25 Korrik, 2003 Copyright 2002 Shekulli

Lideri i BDI-sė u takua nė Bruksel me shefin e Politikės sė Jashtme dhe tė Sigurisė nė BE, Havier Solana

Ali Ahmeti: “Tė gjitha ėndrrat vdesin me integrimin nė Evropė”

Kryetari i BDI-sė Ali Ahmeti gjatė qėndrimit nė Bruksel, duke aluduar me tezėn pėr vetėvendosje tė shqiptarėve ka deklaruar se “ėndrrat pėr shtete tė mėdha janė tė vdekura”. Njė deklaratė e tillė ka ardhur pas takimit qė Ahmeti ka zhvilluar selinė e Bashkimit Evropian nė Bruksel, me komisionerin e lartė tė BE-sė pėr Politikė tė Jashtme dhe Siguri, Havier Solana. “Sa i pėrket idesė pėr Shqipėri, Maqedoni apo ēfarėdo shteti tjetėr tė madh, ato janė iluzione. Tė gjitha kėto ėndrra vdesin me integrimin nė Evropė. Qasje konstruktive ėshtė tė qėnurit pjesė e Evropės sė madhe e jo tė krijohen shtete tė mėdha”, - ka deklaruar Ahmeti nė konferencėn pėr shtyp tė mbajtur nė Bruksel. Sipas Ahmetit nuk ka vend pėr biseda pėr ndarje apo pėr autonomi mė tė madhe, por tė gjitha problemet politike duhet tė zgjidhen nė kuadėr tė Marrėveshjes kornizė tė Ohrit. “UĒK nuk i ka ftuar shqiptarėt nė Maqedoni tė luftojnė pėr ndarjen e Maqedonisė, por pėr tė ndėrprerė diskriminimin. Kėrkesat tona politike kanė qenė qė shqiptarėt tė jenė tė barabartė dhe tė lirė nė vendin e tyre. Nuk kemi kėrkuar ndryshim tė kufijve, por ndryshim tė Kushtetutės dhe pėrmirėsim tė gabimeve tė sė kaluarės. Si rezultat i kėtyre kėrkesave tė drejta UĒK u legalizua dhe ēėshtja shqiptare nė Maqedoni e kaloi kontekstin rajonal dhe hyri pėr zgjidhje nė axhendėn ndėrkombėtare”, -ka thėnė Ahmeti, duke theksuar se rezultat i kėsaj ėshtė Marrėveshja e Ohrit, qė garantohet prej NATO-s, SHBA-ve dhe BE-sė. Ai ka thėnė se “ne jemi detyruar qė ta nėnshkruajmė kėtė marrėveshje, prandaj kėrkojmė tė jemi pjesė e BE-sė dhe pėr atė qėllim duhet tė kemi edhe kahje evropiane”. “Nuk mund tė bėhemi pjesė e BE-sė me kėrkesa pėr ndryshim tė kufijve, por duhet tė lejojmė lėvizje tė lirė tė njerėzve dhe tė kultivojmė vlera evropiane”, -ka vlerėsuar Ahmeti. Ahmeti u ka thėnė gazetarėve nė Bruksel se takimi me Solanėn ka qenė i suksesshėm, por edhe se nė tė janė diskutuar shumė hapur tė gjitha tė arriturat pozitive, sikur edhe problemet dhe aspektet negative nė Maqedoni. Ndėr problemet kryesore, Ahmeti nė bisedė me Solanėn, ka pėrmendur integrimin e shqiptarėve nė strukturat e administratės shtetėrore sidomos nė organet e sigurisė, nė polici, shėrbime tė zbulimit etj. Kryetari i BDI-sė ka vlerėsuar se ende nuk janė zgjidhur tė gjitha problemet e shqiptarėve nė Maqedoni. Sipas tij me rėndėsi ėshtė qė problemi i shqiptarėve nė Maqedoni ka hyrė nė axhendat ndėrkombėtare dhe ėshtė nė procesin e zgjidhjes. Ylber Lili


Spahija: Shpėrthimet nė Mitrovicė, synojnė destabilizimin
Lajmi i ores 10:00 AM
MITROVICE (25 Korrik) - Kryetari i komunės sė Mitrovicės, Faruk Spahija, tha se kishte shpresuar se Mitrovica do tė kursehej nga sulmet e tilla. "Mendoj se ėshtė njė akt shumė i shėmtuar, tė cilin e dėnojmė besoj tė gjithė qytetarėt e Mitrovicės, pa marrė parasysh motivet," tha Spahija. "Kujtoj qė i ėshtė drejtuar destabilizimit tė Mitrovicės dhe ėshtė njė ngarkesė shtesė pėr Mitrovicėn qė po ballafaqohet me probleme tė shumta", shtoi ai. Shpėrthimet e djeshme nė Mitrovicė janė mė seriozet nga tė gjitha tė tjerat qė kanė ndodhur nė javėn e fundit nė Kosovė. Pak ditė mė parė nė Prishtinė me mjete shpėrthyese u sulmuan Gjykata e Qarkut dhe njė stacion policor, ndėrsa sulme tė ngjashme ka pasur edhe nė disa qendra tjera tė Kosovės. ro/ro (BBC/BalkanWeb)

http://www.lajmet.com/
Lajmet nga Kosova
 
  1. Ushtar amerikan i KFOR-it  Gjenerali amerikan pėr situatėn nė Kosovė

        Komandanti i trupave amerikanė nė Kosovė tha se situta e sigurisė ėshtė pėrmirėsuar
     

