Faqja 16 - GAZETA E TIRANES

Tetor 6, 2003

 
 
Dikur… "Nana Mbretneshė"
 
Ndryshimet e rrugės qė lidhi Tiranėn me Durrėsin
 

Rezarta Delisula

TIRANE

Nana Mbretneshė". Kėshtu quhej dikur rruga e cila sot ka marrė emėrtimin Rruga e Durrėsit. Si njė prej segmenteve mė tė rėndėsishėm nė kryeqytet, edhe kjo nisi tė ndėrtohej nė kohėn e mbretit Zog. Duke qėnė njė aks qė lidhte kryeqytetin me Durrėsin u mendua qė rruga tė zgjerohej duke ndėrtuar kėshtu nė vijė tė drejtė paralel me Rrugėn e Kavajės qė dikur quhej bulevardi "Musolini". Megjithėse rruga kishte marrė emrin "Nana Mbretneshė", pėrdorej edhe termi Rruga e Durrėsit. Pėr ndėrtimin e rrugės janė pėrdorur gjithsej 312 500 franga ari, prej tė cilave 204 500 franga ari kushtoi shpronėsimi, ndėrsa rruga dhe trotuari 108 000 franga. Ajo ēka bie mė shumė nė sy ėshtė fakti se shteti atėherė shpenzonte mė shumė para pėr shpronėsimin se sa pėr ndėrtimin e rrugės. "Hapja e Rrugės sė Durrėsit prishi shumė shtėpi dhe kopshte pasi rruga e vjetėr kishte shumė kthesa qė pengonin pamjen e qytetit dhe nuk mund tė shihej qendra", shėnohet nė pėrmbledhjen e Osman Myderizit mbi qytetin e Tiranės botuar mė 1937. "Nana Mbretneshė" nė atė kohė ka pasur kėto dimensione; gjatėsia 1 mijė metra, gjerėsia 20 metra. Viti i inagurimit ka qenė 1922-1923. Nė vitet '30-tė ky aks mori njė rėndėsi edhe mė tė madhe pasi nė fund tė tij u ndėrtua hambari i avionėve, apo aeroporti i vjetėr. Nė kohėn e diktaturės emėrtimi ndryshoi nga "Nana Mbretneshė" apo Rruga e Durrėsit nė "Kongresi i Pėrmetit". Por pamja e rrugės nė fillim tė viteve '20-tė ka qenė krejtėsish ndryshe. Pėrgjatė rrugės shtriheshin shtėpi pėrdhese. Nė fillim tė viteve '30-tė u ndėrtuan godinat e para moderne duke e nisur me ish-Gjykatėn e Lartė, Ministrinė e Arsimit, qė ka qenė pronė e italianėve, ish-legatėn jugosllave… Nė fillim tė viteve '60-tė rruga ndryshoi karakterin e saj nga zonė me ndėrtesa tė ulėta nė pallate 4- katėshe. Tė gjitha shtėpive tė ulėta u ra plani dhe u ndėrtuan pallatet 4-katėshe. Kjo ėshtė historia e ndėrtimit dhe zhvillimit tė Rrugės sė Durrėsit qė nga 1920 e deri nė ditėt e sotme.


 
[ SHQIPERIA ]
 
 

Arabėt do tė financojnė njė pjesė tė rrugės Durrės-Kukės

Lajmi i ores 11:20 AM
TIRANE (6 Tetor) - Rruga Durrės-Kukės fillon tė gjejė mbėshtetje. Emiratet e Bashkuara Arabe kėrkojnė tė financojnė njė pjesė tė rrugės Durrės-Kukės, qė prej Kukėsit dhe deri nė nė kufi me Kosovėn. Pas financimit tė aeroportit tė dytė kombėtar, atė tė Kukėsit, Emiratet e Bashkuara Arabe kanė shprehur gatishmėri qė tė investojnė edhe mė gjerė nė kėtė zonė. Kėshtu bėnė tė ditur ministri i Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Spartak Poēi, sipas tė cilit ėshtė propozuar qė aeroporti i Kukėsit tė mbajė edhe emrin e kryetarit tė shtetit tė Emirateve tė Bashkuara Arabe. "Emiratet e Bashkuara Arabe po japin 22 milionė euro financim pėr projektin, i cili pritet tė pėrfundojė brenda dy vjetėsh", shprehet ministri. Sipas tij, aeroporti i ri do tė jetė gati shumė kohė para afatit, nė saje tė punės sė efektshme tė kompanisė sė ndėrtimit "Al-Karaf". "Emiratet e Bashkuara Arabe janė shprehur tė gatshme qė tė financojnė edhe njė pjesė tė rrugės Durrės-Kukės deri nė kufirin me Kosovėn. Emiratet e Bashkuara Arabe do tė financojnė segmentin nga aeroporti i ri i Kukėsit nė pikėn kufitare tė Morinės", pohon kreu i Transporteve. Ndėrkohė qė aeroporti i Kukėsit do tė ketė njė kapacitet 100 mijė pasagjerė nė vit dhe do t'i pėrkasė kategorisė C tė aeroporteve. Ky aeroport pritet qė tė sigurojė 150 vende pune dhe t'i japė shtysė rritjes sė biznesit nė qytet, duke pėrfshirė stacionet e karburantit dhe shėrbime tė tjera. ro/ro (Shekulli/BalkanWeb)

Rreshjet e shiut bllokojnė disa akse rrugore kombėtare

Lajmi i ores 11:50 AM

Arkiv

KUKES (6 Tetor) - Rreshjet e rrėmbyera tė shiut tė shoqėruara me vetėtima e bubullima gjatė natės sė kaluar e nė orėt e para tė mėngjesit tė sotėm kanė bllokuar disa akse rrugore kombėtare. Burime tė policisė rrugore bėjnė tė ditur se nė akset Kukės-Tiranė e Kukės-Shishtavec asnjė automjet nuk ka lėvizur mėngjesin e sotėm. Aksi rrugor Kukės-Tiranė ėshtė bllokuar si rrjedhojė e shembjeve tė mėdha tė dheut nė afėrsi tė fshatit Kalimash, rreth 20 kilometra larg qytetit tė Kukėsit. Ndėrsa, aksi Shishtavec- Kukės ka shembje tė mėdha tė dheut e tė gurėve nė disa segmente, por dėmtimi kryesor ėshtė tė ura e Orgjostit, e cila ėshtė bėrė e pakalueshme. Nė rrethin e Hasit, si rrjedhojė e rreshjeve tė shiut janė bėrė tė pabanueshme 4 shtėpi. Ndėrkaq, rreshjet e 24 orėve tė fundit nė rrethin e Pukės kanė bllokuar lėvizjen e mjeteve nė akset rrugore Pukė-Shkodėr dhe Pukė-Fushė Arrėz. Gjithashtu, si pasojė e rreshjeve, ka pasur ndėrprerje tė pjesshme tė energjisė elektrike. ro/ro (BalkanWeb)