L'ALBUM DE LA REINE GERALDINE

6 Août 1915-22 Octobre 2002


 

 27 avril 1938 - Le couple royal lors de leur cérémonie de mariage

1938

La signature du registre de mariage

1950 - En Haute Egypte

1970

Le commandant Hylle Spahija, le roi Leka, le président Anouar Al-Sadate et son épouse Jihane, la reine Géraldine - Le Caire - 1980

1984 - La chapelle d'Angillon - France

Inauguration de la Fondation Royale Albanaise

1985

La famille royale d'Albanie - Paris 1992

1995

1995 - 80è anniversaire de SM la Reine -mère des Albanais
(Private collection  of  Daniel Cooke)

2000 - En Afrique du Sud avec Suleman Gjanaj

28 juin 2002 - Rinas - Retour définitif en Albanie

 

 

Service de Presse de la Maison Royale d'Albanie

Avis de décès de S.M. la Reine-Mère des Albanais, Géraldine - 22/10/2002

Les funérailles se dérouleront le samedi 26 octobre à midi à la Cathédrale Catholique Shen Pjetri à Tirana

articles de presse du 22 au 28/10, déclarations et hommages

EXCLUSIF : Reportage photographique

 

 

 

http://www.kohajone.com/

06/08/2002 © Koha Jone 2001 All Rights reserved

Nje mbretereshe ne Tirane


Ismail Kadare: 1. Historia nje dite ka per te shpjeguar qendrimin, fisnikerine e Geraldines qe kaperceu aq lehte regjimet dhe epokat


2. Geraldina eshte padyshim sovrania e vetme ne bote qe pas permbysjes se bashkeshortit te saj, ndonese ky i fundit eshte trajtuar si tradhtar, jude, tiran, vrases, demon, i ka shpetuar edhe pergjimit me te vogel prejt cilitdoqofte

Jozefine Dedet, shkrimtare dhe gazetare franceze

1. Madje edhe komunistet shqiptare qe e kishin fyerjen ne maje te gjuhes, ata qe me te njejtin virtuozitet mund t'i binin ne qafe NATO-s, Marilyn Monroes dhe Coca-Coles dhe qe nuk ia kursyen fyerjet e tyre monarkut te shfronesuar dhe tere familjes se tij, nuk guxuan ta sulmonin Geraldinen.

2. Mbreteresha Geraldine ka ditur t'u pershtatej me nje lehtesi te habitshme si diteve te lumturise, ashtu edhe diteve te zymta pa dhene kurre nje shembelltyre te ndryshuar te vetvetes.

Cilesime te gazetave evropiane pas dasmes se Ahmet Zogut dhe Geraldines, me 28 prill te vitit 1938

Mbreteresha me e bukur e botes, mbretresha bionde me te cilen jane dashuruar te gjithe, kontesha e magjishte me floke te arte, origjine aristrokate, ngjyra e flamurit amerikan dhe permase trupore prej manekini

Pasaporta

Emri: Geraldine

Mbiemri: Apony

Ditelindja: 6 gusht 1915, ora 15.25

Vendlindja: Gjeneve

Atesia: konti Xhula nga Hungaria

Amesia: Gledis Stjuart, nje amerikane me prejardhje skoceze dhe irlandeze

Gjatesia trupore: 1.75

Te vecanta: syte ngjyre bojeqielli

Edukimi: 1929 mbaron liceun ne Budapest, fituese e nje konkursi kercenimi ne vals ne nje ballo

Gjuhet qe flet: frengjisht, shqip, hungarisht, gjermanisht, anglisht

Familja: Martuar me mbretin e shqiptareve Ahmet Zogu, kurorezuar me 28 prill te vitit 1938. Ka te birin Leke te lindur me 5 prill te vitit 1939

6 prill 1939 largohet nga Shqiperia dhe stacionohet ne Greqi, Turqi, France, Londer, Kajro, Aleksandri.

