Copyright 2002 Shekulli 14 Qershor, 2003

Kosova katėr vjet pas


Nga Veton Surroi

1.
Kosova e ka mbėrritur, pas katėr vjetėsh ēlirimi nga forcat serbe fundin e rrugės sė vet administrative, si fryt i interpretimit tė deritanishėm tė Rezolutės 1244. Rezoluta qė bėrė pėr tė blerė kohė tė nevojshme, pikėsėpari, nė mėnyrė qė tė ndėrtohet procesi demokratik nė Kosovė dhe tė aftėsohet popullata pėr tė marrė vendime lidhur me jetėn e vet tė pėrditshme dhe tė ardhmen afatgjatė. Shikuar kėshtu, Rezoluta i ka pėrmbushur disa prej prioriteteve tė veta. Kosova e ka filluar rrugėn e vet tė demokracisė zgjedhore, i ka kryer dy xhiro tė suksesshme elektorale, duke krijuar institucione nominale demokratike qė pritet mėpastaj ta zhvillojnė rrugėn e vet, jetėn e vet demokratike. Asnjė gjė nuk ėshtė mė e njėjtė si para ēlirimit, por tashmė kosovarėt nuk mund ta masin ardhmėrinė e vet me atė periudhė. Kėtu, duhet tė bėhet prerja konceptuale: kaherė ka ardhur koha qė tė mos e krahasojmė jetėn tonė me atė qė ishte para luftės, por me atė ēka synojmė tė jetė. Shikuar nga kjo prerje, rruga e tanishme administrative e Kosovės nuk ka ēka mė tė ofrojė; mund tė kalojmė vite, madje edhe dhjetėvjetėsh, duke bėrė pazar se cila kompetencė cilit institucion i takon, a ėshtė kompetencė e kryeadministratorit apo jo, a ka ardhur koha qė kosovarėt ta marrin kėtė apo jo, a janė kosovarėt kompetentė pėr kėtė punė apo jo...
Ndėrkohė, pėrshkrimi mė i shkurtėr i Kosovės, nga njė perspektivė, bile, rajonale ėshtė ky:
- njė protektorat provizor ku nuk ėshtė etabluar sundimi i ligjit, jo vetėm pėr shkak tė mungesės sė institucioneve ekzekutive e ligjore, por pėr vet faktin se nuk ekziston njė kornizė e rrumbullakėsuar ligjore kosovare (ne ende sundohemi nga njė Rezolutė e OKB-sė, rregulla administrative tė UNMIK-ut, ligje tė socializmit vetėqeverisės, ligje tė Parlamentit tė Kosovės e nė njė pjesė tė Kosovės edhe nga sundimi i drejtpėrdrejtė i Beogradit)
-njė mungesė vizioni pėr ardhmėrinė e kėtij protektorati, qoftė brenda institucioneve tė UNMIK-ut , qoftė brenda jetės politike kosovare, duke e kufizuar jetėn tonė politike pak a shumė nė konflikt parullash (standardet para statusit, njohja formale e pavarėsisė, etj.)
-mungesė e konceptit tė zhvillimit ekonomik dhe parakushteve ligjore pėr tė
2
Kosova ka demonstruar mungesė kapaciteti politik prijės, e madje nė disa raste edhe dilentantizėm e folklor, gjė qė janė ndoshta sėmundjet e fėmijėrisė sė ēdo demokracie por , po t’i lėmė anash kėto, do tė shohim se arsyet e stagnimit tė shoqėrisė sonė janė pak a shumė strukturore. Ja njė listė tė dobėsive konceptuale:
a)Dallimi mes formės dhe pėrmbajtjes. Na thuhet se Kosova ka institucione, por nuk na thuhet se ēka bėjnė kėto institucione. Rezultati i punės sė Parlamentit tė Kosovės, pėr shembull, janė 12 ligje tė aprovuara, e tė nėnshkruara nga Kryeadministratori. Me njė mesatare tė thjeshtė aritmetike, kjo do tė thotė se ligjvėnėsi kosovar ėshtė nė gjendje tė procesojė mė pak se njė ligj nė muaj. Por, kjo nuk dukuri nuk ėshtė vetėm e kosovarėve. UNMIK-u thotė se e administron Kosovėn. Kjo ėshtė formalisht e vėrtetė, por ja dy raste qė tregojnė tė kundėrtėn: enklavat serbe administrohen pak a shumė nga Beogradi, duke pėrfshirė nė kėtė administrim qė nga pagat e mjekėve e deri te koordinimi i strukturave paralele tė sigurisė nė Veri tė Mitrovicės. Apo rasti tjetėr, ai i menaxhimit tė pronės shoqėrore: UNMIK-u kėtė nuk e bėn, e as institucionet kosovare, por pak a shumė strukturat paralele (Kėshillat e punėtorėve, grupet e interesit tė imponuara jo rrallė me dhunė, etj)
