E Enjte, 25 Dhjetor 2003 Copyright ? KOHA JONE

Diten e hene deputetet e PD, PR, PLL, PAA, PDR, PDK, PAD, PBL si dhe deputetet Karamelo, Goxhi dhe Dade nuk do te marrin pjese ne Parlament, cka kryeministri nuk siguron hapjen e seances

KABINETI I RI I KRYEMINISTRIT NANO

Kryeminister Fatos Nano

Zv/kryeminister Namik Dokle

Minister i Jashtem Kastriot Islami

Minister i Drejtesise Fatmir Xhafa

Minister i Brendshem Igli Toska

Minister i Mbrojtjes Pandeli Majko

Minister i Financave Arben Malaj

Minister i Ekonomise Anastas Angjeli

Minister i Turizmit Bashkim Fino

Minister i Transporteve Spartak Poci

Minister i Energjitikes Viktor Doda

Minister i Pushtetit Lokal Ben Blushi

Ministre e Integrimit Ermelinda Meksi

Minister i Punes Engjell Bajtaj

Minister i Shendetesise Leonard Solis

Minister Shteti Marko Bello

Ministre e Kultures Saemira Pino

Minister i Mjedisit Et'hem Ruka

Minister i Arsimit Luan Memushi

Minister i Bujqesise Agron Duka


 

Faqja 5 - POLITIKE

Dhjetor25, 2003

 
DJE MIRATIMI NE KUVEND I PROJEKTIT
 
Buxheti, edhe metistėt votojnė pro
Mungon Ilir Meta, Berisha: Buxheti i varfėrisė

Artemida Ēollaku


Buxheti i vitit 2004 u miratua dje me 81 vota pro, 50 votuan kundėr, dhe asnjė abstenim. Njė deputet nuk mori pjesė nė votim. Ndėrsa tė gjithė metistėt e dhanė votėn pro buxhetit, ndėrkohė qė Meta e Kryemadhi nuk morėn pjesė nė seancėn plenare. Votimit tė djeshėm i parapriu fjala pėrfundimtare e Nanos, i cili tha se tė gjithė vėrejtjet e bėra nga deputetėt do tė merren nė konsideratė nga Ministri i Shtetit Blendi Klosi. Seanca e djeshme parlamentare nuk ka kaluar qetė sikurse dhe nuk pritej tė ndodhte. Buxheti i mazhorancės socialiste ėshtė pėrballur me kritikat e ashpra tė kryetarit tė opozitės Sali Berisha, i cili mė shumė u mor me elementė tė veēantė tė buxhetit duke sqaruar edhe arsyet se pse nuk e votonte atė. "Ky buxhet mor zotėrinj, iu drejtua Berisha deputetėve, varfėron edhe mė shumė shqiptarėt. Dhe unė nė emėr tė tyre, tė tė gjithė shqiptarėve, nuk do ta votoj atė". Berisha ndėr tė tjera nuk ngurroi tė shkaktonte edhe nė kėtė seancė debat pėr ēėshtjen e biznesit tė Ministrit tė bujqėsisė Agron Duka. "Ky njeri, po varfėron shqiptarėt, sepse do qė tė gjitha lekėt tė shkojnė tek biznesi i tij, dhe do tė bėjė vetėm importe. Ndaj dhe ulen taksat pėr importet", cilėsoi Berisha. Akuzat e tij shoqėroheshin edhe me pėrgjigjet por pa replikė tė vetė ministrit Duka i cili gjendej nė sallė. "Ky buxhet e kthen Shqipėrinė nė njė republikė bananesh, dhe nuk e kam pėr bananet e Llazarit Anastas, sepse ai ka importuar banane edhe nė kohėn tonė- iu drejtua Berisha Anastas Angjelit, por e kam pėr vetė strukturėn e shtetit", tha Berisha. Ai akuzoi mazhorancėn se nuk ka marrė parasysh dy shtresa nė nevojė, atė tė ish-tė pėrndjekurve politikė dhe ēėshtjen e pronave, ku sipas tij, duhet tė kishte njė zė tė veēantė nė buxhet.
Pėrpara se tė fliste pėr buxhetin, Berisha u ndal nė akuza pėr kryetarin e Kuvendit Servet Pėllumbi, sepse sipas tij, po pengon hetimet pėr aksidentin e Shkallnuerit. Berisha nuk pėrmendi asnjė emėr, por tha se ky ishte njė politikan i lartė socialist. Pikat mbi tė cilat ishin ngritur edhe diskutimet e tyre ishin rritja e taksave tė cilat sipas tyre pritet tė sjellin njė rrėnim tė ekonomisė sė qytetatėrve shqiptarė si dhe fundosjen e biznesit tė vogėl. Deputetėt e opozitės kėrkuan me ngulm futjen nė kėtė buxhet tė zerave tė veēantė pėr kompensimin e ish tė pėrndjekurve politikė si dhe kompensimin e pronarėve tė ligjshėm. Pėr Ministrin e Financave Kastriot Islami realizmit tė kėtyre kompensimeve, nuk ėshtė njė detyrim ligjor pėr aq kohė sa kėto dy projektligje nuk janė miratuar nė Parlament. Megjithatė Islami u shpreh se me miratimin e tyre ekziston mundėsia e realizimit nė njė sasi tė caktuar tė kėtyre kompensimeve pas privatizimeve qė pritet tė realizohen gjatė kėtij viti. Por pėr kreun e republikanėve Fatmir Mediu i gjithė ky plan i paraqitur nga Ministri i Financave ėshtė thjesht njė demagogji e radhės. "Nuk mund tė shprehėsh nė kėtė mėnyrė pasi qeveria ende nuk ka paraqitur njė faturė financiare pėr kėto dy projektligje. Kjo do tė thotė se ju kėrkoni tė mbani varur edhe kėtė vit si pronarėt ashtu edhe ish tė pėrndjekurit politikė", tha Mediu.