9 prill 1961 humb burrin ne Paris

28 qershor 2002, kthehet ne Shqiperi pas 63 vjetesh ne ekzil

Nga Roland Qafoku

I dergjur ne krevatin e tij, ne spitalin Foch te Parist, ate dite te larget prilli te vitit 1961, Ahmet Zogu i tregoi te birit, Leke, endrren e fundit qe kishte pare. "Nena jote dhe gruaja ime me doli ne gjume e veshur me rrobat e mbreterise dhe mberriti ne Tirane. Edhe pse ishte e plakur, Geraldina dukej e bukur dhe plot freski, ndersa pritej nen nje ceremoni madheshtore". Vetem pak ore pas ketij rrefimi, ish-mbreti ne mergim i shqiptareve nderroi jete. U deshen te kalonin 41vite qe skenari i pare ne enderr te "realizohej" pike per pike. Ndonese jo me titullin e monarkes, Geraldina Apony mberriti ne Shqiperi me te gjitha nderet e nje mbretereshe. Ndoshta supersticioziteti qe e ka ndjekur Zogun hap pas hapi, kishte vlere edhe per momentet e fundit te jetes. Bashkeshortja e tij hungareze, pa dyshim eshte tani ne Shqiperi nje nga personazhet me simpatike. Sot, kur mbushen 87 vjet nga lindja e konteshes se ardhur nga Hungaria, nje pjese e mire e opinionit duket sikur po i kthen nje borxh te madh qe i kane asaj.

Edhe pse ne gjendje jo te mire shendetesore, Geraldina ka thene ekskluzivisht per gazeten "Koha Jone" se ndjehet shume e lumtur qe pas kaq vitesh, kete here e feston ditelindjen ne Shqiperi

Mbreteresha sot 87 vjec

Vetem nje vit ne fron dhe per here te dyte feston ditelindjen ne Shqiperi. Ndonese e semure nga nje mungese e mjaftueshme frymemarje, Geraldina nuk e pershkuan dot gezimin. Fluturak Germenji, njeriu me i afert i familjes mbreterore, kujdeset te percjelle per gazeten "Koha Jone" sa me me detaje emocionet e Nenes Mbretereshe. Sipas tij, Geraldina eshte shprehur se ndjehet mjaft e lumtur per kete. Per te ajo ka plotesuar edhe nje moment teper mbreselenes ne marredheniet me Zogun, ku me ate endrren e larget ralizoi nje deshire jo vetem te familjes mbreterore por te gjithe shqiptareve.

Geraldina dhe Kadareja

Ka qene me te vertete shume emocionues takimi i shkrimtarit te madh Ismail Kadare me Geraldinen, nje jave ne pare, ne rezidencen monarke ne afersi te TVSH-se. Germenji tregon se e para qe foli kur shkrimtari dhe bashkeshortja hyne ne dhome ishte mbreteresha: "Me ne fund u takuam ne Tirane. Nuk e besoja qe do te takoheshim dhe te bisedonim se bashku ketu ne Shqiperi, por ja qe zoti e deshi ndryshe". Nderkohe Kadareja menjehere nxjerr librin "Gjenerali i Ushtrise se Vdekur" dhe ia dhuron. Te njejten gje ben edhe Helena. Ajo i dhuron librin e saj "Nje grua nga Tirana" ne shenje mirenjohje dhe respekti. Mbreteresha mrekullohet nga ky xhest dhe shton me humor: "Tani une jam nje grua nga Tirana". Pas ketij takimi Kadare takohet me Leken, ku i transmeton te gjitha ato qe ndjeu gjate atyre momenteve: Ku e gjen gjithe ate drite ne fytyre nena juaj? Dhe te dy bien ne nje mendje se kjo lloj drite buron nga cilteria dhe se gjithcka qe e thote e ka me zemer.

