OBORRIT MBRETNOR

 

PO BOX 70303
ROYAL COURT OF ALBANIA 2021 BRYANSTON
TELEPHONE (011) 465-4310 REPUBLIC OF SOUTH AFRICA
FAX (011) 465-4318 TELEGRAMS ROYAL COURT
BRYANSTON.  R.S.A.

 

 

Motra dhe vėllezėr tė mij,
Populli im i dashur i Tiranės.

 

Jam shumė i gėzuar qė po ju dėrgoj kėtė pėrshėndetje, por jam dhe shumė i pezmatuar qė detyrimet e mija nuk mė lejuan tė vij sot tek Ju. Ėshtė njė gėzim i madh pėr mua, Mbretin e Shqiptarėve, nėnėn Mbretėreshė Geraldina, Mretėreshėn Susan dhe Princin Leka, qė ju keni organizuar ceremoninė pėr vendosjen e emrit Bulevardi Ahmet "ZOGU I" nė Tiranė.

 

Ky vendim i Bashkisė sė Tiranės ėshtė shenja e parė pėr nderimin qė Ju i bėni Mbretit tė shqiptarėve Ahmet Zogu I. Ishte pikėrisht ai qė e filloj ndėrtimin e Tiranės si Kryeqytet i Mbretėrisė Shqiptare. Rruga qė nisi Mbreti Zog ishte rruga e shtetit ligjor dhe e drejtėsisė pėr tė gjithė Shqiptarėt. Por fatkeqėsisht ajo u ndėrpreh nga pushtimi fashist dhe regjimi komunist. Historia kėtė e di mė mirė.

 

Nė kėtė ditė feste kam dėshirė qė t'ju pėrshėndes dhe tė gėzohem me Ju. Motra dhe vėllezėr tė Tiranės.

 

Unė ruaj kujtimet mė tė mira nga Takimet qė pata me Ju nė vitin 1997. Siē ju kam thėnė dhe unė jam njė qytetar i Tiranės, sepse kam lindur nė Tiranė. Pėr mua Tirana dhe Mati janė vendet mė tė dashura pėr zemrėn time tė mbushur me mallė Shqipėrie.

 

Unė e di se Tirana dhe e gjithė Shqipėria po kalojnė ditė tė vėshtira. Kėto kanė ardhur si pasojė e politikės sė keqe tė partive politike. Por siē e kam thėnė qė kur erdha nė Rinas, pėrsėri vendi ynė ka nevojė vetėm pėr : "PAQE-BASHKIM-VL-LAZĖRIM".

 

Shqipėrinė tonė, qė ende ėshtė nė rrezik, qė vuan nga problemet e mėdha ekonomike, edhe pse ėshtė njė vend shumė i pasur, qė nuk ka rend dhe siguri, edhe pse ka patur dikur njė shembull tė madh rendi dhe sigurie, mund ta shpėtojė patriotizmi dhe atdhedashuria.

 

Motoja "Atdheu mbi tė gjitha" ėshtė e vetmja qė na duhet nė kėto kohė tė vėshtira. Ju falenderoj tė gjithėve. Gėzuar festėn e Bulevardit Ahmet Zogu I.

 

 

LEKA I  Mbret i Shqiptarėve.

Johanesburg, 24 qershor 2000.