http://www.shekulli.com.al/       10 Maj 2004

Botohet pėr herė tė parė pjesė nga ditari i mėkėmbėsit tė Viktor Emanuelit
nė Shqipėri, Alberto Parianit me pėrshkrime tė protagonistėve tė politikės
shqiptare gjatė luftės antifashiste

Zbulohet ditari i njė gjenerali fashist pėr Shqipėrinė

Protagonistėt e luftės antifashiste sipas ditarit tė Alberto Parianit

Belina Budini



Asnjė fjalė pėr Enver Hoxhėn apo eksponentė tė promovuar mė vonė si shumė tė
rėndėsishėm pėr luftėn antifashite nė Shqipėri. Kush ishte i rėndėsishėm ose
i rrezikshėm pėr Romėn fashiste nė vitin 1943 sipas mėkėmbėsit tė mbretit
Alberto Pariani? Pėr herė tė parė vjen nga arkivat italiane dokumenti nė
dorėshkrim i ditarit tė Alberto Parianit me portete tė protagonistėve tė
politikės shqiptare gjatė luftės antifashiste. Ėshtė njė dokument i panjohur
arkivor deri mė sot nė Shqipėri, origjinali i tė cilit ruhet nė "Biblioteca
Civica' tė Veronės dhe njė kopje e tė cilit sapo ka mbėrritur nė Drejtorinė
e Pėrgjithshme tė Arkivave. Bėhet fjalė pėr dorėshkrimin e ditarit tė
mėkėmbėsit fashist tė Viktor Emanuelit nė Shqipėri, Alberto Parianit. Ky
ditar ėshtė mbajtur gjatė kohės kur gjeneral Pariani ishte me kėtė titull nė
Shqipėri (nga marsi nė shtator tė vitit 1943). Figurojnė nė tė emra
protagonistėsh tė politikės shqiptare nga mė tė rėndėsishmit e kohės me
pėrshkrimet pėrkatėse pėr to qė ka bėrė gjenerali fashist. Pėrshtypje tė tij
gjatė takimeve me njėrin apo tjetrin nė rastin e kolaboracionistėve ose
informacioneve qė ka mbledhur nga burime tė vetat nė rastin e antifashistėve
deri edhe nė cilėsime personale pėr to. Pėrveē pėrshkrimeve tė bindjeve dhe
pikėpamjeve tė tyre, jo rrallė bėn edhe cilėsime personale si nė rastin e
Maliq Bushatit, i cili ka qenė nė njė funksion tė lartė shtetėror nga 13
Shkurt 1943 -12 Maj 1943. Pariani e quan atė qejfli grash, ndėrsa pėrshkruan
njė tjetėr protagonist tė Verilindjes, njė kapobandė tė Dibrės, Cen Elezin,
si pėrfitues, pasi i biri i kishte kėrkuar vetėm njė ditė pasi i ishte
prezantuar plot 2 mijė napolona. Vetė pėrzgjedhja e figurave ose
protagonistėve emrat e tė cilėve figurojnė nė bllokun e shėnimeve tė
Parianit, duket se tregon pėr rėndėsinė e tyre. Ky dokument pėrshtypjesh
zbardh anė tė panjohura ose tė pathėna tė disa prej kėtyre protagonistėve.
Ditari sigurisht nė dorėshkrim italisht, nuk ka njė kaligrafi shumė tė
qartė, megjithatė pjesa mė e madhe e tij ėshtė e deshifrueshme. Nė kėtė
numėr kemi pėrzgjedhur vetėm disa prej kėtyre protagonistėve tė rėndėsishėm
pėr Romėn dhe vetė Alberto Parianin asaj kohe, ndėrsa figurojnė rreth 80 tė
tillė nė ditarin e tij pėrfshi edhe disa protagonistė italianė. Pėrshkrimet
pėr protagonistėt e tjerė do tė botohen nė vazhdim nė rubrikėn "Dossier"
javėn e ardhshme.
Kush ishte Alberto Pariani?
Ka ende dėshmitarė tė gjallė qė e kanė njohur nė tė shkuarėn gjeneralin
fashist, nė kohėn kur kanė qenė fėmijė ose shumė tė rinj nė moshė. Gjenerali
italian ėshtė edhe personazh i njė filmi shqiptar, ndėrsa nė kohėn e Zogut
ka patur njė aks rrugor qė mbante emrin "Gjeneral Pariani". Tashmė
dokumentat qė kanė lidhje me tė i pėrkasin arkivės si ky ditar nė dorėshkrim
i cili ruhet nė "Biblioteca Civica" tė Veronės, ndėrsa ndonjė kartolinė me
autografin e tij e gjen nė tregun e librave antikė nė internet pėr 30 euro.
CV-ja e tij nuk mungon nė adresėn virtuale tė gjeneralėve,
http://ėėė.generals.dk/
Sipas tė dhėnave pėr tė nė kėtė adresė, Alberto Pariani ka lindur nė vitin
1876 dhe ka vdekur nė 1955. Nga viti 1920 deri nė 1924 ka qenė oficer
komando. Nga 1925 deri nė 1926 shef armate. Dhe kėtu fillon karriera e tij
ushtarake nė Shqipėri si atashe ushtarak nė Tiranė nga viti 1927 deri nė
1933. Nga ky vit deri nė 1934 edhe ka qenė kreu i Misionit ushtarak italian
nė Shqipėri nė kohėn e Mbretit Ahmet Zogu. Pas kėsaj oficer i prgjithshėm i
Divizionit Brennero nga 1934 nė 1936, shef gjeneral i ushtrisė, nėn-sekretar
i Luftės nga 1936 deri nė 1939, i tėrhequr nė 1943 dhe i rithirrur po kėtė
vit. Dhe rikthehet nė Shqipėri si gjeneral nė krye tė misionit ushtarak nė
1943, vit gjatė tė cilit kreu funksionin e mėkėmbėsit tė mbretit, Viktor
Emanuelit, nė Shqipėri nga marsi deri nė shtator. Pas pėrfundimit tė kėtij
misioni, shkon si ambasador nė Berlin nga 1943 deri nė 1945. Pėrfundon nė
burgun gjerman pėr dy vjet, nga 1945 deri nė 1947. Arrestohet si pro-fashist
por lirohet. Vdes nė 1955. Nė Shqipėri ka patur njė rrugė qė ka mbajtur
emrin e gjeneral Alberto Parianit nė kohėn e mbretit Zog. Sot ajo ėshtė
rruga Fortuzi, emėr i cili i ėshtė vėnė kėsaj rruge nė vitin 2000. "Gjeneral
Alberto Pariani" ka qenė njė aks i rėndėsishėm nė atė kohė. Anės saj ka
pasur vila tė cilat jepeshin me qira. Nė vitin 1935 pėr zgjerimin e rrugės
"Gjenereal Alberto Pariani" janė shpenzuar mė shumė se 4600 franga ari.
Vilat nė kėtė rrugė vazhdojnė tė jenė tipike tė kohės sė Italisė, ndėrtime
tė bėra nė fund tė viteve '20. Vila mė karakteristike ėshtė ajo ku sot ėshtė
vendosur selia e Partisė Social Demokrate.