    Prishtinė - Komandanti i trupave amerikane tė KFOR-it nė Kosovė, gjenerali Daniel Keef tha tė martėn se gjendja e sigurisė nė Kosovė ėshtė pėrmirėsuar, por nuk ėshtė ende e qėndrueshme.
    "Veprimet e fundit tė disa grupeve ekstremiste nuk do tė kenė sukses, sepse KFOR-i ėshtė i vendosur qė, sė bashku me tė tjerėt dhe popullin e Kosovės, ta vendosė paqen kėtu," tha gjen. Keeff nė kampin e trupave amerikane "Bondsteel" afėr Ferizajt.
    Gjenerali Keeff porositi qarqet ekstreme nė Kosovė, siē i quajti ai, se nuk do tė kenė sukses "nė qėllimet e tyre tė errėta qė Kosovėn ta kthejnė sėrish nė tė kaluarėn".
    "Edhe pse kemi parė njė pėrparim tė shkėlqyeshėm nė Kosovė, ne gjithashtu shohim njė numėr tė vogėl ekstremistėsh dhe kriminelėsh qė duan ta kthejnė Kosovėn prapa nė tė kaluarėn, por nuk do tė lejojmė qė njė gjė e tillė tė ndodhė, sepse kėta ekstremistė nuk i do vetė populli i Kosovės," tha ai.
    Duke folur pėr gjendjen e sigurisė, ai tha se ajo ėshtė e mirė, por jo edhe aq e qendrueshme.
    Nė kėtė kontest, ai theksoi se nė zonėn e Brigadės Shumėkombėshe tė Lindjes, pėrmirėsimi i gjendjes sė sigurisė ka bėrė qė tė kthehen njė numėr i tė zhvendosurve nė shtėpitė e tyre.
    "Vetėm gjatė kėtij viti janė kthyer rreth 350 njerėz nė shtėpi tė tyre nė kėtė sektor, ndėrsa pėr kthimin e tyre nuk kemi patur nevojė qė tė shtojmė masat e sigurisė," tha komandanti i forcave amerikane nė Kosovė.
    Gjenerali amerikan foli edhe pėr "disa probleme" qė kanė tė bėjnė me kufirin Kosovė-Maqedoni, por shtoi se kjo ēėshtje "ėshtė njė problem politik qė i takon UNMIK-ut ta zgjidhė".


 
http://www.koha.net/read_kosove.asp?id=3455
Kosovė
25.07.2003
Statusi final i Kosovės mbetet ēėshtje e hapur, thotė Brayshaw

Deklaratat e Ēoviqit nxisin kundėrreagim nga UNMIK-u


KOHA DITORE
PRISHTINĖ, 24 KORRIK - Statusi final i Kosovės mbetet ēėshtje e hapur dhe ai nuk do tė pėrcaktohet as nė Beograd as nė Prishtinė, ėshtė reagimi nga UNMIK-u ndaj fushatės sė fundit tė ndėrmarrė nga nėnkryetari i Qeverisė sė Serbisė, Nebojsha Ēoviqi. Nėnkryetari i Qeverisė serbe, Ēoviqi, para pak ditėsh bėri njė deklaratė nė lidhje me statusin final tė Kosovės, nė tė cilėn pohoi se “Kosova duhet tė mbetet pjesė e Serbisė”. Nė reagimin e tij ndaj kėsaj deklarate, ushtruesit tė detyrės sė shefit tė UNMIK-ut, diplomati amerikan Charles Brayshaw, tha se Rezoluta 1244 e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė e lė ēėshtjen e statusit tė Kosovės hapur”. “Kjo ėshtė diē qė do tė vendoset nga Kėshilli i Sigurimit nė kohėn e duhur. Kosova administrohet nga UNMIK-u nėn kėtė rezolutė dhe ėshtė duke vazhduar ashtu si i ėshtė dhėnė mandati pėr tė vendosur autonomi substanciale dhe vetėqeverisje. Sikur qė ka thėnė edhe PSSPja Michael Steiner, statusi final nuk do tė pėrcaktohet as nė Beograd as nė Prishtinė”, thuhet nė deklaratėn e bėrė nga Brayshaw, tė lėshuar pėr media nė formė komunikate pėr shtyp nga UNMIK-u.