PS-ja: votat pėr buxhetin

Socialistėt u deklaruan pro project-buxhetit tė vitit tė ardhshėm. Kryetari i grupit parlamentar tė Partisė Socialiste Gramoz Ruēi tha dje nė Parlament se qeveria shqiptare ka punuar me pėrgjegjėsi pėr tė pėrmbushur tė gjitha detyrimet. Ai tha se ky project buxhet ėshtė njė mundėsi shumė e mirė pėr tė vazhduar dhe thelluar reformat qė kanė ndėrmarrė socialistėt, ndėrsa ka shtuar se nė kėtė buxhet e gjejnė veten tė pasqyruar tė gjitha shtresat e vendit. Zoti Ruēi u bėri thirrje tė gjithė deputetėve qė tė votojnė projektin e paraqitur nga qeveria, ndėrkohė qė mė parė njė vendim i tillė ishte marrė edhe nė grupin parlamentar tė PS. Ruēi tha se ky ėshtė buxheti i perspektivės.


Metistėt, kėrkesa pėr projektin

"Do tė mbaj qėndrim pozitiv, ndaj kėtij projekt-buxheti nė rast se nė buxhet plotėsohen kėrkesat qė unė kam parashtruar pėr sistemin e drejtėsisė". Kjo ishte deklarata e deputetit socialist Spartak Braho, mbėshtetės i Metės, bėrė gjatė diskutimit tė tij pėr tė. Sipas Brahos, sistemi i drejtėsisė ka nevojė pėr njė shtim fondesh sidomos pėr prokurorinė. Ndėrsa socialisti Bashkim Fino kritikoi shpėrndarjen e njė sasie fondesh tė konsiderusheme pėr agjensi, tė cilat nuk vihen nė pėrdorim duke nėnvizuar ATSH-nė. Megjithatė Fino shprehu votėn e tij pro, projekt-buxhetit.Ndėrsa nė mbrėmjen e djeshme nuk morėn pjesė nė votimin nė Kuvend, ish-kryeministri Ilir Meta e Monika Kryemadhi.


Opozita Kundėr buxhetit

Partia Demokratike dhe partitė opozitare dhanė dje votėn kundėr project-buxhetit tė vitit 2004. Edhe pse nė sallė gjendej gjithė qeveria demokratėt, nėpėrmjet kryetarit tė grupit parlamentar dhanė votėn e tyre kundėr buxhetit. Sipas tyre, ky buxhet nuk zgjidh asnjė nga problemet e Shqiptarėve ndėrkohė qė ėshtė njė buxhet qė do tė shkatėrrojė ekonominė shqiptare. Njė gjė e tillė u mbrojt me forcė edhe nga grupet e tjera opozitare, qoftė nga Teodor Laēo ashtu edhe nga Ekrem Spahia. Kėshtu, ndėrsa qėndruan nė sallėn e kuvendit, opozitarėt votuan kundėr projektit. Bamir Topi tha gjatė fjalės sė tij se opozita nuk i jep votėn njė buxheti qė nuk investon pėr bujqėsinė.