b) Forma si cak. I tėrė misioni i bashkėsisė ndėrkombėtare nė Kosovė ėshtė definuar me dy formulime tė Rezolutės 1244: sustainable autonomy and meaningful self-governance, qė do tė thotė, autonomi e pėrmbajtshme dhe vetadministrim kuptimor (serioz, kuptimplotė). Do tė mund tė formuloheshin edhe me dykuptimėsi tė tjera, por nė thelb, ato shprehin nocione metaforike tė pamatshme. Nuk ekziston njė kut pėr autonomi, nuk ekziston njė kut pėr atė se ēka ėshtė e pėrmbajtshme apo jo, nuk ekziston njė kut pėr vetadministrim dhe nuk ekziston njė kut pėr atė se ēfarė do tė jetė vetadministrimi kuptimor (pėr dallim prej atij jokuptimor). Definuar kėshtu, administrimi kosovar ėshtė mė afėr definimeve poetike se sa politike, dhe kėtė degėzim nuk e pėrmendi vetėm nė kuptimin aristotelian tė Poetikės dhe Politikės. Duke qenė kėshtu, ecja kosovare nuk ka cak tė matshėm. E vetmja gjė e matshme ėshtė forma: pra, ndėrtimi i institucioneve qė nė njė moment tė caktuar, nga dikush do tė mund tė quhen si tė autonomisė dhe vetadministrimit. Andaj, i tėrė funksionimi ynė shoqėror nė Kosovė, me UNMIK e institucione kosovare, e arrin cakun e vet me vizatimin e formės. Ēdo kryeadministrator mund tė thotė se Kosova ecėn pėrpara sepse ka zgjedhur Parlamentin, dhe ēdo kryetar Parlamenti mund tė thotė se Kosova ecėn pėrpara sepse Parlamenti mblidhet gati ēdo tė enjte. E tėra kjo ēon nė mbajtjen e formės pėr shkak tė formės: UNMIK-u ekziston, nė masė tė madhe, pėr shkak tė vetes, pra pėrmbushjes sė nevojave tė tė punėsuarve, ndėrsa Parlamentit i Kosovės dhe institucionet e derivuara prej tij nė masė tė madhe ekzistojnė pėr hir tė njerėzve qė janė nė tė, pėr hir tė pėrmbushjes sė njė rituali demokratik.
c)Evoluimi i pa afat. Pėrveē mungesės sė kutit cilėsor pėr matjen e ecjes kosovare, mungon edhe ai kohor. Koncepti i ndėrtimit tė institucioneve nga zeroja do tė mund t’i ngrisė ato nė njė moment, por ne nuk dimė nė cilin dhe sa duhet tė paguajmė pėr tė. Ilustrimi mė i mirė gjendet nė sferėn e sigurisė. Kemi kaluar katėr vjet pa njė shėrbim tė plotė policor dhe nuk dimė kur saktėsisht do ta kemi njė tė tillė. Siguria jonė e brendshme nuk varet nga nevojat pėr ta mbrojtur atė, por nga kapaciteti i shkollės (duhet thėnė, tė suksesshme) nė Vushtri. Ndėrkohė, sfidat nė ēėshtje tė sigurisė, (siē janė kontrabanda me narkotikė apo me njerėz) janė nė rritje e sipėr e jo nė zvogėlim e sipėr, madje, kemi etablim tashmė tė pėrpunuar tė krimit tė organizuar. Evoluimi i Kosovės, i paafatizuar, i mbetet pėr interpretim kryeadministratorėve, apo demagogjisė sė jetės sė brendshme politike.
d)Dualiteti mes absolutizmit dhe parlamentarizmit. Protektorati kosovar ėshtė i ndėrtuar si njė sistem sui-generis, i llojit tė veēantė, ku bashkėjetojnė parlamentarizmi dhe absolutizmi. Pėr dallim prej sistemit presidencial amerikan apo monarkive kushtetuese, pozita e kryeadministratorit tė Kosovės nuk ka kufizime kushtetuese nė relacion me institucionet e zgjedhura parlamentare. Dhe, ndonėse, ē’ėshtė e vėrteta, Kosova ka pasur deri mė tani tre guvernatorė tė cilėt kanė pasur, dikush mė pak a dikush mė shumė, orientime prodemokratike, kapaciteti absolutist i pushtetit tė tyre ka lėnė pasoja tė tėrthorta jodemokratike nė njė segment tė veēantė, te llogaridhėnia. Nė momentin kur humbet vija e pėrcaktimit tė pėrgjegjėsive e kompetencave pėr ato pėrgjegjėsi, po ashtu humbet edhe vija e pėrcaktimit tė llogaridhėnies nėpėrmjet njė transparence demokratike.
Si qytetarė, ne nuk kemi prej kujt tė kėrkojmė as llogari pėr mungesė rryme, apo korrupsion nė PTK. Si institucione, UNMIK-u fajėson ato kosovare pėr mungesė talenti e pune (shumėherė me tė drejtė) , ndėrsa ato kosovare fajėsojnė UNMIK-un ngase tėra kompetencat i ka vetė UNMIK-u (poashtu shumėherė me tė drejtė)
E tėra kjo krijon njė situatė devalvimi tė demokracisė, gjė qė u pa edhe nė zgjedhjet e kaluara lokale, ku nuk mori pjesė gati gjysma e elektoratit.
