28/05/2003 - http://www.korrieri.com/
  
KOSOVA DHE FQINJET
  Nga Hashim THACI Kryetar i PDSH se Kosoves / E kaluara duhet te na mesoje se cka nuk duhet te
  ndodhe kurre me mes nesh.
  
  Procesi i demokratizimit dhe pavaresise
  se Kosoves nuk mund te shihet dhe kuptohet i shkeputur apo i izoluar nga
  rrjedhat e pergjithshme politike, ekonomike dhe sociale te botes.
  Pergjegjesite dhe angazhimet e institucioneve te Kosoves duhet te fokusohen ne
  drejtim te forcimit te rolit te komunikimit dhe bashkepunimit me vendet e
  rajonit dhe Perendimit ne fushat institucionale e shoqerore.
  
  Me Shqiperine:
  
  - Angazhimi per thellimin e
  bashkepunimit ne te gjitha sferat institucionale dhe te integrimeve kombetare.
  
  - Pershpejtimi dhe thellimi i lidhjeve
  arsimore, shkencore dhe kulturore ne te gjitha fushat dhe nivelet.
  
  - Rivenia ne funksion (nga qeveria e
  Kosoves) e Zyres nderlidhese te Kosoves ne Tirane.
  
  - Gradualisht te filloje venia ne jete
  e projektit ende ideor per ndertimin e rruges (autostrades)
  Prishtine-Morine-Durres.
  
  - Shqyrtimi i mundesise per krijimin i
  nje zone te lire tregtare ne te dy anet e kufirit me Shqiperine, per te
  krijuar impulse zhvillimi ne zonen perendimore te Kosoves dhe per t'i
  shfrytezuar lidhjet e natyrshme gjeografike dhe te biznesit.
  
  - Rishikimi i politikave doganore ne
  menyre qe keto politika te pasqyrojne realitetet ekonomike dhe politike, dhe
  te mos behen pengese per zhvillimin e tregtise se lire mes dy vendeve.
  
  - Koordinimi i planeve (Prishtine-Tirane)
  per nje korridor transporti mes Shqiperise dhe Kosoves, si domosdoshmeri per
  t'u krijuar hapesire ekonomike bizneseve, per t'i shkurtuar kostot e eksportit,
  dhe zbatuar politikat evropiane ne rajon per forcimin e lidhjeve tregtare dhe
  integrimin ekonomik.
  
  - Krijimi i mundesive me te lehta per
  qarkullimin e lire per qytetaret e Kosoves ne territorin e Shqiperise,
  pavaresisht nga problemet specifike qe ka Kosova me dokumentacionin e duhur
  per qarkullim nderkombetar.
  
  - Krijimi i bazes ligjore dhe
  mekanizmave efikas qe mundesojne njohjen reciproke te statusit te beneficuar
  te organizatave joqeveritare te Kosoves dhe Shqiperise.
  
  - Themelimi i mekanizmave relevant nga
  institucionet per promovimin e tregtise dypaleshe - nje mekanizmi te Kosoves
  ne Tirane dhe nje te Shqiperise ne Prishtine.
  
  - Shqyrtimi i mundesive per caktimin e
  fondeve te posacme buxhetore ne te dy vendet per promovimin e turizmit.
  
  - Thellimi i bashkepunimit ne sektorin
  e mediave - krijimi i bazes ligjore per lejimin e shkembimeve televizive dhe
  liberalizimi praktik i licensimit te mediave ne te dy vendet.
  
  Me Maqedonine:
  
  - Angazhimi per tejkalimin e
  divergjencave rreth problemeve qe lidhen me te kaluaren dhe te tashmen e dy
  vendeve, permes bashkepunimit dhe mirekuptimit, me nje dialog te
  drejtperdrejte, aktiv dhe transparent. Kjo do te ndikoje qe te zbuten apo
  hiqen krejtesisht paragjykimet nga e kaluara, ku rreziku dhe problemet e
  brendshme ne menyre permanente shiheshin tek fqinjet (sindrom ballkanas).
  
  - Reflektime pozitive, demokratike te
  gjitheaneshme per njeri-tjetrin dhe per qytetaret e te dy vendeve ne nivel te
  institucioneve.
  
  - Mbeshtetje e Marreveshjes se Ohrit
  nga institucionet e Kosoves dhe vendosmeri e mekanizmave relevant per
  pershpejtimin dhe implementimin e saj. Jetesimi i kesaj marreveshjeje hap
  perspektive per paqe te qendrueshme dhe me teper drejtesi ne Maqedoni, por
  nenkupton edhe me teper stabilitet ne tere rajonin.
  