PDR-ja kundėr FMN-sė

Deputeti reformator Qazim Tepshi kritikoi varėsinė ndaj FMN-sė sė qeverisė shqiptare. "Qeveria nuk bėri asgjė pėr tė argumentuar FMN-sė se sa e nevojshme ishte ulja e TVSH-sė", tha Tepshi. Mė pas ai vuri nė dukje mangėsitė nė shėrbimet sociale si dhe mungesat e investimeve. "Kėto janė dy shtyllat kryesore tė njė vendi dhe tė tjerat lihen mėnjanė", tha Tepshi. Gjithashtu ai kritikoi edhe mospėrfshirjen e zėrave tė veēantė pėr kompensimin e ish tė pėrndjekurve politikė dhe pronarėve. Nga ana tjetėr, grupi parlamentar i PDR deklaroi votėn kundėr projekt-buxhetit nė njė kohė qė kryetari i grupit parlamentar i PDR-sė Nard Ndoka tėrhoqi diskutimin e tij.


PSD pro projektit

Kryetari i grupit parlamentar i Partisė Socilademokrate Engjėll Bejtaj e shprehu votėn e deputetėtve tė tij, pro buxhetit pa bėrė asnjė lloj komenti ndaj tij. Ndėrkohė qė megjithė votėn pro kėtij buxheti grupi parlamentar i PBDNJ-sė, pėrfaqsuar nga Kristo Goēi, u ngritėn disa kritika pėr fondet e pėrcaktuara nė zonat ku kjo parti ka fituar. "Paratė pėr zonat ku ne kemi fituar janė dhėnė si pėr "fėmijėt e njerkės", tha Goēi. Ai u shpreh se buxheti ka edhe shumė mangėsi tė tjera nė shpėrndarjen e fondeve nė fusha tė tjera. Duke paraqitur rritjen ekonomike tė qytetarėve shqiptarė, e cila ėshtė 100 dollarė nė vit, Goēi u shpreh se Shqipėrisė do t'i duhen 250 vjet pėr tė kapur standartet europiane.



 

 

PROMOVOHET NE MINISTRINE E KULTURES
 
120 perla tė "Marubit" nė njė album fotografik
 

mi.ho.

TIRANE

Realizimi i albumit "Marubi 2003" bėhet i mundur pas njė periudhe kohore gati dy dekadash, nga botimi i fundit i albumit tė fundit tė kėtij lloji. Albumi i ri pėrfshin rreth 120 fotografi tė karakterit historik, social, portrete tė familjeve tė mėdha tė qytetit tė Shkodrės, njerėz tė zakonshėm e fisnikė, luftėtarė e filozofė, dijetarė e diplomatė. Pjesa mė e madhe e tyre botohen pėr herė tė parė. Ato janė marrė nė arkivin e fototekėn "Marubi" nė Shkodėr, e cila pėrmban rreth gjysmė milionė negativė, nga kėto 150.000 tė familjes Marubi, 70.000 tė familjes Pici, 50.000 tė familjes Jakova, 3000 tė familjes Raboshta dhe 230.000 tė familjes Nenshati. Kujtojmė se nga familja Marubi dolėn tri emra tė mėdhenj si Pjetėr Marubi, Kel Marubi dhe Geg Marubi.
Sipas ministres Dade me anė tė kėtij albumi jemi munduar qė "nė njė koncept tė ri tė risjellim veprėn e tre brezave tė shkėlqyer fotografėsh, qė lanė pas njė thesar sa unik aq edhe magjepsės". "Personalisht, u shpreh ministrja Dade, bėj pjesė tek ata njerėz qė besojnė se imagjinata jonė kolektive pėr Shqipėrinė e kėsaj periudhe, do tė ishte pėrfundimisht e gjymtuar e pėr pasojė e deformuar, nėse nė duart tona nuk do tė kalonin imazhet e pazareve dhe shtėpive tė vjetra, tė fshatarėve e tregtarėve, tė kuvendeve tė Malėsisė dhe portreteve tė rilindasve tanė tė fundit, tė fotografuar nga Marubi." "Tek Marubėt, vazhdon Tasho, pashė me sa dashuri, respekt e seriozitet vlerėsonin ata punėt e tyre, ndjeva rishtazi ato momente tė pavdekshme qė ata i 'kishin vjedhur' natyrės dhe shpirtit njerėzor, pėr t'ia dhuruar mė pas njerėzimit si njė vepėr historike".
Ndėrsa kuratori i albumit Roland Tasho u shpreh se "ashtu si punėt e gjithė klasikėve tė mėdhenj, me kalimin e kohės edhe kėtyre fotove do t'u rriten vlerat. Pėr kėtė fototeka 'Marubi' ėshtė quajtur njė nga perlat e kulturės shqiptare".
Prezantimi i albumit "Marubi 2003" u bė paralelisht me kalimin, nga ana ligjore, tė fototekės "Marubi" nė vartėsi tė drejtpėrdretė nga Ministria sė Kulturės e jo mė nga Bashkia e Shkdorės, siē ka qenė deri tani.