Pėr Rexhep Jellėn

23.3.43

"Mė mbetet premtimi i tij pėr bashkėpunim tė plotė. - Insiston pėr problemin
e xhandarmėrisė. Me xhandarmėrinė do tė jenė tė gjithė nacionalistėt kundėr
komunistėve. Peja: Nuk e njeh shumė: ka dėgjuar tė flitet mirė pėr tė si
person i hapur. - Ka punuar mirė si prefekt nė Kosovė. - Mė i preferuar
ėshtė Prenk Teniqi (? mbiemri nuk kuptohet mirė nė dorėshkrimin e Parianit)
ose Fiqiri Dino sepse janė mė dinamikė."

Pėr Shefqet Vėrlacin

24.3. 43

"Ėshtė shumė i hidhur kundėr Jakomonit, Gabrielli-t dhe Meloni-t. - E
konsideron kėtė tė fundit si tė lig sepse ėshtė drejtues i vėrtetė i njė
politike tė bazuar nė kriteret personale. Vėrlaci ėshtė nje person me
karakter tė vendosur: ka ende shumė ndikim nė Shqipėrinė qendrore (Elbasan)
dhe nė jug. (Pjesa e dytė e tekstit pėr Vėrlacin ėshtė shumė e vėshtirė pėr
t'u deshifruar pėr shkak tė kaligrafisė jo tė mirė tė shkruesit)"

Pėr Hysni Kapon

Hysni Kapo ėshtė personazhi me numrin 50 nė ditarin e Parianit. Ky i fundit
e pėrshkruan atė shumė shkurt me fjalėt kapobandė dhe si shumė tė vendosur.