3
Me kėso sistemi administrativ, ardhmėria e Kosovės ėshtė degraduese. Ėshtė degraduese nė kuptim tė zvetėnimit tė mėtejmė tė nocionit tė jetės institucionale, tė jetės demokratike nė pėrgjithėsi, nė jetėn tonė ekonomike, nė jetėn tonė tė pėrditshme. Sot ėshtė shumė mė i madh i njerėzve qė duan tė largohen nga Kosova se sa para katėr vjetėsh, menjėherė pas ēlirimit. Kjo nuk ėshtė Kosova pėr tė cilėn u luftua. Nė situatėn kur brenda Evropės ndodh njė revolucion i vėrtetė integrativ, njė revolucion post-tranzicionit prej komunizmit, Kosova nuk ka mė kohė tė merret me politikėn e evoluimit tė pa cak dhe tė pa afat. Nė kėtė moment, i nevojitet ridefinimi i politikave, (apo mė mirė thėnė definimi, ngase deri tani gjėrat janė zhvilluar pak a shumė me inercionin e gjendjes sė emergjencės dhe nuk ka pasur definim politikash).
Nė kėtė ridefinim, nevojitet tė jepen pėrgjigje, jo pėr atė se sa kompetenca do tė merren nė cilėn fazė, por pėrgjigje pėr tri ēėshtje substanciale:
-definimin e rrugės dhe afateve pėr integrim nė Bashkimin Evropian (njė rrugė dhe afate qė nuk shkojnė ndesh me shtetet fqinje, por nė harmoni me trendin e pėrgjithshėm tė integrimit tė Ballkanit perėndimor)
-definimin e rrugės dhe afateve pėr zgjidhjen e statusit tė pėrhershėm nė bazė tė vullnetit tė qytetarėve tė saj
-definimin e rrugės dhe afateve pėr realizimin e dy ēėshtjeve paraprake si njė tėrėsi tokėsore-politike, pra jo si Kosovė e ndarė por si Kosovė e bashkuar
Qė tė tri kėto synime janė tė nevojshme pėr definim, ngase nė pėrputhje me cakun dhe me afatet do tė bėhet edhe rikompozimi i marrėdhėnieve tė brendshme politike nė vendimmarrje.
Sa pėr ilustrim, Kosova, po tė dojė tė definojė cakun e vet integrativ evropian pėr njė afat brenda dhjetė apo dymbėdhejtė vjetėsh, duhet qė njėkohėsisht tė caktojė afatin e zgjidhjes sė statusit tė vet tė pėrhershėm dhe ai tė jetė dy vjetė maksimalisht. Njė pėrcaktim i kėtillė kohor atėherė duhet ta detyrojė shoqėrinė tonė tė merret edhe me politikat integrative karshi minoriteteve, nė radhė tė parė serbėve, si edhe definimin e kompetencave shtetėrore qė nevojiten pėr t’i zbėrthyer tė gjitha kėto detyra.
Por, kėto synime nuk arrihen as me strukturėn e tanishme tė interpretimit tė mandatit tė Rezolutės 1244 nga ana e UNMIK-ut e as me politikat e ndjekura nga partitė politike kosovare. Pra, periudha e cila na pret ose do tė bėjė ridefinim tė brendshėm, pikėsėpari nė formulimin e politikave kosovare, ose do tė vazhdojė me inercionin e tanishėm pėr tė na shpėnė pothuajse askund.
4.
Brenda javėve dhe muajve qė vijnė vetėm sa do tė rritet presioni i jashtėm qė kosovarėt tė kyēen nė diēka qė esencialisht do tė thotė rruga pėr definim tė statusit. Ajo rrugė, e padefinuar nga kosovarėt, ėshtė ravijėzuar pak a shumė me vizatimin e konceptit “standardet para statusit”. Tash do t’i shtohet edhe elementi tjetėr, ai i “dialogut pėr ēėshtje teknike” me Beogradin. Fundi i kėtij viti dhe fillimi i vitit tė ardhshėm, me kėso politikash tė UNMIK-ut e tė institucioneve kosovare, Kosovėn do ta gjejė tė zhytur nė njė proces tė cilin as e ka inicuar vetė, as ka kontribuar nė disenjin e tij, pra as qė ėshtė pronare politike e atij procesi. Me vazhdimin e politikave tė tanishme, Kosova do tė jetė mė larg perspektivės sė shoqėrisė bashkėkohore demokratike se ē’ishte nė mendjet tona mė 13 qershor tė vitit 1999, kur pėr herė tė parė nė historinė e kėsaj treve nė rrugėt e Kosovės na erdhėn ushtarė tė njė civilizimi qė nuk ishte armiqėsuar kundėr popujve tonė, por u kishte ardhur nė ndihmė. Ndoshta aso kohe kishin shpresėn e naivitetit, por realiteti i kėtyre katėr vjetėve tash rrezikon ta shndėrrojė shpresėn nė zhgėnjim, e zhgėnjimin nė frikė nga e ardhmja.