 

 

© 2003 Gazeta Panorama

Faqe 7 - Politikė

25Dhjetor 2003

Buxheti
 
Ashtu siē kishte deklaruar mė parė, opozita kundėrshtoi buxhetin deri nė fund me votė kundėr. Lideri demokrat, Sali Berisha, u shpreh se “ky ėshtė buxheti i falimentimit tė biznesmenėve dhe i papunėsisė sė qytetarėve”
 
Bashkohet koalicioni i majtė. Ja debatet pėr fondet
 
Miratohet Buxheti 2004, 81 vota pro dhe 50 kundėr
 

Elisabeta Ilnica

Pas njė seance “maratonė”, kalon nė parlament Buxheti i vitit 2004. Me 81 vota pro dhe 50 kundėr, deputetėt e mbledhur nė minutat e fundit kanė miratuar shpenzimet dhe tė ardhurat e shtetit pėr vitin e ri.

Grupi i Metės, edhe pse ka kritikuar ashpėr buxhetin, nė fund ka votuar pro. Pėr herė tė parė nė historinė parlamentare, deputetė tė djathtė e tė majtė, kanė shfrytėzuar seancėn 14-orėshe pėr tė kėrkuar mė shumė fonde nga Buxheti i Shtetit pėr zonat tė tyre. Edhe ata deputetė qė nuk e kishin hapur gojėn ndonjėherė, dje janė dėgjuar tė ngrejnė zėrin pėr mė tepėr investime.

Opozita
Ashtu siē kishte deklaruar mė parė, opozita kundėrshtoi buxhetin deri nė fund me votė kundėr. Lideri demokrat, Sali Berisha, u shpreh se “ky ėshtė buxheti i falimentimit tė biznesmenėve dhe i papunėsisė sė qytetarėve”. I ashpėr nė diskutime ka qenė edhe nėnkryetari demokrat Bamir Topi, qė jo vetėm ka hedhur poshtė buxhetin, por edhe i ka bėrė thirrje Kryeministrit Nano tė pėrballet me hetimin parlamentar. Kurse, mė i saktė nė shifra ka qenė sekretari i Pėrgjithshėm i PD-sė, Ridvan Bode, i cili ka analizuar njė nga njė tė gjitha defektet e buxhetit tė ri. Republikanėt janė “ngulur” pėr ēėshtjen e pronave, ndėrsa legalistėt pėr dėmshpėrblimin e ish-tė pėrndjekurve dhe burgosurve politikė. Njė “kthesė” nga ana e opozitės ka patur vetėm Dashamir Shehi, qė la njė shteg tė hapur, nėse do tė merreshin parasysh propozimet e bėra prej tij.

Maxhoranca
Ndėrkohė qė, dy ditė mė parė, Kryeministri qėndroi deri nė fund tė punėve plenare, dje ai ėshtė dukur nė sallė vetėm pėr tė votuar. I “zhdukur” prej mėse 4 seancash radhazi ka qenė edhe ish-kryeministri Ilir Meta dhe bashkėshortja Kryemadhi. Gjithashtu ka munguar edhe shumica e grupit mbėshtetės tė Metės. Por, kundėrshtimet pėr buxhetin gjatė diskutimeve, maxhoranca i ka patur pikėrisht nga pjesa prezente e kėtij grupi. “Nuk ka luftė kundėr krimit tė organizuar e ordiner, nė qoftė se nuk stimulohet sistemi i drejtėsisė. Ajo maxhorancė qė nuk i jep fonde drejtėsisė, ėshtė e destinuar tė dėshtojė”, tha Spartak Braho. Ndėrsa Koja ka vendosur si kusht pėr votėn pro “nėse pranohen sugjerimet tona pėr tė shtuar 250 milionė lekė investime pėr onkologjikun”. Ministrat kanė “avulluar” gjatė gjithė diskutimeve, por janė kthyer sė bashku me Nanon, rreth orės 22.00.