Pėr Cen Elezin

Njė nga krerėt dibranė - njė herė e njė kohė miku im, - sot ? I biri erdhi
tek unė/ mė bėri pėrshtypje tė mirė - Njė ditė mė vonė mė kėrkoi me anė tė
njė letre 2 000 napolona.
Ka marrėdhėnie tė mira me Fiqiri Dinon, Hysni Deman, Haqif Lleshin, Muharrem
Bajrakratin (me tė cilin ka lidhje familjare). Disponon rreth njė mijė trupa
tė armatosur. Me tė janė tė lidhur edhe Myftar Kaloshi (1000 burra), Ali (?)
Maliqi (500 burra).
Nga ana tjetėr ka kundėr: Halil Halia (500 burra tė armatosur), Selim
Xhetani (gjithashtu 500), Ramazan Hoxha (300 tė armatosur), nga familja
Dema, Homeshi (?) etj... Nė rastin e familjes Dema, nga ana e Fiqiri Demos
po bėhen pėrpjekje qė tė pajtohen me familjen Lleshi me tė cilėt janė nė
gjakmarrje.

Pėr Nuredin Bej Vlorėn

Ka vetėm njė pėrshkrim tė shkurtėr pėr tė nė ditarin e Alberto Parianit.
Protragonisti i 32 nė bllokun e tij, pas Mithat Frashėrit ose Lumo Skėndos,
Nuredin Bej Vlora pėrshkruhet tekstualisht si Nacionalist ekstremist,
pėrshkrim ky qė haset dendur nė ditarin e Parianit.

Pėr Myslym Pezėn

"Kapobandė e Pezės - bėn pjesė nė grupin e kėshillit kombėtar ēlirimtar qė
ka pėr organ njė gazetė tė daktilografuar, tė titulluar Bashkimi".

Pėr Mustafa Gjinishin

Nga Peqini. I biri i njė patrioti, ai ėshtė bėrė kapoja i komunistėve
shqiptarė. Ėshtė me kapobandėn Myslym Peza.

Pėr Maliq Bushatin

Dita 24.3.43 - Situatė e vėshtirė nė Kosovė - nė Prishtinė por sidomos nė
Pejė dėrgim nė port i ministrit Agushi me shoqėruesit e vet personalė dhe
zyrtarė. Pyet se cilėt autoritete ushtarake do tė ndėrmarrin role pajtuese
me autoritetet civile. Shėnim: i degjeneruar (i dhėnė pas grave) megjithatė
inteligjent.


Shėnim
Burimi:Nga ditari dorėshkrim i gjeneral Parianit, Mėkėmbės i Pėrgjithshėm i
Viktor Emanuelit nė Shqipėri nė vitin 1943. Botohet sipas tekstit italisht
qė ruhet nė Arkivin Qendror Shtetėror nė Tiranė. Ky ditar dhe dokumente i
ėshtė dhuruar pikėrisht kėto ditė AQSH nė kuadėr tė bashkėpunimit me
Universitetin "San Pio V"- Romė dhe institucione tėt jera partnere nė Itali.
 Origjinali ruhet nė "Biblioteza Civica" tė Veronės. Teksti botohet pėr herė
tė parė. Botimi i tij mund tė ndihmojė historianėt dhe studjuesit pėr tė
saktėsuar vendin e kėtyre figurave duke marrė nė konsideratė faktin e
rėndėsishėm se ē'pėrfaqėsonin ato pėr Romėn, nė kushtet kur dy aleancat e
fuqishme ndėrkombėtare dhe dy grupimet e mėdha politike nė Shqipėri ishin
shpallur me kohė publikisht.


Disa data tė pushtimit fashist nė Shqipėri

7 prill 1939; trupat italiane pushtojnė Shqipėrinė

16 prill 1939 / 9 shtator 1943: Viktor Emaueli i Tretė, Mbret i Shqipėrisė

23 prill 1939/ Mars 1943 mėkėmbės ėshtė Fancesco Jacomoni nga San Savino

Mars 1943 / 6 shtator 1943 mėkėmbės i mbretit ėshtė Alberto Pariani





10/05/2004
KATEGORIA: Dossier