Semundja e Mbretereshes

Mosha e madhe kane bere qe tek mbreteresha te shfaqen semundjet qe ne gjuhen popullore quhen te pleqerise. Sipas mjekeve, prej disa vitesh Geraldina vuan nga emfizemi qe do te thote pamjaftueshmeri e mushkerive per te funksionuar normalisht. E thene me ndryshe, eshte nje lloje azme qe i veshtireson frymemarrjen. Por, diagnoza e dyte e mbretereshes eshte edhe osteorporoza, qe do te thote demtimi i indit kockor dhe mungese kalciumi, e cila i jep mungese rezistence. Ajo eshte nen kujdesin sistematik te mjekeve, te cilet i japin ndihmen e nevojshme.

Geraldina, shume urime per ty!

Ndersa mbreteresha mbush sot 87 vjec, ne adrese te saj kane mberritur dhuratat dhe urimet. E para ne listen e gjate eshte mbreteresha Margarete e Bullgarise, nena e Simeonit te II-te, i cili eshte edhe kryeminister i ketij vendi.Ne urimin e saj, mikja e familjes i drejtohet Geraldines me fjalet "teze", nje term qe bullgarja e ka perdorur kur fati i mergimit i ndoqi te dy familjet mbreterore ne Spanje, nje vend ky ku miqesia e tyre ka qene e afert. Ajo eshte shprehur se eshte mjaft e lumtur qe "me ne fund tezja mberriti ne vendin ku mbeteroi dhe i uron edhe ditelindjen". Por, ne radhen e urimeve jane edhe te dhjetera personaliteteve shqiptare dhe te huaj dhe diplomateve te akredituar ne Tirane. Vete Leka ka qene dje mjaft i impenjuar per dhuraten ndaj nenes, por vetem sot ai do ta beje publike. Ndersa Germenji tregon se kishte zgjedhur per dhurate nje engjell, nje objekt qe Geraldina e pelqeu shume.