 

Relacioni ėshtė hartuar nga deputetė tė majtė e tė djathtė
53 deputetė i kėrkojnė Islamit mė shumė fonde pėr tė pėrndjekurit

53 deputetė kanė firmosur njė relacion ku kėrkojnė pėrcaktimin e njė zėri konkret nė buxhetin e shtetit pėr dėmshpėrblimin e ish-tė burgosurve dhe tė pėrndjekurve politikė. Edhe pse kjo nismė ishte e opozitės dhe drejtohej nga Pjetėr Arbnori, kėsaj here kanė lėvizur edhe deputetė tė mazhorancės. Madje, qė nė krye tė listės ka rėnė nė sy edhe emrat e dy dekreteve ministrore qė u rrėzuan mė sė fundmi nė Kuvend. Marko Bello, Namik Dokle, kanė dhėnė votėn e tyre pro ish-tė pėrndjekurve dhe tė burgosurve politikė, ndėrkohė qė kėta po protestonin disa hapa larg dyerve tė Kuvendit. Por, tė kėtij mendimi kanė qenė edhe deputetė tė tjerė si Ēukaj, Pepa, Dule, Karamelo, Goxhi, Ndoka, Tepshi etj. Kryetari i Komisionit tė tė Drejtave tė Njeriut, Pjetėr Arbnori, teksa ka lexuar njė nga njė emrat qė kanė firmosur, u shpreh se “Nano ka vėnė gjyslykė tė zinj vetėm pėr tė mos lexuar Kushtetutėn”. Sipas tij, qindra e mijėra ish-tė burgosur politikė, jo vetėm sot, por pothuajse ēdo ditė rrijnė nė erė e shi, duke vuajtur pėr bukė e pėr strehė. “Nuk duam qė t’i japim karakter politik kėsaj ēėshtje, por refuzimi i Kryeministrit Nano e bėn tė tillė”, tha ai.

 

Deklaratat

  • Dashamir Shehi
    Jemi shumė mbrapa me buxhetin. Pėr vitin 2004, duhet qė nė Ministrinė e Mbrojtjes tė ishin rritur tė ardhurat nė pėrmbushje tė parametrave evropianė. Megjithatė, nėse buxheti do tė mbulojė edhe shpenzimet pėr statusin e ushtarakėve, atėherė ne do tė jemi pro tij edhe pse ka shumė difekte.
  • Teodor Laēo
    Si mund tė jepet njė votė pėr kėtė buxhet, qė me mungesė investimesh ēon drejt denigrimit tė kulturės. Duhet tė kihet parasysh se Integrimi vjen nė radhė tė parė nga kultura e njė populli dhe nga ajo ēka investohet nė tė. Ndėrkohė, nė Shqipėri, jo vetėm qė nuk po ndėrtohet kjo kulturė, pėrkundrazi po shkatėrrohet.
  • Fatmir Mediu
    Ky ėshtė buxheti fals. Si mund tė flitet pėr buxhet, kur qeveria sapo shkeli afatin e saj qė kishte premtuar pėr zgjidhjen e ēėshtjes sė pronave, ku ēdo ditė shtohen konfliktet nė gjykata dhe aq mė tepėr qė nuk ka parashikuar asnjė zė pėr kėtė vit. Ky ėshtė buxheti qė do tė ēojė nė degjenerimin e vendit dhe jo nė integrim.
  • Shpėtim Roqi
    Buxheti i vitit 2004, nuk mund tė krahasohet as me buxhetin e qeverisė sė parė komuniste, atė tė dalė nė 1945-ėn, nėn drejtimin e Enver Hoxhės. Kjo, pasi edhe Hoxha mendoi nė atė kohė pėr qytetarėt e tij, tė paktėn tė hanin njė copė bukė, ndėrkohė qė Nano po mendon pėr varfėrinė e tyre dhe t’ua heqė atė ēapė.
  • Preē Zogaj
    Ky projektbuxhet jo vetėm qė nuk pėrkrah interesat e biznesmenėve, pėrkundrazi i shkel ato me kėmbė. Taksat nuk rriten me pėrqindje, por me “hapa”. Pa kaluar as tri muaj, ky buxhet do tė ēojė drejt falimentimit dhjetėra biznese, ēka do tė thotė mė shumė punėtorė nė rrugė tė madhe.
  • Vangjel Dule
    Ēdo buxhet ka mangėsitė e veta, nė tė kundėrt nuk kishte pse tė votohej ēdo vit. Kryesorja ėshtė se nuk ėshtė mė i keq se i viteve tė kaluara. Madje, nga privatizimi i Bankės sė Kursimeve, do tė arrihet qė tė zihen shumė “vrima” tė hapura nga vitet e kaluara. Investimet nė shumė sektorė janė nė rritje dhe synohet ulja e borxhit tė jashtėm.
  • Engjėll Bejtaj
    Nuk ėshtė problemi njė votė mė tepėr pro apo kundėr kėtij projektbuxheti. E rėndėsishme ėshtė qė tė diskutohet nga tė gjithė dhe tė pėrmirėsohen defektet, pasi nga mėnyra se si do tė korrigjohen gabimet varet edhe njė pjesė e mirė qė ka tė bėjė me integrimin e Shqipėrisė nė strukturat euroatlantike.
  • Eqerem Spahiu
    Tė japėsh votėn pėr kėtė buxhet, do tė thotė ta bėsh vendin qė tė ecė me hapa prapa e jo para. Gjatė gjithė shqyrtimit tė projektbuxhetin, unė nuk kam vėrejtur qė tė jetė pėrmbushur ndonjė nga kėrkesat qė ne kemi bėrė me kohė. Tė pėrndjekurit politikė, janė lėnė duke u zvarritur pėr turp edhe sot para Kuvendit.
Fotografia
"Portret gruaje" Pjetėr Marubi 1878

