ATDHEU - N°37/361 - 03/10/99

PD vlerėson periudbėn e Monarkisė dhe figurėn e mbretit Zog

Nė Konferencėn e Degės sė PD Tiranė si dhe nė Kuvendin e 6-tė kombėtar tė PD, kryetari i sotėm i PD Prof. Sali Berisha, ndėrmjet tė tjerash u shprch edhe pėr qėndrimin e PD ndaj periudhės historike tė Monarkisė shqiptare 28-39, pėr figurėn e Mbretit Zog si dhe pėr pronat e Familjes Mbretėrore.

Pro f. Berisha ėshtė; shprehur edhe mė parė rreth figurės sė Mbretit Zog si nė rastin e 70-vjetorit tė Monarkisė tė zhvilluar mė 1 shtator 1998, por nė atė kohė shumė njerėz ishin skeptikė rreth fjalėve tė Berishės. Mė vonė ai e konfirmoi qėndrimin e tij ndaj figurės sė Mbretit Zog edhe nė Konferencėn Kombėtare tė Legalitetit. Por nė kėto raste thuhej se ai ishte i detyruar nė njėfarė mėnyre tė fliste asisoj. Mirėpo, nė dy mbledhjet e mėdha tė PD-sė, nė Konferencėn e degės sė Tiranės dhe nė Kuvendin Kombėtar (ku Berisha kandidoi pėr kryetar), ai pėrsėriti qėndrimet e tij ndaj Mbretit Zog dhe bile shkoi mė tej; deklaroi se do t'i kthehen tė gjitha pronat Familjes Mbretėrore. Kėtė qėndrim tė Berishės e sulmoi menjėherė gazeta "ZP" dhe gjithė taborri komunist, bashkė me republikanėt e Godo-Médiut. Sali Berisha, me kėto deklarime programore, ia ka kaluar shumė tė djathtėve tė shqipėrisė, dhe ėshtė afruar shumė me qėndrimin monarkist. Kėto deklarime, nuk ka sesi tė mos i inkurajojnė monarkistėt shqiptarė. Mė poshtė po japim tekstualisht atė qė ka thėnė kryetari i zgjedhur rishtas i PD Prof. Dr. Sali Berisha, (ashtu siē janė botuar nė gazetėn "RD").

Nė konferencėn e degės sė PD Tiranė (dt.21 shtator, Berisha do tė deklaronte : "...Ne nuk mohojmė shtetin e Ahmet Zogut. Ai ishte njė shtet i shqiptarėve. Tė mohuara dhe tė mallkuara janė diktaturat, por jo regjimet qė bazohen mbi lirinė e mendimit, mbi tė drejtėn e pronės, qė bazohen mbi lirinė e besimit, mbi lirinė e lėvizjes.

Ne do tė njohim tėrėsisht tė drejtėn e pronėsisė, jo vetėm tė individėve, por edhe pronat e vakėfeve, kudo qė janė. Do tė njohim tė drejtat mbi pronat e Familjes Mbretėrore. Shteti do tė njohė tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr shpronėsimet e bėra nga regjimi komunist dhe tė konfiskimeve tė bėra. Pa zgjidhur ēeshtjen e pronės dhe pronarėve, PD tė gjitha aktet e sotme do t'i quajė paqena…".

Kėtė qėndrim, pėr pronėn dhe posaēėrisht pėr figurėn e Mbretit Zog dhe nė kėtė kuadėr edhe pėr pasuritė e Familjes Mbretėrore, Sali Berisha e ripohon nė jalėn e tij nė Kuvendin e 6-tė tė PD kur thotė :

"Ne do t'i rikthejmė pasuritė Familjes mbretėrore, sepse ne nuk mund tė pranojmė vendimet absurde tė Enver Hoxhės ndaj Mbretit Zog i cili ka kontributin historik mė tė rėndėsishėm nė ndértimin e shtetit shqiptar. Mbreti, si shumė mbretėr tė tjorė, u largua nga Shqipėria pas pushtimit tė vendit, por mbretėrorėt shqiptarė nėn drejtimin e tribunit Abaz Kupi, luftuan pa kompromis krahas aleatėve me flamurin e nacionalizmit shqiptar".

Ky qėndrim i numrit 1 tė PD dhe ish-Presidentit shqiptar, duket se ėshtė njė nga lėvizjet politike e ligjore mė tė sakta dhe njėkohėsisht ėshtė njė tregues i saktė i orientimit nacionalist qė ka sot PD.

Komentet pas kėtyre fjalėvė tė kryetarit tė PD-sė mendojmė se do tė ishin tė tepėrta.

N.K.

RETOUR AU DOCUMENT PRINCIPAL