  - Institucionet e Maqedonise te
  reflektojne drejt per njohjen e vullnetit te qytetareve te Kosoves per
  statusin politik.
  
  - Te hapen zyrat e nderlidhjes ne Shkup
  dhe Prishtine. Pershendetet heqja e vizave per qytetaret kosovare qe
  deshirojne te levizin neper Maqedoni, por duhet te ndodhe liberalizimi i plote
  dhe efektiv i kalimeve nderkufitare.
  
  - Orientimet e perbashketa per
  integrime ne struktuarat euro-atlantike duhet ta forcojne bashkepunimin ne
  drejtim te hapjes se kufijve ne mes vendeve tona, ta rrisim tolerancen
  ndernacionale dhe ta shtyjne perpara ecjen drejt thellimit te proceseve
  demokratike. Eshte e ditur dhe e perjetuar se mbyllja ne vetvete, paragjykimet
  dhe nxitja e mosbesimit reciprok, e frenojne progresin e pergjithshem.
  
  - Ceshtja e kufijve nuk duhet te jete
  "molle sherri". Kufijte duhet te hapen, te liberalizohen dhe te
  kthehen ne pika-vija kontakti dhe te mirekuptimit. Duhet te kete levizje te
  lire te mallerave dhe qytetareve. Hapja e kufijve duhet t'i afroje dhe
  miqesoje, e assesi t'i armiqesoje vendet dhe popujt tane. Sot, kufijte nuk
  garantojne sigurine e pavaresise se nje vendi.
  
  - Te hapen bisedimet per regjimin
  doganor mes dy vendeve ne menyre qe kjo baze te pasqyroje realisht nevojat dhe
  te drejten e Kosoves, te mos kete ndikime negative per ekonomine e Kosoves.
  
  - Qeverite te krijojne mekanizmat
  perkatese, te perbashketa kosovaro-maqedonase per mbikeqyrjen e verifikimit te
  origjines se mallrave ne kuadrin e marreveshjes per tregti te lire mes
  Maqedonise dhe "Jugosllavise" - Serbise dhe Mali te Zi.
  
  - Te shqyrtohen mundesite per
  normalizimin dhe intensfikimin e transportit hekurudhor mes dy vendeve.
  
  - Forcimi i lidhjeve dhe kembimeve
  shkencore e edukative, do ta rris shkallen e njohjes se njeri-tjetrit, duke
  nxjerre ne pah vlerat e perbashketa, vlerat universale.
  
  - Lufta e perbashket kunder dukurive
  negative ben qe hapesirat tona te mos behen strehe ose vende tranziti per
  forma ilegale te trafiqeve ne mes lindjes dhe perendimit.
  
  Bashkepunimin me fqinjet, as Maqedonia
  e as Kosova, nuk duhet ta ndertojne mbi baza te "koalicioneve rajonale"
  anti-Prishtine apo Shkup.
  
  
  
  Me Malin e Zi
  
  - Solidariteti i treguar gjate
  periudhes kur populli shqiptar i Kosoves ballafaqohej me politiken genocidale
  te Beogradit 1998/99, pa dyshim, ka krijuar nje baze te mire per konsolidimin
  dhe thellimin e besimit ne mes dy popujve dhe vendeve, te dyja ne perpjekje te
  zgjidhjes perfundimtare te statusit politik.
  
  - Te dy vendet udhehiqen nga qeveri
  demokratike, te dalura nga vota e lire, dhe si te tilla, kemi bindjen se do te
  vazhdohet te zbatohet politika e respektimit te normave demokratike, e
  mirekuptimit dhe bashkepunimit per nje fqinjesi me te mire.
  
  - Te zhvillohen takime dhe kontakte te
  drejtperdrejta dhe transparente ne mes te institucioneve dhe personaliteteve
  publike te Prishtines dhe Podgorices.
  
  - Lidershipi politik dhe bartesit e
  institucioneve te Kosoves t'i vizitojne dhe inkurajojne refugjatet (qytetare
  te Kosoves), te cilet jane te strehuar ne kete vend per kthim vullnetar dhe
  individual ne shtepite dhe pronat e tyre.
  
  - Hapja e zyrave te komunikimit ne
  Podgorice dhe Prishtine do te krijonte mundesine e komunikimit normal dhe te
  bashkepunimeve bilaterale.
  
  - Qarkullimi i lire i mallerave dhe
  njerezve.
  
  - Kembimi i pervojave demokratike ne
  lemite e ndryshme te jetes politike, ekonomike, sociale, arsimore dhe
  shkencore, si vende ne tranzicion demokratik.
  