PUBLIKOHET ALBUMI I RRALLE

Marubi, njė femėr shqiptare nudo qė nė vitin 1878

Faqe 19 - Kulturė

25Dhjetor 2003

Ribotohet pas njė dekade albumi me 90 fotografi tė reja
 
Shqipėria e vogėl nė nudot e Marubėve tė mėdhenj
 

Loziana Ibrahimi

U desh njė dekadė qė tė rishihnim botimin e tretė tė albumit tė Ma-rubėve. Janė rreth 500 negativė qė shkelin rrugėn e historisė, e qė vėrtetojnė jetėn e tė parėve si dhe kulturėn e tyre tė pasur.

Atė qė dinastia e Marubėve me dashuri pėr fotografinė do t'i "vidhnin" natyrės dhe shpirtit njerėzor, pėr t'ja dhuruar njerėzimit, duke shkruar historinė. "Janė rreth 90 negativa fotografish, tė cilat nuk janė botuar nė asnjė album tė mėparshėm tė Marubit", shpjegon fotografi Roland Tasho. Kuratori i parė i albumit tė promovuar dje nė ambientet e Ministrisė sė Kulturės, Tasho, rrėfen se vetėm teksa punonte nė fototekėn 'Marubi', "kur vėshtroja dhe prekja me dorė negativėt prej xhami 150-vjeēarė, arrita tė kuptoj magjinė e madhėshtisė sė tyre". Kėta janė Marubėt e mėdhenj tė kėsaj Shqipėrie tė vogėl, ata qė arritėn tė ngrinin njė piedestal nė artin e fotografisė. Botimi i parė i fotografive tė Marubit ėshtė bėrė nė vitin 1985 nė Tiranė, "Gjurmė tė historisė nė Fototekėn e Shkodrės" ndėrsa botimi i dytė i tij ėshtė bėrė nė vitin 1995 nė Paris, "Albanie visage des Balcans".

Marubi i nudove
Asnjėherė nuk ishte dėgjuar apo folur qė nė fototekėn e mjeshtėrve tė mėdhenj tė ekzistonin dhe fotografi jashtė tė zakonshmes sė tyre. Siē do tė shprehej dhe regjisori i njohur Viktor Gjika, njė nga pagėzuesit e kėtij albumi, "atėherė kur njė aparat me njė sy qėndronte nė tri kėmbė dhe me fjalėt magjike tė ustait 'Hopla! Me shėndet', ai sa hap e mbyll sytė ishte nė gjendje tė bėnte sozinė e ēdo njeriu e ta shumėfishonte atė nė sa kopje tė dėshironte". Po, atėherė fotografitė artistike ishin mjaft tė rralla, pėr nudo nuk flitej. Por kjo, nuk do tė thotė qė nuk ekzistojnė nudot. Marubėt ose mė saktė Pjetėr Marubi, nė vitin 1878 do tė bėnte portretin e parė tė gruas me kraharor tė zbuluar. Pėr t'u pėrmendur ėshtė qė Pjetėr Marubi qė vjen nga Pietro, i lindur nė Piaēenca tė Italisė, arkitekt e piktor, mund tė ketė kapur kėsisoj imazhin e parė tė njė femre shqiptare me kraharor tė zbuluar nė celuloid.

