unė firmos vetėm pėr tė mbjellur dhe jo pėr tė shkulur”, iu thashė rekomanduesve tė kėsaj masakre.
Pas viteve ’90-tė me ēfarė jeni marrė?
Sigurisht me pasionin tim mė tė madh dhe mė tė qėndrueshėm, frutikulturėn. Nė vitet ’90-tė, dola nė pension, por zėri i pasionit tė hershėm, tė cilit i kam kushtuar jetėn, nuk mė linte qetė. Vazhdova t’iu shėrbej njerėzve me projekte, me zbatimin e tyre nė fushėn e frutikulturės, me kėshilla praktike nė ekonomitė private dhe kolektive.
Por mua mė dhėmb barbaria e pas viteve ’90-tė mbi drurėt frutorė. Ėshtė e pariparueshme. Ėshtė e trishtė dhe mė tmerron. Janė shkatėrruar mijėra ha vreshtė dhe pemė dru frutore, me eksportin e tė cilave, mbahej me bukė ky vend, mė i varfėri nė Evropė.