 


 http://www.balkanweb.com/gazeta/gazeta.htm

Faqja 19 - RAJO0N

Qershor 14, 2003

Thaēi: Rexhepi-Zhivkoviē, takimi qė nxit dialogun

Muhamed Veliu

LONDER

Takimi midis kryeministrit kosovar dhe atij serb gjatė Samitit tė Selanikut ėshtė pjesė e procesit tė dialogut nė rajon". Kėshtu ka deklaruar kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, lidhur me takimin Rexhepi-Zhivkoviē, tė propozuar nga Shtajneri. Nė njė intervistė pėr Gazetėn Shqiptare, Thaēi konfirmon se takimi do tė zhvillohet gjatė ditėve tė supermbledhjes europiane nė Selanik. Kreu i PDK-sė ndodhet pėr njė vizitė zyrtare nė Britaninė e Madhe me ftesė zyrtare, gjatė sė cilės ėshtė takuar me sekretarin e Shtetit pėr marrėdhėniet me jashtė, Denis Mekshein, dhe me funksionarė tė lartė tė diplomacisė britanike pėr Ballkanin dhe Kosovėn. Edhe pse delegacioni i Kosovės ende nuk ėshtė pėrcaktuar, ai deklaron se nuk do ta refuzonte pjesėmarrjen nė tė.

Kush do ta pėrfaqėsojė Kosovėn nė Samitin e Selanikut?
Kosova nė Samitin e Selanikut do tė pėrfaqėsohet nga njė grup politik, qeveritar nė kuadėr tė delegacionit tė UNMIK-ut.

Personalisht, a do tė merrni pjesė nė kėtė samit?
Varet nga zhvillimet qė do tė ndodhin ditėt e ardhshme nė Prishtinė. Po bėhen diskutime rreth ēėshtjeve praktike. Unė jam nė favor tė asaj qė tė marrin pjesė njerėz qė janė pėrgjegjės pėr ēėshtje praktike tė zhvillimeve nė Kosovė nė raport me Beogradin. Unė nuk e refuzoj pjesėmarrjen.

Kryeadministratori Shtajner ka arritur tė bindė kryeministrin Bajram Rexhepi qė nė Samitin e Selanikut tė takohet me kryeministrin serb, Zoran Zhivkoviē. Mendoni se ėshtė momenti i duhur pėr ta bėrė kėtė takim?
Dialogu i autoriteteve tė Prishtinės me tė gjithė fqinjėt, duke mos pėrjashtuar dhe Beogradin, ėshtė njė nga prioritetet e dala nga projekti i PDK-sė, moratoriumi, kėshtu qė ajo do tė ndodhė ėshtė njė zakonshmėri e proceseve integruese rajonale dhe perėndimore. Unė i shikoj si tė domosdoshme takimet dhe dialogun midis kosovarėve me tė gjitha vendet e rajonit dhe botėn perėndimore, sepse ne s'mund tė jetojmė tė izoluar.