Albumi i tretė
Nė kėtė album janė botuar 120 fotografi qė pėrfshijnė njė veprimtari tė pėrgjithshme si foto historike, sociale, foto nga jeta e pėrditshme, portrete tė familjeve mė tė mėdha tė Shkodrės, etj. Nė ceremoninė e promovimit tė albumit "Marubi 2003", ishin tė pranishėm ministrja e Kulturės, Arta Dade, kuratori i albumit, fotografi i njohur Roland Tasho, etnologia Andromaqi Gjergji etj. Pėr ministren Dade, "njė album pėr Marubin pėrbėn kurdoherė njė ngjarje pėr kulturėn shqiptare dhe atė ballkanike". Ajo u shpreh se, personalisht bėn pjesė tek ata njerėz qė besojnė se imagjinata kolektive pėr Shqipėrinė e fundit tė shek. tė 19-tė dhe fillimin e shek. tė 20-tė, do tė ishte e gjymtuar nėse nuk do tė ishin imazhet e pazareve dhe shtėpive tė vjetra tė fshatarėve dhe tregtarėve tė kuvendeve tė Malėsisė, apo portretet e rilindėsve tė fundit tė fotografuar nga Marubi. Fototeka "Marubi" ėshtė quajtur njė nga perlat e kulturės shqiptare.

Pak histori
Kronologjia e kėsaj qendre fillon me fotografin e parė Pjetėr Marubi, i cili realizoi tė parėn fotografi nė pranverėn e vitit 1858, duke vijuar punėn e tij si artist deri nė vitin 1904. Veprimtarinė e Pjetro Marubit e ndoqi Kel Marubi, i cili punoi me mjeshtrin e madh qė nė moshėn 15 vjeē. Duke fiksuar ngjarje historike, figura tė shquara tė kohės, njerėz tė thjeshtė, pamje tė ndryshme nga qyteti i Shkodrės e qytete tė tjera tė Shqipėrisė, Kel Marubi e ngriti fotografinė shqiptare nė nivelin e artit. Kjo traditė vazhdoi edhe pas Luftės sė Dytė Botėrore, me veprimtarinė e Gegė Marubit, i cili studioi nė Shkollėn e Kinematografisė dhe Fotografisė "Lumiere" nė Paris, ēelur nga shpikėsit Lumiere me famė botėrore.

 
© 2003 Gazeta Panorama

 


 
25/12/2003 Shekulli
UNMIK-u dhe zgjedhjet nė Serbi

 