Ēoviqi flet nė emėr tė Qeverisė serbe

Por, fakti se Nebojsha Ēoviq ėshtė nėnkryetar i Qeverisė sė Serbisė i bėn fjalėt e tij qėndrime pothuajse zyrtare tė autoritetit mė tė lartė ekzekutiv serb. Kjo sė paku ėshtė raportuar kėshtu nga agjencitė botėrore tė lajmeve nė informatat e tyre pėr strategjinė e re serbe ndaj Kosovės. Sipas agjencisė France Press, dokumenti i bėrė publik nga Ēoviqi nė fakt ėshtė refuzim i mundėsisė sė pavarėsisė sė Kosovės nga ana e Qeverisė serbe. Po ashtu edhe agjencia Associated Press, nė raportimin e saj pėr dokumentin e porpozuar pėr miratim, thotė se Qeveria e Serbisė “kurrė nuk do tė pajtohet me pavarėsinė e Kosovės, por do tė pranonte njė autonomi tė gjerė”. Ndėrkohė, Nebojsha Ēoviqii, ka vazhduar me tė njejtėn vijė politike. Siē raporton agjencia e lajmeve Beta, tė enjten Ēoviq ua ka dorėzuar zyrtarėve shtetėrorė serbė dhe pėrfaqėsuesve tė Kishės Ortodokse Serbe dokumentin e quajtur “Udhėzimet bazike pėr zgjidhjen e krizės sė Kosovės”. Ēoviqi ua ka dorėzuar kėtė dokument zyrtarėve tė Qeverisė sė Serbisė dhe tė unionit shtetėror Serbi-Mal i Zi, patrikut Pavle, sinodit tė Kishės Ortodokse Serbe, kryepeshkopit tė Rashkės dhe Prizrenit Artemijes, princit Aleksandėr Karagjorgjeviqit, si dhe shumė organizatave joqeveritare qė merren me ēėshtjen e Kosovės. Prej tyre Ēoviqi ka kėrkuar qė tė japin komentet dhe sugjerimet e tyre, ashtu qė “ky material tė pėrparohet dhe nė formėn pėrfundimtare tė gjendet para deputetėve tė Parlamentit republikan serb dhe para Kuvendit tė Serbisė dhe Malit tė Zi”. Ēoviqi, qė ėshtė edhe nėnkryetar i Qeverisė sė Serbisė, tė martėn e ka prezentuar kėtė dokument para gazetarėve nė Beograd. Ndėr parimet e dokumentit, qė Ēoviqi ofron si bazė pėr bisedimet nė lidhje mė ēėshtjen e Kosovės, janė edhe ndalesa pėr heqje dorė nga Kosova, qė sipas planit tė kėtij zyrtari serb do tė duhej tė inkorporohej edhe nė kushtetutėn e re tė Serbisė; insistimi nė implementimin e Rezolutės 1244 tė Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė; mospranimi i sė drejtės nė secesion; insistimi nė parimin e mosndryshimit tė kufijve dhe nė qėndrimin qė hyrja e unionit shtetėror serbomalazias nė Kėshillin e Evropės, nė BE, nė NATO, nė Organizatėn Tregtare Botėrore, apo nė programin Partneritet pėr Paqe ėshtė e mundur vetėm me kufijtė e AVNOJ-it tė Serbisė dhe Malit tė Zi. Ēoviqi, ka deklaruar edhe se disa subjekte ndėrkombėtare e dėshirojnė ndarjen e Kosovės nga Serbia, duke ofruar si kompensim investime tė mėdha dhe hyrjen e shpejtė nė strukturat evroatlantike.

Haselock: Statusi Kosovės do tė jetė rezultat kompromisi

Ndėrkaq drejtori pėr informim i UNMIK-ut, i cili sė shpejti pret tė largohet nga Kosova, ka vlerėsuar tė enjten se zgjidhja pėrfundimtare e statusit tė Kosovės, pa marrė parasysh platformat dhe dėshirat e tė dyja palėve, do tė jetė rezultat i kompromisit. “Nė bisedimet shqiptaro-serbe, qė priten sė shpejti, UNMIK-u nuk do ta pėrkrahė asnjėrėn palė, dhe nė rast se bisedimet rreth ēėshtjeve praktike ecin nė drejtimin e duhur, ato do tė mund tė vazhdoheshin edhe me ēėshtjen e statusit pėrfundimtar tė Kosovės”, ka deklaruar Haselock nė njė intervistė pėr televizionit Most tė Zveēanit. Ai ka akuzuar Beogradin se me rrėfimet pėr situatėn e keqe tė sigurisė ėshtė duke e dėmtuar procesin e kthimit tė serbėve nė Kosovė. Haselock nuk ka dashur tė thotė nėse atij tashmė i ėshtė ofruar detyra e organizimit tė mediave nė Irak, por ka thėnė se “ka ardhur koha qė tė largohet dhe se tashmė ka njė ide tė mirė se ku do tė shkojė”.