Ngjarja e 4 qeshorit nė Obiliq ėshtė cilėsuar nga komuniteti ndėrkombėtar si njė ngjarje shqetėsuese nė lidhje me sigurinė e kthimit tė refugjatėve serbė nė Kosovė. Ēfarė qėndron mbrapa kėtyre sulmeve?
Ne e kemi vlerėsuar kėtė akt si njė akt tė tmerrshėm i cili ka ndodhur ndaj njė familjeje serbe. Ky sulm ėshtė i drejtuar kundėr Kosovės dhe kundėr qytetarėve dhe prespektivės sė tyre pa dallime etnike. Kemi ftuar qytetarėt tė bashkėpunojnė nė drejtim tė zbulimit tė akteve tė dhunshme. Unė mendoj se ky akt ėshtė drejtuar kundėr procesit tė kthimit tė refugjatėve, nisjes sė dialogut Prishtinė-Beograd, kundėr angazhimeve tė komunitetit ndėrkombėtar, pėr ta prishur imazhin e mirė tė Kosovės.

Sa e vėshtirė do tė jetė pėr shqiptarėt bashkėjetesa me komunitetet e tjera joshqiptare?
Ne s'mund tė sillemi sikur s'ka ndodhur gjė nė Kosovė. Atje ndodhi njė luftė e tmerrshme, ku pati shumė njerėz tė vrarė. Ne s'pretendojmė ta harrojmė atė qė ndodhi. Ne s'punojmė qė tė hakmerremi, por mundohemi tė punojmė e tė ndėrtojmė njė realitet tė ri tė komunikimit, bashkėpunimit dhe fqinjėsisė sė mirė me tė gjitha komunitetet. I kemi ftuar refugjatėt qė tė kthehen. E dimė qė nuk kemi mundėsi pėr t'u krijuar vende tė punės dhe mirėqenie tė lartė sociale, por u sigurojmė bashkėpunim dhe fqinjėsi tė mirė.

Sa i vėshtirė ėshtė bashkėpunimi midis partive politike tė Kosovės, kur dihet qė divergjencat nga e kaluara janė relativisht tė thella?
Kemi dallime konceptuale, kemi divergjenca rreth ēėshtjeve tė caktuara, por mė e rėndėsishmja, do tė thosha, ėshtė se ne qeverisim nė njė koalicion shumė partiak dhe shumetnik.

 

Department http://www.lajmet.com/

14 Qershor 2003 (Liria)

  1.    
    Prishtinė - Sot nė Prishtinė ka pėrfunduar konferenca dyditore "Katėr vjet pas,"e cila u organizua nga "Fiedrich Ebert Stiftung", gazeta "Koha Ditore", "KACI" dhe instituti "Riinvest." Gjatė dy ditėve tė konferencės ėshtė diskutuar pėr ndėrtimin mė efikas tė institucioneve dhe qeverisjes, pėr njė ekonomi dhe zhvillim tė qėndrueshėm, tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat e pakicave, si dhe aspektet e bashkėpunimit dhe intergimit rajonal dhe ndėrkombėtar. Kryetari i Partisė Demokratike tė Kosovės, Hashim Thaēi, vlerėsoi se Kosova ka arritur njė progres relativisht tė mirė gjatė katėr vjetėve. Ai pėrmendi tė arriturat nė aspektin politik, duke krahasuar Kosovėn me vendet e tjera qė kanė dalė nga lufta. Sipas kryetarit Thaēi kėtu nuk ka vend pėr dekurajim, sepse Kosova nuk ėshtė nė procesin dekurajues, por gjendet nė njė fazė tė pėrgjegjshme tė procesit politik, ku kėrkohet njė angazhim serioz pėr tė pasur suksese. Gjithashtu kryetari i PDK-sė i ka quajtur si tė papranueshme ligjet e Serbisė, tė cilat janė duke u aplikuar nė Kosovė, pasi qė ato janė tė parealizueshme pėr realitetin demokratik, tė cilin pretendojmė ta ndėrtojmė nė Kosovė. Duke pėrmendur Samitin e Selanikut, kryetari Thaēi shprehu mendimin se nuk duhet frikėsuar nga ballafaqimet dhe debatet pėr integrime rajone dhe perėndimore si procese paralele. "Ne politikisht kemi fituar nė raport me Serbinė," tha Thaēi.