NEXHMEDIN SPAHIU*

Kur para vajtjes nė takimin e Vjenės mes pėrfaqėsuesve tė Prishtinės dhe Beogradit, kryeministri Bajram Rexhepi u deklarua se “do tė dialogojmė me Beogradin por atėherė kur ne duam dhe jo kur duan tė tjerėt”, pakkush ka mundur ta kuptojė kėtė. Nė fakt, dinamika e proceseve politike nė Kosovė buron nė Mitrovicė dhe modifikohet nė Prishtinė e tutje. Mitrovica ėshtė njė plagė e Kosovės dhe sė kėndejmi edhe proceset politike kėtu janė mė tė zhveshura. Kėtu edhe zė fill drejtpėrdrejtshmėria e kryeministrit Rexhepi si politikan qė ka prodhuar pikėrisht ky mes. Zaten njė njeriu qė strategjitė dhe teknikat e ndėrkombėtarėve nė problemet shqiptaro -serbe i ka sprovuar me qindra herė nė lėkurėn e tij nuk i janė dashur shumė mend pėr ta thėnė kėtė fjali magjike. E pėrmenda kėtė shembull nga politika pėr tė dalė nė fushėn e shoqėrisė civile. Rruga tek pavarėsia e Kosovės nuk ėshtė vetėm pėrpunimi i Uashingtonit dhe Brukselit pėr pėrkrahje tė kėsaj ideje por edhe pėrpunimi i Tiranės, Shkupit, Podgoricės dhe Beogradit, ku rol me rėndėsi nuk luan vetėm klasa politike por edhe shoqėria civile. Para njė viti e gjysmė i kėrkova ish-kryeadministratorit Shtajner qė tė mundėsojė ardhjen nė studion e “RTV Mitrovicės”, ndaras nga njėri -tjetri, tė trashėgimtarit tė fronit mbretėror shqiptar Leka Zogut dhe tė kryeministrit tė atėhershėm tė Serbisė, Zoran Gjingjiē. Kjo kėrkesė iu duk shumė e ēuditshme. Leka Zogu ishte jashtė vėmendjes sė UNMIK-ut ndėrsa Zoran Gjingjiē nuk merrej me Kosovėn. Me Kosovėn merrej Ēoviq. Shtajner, mė pati pyetur se pse pikėrisht Leka Zogu dhe pse pikėrisht Zoran Gjingjiē? Po, Kosova nė rrugėn e saj tė pavarėsisė ka problem me atė vijė tė Tiranės qė pretendon Shqipėrinė etnike dhe mėnyra mė e mirė e sfidimit tė kėsaj ideje ėshtė ballafaqimi me tė. Ndėrsa, Zoran Gjingjiē ėshtė politikani mė i guximshėm nė Beograd dhe Kosova duhet tė pėrballet me tė dhe jo me prostituta politike. Gjingjiē si politikani mė i shkathėt serb do t’i kthehet patjetėr Kosovės- i thashė. Shtajneri kurrė nuk mė ktheu pėrgjigjie burrash. Pėrmes zėdhėnėsit tė tij, Haselock, ma bėri me dije se Leka Zogun nuk do ta lejonte tė hynte nė Kosovė, por me nė fund prapė u detyrua t’i lejonte hyrjen. Vizita e Leka Zogut ia arriti qėllimit sepse ai deklaroi se ėshtė pėr pavarėsinė e Kosovės, ndėrsa mė pak e rėndėsishme nė kontekstin e qėllimit tė vizitės ishte se Leka Zogu i hėngri fjalėt dhe nuk erdhi nė studion e “RTV Mitrovicės” nga frika se mos vrisnin serbėt (studio nuk ka as 100 metra larg nga Ura e Ibrit). Ndėrsa, me Gjingjiēin, Shtajneri u takua pas pak ditėsh (jashtė vėmendjes sė publikut) pėr t’i pėrkujtuar atij mė pas se ishin miq tė vjetėr. Gjingjiēi nuk vonoi dhe iu kthye Kosovės me deklaratat e tij tė bujshme. Nė kohėn kur ishim marrė vesh me Gjingjiēin pėr ardhjen e tij nė studion e “RTV Mitrovicės” pėr pjesėmarrje nė emision tė drejtpėrdrejtė, ndodhi vrasja e tij. Pas vrasjes sė Gjingjiēit, Serbia mbeti pa lider. Tani pėr Kosovėn nuk vlen mė “ballafaqimi me mė tė fuqishmin nė Beograd” sepse politikani i tillė nė Beograd pas Gjingjiēit akoma nuk ėshtė krijuar, por vlen qė “tė bisedohet me ata qė mund tė bisedohet”. E kėtu sigurisht bėn pjesė Lidhja Qytetare e Serbisė, e cila edhe pse parti e vogėl, aktualisht mban tri funksione tė rėndėsishme nė Beograd: atė tė presidentit dhe kryetarit tė Parlamentit tė Serbisė (Natasha Miciq) dhe tė ministrit tė Jashtėm tė Unionit Serbi-Mali i Zi (Goran Svillanoviq). U.d. Presidentja e Serbisė zonja Natasha Miciq, shprehu gatishmėrinė qė tė marrė pjesė nė emisionin e drejtpėrdrejtė “Tribunė e Hapur” nė “TV Mitrovicė” mė datė 22 dhjetor 2003 (qė do tė thotė 6 ditė para zgjedhjeve kombėtare nė Serbi). Rėndėsia e ballafaqimit tė u.d presidentes sė Serbisė nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė me publikun kosovar nė qytetin ku ėshtė plaga e Kosovės, pėr raportet Beograd – Prishtinė do t’ishte e shumėfishtė dhe e ndėrsjellė. Kjo gjė do tė ndodhė sigurisht pas zgjedhjeve nė Serbi, por njė gjė e tillė para zgjedhjeve do tė pėrshpejtonte proceset. Dialogu ėshtė nė interes imediat edhe tė Prishtinės, edhe tė Beogradit. Ky dialog ėshtė i vėshtirė pėr nga vetė natyra e problemit. Vetėm ata qė janė mė tė guximshmit mund ta nisin atė.
Kjo ishte ajo ēfarė mund tė bėhet pėr tė ndihmuar klasėn politike tė Kosovės. Por, UNMIK-u nuk e lejoi.


*Autori ėshtė analist politik dhe drejtor i “RTV Mitrovicės”