  - Bashkerendimi i luftes ndaj
  fenomeneve negative: kunder korrupcionit, kontrabandes dhe krimit te
  organizuar, qe deformon dhe vonon procesin e demokratizimit te vendeve dhe
  popujve tane.
  
  - Nxitja e turizmit kerkon nje
  mbeshtetje institucionale, sepse permes turizmit qytetaret tane vendosin
  kontakte dhe mirekuptim me te drejtperdrejte ne mes vete.
  
  - Institucionet dhe qytetaret e Kosoves
  duhet te respektojne te drejten e qytetareve te Malit te Zi per te vendosur
  rreth statusit perfundimtar te kesaj republike. Kemi besim se nje respekt dhe
  njohje reciproke do te ndodhe edhe ndaj aspiratave te drejta te qytetareve te
  Kosoves, nga qeveria dhe qytetaret malazez.
  
  - Institucionet e Kosoves duhet te
  mbeshtesin perpjekjet e Malit te Zi per integrim ne strukturat euroatlantike
  dhe anasjelltas.
  
  Me Serbine:
  
  - Si dy vende dhe popuj me nje te
  kaluar tragjike, e kaluara duhet te na mesoje se cka nuk duhet te ndodhe kurre
  me mes nesh.
  
  - Serbia duhet te i kerkoj te falur
  Kosoves dhe te masakruareve, jo nga fakti politik, por, nga nevoja e
  perspektives mes dy vendeve, ashtu siq beren shtetet e medha
  
  - Te zhvillohet bashkepunim per nevoja
  dhe per fqinjesi te respektit reciprok.
  
  - Pas ndryshimeve (renies se
  Milloshevicit) ne Beograd, shpresojme se ky vend nuk do te vazhdoje te jete
  destabilizues i Ballkanit, pra nuk do te vazhdoje te shkele te drejtat e
  komuniteteve (hungarezeve, shqiptareve (Lugina e Presheves), boshnjakeve etj.)
  dhe te mbetet kryeqendra e krimit te organizuar ne rajon.
  
  - Shpresojme qe autoritetet e reja ne
  Beograd do ta qartesojne ceshtjen e shqiptareve te zhdukur dhe atyre te marre
  peng.
  
  - Shpresojme qe Beogradi, do t'i
  kuptoje drejt angazhimet tona (te Qeverise se Kosoves) per zgjidhjen e
  ceshtjes se refugjateve (serb qytetare te Kosoves), per krijmin e kushteve per
  kthim (Rezoluta per Kthimin, Kuvendi i Kosoves, maj 2002), do t'i ndale
  manipulimet dhe politizimin e ketij procesi.
  
  - Duke respektuar parimin per nje
  fqinjesi te mire, duhet te ndodhe ofrimi i ofertave ne nivele te barabarta nga
  te dy palet per bashkepunim ne baza te intersave reciproke dhe realizimit te
  vlerave perendimore ne rajon.
  
  - Kembimi i pervojave shkencore, i
  kuadrove akademike dhe botes civile do te ndikonte ne krijimin e rrethanave me
  te pershtatshme per tejkalimin ndarjeve etnike.
  
  - Ne favor te bashkepunimit fqinjesor,
  do duhej hapur zyrat e nderlidhjes ne Beograd dhe Prishtine.
  
  - Eshte ne interesin e te dy vendeve
  dhe popujve te zhvillohen takime transparente te njerezve qellimmire, qe si
  percaktim kane ndertimin e nje te ardhme jo te izoluar dhe armiqesore, por
  demokratike, kooperuese dhe te hapur.
  
  - Duhet te filloj bashkepunimi
  nderkufitar.
  
  - Bashkepunimi me institucionet
  nderkombetare te drejtesise do te pershpejtoje ngadhenjimin e drejtesise mbi
  krimin dhe do te kontribuoje ne krijimin e rendit dhe hapesires demokratike
  ndervendore dhe rajonale.
  
  - Eshte i domosdoshem krijimi i
  komisioneve te eksperteve per te shqyrtuar ceshtjen e suksesionit, qe ka te
  beje me Kosoven si pjese e ish-federates jugosllave, si dhe rreth
  demshperblimit per shkaterrimet dhe plackitjet e Kosoves.
  
  - Te gjitha keto angazhime dhe projekte
  serioze per t'u implementuar, kerkojne pergjegjesi te larte nga vendoret dhe
  mbeshtetje te plote nga Bashkesia Nderkombetare, sepse vetem integrimet
  paralele rajonale dhe perendimore jane baze, garance e mire dhe e sigurt per
  ngadhenjimin e vlerave thelbesore te globalizmit edhe ne hapesirat tona:
  LIRISE, DREJTESISE DHE SOLIDARITETIT TE PERBASHKET.