Kush eshte Geraldina

Rralle ne historine e Shqiperise, personazhe te huaj kane zene nje vend kaq te rendesishem sa te Geraldina Apony. Pas princit gjerman Vilhem Vidi, qe mbreteroi per gjashte muaj ne principaten shqiptare, hungarezja eshte pa me te voglin diskutim njeriu qe ka merituar gjithnje respektin dhe nderin e popullit tone. E lindur nga prinder me gjak mbreteror, Geraldina ishte femija i pare i marteses se kontit hungarez Xhula me konteshen amerikane Gledin Stjuart, e cila kishte prejardhje skoceze dhe irlandeze. Trashegimia aristokrate dhe edukimi arsimor formuan tek Geraldina nje personazh teper interesant. Edhe me shume pike i shtoi kesaj figure edhe sharmi i bukurise. Ne moshen 17 vjece ishte 1.75 e gjate, me nje fytyre engjellore dhe me sy te kalter dhe ishin te shumte ata qe e cilesonin si nje nga vajzat me te bukura te Budapestit. Edhe sot, ne enciklopedine e princeshave evropiane, Geraldina njihte si trendafili i bardhe i kryeqytetit hungarez. Te gjitha cilesite e nxjerra ne pah ne ate kohe, zgjuan tek mbreti Ahmet Zogu endrren per te vene kurore. Ishte vitit 1938 kur monarku 42-vjecar ishte ne kerkim te bashkeshortes per te cilen kishin nisur interesimet edhe nga shume shtete te huaja, sidomos te Italise. Por nga ana tjeter ne jeten e Geraldines ndodhi dicka qe ia shtoi edhe me shume deshiren per t'u bere mbretereshe. Ka qene viti 1937, kur magjistarja hungareze i kishte thene se do te behej mbretereshe, por me pas ererat do ta shtyjne ne tallaze per tere jeten. Dhe, ne fakt, profecia e saj doli pike per pike, pavaresisht se Geraldina pelqeu vetem pjesen e pare te parashikimit. Me pas nje foto e rene ne dore nga ambasadori yne ne Vjene, beri qe Zogu te niste kerkimet per kete shembelltyre mbretereshe. Dhe takimi i pare u realizua ne Tirane, kur diplomatet shqiptare i prezantuan mbretit ne nje ballo vajzen 21-vjecare, per te cilen gazetaret shkruanin se ishin te dashuruar te gjithe. Ne kujtimet e saj Geraldina eshte shprehur se ishte dashuri me shikim te pare dhe tregon se ne momentin kur do te trokiste goten me mbretin, dora iu drodh dhe gota i ra ne dysheme. Ishte dashuri me shikim te pare. Me 28 prill te vitit 1938 permes nje ceremonie mondane, me pjesemarrjen e dhjetera diplomateve te huaj, deri tek ministri i Jashtem italian Galeazzo Ciano, ne Tirane u krye martesa mes Ahmet Zogut dhe Geraldina Apony. Edhe nje fakt tjeter do t'i shtonte notat e rendesise kesaj ceremonie krejt te rralle. Ne nje kohe kur media ne bote ishte ende e pazhvilluar, dasmen e monarkeve shqiptare e ndoqen 80 gazetare vendas dhe te huaj, nje numer ky edhe per ditet e sotme mjaft i lakmueshem. Por, mbreterimi i vajzes se bukur hungareze nuk do te kalonte vaj. Qe nga martes ajo do te qendronte ne fron vetem 12 muaj, por, edhe pse kaq pak, ajo do te fitonte simpatine dhe zemrat e nje populli. Me 5 prill ajo lindi Leken, trashegimtarin e fronit, por qe vetem pas dy ditesh bashke me te do te detyrohej te linte Shqiperine, per te nisur nje kalvar udhetimesh, vuajtjesh e pse jo nje persekutim, i cili vinte pikerisht nga vendi ku mbreteroi. Italia fashiste pushtoi Shqiperine dhe nje ultimatum i vene ndaj Zogut e detyroi ate te largohej. Por, perpjekjet e Ahmetit ne mergim nuk rreshten asnjehere per t'u rikthyer ne pushtet. Nderkohe qe gruaja e tij ishte krahu i djathte, mbeshtetesja dhe miku i mire i tij ne te gjitha veshtiresite. Greqia, Franca, Anglia, Egjipti, ShBA-ja, Spanja dhe se fundi Afrika e Jugut kane qene vendet, ne te cilat familja mbreterore udhetoi dhe jetoi me te vetmen enderr rikthimin ne Shqiperi. Ne vitin 1961 Geraldina humbi burrin, Ahmetin, me te cilin jetoi plot 23 vjet. Gjate viteve ne mergim, pushteti i diktatorit Hoxha e denigroi figuren e Ahmet Zogut si nje njeri qe tradhtoi atdheun, vodhi thesarin, qe u veteshpall mbret e te tjera cilesime negative pa asnjelloj shpjegimi. Ndersa per Geraldinen ndodhi me e cuditshmja. Emri i saj nuk u permend nga askush e per te nuk u shkrua asnje fjale ne historiografine shqiptare. Nje pjese e historianeve moderne e cilesojne kete harrese nje lloj arme hakmarrese, ndersa te tjere e lidhin me mosgjetjen e asnje te mete ne figuren e saj. Vetem pas viteve ?90-te Geraldina do te shfaqej perseri, ndonese e plakur, me po ate sharm dhe me ate zgjuarsi e oratori si dikur. Qe nga Johanezburgu gruaja e bukur nisi t'u dergoje dhjetera mesazhe shqiptareve, te komunikoje me personalitete dhe me gazetare derisa te vinte 28 qershori i vitit 2002, dite kur mberriti ne Shqiperi. Duke plotesuar keshtu endrren e larget te burrit. Ndonese nuk u rikthye si monarke, shteti shqiptar i beri te gjitha nderet si te ishte e tille. Kjo vertetohet edhe ne kete pervjetor ditelindje, kur politikane, personalitete e njerez te thjeshte e urojne me gjithe zemer kete mbretereshe qe erdhi nga Hungaria dhe qe e beri Shqiperine atdheun e saj te dashur.

Site officiel de la Maison Royale d'Albanie